Skip to main content

Mesazhi.com: “Tri metoda si rrënohet një civilizim” plus 9 more

Mesazhi.com: “Tri metoda si rrënohet një civilizim” plus 9 more


Tri metoda si rrënohet një civilizim

Posted: 20 Nov 2016 08:36 AM PST

Llapi shënon fitore ndaj Trepçës ’89, Ferronikeli mposhtet në Ferizaj

Posted: 20 Nov 2016 06:30 AM PST

Xhiroja e 15-të në Vala Super Ligën e Kosovës u mbyll me katër ndeshjet e ditës së sotme. Edhe në këtë javë nuk munguan befasitë, por edhe kemi një lider të ri.

Prishtina e cila fitoi të shtunën ndaj Besës me rezultat 2-0 është rikthyer në pozitën e parë duke kryesuar me 34 pikë, një më shumë se vendi i dytë Trepça '89 që u mposht nga Llapi me rezultat 2-0. Llapjanët më këtë fitore radhitën në pozitën e tretë me 32 pikë, duke e bërë një skuadër të rrezikshme për titullin e kampionit.

Ismet Munishi me Dritën më në fund iu rikthyen fitoreve, pasi me rezultat minimal 1-0 e mposhtë Lirin e Prizrenit. Pikë të rëndësishme këtë javë fitoi edhe Trepça ndaj Hajvalisë me rezultat 3-0, duke ia thelluar krizën skuadrës që gjendet në pozitën e fundit në tabelë.

Dhe befasia e javës ishte humbja e kampionit, Feronikelit me rezultat 2-0 në Ferizaj. Me humbje "Nikli" mbetet në pozitën e katërt me vetëm 29 pikë.

The post Llapi shënon fitore ndaj Trepçës ’89, Ferronikeli mposhtet në Ferizaj appeared first on Mesazhi.com.

Veseli: Kosova mund ta luftojë korrupsionin

Posted: 20 Nov 2016 06:21 AM PST

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, njëherësh lider i PDK-së, ka thënë se për të luftuar korrupsionin ka shumë rëndësi që të ndërtohen struktura institucionale që shpërblejnë ndershmërinë dhe transparencën, duke minimizuar kështu mundësitë dhe hapësirat korruptive dhe duke ndëshkuar abuzuesit e posteve shtetërore.

Në një intervistë për Telegrafin, Veseli ka thënë se opozitës i ka propozuar disa herë ndërmarrjen e një nisme legjislative për hartimin e një ligji të pastërtisë së figurës publike, me të cilin do t'u pamundësohej të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin, që të kandidojnë për detyra të larta shtetërore.

Për të parandaluar korrupsionin, kryeparlamentari Veseli ka thënë se duhet të luftohet edhe kultura korruptive, sepse krim bëjnë edhe ata që japin ryshfet, jo vetëm ata që marrin.

Veseli, po ashtu, ka folur në këtë intervistë edhe për Drenasin, reformën zgjedhore, si dhe kërkesën e opozitës për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Telegrafi: Z. Veseli, këto ditë është folur shumë për luftën kundër korrupsionit. Kemi pasur reagime të ashpra, sidomos nga ambasadori amerikan dhe ai britanik, të cilët bënë thirrje që të dënohen zyrtarët e përfshirë në korrupsion. Si e shihni ju këtë dukuri negative, mjaft shqetësuese për qytetarët?

Veseli: Sikurse edhe në vendet e tjera në tranzicion, edhe në Kosovë korrupsioni është një prej pengesave kryesore të forcimit të ekonomisë dhe demokracisë. Është e vërtetë që ai po shkakton një dëm të madh për çdo qytetar, duke rritur koston e jetës dhe duke ulur cilësinë e shërbimeve publike. Dhe natyrisht se ka një kosto të papërballueshme edhe për ekonominë tonë, duke dëmtuar klimën e biznesit dhe duke dekurajuar investitorët e brendshëm e të jashtëm. Por, për ta luftuar këtë dukuri negative, duhet të angazhojmë në mënyrë maksimale vëmendjen, energjitë dhe burimet e çdo faktori në shoqërinë tonë. Kosova mund ta luftojë korrupsionin.

The post Veseli: Kosova mund ta luftojë korrupsionin appeared first on Mesazhi.com.

Lista Serbe kushtëzon kthimin në Qeveri me Asociacionin

Posted: 20 Nov 2016 06:20 AM PST

Ministrat serbë në Qeverinë e Kosovës, Lubomir Mariq dhe Dalibor Jevtiq kanë thënë se do t'u kthehen institucioneve nëse kthimi i tyre paraprihet me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Sipas agjencisë serbe Tanjug, ministri Mariq ka thënë se Lista Serbe gjithmonë ka insistuar në zbatim të marrëveshjeve të Brukselit.

"E rëndësishme për ne është vazhdimi i zbatueshmërisë së marrëveshjes për AKS. Këtë ia kemi bërë me dije edhe zyrtarëve ndërkombëtarë. Kështu që presim që Qeveria e Kosovës ta vë në rend dite shpejt miratimin e vendimit dhe dekretin e parimeve për themelim", theksoi Mariq, ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal.

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq ka thënë se kthimi i serbëve në institucione do të bëhet pasi të vjen vendimi i Qeverisë së Kosovës për themelim të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Përfaqësuesit e serbëve në Kosovë muajin e kaluar kanë vendosur të ngrijë pozicionin e saj në Parlamentin dhe Qeverinë e Kosovës, për shkak të miratimit të Ligjit përTrepçën, duke vlerësuar këtë hap drejt mbrojtjes së interesave dhe pronës serbe në Kosovë.

The post Lista Serbe kushtëzon kthimin në Qeveri me Asociacionin appeared first on Mesazhi.com.

Diskriminimi vazhdon, femrat pa hise në ndarjen e pasurisë

Posted: 20 Nov 2016 06:20 AM PST

Rreth 3.8 për qind e femrave në Kosovë janë trashëgimtare të pasurisë familjare. Kurse, 16 për qind e pronave të paluajtshme janë të regjistruara në emër të femrave. Në anën tjetër, rreth 50 për qind e popullatës së përgjithshme në Kosovë, janë të gjinisë femërore.

Me ligjet ekzistuese në Kosovë, femrat kanë të drejtën e trashëgimisë familjare, por ligjet sfidohen nga tradita dhe zakonet.

Kështu thonë për rubrikën e përjavshme "VOX", disa nga të anketuarit e Radios Evropa e Lirë. Ata thonë se pasuria e prindërve në rast të ndarjes për fëmijët e tyre, duhet t'u takojë njësoj, si femrave, ashtu edhe meshkujve.

Por, në disa raste janë vetë femrat, të cilat heqin dorë nga pasuria. Në anën tjetër, të anketuarit e gjinisë mashkullore, thonë se nuk i pengon që trashëgimia e pasurisë së prindërve të ndahet edhe për vajza.

Dardan Demolli, ka përfunduar studimet në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës. Ai konsideron se nuk duhet të ketë dallime gjinore sa i përket ndarjes së trashëgimisë.

"Normalisht, që pasuria duhet të ndahet në mënyrë të barabartë. Për prindërit nuk ka dallim, djalë apo vajzë. Në Kosovë nuk ndahet pasuria në mënyrë të barabartë, sepse kanë mbetur nga tradita e zakone të vjetra. Për mua nuk prish punë nëse motra kërkon hisen që i takon", thotë Dardani.

Kurse, Ardita Krasniqi, thotë se pasuria e paluajtshme dhe ajo e luajtshme e familjes duhet të ndahet në mënyrë të barabartë, mirëpo ajo vetë nuk dëshiron të përfitojë nga pasuria e familjes.

"Mendoj se duhet, sepse trashëgimia është e barabartë si për vajza, ashtu edhe për djem. Unë nuk mendoj të marr, mendoj të punoj vetë, të arrij vetë", thekson Ardita.

Ngjashëm shprehet edhe Valmira Sopa. "Unë nuk mendoj ta kërkoj pasurinë, duhet ta arrij vetë. Është e drejtë, por më shumë kanë të drejtë djemtë".

Trashëgimia familjare në Kosovë është e rregulluar me Ligjin për familje, sipas të cilit e drejta e trashëgimisë u takon të gjithë anëtarëve të familjes, njësoj, pa marrë parasysh gjininë.

Organizatat joqeveritare që mbrojnë të drejtat e grave në Kosovës, kur bëhet fjalë për tema të tilla, thonë se, moszbatimi i ligjeve, ka bërë që ligjet e pashkruara apo zakonet, të mbesin në fuqi në rregullimin e marrëdhënieve familjare.

Në anën tjetër, dramaturgu Naser Shatrolli, vlerëson se në shoqërinë kosovare, vajzat duhet të gëzojnë më tepër pasuri se sa meshkujt. Ai, madje, konsideron se zgjidhja e kësaj çështjeje është vonuar, pasi në shtetet e zhvilluara kjo temë as që diskutohet.

"Nëse ka çka të ndahet, unë mendoj se më shumë duhet të marrin femrat sesa meshkujt, në shoqërinë kosovarë. Kjo sepse femrat në Kosovë ende nuk e kanë mbërri atë stadin në atë kontekstin e një qytetarie të mirëfilltë për të qenë në vendimmarrje shumë e zonja, e të mos ketë frikë në vizionin dhe qëllimet e saj".

"Unë lëvizi nëpër Evropë dhe botë kudo, dhe kjo as që diskutohet nëpër botë. Dhe, në momentin që diskutohet, ne jemi shumë të vonuar në këtë drejtim. Femra është baza e një shoqërie të mirëfilltë", vlerëson Shatrolli.

Por, Blerina thotë se pasuria e krijuar duhet t'i takojë vetëm vëllait. "Pasurinë nuk do ta kërkoj, sepse mendoj se trashëgiminë duhet ta ndajnë vetëm djemtë".

Ndryshe nga të tjerat, Gresa Sopa-Murati, tregon se trashëgimia familjare është ndarë në mënyrë të barabartë. Në këtë mënyrë, Gresa ka marrë atë që i takon.

"Mendoj se duhet, por te ne nuk ndahet, nuk funksionin. Janë ato idetë, kanuni, mentaliteti jonë se përndryshe, pasuria duhet të ndahet në mënyrë të barabartë. Unë e kam marrë pasurinë që më takon nga familja. Vëllai ka marrë shtëpinë, kurse mua babi më ka blerë banesë. Mendoj se duhet, përderisa unë kam kërkuar, dihet se mendoj që duhet", tregon Gresa.

Arsye pse pjesa më e madhe e femrave kosovare nuk përfshihen në trashëgiminë e pasurisë familjare, sipas përfaqësuesve të organizatave joqeveritare, është se një kërkesë e tillë nga motrat karshi vëllezërve ende konsiderohet "turp" dhe në këtë mënyrë mundohen t'i ruajnë raportet familjare.

The post Diskriminimi vazhdon, femrat pa hise në ndarjen e pasurisë appeared first on Mesazhi.com.

Vëllazëria Muslimane e Egjiptit: Nuk ka pajtim me Sisin

Posted: 20 Nov 2016 04:54 AM PST

Vëllazëria Muslimane e Egjiptit ka hedhur poshtë çfarëdo pajtimi të mundshëm me regjimin e presidentit Abdel-Fattah al-Sisi, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të dielën, Vëllazëria tha se nuk do të heqë dorë nga legjitimiteti, duke iu referuar presidentit Mohamed Morsi, i cili u rrëzua nga Sisi, ish-shefi i ushtrisë egjiptase, në grusht shtetin e vitit 2013.

“Nuk ka asnjë kompromis për të drejtat e dëshmorëve dhe të plagosurve, të drejtën e të burgosurve për lirinë dhe të drejtën e njerëzve për një jetë të ndershme”, thuhet në deklaratë.

Deklarata u lëshua një ditë pasi zyrtari i lartë i Vëllazërisë, Ibrahim Munir, të shtunën deklaroi se grupi ishte i gatshëm “që të dëgjojë të gjitha këndvështrimet” nga njerëzit e dijes për të arritur pajtimin “që përfshin Morsin dhe merr parasysh krimet e kryera nga ana e grushtit të shtetit”.

“Ne jemi të gatshëm që të dëgjojmë të gjitha pikëpamjet në lidhje me pajtimin”, tha ai për Anadolu Agency.

Munir, megjithatë, për kanalin pro-Vëllazërisë ‘Watan’ tha se grupi nuk po kërkonte pajtimin me regjimin egjiptian.

Grupi më i vjetër islamik i Egjiptit, Vëllazëria Muslimane ka qenë në shënjestër të një goditje të ashpër nga regjimi egjiptian që kur ushtria hoqi Morsin, presidentin e parë të vendit dhe kreun e Vëllazërisë të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Autoritetet egjiptiane kanë akuzuar Vëllazërinë për lejimin e dhunës dhe e kanë cilësuar atë në grupin e organizatave “terroriste”.

Që prej rrëzimit të Morsit, mijëra anëtarë të Vëllazërisë janë burgosur dhe qindra të tjerë janë përballur me dënime me vdekje.

The post Vëllazëria Muslimane e Egjiptit: Nuk ka pajtim me Sisin appeared first on Mesazhi.com.

Aksident hekurudhor në Indi, të paktën 90 të vdekur

Posted: 20 Nov 2016 03:43 AM PST

Si pasojë e daljes nga shinat të një treni pasagjerësh në rajonin e veriut të Indisë, Uttar Pradesh, të paktën 90 persona kanë humbur jetën dhe mbi 150 të tjerë kanë mbetur të plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. 14 vagonët e një treni pasagjerësh që udhëtonte nga Patna drejt Indore-s kanë dalë nga shinat. Ndërkohë shkaku i këtij aksidenti ende nuk dihet.

Drejtori i Policisë, Daljeet Chaudhary, ka thënë se ende ka pasagjerë në vagonët e përmbysur dhe se puna për nxjerrjen e tyre është duke vazhduar.

Chaudhary, ka thënë gjithashtu se ekipet e shpëtimit kanë hasur vështirësi në arritjen drejt pjesëve shumë të dëmtuara të trenit. Ai ka thënë se shqetësohet për rritjen e mëtejshme të numrit të viktimave.

Nga ana tjetër pasagjerët që kanë mundur të shpëtojnë të gjallë kanë thënë se treni po ecte me një shpejtësi normale, ndërkohë që ka ndaluar papritmas dhe vagonët kanë dalë nga shinat duke u përplasur me njëri tjetrin.

Në një deklaratë për mediat, Kryeministri i vendit, Narendra Modi, duke thënë se janë shumë të mërzitur për ngjarjen, ka ngushëlluar familjarët dhe të afërmit e viktimave.

India ka rrjetin e katërt hekurudhor më të madhin në botë. Më shumë se 20 milionë njerëz udhëtojnë çdo ditë me këtë lloj transporti në këtë vend.

Në një aksident të ndodhur vitin e shkuar në të njëjtin rajon, 39 persona humbën jetën dhe 150 të tjerë u plagosën.

The post Aksident hekurudhor në Indi, të paktën 90 të vdekur appeared first on Mesazhi.com.

Demolli në Kanada, në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifaks

Posted: 20 Nov 2016 02:32 AM PST

Ministri ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(FSK), Haki Demolli , po qëndron në vizitë zyrtare në Kanada, me ftesë të posaçme nga Ministri i Mbrojtjes së Kanadasë dhe Forumi prestigjioz i Halifaxit, një prej konferencave kryesore në Botë për siguri, sidomos në Amerikën e Veriut.

Me këtë rast, Demolli pati një takim shumë të ngrohtë bilateral me Ministrin e Mbrojtjes të Kanadasë, Harjit Sajjan, të cilin e falënderoi përzemërsisht për kontributin kanadez për Kosovën në të gjitha etapat nëpër të cilat ka kaluar vendi ynë.

Sipas njoftimit për media, Demolli në takim me ministrin Sajjan, theksoi nevojën për thellimin e bashkëpunimit në mes të MFSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Kanadasë, si dhe domosdoshmërinë e mbështetjes së Kanadasë, në takimin e Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s që, do të mbahet në dhjetor të këtij viti, ku pritet të vendoset për etapën e re të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe NATO-s.Gjithashtu, Ministri Demolli, e ftoj nikoqirin për vizitë në Kosovë, për të parë nga afër progreset e FSK-së, gjë që u mirëprit nga Ministri Sajjan.

Më herët gjatë ditës, para hapjes zyrtare të Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes së Kanadasë, Harjit Sajjan, Ministri i FSK-së Haki Demolli, mori pjesë në Mëngjesin Ministerial të kryesuar nga nikoqiri, me temën: ,,Formësimi i agjendës së re, Inovacioni në Misionet Paqeruajtëse Bashkëkohore". Ky aktivitet u organizua me qëllim që të analizohen praktikat e ndryshme të misioneve paqeruajtëse si dhe të bëhen përgatitjet adekuate për Forumin e Kombeve të Bashkuara mbi Paqeruajtjen që pritet të mbahet në vitin e ardhshëm në Kanada.

Ai ndau me të pranishmit disa prej të gjeturave lidhur me misionet paqeruajtëse në Kosovë, ndërsa bëri thirrje që të mbështetet FSK-ja në rrugëtimin e saj drejt transformimit në Forcë të Armatosur si dhe gatishmërinë e Republikës së Kosovës për të qenë në krahë të aleatëve perëndimor në misionet paqeruajtëse në të ardhmen.

Krahas Ministrit Sajjan, ishin të pranishëm nën-Sekretarët e Përgjithshëm të OKB-së për Misionet Paqeruajtëse respektivisht për mbështetje në teren Herve Ladsous dhe Atul Khare, ministrat e mbrojtjes ose zëvendësit e tyre nga ShBA, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Polonia dhe shtete tjera anëtare të NATO-së, ndërsa nga vendet e rajonit të pranishëm ishin Ministrat e rajonit nga Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia dhe Kroacia.

The post Demolli në Kanada, në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifaks appeared first on Mesazhi.com.

Qeveria në hall për t’i paguar veteranët

Posted: 20 Nov 2016 02:30 AM PST

Buxheti i Kosovës për vitin e ardhshëm prej 2 miliardë eurosh, po shihet me shumë entuziazëm, nga krerët institucional.

Për kryeministrin Isa Mustafa, ky buxhet krijon rritje të zhvillimit ekonomik dhe siguron rritjen e investimeve kapitale për 50 përqind.

“Këtë vit kemi pas investime kapitale rreth 500 milionë euro, vitin e ardhshëm do të kemi 700 milionë, që është diku 46 % më shumë, që flet se orientimet tona buxhetore i kemi orientime zhvillimore, sepse dëshirojmë që të krijojmë mundësi të angazhimit të kapaciteteve të firmave tona, edhe rritje të mëtutjeshme ekonomike", ishte shprehur kryeministri.

Buxhetin e vitit 2017, si të rëndësishëm e vlerëson edhe kryetari i Komisionit të Zhvillimit Ekonomik, Muhamet Mustafa.

Mustafa ka thënë për Indeksonline, se ky buxhet shënon ngritje nga tatimet, e taksat, që arrijnë mbi 1.7 miliard euro.

“Buxheti per vitin 2017, mund te konsiderohet i rendesishem se paku per tri arsye. E para per nga vellimi shenon nje ngritje qe bazohet ne rritjen e te ardhurave nga tatimet, taksat dhe te ardhurate tjera qe arrijne mbi 1, 7 miliarde dhe burme plotesuese rreth 300 milion Euro dhe kehstu arrin nje pjesemarrje nga ana e shpenzimeve rreth 30% e qe per nivelin e zhvillimit te Kosoves duket te jete adekuat”, ka deklaruar për Indeksonline, kryetari i komisionit të Zhvillimit Ekonomik, Muhamet Mustafa.

Mustafa ka thënë se me këtë buxhet do të bëhet një diversifikim i burimeve të financimit, ku do të shfrytëzohen më shumë grantet, huatë dhe paratë nga privatizimi.

Kujtojmë se me këtë buxhet, Qeveria është futur edhe në borxhe për projektet e saj. Vetëm për projektet kapitale, ku përfshihen rrugët, hekurudhat, ujërat e zeza, Qeveria ka vendosur të investoj gati mbi një miliardë euro në këta sektorë.

Mirëpo sfida më serioze, të cilës Qeveria vështirë t’ia gjej zgjidhjen është pagesa për 47 mijë veteranët.

Mustafa tregon për Indeksonline, se është e nevojshme të ndryshohet ligji për këtë çështje, derisa thotë se do të kërkoj mbështetjen e ministrive për këtë punë.

The post Qeveria në hall për t’i paguar veteranët appeared first on Mesazhi.com.

Si mund ta mbushni celularin tuaj për 5 minuta

Posted: 20 Nov 2016 12:29 AM PST

Kjo është mënyra më e lehtë se si ju mund ta karikoni telefonin tuaj celular pa shpenzuar orë të tëra nën varësinë e kabullit.

Karikuesi 4.0 i Qualcomm i cili u lancua në ditën e stome, e mbush celularin tuaj me aq fuqi sa mund të zgjasë 5 orë me vetëm 5 minuta karikim.

Teknologjia e re është dizenjuar të jetë më eficente duke shpenzuar më pak energji se në herët e mëparshme kur e keni karikuar

The post Si mund ta mbushni celularin tuaj për 5 minuta appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more