Skip to main content

“Në Spanjë protestojnë kundër detyrave të shtëpisë” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“Në Spanjë protestojnë kundër detyrave të shtëpisë” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Në Spanjë protestojnë kundër detyrave të shtëpisë

Posted: 04 Nov 2016 09:42 AM PDT

Mijëra prindër në Spanjë do të protestojnë këtë fundjavë kundër shkollave shtetërore, për shkak të detyrave të shumta të shtëpisë për fëmijët e tyre. Nxënësve të 12,000 shkollave në mbarë vendin do t'iu kërkohet që të mos i bëjnë detyrat në dy ditët e ardhshme. Aleanca Spanjolle e Shoqatave të Prindërve, e cila ka thirrur protestën, argumenton se detyrat e shtëpisë janë të dëmshme për fëmijët. Në vitin 2012, një studim i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik ka gjetur se fëmijet dhe adoleshentët spanjollë kanë 6.5 orë detyra shtëpie në javë, krahasuar me një mesatare prej 4.9 orësh nga një grup prej 38 vendeve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Turqia: Nuk pranojmë leksione nga BE-ja

Posted: 04 Nov 2016 09:17 AM PDT

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, tha se shtetet anëtare të Bashkimit Evropian mbështesin grupin militant Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PPK) dhe se kritikat e bllokut për arrestimin e ligjvënësve pro-kurdë janë "të papranueshme". "Shumica e vendeve të BE-së mbështesin fuqishëm PPK-në. Nuk do të pranojmë leksione nga to për sundimin e ligjit", tha Cavusoglu për gazetarët në Ankara. Autoritetet turke kanë arrestuar 11 ligjvënës nga Partia Popullore Demokratike – subjekt pro-kurd. Të arrestuarit përfshijnë bashkëkryesuesit e partisë: Selahattin Demirtas dhe Figen Yuksekdag. Burimet e sigurisë kanë thënë se ata janë arrestuar në kuadër të disa hetimeve anti-terroriste. Disa orë më pas, tetë veta janë vrarë dhe mbi 100 janë plagosur nga shpërthimi i një makine bombë në qytetin Diarbakir, i banuar me shumicë kurde. Turqia mbetet në gjendje të jashtëzakonshme, qysh pas përprjekjes për grushtshtet më 15 korrik.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bankat me më shumë klientë, sesa numri i banorëve të Kosovës 

Posted: 04 Nov 2016 08:02 AM PDT

Mbi 2.2 miliardë euro ka rritur vlera e kredive në dhjetë bankat komerciale në Kosovë, institucione këto që llogariten të kenë mbi një milion klientë. Sipas ekspertëve të ekonomisë dhe shoqatave joqeveritare, rritja e numrit të llogarive bankare, është rezultat i besueshmërisë dhe stabilitetit që kanë këto institucione.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Drejt reformave apo zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë

Posted: 04 Nov 2016 07:09 AM PDT

Para se Kosova të shkojë në zgjedhje, nevojitet të përmbyllet procesi i reformave, është thënë të premten në një debat të organizuar nga presidenti Hashim Thaçi me partitë politike, institucionet e angazhuara në proceset zgjedhore dhe shoqërinë civile.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Jordani: Janë vrarë dy trajnerë amerikanë

Posted: 04 Nov 2016 07:04 AM PDT

Autoritetet e Jordanisë thonë se dy trajnerë të Shteteve të Bashkuara janë vrarë dhe një është plagosur, gjatë këmbimit të të shtënave në një bazë në këtë vend. Të shtënat kanë ndodhur sot në hyrjen e bazës ajrore, Mbreti Feisal, në pjesën jugore të Jordanisë, kur automjeti me amerikanët nuk i ka respektuar urdhërat e rojeve jordaneze për tu ndalur, ka thënë ushtria. Një tjetër trajner amerikan dhe një ushtar jordanez, janë plagosur. Jordania është aleati kryesor rajonal amerikan dhe është anëtare e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që lufton kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik, në vendet fqinje Siri dhe Irak. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Si u bë Maqedonia qendër globale e keqinformimit pro Trumpit?

Posted: 04 Nov 2016 06:33 AM PDT

Qyteti i Velesit që ndodhet në pjesën qendrore të Maqedonisë, sërish është gjendur në faqet e medieve të njohura botërore dhe sërish për të njejtën temë edhe atë vetëm disa ditë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pakistan: Dëbohet vajza afgane e ballinës së National Geographic

Posted: 04 Nov 2016 06:16 AM PDT

Një vajzë afgane e përjetësuar në ballinën e revistës, National Geographic, do të dëbohet nga Pakistani, pas vuajtjes së dënimit me burg në kohëzgjatje prej 15 ditësh, ka vendosur sot një gjykatë në qytetin Peshavar në Pakistan. Vajza me emrin, Sharbat Gula, po ashtu, është gjobitur me afro 1,050 dollarë amerikanë. Gula, të cilën sytë e saj të gjelbër e bënë të famshme si refugjate fëmijë, ishte arrestuar në Peshavar më 26 tetor, e dyshuar se po jetonte me letra të falsifikuara të identitetit. Pas arrestimit, ajo ishte dërguar në spital për shkak të sëmundjes. Avokati i saj, Mohsin Dawar, i tha Radios Evropa e Lirë, programi për Pakistanin, se klientja e saj e kishte pranuar fajësinë për të gjitha akuzat me të cilat ishte ngarkuar. Zoti Dawar tha se asaj i kanë mbetur edhe katër ditë burg, e pastaj do të dëbohet nga Pakistani. Përfaqësuesi i Ambasadës së Afganistanit në Pakistan, Muhammad Naseem Kakarh, tha se pritet që Gula të dërgohet në Afganistan më 7 apo 8 të këtij muaji.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shqipëri: Policia i arrestoi dhjetëra vetë dhe i konfiskoi 4.2 tonë kanabis

Posted: 04 Nov 2016 04:54 AM PDT

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se i ka konfiskuar 4.2 tonë të kanabisit në një depo të ndërtesës, ku 31 persona punonin në procesimin e drogës. Në njoftimin e sotëm të policisë thuhet se afro 100 policë kanë depërtuar në një hapësirë afër qytetit Rrëshen, 75 kilometra në veti të Tiranës, më herët këtë javë.  Gjatë këtij operacioni janë arrestuar 22 vetë, që janë gjetur në vendin ku kanabisi terej, ndërsa 9 femra janë lejuar të largohen, por ato, po ashtu, akuzohen për involvim dhe trafikim ilegal të drogës, raporton AP nga Tirana. Për këto vepra, të gjithë ata mund të ballafaqohen me dënim me burg deri në 8 vjet individualisht. Pas shkatërrimit të afro 2.5 milionë bimëve të kanabisit gjatë verës, që krahasuar me gjithë vitin 2015 është katër herë më tepër, policia tash po ndërmerr bastisje për t'i gjetur bimët e korrura, që po procesohen. Në gjithë Shqipërinë, në muajin tetor, janë gjetur disa tonelata të këtyre bimëve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Turqi: Nga eksplodimi – 8 të vrarë dhe më se 100 të plagosur

Posted: 04 Nov 2016 03:10 AM PDT

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirin, tha se nga një sulm me makinë – bombë në qytetin me popullatë shumicë kurde, Dijarbakir, janë vrarë tetë vetë dhe plagosur më se 100 të tjerë. Ai mëtutje ka theksuar se një pjesëtar i dyshuar i Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK), po ashtu, është vrarë nga shpërthimi në këtë qytet juglindor, që ndodhi sot herët në mëngjes, afër një kapaciteti të policisë. Sulmi u bë disa orë pasi autoritetet e Turqisë i kanë arrestuar 11 ligjvënës nga Partia Demokratike Popullore, që është pro-kurde. Në mesin e të arrestuarve janë liderët e kësaj partie, Selahattin Demirtas dhe Figen Yuksekdag. Kjo parti, për të parën herë ka hyrë në parlamentin e Turqisë vitin e kaluar, duke u bërë partia e tretë më e madhe në Turqi. Turqia pretendon se kjo parti ka lidhje me Partinë Punëtore të Kurdistanit (PKK), që është jashtëligjore në Turqi. Por Partia Demokratike Popullore i ka hedhur poshtë pretendimet e qeverisë për lidhje me PKK-në. Turqia mbetet nën masat e gjendjes së jashtëzakonshme të zbatuara prej muajit korrik, pas puçit të dështuar.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Si funksionon Kolegji Zgjedhor amerikan?

Posted: 04 Nov 2016 02:38 AM PDT

Kur amerikanët të dalin në zgjedhje më 8 nëntor, për të votuar për presidentin e ardhshëm të SHBA-ve, ata nuk do të vendosin drejtpërdrejtë se cili kandidat do të shkojë në Shtëpinë e Bardhë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Siri: Ka hyrë në fuqi armëpushimi i njëanshëm në Alepo

Posted: 04 Nov 2016 02:37 AM PDT

Një armëpushim i njëanshëm dhe i përkohshëm sot ka hyrë në fuqi në qytetin Alepo në pjesën veriore të Sirisë. Armëpushimi 10 orësh është shpallur nga regjimi i Sirisë dhe aleati i vet Rusia, për lejimin e kryengritësve dhe civilëve, që të largohen nga pjesët e rrethuara të Alepos, nëpër korridoret e caktuara. Aktivistët sirianë nuk kanë regjistruar ndonjë aksion madhor ushtarak nga forcat siriane dhe aleatët e tyre apo nga luftëtarët opozitarë, gjatë orëve të para të së ashtuquajturës "pauzë humanitare". Kryengritësit e kanë refuzuar këtë armëpushim, dukee përshkruar si përpjekje për reduktimin e presionit ndërkombëtar dhe kanë shprehur përkushtim për të luftuar kundër rrethimit. Një armëpushim i ngjashëm i njëanshëm prej tri ditësh, në muajin tetor, ka përfunduar në atë mënyrë, që vetëm pak njerëz janë larguar nga pjesa lindore e Alepos, ku mbeten të bllokuar afro 250 mijë njerëz. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shtohen ankesat e qytetarëve për shkelje të privatësisë 

Posted: 04 Nov 2016 02:25 AM PDT

Autoritetet në Kosovë thonë se janë shtuar ankesat e qytetarëve për cenim, shkelje të të dhënave personale dhe privatësisë. Vetëm nga janari i këtij viti deri në muajin qershor, janë 180 ankesa të qytetarëve, të cilët pretendojnë se u janë keqpërdoruar të dhënat personale.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Turqi: Pas arrestimeve - eksplodim në Dijarbakir

Posted: 04 Nov 2016 02:22 AM PDT

Raportohet se nga një sulmues me makinë – bombë në qytetin e banuar me popullatë shumicë kurde, Dijarbakir në Turqi, është vrarë një person dhe janë plagosur 20 të tjerë. Ministri i drejtësisë i Turqisë, Bekir Bozgad, tha se janë plagosur pjesëtarë të policisë dhe civilë nga ky eksplodim, që ka ndodhur sot në mëngjes, afër një objekti të policisë. Ky sulm u bë pasi autoritetet e Turqisë i kanë arrestuar 11 ligjvënës nga Partia Demokratike Popullore, që është pro-kurde. Në mesin e të arrestuarve janë liderët e kësaj partie, Selahattin Demirtas dhe Figen Yuksekdag. Burime të sigurisë kanë thënë se ata janë arrestuar në kuadër të hetimeve kundër terrorit. Kjo parti, për të parën herë ka hyrë në parlamentin e Turqisë vitin e kaluar, duke u bërë partia e tretë më e madhe në Turqi. Turqia pretendon se kjo parti ka lidhje me Partinë Punëtore të Kurdistanit (PKK), që është jashtëligjore në Turqi. Por Partia Demokratike Popullore i ka hedhur poshtë pretendimet e qeverisë për lidhje me PKK-në. Turqia mbetet nën masat e gjendjes së jashtëzakonshme të zbatuara prej muajit korrik, pas puçit të dështuar.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

FBI: Hetime për një dokument të falsifikuar në emër të kandidates Clinton

Posted: 04 Nov 2016 01:43 AM PDT

Agjencia Reuters ka raportuar se hetimet e agjencisë amerikane FBI, lidhur me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara, janë zgjeruar në dokumentet e falsifikuara, që sugjerojnë se fushata e kandidates demokrate, Hillary Clinton, mund të ndërmarrë masa ekstreme, siç është edhe "skenari për trazirë civile", për ta siguruar fitoren. Zyrtarë të inteligjencës së Shteteve të Bashkuara privatisht kanë tërhequr vërejtjen se fushata ruse për shkatërrimin e besueshmërisë së zgjedhjeve, mund të ketë lëvizur përtej depërtimit dhe rrjedhjes së emailiave të Partisë Demokratike, duke postuar dëshmi të imagjinuara për vjedhje të votave ose dezinformata të tjera, raporton Reuters. Raportohet se FBI po e shqyrton një memorandum elektronik prej 7 faqeve, të postuar në rrjetin Twitter, më 20 tetor, nga personi Roger Stone, një operativist republikan dhe ish-ndihmës i kandidatit republikan për president, Donald Trump, që e ka logon e Fondacionit Clinton dhe kompanisë për hulumtime të opinionit, Benenson Strategy Group. Në memorandumin e titulluar "Programi i Shpëtimit", që është identifikuar si "i falsifikuar" nga fushata Clinton dhe Fondacioni Clinton, pretendon se rejtingu i saj në hulumtime të opinionit ka rënë dhe ka bërë thirrje për "ndryshime të ashpra të strategjisë për nëntor", që mjund të përfshijnë "skenar të trazirës civile" dhe "sulm radiologjik" me bomba "të pista", për shkatërrimin e votimeve më 8 nëntor. Nuk është e qartë se ku e ka origjinën ky dokument i rrejshëm dhe si ka filluar të qarkulloj në Internet. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

OKB: Hyn në fuqi marrëveshja për klimën

Posted: 04 Nov 2016 12:35 AM PDT

Marrëveshja globale për ndryshimet klimatike prej sot hyn në fuqi, duke bërë presion ndaj afro 200 vendeve për të filluar zbatimin e planeve për luftimin e emetimit të gazrave të dëmshme. "Ky është moment për të festuar", tha shefja e Kombeve të Bashkuara për klimë, Patricia Espinosa, dhe ka shtuar se "është, po ashtu, moment pë të shikuar përpara me synim të qartë dhe gatishmëri të ripërtrirë detyrën e ardhshme". Me Marrëveshjen e Parisit parashihet lirimi i ekonomisë botërore nga karburantet e fosileve në gjysmën e dytë të këtij shekulli, duke e kufizuar rritjen e temperaturës mesatare botërore nën 2 shkallë Celsius.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Daçiq: Serbia planifikon nënshkrimin e paktit me UEA-n e Rusisë

Posted: 04 Nov 2016 12:27 AM PDT

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se Beogradi planifikon nënshkrimin e marrëveshjes për integrim me Unionin Euro-Azi (UEA), që udhëhiqet nga Rusia. Gjatë vizitës në qytetin rus, Suzdal, Daçiq tha dje se Serbia ka "marrëveshje të zonave të tregtisë së lirë me disa anëtare të caktuara të UEA-s, por ato dallojnë". Sipas tij, Beogradi tash planifikon të nënshkruajë marrëveshje të përbashkët me të gjitha shtetet anëtare të këtij unioni. Serbia tradicionalisht ka lidhje të afërta me Rusinë, por, po ashtu, shpreson të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Në UEA janë Armenia, Bjellorusia, Kazakistani, Kirgizia dhe Rusia. Ky grup është formuar në vitin 2015.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Siri: Kryengritësit e mbështetur nga SHBA e refuzojnë rolin e Turqisë

Posted: 04 Nov 2016 12:18 AM PDT

Forcat arabe dhe kurde, të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, mbrëmë kanë njoftuar se e refuzojnë përfshirjen e Turqisë në fushatën e planifikuar për dëbimin e militantëve të Shtetit Islamik nga qyteti Raka në Siri. Turqia dëshiron t'i bashkohet këtij operacioni, ndërsa sekretari i mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Ashton Carter, këtë javë ka thënë se po bisedonte me Ankaranë që Turqia të jetë e involvuar në fazën finale të rimarrjes së qytetit. Zyrtarët amerikanë shpresojnë se fushata për rimarrjen e Rakës do të filloj brenda disa javëve dhe kanë thënë se Forcat Demokratike Siriane, që është aleancë e trupave tokësore të grupeve të armatosura kurde dhe arabe, do të kenë rol kryesor në rrethimin dhe izolimin e qytetit. "Forcat Demokratike Siriane janë forca e vetme që do të marrë pjesë në operacionin për çlirimin e Rakës", tha zëdhënësi i këtyre forcave, Talal Silo, dhe ka shtuar se "çështja e pjesëmarrjes së Turqisë është zgjidhur dhe koalicioni i thotë jo pjesëmarrjes së Turqisë".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shqipëri: Kuvendi miraton legjislacion, opozita bojkoton

Posted: 03 Nov 2016 11:34 PM PDT

Kuvendi i Shqipërisë e ka miratuar legjislacionin me të cilin krijohen institucione të reja ekzekutive për udhëheqjen e sistemit të drejtësisë dhe për zbatimin e reformave gjyqësore, që janë të rëndësisë madhore për ta bindur Bashkimin Evropian për fillimin e negociatave për anëtarësim. Partia Demokratike në opozitë dje e ka bojkotuar votimin, ashtu siç ka vepruar në rastet kur janë miratuar legjislacionet e tjera, që synojnë ristrukturimin e gjyqësorit në Shqipëri, raporton AP nga Tirana. Reformat e sistemit të drejtësisë, të miratuara unanimisht në muajin korrik, synojnë çrrënjosjen e ryshfetit dhe arritjen e sigurisë se gjyqtarët dhe prokurorët janë politikisht të pavarur. Opozita e kundërshton edhe një ligj tjetër, që kërkon kontrolle të së kaluarës personale dhe profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e ka suspenduar zbatimin e tij dhe konsiderohet se kjo lëvizje mund ta vonojë reformën.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lirimi i Hilmi Kelmendit nga autoritetet serbe

Posted: 03 Nov 2016 10:43 AM PDT

Autoritetet serbe kanë liruar Hilmi Kelmendin, i cili është mbajtur në paraburgim që nga e premtja, më 28 tetor. Lirimin e tij, e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Bashmir Xhemaj, këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

FIFA: Kosova dhe Kroacia gjobiten për brohoritjet kundër serbëve

Posted: 03 Nov 2016 10:21 AM PDT

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) e ka dënuar Federatën e Futbollit të Kosovës dhe atë të Kroacisë me gjithsej 80 mijë franga zvicerane, për brohoritjet e simpatizuesve të tyre kundër serbëve në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror. Simpatizuesit e të dy kombëtareve janë dëgjuar duke brohoritur "vrasje serbëve" në gjuhën shqipe dhe kroate, gjatë takimit Kosova – Kroacia, e cila përfundoi me fitoren e kroatëve me rezultat bindës 6:0, raporton agjencia AP nga Cyrihu Ky takim ishte zhvilluar më 6 tetor në Shkodër të Shqipërisë, pasi Kosova nuk ka ndonjë stadium të licencuar për ndeshje të nivelit të tillë. Federata e Futbollit e Kroacisë është dënuar me 50 mijë, ndërsa ajo e Kosovës me 30 mijë franga zvicerane, ka njoftuar sot FIFA. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more