Skip to main content

“Nora veç me tanga në koncert, çmenden fansat (Foto)” plus 9 more GazetaBlic

“Nora veç me tanga në koncert, çmenden fansat (Foto)” plus 9 more GazetaBlic


Nora veç me tanga në koncert, çmenden fansat (Foto)

Posted: 07 Nov 2016 06:15 AM PST

nora-istrefi

Këngëtarja e famshme Nora Istrefi po vazhdon me mbrëmjet e saja muzikore. Nora kësaj radhe ishte tejet provokative ngase tangat ishin në pah dhe për më shumë ktheu shpinën nga fansat që të dukej më hot. Ja shikojeni ju foton po ashtu dhe reagimin e fansave. n_1478527096-6859769-1

The post Nora veç me tanga në koncert, çmenden fansat (Foto) appeared first on GazetaBlic.

Nesër zgjedhjet në SHBA, në anketa udhëheq Hillary Clinton

Posted: 07 Nov 2016 06:11 AM PST

election-2016

Kandidatja e demokrate për president të SHBA-së Hillary Clinotn është në udhëheqje tre për qind në raport me kundërkandidatin republikan Donald Trump, kanë thënë rezultatet e anketës që sot e kanë bërë "Bloomberg" dhe Instituti për hulumtim të opinionit "Selzer&Co", transmeton Koha.net. Hulumtimi më i fundit, njofton Reuters, ka treguar se Clinton ka mbështetjen e 44 për qind nga të pyeturit, ndërsa Trump 41 për qind. Në SHBA, nesër, 225 milionë amerikanë me të drejtë vote, do të vendosin ndërmjet Hillary Clintonit dhe Donald Trumpit. Anketat e javës së shkuar bërë nga "Washington Post" dhe TV ABC kanë treguar se Hillary Clinton udhëheq 5 për qind (48-43). Sipas anketës NBC dhe "Wall Street Journal", Clinton udhëheq 4 për qind më raport me Trumpin.

The post Nesër zgjedhjet në SHBA, në anketa udhëheq Hillary Clinton appeared first on GazetaBlic.

E tmerrshme|| Drejtori i shkollës tenton të gjuaj me armë arsimtarin, në Gjakovë (FOTO)

Posted: 07 Nov 2016 06:10 AM PST

arme-4-780x439

Një ngjarje jashtëzakonisht tronditëse ka ndodhur në qytetin e Gjakovës. Në shkollën e mesme ekonomike, drejtori S. H, gjatë një zënke që kishte pasur me profesorin e 'Edukatës Fizike', ka nxjerrë armën e tij në prani të të gjithë profesorëve të tjerë, dhe ka dashur ta vrasë profesorin në fjalë. Zëdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lirie Podrimaj i kanë thënë GazetësBlic se kanë marrë ankesë për një mosmarrëveshje në këtë shkollë, mirëpo nuk dihet nëse ka pasur armë. Podrimaj gjithashtu ka bërë të ditur se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, shkruan GazetaBlic. Gazeta Blic do t'ju mbaj të informuar rreth këtij rasti.

The post E tmerrshme|| Drejtori i shkollës tenton të gjuaj me armë arsimtarin, në Gjakovë (FOTO) appeared first on GazetaBlic.

Kjo femër e kallë Instagramin, arsyen e kuptoni sapo t’ia shihni fotot

Posted: 07 Nov 2016 06:10 AM PST

mmmmmmm

Ka në Instagram shtatë milionë ndjekës falë fotografive shpërthyese. Është një modele, por suksesi i saj janë fotot nudo. Pozon në plazhe të mahnitshme, duke treguar forma të përsosura. Me duar mban të pazbuluar gjoksin dhe jep spektakël. Fizikun e ka për pasarelë mode, por është edhe shumë sensuale dhe lozonjare. Alexis Ren është konsideruar së fundmi si mbretëresha e re e internetit, transmeton Mapo. Është vetëm 19 vjeçe dhe modelja kaliforniane ka bërë për vete rrjetet sociale me postimet e saj, ku shfaqet me pak rroba të veshura në trup ose aspak: nga kostumi i banjës, te dushi, nga "topless", te nxjerrja e të pasmeve.
i

The post Kjo femër e kallë Instagramin, arsyen e kuptoni sapo t'ia shihni fotot appeared first on GazetaBlic.

Ja sa milionë euro do t`i fitoi Ronaldo nga kontrata e re

Posted: 07 Nov 2016 06:07 AM PST

cristiano1111111111111111111

Në një konferencë për shtyp të mbajtur të hënën në "Bernabeu" është nënshkruar kontrata e re në mes klubit spanjoll dhe futbollistit portugez, i cili mbron ngjyrat e "Los Blancos" nga viti 2009. 31 vjeçari do të mbushet me miliona për 5 vjet të tjerë. Ende nuk janë bërë të ditura shifrat e marrëveshjes, por sigurisht se në çdo sezon do të kalohet shifra prej 20 milionë eurosh në vit./GazetaBlic.com  

The post Ja sa milionë euro do t`i fitoi Ronaldo nga kontrata e re appeared first on GazetaBlic.

Zhgënjyese, Liberta dështon me veshjen e saj (FOTO)

Posted: 07 Nov 2016 06:00 AM PST

liberta

Ajo njihet si një ndër prezantueset më seksi shqiptare falë linjave trupore transmeton GazetaBlic Ajo është shumë aktive në rrjetin social Instagram ku nuk lenë as edhe një ditë pa publikuar ndonjë fotografi Liberta ka publikuar një  fotografi ku shihet pa stil dhe me këtë pamje ajo do ti zhgënjen  ndjekësit e saj /GzetaBlic.com/

🍁🍂🍁🍂 #klankosovatv

A photo posted by Liberta Spahiu (@libertaspahiu) on

The post Zhgënjyese, Liberta dështon me veshjen e saj (FOTO) appeared first on GazetaBlic.

New York Times raporton për vdekjen e dyshimtë të Astrit Deharit

Posted: 07 Nov 2016 06:00 AM PST

4456677-690x380

Gazeta prestigjioze New York Times ka raportuar për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, në burgun e Prizrenit, njofton Klan Kosova. "Opozita kosovare skeptike rreth vdekjes së përkrahësit të tyre të arrestuar", është titulli për lajmin që ka vendosur NYT. Gazeta përmend edhe faktin se për vdekjen e Deharit u dhanë disa variante duke e bërë atë edhe më të dyshimtë. New York Times citon kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, duke thënë se "vdekja e Astrit Deharit është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e shtetit, sepse Astirit vdiq derisa po mbahej në burg dhe se ai, por edhe të tjerët po terrorizohen nga akuza të pabaza".

The post New York Times raporton për vdekjen e dyshimtë të Astrit Deharit appeared first on GazetaBlic.

Kanë arritur në Prishtinë ekspertët që do t’ia bëjnë obduksionin Astrit Deharit

Posted: 07 Nov 2016 05:58 AM PST

14962285-1271826902890229-926788666-n_1478526688-1065292

Në Institutin për Mjekësi Ligjore në Prishtinë tashmë kanë arritur ekspertët e pavarur të mjekësisë ligjore, të kërkuar nga familja e viktimës.

Autopsia e cila pritet t'i përcaktojë shkaqet e vdekjes së Astrit Deharit në qendrën e paraburgimit në Prizren pritet të fillojë së shpejti. Në Institutin për Mjekësi Ligjore në Prishtinë tashmë kanë arritur ekspertët e pavarur të mjekësisë ligjore, të kërkuar nga familja e viktimës. I pranishëm është edhe avokati i familjes, Tomë Gashi, si dhe Sami Kurteshi, si përfaqësues i familjes. Dehari, një aktivist i Lëvizjes vetëvendosje, vdiq të shtunën në rrethana ende të pasqaruara në qendrën e paraburgimit në Prizren. Ai gjendej në këtë qendër pasi ka qenë në listën e të dyshuarve për sulm me granatë ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në korrik të këtij viti. Familja e Deharit, Lëvizja Vetëvendosje dhe opinioni publik në Kosovë kanë hedhur dyshime rreth vdekjes së Astrit Deharit.

The post Kanë arritur në Prishtinë ekspertët që do t’ia bëjnë obduksionin Astrit Deharit appeared first on GazetaBlic.

Nuk do ta njihni Okin kur kishte pak kilogramë (Foto)

Posted: 07 Nov 2016 05:56 AM PST

o_1478526439-3182425

Nuk do të mund ta njihni në versionin tjetër aktorin Fatmir Spahiu Aktori Fatmir Spahiu, i njohur për rolet e tij në shumë seriale, shfaqje dhe filma, por më shumë për karakterin e tij të Orhanit, nuk është në peshë ashtu sikurse jemi mësuar ta shohim në ekran. Aktori duket ndryshe në një fotografi të postuar në rrjetet sociale.Njëra prej këtyre është kjo ku Orhani mëzi njihet në këtë fotografi.

The post Nuk do ta njihni Okin kur kishte pak kilogramë (Foto) appeared first on GazetaBlic.

Fjalët e Cristiano Ronaldos pas rinovimit të kontratës..

Posted: 07 Nov 2016 05:52 AM PST

cristiano1111111111111111111

I ulur në zyrat presidenciale të Santiago Bernabeut me Florentino Perez, Cristiano Ronaldo ishte euforik për faktin që nënshkruajti rinovimin e kontratës por insistoi që kjo nuk do të jetë kontrata e tij e fundit. Sapo vuri të zezën mbi të bardhë, lojtari pozoi me presidentin e Real Madridit dhe të ëmën e tij Dolores, teksa mbante në duar një bluzë me mbishkrimin Ronaldo 2021. Ceremonia filloi me një video nga golat më të rëndësishëm të Cristiano Ronaldos me fanellën e Real Madridit që nga ardhja e tij në Real Madrid në vitin 2009. I ulur përkrah të ëmës së tij, Ronaldo shijoi ceremoninë dhe komentoi disa momente të caktuara të karrierës së tij përpara se të dilte të flasë vet në skenë. "Falenderoj njerëzit e Real Madridit, qytetin e Madridit, kolegët e mi dhe të gjithë ata që më ndihmuan të arrij në këtë pikë," potencoi ai. "Është një ditë e veçantë për mua, shumë e rëndësishme, sepse vazhdon të më mbaje të lidhur me Real Madridin." "Ashtu siç gjithmonë kam thënë, ky është klubi i zemrës time dhe ky është një moment unik i jetës time, rinovimi për 5 vite të tjera." "Por, nuk do të jetë kontrata ime e fundit, kjo është e qartë, sepse në 5 vitet e ardhshme unë do të vazhdoj të bëj të njëjtën."/GazetaBlic.com

The post Fjalët e Cristiano Ronaldos pas rinovimit të kontratës.. appeared first on GazetaBlic.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more