“OJQ-të ferizajase memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Infrastrukturës” plus 9 more Ferizaj Press
“OJQ-të ferizajase memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Infrastrukturës” plus 9 more Ferizaj Press |
- OJQ-të ferizajase memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Infrastrukturës
- Aksident komunikacioni në Babush të Ferizajt,një i lënduar rëndë
- Distrikti i Ferizajt: Këto janë vendet që do të kenë ndërprerje të rrymës nesër
- Konfiskohen 54 kafshë të kontrabanduara
- Vizita sistematike për fëmijët e kopshtit “Ardhmëria Jonë” në Ferizaj
- Kryetari Svarqa takohet më drejtorin e ATK-së në Ferizaj Avdi Jakupi
- SHBA pranon se nga sulme e saj në Siri e Irak janë vrarë edhe civilë
- Veseli priti ministrin e Jashtëm Britanik, Boris Johnosn
- “Ballkani Perëndimor dhe Turqia po dështojnë ta luftojnë korrupsionin”
- Rama: Opozita, përgjegjësje për kushtëzimin e negociatave
OJQ-të ferizajase memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Infrastrukturës Posted: 10 Nov 2016 09:43 AM PST Ferizaj.10.11.2016. Forumi Regjional i Organizatave të shoqërisë civile FRO-05 dhe OJQ Etika gjatë ka vizituar Ministrin e Infrastrukturës Lutfi ZHARKU. Gjatë kësaj vizite bëhet e ditur se përfaqësues të shoqërisë civile FRO-05 dhe OJQ Etika kanë njoftuar ministrin Zharku për punën dhe aktivitetin e këtyre OJQ-ve " Kemi shpalosur edhe aktivitet tona që aktivistët e organizatave qe kanë filluar të implementojnë në rajon. Në i kemi thënë Minisitrit se jemi duke identifikuar problemet që kanë banorët me infrastrukturë në rrugët magjistrale që janë kompetencë e Ministrisë. I kemi thënë Ministrit se nxënësit kanë probleme më sigurinë në komunikacion. Edhe personat me aftësi të kufizuara ata nuk po ndihen të barabartë me të tjerët sepse shumë pak po zbatohen kërkesat e tyre ligjore dhe të drejta që i kanë" ka thënë Ilir Buzhala nga FRO-05 " Ministri na ka ofruar që të nënshkruajmë një memorandum bashkëpunimi dhe na ka lejuar që gjitha problemet ti adresojmë në zyrat e tij dhe bashkërisht të mundohemi që të përmirësojmë gabimet që ndodhin në rrugët e rajonit dhe magjistrale të rajonit të Ferizajt." tha Buzhala Buzhala tha se "Nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit pritet të nënshkruhet shumë shpejt dhe në prani të medieve dhe shpresojmë se me firmosje të këtij memorandumi do të jemi më të sigurt që zëri i qytetarit të adresohet në organet kompetente sa i përket infrastrukturës që të mos hidhet faji direkt tek Ministria por të adresohen problemet te punë kryesi apo përgjegjësi kompetent në fjalë" |
Aksident komunikacioni në Babush të Ferizajt,një i lënduar rëndë Posted: 10 Nov 2016 08:53 AM PST Ferizaj.10.11.2016. Rreth orës 17:00 në Magjistralen Ferizaj-Prishtine, në Babush të Ferizajt ka ndodhur një aksident komunikacioni ku raportohet se një udhëtarë është i lënduar rëndë. Aksidenti ka ndodhur në mes të një veture Mercedes A-klasë dhe një kombi të tipit Ford. Policia e trafikut gjendet në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin. Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë Agim Gashi. " Rreth orës 17:00 në udhëkryqin e Babushit ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë të lënduar tre person.Dy prej tyre kanë lëndime të lehta ndërsa njëri është më i lënduar. Ekipi i emergjencës ka marrë të lënduarit dhe i ka dërguar në emergjencën e spitalit të Ferizajt" ka thënë Agim Gashi. |
Distrikti i Ferizajt: Këto janë vendet që do të kenë ndërprerje të rrymës nesër Posted: 10 Nov 2016 08:26 AM PST Ferizaj.10.11.2016. Ndërprerjet e planifikuara për mirëmbajtjen e rrjetit në distriktin e Ferizajt , do të ndodhin nesër në këto vende. Më 11.11.2016 në NS 35/10 kV Ferizaji II do të shkyçet:
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: qyteti (një pjesë), rr. Nerodimes, Ujëvara, Frigoriferi dhe Barakat.
Më 11.11.2016 në NS 35/10 kV Ferizaji III do të shkyçet:
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Manastirci, Nerodime e Ulët dhe e Epërme, Balaj, Jezerc dhe bizniset private.
Më 11.11.2016 në NS 35/10 kV Ferizaj 1 do të shkyçet: Dalja 10 kV Drejtimi i Kinemasë(40040004) nga ora 16:00 deri në ora 18:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin rrugët: 12.Qershori (një pjesë), Dëshmorët e Kombit (një pjesë), Skënderbeu dhe Sejdi Sejdiu. Arsyeja e shkyçjes: punime nga KOSTT-i. Më 11.11.2016 në NS 35/10 kV Ferizaj 2 do të shkyçet:
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: rr.”G.Terbeshi”, Talinovci i Jerlive, Muhovci, Prelezi i Jerlive dhe i Muhaxhjerëve dhe bizniset private.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Policia, Prokuroria, Viva Fresh, ETC, ndërtesa e TMK-së etj.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: rr. Prizrenit, Saraishta, Lloshkobarë, Llojzë, Kosinë, Slivovë, Dremjak dhe bizniset private.
Më 11.11.2016 në NS 35/10 kV Ferizaj 1 do të shkyçet:
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: TS (MBTS), TS ” 14 “, TS ” 14″ (Kulla), TS Ura e Dudit, dhe rr. Epopeja e Jezercit.
Më 11.11.2016 në NS 110/35/10 kV Ferizaji (Bibaj) do të shkyçet:
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin rrugët: Rexhep Bislimi, Hasan Prishtina, Varoshi, Pylltaria, Kisha Katolike etj.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: qyteti (një pjesë), rr. Rexhep Bislimi, Hasan Prishtina, Pylltaria dhe Grupi i Bizneseve. Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit te punimeve të planifikuara nga ana e ekipeve të KEDS-it, punime të planifikuara shtrirja e kabllos XHP 1×150 mm2 nga TS Hajrizi deri te TS rr.Varoshii I. Më 11.11.2016 në NS 35/10 kV Ferizaj 1 do të shkyçet:
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: rrugët Emin Duraku e Gjon Sereqi, objektet banesor Inxhinieringu, Hjarush Beqiri, Vizioni (Çerdhja), Naser Hetemi, Xhemaj Ferati dhe Seli Palushi.
Më 11.11.2016 në NS 35/10 kV Ferizaj 2 do të shkyçet:
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Ferizaji një pjesë, Talinovci I Muhaxherëve, Sazlia, Papazi, Pojata, Rahovica, Softaj dhe Fusha e Madhe.
Më 11.11.2016 në NS 35/10 kV Ferizaji III do të shkyçet:
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin fshatrat: Doganaj, Zaskok, Pleshinë e Ulët dhe e Epërme, Dubravë dhe Fabrika e Ujit Pleshinë.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Varoshi, Gërlica, Komogllava, Rakaj dhe bizniset private.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin fshatrat: Greme, Gaçkë, Burrnik Izhanc, Kashtanjevë, Bajnicë, Semaj, Prushaj, Sllatinë dhe bizniset private.
Më 11.11.2016 në NS 35/10 kV Kaçanik do të shkyçet:
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Kërbliq dhe Leskovicë.
Më 09.11.2016 në NS 35/10 kV Kaçanik do të shkyçet:
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Doganaj, Duraj, Kaçanik i Vjetër, Stagovë dhe Begracë.
Më 11.11.2016 në NS 35/10 kV Shterrpca do të shkyçet:
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Hotel Breza dhe Junior, Vikendicat, Jazhinca, Sevcë, Vërbishticë dhe bizniset private.
Më 11.11.2016 në NS 35/10 kV Shterrpca do të shkyçet:
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: një pjesë e qytetit -Komuna, Ambulanca, Shtëpia e mallrave.
Më 11.11.2016 në NS 35/10 kV Shterrpca do të shkyçet:
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Qendra e Shtërpcës.
Më 11.11.2016 në NS 35/10 kV Kaçanik do të shkyçet:
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Lagjja Dushkajë, Stacioni Hekurudhor, Stacioni i Autobusëve, Sheshi Ismajl Raka qendër, P-8.
Më 11.11.2016 në NS 35/10 kV Kaçanik do të shkyçet:
Gjate kohes sa do te zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do te mbeten: Bobi,Ivaja,Kotlina,Laqi,Bushi,Pusteniku, Strazha.
Më 11.11.2016 në NS 35/10 kV Shterrpca do të shkyçet:
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: TS Repititori, TS Shkolla Skijimit, TS Kulla dhe TS Hotel Molika.
Më 11.11.2016 në NS 35/10 kV Shtërrpca do të shkyçet:
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Pilana, Farma dhe Gllogu. .
Më 11.11.2016 në NS 35/10 kV Kaçanik do të shkyçet:
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Voskopoja, Trupaj, Trimor, Bicaj (Biqevc), Palloshë (Biqevc), Nikaj, Tushaj – Soponica, Malsi (Malzez), Vatë, Nikaj dhe bizniset private.
Më 11.11.2016 në NS 35/10 kV Kaçanik do të shkyçet:
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: rr. Emin Duraku, rr. UÇK, lagjja Ramadan Agushi, Vakufi, Shtëpia e mallrave, PK. dhe kha Teqja Policia, Kuvendi Komunal. |
Konfiskohen 54 kafshë të kontrabanduara Posted: 10 Nov 2016 08:10 AM PST Pas hetimeve të zhvilluara nga Njësiti i hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare, në bashkëpunim edhe me zyrtarë të Doganës dhe AVUK-ut, është bërë bastisje në disa lokacione të ndryshme në Prishtinë, Prizren, Gjilan e Ferizaj. Sipas njoftimit të PK-së, janë gjetur dhe konfiskuar 54 kafshë të cilat dyshohet se janë kontrabanduar, qindra matrikula, dokumente të ndryshme, si dhe një revole dhe një pushkë gjuetie. Me vendim të prokurorit janë arrestuar dhjetë të dyshuar meshkuj K/Shqiptar dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje. |
Vizita sistematike për fëmijët e kopshtit “Ardhmëria Jonë” në Ferizaj Posted: 10 Nov 2016 07:51 AM PST Drejtoria komunale për shëndetësisë dhe mirëqenies sociale në Ferizaj në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizajt, nga kjo e një kanë filluar vizitat sistematike mjekësore për fëmijët e kopshtit "Ardhmëria jonë". Me këtë rast drejtori i shëndetësisë dhe mirëqenies sociale në Ferizaj, Burim Karameta , kanë thënë se këto projekte duhet të realizohen edhe në kopshtet tjera të qytetit, por edhe në shkollat e për fëmijët parashkollor. "Jemi duke bërë matjen dhe gjatësinë e peshës së fëmijëve të moshave të caktuara, duke filluar nga fëmijët që marrin shërbime në këtë kopsht dhe do të fillojmë edhe me klasat parashkollore në të gjitha shkollat e komunës së Ferizajt. Po ashtu jemi duke bërë një hulumtim të zhvillimit të të gjithë fëmijëve të këtyre moshave të caktuara, duke marr të dhëna edhe mbi shëndetin oral të tyre", ka thënë Karameta, duke shtuar se ky është aktivitete që po bëhet për herë të parë nëpër kopshtet e qytetit tonë. Edhe drejtoresha e kopshtit të fëmijëve 'Ardhmëria Jonë "Zual Abdullahu, e ka vlerësuar si tejet të rëndësishëm këtë aktivitet që e ka filluar drejtuesit shëndetësorë të komunës së Ferizajt. Në kuadër të projekti të gjithëpërfshirës, edhe zyra për komunitete e Komunës së Ferizajt, ka bërë realizmin e një projekti përmes Drejtorisë së Shëndetësie që edhe fëmijët e komunitetit pakicë të përfshihen në kopshtin e qytetit "Ardhmëria Jonë" në Ferizajt. Zyrtari i zyrës për komunitete Mehmet Jashari, me këtë rast është shprehur mirënjohës që edhe fëmijët e komuniteti ashkanlinjë, egjiptas dhe rom po marrin shërbime gratis në këtë kopsht.
|
Kryetari Svarqa takohet më drejtorin e ATK-së në Ferizaj Avdi Jakupi Posted: 10 Nov 2016 06:24 AM PST Numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa të entjen është pritur nga drejtori i Administratës së ATK-së Avdi Jakupi. Në këtë takim janë diskutuar çështje të shumta në mesin e tyre ishte edhe grumbullimi i të hyrave për nëntë muajt e këtij viti nga ATK-ja. Sipas drejtorit të ATK-së Avdi Jakupit për nëntë muaj është arritur që të grumbullohen 3 milion euro, ose 152 përqindë më shumë se sa një vit me parë. Me këtë rast i pari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka përgëzuar drejtuesit e ATK-së duke thënë se bashkëpunimi me Komunën e Ferizajt për çfarëdo që është nevoja do të vazhdojë. Ai ka thënë se së bashku më ATK-në do të dalin që të vizitojnë edhe bizneset ferizajase, në kuadër të bashkëpunimit të koordinimit brenda kompetencave ligjore në të mirë të krijimit të një klime të mirë të afarzimit në Komunën e Ferizajt. Po ashtu është diskutuar edhe problemi për punëtoret e ndërtimtarisë dhe hotelerisë, por edhe për thertoret e qytetit të Ferizajt. U evidentuan edhe një varg vështirësitë më të cilat po përballet Administrata e Komunës së Ferizajt, siç është numri i vogël i punëtoreve karshi numrit të madh të bizneseve që janë në rajonin e Ferizajt. |
SHBA pranon se nga sulme e saj në Siri e Irak janë vrarë edhe civilë Posted: 10 Nov 2016 03:58 AM PST "Ndonjëherë civilët bartin pasojat e operacioneve ushtarake, mirëpo ne bëjmë të pamundurën që të minimizojmë ngjarjet e tilla", thuhet në njoftimin e Komandës Qendrore ku sqarohet se civilët janë vrarë në periudhën mes 20 nëntorit të vitit të kaluar dhe 10 shtatorit të këtij viti, transmeton Anadolu Agency Komanda bën të ditur se për përpilimin e këtij raporti janë shfrytëzuar të dhënat e mbledhura nga ushtria, raportet mediatike dhe OJQ-të si dhe nga agjencitë shtetërore amerikane. . |
Veseli priti ministrin e Jashtëm Britanik, Boris Johnosn Posted: 10 Nov 2016 03:57 AM PST Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Komonuellthit të Mbretërisë së Bashkuar, njëherësh deputet i Parlamentit, Boris Johnson, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në vendin tonë. Kryetari Veseli dhe ministri Johnon diskutuan për marrëdhëniet e shkëlqyera midis Kosovës dhe Britanisë së Madhe, ndërsa në shenjë nderimi, shkëmbyen dhurata. Më pas, ministri i jashtëm britanik iu adresua me një fjalë rasti Kuvendit të Republikës së Kosovës, në një seancë solemne të thirrur për nder të tij. Fillimisht, duke përshëndetur dhe i uruar mirëseardhje në Kosovë dhe në Kuvendin e saj mysafirit nga Britania e Madhe, kryeparlamentari Veseli tha se kjo vizitë është shprehje e marrëdhënieve shumë të mira që janë ndërtuar midis dy vendeve, si dhe shprehje e përkushtimit të vazhdueshëm të Britanisë së Madhe për të ndihmuar Kosovën. Britania e Madhe, shtoi kryetari Veseli, ka qenë gjithmonë pranë Kosovës dhe emri i saj është i lidhur në mënyrë të pandashme me historinë e lirisë dhe pavarësisë sonë. Populli i Kosovës dhe përfaqësuesit e tij të zgjedhur, tha kryetari i Kuvendit, do t'i jenë gjithmonë mirënjohës këtij shteti mik. "Ne sot në Kosovë, jemi duke ndërtuar një shtet dhe shoqëri, të frymëzuar nga vlerat themelore të shtetit dhe popullit britanik: demokracia liberale, ekonomia e tregut të lirë, shoqëria e hapur, sundimi i ligjit, liritë dhe të drejtat e njeriut. Të përkushtuar në këto vlera, ne jemi të vendosur të thellojmë miqësinë dhe bashkëpunimin me shtetin tuaj. Vizita juaj e sotme në Kosovë, mesazhet e saj, janë fuqizim domethënës i këtij bashkëpunimi", theksoi kryetari Veseli. Duke marrë fjalën para deputetëve, ministri i jashtëm britanik, Boris Johnson, kujtoi periudhën e luftës në Kosovë, kur mijëra shqiptarë po depërtoheshin dhunshëm nga vatrat e tyre dhe fshatra të tëra po digjeshin e rrafshoheshin me tokë. Në vazhdim, Johnson foli për ndihmën që NATO-ja dhe bashkësia ndërkombëtare në tërësi, i dha Kosovës për krijimin e një shoqërie dhe shteti të ri. Ai tha se është e mrekullueshme ta shohësh Prishtinën, nga një qytet i shkatërruar e me xhama të thyer gjatë luftës, të ndërtuar e më shumë restorante sot. Ministri i jashtëm britanik tha se ndihet krenar që Britania e Madhe është një ndër shtetet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Ai shtoi se Kosova, si një shtet i pavarur, i njohur nga 112 vende të tjera, është një gjë e mrekullueshme. Ai tha se shteti i tij mbështet shumë krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik në Kosovë, ndërsa u shpreh i bindur se lidhjet ekonomike midis dy vendeve janë duke u zhvilluar. Zyrtari i lartë britanik foli edhe për sfidat e përbashkëta, siç është lufta kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm, korrupsionit dhe krimit të organizuar. Më pas, Johnson u ndal edhe te marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke shtruar nevojën e një marrëdhënie normale midis dy vendeve. Ministri i jashtëm britanik foli edhe për rolin e Gjykatës Speciale, ndërsa i shprehu ngushëllime familjes së Astrit Deharit, duke inkurajuar hulumtimin e pavarur të vdekjes së tij. Në përfundim të fjalës së tij, Johnson tha se Kosova ka shumë sfida para vetes, por u shpreh i sigurt se ajo do t'i tejkalojë ato.Lajmi.net . |
“Ballkani Perëndimor dhe Turqia po dështojnë ta luftojnë korrupsionin” Posted: 10 Nov 2016 03:57 AM PST Elitat politike kanë shumë fuqi dhe ka pak mënyra për të kërkuar llogari nga të korruptuarit, vlerëson Transparency International- lëvizje globale kundër korrupsionit, në të cilën Instituti Demokratik i Kosovës është anëtar për Kosovë. Sipas një komunikate të Instituti Demokratik të Kosovës (KDI), raporti i ri i Transparency International, "Luftimi i Korrupsionit në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Turqi: Prioritetet për Reforma" krahason të gjeturat nga shtatë vlerësime të Sistemit të Integritetit Kombëtar të zbatuara nga degët e Transparency International në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Serbi dhe Turqi. Studimi shikon se sa të afta janë institucionet në këto vende për të luftuar korrupsionin. "Nivelet e korrupsionit dhe qeverisja e dobët në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Turqi minojnë stabilitetin në një rajon të brishtë që vetëm është në një gjendje të pasigurtë, në kufi të një rajoni të përfshirë në luftë", thuhet në raport. Transparency International vlerëson se Bashkimi Evropian duhet të sigurohet që është i rreptë në negociatat e anëtarësimit lidhur me drejtësinë dhe të drejtat themelore dhe liritë, siç janë përcaktuar në kapitujt 23 dhe 24 të procesit të aderimit në BE. Sa i përket Kosovës sipas KDI-së, raporti cek se problem mbetet mbivendosja institucionale në luftimin dhe parandalimin e korrupsionit, gjë që shkakton huti te qytetarët. Një vërejtje tjetër e theksuar është numri i ulët i dënimeve për korrupsion. "Në Kosovë, korrupsioni vlerësohet si një prej problemeve më të mëdha karshi ekonomisë së dobët dhe papunësisë. Kjo vjen si pasojë e performancës të kufizuar të sistemit të gjyqësisë për ta luftuar atë. Këtë më së lehti mund t'a vërtetojmë duke iu referuar mungesës së rezultateve konkrete nga prokuroria dhe gjyqësori", ka thënë Visar Sutaj nga KDI gjatë lansimit të raportit në Bruksel. Raporti gjithashtu renditë arritjet, sikurse reformat në gjyqësi që ju lejon Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës diskrecion në hartimin dhe propozimin e buxheteve të tyre në Kuvendin e Kosovës, dhe thekson me një notë pozitive pavarësinë institucionale të policisë që është relativisht e fuqishme në krahasim me vendet tjera që janë fokus i studimit. Raporti i ka rekomandimet kyçe në vijim: Të zvogëlohet ndikimi i ekzekutivit mbi gjyqësorin dhe prokurorinë, duke siguruar sisteme transparente dhe më objektive për emërimin, transferimin dhe largimin nga puna të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Të hetohen pa vonesa të gjitha pretendimet për kërcënime dhe dhunë ndaj përfaqësuesve të medias dhe të shoqërisë civile dhe të zbatohen dënime të rrepta kur provohet se këto pretendime janë të bazuara. Të zhvillohet një mbikëqyrje më e fuqishme dhe më e koordinuar e partive politike dhe financave gjatë fushatave dhe për aktivitete, dhe të sigurohet që shkelja e rregulloreve të zgjedhjeve dhe të fushatave të ndëshkohet në mënyrë konsistente./ lajmi.net . |
Rama: Opozita, përgjegjësje për kushtëzimin e negociatave Posted: 10 Nov 2016 03:57 AM PST Duke iu referuar ligjit të vettingut si domosdoshmëri të zbatimit të tij sa më parë, Rama tha se është opozita ajo që e bllokon këtë ligj. Ai u shpreh se qeveria është 100 në mbështetje të këtij ligji. "Ligjin e Vettingut e kanë bllokuar këta, këta e kanë çuar në Gjykate Kushteutese me përpjekje të dukshme për ta shpallur antikushtetuese, sepse po përpiqen për të marrë masat, që sido që të vijë puna, përsëri ta rrëzojnë. Jam gati ta trajtoj si kusht, madje si kusht të përbashkët, edhe pse ne jemi 100 në mbështetëje të ligjit dhe të nisim procesin e zbatimit të tij. Raporti i Komisionit Europian vlerëson të drejtat e njeriut me angazhimin e qeverisë për reformat tranformuese e europianizuese, ku ky komision vlerëson progres së vazhdueshëm. Lufta kundër korrupsionit, për të cilën Komisioni vlerëson se është bërë progres i vazhdueshëm, edhe për krimin e organizuar, edhe kundër kultivimit të kanabisit, ku Komisioni Europian vlerëson e zeza mbi të bardhë, modernizimin e Policisë së Shtetit dhe luftën kundër kanabisit. Është një raport ku nuk bëhet fjalë për arritje përfundimtare, por për progres të vazhdueshëm, aq sa rekomandohet hapja e negociatave, me kushtin që të fillojë zbatimi i ligjit të Vetting –ut. Politika e jashtme dhe roli i Shqipërisë në rajon kanë një vlerësim maksimal". Rama foli edhe për komentet e tij ndaj Donald Trump kur ky i fundit ishte kandidat për Shtëpinë e Bardhë. Kryeministri i konsideroi risjelljen në vëmendje të këtyre komente si një sulm i dëshpëruar i opozitës dhe mediave e portaleve pranë saj, ndaj tij dhe qeverisë. "Fitoren e kandidatit republikan dje e projektuat me fjalët sikur kishit marrë kokën time në tepsi, nga fronti i luftës tuaj gjithnjë e më të dëshpëruar kundër meje dhe kundër kësaj qeverie. Kjo nuk është hera e parë që mblidhet një tufë mbi mua sepse flas për Shqiprëine e shqiptarët. Unë flas për Kosovën në Serbi dhe hidhen në fyt e nuk lejnë gjë pa thënë. Për ligjin e luftës me Greqinë, e këta prap hidhen në fyt. Unë flas për një kandidat duke shprehur kundërshti për qëndrimet e tij ndaj Kosovës, emigrantëve dhe këta hidhen në fyt. Kjo tufë që i bashkon mllefi kundrejt meje, që nuk i përngjajnë as berberëve të Stambollit. Ashtu siç kanë bërë do të bëjnë sa herë të jenë larg pushtetit. Unë sa kohë do jem këti, do të jem ky që jam dhe nuk do të udhëhiqem në fjalët e mia dhe sjelljet e mia, në veprat e mia, nga asgjë tjetër, përveç dinjitetit të Shqipërisë që kam sot nderin të jem Kryeministër i këtij vendi.
Çfarë unë kam thënë për kandidatin republikan është një shqetësim që nuk mund të lesh kur keqtrajtohet Kosova, myslimanët e emigrantët. E nga ana tjetër një pikë ujë ka qenë ky qëndrim në atë oqean debati të pashtershëm. Edhe me shumë bindje ju them që i uroj sukses presidentit të SHBA. Unë jam i sigurt se nuk do të ketë asnjë vështirësi me administratën re të SHBA dhe Shqipërisë./tvklan.al . |
You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: