Skip to main content

Mesazhi.com: “Prokurori Hoxha: Astrit Dehari vdiq nga asfiksia e vetëshkaktuar” plus 9 more

Mesazhi.com: “Prokurori Hoxha: Astrit Dehari vdiq nga asfiksia e vetëshkaktuar” plus 9 more


Prokurori Hoxha: Astrit Dehari vdiq nga asfiksia e vetëshkaktuar

Posted: 18 Nov 2016 08:27 AM PST

Tomë Gashit, avokat i familjes Dehari rreth orës 16:00 përmes një konference për media, ka thënë, se raporti i obduksionit ka treguar se Astrit Dehari ka vdekur nga asfiksia.

Ndërsa, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha ka thënë se raporti i autopsisë thotë se vdekja e Astrit Deharit ka ardh si pasojnë e asfiksisë mekanike, raporton lajmi.net,

"Pas një hetimi gjithëpërfshirës dhe të plotë në kemi ftuar prindërit e tij për t'i njoftuar se raporti i autopsisë thotë se vdekja e Astrit Deharit ka ardhur si pasojnë e asfiksisë mekanike", ka thënë Hoxha.

"Rezultatet toksikologjike për barna dhe droga rezultojnë negative. Nga qendra paraburgimit është vërtetuar se xhirimi është autentik"

Sipas tij deri më tani janë marrë në pyetje 17 persona.

Astrit Dehari ka vdekur në rrethana të paqarta më 5 nëntor derisa ishte në paraburgim në burgun e Prizrenit.

Ai dyshohej për sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës që ka ndodhur më 4 gusht.

The post Prokurori Hoxha: Astrit Dehari vdiq nga asfiksia e vetëshkaktuar appeared first on Mesazhi.com.

Prezantohet raporti i autopsisë së Astrit Deharit

Posted: 18 Nov 2016 08:02 AM PST

Avokati Tomë Gashi pas marrjes së raportit të autopsisë së Astrit Deharit ka thënë se rasti nuk është mbyllur, sepse raporti do t`i jepet edhe ekspertëve të pavarur.

Ai ka thënë se nëse raporti është në përputhje me rezultatet e ekspertëve të pavarur, atëherë rezultati do të jetë i pranueshëm, raporton Indeksonline.

"Kjo është vetëm një prej provave, rasti nuk është i mbyllur. Ka edhe shumë punë tjera për t`u bërë se si ka vdekur Astrit Dehari në duart e shtetit. Pasi ne ta studiojmë këtë, do të kërkojmë nga prokurori dhe të gjitha organt tjera që të na japin materialin dhe nëse vijnë me rezultate të njëjta me ekspertët e pavarur do të jetë i pranueshëm. Ne ende nuk kemi nxjerrë raport për shkak se ky i sotit nuk i është dhënë ekspertëve të pavarur që vijnë nga Shqipëria", është shprehur ai.

The post Prezantohet raporti i autopsisë së Astrit Deharit appeared first on Mesazhi.com.

Begaj: Arsimtarja i ka plotësuar kushtet ligjërisht, nuk është problem mbulesa

Posted: 18 Nov 2016 06:45 AM PST

Në fshatin Drenoc të komunës së Malishevës, disa prindër kanë kërkuar përjashtimin nga puna të arsimtares së matematikës, Fatmire Bujupit për shkak se kjo e fundit bartë shami.Kjo kërkesë ka ngjallur reagime të shumta pasi që prindërit nuk kanë asnjë ankesë në lidhje me anën profesionale të arsimtares por vetëm me mbulesën.Për disa ditë nxënësit e kësaj komune kanë bojkotuar mësimin në shenjë revolte ndaj arsimtares.Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj ka thënë se ky ka qenë rasti i parë ku një arsimtare e mbuluar është shfaqur para nxënësve dhe kjo ka qenë arsyeja e reagimeve."Arsimtaren ne e kemi pranuar dhe nuk ka kurrfarë vendimi për suspendim, e kemi vlerësuar dhe kemi dhënë vendimin e punës. Para nxënësve Bujupi ka qenë risi për Malishevën pasi më parë nuk pas të tilla", ka thënë Begaj për lajmi.net.

Tutje ai ka treguar se nxënësit e kanë bojkotuar mësimin edhe ditën e sotme, mirëpo pritet që së shpejti të gjendet një zgjidhje."Drejtori mbrëmë ka biseduar me familjarët jemi duke u përpjekur të gjejmë një zgjidhje do ta zgjidhim atë problem. është bërë pak e madhe për Malishevën, megjithëse edhe ligjet nuk janë të definuara sa duhet dhe po na shkaktojnë probleme edhe neve. Duhet me vendos ligji se çka bon e çka jo, do të kishim edhe me ma lehtë. Këtë problem do ta zgjidhim, pengesa prej neve nuk ka ajo i ka plotësuar kushtet ligjërisht", ka theksuar Begaj.

The post Begaj: Arsimtarja i ka plotësuar kushtet ligjërisht, nuk është problem mbulesa appeared first on Mesazhi.com.

Zyrtare: Dorëzohet raporti i autopsisë së Astrit Deharit

Posted: 18 Nov 2016 05:53 AM PST

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit informon opinionin publik se Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se pranuar sot raportin e autopsisë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, për të ndjerin Astrit Dehari.

Menjëherë pas pranimit të këtij raporti, thuhet në një njoftim, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha e ka ftuar përfaqësuesin e familjes Dehari, avokatin Tomë Gashi, që së bashku me prindërit e të ndjerit Astrit Dehari, gjatë ditës së sotme të vijnë në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, për ta pranuar një kopje të raportit, si dhe për tu informuar për të gjeturat gjatë procesit të autopsisë.

"Për hir të transparencës dhe informimit të drejtë të opinionit publik, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, në konsultim me familjen Dehari ndërkohë do ta informoj opinionin publik me rezultatet e raportit të pranuar sot nga Instituti i Mjekësisë Ligjore", thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

The post Zyrtare: Dorëzohet raporti i autopsisë së Astrit Deharit appeared first on Mesazhi.com.

O’Conell: Koruppsioni nuk luftohet me tryeza të rrumbullakëta

Posted: 18 Nov 2016 04:39 AM PST

Në takimin e Këshilli Kombëtar Kundër Korrupsionit, ambasadori i Britanisë në Kosovë, Ruari O'Conell, ka thënë së korrupsioni në Kosovë nuk luftohet përmes tryezave të rrumbullakëta, por, institucionet e Kosovës duhet të bëjnë hapa konkret në luftimin e kësaj dukurie.

"Ju bëjë thirrje udhëheqësve të institucioneve kosovare që të bëjnë hapa konkret në luftimin e korrupsionit. Nuk mund të luftohet korrupsioni me tryeza të rrumbullakëta", ka thënë ambasadori O'Conell.

The post O'Conell: Koruppsioni nuk luftohet me tryeza të rrumbullakëta appeared first on Mesazhi.com.

Delawie: Dënoni zyrtarët e përfshirë në korrupsion

Posted: 18 Nov 2016 04:34 AM PST

Përfaqësues të korit diplomatik në Kosovë, gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit kanë kërkuar dënimin e zyrtarëve të përfshirë në korrupsion dhe vazhdimin e hapave konkret në luftimin e korrupsionit.

Ambasadori amerikanë në Kosovë, Greg Delawie ka thënë se korrupsioni luftohet duke dënuar të përfshirin në korrupsion.

"Për ta zgjidhur problemin e korrupsionit ka nevojë që ti hetojmë dhe të dënojnë zyrtaret e përfshirë në korrupsion. Kemi parë arrestime të mëdha në luftë kundër korrupsionit duhet vazhduar që ti qojmë përpara këto gjëra", tha Delawie, shkruan lajmi.net.

Ndërsa ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O'Connell ka thënë se korrupsioni po ndodh në çdo shtet të botës. Por ai ka shtruar pyetjen se si po veprojnë institucionet në këto raste.

"Duhet të ketë hapa konkret. Më vjen mirë që janë suspenduar disa zyrtarë", ka thënë ai.

The post Delawie: Dënoni zyrtarët e përfshirë në korrupsion appeared first on Mesazhi.com.

Mustafa: Janë duke u hetuar 50 zyrtarë për korrupsion

Posted: 18 Nov 2016 04:08 AM PST

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se Kosova ka shënuar vlerësim pozitiv në luftën kundër korrupsionit.

Ai ka thënë se raporti i Transparency Internacionale tregon se perceptimi i qytetarëve dhe ballafaqimi i tyre me korrupsionin janë të ndryshme.

Ai ka thënë se janë duke u hetuar 50 zyrtarë për korrupsion si dhe janë ngritur një numër i madh i aktakuzave për krim të organizuar, raporton lajmi.net.

Mustafa ka bërë thirrje që të ketë bashkëpunim nga të gjithë për ta luftuar korrupsionin por ka thënë se duhet të paraqitet gjendja reale, e jo që Kosova të "paraqitet si shtet i korruptuar sepse kështu e izolojmë veten", ka thënë Mustafa.

The post Mustafa: Janë duke u hetuar 50 zyrtarë për korrupsion appeared first on Mesazhi.com.

Thaçi: Luftimi i korrupsionit, kusht për investime

Posted: 18 Nov 2016 04:08 AM PST

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha sot se hap i rëndësishëm për sundim të ligjit në Kosovë është nxjerrja e Kodit Penal.

Thaçi në Këshillin Kombëtar kundër Korrupsionit tha se që nga dita e parë që ka marrë detyrën ka inkurajuar institucionet për të bërë një rishikim të drejtës penale.

Sipas Thaçit me këto rishikime nuk do të lejohej kandidimi në zgjedhje i zyrtarëve të akuzuar për vepra penale të korrupsionit.

Presidenti tha se institucionet e vendit kanë arritur rezultate të prekshme në sundim të ligjit, por ende ka sfida përpara.

Duke folur në Këshillin Kundër Korrupsionit Thaçi tha se qytetarët duhet të kenë besim tek institucionet e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë.

"Besimi qytetar se institucionet po bëjnë punën në luftimin e krimit dhe korrupsionit do të reflektohet pozitivisht në raporte ndërkombëtare. Parandalimi dhe luftimi i korrupsionit është kusht i pashmangshëm për krijimin e një klime të sigurt për investime", tha presidenti Thaçi.

Sipas tij, statistikat dëshmojnë për rezultate të prekshme në hetime të rastit të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Duke folur në këtë fushë Thaçi tha se Kosova ka bërë shume se çdo vend tjetër në rajon në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Sa i përket liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës Thaçi tha se Bashkimi Evropian ndoshta nuk është duke u mërzitur për kredibilitetin në Kosovë "por mendoj që kjo qasje injoruese nuk do të kalojë pa pasoja".

Ndërsa, edhe kryeministri Isa Mustafa ka folur në lidhje me luftën ndaj krimit dhe korrupsionit në Kosovë.

Sipas tij, për aq sa është punuar në këtë fushë po aq janë perceptimet për prezencën e korrupsionit në vend.

Mustafa po ashtu kritikoi edhe raportin e Transparency Internacional, i cili sipas tij mund t'i ketë dy fytyra për Kosovën.

"Në njërën anë thuhet se Kosova qëndron mirë në luftën kundër korrupsionit. Dhe e dyta se qytetarët e shohin korrupsionin si problemin më të madh dhe institucionet s'po bëjnë sa duhet. Ka dallim të madh mes perceptimit dhe ballafaqimit të qytetarëve me korrupsionin", tha Mustafa.

The post Thaçi: Luftimi i korrupsionit, kusht për investime appeared first on Mesazhi.com.

S’ka Asociacion pa shuarjen e strukturave paralele

Posted: 17 Nov 2016 11:44 PM PST

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës thonë se pa shuarjen e plotë të strukturave paralele nuk do të fillojë hartimi i Statutit për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Ndërsa Lista Serbe pret themelimin e menjëhershëm të Asociacionit, pas arritjes së Marrëveshjes për Telekomunikacionin.

Pas arritjes së Marrëveshjes për Telekomunikacionin në mes Kosovës dhe Serbisë, ku shteti i Kosovës do të marrë kodin telefonik +383, përfaqësuesit serbë po presin që të fillojë hartimi i Statutit për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Mirëpo, krerët e institucioneve vendore thonë se nuk është vetëm Marrëveshja për Telekomunikacionin ajo që do të mundësojë zbatimin e Marrëveshjes për themelimin e AKS-së, por edhe shuarja e plotë e strukturave paralele të Serbisë që vazhdojnë të operojnë ilegalisht në Kosovë.

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë për gazetën "Zëri" se ata do të japin dritën e gjelbër për themelimin e Asociacionit, vetëm kur të bëhet verifikimi i gjendjes në terren se janë shuar të gjitha strukturat paralele.

The post S'ka Asociacion pa shuarjen e strukturave paralele appeared first on Mesazhi.com.

Shteti ka përgjegjësi për vdekjen e Astrit Deharit

Posted: 17 Nov 2016 11:44 PM PST

Drejtori i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe të Lirive të Njeriut, Behxhet Shala, u ka bërë thirrje palëve t'i ulin tensionet në mënyrë që t'u lejohet organeve të hetuesisë ta zbardhin të vërtetën e vdekjes së Astrit Deharit.

Ai ka thënë se në qoftë se nuk ndriçohet rasti nga kjo ekspertizë, atëherë duhet të bëhet një ekspertizë tjetër.

Shala ka thënë për "Epoka e re" se shteti ka përgjegjësi për vdekjen e Astrit Deharit meqë, sipas tij, është bërë një lëshim i madh kur Astriti është lënë i vetëm në dhomë, përderisa të tjerët kanë dalë në shëtitje.

Sipas Shalës, është dashur të mos lejohet një gjë e tillë apo të ketë një mbikëqyrje në mënyrë që të evitohet çdo situatë e cila mund ta rrezikojë jetën e tij.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se pas vdekjes së Deharit, zyrtarët e burgut, rojtarët në atë pavijon, mbikëqyrësi dhe drejtori i burgut, është dashur të japin dorëheqje.

The post Shteti ka përgjegjësi për vdekjen e Astrit Deharit appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more