Skip to main content

Mesazhi.com: “Prokuroria nis hetimet për “Vjedhjen multi-milionëshe në tatime”” plus 6 more

Mesazhi.com: “Prokuroria nis hetimet për “Vjedhjen multi-milionëshe në tatime”” plus 6 more


Prokuroria nis hetimet për “Vjedhjen multi-milionëshe në tatime”

Posted: 19 Nov 2016 11:43 AM PST

Prokuroria e Shtetit ka nisur hetimet për „Vjedhja multi-milionëshe në tatime", temë kjo e diskutuar në emisionin "Jeta në Kosovë".

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, në të cilën thuhet se me vëmendje ka përcjellur emisionin "Jeta në Kosovë", të transmetuar më 17.11.2016, në RTK, me temë diskutimi: „Vjedhja multi-milionëshe në tatime".

"Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit siguron opinonin publik se, në kuadër të kompetencave kushtetuese dhe ligjore që ka, do të ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura ligjore, me qëllim të zbardhjes së plotë të asaj që pretendohet se ka ndodhur dhe nëse konstatohet se dikush ka shkelur ligjin, ndaj atyre personave do të veprohet në pajtim me të gjitha dispozitat ligjore relevante", thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit inkurajon të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që në pajtim me ligjin, të gjitha dëshmitë, provat dhe informatat që kanë, t'i ndajnë me institucionet kompetente, pasi që një gjë e tillë është edhe një detyrë qytetare.

The post Prokuroria nis hetimet për "Vjedhjen multi-milionëshe në tatime" appeared first on Mesazhi.com.

Barcelona ndalet nga Malaga

Posted: 19 Nov 2016 09:17 AM PST

Në 'Camp Nou', Barcelona në kuadër të xhiros së 12-të ka barazuar pa gola 0:0 me Malagën, në një ndeshje ku munguan Messi dhe Suarez.

Ky është barazimi i dytë i Barcelonës këtë edicion në La Liga.

Malaga nga minuta e 68', luajti me një lojtar më pak, ndërsa në minutën e 96′ mysafirët mbeten me dy lojtarë më pak.

Barcelona pas këtij barazimi mbetet në vendin e dytë në La Liga me 26 pikë.

The post Barcelona ndalet nga Malaga appeared first on Mesazhi.com.

“Dituria Islame” mbush 30 vjet (Video)

Posted: 19 Nov 2016 03:43 AM PST

Revista "Dituria Islame" në një manifestim solemn në prani të udhëheqjes më të lartë të Bashkësisë Islame të Kosovës, jetës politike dhe kulturore, si dhe mysafirëve të shumtë, mbrëmë, ka shënuar 30 – vjetorin e veprimtarisë së saj që u vlerësua e suksesshme dhe e begatshme.

Në këtë manifestim roli dhe kontributi i revistës "Dituria Islame" u çmua lart si në aspektin fetar ashtu edhe në atë kombëtar, kulturor, historik e informativ.

Fjalë të mira për revistën në fjalë tha kryeministri i vendit Isa Mustafa, duke vlerësuar lart misionin që barti kjo revistë për të informuar besimtarët, por edhe shqiptarët në përgjithësi për zhvillimet politike, fetare dhe kulturore që atë kohë ishin të ndaluara nga pushteti, raporton Ekonomia Online.

"Revista 'Dituria Islame', sikurse edhe Bashkësia Islame në tërësi, ka dhënë një kontribut dhe ndihmesë të jashtëzakonshme shoqërore në Kosovë në promovimin e vlerave të mirëfillta të fesë islame të ndërlidhura me vlerat dhe atributet kombëtare. Në kohë shumë të vështira revista 'Dituria Islame' ka përmbushur një mision tepër të rëndësishëm ndaj popullsisë në Kosovë dhe jo vetëm në Kosovë, duke qenë në shërbim të informimit edukimit dhe të orientimit të tyre. Kemi nevojë të kultivojmë respektimin e vlerave njerëzore, tolerancën mes popujve dhe kulturave të ndryshme", ka pohuar kryeministri Mustafa.

Duke iu drejtuar të pranishmëve, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, për rrethanat në të cilat doli "Dituria Islame" para 30 vjetësh, tha se si revistë mujore, fetare, shkencore e kulturore "Dituria Islame" qëndroi e fuqishme në misionin e saj të informimit dhe thirrjes islame në vendin tonë, por dhe më gjerë.

"Ishte viti 1990, kur pushteti serb ndaloi mjetet e informimit, në gjuhën shqipe. Mbylljen e të përditshmëve, si dhe RTP-në. Atëherë dituria Islame, u vu në dispozicion të informimit të popullatës shqiptare dhe në një farë mënyre e mori rolin e revistës informative, ku denonconte dhe informonte për dhunën që pushteti serb ushtronte mbi shqiptarët", tha myftiu Tërnava.

Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, ka thënë se revistat e asaj kohe në përgjithësi kanë dhënë kontribut të madh në ruajtjen e vlerave fetare dhe kombëtare.

"Revista "Dituria Islame" ka qenë kandil që është përpjekë të ndriçojë mendjen dhe zemrën e besimtarëve, në errësirën e një shoqërie ateiste të një shteti komunist dhe të një pushteti okupues. Shkëlqimi i kësaj drite i duhet besimtarëve tanë edhe sot që të marrë frymëzimin e fesë", ka thënë ai.
Më 23 qershor të vitit të largët 1986, u botua revista "Dituria Islame", kryeredaktor i parë i së cilës ishte Jetish Bajrami.

Konferenca shkencore – Revista "Dituria Islame" – Tri dekada jetë, punë, sfida dhe suksese, do t'i vazhdojë punimet sot dhe nesër.

The post “Dituria Islame” mbush 30 vjet (Video) appeared first on Mesazhi.com.

Ipeshkvia e Kosovës i del në mbrojtje mësueses me shami

Posted: 19 Nov 2016 01:55 AM PST

Prindërit e nxënësve të shkollës fillore " Visar Krasniqi" në Drenoc të Malishevës, ditë më parë kërkuan përjashtimin nga puna të arsimtares së matematikës Fatmire Bujupit, vetëm pse kjo e fundit bartë shami.

Kjo ngjarje ka hapur debat nëse kjo e fundit ka apo nuk ka të drejtë të japë mësim me shami.Këtë ngjarje e ka komentuar edhe Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, me rastin e fillimit të konferencës shkencore Revista "Dituri Islame", që po organizohet nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Dodë Gjergji duke folur për tolerancën fetare para të pranishmëve, ku ishte edhe kryeministri Isa Mustafa, komentoi rastin e fundit të mësueses nga Malisheva, Fatmire Bujupi, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se ndjehet tejet i zemëruar që ka ndodhur ky rast, duke mbrojtur mësuesen me shami në të drejtën për të shprehur besimin e saj edhe para nxënësve.

"Unë do të isha shumë i zemëruar nëse një mësuesi apo një mësueseje të besimit katolik do t'i kërkohej që ta heq kryqin për t'u bërë mësimdhënëse. Shprehi zemërimin tim si shqiptar që një motrës sime i mohohet e drejta të jetë mësuese, vetëm pse bartë shami", pohuar Gjergji", ka pohuar ai.

The post Ipeshkvia e Kosovës i del në mbrojtje mësueses me shami appeared first on Mesazhi.com.

A mund të realizohet ideja e Thaçit për dekriminalizimin e politikës?

Posted: 18 Nov 2016 11:41 PM PST

Ideja e presidentit, Hashim Thaçi, për ta formuar një kod për dekriminalizimin e politikës në Kosovë shihet si e pamundur për t'u realizuar, sado që cilësohet si pozitive.

Derisa deputetë nga PDK-ja vlerësojnë se një hap i tillë është i qëlluar, ata të LDK-së konsiderojnë se kjo iniciativë nuk paraqet zgjidhjen e plotë.

Nga ana tjetër, partitë opozitare kanë vlerësuar se presidenti Thaçi fillimisht duhet ta dekriminalizojë veten dhe ish-partinë e tij e më pas skenën tjetër politike.

Sipas tyre, dekriminalizimi duhet të ndodhë pas zgjedhjeve të reja dhe vetëm pasi në Kosovës të formohet një qeverisje e re, shkruan gazeta 'Zeri'.

Ndërkohë, njohësit e sistemit të drejtësisë thonë se propozimi i të parit të shtetit nuk është i konkretizuar. Kjo pasi, sipas tyre, krimet e rënda nuk mund të barazohen me ato më të lehta.

E sipas analistëve politikë, propozimi në fjalë është ideal po që se mund të realizohet.

The post A mund të realizohet ideja e Thaçit për dekriminalizimin e politikës? appeared first on Mesazhi.com.

Nderohen viktimat që humbën jetën në aksidente trafiku

Posted: 18 Nov 2016 11:40 PM PST

Sonte do të ndezën qirinj në nderim të viktimave që kanë humbur jetën në aksidente trafiku, njëkohësisht do të prezantohen spote për vetëdijesim të pjesëmarrësve në trafik.

Ky aktivitet po organizohet Policia e Kosovës, OSBE, Kolegji i Shkencave të Aplikuara 'Tempulli' dhe KUSA, në kuadër të Ditës Botërore për Përkujtimin e Viktimave të Trafikut Rrugor, e cila në krejt botën shënohet të dielën e tretë e muajit nëntor.

Ndryshe, dje në sheshin "ZahirPajaziti", u organizua dita për dhurimin e gjakut për personat e lënduar në aksidente trafiku.

The post Nderohen viktimat që humbën jetën në aksidente trafiku appeared first on Mesazhi.com.

Mitrovica marsh protestues për Atrit Deharin

Posted: 18 Nov 2016 11:39 PM PST

Sot në qytetin e Mitrovicës do të organizohet marsh protestues për të kërkuar drejtësi për vdekjen e aktivistit Astrit Dehari.

Marshi fillon nga ora 12:00 nga sheshi te Xhamia "Isa Beg".

Marshi protestues organizohet nga shoqëria civile me moton: "Mitrovica kërkon drejtësi për Astritin!" Marshi protestues mbështet nga:

1. Studentët e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” dhe të Universitetit të Prishtinës (Dega Mitrovicë)

2. Shoqata e ish të burgosurve politik

3. Shoqata Minatori ’88-’89

4. OJQ “Me dorë në zemër

5. SH.H.B. “Nëna Tereza” – Regjioni i Mitrovicës

6. OJQ “Mundësia”

7. Sindikata e minatorëve të Trepçës në “Stan Tërg”

8. OJQ “Hendikos”

9. Iniciativa “Tjetërqysh”

10. Shoqata e Shkrimtarëve “Jakup Ceraja”, Mitrovicë

11. OJQ “Asociacioni për Shoqëri Civile”

12. Shoqata për të drejtat e fëmijëve “Fshati i Shpresës”

13. PRAM

14. Qendra Rinore – Mitrovicë

15. 7 Arte

The post Mitrovica marsh protestues për Atrit Deharin appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more