Skip to main content

“Michelle Obama, kopertina e fundit si Zonjë e Parë” plus 9 more Lajmet

“Michelle Obama, kopertina e fundit si Zonjë e Parë” plus 9 more Lajmet


Michelle Obama, kopertina e fundit si Zonjë e Parë

Posted: 12 Nov 2016 12:44 PM PST

Për të përshëndetur Zonjën e Parë, revista Vogue Amerika ka zgjedhur ta vendosë në kopertinë . Në fund të fundit, kjo qe e para revistë që e kishte nxjerrë në faqe të parë kur bashkëshorti i saj u zgjodh president i Shteteve të Bashkuar të Amerikës. Michelle Obama shfaqet në formë të shkëlqyer, me një fustan të bardhë të Carolina Herrera, që i rri shumë bukur falë edhe elegancës së padiskutueshme.

mi1

"Mund të kisha kaluar 8 vjet duke bërë gjithçka do të dëshiroja, – ka rrëfyer në intervistën për revistën Michelle Obama. – Mund të isha fokusuar tek lulet, dekorimet, sepse çdo Zonjë e Parë arrin ta përcaktojë vetë rolin e saj. Nuk ka asnjë autoritet ligjor para të cilit të duhet të përgjigjesh; nuk je ti ajo që është zgjedhur. Dhe kjo është një dhuratë e mrekullueshme lirie".

mi2

Me profesion avokate, Michelle e vendosi të linte mënjanë profesioni e saj për t'ju përkushtuar promovimit të një stili të shëndetshëm jete, sidomos për të rinjtë amerikanë dhe arriti madje të bëhej një ikonë e modës, duke veshur shpesh fustane të stilistëve aspak të njohur, por që arritën të bëhen të famshëm falë Zonjës së Parë. Vogue vendosi të pyeste vetë Obamën se si e kishte luajtur rolin e Zonjës së Parë bashkëshortja e tij.

mi3

"Ishte e jashtëzakonshme, si gjithmonë; brilante, argëtuese, bujare. Ende pyes veten se për çfarë motivi u martua me mua. Njerëzit e deshën sepse ishte një nënë e gjendur, një mike e mirë. Ajo nuk ka frikë të thotë atë që mendon, madje edhe të tallet", tha Presidenti.

12 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Michelle Obama, kopertina e fundit si Zonjë e Parë appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Izraeli kalon në avantazh ndaj Shqipërisë me penallti. Gjimshiti del me të kuqe

Posted: 12 Nov 2016 12:36 PM PST

Në Elbasan Arena po luhet ndeshja Shqipëri-Izrael, e vlefshme për Botërorin Rusi 2016.

Skuadra izraelite ka kaluar në avantazh ndaj Shqipërisë, në minutën e '18 nga pika e penalltisë. Faulli i shkaktuar nga Berat Gjimshiti e largoi atë me karton të kuq…

12 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Izraeli kalon në avantazh ndaj Shqipërisë me penallti. Gjimshiti del me të kuqe appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Horoskopi – 12 nëntor 2016

Posted: 12 Nov 2016 12:36 PM PST

DASHI

Do të pranoni lehtësisht idetë dhe vendimet e të tjerëve duke mos u shfaqur agresivë. Nëse nuk e keni vendosur akoma se çfarë do të bëni gjatë ditës, organizoni një mbrëmje intime për vete e partnerin tuaj.

DEMI

Nëse mendoni të ndryshoni vendin e punës, prisni derisa të merrni një propozim interesant. Mos merrni vendime të nxituara që mund të rëndojnë shumë në jetën tuaj sociale e gjendjen ekonomike.

BINJAKET

Do të jenë të favorizuara si raportet në çift, ashtu edhe me ortakët tuaj. Nëse ndonjë telash i vogël mund t'ju shkaktojë probleme diskutoni hapur me partnerin për të gjetur zgjidhje.

GAFORRJA

Nëse keni ndonjë dyshim, do të thotë se keni mjaft okazione midis të cilave duhet të zgjidhni më të përshtatshmen. Si në çështjen e ndjenjave ashtu edhe në çështjet praktike mund ti përmbaheni fort realitetit pa u udhëhequr nga ëndrrat.

LUANI

Kini kujdes të mos punoni shumë me fantazi. Vazhdoni të hidhni hap pas hapi. Me kapriçot tuaja do të përfundoni duke u humbur durimin edhe atyre që deri më tani ju kanë qëndruar pranë.

VIRGJERESHA

Do të jetë një moment magjik për ju dhe shoqërinë tuaj. Mos nguroni të shfaqni ato çka dëshironi të bëni, pasi ndihma dhe përkrahja e tyre nuk do të mungojë.

PESHORJA

Nëse keni në mendje ndonjë shpenzim impenjativ, bëjini mirë llogaritë më përpara. Mos u hiqni indiferentë përpara nevojave të të tjerëve, pasi çdokush ju ka ofruar ndihmën e vet atëherë kur keni pasur nevojë.

AKREPI

Një mik mjaft i ngushtë do ju besojë problemet e veta, duke bërë që të kaloni një ditë jo shumë të qetë. Dashuria juaj ju mbron nga pjesa tjetër e botës, prandaj mos hezitoni ti përkushtoheni.

SHIGJETARI

Do të ndjeheni në formë e nuk do të hezitoni t'u bëni surpriza miqve tuaj. Do të ndërtoni raporte të konsoliduara e plot emocione me ata që do ju rrethojnë.

BRICJAPI

Do të mundoheni të tërhiqni vëmendjen e dikujt që vlen por jo gjithmonë do të përshtatni teknikën më të mirë. Paqartësia do të jetë armikja juaj sot, prandaj informohuni përpara se të vendosni.

UJORI

Do të nevrikoseni për hiç mos gjë e, duke bërë që askush të mos e kuptojë sjelljen tuaj. Mbase e vërteta është se nuk dëshironi të pranoni propozimet që ju kanë bërë, e kërkoni çfarëdolloj justifikimi për ta shtyrë.

PESHQIT

Do të merrni një telefonatë a një vizitë që do ju gëzojë. Lejojini partnerit që t'ju ngrejë lart moralin me humorin dhe argëtimet e tij.

Keni lexuar: " Horoskopi – 12 nëntor 2016 appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Basha: Shqiptarët e përmbytur, Rama në luks. Kjo është kriminale

Posted: 12 Nov 2016 12:35 PM PST

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vizitoi zonat e përmbytura në Lezhë. Së bashku me kryetarin e Bashkisë zotin Fran Frrokaj, lideri i opozitës pa nga afër situatën në Spiten, ku gjendja është kritike dhe në përkeqësim. Banorët janë braktisur në mëshirë të reshjeve që vazhdojnë pa pushim, ndërsa qeveria është zhdukur në drejtim të paditur.

Banor: Me na ndihmue se na jemi në gradën e fundit. Ne nuk kemi çfarë bëjmë tjetër, o me ik, ose me ju lut Zotit se me këtë qeveri që kemi ne nuk kem pse i lutena. Ai nuk pranon, ai tallet me njerëzit, bë me ardh ai këtu tallet me mue. Si Kryeministër shkarravinë është.

Basha: Ai nuk vjen këtu, ka shku në Amerikë për ekspozitë.

Banor: Është përmbyt tanë Shqipëria, ai shkon atje.

Basha: Ai nuk do me ja dit as për ju, as për për ata që thua ti, të tjerët. As për demokratë, as për socialistë, ai donë me ja ditë vetëm për veten e tij. Në kulmin e kësaj situate, kësaj katastrofe ku qindra hektarë janë përmbyt, qindra shtëpi janë përmbyt, ka pasur viktima, ai kërcet dhe ikën për ekspozitat e veta. Kjo është gjendja e jashtëzakonshme. Nuk e shpall gjendjen e jashtëzakonshme sepse nuk do të dëmshpërblejë dëmet që i janë shkaktuar banorëve nëpër shtëpija, nëpër fusha e kudo tjetër. Situata është shumë e rëndë. Këtu jemi për t'ju thënë që edhe në ditë të vështira bashkë jemi e bashkë do të jemi, nuk ju lëmë vetëm.

Banor: Të lutem shumë kur të vish ne qeveri Bordi i Kullimit ose ti kalojë shtetit, nesër e jotja si qeveri, ose ti kalojë komplet bashkisë dhe jo njëri i nënës dhe tjetri i njerkës e të zihena nesër.

Kryebashkiaku Frrokaj tha se bashkia Lezhë e ka të pamundur ta përballojë situatën, pasi qeveria i ka dhënë zero fonde. Por fondet nuk kanë as për bordet e kullimit, tha Frrokaj pasi nuk janë prioritet i qeverisë.

Fran Frrokaj: Mesa duket problemi është krejt lart dhe vetëm lart sepse fondet janë gjithandej shumë të rrezikuara, edhe bordi i kulimit po edhe bashkisë. Sidomos bashkia është "out" fare sepse ne kemi kanalet e dyta dhe të treta dhe kanali i parë dhe hidrovori vazhdon të jenë nën varësi të Bordit të Kullimit. Ka një farë diskordance, është edhe problemi i mosfunksionimit të hidrovoreve të energjisë elektrike.

Kreu i opozitës i kërkoi qeverisë të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, të nis shpërndarjen e ndihmave për banorët dhe të zbresë në terren pranë qytetarëve.

Basha: Gjendja është alarmante, flet vetë. Ja shikoni se si përparon njolla e përmbytjes. Asnjë autoritet qeveritar nuk është i pranishëm. Kryeministri ka braktisur njerëzit, ka braktisur të përmbyturit dhe ka shkuar për shtatë palë qejfe të kridhet për lukset e ekspozitave të veta personale. Unë i bëj thirrje autoriteteve; të dislokohen urgjentisht në zonën e përmbytur, të shpallet gjendja e jashtëzakonshme, ti vihen në ndihmë qindra familjeve që janë të rrethuara nga uji, të mos ndalojnë për asnjë çast hidrovohet, të mos fiken pompat dhe të ndizen vetëm kur vjen kryetari i opozitës, të disolokohen mjetet për të hapur rrugët, të vihen në dispozicion të gjitha kapacitetet e OSHEE-së për vendet ku mungon energjia elektrike dhe të fillojë shpërndarja e ndihmës ushqimore dhe mjeteve të tjera aty ku përmbytja ka dëmtuar në mënyrë të pariparueshme shtëpitë dhe e ka bërë të pamundur që të kalojnë natën në shtëpitë e tyre. Shqiptarët e përmbytur, ai në luks. Kjo është e papranueshme, kjo është kriminale.

12 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Basha: Shqiptarët e përmbytur, Rama në luks. Kjo është kriminale appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

The Voice of Albania, nga Janari në ekranin e Top Channel

Posted: 12 Nov 2016 12:12 PM PST

Në pritje të "talent show" më të përfolur në vend dhe me kalimin e ditëve për fillimin e programit, rritet ndjeshëm dhe kurreshtja për detajet e tjera të spektaklit, i cili pritet të fillojë në Janar.

'The Voice of Albania' ekskluzivisht për ju, zbulon spotin zyrtar të edicionit të gjashtë, i cili pasqyron qartë grintën dhe dëshirën e trajnerëve për të zbuluar talentet e rinj të Shqipërisë.

Argëtues, emocionues, artistik dhe mjaft i bukur, spoti i përshtatet spektaklit më të përfolur të momentit, ku pjesë e tij do të jenë artistë të afirmuar të vendit tonë si; Alban Skënderaj, Rona Nishliu, Besa dhe Xuxi.

Nuk mbetet asgjë tjetër përveçse të presim fillimin e spektaklit. 'The Voice' në Top Channel, do të vijë në Janar me shumë surpriza për ju…

'The Voice of Albania' së shpejti në Top Channel!

12 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " The Voice of Albania, nga Janari në ekranin e Top Channel appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Vajza merr nga nëna shenjën e trashëguar në katër breza

Posted: 12 Nov 2016 11:41 AM PST

Si e ëma dhe e bija. Brianna Worthy, nëna 23-vjeçare nga Karolina e Jugut trashëgoi tek vajza e saj nishanin e rrallë që e ka shoqëruar edhe atë vetë gjithë jetën; një tufë të bardhë flokësh në pjesën e përparme të tyre. Kjo shenjë e veçantë me të cilën lindi vajza e saj, është e njëjtë me atë që ajo vetë ka trashëguar nga nëna e saj dhe kjo e fundit nga e ëma.

Tufa e flokëve të bardhë është rezultat i një sindrome të quajtur Poliosis, që shkaktohet nga mungesa e pigmentit në atë zonë të flokëve.

nena1

Ndërsa Brianna mirëpret komentet e sjellshme dhe pyetje e kalimtarëve kuriozë, ajo pranon se ky tipar unik ka gjithashtu edhe anën e vet të errët.

"Kur kam qenë fëmijë shpesh kam rënë pre e fyerjeve. Por unë dua ta rris vajzën time duke e bërë të kuptoj se është e bukur dhe e veçantë dhe të mos dëgjojë se çfarë komentesh mund të bëjnë njerëzit e këqij", thotë 23-vjeçarja.

12 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Vajza merr nga nëna shenjën e trashëguar në katër breza appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Humbja e tretë në grup, Kosova mposhtet nga Turqia 2-0

Posted: 12 Nov 2016 11:34 AM PST

Tjetër humbje për Kosovën. Në një sfidë të nivelit të lartë të vështirësisë, përfaqësuesja më e re e kontinentit u mposht 2-0 nga Turqia në Antalya Arena, në një përballje ku dardanët dhanë sërish sinjale pozitive, edhe pse rezultati konfirmon se rruga drejt ngritjes në nivelet më të larta është e mundimshme.

Me Bernard Berishën që nuk ja doli dot të riaftësohej në kohë, Albert Bunjaku e niste me Herolind Shalën titullar që sëbashku me Zenelin dhe Rashicën formonte treshen që mbështeste sulmuesin e vetëm Vedat Muriqi. Në krahun tjetër Turqia e Fatih Terim e niste sfidën me Burak Yilmaz në majën e sulmit dhe Arda Turan, Hakan Calhanonglu e Volkan Sen pas tij. Në Antalya Arena sfida nisi me një pretendim për penallti të vendasve për një mbajtje të Burak Yilmaz nga ana e Amir Rrahmanit por gjyqtari lejoi vazhdimin e lojës. Në të 7-ën tentativa nga larg e Valon Berishës nuk solli asnjë rrezik. Në minutat në vazhdim sfida foli e gjitha për Turqinë. Në të 18-ën Ujkani dhe shtylla shpëtuan Kosovën pas një goditjeje me kokë të Arda Turan. Në të 25-tën Volkan Sen me një goditje shumë të bukur dogji në kohë mbrojtësit e Kosovës por gjeti në rrugën e tij drejt golit një super Samir Ujkani që me një ndërhyrje fantastike mbajti portën të paprekur. 2 minuta më pas portieri i përfaqësues më të re të Europës, devijoi në këndore tentativën nga larg të Calhanonglu. Gjithcka u kthye në një monolog mes sulmuesve turqë dhe Ujkanit që të 30-ën bëri një tjetër ndërhyrje shpëtimtare pas një gjuajtjeje potente të Calhanonglu nga një goditje standarde. Në të 36-ën Enis Alushi u ndëshkua me karton të verdhë duke humbur ndeshjen e ardhshme ndaj Islandës.

Në të 40-ën ishte sërish Ujkani heroi Kosovës, ndërsa Burak Yilmaz nuk gjeti kuadratin në tentativën e tij me kokë, 5 minuta më pas. Por në momentin më të mirë të Turqisë skuadra e Albert Bunjakit kishte shansin ideal për të kaluar në avantazh. I pafat, Valon Berisha në minutën e parë shtesë të fraksionit të parë. Aksion model i Kosovës që me një kundërsulm të shpejtë gjeti të papërgatitur mbrojtjen vendase por autori i golit të vetëm të Dardanëve në këto eliminatore i shërbyer nga Rashica goditi shtyllën nga një pozicion shumë i volitshëm. Shpresat e Kosovës për të dalë me pikë nga kjo përballje shumë e vështirë, u shuan në harkun e 10 minutave në pjesën e dytë. Në të 51-ën Burak Yilmaz theu më në fund rezistencën e kapitenit Ujkani duke kaluar në avantazh formacioni ne Fatih Terim. Pas një topi të marrë nga sapofuturi në fushë Yunus Malli, Yilmaz me një veprim të bukur i shpëtoi mbulimit të Rrahmanit për të zhbllokuar shifrat.

Nuk kaloi shumë dhe Kosova pësoi edhe golin e dytë. Sërish protagonist Burak Yilmaz që këtë herë u ndal nga traversa por për fatin e keq të Kosovës topin e kthyer në lojë e dërgoi në rrjetë Volkan Sen. Që nga ky moment skuadra e Bunjakit filloi ta hidhte më shumë vështrimin drejt portës së Babaxhan por pa arritur të shënojë qoftë edhe një gol. Në të 60-ën, një krosim i Rashicës i devijuar nga Kaldirim për pak sa nuk befasoi portierin e vendasve Babaxhan. Pak çaste më vonë ky i fundit ndali edhe tentativën me kokë të Rrahmanit ndërsa në të 80-ën i pavlefshëm goli i Vedat Muriqit për një pozicion jashtë lojë të Valon Berishës. Në Antalya përfundoi gjithçka me suksesin 2-0 Turqisë që mori fitoren e parë në këto eliminatore ndërsa për përfaqësuesen e Kosovës kjo ishte humbja e 3-t radhazi në grupin I pas barazimit në ndeshjen e parë ndaj Finlandës.

12 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Humbja e tretë në grup, Kosova mposhtet nga Turqia 2-0 appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Izraelitët stërviten në katin e 23 të hotelit

Posted: 12 Nov 2016 10:09 AM PST

Masat ekstreme që i paraprinë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Izraelit e vlefshme për eliminatoret e Botërorit Rusi 2018 nuk ishin parë ndonjëherë në vendin tonë, as me superndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë pas trazirave të ndodhura në Beograd.

Faktin që sigurua është e para dhe kryesorja në këtë ndeshje e dëshmon më së miri edhe kjo foto e postuar në faqen e Facebook të federatës izraelite të futbollit, ku shihen lojtarët e kombëtares izraelite duke u stërvitur në katin e 23 të hotelit ku u akomoduan pas mbërritjes në Tiranë.

"Kjo është stërvitja e mbajtur më lart se asnjëherë tjetër. Kati 23, Tirana, me një pamje mahnitëse dhe shi", shkruhet bashkë me foton.

12 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Izraelitët stërviten në katin e 23 të hotelit appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Tri vajzat e Silvester Stallone do të ndajnë ‘Miss Golden Globes’ 2017

Posted: 12 Nov 2016 09:38 AM PST

Tri vajzat e Silvester Stallone, Sophia, 20, vjeçe; Sistine, 18 vjeçe dhe Scarlet, 14 vjeçe kanë marrë titullin Miss Golden Globe 2017 të cilin mesa duket duhet ta ndajnë mes tyre.

stalone1

Ka qenë kreu i Shoqatës së Shtypit të huaj të Hollywood, Lorenzo Soria, i cili bëri me dije lajmin se për herë të parë do të ketë tri Miss Golden Globes për 2017 dhe ato janë pikërisht vajzat e 'Rocky'.

stalone2

Aktori hollivudian, Stallone, 70 vjeç është shprehur shumë krenar për vajzat e tij, duke ia lënë të gjitha meritat e rritjes dhe edukimit të tyre, bashkëshortes së tij, ish-modeles Jennifer Flavin.

12 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Tri vajzat e Silvester Stallone do të ndajnë 'Miss Golden Globes' 2017 appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Donald Trump heq dorë nga rroga 400 mijë dollarëshe e presidentit

Posted: 12 Nov 2016 09:08 AM PST

Presidenti i zgjedhur republikan, Donald Trump ka thënë se nuk do ta pranojë rrogën e presidentit. Pyetja ka dalë në pah pas shqetësimeve se çfarë do të ndodhë me të ardhurat e tij pasi u zgjodh presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një komunikim në Twitter në shtator 2015, Trump është shprehur: "E para gjë që do të bëj nëse do të zgjidhem president është se nuk do ta pranoj rrogën. Në rregull? Kjo nuk është ndonjë gjë e madhe për mua. Nëse ky është shqetësimi, nuk do të marr asnjë dollarë nga rroga nëse zgjidhem president", është shprehur Trump, duke shtuar se e ka financuar plotësisht vetë fushatën e tij.

12 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Donald Trump heq dorë nga rroga 400 mijë dollarëshe e presidentit appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more