Skip to main content

Mund të duken të padëmshme, por këto zakone po na shkurtojnë jetën Telegrafi Keshilla Mjekesore

Mund të duken të padëmshme, por këto zakone po na shkurtojnë jetën Telegrafi Keshilla Mjekesore


Mund të duken të padëmshme, por këto zakone po na shkurtojnë jetën

Posted: 12 Nov 2016 08:55 AM PST

Veprimet e përditshme që mund të sjellin probleme të rënda shëndetësore.

Duhanpirja dhe mungesa e veprimtarisë fizike janë shkatërruese për shëndetin. Por ka edhe një sërë mënyrash të tjera sesi po e shkurtojmë jetën tonë çdo ditë. Fakti që jemi mësuar me to nuk do të thotë se nuk kanë pasoja tek shëndeti, madje edhe të rënda.

1. Të fjeturit vonë
Shumë të rinj dhe të rritur nuk flenë mjaftueshëm. Mundohen ta kalojnë lodhjen duke parë një film e duke ngrënë ushqime të konservuara. Por trupi e ka të domosdoshëm atë 8-orëshin e gjumit; mjekët nuk lodhen duke e përsëritur. Nëse fjetja më pak se gjashtë orë ndodh shpesh, rrit gjasat e vdekjes së parakohshme.

2. Të fjeturit më shumë se ç'duhet
Nga ana tjetër, edhe gjumi i tepërt është i dëmshëm. Ata që flenë më shumë se nëntë orë në ditë janë më të rrezikuar nga vdekja e parakohshme. E njëjta gjë vlen edhe për ata që flenë më pak se shtatë orë. Mesatarja e artë është mes 7-9 orë gjumë çdo natë.

3. T'i lash duart më shpesh se ç'duhet
Duket sikur kjo na ruan ndaj mikrobeve, por nëse i lajmë duart më shpesh se ç'duhet ka efekt të kundërt. Në këtë mënyrë shtohen vetëm bakteret rezistente ndaj antibiotikëve dhe këto lloj mikrogjallesash janë shumë të vështira për t'i eliminuar. Ato krijojnë një sërë problemesh të rënda shëndetësore.

4. Të mos punuarit
Puna e rëndë, e vazhdueshme të bën të mendosh se ora do të vijë më shpejt, por duke mos punuar nuk i bën vetes asnjë të mirë. Sipas kërkuesve, kjo ndodh sepse puna i mban organizmin dhe trurin në veprim. Në të kundërt, ato bien në gjendje të fjetur.

5. Të jetuarit në një qytet të zhurmshëm
Ekspozimi i përditshëm ndaj zhurmave të trafikut ul jetëgjatësinë. Zhurma e trafikut shkakton ngritje të presionit të gjakut dhe të hormonit të stresit, çka mund të çojë në probleme të rënda shëndetësore.

6. Të përdorurit të telefonit me orë të zgjatura
Teprimi me përdorimin e telefonit mund të shkaktojë dhimbje qafe, koke, shpine, për shkak të pozicionit jo të mirë të trupit, i cili njihet si një ndër faktorët që ulin jetëgjatësinë. Qëndrimi jo i mirë çrregullon enët e gjakut dhe organet e brendshme, madje edhe nervat. Ata që kanë dhimbje kronike kanë një jetëgjatësi më të shkurtër.

Burimi: Bustle

The post Mund të duken të padëmshme, por këto zakone po na shkurtojnë jetën appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more