Skip to main content

“Në vitin 2017, në skemën e ndihmës ekonomike 4 mijë familje më shumë” plus 9 more - Gazeta Shqiptare

“Në vitin 2017, në skemën e ndihmës ekonomike 4 mijë familje më shumë” plus 9 more - Gazeta Shqiptare


Në vitin 2017, në skemën e ndihmës ekonomike 4 mijë familje më shumë

Posted: 11 Nov 2016 08:23 AM PST

Qeveria ka parashikuar të shtojë në skemën e ndihmës ekonomike 4 mijë familje gjatë vitit 2017. Zgjerimi i numrit të familjeve që do të trajtohen në skemën e ndihmës ekonomike, nga 79 mijë familje të trajtuara në 2016 në rreth 83 mijë familje përgjatë 2017. Kjo rritje vjen si rezultat i shtrirjes së sistemit të menaxhimit të informacionit dhe përdorimit të formulës së pikëzuar në të gjithë vendin për targetimin më të mirë të familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike. "Do të trajtohen rreth 164,734 persona me PAK, nga 164,000 persona që po trajtohen në vitin 2016. Rritja e lehtë vjen si rezultat i zbatimit të reformës mbi sistemin e ri të vlerësimit të aftësisë të kufizuar bazuar në Modelin Social. Garantimi i standardeve të shërbimeve sipas kuotave të përcaktuara me ligj (ushqim, veshmbathje, aktivitetet integruese, kushte materiale dhe infrastrukturën e nevojshme) për 1,094 klientët rezidencialë e ditorë të 28 institucioneve të përkujdesit shoqëror, në të cilat trajtohen fëmijët jetim, të moshuar të braktisur, viktima të trafikimit, si dhe fëmijët me aftësi të kufizuar, si dhe viktima të dhunës në familje"-thuhet në relacionin e projektbuxhetit të vitit të ardhshëm. Në Programet e Nxitjes së Punësimit do të marrin pjesë rreth 6 mijë punëkërkues të papunë dhe do të trajtohen me pagesë papunësie rreth 6 mijë persona në vit. Nga trajnimet e formimit profesional do të përfitojnë rreth 16.200 persona dhe për punëkërkuesit e papunë, do të kryhen rreth 16.700 ndërmjetësime për punë. Rritja e aksesit dhe cilësisë së ofruesve të Arsimit dhe Formimit Profesional: 25% më shumë pjesëmarrës në sistem se viti 2016 dhe 8 Shkolla të AMP të ndërtuara/rikonstruktuara dhe të kompletuara me bazë prodhuese dhe pajisjet e nevojshme janë prioritet i qeverisë për vitin e ardhshëm.

PPP, buxheti u jep 7.2 mld lekë kompanive private

Posted: 11 Nov 2016 08:22 AM PST

Ornela Manjani

Qeveria shqiptare ka vendosur të "heqë" dorë nga një sërë shërbimesh spitalore duke i kaluar ato me Partneritet Publik Privat. Kompanitë private do të marrin sallat e operacionit, shërbimin dializës dhe shërbimet laboratorike në spitale. Me të njëjtin model do të menaxhohen edhe mbetjet urbane në Elbasan dhe Fier. Buxheti i shtetit do të japë për këto shërbime që do të kryhen nga kompanitë private nga 5- 15 vjet 7, 2 miliardë lekë për vitin e ardhshëm. Shumat dhe shërbimet që jepen me Partneritet Publik Privat janë parashikuar në Projektbuxhetin e vitit 2017, i cili dy ditë më parë u miratua në Konferencën e Kryetarëve dhe do të nisë sot shqyrtimin në Komisionin e Ekonomisë.
Relacioni
Në relacionin që shoqëron projektbuxhetin mësohet se "Ministria e Financave vlerëson dhe miraton paraprakisht të gjitha projektet koncesionare dhe të partneritetit publik privat (PPP), si edhe çdo ndryshim të tyre, nga pikëpamja e implikimeve individuale apo në grup, për shpenzimet buxhetore, deficitin buxhetor, qëndrueshmërinë e borxhit publik dhe detyrimet kontingjente eventuale". "Shuma e përgjithshme e pagesave vjetore neto, që kryhen nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme, të cilat rezultojnë nga kontrata koncesionare apo partneriteti publik privat (PPP), si rregull, nuk duhet të tejkalojnë kufirin prej 5 për qind të të ardhurave tatimore faktike të vitit paraardhës buxhetor. Në rast tejkalimi të këtij kufiri, Këshilli i Ministrave merr masa korrektuese në krahun e të ardhurave buxhetore, të nevojshme dhe të mjaftueshme, për t'u rikthyer brenda kufirit të lejuar, gjatë dy viteve të ardhshme buxhetore"-thuhet në relacion. Sipas relacionit aktualisht, janë në fuqi 6 kontrata koncesionare apo partneriteti publik privat (PPP), të cilat marrin mbështetje buxhetore, si dhe pritet që gjatë vitit 2017 të startojnë dhe 2 kontrata të reja të lidhura nga Ministria e Mjedisit dhe Ministria e Shëndetësisë.
Pushteti vendor
Për vitin 2017, si pjesë e formulës së re të transfertës së pakushtëzuar është përdorur një mekanizëm tranzitor, i cili do të sigurojë që të gjitha njësitë e vetëqeverisjes vendore të përfitojnë minimalisht 110 për qind të transfertës që kanë përfituar një vit më parë. "Bashkitë të cilat për vitin 2017 rezultojnë të kenë një transfertë më të lartë se 41.4 për qind në raport me transfertën e marrë në vitin 2016, do të "kontribuojnë" me diferencën mbi kufirin prej +41.4 për qind, për të krijuar një fond të ekualizimit për njësitë e vetëqeverisjes vendore, të cilat do të kompensohen përpjesëtimisht sipas një koeficienti rishpërndarje që rezulton nga raporti i fondeve të disponueshme dhe fondeve të nevojshme"-thuhet në relacion. Funksionet e transferuara, për vitet 2016-2017 dhe vitin 2018, do të financohen nëpërmjet transfertave specifike të përcaktuara individualisht për çdo njësi të vetëqeverisjes vendore, për çdo funksion. Kalimi i këtyre funksioneve së bashku me burimet e financimeve përkatëse do ketë një efekt pozitiv në buxhetin vendor të vitit 2017, në vlerën rreth 7 miliardë lekë.

Qato: Ndryshon procedura për 11 mijë dosje, 26 mijë vendime nuk preken

Posted: 11 Nov 2016 08:21 AM PST

Ornela Manjani

Vendimi i Gjykatës nuk e prek vendimin ekonomik të vendimeve të për 26 mijë dosje. Ndërsa nga 11 mijë dosjet që janë në proces shqyrtimi do të preken vetëm ato raste kur ndryshon zëri kadastral nga momenti i shpronësimit në zërin kadastral aktual. Ky është shpjegimi që jep Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë së Trajtimit të Pronave në lidhje me pasojat që do të ketë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për 37 mijë dosjet e ish-pronarëve që ndodhen në agjenci. Qato ka shpjeguar ndryshimet që ndodhin në ligjin e pronave pas vendimit të Kushtetueses. "Formula e re e vlerësimit të pronave nuk ndryshon. Konfirmohet qëndrimi i përsëritur i qeverisë se aty ku prona është e lirë i kompensohet fizikisht e plotë pronarëve, natyrisht e vlerësuar sipas ligjit të ri. Shfuqizimi i pikës 3 të nenit 6 nuk sjell asnjë pasojë lidhur me metodologjinë e vlerësimit financiar të pronave të njohura për kompensim deri më sot. Kompensimi i pronarëve do të vijojë sikurse është nisur që në fillim të këtij procesi pa cenuar asnjë element të vlerësimeve të bëra publike deri më tani"-tha Qato. "Marrja dijeni mbi shfuqizimin e pikës 5 të nenit 6 të ligjit, e vendos ligjin përpara cenimit të parimit kushtetues të trajtimit të barabartë të pronarëve përpara ligjit, vetëm për sa u përket pronave të cilave u ka ndryshuar zëri kadastral i pronës nga origjina deri më sot, pasi pronarëve që kompensohen vlerësimi u bëhet në zërin e origjinës, ndërsa pronarëve që përfitojnë kompensimin fizik në pronën e njohur e përfitojnë të plotë në zërin aktual. Jemi shumë të interesuar në këtë pikë, të njihemi me arsyetimin që do të bëjë Gjykata Kushtetuese në zbardhjen e këtij vendimi, sidomos mbas opinionit pozitiv të Komisionit të Venecias mbi ligjin e trajtimit të pronave dhe përfundimit të procesit të kompensimit. Vetëm nëpërmjet leximit të arsyetimit që Gjykata do të bëjë, do të kuptohet edhe nëse do të ketë apo jo ndërhyrje të tjera në ligj"-deklaroi Drejtoresha e ATP-së.
Kompensimi do të bëhet me vlerën e momentin të konfiskimit apo me vlerën e tregut tani
Ndryshimet e bëra dje nga Gjykata Kushtetuese, nuk e prekin thelbin e formulës që parashikon ligji. Mbetet në fuqi vlerësimi ekonomik për kompensim në momentin e tyre të shpronësimit. Kjo është shumë e rëndësishme për pronarët, pasi gjithë procesi nuk cenohet dhe siç e kemi nisur punën në fillim të këtij viti do ta vijojmë.
Ndryshimi në nenin 6, çfarë efektesh do të sjellë?
Në çdo dalje publike që kemi bërë dhe në çdo sqarim në kemi thënë se do të kryhet kompensimi fizik në pronën e njohur pronarëve, të cilët kanë pronën e lirë. Ndryshimi i bërë dje prek vetëm ato prona që u ndryshon zëri kadastral. Vetëm ato prona që në momentin e shpronësimit kanë pasur një zë tjetër kadastral nga aktuali. Vazhdon fryma, kur prona është e lirë u kompensohet fizikisht pronarëve.
Në dy pikat e ndryshuara si do të veprohet?
Nuk duhet të nxitohemi derisa të zbardhet vendimi. Nga ajo që kemi kuptuar nga njoftimi i Gjykatës Kushtetuese është fakti se metodologjia për vlerësimin e pronës nuk ka ndryshuar. Mënyra se si do të argumentojë gjykata do të na udhëheqë nëse duhen bërë ndryshimet në këtë ligj apo jo.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të ketë efekt vetëm në 11 dosjet që janë në shqyrtim apo edhe në 26 mijë vendime për njohje?
Vendimi i Gjykatës nuk e prek vendimin ekonomik vendimeve të vendosura për 26 mijë dosje. Ndërsa nga 11 mijë dosjet që janë në proces shqyrtimi do të preken vetëm ato raste kur ndryshon zëri kadastral nga momenti i shpronësimit në zërin kadastral aktual.

“Charlie Hebdo”, karikaturë cinike për Obamën

Posted: 11 Nov 2016 08:21 AM PST

Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka qenë protagonist i numrit të radhës së gazetës së njohur satirike franceze "Charlie Hebdo". Gazeta e famshme për karikaturat e saj nuk e ka kursyer cinizmin ndaj presidentit në ikje të Shteteve të Bashkuara pas zgjedhjes së Donald Trump. "Obama tani është një qytetar si gjithë të tjerët", ka qenë titulli i radhës i gazetës së njohur për tonet e saj sarkastike. Për të treguar "normalitetin" e presidentit të parë me ngjyrë të Amerikës, "Charlie Hebdo ka publikuar një kopertinë të verdhë, që e tregon atë të tmerruar teksa ia mbath nga dy policë të bardhë, që i qëllojnë me armë. Problemi i tensioneve racore dhe numri në rritje i qytetarëve me ngjyrë të vrarë nga policia janë tema të nxehta të aktualitetit amerikan dhe gjatë fushatës presidenciale, Trump nuk i kurseu deklaratat e rënda në dëm të komunitetit afro-amerikan.

Obama “përtyp” sulmet, takim paqësor me Trump

Posted: 11 Nov 2016 08:20 AM PST

Gerilina Kodheli

Një ditë pas shpalljes si Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump mbërriti në Shtëpinë e Bardhë. Manjati njujorkez u takua me Barack Obama-n, i cili pas tetë vitesh do të dorëzojë poltronin e tij në studion Ovale. Takimi mes të dyve zgjati rreth 1 orë e gjysmë, përgjatë të cilave thuhet se kanë diskutuar për tranzicionin e pushtetit. Ndërkohë, në daljen para mediave, Obama dhe Trump u shfaqën më miqësorë me njëri-tjetrin. Në fund të këtij takimi, dy presidentët, i pari në largim dhe tjetri i zgjedhur, folën shkurtimisht për mediat e shumta të pranishme dhe nuk pranuan pyetje. I pari që foli ishte Obama, i cili bëri sërish thirrje për unitet. "Jemi zotuar që të jemi bashkë, të punojmë bashkë për këtë tranzicion. Edhe Michelle do të mirëpresë Zonjën e Parë dhe do të ketë një bisedë edhe më të", deklaroi Obama. Ai shtoi se do të jetë gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar Trump gjatë presidencës së tij. Me të njëjtën gjuhë u përgjigj edhe Trump, i cili u shpreh: "Diskutuam për gjëra të ndryshme, disa të mrekullueshme dhe disa të vështira. Mirëpres këshillat nga presidenti Obama në të ardhmen. Ishte një nder i madh të takohesha dhe shpresoj që të takohemi shumë më shumë në të ardhmen". Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara mbërriti në Uashington pas ftesës së presidentit Obama, që i kërkoi të takoheshin për të biseduar në lidhje me tranzicionin e pushtetit. Ky ndoshta ishte takimi më i vështirë për Barack Obaman në krye të Shtëpisë së Bardhë dhe jo më kot. Donald Trump ishte nismëtari dhe përkrahësi më i zjarrtë i lëvizjes së quajtur në atë kohë "Birther", ku pretendohej se Obama nuk kishte lindur në Shtetet e Bashkuara. Një tjetër arsye ishin edhe deklaratat e Trump. Republikani ka deklaruar shpesh dhe hapur se do të anulojë disa prej reformave të ndërmarra nga Obama, duke nisur që nga ajo në shëndetësi, me të cilën presidenti në largim mburret. E ndërsa dy presidentët diskutonin, Michele Obama do t'i tregojë Melania Trump-it Shtëpinë e Bardhë. Sipas "The Guardian", Michele Obama do t'i tregojë zonjës Trump Shtëpinë e Bardhë, dhomat dhe të gjitha pjesët ku jetojnë tani çifti presidencial. Por, veç Presidentëve të Shteteve të Bashkuara dhe dy Zonjave të Para, takim me zëvendësuesin e ardhshëm ka pasur edhe zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden. Ky i fundit është takuar gjatë ditës së djeshme me homologun e tij të sapozgjedhur, Mike Pence, republikanin tradicional që do të jetë numri dy i Shteteve të Bashkuara. Pas shpalljes si fitues i garës presidenciale të Donald Trump, presidenti në detyrë Barack Obama doli me një fjalim për mediat, ku u tha amerikanëve që të luteshin për suksesin e manjatit që do ta zëvendësojë. "Të gjithë lutemi për suksesin e Trump", theksoi ai, duke shtuar se ndihet krenar për Hillary Clinton. "Ne jemi të gjithë një skuadër. Së pari, ne jemi amerikanë, jemi patriotë. Nuk është ndonjë sekret që unë dhe presidenti i zgjedhur kemi disa ndryshime. Këtë dëgjova nga Donald Trump, këtë dëgjova pasi fola me të dhe kjo është ajo çka vendit tonë i duhet: respekt për institucionet, respekt për ligjin dhe respekt për njëri-tjetrin", tha Obama.

Edhe një shans që Clinton të zgjidhet presidente, Kolegji voton në 19 dhjetor

Posted: 11 Nov 2016 08:19 AM PST

Për shumë amerikanë që nuk duan të përjetojnë një presidencë të udhëhequr nga Donald Trump, ekziston edhe një opsion, sado vështirë i realizueshëm të jetë ai. Hillary Clinton ka fituar shumicën e votës popullore. Rezultati final tregon që ajo mori 200,000 vota më shumë se Donald Trump, ndonëse zgjedhja e këtij të fundit u bë për shkak të votave elektorale. Sipas Kushtetutës amerikane, Kolegji Elektoral është institucioni përfundimtar që do të votojë për presidentin. Ata duhet ta bëjnë këtë më 19 dhjetor, në kryeqytetet e shteteve federale. Asgjë nuk i ndalon anëtarët e këtij kolegji që të refuzojnë të përkrahin kandidatin që ka fituar në bazë të votave elektorale. Për këtë gjë ka edhe një emërtim – ata mund të bëhen "zgjedhës i pabesë". Sidoqoftë, kjo vështirë se është e realizueshme, pasi mbi 99% e anëtarëve të këtij kolegji përgjatë historisë amerikane kanë votuar ashtu siç janë zotimet ditën e zgjedhjeve, sipas një analize të gazetës "New York Times". Ndërkaq, mediat botërore kanë nisur të bëjnë analizën e humbjes së kandidates së djathtë. 'CNN' ka theksuar se Hillary Clinton thjesht nuk mundi të mbajë të bashkuar koalicionin që ngriti Barack Obama dhe kjo bëri që humbja e saj të ishte zhgënjyese. Votuesit afrikano-amerikanë, latinët dhe të rinjtë nuk u paraqitën në vendvotime në një numër të mjaftueshëm të martën për të çuar Clinton në Shtëpinë e Bardhë. Vetëm 65% e latinëve mbështetën Clinton, ndërsa 29% e votave të tyre u hodhën për Trump. Në vitin 2012, Obama fitoi 71% të votave hispanike dhe Romney siguroi vetëm 27%.

Pacolli: Ja pse e anulova takimin me Trump në 2013

Posted: 11 Nov 2016 08:19 AM PST

Enida Himaj

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, nuk e ka fshehur gëzimin për zgjedhjen në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të republikanit Donald Trump. Gjatë një interviste për emisionin "InfoBox" të RTV "Dukagjinit", Pacolli theksoi se e njeh Trump personalisht, bashkë me familjen e tij dhe beson se presidenti i ri do ta forcojë më shumë bashkëpunimin mes SHBA-ve dhe Kosovës. Ndër të tjera ai shtoi se qytetarët e Kosovës nuk kanë asnjë arsye pse të kenë frikë nga zgjedhja e Trump në krye. "Ai në atë kohë ka qenë mbështetës i madh i pavarësisë së Kosovës dhe këtë doktrinë do ta forcojë edhe më tepër. Ai do një Kosovë të pavarur 100%", tha Pacolli, i cili insiston se Trump-in e ka takuar më herët, ndërsa tregon se presidenti i ardhshëm nuk ka nostalgji për serbët. Qëndrimi i Trump, sipas Pacollit, do të ndryshojë dhe se ato deklarata për raportet me Rusinë, për myslimanët dhe emigrantët janë asgjë më shumë se pjesë e fushatës elektorale. Madje, kreu i AKR-së ka rrëfyer një rast kur ka refuzuar një takim me Trump-in në vitin 2013 në New York. "Ka qenë në vitin 2013, isha i angazhuar tërë ditën me takime të tjera për njohjen e Kosovës dhe preferova të anuloj takimin me Trump. Për ta realizuar një takim tjetër me të, bashkëpunëtorët e mi bënë diçka të madhe. Për mua çdo herë ishte me rëndësi Kosova dhe takimi me Trump ishte për shkak biznesi, por preferova të merrem me vizitat për shtetin e Kosovës", tha ai. "Unë Trump-in e njoh që nga viti 1989 – ende në kohën e ish-Bashkimit Sovjetik. Ai ka udhëtuar edhe jashtë dhe jemi takuar në Moskë. Jemi shoqëruar si miq. E respektoj", ka thënë Pacolli. Por, përkundër miqësisë me Trump-in, ai ka thënë se përkrahte demokraten Hillary Clinton. Më tej, kreu i AKR-së nuk e ka përjashtuar mundësinë e sjelljes së presidentit Trump në Kosovë. Sigurisht që diçka të tillë do ta bënte nëse do të ishte President i Kosovës. Më tej miliarderi kosovar është shprehur se do të takohet me Trump para betimit të tij në janar. "Absolutisht po, unë do të takohem me presidentin para betimit", ka përfunduar Pacolli. Urime për Presidentin e sapozgjedhur të SHBA-ve ka pasur ditën e djeshme edhe nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Me anë të një mesazhi në rrjetin social "Facebook", ai ka uruar për fitoren Donald Trump. Thaçi theksoi se miqësia mes dy vendeve do vazhdojë. Nga ana tjetër, ai shprehu mirënjohje edhe ndaj kandidates demokrate, Hillary Cilinton, për mbështetje dhe kontribut që ka dhënë ndaj Kosovës. "Në emër të popullit dhe institucioneve të Kosovës, i uroj presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, fitoren në zgjedhjet presidenciale dhe mandat të suksesshëm në realizimin e prioriteteve të popullit amerikan! Duke qenë i vetëdijshëm për rolin udhëheqës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në arenën ndërkombëtare, jam i bindur se presidenti i zgjedhur, me përgjegjësinë më të lartë, do t'i adresojë sfidat e shumta në nivel global. Miqësia e përhershme ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë është bazamenti mbi të cilin do ta vazhdojmë thellimin e bashkëpunimit dypalësh. Sekretares Clinton i jemi përgjithmonë mirënjohës për mbështetjen e saj të vazhdueshme për popullin dhe shtetin e Kosovës. HTH", theksohet në mesazhin e Thaçit.

Bregu-kritikëve: Të vërtetat e mëdha si blasfemi

Posted: 11 Nov 2016 08:18 AM PST

Deputetja e PD-së, Majlinda Bregu, iu përgjigj dje kritikëve pas votës pro hapjes së negociatave me BE. Në Kuvend ajo tha se raporti i KE është një vlerësim për punën e bërë në vite, dhe jo për qeverisjen e Ramës. Teksa akuzoi mazhorancën se, kur ishte në opozitë e pengoi për 3 vite rresht procesin e integrimit, Bregu, e cila votoi ndryshe nga kolegët e saj demokratë në Bruksel, i cilësoi si absurde gëzimet e qeverisë aktuale për rekomandimin pozitiv. “Nëse ndonjë fanatik intrigash e quan si shkelje të parimeve të demokratit të denjë, s’kam se çfarë t’i them përveçse durim, të gjitha të vërtetat e mëdha nisin si blasfemi…”-theksoi znj.Bregu. Duke e cilësuar një lajm shumë të mirë për shqiptarët, deputetja demokrate ka theksuar se, të gjithë kanë kontribuar për t’ia arritur kësaj dite. Bregu tha se ka një arsye për buzëqeshjet e secilit, Ramës, Gjoshës, por edhe vetë asaj.

Nishani-Trumpit: Miqësi të pakushtëzuar nga shqiptarët

Posted: 11 Nov 2016 08:17 AM PST

Presidenti Bujar Nishani i dërgoi një mesazh në të cilin shpreh urimet më të mira në emër të popullit shqiptar për fitoren historike të Presidentit të 45-të të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Në mesazhin e urimit thuhet se shqiptarët u janë mirënjohës për mbështetjen e SHBA për mbështetjen që u ka dhënë shqiptarëve në kohë të vështira, ndërsa Nishani theksoi se kjo marrëdhënie bashkëpunimi duhet të forcohet. “Dëshiroj t’ju siguroj, Zoti President, për miqësinë e pakushtëzuar të popullit shqiptar, i cili ka parë të mishëruar ndër vite te kombi i madh amerikan vlerat e respektimit të lirisë e të demokracisë si dhe ‘ëndrrën amerikane’, – simbolin universal të mundësive dhe realizimeve pakufi”, shkruan Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani.

Tensioni, Topalli-Ramës: Çështja serioze, goja llap e shpina dap

Posted: 11 Nov 2016 08:17 AM PST

Valentina Madani

Prej 4 ditësh Greqia ka dislokuar në kufirin me Shqipërinë tanket dhe mjetet e saj të rënda më moderne luftarake në kuadrin e një stërvitjeje të koduar “Mburojë çeliku”. “Balkanweb” mundi të sigurojë ekskluzivisht një video të përgatitur nga ushtria greke, e cila vetëm pak ditë më parë iu është shpërndarë edhe mediave të vendit fqinj ku dëgjohen qartësisht urdhrat për goditjen e “objektivave”.
Mësohet se bëhet fjalë pikërisht për stërvitjen e Brigadës së 8-të sulmuese të ushtrisë greke, në përbërje të së cilës janë efektivët më elitarë të këmbësorisë. Këtë shqetësim e bëri dje publik në sallën e Kuvendit deputetja e PD-së, Jozefina topalli, e cila e konsideroi si një çështje serioze vendosjen e tankeve greke në kufirin me Shqipërinë. “Sapo ka dalë një lajm tjetër. Lajmi që jepet nga mediet është: Rritet tensioni mes Tiranës dhe Athinës: Greqia po çon tanke drejt kufirit me Shqipërinë. Unë nuk e di, deri ku shkon kjo, a jeni te informuar si qeveri, por besoj se kjo kërkon të merret seriozisht, duhet të informohemi për arsyen e kësaj stërvitjeje. Kuvendi duhet informuar. Pak ditë më parë, sipas medies të tjerë shqiptarë u përzunë nga Greqia apo nuk u lejuan të hyjnë në Greqi. Qeveria nuk foli. Ne në Shkodër kemi një shprehje: “Goja llap e shpina dap”. Kështu ndodh, kur Kryeministri flet pa i vënë një argjinaturë vetes, pa i vënë një digë vetes qoftë në raportet me fqinjët, qoftë në raportet me Trump-in, qoftë në raportet me Greqinë apo në raportet me vendet e tjera. Edi Rama mund të thotë çfarë të dojë për çdo gjë, por kryeministri i vendit duhet të frenojë veten. E ka për detyrë”, deklaroi znj.Topalli. Sipas saj e kundërta është papërgjegjshmëri. “Gjykoj se kjo që po ndodh është shumë serioze, ndaj dhe nuk është dita për të zgjidhur ne çështjet që ka Amerika, por të paktën të zgjidhim çështjet dhe hallet e atyre që sot janë nën ujë. Për të tjerat, ka kush mendon. Të paktën të mos na sillni tanket nëpër kufijtë e vendit tonë, me sjelljen tuaj të papërgjegjshme! Kjo është e tepërt dhe është shumë serioze”, u shpreh deputetja e PD-së. Por pas deklaratës së Topallit, reagoi deputeti socialist Taulant Balla, i cili i kërkoi asaj që të mos shqetësohej për tanket greke afër kufirit me Shqipërinë pasi jemi anëtarë të NATO-s dhe askush nuk mund të na sulmojë. “Rri e qetë se nuk të pushton njeri. Jemi një vend i NATO-s. Mos dëgjo përrallat e Saliut”, deklaroi z.Balla. Rreth një muaj më parë ishte kreu i diplomacisë greke Niko Kotzias, ai që paralajmëroi Shqipërinë të tregojë kujdes me çështjen çame, duke i kujtuar asaj se nuk ta nënvlerësojë Greqinë. Pikërisht këto deklarata i paraprinë edhe stërvitjes së Brigadës së 8-të të këmbësorisë që Greqia sapo ka nisur në kufirin me Shqipërinë, duke i dëshmuar edhe nga afër epërsinë ushtarake. Rikthimi i “fshesës” greke dhe “provokimet” e saj me stërvitjet ushtarake në kufi duken se vijnë si një formë “paralajmërimi” serioz të Athinës zyrtare ndaj deklaratave të forta dhe qëndrimeve të prera të kryeministrit, Edi Rama për çështjen çame, Himarën dhe anulimin e ligjit të luftës. Pak ditë më parë në pikën kufitare të Kakavijës, pala greke ka kthyer mbi 100 shqiptarë, mes tyre gra, fëmijë e të moshuar. Argumenti i përdorur ka qenë mungesa e dokumenteve dhe fakti i mosdisponimit të një shume prej minimum 100 euro në ditë për të hyrë në zonën Shengen.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more