Skip to main content

“Moti i keq; ja rrugët e bllokuara” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Moti i keq; ja rrugët e bllokuara” plus 9 more Gazeta SHQIP


Moti i keq; ja rrugët e bllokuara

Posted: 09 Nov 2016 01:42 AM PST

permbytjet (12)Situata për shkak të reshjeve ë shumta që kanë rënë gjatë natës, ende vazhdon të mbaë peng vendin. Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës raporton për situatën në të gjithë vendin.

Qarku Tiranë

Në segmentin Tiranë –Durrës, në rrugën që shkon për tek nënkalimi i City Park, është e bllokuar pasi ka një cedim, ulje  të madhe. Janë marrë masat me plotësim sinjalistike. Deri tani Superstrada Tiranë –Durrës nuk ka probleme për qarkullimin. Në zonën e Fushë Krujës ka prani të madhe ujit në rrugë, si pasojë e daljes së përrenjve nga shtrati.  Në segmentin Ndojë – Qafë Shtamë, ka rrëshqitje masive të inerteve në rrugë. Në kilometrin  8.7 kalohet me vështirësi, kurse në km 13 kalimi është i bllokuar. Rrugët e Dajtit janë të gjitha të kalueshme dhe pa probleme.  Në  km 1, në Lanabregas–Uzina Traktori, është një tombino e bllokuar, uji ka dalë mbi rrugë.

Qarku Durrës

Në zonën e Shkëmbit të Kavajës, mbas reshjeve të shumta, ka prani të madhe të ujit në rrugë. Vazhdon puna nga kompania kontraktore me anë të pompave për largimin e tij. Ndërkohe po inspektohet edhe Ura e Shkumbinit në Peqin, për të parë gjendjen e saj. Ka grumbullim aluvionesh në disa pjesë të rrugës së Spillesë, për të cilat kontraktori është duke punuar.

Qarku Elbasan    

Ka reshje të shumta. Në drejtim të Librazhdit, aksi Elbasan–Librazhd,  në vendin e quajtur Murrash dhe në Dragostunjë, ka patur rrëshqitje dherash e  aluvionesh. Dobreshi  është  pastruar. Në  Dragostunjë vazhdon puna.  Qarkullimi aty është  pa problem. Në dalje të Librazhdit në drejtim të Elbasanit, ka renie dherash, gurësh e aluvionesh. Rruga është 1 kalimeshe. Vazhdon të punohet. Rruga  në Dobresh është bllokuar nga dherat dhe gurët. Po punohet nga kontraktori.Nuk raportohen probleme në akset e tjera të këtij Qarku. Edhe në aksin  Elbasan-Qafë Thanë, nuk ka asnjë problem .

Qarku Gjirokastër

Në aksin Gjirokastër – Tepelenë, në afërsi  të Tepelenës, ku mbaron Superstrada, pranë fshatit Hormovë, rruga është një kalimeshe si pasojë e rënies së dherave  e aluvioneve, 100 m3. Është duke u punuar për hapjen e saj.

 Qarku Kukës       

Reshjet e shiut  janë të shumta. Por ne disa  nga akset e këtij Qarku ka prani të materialeve në rruge. Firmat kontraktore po punojnë me mjete dhe fuqi punëtore për pastrimin e akseve. Në aksin Kukës – Qafë Shllak, ku para një muaji ka patur një shembje të rrugës, situata është agravuar. Për momentin kalimi  kryhet  vetëm për mjetet e vogla. Firma kontraktore po punon për normalizimin e situatës. 

Qarku Dibër

Ka reshje shiu. Në disa  akse  të këtij Qarku ka prani të materialeve  dhe uji në rrugë, por pa problem për qarkullimin e mjeteve. Firmat kontraktore po punojnë me mjete dhe fuqi punëtore të shtuarm për pastrimin e akseve. Ne aksin K. Hadroj – Qafë Bene, situata është problematike si pasojë e rënies së gurëve. Në afërsi të Tunelit të Gjegjanit  rruga është e bllokuar. Po punohet nga kontraktori për hapjen e saj, i cili është nisur me mjet fadrome për hapjen e rrugës. Tek Ura në Hyrje të urës se Klosit, lumi ka prurje të mëdha. Nuk ka ndonjë ndryshim nga raportimi i mëparshëm.Nga specialistet e Drejtorisë se Shkodrës njoftohemi, se nga hapja e portave të HEC-it të Shkopetit, është  përmbytur rruga ne Skuraj – Burrel,  aty ku ndahet rruga që shkon për në Peshkopi. Lartësia e ujit ka arritur 1 m.

Qarku Shkodër

Në disa akse të këtij Qarku ka probleme, siç  janë  Shkodër – Qafë Qele, ku ka shembje të trupit të rrugës, si dhe te Harku i Berdicës, ku ka prani të ujit si pasojë e hapjes së portave të HEC-it. Në të gjitha akset po punohet me forca dhe mjete për pastrimin e akseve.  Në aksin B. Curri – Valbonë, prurjet e shumta kanë gërryer një pjesë të rrugës.  Në vend ka prani të mjeteve dhe fuqi punëtore të shtuar te kontraktorit. Në këto momente rruga është hapur me një kalim.

Qarku Lezhë

Pas reshjeve  të shumta të shiu  gjate natës, në aksin Rrëshen – Fushë Arrëz, ka  bllokim në hyrje të tunelit të Gjegjanit dhe në  fshatin Gojan.  Po punohet për zhbllokimin e rrugës.
9 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Sarandë, vodhi 3 automjete; në pranga 35-vjeçari

Posted: 09 Nov 2016 01:00 AM PST

vjedhje-makinashPolicia ka arrestuar në flagrancë një shtetas për vjedhjen e 3 automjeteve. Në pranga ka rënë shtetasi shtetasi Marjo Sinani, 35 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i tij u bë në lagjen nr.1 Sarandë, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur me ndihmën e një mjeti prerës “thikë”, tre automjete të parkuara në këtë lagje.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, Policia ka gjetur disa sende të vjedhura në mjetet e mësipërme, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

9 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Durrës, 18-vjeçari rrëzohet nga biçikleta; përfundon në Spitalin e Traumës

Posted: 09 Nov 2016 12:55 AM PST

AKSIDENT-me-bicikleteNjë 18-vjeçar rrëzohet nga biçikleta, përfundon në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, rreth orës 17:30, në fshatin Arapaj, Durrës, ku shtetasi E.Z.18 vjeç, banues në Arapaj, Durrës, duke drejtuar në një pjerrësi të fortë mjetin biçikletë, pasi është përplasur me murin e një mobilierie është rrëzuar në tokë.

Për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin e Traumës,  Tiranë, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës për vlerësim si ngjarje aksidentale.

9 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Donald Trump zgjidhet presidenti i SHBA-ve: Të marrim në dorë fatet e vendit

Posted: 09 Nov 2016 12:51 AM PST

Trump PenceI mposhti të gjithë, fillimisht republikanët tradicionalë në garën brenda partisë së tyre, e më pas edhe demokratët në zgjedhjet presidenciale. Ky është Donald Trump, Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Manjati njujorkez i pasurive të paluajtshme ka befasuar me rezultatin e arritur duke siguruar 288 vota elektorale.  “Sapo mora një telefonatë urimi nga Hillary Clinton, – tha Trump pas daljes në podium. – Eshtë momenti të bashkohemi dhe të shërojmë plagën e ndarjes, është momeenti të marrrim fatin tonë në dorë. Do të jep presidenti i të gjithë amerikanëve”, – shtoi ai.

Por përveç marrjes së Shtëpisë së Bardhë, republikanët marrin kontrollin edhe të Senatit dhe të Kongresit në Amerikë. Donald Trump do të marrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë më 20 janar të vitit 2017 pas votimit në Kongres.

“Do të kërkojmë aleanca dhe jo konflikt në botë. SHBA-të do të mbështesin të gjithë ata që do të jenë dakord me politikën tonë, – tha Trump në fjalimin përshëndetës pas shpalljes sië president i SHBA. – Duke punuar së bashku do të ndërtojmë kombin tonë për të vijuar ëndërrën amerikane. E jona nuk ka qenë një fushatë, por një lëvizje e pabesueshme e ndërtuar nga miliona gra dhe burra që punojnë fort për vendin e tyre dhe që duan të ndërtojnë një të ardhme pë familjet e tyre. Një lëvizje e formuar nga amerikanë të të gjitha racave e besimeve dhe besoj qëduan të respektojnë qeverinë tonë që është në shërbim të popullit.

9 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Kush është Donald Trump?

Posted: 09 Nov 2016 12:50 AM PST

Donald Trump me te kuqePër shumë kohë përpara se të kthehej në kandidatin aq të pagjasë presidencial të Partisë Republikane, Donald Trump ishte miliarderi më i famshëm e piktoresk i Amerikës.

Pakkush do ta mendonte atëherë se njeriun me gojën pa fre një ditë, shumë pak do ta ndante nga Shtëpia e Bardhë. Skepticizmi i madh që ka rrethuar kandidaturën e Trump si nga kundërshtarët, ashtu dhe nga vetë pjesëtarë të partisë së tij, nuk buron vetëm nga platforma e shumë diskutuar e emigracionit, apo stili kaotik i fushatës.

Rrënjët e tij shtrihen deri në një të shkuar narcizizmi, grandomanie e papajtueshmërie. Më shumë edhe se vetë Ronald Reagan, Trump duket sikur është përgjatë gjithë kohës në aktrim: ai lëviz në rrjedhën e jetës me instinktet e dikujt që e di se vëzhgohet në çdo hap.

Nëse të gjitha qeniet njerëzore mund të quhen për nga vetë natyra e tyre aktorë socialë, Donald Trump në këtë drejtim i kapërcen të gjithë. Shumë pyetje janë ngritur mbi figurën e tij gjatë kësaj fushate. Mbi platformën që ka, mbi diturinë që duket se çalon, mbi gjuhën e përdorur që kthehet rëndom në temë diskutimesh të përflakura, apo edhe nivelin e rehatisë me dhunën politike. Po kush është në të vërtetë ky njeri? Si punon mendja e tij?

"Amerika është kthyer në vendgrumbullimi plehrash për problemet  e të gjithëve. Është e vërtetë, kur Meksika sjell njerëz këtej nuk dërgon më të mirët, nuk sjell njerëz si ju", tha Trump në një prej tubimeve të tij elektorale. Personaliteti i Trump është sa ekstrem, aq edhe i rrallë për një kandidat presidencial. Shumë njerëzve që e kanë takuar nga afër, qoftë për intervista, në ndonjë sallë debati, apo atyre që e kanë ndjekur në përballjet televizive, u është dukur i shushatur disi.

Profili i jetës së tij nuk është ai që pritet nga një president i Shteteve të Bashkuara: kontroversialiteti është në maje, dakordësia në nivelin më të ulët. Ashtu si George W. Bush, Bill Clinton apo Teddy Roosevelt, Trump e interpreton rolin e tij jetësor në një mënyrë shpërthyese dhe në aspektin social, dominuese. Është i palodhur, gjithë kohën në lëvizje, i paaftë të qëndrojë në një vend dhe fle shumë pak. Në kohë fushate, kandidatët janë shumë më aktivë se në normalitetin e tyre, por rrallëkush e shijon fushatën aq shumë sa miliarderi me flokë të çuditshme. Entuziazmin e 70-vjeçarit e dëshmojnë qartë disa prej mesazheve të tij në Twitter.

3:13 a.m., prill 12: "Uau, fantastik sondazhi i ri! New York, faleminderit shumë për mbështetjen tënde!".

4.22 a.m., 9 prill: "Bernie Sanders thotë se Hillary Clinton nuk ka kualifikimin e duhur për të qenë presidente. Nisur nga aftësia e saj për të marrë vendime, pajtohem plotësisht!!"

"Jam shumë i lumtur që Hillary fjalimin e vet e mbajti pikërisht poshtë Kullës Trump!!!", ishte një mesazh tjetër.

Trump po përjeton çdo moment të garës, me gjithë kthesat e vështira të saj. Kur Barbara Walters e pat pyetur në 1987-n nëse do t'i pëlqente që ta caktonin president të Shteteve të Bashkuara dhe jo të luftonte për atë post, Donald u përgjigj: Është gjuetia ajo që më pëlqen. Pëlqyeshmëria, tipar i domosdoshëm për një president amerikan, tek Trump prek pikën më të ulët.

Prillin e këtij viti, gjashtë ish-konkurrentë të reality show-t të tij "The Apprentice" dolën hapur kundër kandidaturës së Trump e mbajtën një konferencë shtypi në Nju Jork për të denoncuar atë që e quajtën një "fushatë seksizmi, ksenofobie, dhune e racizmi". Por qarkullon dhe një histori mbi manjatin kaq antipatik e takimin e tij  me një djalë të ri të sëmurë me kancer, adhurues i flaktë i "The Apprentice".

Ai priste shprehjen e famshme të show-t, "je i pushuar", por në këmbim mori një çek mijëra dollarësh dhe shënimin: "Shko kënaqu siç nuk ke bërë kurrë më parë!!". I suksesshëm si biznesmen, jo dhe aq si politikan, Donald ishte fëmija i katërt i manjatit të pasurive të patundshme Fred Trump.

Pavarësisht kamjes së madhe të familjes së tij, fillimisht i ishin rezervuar punët e nivelit më të ulët në kompaninë e të atit. Në moshën 13-vjeçare u dërgua në një akademi ushtarake ku filloi të sillej keq. Studimet i kreu në Universitetin e Pensilvanisë e u kthye në njeriun që dukej i destinuar të vazhdonte biznesin e të atit.

Vëllai i tij më i madh vdiq në moshën 43-vjeçare nga varësia prej alkoolit, çka e shtyu Donladin të shmangte pijet alkoolike dhe cigaret përgjatë gjithë jetës së vetë. Interesin për presidencën e shprehu që në 1987-n dhe në vitin 2.000 i hyri garës si kandidat i partisë reformatore. Pas 2008-s u kthye në anëtarin më të zëshëm të lëvizjes "Birther", e cila vinte në pikëpyetje lindjen e Barack Obamës në Shtetet e Bashkuara. Zyrtarisht, vendimin për të garuar për Shtëpinë e Bardhë në këto presidenciale e shpalli qershorin e vitit 2015.

9 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)/ Top Channel

Fitorja e Trump, Lu: Votë, jo për ndryshimin e marrëdhënieve SHBA- Shqipëri

Posted: 09 Nov 2016 12:40 AM PST

donald-lu-655x356Ambasadori i SHBA-së ka organizuar “mëngjesin amerikan” në hotel “Plaza”, për të pritur shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve Presidenciale në SHBA. Ai i cilësoi këto zgjedhje si një votë ndryshimi për SHBA-në. Fillimisht Lu, bëri një lutje për viktimat që humbën jetën një ditë më parë në Shqipëri për shkak të përmbytjeve. Më pas ai foli për Presidentin e ri, Donald Trump, duke thënë se kalimi i administratës nga demokratët te republikanët nuk do ndikojë raportet mes Shqipërisë dhe SHBA-së. Sipas marrëdhëniet mes dy vendeve do jenë të shkëlqyera.
"Unë kam disa versione të fjalimit tim sot këtu dhe mendoj që kjo është një gjë e mrekullueshme për demokracinë. Sepse ajo është e paparashikueshme, entuziazmuese që Shqipëria dhe amerikane e bashkëndajnë. Dhe nëse do hidhni sytë rreth e qark do të shihni që kemi ftuar shumë të rinj që të ishin pjesë e kësaj kampanje presidenciale.

Dhe për sa u kërkuam të rinjve? Sepse ju jeni me të vërtetë e ardhmja e kësaj demokracie. Demokracia është një gjë që na lidh së bashku si amerikanë dhe si shqiptarë. Ajo është e rrëmujshme dhe shpesh me polemika. Por në fund demokracia na garanton liritë që i vlerësojmë shumë. SHBA ka zgjedhur presidentin e 45-të, Donald Trump.

Këto zgjedhje ishin një votë për ndryshim në SHBA. Por nuk do të thotë ndryshim në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së. SHBA dhe Shqipëria kanë pasur marrëdhënie të ngushta si me republikanët ashtu edhe me demokratët. Jemi aleatë të NATO-s, partnerë në Afganistan, kemi qëndruar së bashku kundër agresionit rus në Ukrainë dhe pro pavarësisë së Kosovës. Këtë mëngjes dëgjuat nga President i zgjedhur Trump, se cili është përkufizimi i drejtë i demokracisë, “një kalim paqësor i pushtetit dhe vazhdimi i punës”.

Ndërsa SHBA doli nga zgjedhjet, Shqipëria po hyn në fushatë. Shqiptarët do të nisin një debat të gjatë që do kulmojë në zgjedhjet e qershorit. Populli shqiptar do të bëjë zgjedhje të mençura, ai do të debatojë mbi çështjet e pasojave dhe se ai do të vazhdojë të rrokë vlerat demokratike që e lidhin Shqipërinë me Europën dhe SHBA-të", tha Lu.

9 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 9 nëntor 2016

Posted: 08 Nov 2016 11:30 PM PST

horoskopi1-212DASHI

Në këtë ditë, yjet ju këshillojnë të jeni më shumë të disponueshëm, në përballjen ne çështje profesionale. Në aspektin afektiv, bëni kujdes me gjërat tuaja, pasi partneri mund t'ju kap në flagrancë!

DEMI

Do të keni një përmirësim ekonomik, falë aftësive tuaja, në një ngritje të re në detyrë, kjo për sa i përket anën profesionale. Në aspektin afektiv, strategjitë e tua të reja, do të rrëmbejnë një zemër tjetër sot.

BINJAKET

Yjet, ju japin mundësi mjaft të mirë sot, do të jeni i mbushur me energji pozitive, në fushën afektive, sidomos nëse jeni singëll, do të keni njohje të reja.

GAFORRJA

Në këtë ditë, do të ndiheni i lirë, pa ndonjë stres. Në kohë të lirë, do të veprosh me shumë qetësi, për të zgjidhur disa probleme personale.

LUANI

Do të keni një mundësi të mirë, për të shfaqur punën tuaj në aspektin profesional, pasi do të jepni ndihmën tuaj në një projekt të rëndësishëm.

VIRGJERESHA

Do të jeni i përqendruar sot tek një problem, të cilën keni vështirësi për ta zgjidhur. Në ambientin e punës do të jepni ide të reja. Në aspektin afektiv, përpiquni ta kënaqni partnerin tuaj duke qenë të ëmbël!

PESHORJA

Në ambientin e punës, nuk duhet të shqetësoheni se jeni në një gjendje pak stresuese, pasi arritjet tuaja do të sjellin përfitime të mira ekonomike!

AKREPI

Ndryshime të mëdha, do të vinë sot tek ju, në fushën profesionale. Në aspektin profesional, do të jeni të karrikuar nga ndjenjat, ato do të funksionojnë mjaft mirë, gjë që do të ndikojë në përmirësimin e marrëdhënieve me partnerin tuaj.

SHIGJETARI

Në këtë ditë, në aspektin afektiv, do të përgatiteni për tu përballur me partnerin tuaj, dhe kjo falë aftësive tuaja diplomatike. Në ambientin e punës, qëndroni i qetë dhe i sigurt në atë që bëni.

BRICJAPI

Sot do të gjendeni përballë, një rivaliteti që nuk do donit kur të ndodhte. Në aspektin afektiv, do të kaloni me partnerin tuaj një mbrëmje romantike.

UJORI

Do të jeni pak impulsiv sot, do të mendoni gjëra që nuk ekzistojnë në të vërtet, bëni kujdes me personat që doni! Në ambientin afektiv, një surprizë e bukur, do t'ju kënaq pa masë!

PESHQIT

Do t'i përkushtoheni më shumë sot, punës dhe familjes, pasi do të keni disa shqetësime të vogla, të cilat kërkojnë përqendrim! Në dashuri, partneri, do kënaqet vetëm nga sjelljet tuaja të ëmbla.

Amerikanët zgjedhin presidentin e ri; Hillary Clinton apo Trump?

Posted: 08 Nov 2016 01:50 PM PST

klintonMiliona amerikanë po votojnë të martën për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, që kulmon një fushatë të shoqëruar me shumë debate, mes demokrates Hillary Clinton dhe Republikanit Donald Trump.

Clinton, ish Sekretarja amerikane Shtetit, e cila shpreson të zgjidhet presidentja e parë e Shteteve të Bashkuara, votoi me bashkëshortin e saj, ish presidentin Bill Clinton, në një qendër votimi pranë shtëpisë së saj, në një lagje në periferi të Nju Jorkut.

Ajo tha se "ndjen përgjegjësi të madhe, nga fakti i rëndësisë së madhe që kanë këto zgjedhje për vendin dhe se do të bënte më të mirën e mundshme në se do të ketë fatin t'i fitojë zgjedhjet".

Trump, manjati i pasurive të patundshme, i cili kandidon për herë të parë për një post zyrtar, votoi me bashkëshorten e tij Melania, pranë shtëpisë së tyre, në një grataçielë të Nju Jorkut.

Ai tha se "është një nder i madh, madje i jashtëzakonshëm" që po votonte për veten e tij në postin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara.

Më parë, në një intervistë për televizionin Fox Neës, Trump e përshkroi fushatën presidenciale si një "proces të mrekullueshëm", gjatë të cilit ai ndeshi me aspiratat e papërmbushura të shumë amerikanëve. Trump tha se "kishte parë shumë ëndërra dhe shpresa të parealizuara, të cilat mund të ishin arritur nën udhëheqjen e duhur."

Zoti Trump pati thënë se ai do ta pranonte rezultatin e zgjedhjeve në se fiton. I pyetur menjëherë pasi votoi se ç'do të bënte në se televizionet njoftojnë fitoren e zonjës Clinton, Trump u shpreh: "Të shohim ç'do të ndodhë."

Fituesi i zgjedhjeve presidenciale do të bëhet presidenti i 45-të i SHBA, duke i zënë vendin presidentit Barack Obama, një mbështetës i fuqishëm i zonjës Clinton. Fituesi i zgjedhjeve do të hyjë në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar, kur sipas Kushtetutës amerikane, Presidenti Obama të largohet nga posti i tij.

Të dy kandidatët përfaqësojnë votues shumë të ndryshëm. Zonja Clinton i përket klasës politike në Uashington që prej 25 vjetësh: si Zonjë e Parë, senatore dhe më pas sekretare shteti për katër vjet. Zoti Trump, i cili ka ndërtuar grataçielë dhe kazino i ka tërhequr votuesit me mesazhin e tij si një njeri pa lidhje politike me Uashingtonin.

Anketat para zgjedhore kanë treguar se zonja Clinton gëzon mbështetjen e grave, hispanikëve, zezakëve dhe personave me arsim universitar. Ndërsa zoti Trump ka mbështetjen e burrave të bardhë nga shtresa e punonjësve, pa diplomë universitare dhe nga zonat rurale.

8 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

Kavajë, eksploziv banesës së një shtetasi, s’ka të lënduar

Posted: 08 Nov 2016 01:40 PM PST

policia-naten-2Një sasi eksplozivi e vendosur përpara derës së një banese ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në Kavajë.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 6, në derën e banesës së shtetasit D.K.

Nga shpërthimi nuk rezulton të ketë viktima, por vetëm dëme materiale thuajse të papërfillshme.

Agjentët e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

8 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Nepal, shitësja bukuroshe e perimeve pushton internetin

Posted: 08 Nov 2016 01:30 PM PST

A day in the life of the latest internet sensation, Kusum Shrestha aka 'Tarkariwali' caught on camera. 18-year-old Shrestha of Bhumlichowk VDC in Gorkha was famed overnight after photographs of her carrying vegetables to a market went viral on Facebook. Photo courtesy: FB

Pas djalit të çajit në Islamabad, vjen 'vajza e perimeve'. Quhet Kusum Shrestha, është 18 vjeçe dhe jeton në Nepal. Studion menaxhim në universitet, por gjatë pushimeve ndihmon prindërit e saj, që merren me agrikulturë.

A day in the life of the latest internet sensation, Kusum Shrestha aka 'Tarkariwali' caught on camera. 18-year-old Shrestha of Bhumlichowk VDC in Gorkha was famed overnight after photographs of her carrying vegetables to a market went viral on Facebook. Photo courtesy: FB
A day in the life of the latest internet sensation, Kusum Shrestha aka 'Tarkariwali' caught on camera. 18-year-old Shrestha of Bhumlichowk VDC in Gorkha was famed overnight after photographs of her carrying vegetables to a market went viral on Facebook. Photo courtesy: FB

Dhe pikërisht teksa transportonte një arkë me perime në treg është fotografuar dhe imazhi i saj është bërë menjëherë viral në internet, duke fituar simpatinë e shumë njerëzve.

8 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more