Skip to main content

Mesazhi.com: “Policia e Kosovës: Arrestuam 19 persona që po planifikonin sulme terroriste” plus 9 more

Mesazhi.com: “Policia e Kosovës: Arrestuam 19 persona që po planifikonin sulme terroriste” plus 9 more


Policia e Kosovës: Arrestuam 19 persona që po planifikonin sulme terroriste

Posted: 16 Nov 2016 11:01 AM PST

Policia e Kosovës thotë se ka realizuar disa operacione gjatë ditëve të fundit, të cilat ndërlidhen me parandalimin e akteve terroriste në Kosovë, por edhe në Shqipëri, me ç'rast janë arrestuar 19 persona të dyshuar dhe është konfiskuar eksploziv, armë të ndryshme dhe municion.

Në njoftimin e Policisë thuhet se Drejtoria Kundër Terrorizmit në koordinim dhe bashkëpunim të plotë me Agjencionin Kosovar të Inteligjencës (AKI), si dhe në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të RKS-së, ka arritur të parandalojë sulme terroriste të planifikuara dhe të sinkronizuara që të ndodhin në të njëjtën kohë, jo vetëm në Republikën e Kosovës, por edhe në rajon.

"Duke pasur parasysh se institucionet e Sigurisë në vazhdimësi monitorojnë dhe trajtojnë personat që shfaqin elemente ekstremiste, kanë kuptuar se persona të caktuar ishin në kontakt me të dyshuarin L. M., nga i cili merrnin udhëzime në përgatitjen dhe kryerjen e sulmeve terroriste në rajonin e Ballkanit".

"Pas një monitorimi dhe hetimi për një periudhë të gjatë kohore, ku janë përdorur të gjitha masat e specializuara të fshehta të hetimit, është arritur të sigurohen prova të mjaftueshme ku personat e caktuar ishin në planifikim të kryerjes së akteve terroriste në Republikën e Kosovës si dhe ndaj përfaqësueses së Izraelit në futboll, fansave tyre që pritej merrnin pjesë gjatë ndeshjes futbollistike Shqipëri-Izreal", thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Gjatë hetimeve policia ka kuptuar se këta persona të dyshuar kanë qenë të ndarë në grupe të ndryshme dhe të koordinuar nga terroristi L. M., nga i cili kanë marrë udhëzime.

Këto grupe kanë vepruar të ndara, por që në koordinim me L. M. dhe R. H. të cilët gjenden në Siri përkrah ISIS-it, kanë pasur objektiva të qartë se kush dhe kur duhet të sulmohet.

Nga data 04.11.2016 dhe deri më sot janë arrestuar (19) persona të dyshuar, ku (18) prej tyre shtetas të Republikës së Kosovës dhe një shtetas i Republikës së Maqedonisë.

Me vendim të prokurorit kompetent (18) personave të dyshuar iu është caktuar masa e paraburgimit prej (30) ditëve, ndërsa njeri prej tyre është liruar në procedurë të rregullt pas ndalimit prej 48 orëve.

Policia thotë se gjatë realizimit të këtyre operacioneve policore në cilësinë e provave materiale janë konfiskuar: 281 gr eksploziv i llojit TATP, që vlerësohet si një ndër eksplozivet më të rrezikshëm dhe më të ndjeshëm, rreth 2.5 kg substancë e përzier me lëndë shpërthyese në gjendje të kristaltë, një pushkë gjysmë automatike e kalibrit 7.62 mm, një pushkë gjuetie, një revole me gaz, municion, 719 fishek të kalibrave të ndryshëm, një dron, radiolidhje, telefona celular, lap-topa, shtëpiza kompjuteri, USB, materiale dhe literaturë fetare nga autorë të njohur për ideologjinë e tyre ekstremiste.

Më tej në komunikatë thuhet se "Kosova si pjesë e koalicionit ndërkombëtar kundër ISIL (ISIS), për këtë rast ka bashkëpunuar edhe me autoritetet nga shtetet e rajonit si, Shqipërinë dhe Maqedoninë, vende këto në të cilat po ashtu ka pasur arrestime të personave të dyshuar.

"Policia e Kosovës në bashkëpunim të plotë edhe me institucionet tjera relevante brenda dhe jashtë Kosovës, mbetet e përkushtuar që në vazhdimësi të ndërmarrë veprimet e saja ligjore për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në vend", thuhet në komunikatën e Policisë.

The post Policia e Kosovës: Arrestuam 19 persona që po planifikonin sulme terroriste appeared first on Mesazhi.com.

Qytetarët kundër largimit të mësueses me shami

Posted: 16 Nov 2016 07:51 AM PST

Arsimtarja e lëndës së matematikës mban mbulesë në kokë, megjithatë kjo po i shqetëson disa nga prindërit e fëmijëve që vijojnë mësimin në këtë shkollë, shkruan lajmi.net.

Fatmirja tregon se ligjëron lëndën e matematikës, asnjëherë duke dalë jashta saj apo duke ligjëruar për fe, por prindërit e këtyre nxënësve po i bëjnë

Sipas saj, në shkollë dëshirojnë ta sjellin një tjetër mësimdhënës, e kështu po pretendojnë ta marrin si shkas mbulesën e saj.

Nxënësit në shkollë kanë bojkotuar mësimin, edhe pse një gjë e tillë asnjëherë nuk duhet bërë.

Një ndër pikat problematike në ditët e sotme kryesisht nëpër institucione, është bërë mbulesa e femrës, edhe pse kjo është zgjidhje personale për të gjithë.

Çështja e mbulesës së femrave nëpër shkolla, po vazhdon të jetë problem, por megjithatë mos lejimi i tyre tek disa femra me mbulesa nëpër shkolla dhe institucione tjera po i shqetëson.

Disa prej tyre nuk pranuan të flasin para kamerave, por ato kërkojnë të drejtat e tyre, pasi që vënia e shamisë asesi nuk mund të sjell probleme, përderisa personi në fjalë kryen detyrën që ka dhe vishet në përputhje me normat pedagogjike-arsimore.

Shumë prej qytetarëve konsiderojnë të padrejtë dhe gabim mendimin e këtyre prindërve, pasi një arsimtare e tillë e cila thjesht kryen punën e saj me vullnet dhe mban shami në kokë, nuk mund të shfaq anë negative tek një nxënës.

"Gabim e kanë, çka ju bën ideologjia e saj, ajo mendon se e ka mirë dhe le të vazhdon, ajo fëmijëve kurgjo s'ju bën", u shpreh një qytetare.

Por të drejtat e tyre i kërkojnë edhe femrat tjera, ashtu si Fatmirja që bën punën si arsimtare.

Padrejtësi po i bëjnë edhe sipas një tjetër qytetareje, e cila thotë se mbajtja e shamisë në kokë është çështje personale, e të drejtat duhet t'ua lejojnë.

"Nëse ajo është e aftë dhe e meriton pse mos me kon në vendin e saj, e jo vetëm për një shami në kokë mos me pas të drejta", tha ajo.

Ajo madje u bënë apel prindërve të fëmijëve në shkollën "Visar Krasniqi" në Malishevë, që mësim duhet t'u jap një arsimtare me përgjegjësi dhe e ndershmëri, që bën punën e saj të mirëfilltë.

"A më mirë një motër myslimane me ju dhënë mësim e mi eduku, apo një lakuriq? Ju ato po i ngritni, ndërkaq neve për një shami po na përulni", u shpreh ajo.

E edhe një tjetër qytetar mendon se për islamin pak po ka njohuri në Kosovë, pasi feja islame duhet të respektohet, e në veçanti një femër e mbuluar.

"Pozita femërore shumë po hek ktu, askush spo sillet mirë, as populli e as qeveria, kjo qeveri duhet me ra në tokë njëherë e përgjithmonë", tha ai.

Edhe pse prindërit vazhdojnë të shprehin shqetësim për rastin e Fatmires, drejtori i arsimit në Malishevë Avdi Morina, ka thënë se kjo mësimdhënëse ishte më e kualifikuara prej kandidatëve të tjerë, megjithatë kjo çështje ende nuk është zgjidhur as nga Ministria e Arsimit.

The post Qytetarët kundër largimit të mësueses me shami appeared first on Mesazhi.com.

Rusia, jo më pjesë e ICC-së

Posted: 16 Nov 2016 05:44 AM PST

Rusia do të tërhiqet nga Gjykata Penale Ndërkombëtare sipas një urdhërese të nënshkruar nga presidenti Vladimir Putin.

Diçka e tillë sipas një deklarate të lëshuar të mërkurën nga Agjencia Informative Ligjore ruse, shkruan BBC, përcjellë Klan Kosova.

Presidenti ka udhëzuar Ministrinë e tij të Punëve të Jashtme të njoftojë Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, se Rusia nuk ka ndërmend të bëhet një shtet palë e Statutit të Romës së Gjykatës Penale Ndërkombëtare. Sic njofton media shteterore ruse, Putin pretendon se kjo gjykate nuk po vepron me drejtesi. /klankosova/

The post Rusia, jo më pjesë e ICC-së appeared first on Mesazhi.com.

Sulmohen fshatrat e muslimanëve Rohingya në Mianmar, 28 të vdekur

Posted: 16 Nov 2016 05:40 AM PST

ANKARA (AA) – Vdesin 28 persona si pasojë e sulmit që ushtria në Mianmar ka organizuar ndaj banorëve muslimanë Rohingya në shtetin e Arakanit, që u bë skenë luftimesh pas sulmeve që u organizuan në muajin tetor ndaj stacioneve kufitare, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në median zyrtare theksohet se ditën e shtunë ushtrisë i është zënë prita, ku kanë humbur jetën dy pjesëtarë të personelit dhe gjashtë sulmues. Po ashtu thuhet se 28 muslimanë Rohingya janë vrarë në sulmin që u organizua pas shpërthimit të përleshjeve në rajon.

Sipas lajmit të publikuar në BBC, qeveria e Mianmarit ka pranuar se janë goditur me helikopterë luftarakë fshatrat e banuara me muslimanë Rohingya.

Aktivistët që mbrojnë të drejtat e muslimanëve Rohingya janë shprehur se qeveria po përpiqet në mënyrë sistematike t'i largojë nga fshatrat e tyre muslimanët Rohingya.


The post Sulmohen fshatrat e muslimanëve Rohingya në Mianmar, 28 të vdekur appeared first on Mesazhi.com.

Halepi nën bombardime intensive

Posted: 16 Nov 2016 05:04 AM PST

HALEP (AA) – Prej mesditës së djeshme rajonet e kontrolluara nga opozitarët në Halep ndodhen nën valën e bombardimeve të rënda, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për AA, Bibers Mishal, një zyrtar i mbrojtjes civile, tha se “që prej mëngjesit të ditës së djeshme avionët rusë dhe ato të regjimit të Asadit nuk janë larguar nga qielli i Halepit.”

Mishal ka thënë se krahas bombardimeve nga ajri, regjimi sirian, ka bombarduar me artileri të rëndë edhe nga toka.

Duke theksuar se në lagjen Shear është goditur edhe një shkollë, Mishal në vijim tha: ”Ekipet e shpëtimit e kanë shumë të vështirë të shkojnë në vendngjarje për shkak të bombardimeve të rënda. Popullata nuk del dot nga shtëpitë si rrjedhojë e frikës.”

Ambulanca që shkoi në vendgjarje u bombardua”

Duke nënvizuar se një ambulancë që shkonte në vendngjarje është bombarduar, Mishal në vijim ka thënë se në këtë sulm të paktën 6 civilë kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.

“Çdo gjë që lëviz bombardohet. Populli është në panik. Nuk di çfarë të bëjë. Të plagosurit nuk munden të dërgohen as në spitale”, ka shtuar ai.

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Elizabeth Trudeau, ditën e djeshme dënoi sulmet e regjimit dhe Rusisë në Halep. “Sipas raportit të fundit janë goditur 5 spitale dhe një ambulancë. Kjo është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar të luftës”, ka thënë ajo.

Ndërsa zëdhënësi i Ministrisë Ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov, ditën e djeshme deklaroi se forcat ruse prej 28 ditësh nuk fluturojnë mbi Halep.


The post Halepi nën bombardime intensive appeared first on Mesazhi.com.

Transparency International: Korrupsioni mbetet problemi më i madh i kosovarëve

Posted: 16 Nov 2016 04:01 AM PST

Raporti i ri i organizatës Transparency internacional, "Barometri Global i Korrupsionit", ka konstatuar se dy të tretat e personave në Kosovë e renditin korrupsionin si një nga problemet më të mëdha në vend.

Ky raport i cili është zhvilluar në 42 shtete të Evropës dhe Azisë Qendrore, e ka renditur Kosovën të tretën në listë sa i përket mendimit qytetar se korrupsioni është njëri prej tri problemeve më të mëdha me të cilat ballafaqohet vendi, ka bërë me dije Instituti Demokratik i Kosovës që bën pjesë në rrjetin e kësaj organizate.

Në shifra të ngjashme, 67 % e të anketuarve për këtë raport mendojnë se Qeveria e Kosovës nuk është duke bërë punë të mirë në luftimin e korrupsionit.

"Nga vendet e rajonit, Kosova ka veçanërisht një nivel të ulët të ryshfetit me vetëm 10%, edhe pse ka hapësirë për përmirësim tregon që vendi ynë ka arritur që të kontrollojë mit-marrjen në sektorin publik shumë më mirë se shtetet tjera. Në Shqipëri (me 34%) dhe në Bosnje dhe Hercegovinë (27%) ky fenomen është shumë më i përhapur", ka thënë Artan Canhasi nga KDI.

Ndërsa, në aspektin e përfshirjes së krerëve të shtetit në korrupsion, të anketuarit në Kosovë mendojnë se 46% e zyrtarëve qeveritarë dhe deputetëve janë të përfshirë.

Ndërsa, besimi më i lartë i mospërfshirjes në korrupsion, u takon udhëheqësve fetar pasuar nga Policia e Kosovës.

The post Transparency International: Korrupsioni mbetet problemi më i madh i kosovarëve appeared first on Mesazhi.com.

KMLDNJ: I padrejtë presioni ndaj mësueses me shami

Posted: 16 Nov 2016 02:39 AM PST

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut ka reaguar pas raportimeve të fundit rreth kërkesës së disa prindërve për largimin nga shkolla të një mësuese me shami në njërën prej institucioneve arsimore në Kosovë.

Bëhet fjalë për mësuesen e matematikës, Fatmire Bujupin, për të cilën prindërit e shkollës fillore "Visar Krasniqi", nga fshatit Drenoc i Malishevës, shtruan kërkesë që e njëjta të mos u jap mësim fëmijëve të tyre.

Kryetari i KMDLNJ-se, Behxhet Shala në një prononcim për "Indeksonline", thotë se rasti i arsimtares Bujupi është i njëjti si me disa nxënëse me shami që u përjashtuan më parë nga shkollat. Ai shprehet se këto veprime janë të nxituara dhe se kjo çështje duhet rregullohet sa më parë.

"Avokati i popullit dhe KMLDNJ ka dal disa herë në mbrojte të nxënësve (me shami) dhe ka ndodhur që ato janë kthyer. Në qoftë se ajo mësuese deri më tash nuk ka penguar as nxënësve dhe prindërve nuk e di pse tash po shfaqet kjo pengesë. Kjo duhet të rregullohet me ligj dhe të caktohet një uniformë për të gjithë", ka thënë ai.

Më tej, Shala këtë rast të kësaj shkolle e ndërlidh edhe me deputeten e Kuvendit të Republikës, Labinota Demi-Murtezi.

"Nuk e di pse dikujt nuk po i pengon e njëjta shami e deputetes Labinot-Demi Murtezi, ndërsa i pengon një mësuese apo nxënëse. Përderisa nuk rregullohet me ligj dhe s'ka sanksionime me ligj atëherë kjo llogaritet e lejuar", ka thënë ai.

Sipas KMLDNJ-së situata e tanishme kur po flitet për radikalizmin islamik, po ka arrestime dhe luftë globale kundër kësaj dukurie, shumë shpesh keqpërdoret. "Pra, tani është krijuar një situatë që çdo gjë që ka të bëjë me veshjen", ka thënë Shala.

Ndryshe, vetë Arsimtarja, Fatmire Bujupi , deklaroi për "Klan Kosovën" se po i bëhet e padrejtë nga nxënësit e prindërit, pasi ajo ligjëron lëndën e saj si të tjerë mësimdhënës. Ajo pretendon se qëllimi është që të sjellet një mësues tjetër në shkollë, e jo puna e shamisë.

The post KMLDNJ: I padrejtë presioni ndaj mësueses me shami appeared first on Mesazhi.com.

Apeli konfirmon rastin “Drenica I”

Posted: 16 Nov 2016 01:48 AM PST

Në trup gjykues i Gjykatës së Apelit i përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një gjyqtar kosovar vendosi për ankesat e avokatëve mbrojtës dhe për ankesën e Prokurorit Special të parashtruara kundër Aktgjykimit të nxjerrë nga Gjykata Themelore e Mitrovicës në të ashtuquajturin rasti 'Drenica I'. Paneli i apelit rrjedhimisht e ka ndryshuar këtë aktgjykim.

Ankesat e parashtruara në emër të pandehurve janë pranuar pjesërisht dhe në përputhje me këtë janë ndryshuar edhe aktgjykimet përkatëse:

I pandehuri Sami Lushtaku është dënuar me 7 (shtatë) vjet burgim.

Duke i marrë parasysh dënimet e shqiptuara më përpara në rastin e njohur si 'Drenica II', të datës 14 shtator, 2016:

Të pandehurit Sylejman Selimit i është shqiptuar një dënim i përgjithshëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.

Të pandehurit Jahir Demaku i është shqiptuar një dënim i përgjithshëm prej 7 (shtatë) vjet burgim.

Pjesët tjera të aktgjykimit janë vërtetuar.

The post Apeli konfirmon rastin “Drenica I” appeared first on Mesazhi.com.

Mustafa këmbëngul se nuk do të ketë zgjedhje deri më 2018

Posted: 16 Nov 2016 01:11 AM PST

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka shprehur bindjen e tij se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme.

Zgjedhjet, siç tha ai po kërkohen vetëm për arsye politike e jo për demarkacionin e kufirit.

Mustafa në mbledhjen e sotme të qeverisë, ka ftuar deputetët që të shohin edhe njëherë dokumentet e komisionit për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Ai ka shtuar se koalicioni do të vazhdojë punën deri në afatin ligjor dhe se ata po kryejnë punë të shkëlqyer.

Kryeministri i gjatë mbledhjes së qeverisë duke folur për liberalizimin e vizave ka thënë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme për liberalizmin e vizave, përveç ratifikimit të projektligjit të Demarkacionit me Malin e Zi.

Mustafa tha se së bashku me komisionerin e Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, kanë lansuar agjendën evropiane.

"Kemi konstatuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizim të vizave, ka mbet vetëm demarkacioni. Kemi konstatuar që qeveria ka përmbushur të gjitha detyrimet e saj sa i përket kësaj çështje", ka thënë Mustafa.

Ai tha se raporti i Progresit për Kosovën ishte pozitiv në disa fusha me rendësi, si lufta kundër krimit e korrupsionit.

"Na gëzon fakti që është dhënë një vlerësim i mire sa i përket shtetit ligjor dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit", tha Mustafa.

The post Mustafa këmbëngul se nuk do të ketë zgjedhje deri më 2018 appeared first on Mesazhi.com.

Përkrahje e fortë për mësuesen me shami, prindërit kundërshtohen ashpër

Posted: 16 Nov 2016 01:06 AM PST

Mësimdhënësja e matematikës në Malishevë Fatmire Bujupi, e cila u përballë më një situatë aspak të këndshme për shkak të mbulesës së saj dhe e cila mori kritika nga prindërit dhe nxënësit e shkollës fillore "Visar Krasniqi" në Drenoc të Malishevës, ka gjetur përkrahjen nga sociolog dhe analist të vendit.

Ndonëse të njëjtës po i pamundësohet mbajtja e mësimit në atë shkollë nën arsyetimin e prindërve për siç thonë ata, frika se Bujupi do mbajë ligjërata për fe në orën e mësimit, po shihet e padrejtë dhe shkelje flagrante e abuzive të të drejtave dhe lirive të njeriut.

Këtë shqetësim e ngriti ashpër publicisti Halil Matoshi, i cili përmes facebook-ut shprehu përkrahjen e tij ndaj mësimdhënëses Fatmire Bujupi.

Matoshi i quajti manipulator e dallaveraxhi prindërit e nxënëseve që sipas tij u shtirën dhe se ajo që po ndodhte në atë shkolle ishte e trishtueshme, aq bizare dhe manipulative, ishte "lojë me ndjenjat e njerëzve, paragjykim dhe mbjellje e urrejtjes për tjetrin/tjetren tek fëmijët – sa qe ideatoret që akterët e atij inskenimi u shfaqën tepër te egër", thotë Matoshi.

Ndërkohë, i turpëruar dhe i ofenduar, për të njëjtën situatë thotë se ndihet edhe sociologu Ardian Gola i cili duke komentuar çështjen e shamisë, vlerëson se ajo është një veshje tjetër, domethëninen vlerore të se cilës nuk e ndajnë shumica e popullatës së Kosovës dhe se kjo siç shtoi ai, mbetet irritimi i vitit.

"E ata prind që qajnë para kamerës, dhe qe nga shamia yte paskan krijuar gogolin, le t'i marrin fëmijët e tyre dhe t'iu shpjegojnë se jo çdo kush qe barte shami është ISIS. Ajo është një veshje tjetër, domethënien vlerore të së cilës nuk e ndajmë shumica e popullatës se Kosovës. Mirepo, a jeni përcaktu për tolerance shoqërore, diversitet kulturor e vleror?! Tregojuni fëmijëve per vlerat elementare të qytetarisë e mos ushqeni ndjenja fashiste e mos manipuloni me fëmijë duke iu mësu si poezi fraza qe as vet nuk i kupton", ka shkruar Gola ndër tjerash.

Vetë Arsimtarja, Fatmire Bujupi , tha se po i bëhet e padrejtë nga nxënësit e prindërit, pasi ajo ligjëron lëndën e saj si të tjerë mësimdhënës./L

The post Përkrahje e fortë për mësuesen me shami, prindërit kundërshtohen ashpër appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more