Skip to main content

Mesazhi.com: “TËRMETI RRËZON NDËRTESAT NË ZELANDË (VIDEO)” plus 6 more

Mesazhi.com: “TËRMETI RRËZON NDËRTESAT NË ZELANDË (VIDEO)” plus 6 more


TËRMETI RRËZON NDËRTESAT NË ZELANDË (VIDEO)

Posted: 13 Nov 2016 03:05 PM PST

Një termet prej 7.8 ballësh ka goditur Zelandën e Re. Epiqendra e tërmetit ishte afër qytetit Christchurch, rreth 120 kilometra larg kryeqytetit Wellington.

Tërmeti ishte aq i fuqishëm sa të rrëzonte ndërtesat në pak sekonda.

Disa media kanë publikuar pamje të një sheshi, ku tregohen dridhjet e mëdha që shkaktojnë dëmet e tilla.

Menjëherë pas tërmetit, Zelanden e Re e ka goditur edhe një cunami.

The post TËRMETI RRËZON NDËRTESAT NË ZELANDË (VIDEO) appeared first on Mesazhi.com.

Kosova siguron kodin telefonik 383: Alokimi më 15 dhjetor, kodet 381, 377, 386 do të hiqen nga përdorimi

Posted: 13 Nov 2016 11:02 AM PST

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka deklaruar se sot është arritur marrëveshja për kodin telefonik shtetëror të Kosovës, mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Kosova tashmë do ta ketë kodin telefonik shtetëror të saj që është 383, i cili do të alokohet nga ITU.

"Ky është një sukses i madh i dialogut të Brukselit dhe një lajm shumë i mirë për shtetin tonë dhe qytetarët tanë", citohet të ketë thënë Tahiri, në një kumtesë për shtyp. "ITU do t'ia alokojë Kosovës kodin telefonik 383 më datën 15 dhjetor 2016. Të gjitha kodet tjera që janë përdorur deri më tash (381, 377, 386) do të largohen nga përdorimi", transmeton Telegrafi. Vazhdimin e kumtesës mund ta lexoni të plotë më poshtë:

"Marrëveshja për kodin telefonik është arritur në saje të angazhimeve maksimale të Bashkimit Evropian i cili ka qenë shumë aktiv në procesin e ndërmjetësimit për harmonizimin e konkluzioneve që saktësojnë obligimet zbatuese për Marrëveshjen për kodin telefonik, ka thënë ministrja Tahiri dhe po ashtu ka konfirmuar se këto konkluzione janë në pajtim të plotë me Marrëveshjen e Brukselit për Telekomin të vitit 2013 dhe Planin Aksional të dakorduar në vitin 2015.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, siguroi se gjatë gjithë procesit të negociatave për telekomin që kanë zgjatur rreth gjashtë vite, delegacioni i Republikës së Kosovës i ka mbrojtur fuqishëm interesat e shtetit, ka mbrojtur marrëveshjen për telekom dhe planin aksional, që janë në pajtim të plotë me Ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Republikës së Kosovës do t'i caktohet nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimeve (ITU) kodi shtetëror telefonik +383, i cili do të administrohet nga ARKEP dhe institucionet e Kosovës do të kenë përgjegjësinë për implementimin e tij.

Në kuadër të zbatimit të kësaj marrëveshje, Serbia obligohet t'i dërgoj letër ITU-së me të cilën pajtohet që ITU t'ja alokoj kodin telefonik Kosovës, dhe ky obligim duhet të realizohet me datën 3 dhjetor 2016. Kosova obligohet që të jep një lejim të përkohshëm dhe të kufizuar për telefoni mobile për një kompani të re mts.d.o, kompani kjo e regjistruar sipas Ligjeve të Republikës së Kosovës. Ky lejim i përkohshëm dhe i kufizuar brenda infrastrukturës aktuale të telefonisë mobile është në përputhje me pikën 4 të Marrëveshjes së Telekomunikacionit të vitit 2013. Kësaj kompanie do t'i ndahen resurse të mjaftueshme frekuencore për të mbuluar zonat që aktualisht mbulon në territorin e Kosovës gjatë kohëzgjatjes së licencës së përkohshme dhe të kufizuar. Për më tepër, operatori në fjalë do të jetë i kufizuar edhe në numrin e përdoruesve (konsumatorëve) që mund t'i ketë gjatë periudhës së autorizimit të përkohshëm. E njëjta kompani, do të autorizohet edhe për operim në telefoninë fikse bazuar në ligjet e Kosovës. Të gjithë operatorët ilegal që kanë vepruar pa licencim në Kosovë do të shuhen. Do të largohen të gjitha kodet ekzistuese (381,377, 386) dhe do të përdoret vetëm kodi shtetëror i Kosovës 383 për thirrje ndërkombëtare. Ndërsa gjatë një periudhe tranzitore deri në implementim të kodit shtetëror të Kosovës, do të përdoret numeracion i dyfisht.

Marrëveshja për telekomin dhe zbatimi i saj do të mundësoj të vendoset rendi dhe ligji edhe në fushën e telekomit dhe nuk do të ketë më asnjë operim ilegal në sektorin e telekomit në të gjithë territorin e vendit.

Më poshtë janë dhënë përfitimet që do të ketë vendi jonë si rezultat i fillimit të implementimit të kësaj marrëveshje:

1. Republika e Kosovës krijon identitetin e vet shtetëror në fushën e telekomunikimeve, pasi që do të njihet/identifikohet ndërkombëtarisht me kodin e saj unik shtetëror +383;

2. Me implementimin e kodit të ri, ai do të përdoret në tërë territorin e vendit dhe nga të gjithë operatorët e telefonisë mobile dhe fikse, të cilët veprojnë në Republikën e Kosovës;

3. Me implementimin e kodit të ri unik, do të eliminohen pengesat e krijuara nga mungesa e tij, respektivisht përdorimi i tri kodeve të ndryshme (aktualisht +377, + 386, dhe +381), të cilat e kanë bërë të pamundshëm implementimin e disa mekanizmave të rëndësishëm për mbrojtjen e konkurrencës (si p.sh. Portabiliteti/bartshmëria i/e numrave në telefoninë mobile). Po ashtu do të eliminohen pengesat në orientimin e trafikut si në shkuarje ashtu edhe në ardhje, si dhe menaxhim më adekuat të resurseve të kufizuara numerike;

4. Republika e Kosovës është pronare e kodit telefonik 383 dhe është sovrane për qeverisjen e kodit të vet telefonik. ARKEP do të bëjë implementimin dhe administrimin e kodit telefonik të Kosovës si dhe do të koordinoj aktivitetet direkt me ITU.

5. Me këtë marrëveshje për telekomin vendoset kufiri frekuencor mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, dhe hapet rruga që Kosova ta realizoj programin shtetëror të digjitalizimit sipas standardeve të ITU

6. Përfitimet ekonomike janë të mëdha marrë parasysh kostot e larta të shkaktuara nga mungesa e kodit, pasi që operatorët në radhë të parë nuk do të jenë të detyruar që të paguajnë kosto të larta financiare për përdorimin e kodeve të huaja, e që reflektohen edhe në ofrimin e shërbimeve më cilësore dhe më të lira ndaj qytetarëve të vendit.

7. Ndërpriten operimet ilegale (aktualisht 3 operatorë të telefonisë mobile) të operatorëve në veri të vendit;

8. Eliminohen interferencat e krijuara nga operatoret ilegal, përmes përdorimit të një pjesë të brezeve frekuencore të operatorëve të autorizuar nga ARKEP;

9. Krijohen kushtet për eliminimin e vështirësive, të cilat i kanë operatorët e licencuar/autorizuar të telefonisë mobile në shtrirjen e aktiviteteve të tyre në pjesën veriore të vendit", thuhet në kumtesë.

The post Kosova siguron kodin telefonik 383: Alokimi më 15 dhjetor, kodet 381, 377, 386 do të hiqen nga përdorimi appeared first on Mesazhi.com.

Përse Perëndimi nuk mund ta injorojë Islamin Politik?

Posted: 13 Nov 2016 08:32 AM PST

Autorë: David Hearst

Ashtu siç ka ardhur në një raport të rëndësishëm të Komisionit Parlamentarë, të nxjerr këtë javë, injorimi ynë dhe shpërfillja që ne po ia bëjmë Islamit Politik në luftën tonë kundër ISIS-it do të jetë në kurrizin tonë. Islamin Politik ne duhet që ta konsiderojmë si një mur mbrojtës mes nesh dhe fraksioneve apo grupacionëve islame siç janë ISIS-i.

Pas asaj që pamë se fushata elektorale e zgjedhjeve presidenciale në SHBA ishte shumë dominuese në tregun mediatik dhe pasi që pamë se gazetat kombëtare kanë stigmatizuar tre gjyqtarë të lartë të Britanisë si ''Armiq të popullit'' vetëm për shkak se ata gjykuan kundër asaj që dëshironte vendi atëherë se as britanikët dhe as amerikanët nuk kanë të drejtë që të prezantojnë tek arabët dhe t'u mbajnë leksione atyre rreth ''Parimeve të demokracisë dhe vlerave liberale''.

Megjithatë, kjo është pikërisht ajo që kishte synuar që ta arrinte qeveria britanike me anë të hetimeve që po kryente kundër Lëvizjes së Vëllezërve Mysliman. Kjo ngjasonte me hedhjen e helmit në dhjam. Kjo kishte ndodhur për shkak se Cameron ishte duke vepruar në përputhje të plotë me urdherat e një shteti policorë. Pra, ai ishte duke vepruar sipas koordinatave të EBA-së dhe në kundërshtim të plotë me atë që kishte porositur Agjencia e Shërbimeve të Inteligjencës Britanike, MI-Five. Duhet cekur se pasi që shërbimet e Inteligjencës Britanike, MI-Six, kishin përjashtuar çdo mundësi që Lëvizja e Vëllezërve Mysliman mund të kishte ndonjë lidhje eventuale me shpërthimin e autobusit në Luxor, por asnjë prej këtyre ekstrakteve nuk ishte mirëpritur nga askush.

Sir John Jenkins, ish-ambasadori britanik në Arabinë Saudite, kishte kryesuar komisionin për të hartuar një raport të stërzgjatur që kishte për qëllim përpilimin e një morie kufizimesh dhe pengesash. Ky raport nuk kishte gjetur mundësinë e tij për tu botuar dhe ndoshta kjo ishte një diçka e qëllimtë dhe e synuar që nga fillimi. Pastaj, Qeveria, qëllimisht në dhjetorë të vitit të kaluar kishte publikuar një përmbledhje të këtij raporti. Ky publikim kishte ardhur në 12 faqe dhe ishte publikuar në ditën e fundit të punës së parlamentit para se të shkonin në pushimin e festave të fundvitit. Fati i këtyre faqeve ishte fundosja në mesin e tërë asaj amullie dhe sikleti në të cilën qeveria e kishte gjetur vetën e saj.

Sfida e pranimit të urtësisë

E tërë kjo punë ka mbetur në hije fale punës dhe përpjekjeve të Komisionit për Punë të Jashtme pranë Parlamentit Britanik të cilët nuk kanë ndërmarrë ndonjë hap kundrejt këtij raporti. Raporti i Komisionit Parlamentar ka sfiduar paraqitjen e Jenkins-it bërë Vëllezërve Mysliman, ky përshkrim kishte paraqitur këtë Lëvizje sikur të ishte ajo burimi i ekstremistëve islamik, ndërsa ky raport e kishte paraparë këtë Lëvizje si një muri mbrojtës ndaj ekstremizmit.

E tërë kjo çështje llogaritet si një gurë esencial në një mesazh që është lëshuar nga një shumëllojshmëri e ''ekspertëve'' pretendues prej myslimanëve por që janë të financuar nga qeveria dhe të cilët janë shndërruar nga ''Piratët e gjahut në roja të pyjeve''. Klishea e këtyre është pretendimi dhe propaganda se Islamikët, e te gjitha llojeve, janë ata që ndjekin të njëjtin rrugëtim dhe që shpie drejt : Hilafetit apo Sistemit Totalitar Teokratik.

Përmes dhënies së vendit të merituar  Islamit Politik në mesin e spektrit të Lëvizjeve të transformimeve demokratike duhet cekur se  Komisioni Parlamentar qasje që ka Politika e Jashtme Perëndimore karshi Lindjes së Mesme që nga 11. Shtatori. 2001.

Unë dua tua lë të tjerëve ta trajtojnë në detaje këtë problematike ngase ajo në çka dua të fokusohem dhe të përqendrohem këtu ka të bëjë me hipokrizinë dhe standardet e dyfishta që po përdoren në nxitjen e një debati që flet për vlerat dhe etikën.

Fuqia dhe autoriteti

Deputetët kanë ngritur një mori pyetjesh rreth emërtimit të Jenkins-it pasi që ai ishte ambasador në një vend i cili e kishte shpallur Lëvizjen e Vëllezërve Mysliman si një organizatë terroriste dhe që kishte interes për zhdukjen e saj. E ajo që Komisioni kishte harruar që ta potenconte ishte se vetë Arabia Saudite ishte një model i ekstremizmit me të njëjtat cilësi ashtu siç e kishte cilësuar Jenkins-i Lëvizjen e Vëllezërve Mysliman në raportin e tij dhe ku kërkonte dënimin e tyre.

Arabia Saudite është një shtet islamik dhe në të ka gjyqësi që merret me gjykimin dhe me ekzekutimin e dënimeve të tmerrshme duke bërë ekzekutimin me prerje të kokës së njerëzve në vende dhe sheshe publike. E po ashtu edhe prijësit fetar kanë autoritete që t'i shpallin si renegat dhe pabesimtarë myslimanët e tjerë. E njëjta gjë vlen edhe sa i përket të drejtave të njeriut në Iran, vend ky në të cilin me nxitim janë duke u hapur ambasadat nga vendet perëndimore.

A i pengon kjo që Qeveritë në Britani dhe në SHBA të ruajnë raportet e afërta dhe partneritetin ushtarak dhe tregtare me këto vende? Këto marrëveshje dhe këto raporte kapin vlera prej miliarda paund nga shitjet ushtarake dhe nga mija vende pune në Lancashire. Po ashtu ka një vendosmëri të fuqishme qe mos te lejohen deputetët britanik apo anëtarët e Kongresit Amerikan të bëjnë çfarëdo lloji te hetimit të pavarur.

Çfarë i bëri të mungojnë plotësisht ''parimet demokratike dhe vlerat liberale'' duke heshtur plotësisht dhe duke bërë përjashtim total nga ana e Qeverisë Britanike kur është fjala për Arabinë Saudite ndërsa e njëjta gjë nuk ndodh dhe nuk mund të ndodh kur është në pyetje Lëvizja e Vëllezërve Mysliman?

Përgjigja është e qartë: Ajo është Pushteti! Arabia Saudite është një shtet sovran dhe ajo është në pushtet. E sikur edhe Muhamed Mursi të kishte mbetur në pushtet në Egjipt atëherë me siguri që Cameron nuk do të gjente aspak vështirësi që të bisedonte me të. Ai në vitin 2013 u kishte bërë thirrje këshilltarëve të tij që të marrin pjesë në një drekë zyrtare në rezidencën e tij në Chequers. Me të vërtetë fuqia dhe pushteti janë ato që përcaktojnë nëse Britania do të respektojë kombet e tjera apo jo dhe assesi kjo nuk ka të bëjë me vlerat e përbashkëta!

A është e mundur që të injorohet Islami Politike?

Islami Politike nuk posedon as fuqi as autoritet, ashtu siç nuk posedon as armatim. Komisioni nuk ka mundur të gjejë as edhe faktet më të vogla që do dëshmonin se Lëvizja e Vëllezërve Mysliman kishte marrë pjesë në luftime përkrah Al-Kaides dhe ISIS-it. Komisioni pezulloi nxjerjen e një vendimi ne lidhje me Levizjen e Hamas-it por ajo kishte vënë në dukje se ka më shumë se një element” të thjeshtë “kombëtarë në fushatën e kësaj lëvizjeje kundër ekzistencës së Izraelit. Kjo është fjala e Neil Crompton, Drejtor i Departamentit të Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore pranë Departamentit të Shtetit.

Me përjashtim të pjesëmarrjes brenda koalicioneve në qeveri të ndryshme, si në Tunizi dhe Marok, nuk ka grupe tjera te Islamit Politik që janë diku në pushtet.

Sikur anëtarët e Lëvizjes së Vëllezërve Mysliman të mos i ishin nënshtruar torturave siç janë burgimet, ekzekutimet dhe internimet e ndryshme që kanë ndodhur nga diktatorët dominues në vendet e Lindjes së Mesme dhe të Afrikës Veriore siç ishin ato të shtypjes së revolucioneve të vitit 2011 a thua do kishte mundësi perëndimi ta injoronte në këtë mënyrë Islamin  Politik? A thua te këtë përfunduar në koshin e plehrave të historisë ashtu siç kishte përfunduar më parë  Nacionalizmi Arabe?

Sipas meje, kjo është pyetja qëndrore? E kjo është një pyetje që është ngritur si kundërpërgjigje e disa prej dëshmive interesante para vetë Komisionit. E prej kësaj është dhe ajo për të cilën kishte dëshmuar Ibrahim Munir, zv. Lideri i Vëllezërve Mysliman, i cili për herë të parë kishte zbuluar shtrirjen dhe potencialin që kishte Lëvizja e Vëllezërve Mysliman në Egjipt. E i cili kishte potencuar se anëtarët e Vëllezërve Mysliman janë ndërmjet 900.000 dhe 1.000.000 anëtarëve vetëm në Egjipt. Ky pra është dyfishi i numrit të anëtarëve të Partisë Popullore për të cilën Jeremy Corbin pretendon se është partia më e madhe në mbarë Evropën.

Kur Komisioni ishte pyetur rreth legjitimitetit të idesë së ''Superioritetit të shumicës'' e cila pretendon se është shfaqur në sjelljen e Lëvizjes së Vëllezërve Mysliman përgjatë vitit të vetëm sa ishin ata në pushtet dhe që pretendohet se ata kishin fituar pesë herë radhazi në zgjedhje. Mund të vesh re se Partia për Liri dhe Drejtësi  që është partia e Lëvizjes së Vëllezërve Mysliman ka fituar vetëm me ¼ e votuesve që kanë të drejtë vote në Egjipt.

Sundus Asim, ish-Koordinatore për Informim Ndërkombëtarë në Zyrën e Presidentit Mursi, ishte përgjigjur duke thënë se nuk praktikohet e njëjta logjikë sikur ne rastin zgjedhjes se Barack Obama-së. i cili kishte fituar 51.1% të votave nga 54.9% sa ishte numri i votuesve që kishin dal në zgjedhje por që kjo i bie të jetë vetëm 28% i numrit të përgjithshëm të amerikanëve që kanë të drejtë vote.

Komisioni kishte ardhur në përfundim se ''Islamistet Politik në definimin e tyre ndaj demokracisë, në disa raste, kanë tendenca për të konfirmuar të kuptuarit mekanik të qëllimit që kanë zgjedhjet shumë të barabarta dhe shumë demokratike që reflektojnë me rezultate në të cilat ka humbës dhe fitues''. Një përkufizim i tillë mund mos ti këtë parasysh aspektet me gjithperfshirese të kulturës demokratike siç është bashkëpjesëmarrja në pushtet dhe administrimi i qeverisjes së hapur për të gjithë.

Plumb i argjend kundër organizimit të Shtetit Islamik

Mursi nuk ka mundësi që të flas për vetën e tij tani por ne e dimë përpjekjen e tij për të përfshirë edhe të tjerët në qeverinë e tij. Këtë e dimë nga ajo që kanë treguar njerëzit që ishin me të dhe nga fakti që ai ia kishte dhënë postin e nënkryetarit figurave udhëheqëse në opozitë. E po ashtu e dimë se ai kishte kërkuar edhe nga liberali tjetër, Ayman Nour, që të formonte qeverinë. E po ashtu një gjë të tillë mund ta kuptojmë edhe nga ajo se vetëm 1/3 e ministrave të kabinetit të tij qeveritarë kanë qenë anëtarë të Lëvizjes së Vëllezërve Mysliman.

Prandaj, nisur nga këto dëshmi, ne duhet që të rishikojmë edhe një herë paragjykimet tona ndaj tij dhe në veçanti spekulimet se ai kishte përdorur mentalitetin dhe logjikën e asaj se ''fituesi zotëron çdo gjë'' dhe të asaj se një mentalitet i tillë ka qenë arsyeja kryesore e rrëzimit të tij nga pushtetit. E ndërsa e vërteta është se viti sa ai ishte në pushtet ka qenë një vit i shkatërrimeve dhe vandalizmit në mënyrë sistematike dhe të organizuar. E një pjesë të përgjegjësisë për këtë e mbajnë edhe disa liberalistë të cilët kur erdhi Sisi i deboi nga pushteti.

Tani u bë e qartë ajo se çka mendon ISIS-i dhe Al-Kaida rreth islamit politik. Ata mendojnë, dhe sipas këndvështrimit të tyre kanë të drejtë në atë që mendojnë, se islami politik do të paraqes për ta një armik edhe më të madh sesa bombat dhe granatat perëndimore. E ndërsa dëshmia më e qartë është se ISIS-i tani përballet me një kërcënim ekzistencial nga progresi që kanë shënuar forcat irakiane dhe ato Kurde në Mosul dhe Rakka. Këta deklarojnë se anëtarët e Lëvizjes së Vëllezërve Mysliman janë një grup i rrezikshëm renegatësh edhe përkundër faktit se asnjë prej anëtarëve të kësaj lëvizjeje nuk janë pjesëmarrës në asnjërën prej këtyre betejave.

Pyetja që lind vetvetiu këtu është ajo se: A është Perëndimi i gatshëm që të pranojë një logjike të tillë apo ai do të vazhdojë me këmbëngulje që të miratojë formulën se zgjidhja më e mirë për t'u përballur me islamin radikal është eliminimi i zgjidhjeve të mundshme?

Burimi: http://www.middleeasteye.net/columns/why-the-west-afford-ignore-political-islam-british-government-muslim-brotherhood-cameron-inquiry-uk-1403437080

The post Përse Perëndimi nuk mund ta injorojë Islamin Politik? appeared first on Mesazhi.com.

Sekretari Ban Ki-mun me porosi të shumta për udhëheqësit kosovarë

Posted: 13 Nov 2016 08:15 AM PST

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun në raportin e fundit tremujor mbi punën e UNMIK-ut, ka theksuar se autoritetet e Kosovës nuk duhet të ndërmarrin ndonjë hap ose vendim që mund të pengojë përparimin në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Raporti ky i cili mbulon periudhën nga 16 korrik deri më 15 tetor 2016. Ban Ki-mun, ka vlerësuar se në këtë periudhë të tensioneve politike në qendër të kontestit është çështja e demarkacionit me Malin e Zi dhe miratimi i Ligjit për Trepçën.

Ky raport, vuri në dukje, krijimin e tensioneve shtesë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ndërkohë që zbatimi i marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut të Brukselit ka qenë i ngadalshëm.

"Në lidhje me miratimin e ligjeve për çështjet që janë të ndjeshme për grupet e interesit, nxisin konsultim të kujdesshëm për dialog, me një fokus të veçantë për të siguruar që komunitetet pakicë të marrin pjesë në vendimet që ndodhin në jetën e tyre", ka thënë Ban Ki-mun, shkruan Indeksonline.

Sekretari i Përgjithshëm në largim, mirëpret siç tha ai, përparimin e rëndësishëm në normalizimin e marrëdhënieve në mes Prishtinës dhe Beogradit përmes dialogut nën ombrellën e BE-së, por gjithashtu ka shprehur shqetësimin në lidhje me zbatimin vonesë të disa marrëveshjeve të rëndësishme.

"Siç thonë udhëheqësit e të dyja palëve, nuk kanë asnjë alternativë praktike ndaj dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Unë u kërkoj atyre që janë të përfshirë në të gjitha nivelet e publikut për t'i rezistuar tundimit të pozicionimit dhe provokimit dhe që të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin në një mënyrë të përgjegjshme, duke luftuar për një të drejtë të qëndrueshme dhe me kompromis", ka shtuar Ban Ki-mun.

Zbatimi i marrëveshjeve në lidhje me dialogun në mes Prishtinës dhe Beogradit është ende relativisht i ngadalshëm, vlerëson Ban Ki-mun. Sipas tij të dyja palët kanë sinjalizuar dëshirën e tyre për të bërë disa përparime, duke përfshirë çështjen e krijimit të Asociacionit të Komunave Serbe duke rikujtuar emërimin e dy anëtarëve të rinj të ekipit menaxhues përgjegjës për hartimin e statutit JCC.

"Progres konkret", është bërë në përputhje me marrëveshjen për lirinë e lëvizjes nga viti 2011, me negociata të mëtejshme mbi racionalizimin e targave para skadimit të marrëveshjes fillestare në nëntor, ka shtuar ky i fundit.

Po ashtu sekretari në largim u ka rikujtuar liderëve politikë në Prishtinë dhe Beograd se është në përgjegjësinë e tyre për të vazhduar dialogu në nivel të lartë, pa vonesë dhe me guxim e vullnet të plotë politik, i nevojshëm për të kapërcyer pengesat e mbetura dhe që të sigurojnë zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani.

Kurse duke komentuar situatën në veri të Kosovë, është theksuar se në krahasim me periudhën në të cilën ishte raporti përkatës i mëparshëm, bashkëpunimi në mes autoriteteteve komunale në këtë pjesë të Kosovës gjendja është përmirësuar, sidomos në lidhje me financimin e komunave.

Ai gjithashtu shpreh keqardhjen për numrin ende të vogël të të kthyerve në Kosovë, duke treguar në këtë mënyrë së përpjekjet më të forta janë të nevojshme për të ndërtuar besimin ndërmjet të kthyerve dhe komuniteteve , për garanci të besueshme në sigurinë fizike, mosdiskriminimit dhe mundësive arsimore dhe ekonomike për të kthyerit, me toleranca fetare dhe respektin në lidhje me traditat.

Kur është fjala për incidentet e sigurisë, Ban Ki-mun ka shtuar se në tre muajt e fundit ishin të regjistruara 69 aksidente të tilla në tërë Kosovën që goditën pakicat, krahasuar me 94 prej tyre që janë regjistruar në periudhën në të cilët raporti kishte lidhshmëri më parë.

Sipas tij bashkëpunimi i ngushtë rajonal është parakusht vendimtar për reagimin e Ballkanit Perëndimor ndaj shumë sfidave me të cilat përballet, dhe u bën thirrje udhëheqësve në pozicionet udhëheqëse që të përqendrohen në përpjekjet e grupimeve për këtë qëllim.

Raporti vë në dukje se prioritet i UNMIK-ut mbetet nxitja e sigurisë, sigurimi dhe respektimi i të drejtave të njeriut në Kosovë dhe rajon, dhe se UNMIK-u vazhdon të bashkëpunojë në mënyrë konstruktive në mes Prishtinës dhe Beogradit, për të gjitha komunitetet në Kosovë dhe akterët rajonal dhe ndëkombëtar.

Po ashtu është theksuar se EULEX-i vazhdon praninë e tij në Kosovë, si OSBE-ja dhe KFOR-i vazhdojnë që të kryejnë rolin e vet në kuadër të Rezolutës 1244.

The post Sekretari Ban Ki-mun me porosi të shumta për udhëheqësit kosovarë appeared first on Mesazhi.com.

Rritet çmimi i rrymës, djathit, qumështit, mishit…

Posted: 13 Nov 2016 02:00 AM PST

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka thënë se çmimi i rrymës është ngritur. Kjo për shkakun e aplikimit të tarifave dimërore.

"Ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: perimet (2.9%); rryma, gazi dhe lëndët e tjera djegëse (21.0%) – (ngritje e çmimit të rrymës elektrike në një mesatare prej 39.7% për shkak të aplikimit të tarifave dimërore të energjisë elektrike nga 1 tetor 2016 – 31 mars 2017)", thuhet në raportin e ASK-së.

Në këtë drejtim, sipas ASK-së, shkalla e inflacionit e matur në muajin tetor 2016 me muajin tetor 2015 ishte 0.9%.

Ngritje e çmimeve vërehet edhe te produktet e qumështit, djathit, vezëve, mishit.

"Ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet: mish (1.2%); qumësht, djathë dhe vezë (1.3%); sheqer dhe ëmbëlsira (8.4%); duhan (5.1%); veshje (2.5%)", thuhet në raportin e ASK-së "Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit".

Por nuk është parë të ketë ngritje të çmimit të produkteve nga drithërat.

"Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (-1.4%); dhe pemë (-5.7%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.2%) në IHÇK", thuhet më tej në komunikatë.

The post Rritet çmimi i rrymës, djathit, qumështit, mishit… appeared first on Mesazhi.com.

Veteranët: Qeveria duhet të ndëshkohet për fryrje të listave

Posted: 13 Nov 2016 12:22 AM PST

Buxheti për pagesën pensioneve për ish-luftëtarët nuk e kalon vlerën e 60 milionë eurove, siç është paraparë dhe vitin e kaluar, por numri i veteranëve i rritur sivjet, e tejkalon këtë vlerë, e që bie ndesh me kërkesën e FMN-së.

Këshilli për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së e ka fajësuar Qeverinë për tejkalim të numrit të veteranëve dhe invalidëve të luftës.Ky Këshill ka thënë se çdo "ndëshkim" për këtë çështje duhet të bie mbi Qeverinë e Kosovës, e cila sipas tyre nuk ka ndaluar dhe as pastruar listat e veteranëve, nga njerëz që nuk kanë qenë në luftë, shkruan sot Gazeta "Zëri".

Një delegacion i FMN-së është takuar të enjten me kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa, ku pas takimit, përmes një komunikate për medie është thënë se Kosova mbetet brenda programit me FMN-në, si kusht që vitin e ardhshëm të mos tejkalohet masa e mjeteve për veteranë dhe invalidë të luftës."Misioni vlerësoi hapat që koalicioni qeveritar ka ndërmarrë gjatë propozimit të Ligjit për Buxhetin për vitin 2017-të, sipas qëndrimeve të harmonizuara, por si kusht që Kosova të mbetet brenda programit me FMN-në, kërkoi që të adresohen konkretisht masat dhe instrumentet që do të siguronin që vitin e ardhshëm të mos tejkalohet masa e mjeteve për veteranë dhe invalidë të luftës dhe rregullimi i tyre me ligj, para fillimit të implementimit të Ligjit për Buxhetin", citohet në komunikatë deklarata e FMN-së.Rreziku i paqëndrueshmërisë buxhetore, si pasojë e numrit të veteranëve të luftës, është ndër vërejtjet kryesore edhe në Raport të Progresit.Xhevdet Qeriqi, kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së ka thënë se buxheti për pagesën e ish-luftëtarëve nuk kalon vlerën e 60 milionë eurove, siç është paraparë edhe vitin e kaluar, por numri i veteranëve i rritur sivjet, sipas tij tejkalon këtë vlerë.

The post Veteranët: Qeveria duhet të ndëshkohet për fryrje të listave appeared first on Mesazhi.com.

Ushtria as në këtë mandat qeverisës

Posted: 13 Nov 2016 12:14 AM PST

Përfaqësuesit e koalicionit qeverisës tash e një kohë të gjatë janë duke premtuar se Kosova shumë shpejt do të bëhet me ushtri, mirëpo kjo po shihet si vështirë e mundshme për shkak të pengesës që është duke e paraqitur Lista Serbe. Subjektet opozitare dhe analistët politikë thonë se formimi i ushtrisë gjatë këtij mandati është vështirë i besueshëm.

Kosova nuk do të mund ta bëhet me ushtri as gjatë këtij mandati qeverisës, për shkak se partnerët e mëdhenj të koalicionit, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk janë marrë vesh paraprakisht me partnerin e tyre Listën Serbe që kjo e fundit të mbështesë formimin e ushtrisë. Kështu kanë thënë përfaqësuesit e opozitës dhe analistët politikë në vend.

Sipas tyre PDK-ja dhe LDK-ja do të duhej që para se ta formonin koalicionin me Listën Serbe të merren vesh që edhe serbët ta mbështesin transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura, shkruan Gazeta "Zëri".

Qeveria e Kosovës në planprogamin legjislativ të këtij viti ka paraparë që çështja e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të trajtohet në fund të muajit nëntor, megjithatë kjo vështirë se do të ndodhë pasi Lista Serbe tash e një kohë është duke e bojkotuar punën e Kuvendit.

Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit të vendit ka thënë se Lista Serbe është duke zhvilluar konsultime të brendshme dhe se Zyra e kryeministrit është duke pritur që të bisedojnë me këtë subjekt, kur ata të jenë të gatshëm.

"Nga Lista Serbe na thuhet se ende zhvillojnë konsultime të brendshme dhe ne presim të na njoftojnë kur janë gati të bisedojmë", ka deklaruar Gecaj.

The post Ushtria as në këtë mandat qeverisës appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more