Skip to main content

Mesazhi.com: “Veseli merr mbështetjen e Hungarisë për vizat dhe 150 milionë euro projekte” plus 9 more

Mesazhi.com: “Veseli merr mbështetjen e Hungarisë për vizat dhe 150 milionë euro projekte” plus 9 more


Veseli merr mbështetjen e Hungarisë për vizat dhe 150 milionë euro projekte

Posted: 03 Nov 2016 10:38 AM PDT

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, është pritur me nderimet më të larta shtetërore gjatë vizitës zyrtare në Hungari, me ftesë të homologut Laszlo Kover. Në takim me me kryeparlamentarin hungarez, Veseli diskutoi për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe për rrugën e integrimeve evropiane të Kosovës, njofton kumtesa.

Kryeparlamentari kosovar theksoi se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara për liberalizimin e vizave dhe është e padrejtë që qytetarët kosovarë të vazhdojnë të mbeten të izoluar, vetëm për shkak të mos miratimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Në njoftimi, thuhet se, Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Hungarisë, Laszlo Kover, i ofroi mbështetje të plotë kryeparlamentarit Veseli dhe e siguroi se Hungaria mbështet heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, ndërsa u zotua se do të kërkojë përkrahje për liberalizim të vizave për kosovarët edhe nga vendet tjera evropiane.

Kover tha se Hungaria është e gatshme ta ndihmojë Republikën e Kosovës në rrugën e integrimeve evropiane dhe në aspektin e thellimit të bashkëpunimit ndërparlamentar, me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit më të madh bileteral mes vendeve.

Gjatë qëndrimit në Budapest, kryeparlamentari Veseli është pritur në takime të ndara edhe nga zëvendëskryeministri Zsolt Semjen dhe nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szijjarto, me të cilët ka diskutuar për bashkëpunimin ekonomik mes Kosovës dhe Hungarisë.

Në këto takime, kryeparlamentarit Veseli i është ofruar gatishmëria e shtetit hungarez që të ofrojë financime të projekteve në Kosovë në vlerë prej rreth 150 milionë euro, thuhet me tej në njoftim.

Këto mjete të ofruara si kredi të buta me gati zero interes, pritet të investohen në fushën e bujqësisë, rehalbilitimit të liqenit të Batllavës, ndërtimin e stadiumit olimpik për përfaqësuesen e Kosovës në futboll, si dhe projekte për menaxhimin infrastrukturor të komunikacionit rrugor në Kosovë.

Kryeparlamentari kosovar tha se do të finalizojnë shumë shpejt të gjitha projektet e ofruara dhe do të nisin investimet në fushat e cekura, që janë me interes për të rinjtë kosovarë, në fushën e sportit, por edhe për zhvillimin ekonomik përmes investimeve në bujqësi.

Kryetari Veseli tha me këtë rast se shteti i Kosovës ka interes të thellimit të bashkëpunimit ekonomik me Hungarinë dhe ftoi investitorë hungarezë që të investojnë në Kosovë.

The post Veseli merr mbështetjen e Hungarisë për vizat dhe 150 milionë euro projekte appeared first on Mesazhi.com.

Thaçi takon familjarët e të pagjeturve serbë

Posted: 03 Nov 2016 10:24 AM PDT

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot përfaqësuesit e familjeve të të pagjeturve të serbëve të Kosovës, me të cilët ka biseduar për problemin e të pagjeturve në përgjithësi dhe për mundësitë që sa më parë të zbardhet fati i të gjithë të pagjeturve.

Ai që ka qenë për dy mandate në krye të ekzekutivit, ndërsa mandatin e tretë në Qeveri e ka lënë në gjysmë për të vazhduar nga pozita e zëvendëskryeministrit e ministrit të Punëve të Jashtme për të marrë detyrën e presidentit të vendit, u shpreh se çështja e të pagjeturve është çështje humanitare dhe duhet të zbardhet sa më parë.

"Fati i të gjithë të pagjeturve, pa dallim etnie, duhet të zbardhet sa më parë. Ky është edhe parakusht për drejtësi dhe për pajtim të sinqertë mes popujve", u shpreh presidenti Thaçi.

Përfaqësuesit e familjarëve u pajtuan me presidentin Thaçi, që kjo të bëhet një nga temat kryesore edhe në dialogun në Bruksel.

"Duhet që kjo çështje të hapet edhe në Bruksel, në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, që të gjitha instancat, të gjitha institucionet, të punojnë që sa më parë të zgjidhet dhe të mbyllet kjo dhimbje dhe kjo vuajtje", përfundoi presidenti Thaçi.

The post Thaçi takon familjarët e të pagjeturve serbë appeared first on Mesazhi.com.

Pacolli: AKR ka plan konkret për punësimin e 80 mijë qytetarëve çdo vit

Posted: 03 Nov 2016 10:16 AM PDT

Në vazhdën e praktikave të bashkëbisedimit me qytetarët e Kosovës për zhvillim ekonomik dhe punësim, Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, sot në prani të qindra qytetarëve dhe përfaqësuesve të bizneseve në Pejë, ka folur për mundësitë e ndryshimit të situatës aktuale ekonomike dhe politike në vend.

Presidenti i AKR-së ka folur për problemet esenciale me të cilat ballafaqohet shoqëria kosovare, duke u fokusuar veçanërisht në çështjen e papunësisë si dhe në mungesën e investimeve kapitale.

Ndër të tjera ai ka thënë është në gjendje të bëj kontratë me qyetatarët për ngritje të ekonomisë për 10% ndërsa ka premtuar 80 mijë vende të reja të punës.

“Unë sot ju garantoj, jam në gjendje të bëj edhe kontratë publike me qytetarë, se AKR-ja do të mundësojë ngritje ekonomike për 10 përqind qysh në fillim të qeverisjes, vetëm kështu mund të krijohen vendet e punës. Ne sot kemi rreth 70 përqind nepotizëm në qeverinë qendrore, ndërsa nëpër Komuna është edhe më keq. Tokat dhe të gjitha resurset që keqtrajtohen sot, janë prona dhe djersë e qytetarëve" ka thënë Pacolli.

The post Pacolli: AKR ka plan konkret për punësimin e 80 mijë qytetarëve çdo vit appeared first on Mesazhi.com.

Egjipti në krizës së thellë ekonomike

Posted: 03 Nov 2016 10:10 AM PDT

Me ndryshimin e qeverisë dhe politikave ekonomike gjatë viteve të fundit në Egjipt, zvogëlimin e të ardhurave nga Kanali i Suezit, si dhe rënia e numrit të turistëve deri në 70 për qind ka sjellë këtë vend buzë katastrofës ekonomike.

Sipas analizave të gazetarit të AA-së, rënia e rezervave valutore në Egjipt ka rezultuar me rënien e monedhës egjiptiane krahasuar me dollarin.

Gjatë vitit të kaluar në tregun e lirë vlera e dollarit amerikan arrinte tetë paundë egjiptian, ndërsa tani është 17. Për të ndaluar rritjen e dollarit, Qeveria egjiptiane para tre muajve mbylli të gjitha pikat e këmbimit të monedhës, dhe kjo solli deri te formimi i tregut të zi të dollarit. Rritja e dollarit solli edhe deri te rritja e çmimeve të produkteve esenciale ushqimore në Egjipt, edhe atë për 100 për qind.

The post Egjipti në krizës së thellë ekonomike appeared first on Mesazhi.com.

EULEX për Trepçën: Nuk ndërhyjmë në vendimet e Gjykatës Kushtetuese

Posted: 03 Nov 2016 10:09 AM PDT

Pas njoftimit se Gjykata Supreme ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese vlerësimin e Ligjit për Trepçën, pasi një gjyqtar ndërkombëtar pretendon se ai është antikushtetues, EULEX ka sqaruar kërkesën e këtij gjyqtari.

Përmes një përgjigje për Insajderin, zyrtarja për Informim në EULEX Besa Domi, tha se ky mision nuk ndërhynë në vendimet e Gjykatës Kushtetuese, por siç thotë ajo gjyqtari ndërkombëtarë ka kërkuar më shumë sqarime, deri sa të publikohet i plotë vendimi.

"Kjo kërkesë e këtij gjyqtari ka të bëjë me një rast të caktuar për të cilin pritet të nxirret vendimi gjyqësor në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, i cili i ishte deleguar gjyqtarit në fjalë", tha Domi.

Sipas Domit, gjyqtari ndërkombëtar ka vepruar në kuadër të autorizimeve ligjore të tij të përcaktuara në Kushtetutë dhe se kërkesa e tij nuk ka lidhje me kërkesat e mëhershme të Listës Serbe për kushtetutshmërinë e Ligjit për Trepçën.

"EULEX-i thekson se pavarësia e Gjykatës Kushtetuese, si autoriteti gjyqësor më i lartë për të vendosur lidhur me çështjet kushtetuese, është jashtëzakonisht e rëndësishme", tha Domi për Insajderin.

Gjatë ditës Dhoma e Veçantë e Gjykatës Supreme njoftoi se i është drejtuar Kushtetueses me një kërkesë pasi që një gjyqtarë i EULEX-it, duke mbrojtur kërkesat e paditësit të ndërmarrjes Trepça, ka arritur në përfundim se ligji është antikushtetues për dy arsye, që sipas tij janë të bazuara në të drejtën që e garanton pronën.

Ai pretendonte se ligji ka efektin e një shpronësimi pa kompensim në dëm të paditësit dhe se shpronësimi i pjesshëm kryhet në dobi të personave privat pa ndonjë arsyetim.

Menjëherë reagoi edhe Qeveria e Kosovës, duke thënë se ky ligj nuk mund të kontestohet për nga ana Kushtetuese nga ndonjë gjyqtar Dhomës së Posaçme.

The post EULEX për Trepçën: Nuk ndërhyjmë në vendimet e Gjykatës Kushtetuese appeared first on Mesazhi.com.

Përmbyten dy anije me refugjatë në Mesdhe, 239 të vdekur

Posted: 03 Nov 2016 07:06 AM PDT

Zëdhënësi i Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM), Joel Millman, njoftoi se si pasojë e përmbytjes së dy anijeve me refugjatë në ujërat mes Libisë dhe Italisë në Detin Mesdhe jetën e kanë humbur 239 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Millman, në deklaratën për gazetarin e AA-së tha se ”Si pasojë e përmbytjes së dy anijeve me refugjatë në ujërat mes Libisë dhe Italisë në Mesdhe kanë vdekur 239 persona”.

Ai bëri të ditur se numri i refugjatëve që kanë humbur jetën në Mesdhe këtë vit është rritur në 4.220.

Me rritjen e shpejtë të numrit të refugjatëve të vdekur në fatkeqësitë në përpjekjen për të kaluar në Evropë, Mesdheu u shndërrua në një varrezë të madhe.

The post Përmbyten dy anije me refugjatë në Mesdhe, 239 të vdekur appeared first on Mesazhi.com.

Lirohet nga burgu Hilmi Kelmendi

Posted: 03 Nov 2016 05:36 AM PDT

Hilmi Kelmendi është liruar nga paraburgimi. Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i MPJ-së, Bashmir Xhemaj.

Ai ka thënë se Kelmendi është liruar sot nga qendra e mbajtjes dhe se tani është duke i kryer procedurat paraprake.

Xhemaj ka shtuar se Hilmi Kelmendi në orët e mbrëmjes pritet të arrijë në Kosovë.

Kelmendi është arrestuar të premten e kaluar në Beograd nga autoritetet serbe./

The post Lirohet nga burgu Hilmi Kelmendi appeared first on Mesazhi.com.

Kushtetuesja pranon se Supremja i ka dorëzuar kërkesën për shfuqizimin e ligjit për Trepçën

Posted: 03 Nov 2016 04:42 AM PDT

Një gjyqtar i vetëm i Kolegjit të shkallës së parë të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, nga EULEX-i ka thënë se Ligji për Trepçën është antikushtetues. Me këtë rast, Supremja i ka dërguar kërkesë Gjykatës Kushtetueses për ta shfuqizuar Ligjin për Trepçën.

"Kjo kërkesë tashmë është dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese dhe ajo do të procedohet dhe do të shqyrtohet si edhe çdo kërkesë tjetër e parashtruar në Gjykatë", thuhet në përgjigjen e Kushtetueses për Telegrafin.

Gjyqtari i EULEX-it ka arritur në përfundim se ligji është antikushtetues për dy arsye të ndryshme, që të dyja të bazuara në të drejtave themelore që e garantojnë pronën (neni 46 i Kushtetutës).

"Së pari, ligji ka efektin e një shpronësimi pa kompensim në dëm të paditësit, i cili është një kreditor i Trepçës. Së dyti, shpronësimi i pjesshëm kryhet në dobi të personave privat pa ndonjë arsyetim", thuhet në arsyetimin e tij.

The post Kushtetuesja pranon se Supremja i ka dorëzuar kërkesën për shfuqizimin e ligjit për Trepçën appeared first on Mesazhi.com.

Lista Serbe po bojkoton institucionet e Kosovës, por jo pagat dhe benefitet

Posted: 03 Nov 2016 02:04 AM PDT

Slobodan M.Vujiçiq, kryetar i Shoqatës dhe Unionit të Malazezëve në Kosovë, përmes një letre dërguar medieve u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të njohin realitetin dhe së bashku me të gjitha bashkësitë tjera etnike të ruajnë paqen e fituar dhe të ndërtojnë një Kosovë më të mirë dhe të begatë.

Kjo letër, siç thotë Vujiçiq, vjen pas "deklaratave të disa deputetëve, sidomos deklarata se 'marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve janë në nivelin më të keq'".

"Edhe pse ata janë betuar se do të kujdesen për pasurinë e përbashkët dhe do të punojnë në interes të të gjithë qytetarëve të tyre, Lista Serbe, me qasjen e vet negative po bën gjithçka për të destabilizuar situatën. Një sjellje e tillë e zyrtarëve të Listës Serbe është e papranueshme dhe nuk duhet të tolerohet", shkruan në letrën e tij përfaqësuesi i malazezëve në Kosovë.

Kjo, sipas tij, është një vazhdimësi e politikave të tyre , siç i quan ai, 'cirkuzanteske'.

"Lista Serbe po bojkoton institucionet, megjithatë, nuk po i bojkotojnë pagat dhe benefitet tjera nga institucionet e Republikës së Kosovës – fakt që portretizon karakterin e tyre amatoresk", ka shkruar më tej Vujiçiq.

Sipas tij, përpjekjet e tyre për t'i ikur realitetit është dëshmi e dobësisë dhe paaftësisë së tyre për të qenë përfaqësues të subjekteve të cilave ata i përkasin.

"Prandaj, ne i bëjmë thirrje serbëve të Kosovës që të shikojmë në faktet dhe jo deklaratat e pabaza, të cilat u shkaktojnë dëm pikërisht serbëve nga Kosova. Kjo është arsyeja pse ne duam të besojmë se serbët e Kosovës do të njohin realitetin dhe se së bashku me të gjitha bashkësitë tjera etnike të ruajnë paqen e fituar dhe do të punojnë për të ndërtuar një Kosovë më të mirë dhe të begatë", thuhet në letrën e Vujiçiq.

The post Lista Serbe po bojkoton institucionet e Kosovës, por jo pagat dhe benefitet appeared first on Mesazhi.com.

Gjyqtari i EULEX-it: Ligji për Trepçën është antikushtetues

Posted: 03 Nov 2016 02:02 AM PDT

Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme përmes një njoftimi ka bërë të ditur se pas shpalljes, ligji për Trepçën ka hyrë në fuqi.

Mirëpo një gjyqtar i vetëm i kolegjit të shkallës së parë i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, nga EUELX-i, thotë se Ligji për Trepçën është antikushtetues.

"Pas shpalljes, Ligji Nr. 05/L -120 për Trepçën ka hyrë në fuqi. Ligji i nxjerrë asetet e vlefshme nga NSH Trepça dhe i bartë ato pa kurrfarë kompensimi te një shoqëri e sapo krijuar aksionare, nga të cilat 80% e aksioneve janë në pronësi të shtetit, 20% në pronësi private. Aksionarët i marrin aksionet falas. Shoqëria aksionare as nuk i merr përsipër obligimet që i ngarkohen NSH-së Trepça e as nuk garanton për to", thuhet në njoftimin e DHPGJS-së.

Më tej Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, ka bërë të ditur se "Trepça" do të vazhdojë të përballet akoma me borxhin e saj.

"Në formën e mbetur, NSH-së Trepça i hiqen asetet e saj pak para se të skadojë moratoriumi dhe kreditorët do të mund të tentojnë likuidimin që të realizojnë paditë e tyre. Por NSH-ja do të vazhdojë të përballet akoma me tërë borxhin e saj", thuhet më tej në njoftim.

DHPGJS-ja tutje ka treguar se paditësi në rastin C-II-14-0114 pranë DHPGJS-së, ka një padi kundër NSH-së Trepça.

" Ligji e zvogëlon vlerën e padisë së paditësit në zero pa e kompensuar atë. Një gjyqtari i vetëm i kolegjit të shkallës së parë i Dhoma se Posaçme të Gjykatës Supreme, nga EUELX-i, arrin në përfundim se ligji është antikushtetues për dy arsye të ndryshme, që të dyja të bazuara në të drejtave themelore që e garantojnë pronën (neni 46 i Kushtetutës): Së pari, ligji ka efektin e një shpronësimi pa kompensim në dëm të paditësit, i cili është një kreditor i Trepçës", thuhet në njoftim.

Më tej theksohet se "Vlera e padisë së tij ndaj Trepçës është reduktuar në zero, pasi Trepça ka mbetur pa burime si dhe e mbingarkuar me borxhe. Së dyti, shpronësimi i pjesshëm kryhet në dobi të personave privat pa ndonjë arsyetim. Për këtë arsye, gjykata ka lëshuar një kërkesë për Gjykatën Kushtetuese (neni 113.8 i Kushtetutës), e cila ka fuqinë ekskluzive të shfuqizojë ligjet".

The post Gjyqtari i EULEX-it: Ligji për Trepçën është antikushtetues appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more