Skip to main content

“Ndizen qirinj për Astrit Deharin (Foto)” plus 9 more Ferizaj Press

“Ndizen qirinj për Astrit Deharin (Foto)” plus 9 more Ferizaj Press


Ndizen qirinj për Astrit Deharin (Foto)

Posted: 06 Nov 2016 08:24 AM PST

Siç edhe paralajmëruan aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, por edhë qytetarë të shumtë po ndezin qirinj në nderim të aktivistit Astrit Dehari, i cili dje ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta në burgun e Prizrenit.

Një numri i madh i aktivistëve të VV-së, por edhe figura të tjera publike janë mbledhur para Teatrit Kombëtar të Kosovës për homazhe, raporton lajmi.net.

Atje është parë edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri dhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh deputete nga Vetëvendosje, Aida Dërguti, deputeti Smajl Kurteshi, deputeti i Grupit Parlamentar Glauk Konjufca dhe shumë personalitete të këtij subjekti.

Kujtojmë se, Astrit Dehari, ishte i arrestuar pas sulmit që ka ndodhur ndaj Parlamentin të Kosovës, dhe që 68 ditë ishte i paraburgosur në burgun e Prizrenit.

Ndryshe, Astriti është djali i veprimtarit Avni Dehari, të cilit vite më parë i është mbytur edhe djali tjetër, duke rënë nga ndërtesa ku banonte. /Lajmi.net/

14975934_1511599072185075_527215741_o 14971012_1511599012185081_1602854024_o

15007633_1511593175518998_2004919370_o 15007716_1511592872185695_2048693165_o 14971716_1511592602185722_1047481167_o 15007543_1511592548852394_10344219_o 14970919_1511592485519067_2089776343_o 14954451_1511592385519077_988807247_o 14975738_1511592288852420_786618481_o 14971043_1511592228852426_460464880_o 14959139_1511592215519094_1999857566_o 14958696_1392116347466349_1505599360_n

.

Pacolli, LDK-së: Për inat të nuses, më vdektë djali

Posted: 06 Nov 2016 06:06 AM PST

Behgjet Pacolli

Pacolli po konsideron se komuna e Pejës në krye me Gazmend Muhaxhirin, veproi sikurse thotë fjala popullore "për inat të nuses, më vdektë djali".

"Pra për Inat të emrit Behgjet Pacolli, le të mbyllet klubi. Fondacioni BP ua la rekuizita, pa marr parasysh këtë akt qyqar por veprimi i njerëzve të LDK në komunën e Pejës vetëm dëshmon sa këta njerëz janë të përkushtuar për shoqërinë", ka deklaruar Pacolli.

Reagimi i plotë i tij:

Faqja e zezë e faqezinjëve…

Nga Arbëri, aktivist i devotshëm i AKR-së nga Peja, marrë një kërkesë, ku thotë se është urgjente për ti ndihmuar klubit të basketbollit të femrave "Penza" nga Peja. Më tha se ato nuk mundën me vazhdu lojrat për mungesë të rekuizitave. Si gjithmonë që i kam përkrahur të rinjët, Fondacioni Behgjet Pacolli mori përsipër që të mbështes këtë Klub.

Në fakt, mbrenda një nate është organizuar prokurimi i materialeve dhe prodhimi i rekuizitave fanellave dhe veshjeve tjera përcjellëse në fabrikën e Gjakovës dhe iu kanë dorëzuar në mënyrë solemne, një ditë para ndeshjes me Ferizajn. Dorëzimi është bërë në Pejë. Sipas kërkesës së klubit, fanellat mbanin shenjën e fondacionit "Behgjet Pacolli".

Rastësishtë isha në Pejë të enjten e kaluar dhe aty erdhen pjestarët e Penzës që të falenderohën. Bëmë edhe fotografi. Të premten, në ndeshje në Ferizaj, paraqiten lojtaret me të njëjtat fanella por logoja e fondacionit që ua kishte dhuruar paisjet dhe kishte në plan të vazhdonte me sponsorizimet tjera, ishte mbuluar.

Për këtë qështje, zyrtarëve të Fondacionit u është komunikuar zyrtarisht se mbulimi i logos është bërë me urdhër të komunës të Pejës, me kërcënimin se do tu ndalohej të përdornin palestrën dhe autobusin nese ato perdornin llogon e Fondacionit.

Siç thotë fjala popullore "për inat të nuses, më vdektë djali", ashtu paska vepruar edhe Kryetari i Pejës. Pra për Inat të emrit Behgjet Pacolli, le të mbyllet klubi. Fondacioni BP ua la rekuizita, pa mar parasysh këtë akt qyqar por veprimi i njerezve të LDK në komunen e Pejës vetëm deshmon sa këta njerz janë të përkushtuar për shoqërinë.

Një porosi për ata klerka të mjerë; Emri i Fondacionit "Behgjet Pacolli" është ndërtuar me vlera, e ju asnjëherë nuk do ta zbehni më sjelljet e juaja kushtezuese, lokaliste e primitive. Shoqëria e gjërë dal ngadal po e kupton të keqën që po e bëni dhe po e kuptojnë se qka jeni në gjendje të bëni për të ruajtur pushtetin duke shkelur mbi të ardhmën dhe suksesin e rinisë e tërë shoqerisë.

.

Parashikimi i motit, gjatë kësaj jave temperaturat bien në zero

Posted: 06 Nov 2016 06:06 AM PST

Borë në Prishtinë

Shtypja atmosferike përkohësisht do të ulet nën vlerat e normales, duke krijuar kushte për një mot jostabil dhe të paqëndrueshëm, i përcjell me erëra dhe reshje shiu, derisa në viset malore serish priten që reshjet e shiut të jenë të përziera me dëborë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, kurse nga dita e enjte, pas reshjeve temperaturat minimale do të ulen rreth vlerave të zeros. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, kurse nga dita e merkurë maksimalet parashihen të bien deri në 5 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe më pas nga veriperëndimi me shpejtësi deri 11m/s.

.

Ndërtimi i objekteve të IBM-së nis në nëntor dhe dhjetor

Posted: 06 Nov 2016 06:06 AM PST

Ministrja për dialog, Edita Tahiri, ka bërë të ditur për KosovaPress se ndërtimi i objekteve të përhershme të IBM-së ka rëndësi të madhe, sepse me ketë proces rrumbullakohet zbatimi i plotë i Marrëveshjes së IBM-së dhe i Protokollit Teknik, si dhe praktikisht të dyja shtetet do të bashkëpunojnë në fushën e Menaxhimit të Integruar të Kufirit sipas standardeve më të larta të BE-së.

Sipas saj, finalizimi i marrëveshjes për ndërtimin e këtyre objekteve është kontribut i të gjitha palëve, që do të mundësojë lehtësimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, rritjen e kualitetit dhe sigurisë së kontrollit kufitar, dhe është në funksion të përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ajo nuk ka precizuar kur do të përfundojnë punimet e këtyre objekteve, duke thënë se kjo varet nga dinamika e punëve të cilat do t'i zhvillojë UNOPS-i.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, theksoi se ndryshimet pozitive të arritura në veri të vendit janë rezultat i drejtpërdrejtë i dialogut të Brukselit, edhe pse siç tha ai, mbetet akoma shumë për t'u  bërë dhe për të krijuar një gjendje  çfarë vërtetë dëshirohet.  Duke folur për projektet e BE-së në atë pjesë, ai potencoi ndërtimin e objekteve të përhershme të menaxhimit të integruar të kufirit, për të cilat tha se do të nisin gjatë këtij muaji dhe muajit të ardhshëm.Në anën tjetër, qytetarët e Mitrovicës thonë se me ndërtimin e objekteve të përhershme të menaxhimit të integruar të kufirit, po bëhet një punë shumë e mirë.

Shpresa Rafuna, tha për KosovaPress se me ndërtimin e këtyre objekteve do të mundësojë qarkullim më të lehtë të qytetarëve, por edhe siguri më të madhe për ta.Liridon Selimi, ka potencuar se ndërtimi i objekteve të përhershme mes Kosovës dhe Serbisë veç tjerash do të plotësojë edhe kriterin për liberalizimin e vizave, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të mund të lëvizin lirshëm nëpër vendet e ndryshme sa më parë.

.

Pritet raport i veçantë nga Shërbimi Korrektues për Deharin

Posted: 06 Nov 2016 06:06 AM PST

"Ende nuk është bërë obduksioni. Ende nuk kemi se çka të themi. Një ekip i shërbimit korrektues është atje. Ata dalin me një raport të veçantë. Sot kam drejtuar edhe një ekip tjetër që t'i hetojnë rrethanat", tha shkurt Zogaj.

Ndërkohë, Ministria e Drejtësisë, nëpërmjet një komunikate, deklaroi se me qëllim të, siç tha, garantimit të transparencës në hetimin e rastit, ka marrë vendim që t'ia mundësojë, 'përfshirjen e ekspertit të kërkuar nga familjarët e të ndjerit Dehari, në cilësinë e vëzhguesit në procesin e autopsisë'.

Gjatë ditës së diel, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha, deklaroi për Radion Evropa e Lirë se Prokuroria dhe ekipet përkatëse, kanë kryer të gjitha hetime në bazë të rregullave për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, në burgun e Prizrenit.

Dehari ndodhej nën masën e paraburgimit, pasi u arrestua javë më parë me akuzën për përfshirje në sulmin me armë zjarri mbi ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

.

Mbyllet Arsenal-Tottenham, a e keni pritur këtë rezultat? (VIDEO)

Posted: 06 Nov 2016 06:06 AM PST

Rezultati përfundimtar në "Emirates" ishte 1:1.

Vendësit kaluan me autogolin e Kevin Wimmer në fund të pjesës së parë.

Në fillim të pjesës së dytë, Harry Kane shënoi nga penalltia për barazimin e rezultatit.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.

.

Palermo-Milan, formacionet zyrtare

Posted: 06 Nov 2016 05:02 AM PST

Palermo: Posavec; Cionek, Andelkovjc, Rajkovic, Aleesami; Bruno Enrique, Gazzi, Hiljemark; Embalo; Nestorovski, Sallai.

Milan: Donnarumma, Abate, Paletta, Romagnoli, De Sciglio, Kucka, Locatelli, Pasalic, Suso, Bacca, Bonaventura.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.

.

Real Madrid-Leganes, rezultat “shkatërrues” (VIDEO)

Posted: 06 Nov 2016 04:49 AM PST

"Los Blancos" kanë marrë tri pikë ndaj Leganes, të cilën e kanë mposhtur 3:0.

Dy gola për ekipin e Zinedine Zidane i realizoi Gareth Bale, ndërsa të tretin Alvaro Morata.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.

.

UNË DHE QYTETI IM

Posted: 06 Nov 2016 04:48 AM PST

UNË DHE QYTETI IM
(dedikuar qytetit të FERIZAJIT)

Unë dhe qyteti im
ëndrrat i thurim bashk…
Bëhemi pionier të paqes
Luftëtar të së ardhmesë.

Shpresë dhe dritë e vendit.

Unë dhe qyteti im
Nuk jem të shtyer në moshë
lindëm si fryt i dashurisë
Dhe dëshirës për punë e dije.

Jetë më të mirë për fëmijët tanë.

Të dy së bashku rritëmi dhe duam
Të krijojmë një histori të Re njerëzimi
Pa dhunë dhe urrejtje
Duam të mbjellim paqë e lumturi.

Në çdo cep atdheu dhe zemrën e çdo njeriu.
Dëshiratë tona janë si kristal
Të gjithëve ju ftojm me ne me ardhë
Së bashku në punë dhe fitore të reja
Në vend të urrejtjes të mbretron dashuria.

Sepse vetëm kështu, ndërtohet ardhmëria.

Unë dhe qyteti im
Kem një emër të përbashkët
Askush s'mundet të na e ndal
E kem trashëgim nga gjyshër e baballar.

SHQIPËRI e bekuar e ne bijtë e saj krenar.

Xhevrije Kurteshi Nimani

Arsenal-Tottenham, autogol qesharak (VIDEO)

Posted: 06 Nov 2016 04:46 AM PST

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more