Skip to main content

“Në QKUK, lind foshnja 6.2 kilogramë (Video)” plus 9 more Telegrafi Kosovë

“Në QKUK, lind foshnja 6.2 kilogramë (Video)” plus 9 more Telegrafi Kosovë


Në QKUK, lind foshnja 6.2 kilogramë (Video)

Posted: 11 Nov 2016 02:55 PM PST

Në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ka lindur një foshnje e cila peshon më pak se 6.2 kilogramë.

Në Prishtinë u lind foshnja me peshën më të madhe ndonjëherë në Kosovë (Foto) Në Prishtinë u lind foshnja me peshën më të madhe ndonjëherë në Kosovë (Foto)

Nga reparti i Gjinekologjisë, bëhet e ditur që foshnja është gjinisë mashkullore, në gjendje stabile, derisa ende gjendet nën kujdesin mjekësor, njofton Klan Kosova.

The post Në QKUK, lind foshnja 6.2 kilogramë (Video) appeared first on Telegrafi.

Nika: Drenasi më nuk do të udhëhiqet nga mentaliteti i komandantëve (Video)

Posted: 11 Nov 2016 02:23 PM PST

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të komunës së Drenasit, Bedri Nika, ka garantuar se në Komunën e Drenasit do ta zhvendosin forcën e komandantëve me forcën e ligjit.

Ai ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës në Drenas nuk qeverisej ekskluzivisht nga ish-kryetari Nexhat Demaku, por nga një grup komandantësh, nga një mentalitet i komandantëve që nuk kanë arritur të zhvendosin forcën e tyre nga qeverisja komunale.

Ai ka thënë se komandantët në Drenas janë forca kryesore e zëvendësimit të ligjit .

"Komandantët që po i përmendim janë të nivelit lokal dhe të nivelit qendror. Kjo është një ngufatje e qeverisjes në Drenas. Ne bashkë me qytetarët dhe programin e LDK-së, do ta zhvendosim këtë forcë. Ne do t'i respektojmë maksimum vlerat e tyre gjatë luftës, por do t'ju kërkojmë falje sepse në demokraci me mentalitet të komandantëve nuk mund të udhëhiqet komuna", ka thënë Nika në emisionin "Kontakt", në Tribuna Channel. "Qytetarët e Drenasit kanë nevojë për një frymë të re zhvillimore, për projekte të reja zhvillimore dhe për qëndrueshmëri të fuqishme të ligjit në Drenas"!

The post Nika: Drenasi më nuk do të udhëhiqet nga mentaliteti i komandantëve (Video) appeared first on Telegrafi.

Përfundon takimi me Hahnin, liderët politikë folën për zgjedhjet, demarkacionin dhe reformat

Posted: 11 Nov 2016 01:23 PM PST

Ka përfunduar takimi ndërmjet liderëve politik dhe komisionerit Johannes Hahn. Pas takimit, Kadri Veseli dhe Isa Mustafa nuk u deklaruan për media, derisa kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, dhe Ramush Haradinaj i AAK-së, deklaruan se janë biseduar për disa tema, si: zgjedhjet, demarkacioni dhe reformat evropiane.

Haradinaj tha se ka pasur mospajtime dhe se opozita nuk është lëkundur nga qëndrimet pasi mendon se zgjidhje e vetmja janë zgjedhjet, raporton KosovaPress

Kurse, sipas Ymerit, ky takim ishte pa rezultat. Ymeri po ashtu tha se e ka njoftuar Hahnin për rastin e Astrit Dehari. Sipas tij, Hahn ka kërkuar hetim të pavarur.

Pas takimit foli edhe euro-deputetja, Ulrike Lunaçek, e cila theksoi se ishte një takim i frytshëm ku është diskutuar për reformën evropiane.

The post Përfundon takimi me Hahnin, liderët politikë folën për zgjedhjet, demarkacionin dhe reformat appeared first on Telegrafi.

Serbët nuk e dinë pse dikush i urren e nuk i duron

Posted: 11 Nov 2016 12:55 PM PST

Donald Trumpi ende nuk ka hyrë në Zyrën Ovale, por serbët po besojnë se ai do t'ua kthejë Kosovën e se do ta bashkojë Republikën Serbe me Serbinë. "Asgjë nuk kemi mësuar", shkruan analisti serb Ratko Dimitroviq.

"Serbët janë popull euforik, labil, i prirë për ndryshim të disponimit", shkruan ai për Novosti. "Serbi mesatar është në gjendje ta përqafojë armikun më të madh nëse është në gjendje të thotë fjalët që i flenë atij në zemër".

Ky analit shkruan se serbët besojnë në "vëllazëri" e nuk e dinë pse dikush i urren, pse nuk i duron, transmeton Telegrafi.

"Plot në Beograd ende mendojnë se bombardimi i Serbisë më 1999, nga 'miqtë tradicionalë', është pasojë e një keqkuptimi të madh, një vlerësimi të gabuar, se ne ishim në anën e njëjtë me ta në Luftën e Parë e të Dytë Botërore. Kështu besojnë serbët. Në mes tyre ka të tillë që te Donald Trumpi e shohin njeriun e gatshëm t'ua ofrojnë dorën vëllazërore, t'ia kthejë Kosovën Serbisë, të shkëpusin Republikën Serbe nga Bosnja dhe Hercegovina e t'ia bashkojnë Serbisë".

Ky analist serb, që ashiqare nuk e do Hillary Clintonin e aq më pak ish-presidentin Bill Clinton, thotë se nuk është mirë për serbët çfarë po bëjnë për Trumpin, sepse po tregojnë se diçka nuk është mirë me ta.

"Trumpi ende nuk e tha se çfarë do të bëjë si president amerikan, e serbët veç e dinë që sllovenja Melanie do t'ua kthejë Kosovën", shton ai. "Kampanja zgjedhore është një, e mandati katërvjeçar diçka tjetër. Duhet të jemi të durueshëm". /Telegrafi/

The post Serbët nuk e dinë pse dikush i urren e nuk i duron appeared first on Telegrafi.

Gjyqësori i ndikuar nga politika (Video)

Posted: 11 Nov 2016 12:27 PM PST

Gjyqësori në Kosovë ende nuk po mund të ndahet nga politika.

Ndikimi politik në sistemin e drejtësisë është vënë në pah edhe në Raportin e Progresit. Në raport është thënë se gjyqësori vazhdon të jetë i dobët sa i përket kësaj çështje.

Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se në vazhdimësi kanë kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që gjatë miratimit të listës për buxhet të ndajnë mjete buxhetore të mjaftueshme në mënyrë që si sistemi gjyqësorë, e po ashtu edhe ai prokurorial, t'i kryejnë obligimet e tyre në bazë të ligtit dhe Kushtetutës. /Tribuna Channel/

The post Gjyqësori i ndikuar nga politika (Video) appeared first on Telegrafi.

Trump “pushton” me posterë veriun e Mitrovicës, në to përqeshen Thaçi e Rama (Video)

Posted: 11 Nov 2016 11:22 AM PST

Imazhi i presidentit të porsazgjedhur amerikan, Donald Trump, ka "pushtuar" veriun e Mitrovicës.

Fotografitë e Trumpit janë vendosur në rrugë kryesore, në sheshe, e hyrje ndërtesash, ndërsa poshtë secilës janë shkruar porositë: "Serbët e kanë përkrahur" dhe "Serbët, gjithnjë i kanë qëndruar pranë".

Kështu, qytetarët e Mitrovicës veriore i janë gëzuar ardhjes së Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, veçanërisht pasi që ai e mundi në garë, Hillary Clinton.

Përveç kësaj, në billbordet e vendosura në mëngjesin mes të enjtes e të premtes, u shfaqën dhe dy liderë shqiptarë, Hashim Thaçi dhe Edi Rama dhe deklaratat e tyre pro kandidates demokrate, Hillary Clinton.

Policia dhe Komuna e Mitrovicës së Veriut, nuk kanë njohuri për identitetin e autorëve, ndërsa kjo e fundit ka deklaruar që këta posterë janë ilegal. /Klan Kosova/

The post Trump "pushton" me posterë veriun e Mitrovicës, në to përqeshen Thaçi e Rama (Video) appeared first on Telegrafi.

AGK deklaratën e Durmishit e cilëson kërcënim serioz për gazetarët!

Posted: 11 Nov 2016 10:32 AM PST

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, përmes një kumtese shprehet se e ka pritur me shqetësim të thellë kërcënimin e anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Hysen Durmishi, se "kur partia e tij të vije ë pushtet do t'i ngrehë zvarrë mediet".

"Kjo deklaratë është e papranueshme dhe përbënë kërcënim serioz për komunitetin tonë .

Një deklaratë e tillë nuk do të duhej të vinte në asnjë rast nga një anëtar i një subjekti politik opozitar, si dhe nga një njeri që mban post të lartë publik.

Hyseni Durmishi: Juve, media të pushtetit – zvarrë do t'ju dërgojmë në burg Hyseni Durmishi: Juve, media të pushtetit – zvarrë do t'ju dërgojmë në burg

Njëherësh konsiderojmë se përderisa mediet janë ne shërbim të publikut, përkundër dhimbjes dhe dilemave morale që shpërfaq publikimi i materialeve te tilla sensitive, transmetimi ka qenë në interes të publikut. Si rrjedhojë, mediet kanë kryer punën e tyre duke i shërbyer këtij interesi.

Në këtë kohë të rëndë për familjen, kërkojmë nga të gjithë përfaqësuesit politik që të kenë kujdes në përdorimin e gjuhës pasi në asnjë formë përmes deklaratave të tilla nuk do të mund ta përmirësojnë situatën", thuhet në njoftim. /Telegrafi/

The post AGK deklaratën e Durmishit e cilëson kërcënim serioz për gazetarët! appeared first on Telegrafi.

Me dyer të mbyllura: Fillon takimi i Komisionerit Hahn me liderët e partive politike

Posted: 11 Nov 2016 10:22 AM PST

Në këto çaste ka filluar takimi i komisionerit Johannes Hahn dhe nënkryetares së Parlamentit Evropian Ulurike Lunaçek, me liderët e pesë partive politike në Kosovë (PDK, LDK, VV, AAK dhe NISMA).

Takimi është duke u mbajtur me dyer të mbyllura, ku mediat nuk janë lejuar të marrin as pamje nga fillimi i takimit.

Në takim po marrin pjesë Kadri Veseli nga PDK, Isa Mustafa nga LDK, Visar Ymeri nga VV, Ramush Haradinaj nga AAK dhe Jakup Krasniqi nga Nisma.

Hahn ka ardhur sot për vizitë zyrtare në Kosovë, kurse eurodeputetja Lunaçek është në Kosovë që nga dje. Të dy përfaqësuesit e lartë evropianë, kanë pasur një agjendë të ngjeshur, ku kanë takuar përfaqësuesit më të lartë të institucioneve të Kosovës, raporton KosovaPress.

————————————————————————–

Përfaqësuesit e opozitës arrijnë në takimin me Hahnin

Tre përfaqësuesit e opozitës kanë ardhur në tryezën që komisioneri Johannes Hahn dhe nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulurike Lunaçek, do të mbajnë me liderët e pesë partive politike në Kosovë (PDK, LDK, VV, AAK dhe NISMA).

I pari që ka arritur në takim ishte lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj. Pas tij ka ardhur kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, dhe i fundit përfaqësuesi i Nismës, Jakup Krasniqi. /KP/

The post Me dyer të mbyllura: Fillon takimi i Komisionerit Hahn me liderët e partive politike appeared first on Telegrafi.

Avokati i Popullit: Ka degraduar procesi i hetimeve të vdekjes së Astrit Deharit

Posted: 11 Nov 2016 09:42 AM PST

Avokatit i Popullit, përmes një kumtese shprehet se mosrespektimi i dhimbjes së familjes Dehari, me deklarata kontradiktore nga zyrtarë të autoriteteve shtetërore, si dhe rrjedhja dhe zbulimi i xhirimeve nga Qendra e Paraburgimit në Prizren, në kohën kur ka ndodh vdekja e Astrit Deharit, paraqesin shkelje sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, por gjithashtu janë shkelje të rënda të etikës profesionale.

"Avokati i Popullit shpreh brengosjen për degradimin e procesit të hetimeve, përfshirë komentimin e detajuar të rrethanave lidhur me rastin, të cilat cenojnë rëndë dinjitetin dhe privatësinë e familjes në këtë fazë të vështirë për ta, që paraqesin bazën e të gjitha të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
Me këtë rast, Avokati i Popullit tërheq vërejtjen se autoritetet publike duhet të jenë të përgjegjshme përballë detyrimeve dhe përgjegjësive që kanë, në një proces hetimor dhe jo të shndërrohen në debatues dhe komentues ordinerë, me faktet dhe provat e një rasti nën hetime, jashtëzakonisht të ndjeshëm dhe kompleks", thuhet në njoftim. /Telegrafi/

The post Avokati i Popullit: Ka degraduar procesi i hetimeve të vdekjes së Astrit Deharit appeared first on Telegrafi.

Mustafa Bajrami: “Pranvera arabe”, mashtrimi më i madh në Lindjen e Mesme

Posted: 11 Nov 2016 09:17 AM PST

Studiuesi i shkencave islame, Mustafa Bajrami, përmes një postimi të tij në Facebook thotë se "Pranvera arabe" është mashtrimi më i madh në histori që e pësoi Lindja e Mesme.

Sipas tij, kjo është tragjedia më e madhe që u ndodhi myslimanëve të Lindjes, prej kohës kur mongolët e bënë rrafsh me tokë Bagdadin e Damaskun, ndërsa shton se të këqijat që nisën me këtë "Pranverë…" kanë për të vazhduar akoma.

“Mbi 1000 miliardë dollarë humbje materiale,

Mbi 1 milionë viktima të pafajshme,

Mbi 10 milionë refugjatë të shpërndarë nëpër botë,

Mbi 10 milionë vendbanime të rrënuara përjetësisht,

Mbi 100,000 shkolla, spitale, çerdhe, xhami, kisha e qendra tjera arsimore, edukative, kulturore dhe sportive të shkatërruara,

Mbi 50 mijë akademikë, profesorë, mjekë, inxhinierë e dijetarë të profileve të ndryshme të vrarë apo të zhdukur,

Ky është bilanci i të rrejshmes nga 'Pranvera Arabe' për të cilën radhazi patëm shkruar e patëm folur se ajo nuk është pranverë, është vrasje dhe vetëvrasje e shoqërive të rajonit; është tragjedia më e madhe që u ndodhi myslimanëve prej kohës kur mongolët e bënë rrafsh me tokë Bagdadin, kur e përmbysën nga themeli Damaskun dhe kur dogjën thuajse çdo gjë që ishte përkthyer e shkruar nga dora e urtakëve myslimanë, të krishterë e çifutë të rajonit të Lindjes së Mesme…

Nuk i duhet njeriut mësim më i mirë sa për të parë se çka ndodh kur çdo segment i jetës, bile edhe feja, vihet në shërbim të politikës, e kjo e fundit kur të jetë mjet dhe armë në duart e politikanëve naivë, të shitur e shkatërrimtarë…!

Të bëmat dhe pasojat e kësaj 'Pranvere', për fat të keq, edhe më tutje kanë për të vazhduar…!", ka shkruar Bajrami. /Telegrafi/

The post Mustafa Bajrami: "Pranvera arabe", mashtrimi më i madh në Lindjen e Mesme appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more