Skip to main content

Mesazhi.com: “Mësuesja Fatmire Bajrami transferohet në një shkollë tjetër” plus 9 more

Mesazhi.com: “Mësuesja Fatmire Bajrami transferohet në një shkollë tjetër” plus 9 more


Mësuesja Fatmire Bajrami transferohet në një shkollë tjetër

Posted: 21 Nov 2016 01:35 PM PST

Fatmire Bajrami e cila për shkak të mbulesës së saj, ishte detyruar të largohej nga shkolla fillore ''Visar Krasniqi'' në Drenoc të Malishevës, është transferuar në një shkollë tjetër.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar Drejtori i Arsimit në Malishevë, Avdi Morina.

Fatmire Bajrami, e cila është mësuese e lëndës së matematikës, është transferuar në Shkollën e Mesme Profesionale Ekonomike Juridike ''Lasgush Poradeci'' në Malishevë, njofton Klan Kosova.

The post Mësuesja Fatmire Bajrami transferohet në një shkollë tjetër appeared first on Mesazhi.com.

Mustafa: Aktualisht nuk i kemi votat për ratifikimin e Demarkacionit

Posted: 21 Nov 2016 09:24 AM PST

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka pranuar se aktualisht koalicioni qeverisës nuk i ka votat e mjaftueshme për ratifikimin e marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Këto komente, Mustafa i bëri pas pjesëmarrjes në konferencën 'CiviKos', ku ka folur rreth bashkëpunimit të qeverisë dhe shoqërisë civile.

"Unë nuk kam hequr dorë. Po bëj përpjekje dhe kërkoj që të gjithë të ulemi dhe të gjejmë zgjidhje për Demarkacionin, sepse është humbje shumë e madhe për Kosovën", ka thënë ai.

Me këtë rast, Mustafa iu është adresuar deputetëve të shumicës që të ulen dhe të mendojnë edhe njëherë para se të kundërshtojnë Demarkacionin.

"Do ta lusja opozitën dhe deputetët që kanë bërë vërejtje që të gjejmë forcën dhe argumentin për Demarkacionin sepse flitet për interesa të Kosovës dhe jo interesa personale apo partiake", ka deklaruar Mustafa.

Por, në rrethanat aktuale, ai ka pranuar se koalicioni nuk i ka votat për ratifikimin e marrëveshjes më Malin e Zi.

"Nuk shoh arsye që tash të procedojmë ligjin në Kuvend pa i siguruar votat, kur e dimë që ka kundërshtime si dhe me faktin që Lista Serbe është jashtë Kuvendit dhe deklarimi i tyre se nuk do ta votojnë, andaj ne duhet të mobilizohemi dhe të gjejmë arsyen për t'i siguruar votat", ka thënë Mustafa.

Sipas tij, qeveria nuk është tërhequr nga marrëveshja dhe ka shprehur besimin se Demarkacioni do të ri-procedohet në Kuvend deri në fund të vitit.

Koalicioni qeverisës po bojkotohet aktualisht nga Lista Serbe, me çka është vështirësuar edhe më shumë marrja e vendimeve, siç është rasti me Demarkacionin, i cili duhet të ratifikohet me 80 vota të deputetëve.

Marrëveshja për Demarkacionin po kundërshtohet nga opozita si dhe një grup i deputetëve nga partitë në pushtet. Ratifikimi i kësaj marrëveshje, mbetet kushti themelor që Bashkimi Evropian i ka vënë Kosovës për liberalizimin e vizave.

Gjatë debatit, Mustafa ka theksuar se do të preferonte që përfaqësuesit e shoqërisë civile të inkuadrohen në bisedimet e Kosovës me Serbinë.

"Kemi çështjen e dialogut me Serbinë, që ne konsiderojmë se është mirë që të kemi një kyçje më të madhe të shoqërisë civile, sepse është një përgjegjësi e cila nuk mund të lidhet vetëm me partitë në pushtet ose qeverinë ose institucionet qeveritare, por ndërlidhet edhe me pozitën edhe me opozitën dhe veçmas me shoqërinë civile", ka thënë Mustafa.

Po ashtu, ai ka kërkuar një rol më aktiv të shoqërisë civile edhe në çështjet e integrimeve evropiane.

"Marrëveshja e Stabilizim Asociimit e cila në vete ngërthen një hapësirë tepër të rëndësishme të shoqërisë civile", ka theksuar kryeministri.

Po ashtu, Mustafa ka kërkuar rol aktiv të shoqërisë civile edhe në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

The post Mustafa: Aktualisht nuk i kemi votat për ratifikimin e Demarkacionit appeared first on Mesazhi.com.

Mbetet i paqartë fati i hetimeve ndërkombëtare për rastin Dehari

Posted: 21 Nov 2016 08:23 AM PST

Hetimet ndërkombëtare për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, në burgun e Prizrenit, mbetet ende një kërkesë në letër e ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha.

Ajo i ka kërkuar policisë metropolitane, 'Scotland Yard', nga Britania e Madhe, që të vijë dhe të bëjë hetime shtesë, për t'i hequr dyshimet e ngritura në Kosovë pas publikimit të raportit të Mjekësisë Ligjore dhe Prokurorisë, ku thuhet se Astrit Dehari ka vdekur si pasojë e lëndimeve të vetëshkaktuara.

Në kërkesën drejtuar thuhet se në pjesë të caktuara të opinionit publik janë shfaqur dyshime në lidhje me integritetin dhe paanshmërinë e procesit të hetimit.

Lëvizja Vetëvendosje dhe përfaqësuesit e familjes Dehari, kanë ngritur dyshime në raportin e ekspertizës së kryer në Prishtinë, kurse kërkesën drejtuar ekspertëve nga Britania, familja Dehari e kishte cilësuar si një spektakël medial.

Avokati Tomë Gashi, përfaqësues i familjes Dehari, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se kërkesa e Ministrisë së Drejtësisë është e vonuar. Siç thotë ai, Ministria ka pritur që të dalin rezultate dhe të mbyllet rasti, pastaj ka kërkuar hetim ndërkombëtar. Sipas tij, për një kërkesë të tillë ministrja Hoxha është dashur ta njoftojë në mënyrë zyrtare edhe familjen e Astrit Deharit.

"Tani duket se Ministria e Drejtësisë nuk i beson as vetë deklaratave skandaloze të Kryeprokurorit, se kinse kemi të bëjmë më vetëvrasje", ka deklaruar Gashi, duke shtuar se Dehari është vrarë nga pushteti.

Çështja Dehari është bërë temë debati publik dhe politik. Në takimin e Komisionit Parlamentar për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete ka pasur përplasje në mes anëtarëve të partive në pushtet dhe opozitës. Deputetja Albulena Haxhiu, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila është edhe kryetare e këtij Komisioni, ka thënë se Ministria e Drejtësisë në rend të parë është dashur të konsultohet me familjarët e Deharit, duke thënë se shteti është përgjegjës për vdekjen e tij.

"A keni parë se si zgjedhen prokurorët dhe gjyqtarët. Me telefon të Adem Grabocit dhe Kadri Veselit zgjidhen. Kriminelët e kanë kapur shtetin", ka thënë Haxhiu.

Ndërkohë, pas deklaratave të Haxhiut kanë reaguar anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës në këtë Komision. Kurse, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj e ka fajësuar edhe Vetëvendosjen për vdekjen e Astrit Deharit.

"E keni shty njeriun me vra veten e tash bëni çka të doni", është shprehur Zemaj.

Sipas raportit të autopsisë thuhet se vdekja e të ndjerit Astrit Dehari ka ardhur si pasojë e asfiksisë mekanike (mbyllja ose bllokimi i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes), si pasojë e dëmtimeve të vetë shkaktuara, të cilat kanë qenë të shoqëruara me gjakderdhje të jashtme.

Por, Lëvizja Vetëvendosje, përmes një komunikate për media, e ka quajtur raportin e autopsisë jokredibil.

The post Mbetet i paqartë fati i hetimeve ndërkombëtare për rastin Dehari appeared first on Mesazhi.com.

“Është kënaqësi e madhe të qëllosh njerëz”

Posted: 21 Nov 2016 08:20 AM PST

Donald Trump ka bërë të ditur se Gjenerali në pension James Mattis është një zgjedhje e mundshme për punën e sekretarit të mbrojtjes.

Trump u tha gazetarëve se ai ishte "goditja e qëlluar", duke shkruar lëvdata për gjeneralin në pension në rrjetin social Twitter, pas një takimi një-orësh të shtunën, raporton Insajderi.

Mattis ka shërbyer për 44 vjet në Ushtrinë e SHBA-ve, derisa ka udhëhequr një task forcë në jug të Afganistanit në vitin 2001, si dhe një grup ushtarak gjatë pushtimit të Irakut në vitin 2003.

Gjenerali me katër yje u vlerësua për udhëheqjen e marinsave kryesor amerikan në betejën e vitit 2004 në Falluxha të Irakut.

Një vit më pas, megjithatë, ai u qortua për disa komente të tij, pasi tha se "ishte argëtuese të qëlloje disa njerëz", derisa po fliste me personelin ushtarak në San Diego.

"Në fakt është mjaft zbavitëse për të luftuar me ata [irakianët], ju e dini. Kjo është një skëterrë e një gjë qesharake," tha ai gjatë diskutimit në bazën ushtarake amerikane në San Diego. "Ishte kënaqësi të qëlloja disa njerëz. Më pëlqen sherri"

Gjenerali Mattis, po ashtu sikurse Donald Trump ka qenë kritik i ashpër i presidentit amerikan, Barack Obama. Sidomos rreth marrëveshjes për bombën nukleare me Iranin, shkruan faqja britanike Independent.

Atij do t'i duhet një dokument nga kongresi që të jetë ligjërisht gati për punën e Sekretarit të Mbrojtjes në Pentagon.

Zëvendëspresidenti i zgjedhur Mike Pence tha në një intervistë me Fox News se Mattis kishte një "karrierë legjendare ushtarake".

The post "Është kënaqësi e madhe të qëllosh njerëz" appeared first on Mesazhi.com.

KMLDNJ kërkon spastrimin e listave të veteranëve

Posted: 21 Nov 2016 04:46 AM PST

Këshilli për Mbrojtjen dhe të Drejtave e të lirive të Njeriut ka reaguar lidhur me listat e veteranëve të luftës.

Ai, përmes një kumtese, u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që t'i spastrojnë listat e veteranëve të luftës, derisa kanë kërkuar që përgjegjësit për fryrjen e këtyre listave të vihen para drejtësisë.

Kjo është kumtesa e KMLDNJ-së:

Verifikimi i listave të veteranëve të luftës ishte një proces i stërzgjatur, i ngarkuar me parregullësi dhe për pasojë bëri që Kosova të radhitet si vendet ndër më të militarizuarat në vitet 1997 e deri te përfundimi i verifikimit të listave. Afërsisht 47.000 veteranë me status të njohur dhe të tjerët që presin njohjen e këtij statusi e bënë që numri i veteranëve të luftës të kalojë shifrën 70.000 veteranë që më shumë është në fushën e fantastikës shkencore se realitetit.

Veteranët e luftës që vërtetë ishin veteranë asnjëherë nuk dolën në radhët e para për statusin e tyre por mashtruesit e konvertuar, brenda ditës apo natës në veteranë ishin ata që i bënë listat nga të cilat turpërohet çdo ushtar i UÇK – së, përkrahës i tyre, mbështetës i luftës së UÇK – së apo edhe çdo qytetar që mendon me kokë të vetën dhe që ia donë të mirën këtij vendi.

Kjo listë është e papërballueshme për buxhetin e Kosovës dhe kjo listë është kërcënim për stabilitetin e vendit dhe të ardhmen e Kosovës. Kjo listë nuk është dashur të pranohet asnjëherë, përkundër shantazheve dhe kërcënimeve me protesta, që , në të shumtën e rasteve ishin të orkestruara nga persona të papërgjegjshëm, të pandërgjegjshëm që kontribuuan në hartimin e këtyre listave.

Pati kërkesa që të bëhen hetime për këto lista, të caktohet përgjegjësia për mashtruesit dhe të sigurohet një trajtim i dinjitetshëm për veteranët e vërtetë që kontribuuan për lirinë e Kosovës e të cilët nuk po trajtohen as për së afërmi si duhet dhe në përputhje me sakrificën që e bënë.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut e përkrahë fuqishëm çdo nismë për rishikimin e këtyre listave që do ta bëjë Qeveria e Kosovës përmes një komisioni tjetër i cili do të bënte verifikimin e listave në mënyrë të paanshme, me profesionalizëm, të mbështetur në fakte pas së cilave do të kishim një listë e cila, vështirë se do ta kalonte numrin e 20.000 veteranëve. Po të mos ishin këto lista manipulative dhe korruptive, do të krijoheshin mundësitë që veteranët e dëshmuar duke e fituar statusin e merituar të trajtohen në mënyrë shumë dinjitoze e jo të trajtohen si kategori sociale.

Për t'u sqaruar gjërat KMDLNj propozon të merren parasysh praktikat e mira si ato të Kroacisë, ku veteranët trajtohen si vlerë kombëtare, morale dhe shtetërore e jo si kategori sociale.

Mënyra më e mirë e dhënies së kontributit për caktimin e listave objektive të veteranëve të luftës është bërja e tyre publike në bazë të komunave pas së cilave lehtësisht do të identifikohen përfituesit mashtrues të statusit të veteranit sikur edhe i atyre që ua mundësuan këtë status. Pastaj, mosha është me rëndësi të madhe për pastrimin e listave sikur edhe sqarimi i raportit nepotist (familjar) midis atyre që përfituan statusin e veteranit dhe anëtarëve të komisionit. Kemi raste kur " komandantët " i kanë futur në lista të gjithë anëtarët e familjes ( vëllezër , motra , nipër dhe mbesa , teze dhe halla etj.) Lehtësisht është e identifikueshme nënshkrimi i atij që e rekomandoi dikë për këtë status të pamerituar dhe kjo nënkupton edhe përgjegjësi konkrete.

Nga statusi i veteranit të luftës duhet të përjashtohen ata që dezertuan, ata që nuk morën pjesë aktive ( me armë ) në luftë dhe ata që e ndihmuan luftën me mjete materiale apo që e fituan statusin e veteranit të luftës duke kënduar e që pastaj këtë këndim e materializuan duke shitur CD apo duke organizuar koncerte para bashkatdhetarëve tanë. Atyre që kontribuuan pa qenë pjesë e strukturave të armatosura, shteti duhet t'u ndajë mirënjohje apo falënderime dhe kurrsesi t'ua njoh statusin e veteranit të luftës.

Për manipuluesit e listave përgjegjësia morale është e panjohur si kategori e nderit prandaj duhet t'u nënshtrohen përgjegjësisë ligjore dhe në këtë drejtim KMDLNj , fuqishëm e përkrahë përpjekjen e kësaj apo qeverisë së ardhshme për normalizimin e listave të veteranëve të luftës që seriozisht po e dëmtojnë buxhetin e Kosovës duke e rrezikuar edhe vet statusin e veteranëve të vërtetë të luftës së UÇK – së.

The post KMLDNJ kërkon spastrimin e listave të veteranëve appeared first on Mesazhi.com.

Zemaj akuzon VV-në për vdekjen e Astrit Deharit

Posted: 21 Nov 2016 04:40 AM PST

Në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete ka pasur përplasje mes Kryetares së këtij komisioni dhe anëtarit Armend Zemaj.

Zemaj iu ka drejtuar Haxhiut se kjo mbledhje është thirrur për ta politizuar rastin e Astrit Deharit dhe jo për ta zbardhur atë, njofton Klan Kosova.

"Nëse është qëllimi politik atëherë mund të thërrasësh konferencë. Jemi 11 anëtarë të tjerë që më së paku ty të japim përgjegjësi", i është drejtuar Zemaj – Haxhiut.

"Do ta ftoja prokurorin për këto deklarata tua kur thua se është vdekje politike."

"Ministria e Drejtësisë është në menaxhim të burgjeve dhe deshta të ua përkujtoj se një javë para se të ndodhë rasti e kemi pasur në raportim ministren e Drejtësisë. Ju nuk e keni bërë asnjë pyetje për menaxhimin e situatës në burgje", ka vazhduar Zemaj.

"Edhe kjo thirrje e sotme nga ana juaj është politike, jo për ta zbardh por për ta politizuar. Më vjen keq që keqpërdorni diçka të tilla. Interferimi në raste të veçanta është interferim në drejtësi", ka përfunduar Zemaj.

Haxhiu derisa po fliste Zemaj ka thënë se edhe LDK është pjesë e kapjes së shtetit, ku i menjëhershëm ka qenë reagimi i këtij të fundit.

"A po thua se është kap shteti, a je edhe ti pjesë e këtij shteti?", ka pyetur Zemaj – Haxhiun.

"Po jam", është përgjigjur ajo.

"Atëherë shteti të paska kapur edhe ty", ia ka kthyer Zemaj, që më pas ka lëshuar mbledhjen bashkë më anëtarët tjerë të komisionit.

The post Zemaj akuzon VV-në për vdekjen e Astrit Deharit appeared first on Mesazhi.com.

Mustafa, Listës Serbe: S’ka dekret për Asociacionin

Posted: 21 Nov 2016 04:37 AM PST

Kryeministri Isa Mustafa i ka thënë Listës Serbe se nuk ka dekret për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe që ata po e kërkojnë.

Kështu shefi i Qeverisë i është përgjigjur kërkesave të ministrave serb, Ljubomir Mariq dhe Dalibor Jevtiq, të cilët i kanë dërguar mesazh Qeverisë së Kosovës se do të duhet ta miratojë dekretin për themelimin e AKS-së, nëse ajo me të vërtetë dëshiron kthimin e serbëve në institucione, njofton Klan Kosova.

Sipas tij, serbët duhet t'i kthehen punës së rregullt në Qeveri për të shkruar statutin e Asociacionit, por ai assesi nuk do të bie pre e kushteve të tyre.

The post Mustafa, Listës Serbe: S'ka dekret për Asociacionin appeared first on Mesazhi.com.

Sulm i ri në Idlib të Sirisë, të paktën 7 të vdekur

Posted: 20 Nov 2016 11:38 PM PST

Avionët luftarakë të regjimit sirian kanë kryer sulme ndaj vendbanimeve dhe shkollave në qarqet dhe lagjet e qytetit Idlib, të cilat gjenden nën kontrollin e opozitarëve. Në sulmet humbën jetën të paktën 7 persona ndërsa 16 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Muhammed Yahya, një ndër zyrtarët e Mbrojtjes civile në Idlib, në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së, tha se avionët luftarakë të regjimit kanë bombarduar qarkun Maret en-Numand dhe lagjen Maret el-Misrin të qytetit Idlib, të cilat gjenden nën kontrollin e opozitarëve.

“Avionët luftarakë të regjimit sulmuan një punëtori në qytetin Idlib. Në sulmin humbën jetën 4 civilë kurse 4 të tjerë u plagosën. Ndërsa në sulmet ndaj shkollës Ebi Al Ala Al Maari në Maret en-Numan dhe shkollës Hasub në Maret el- Misrin humbën jetën 3 civilë dhe u plagosën 12 nxënës”, tha Yahya duke theksuar se avionët kanë shënjestuar gjithashtu edhe vendbanimet.

Yahya tregoi se nxënësit e plagosur në sulme janë dërguar në spitalet e improvizuara në rajon për trajtim mjekësor. Sipas tij, shkollat kanë pësuar dëme të mëdha materiale.

The post Sulm i ri në Idlib të Sirisë, të paktën 7 të vdekur appeared first on Mesazhi.com.

Demarkacioni nxit destabilizimin

Posted: 20 Nov 2016 11:34 PM PST

Zyrtarët qeveritarë po paralajmërojnë se muajin e ardhshëm do ta rikthejnë në Kuvend Marrëveshjen për Demarkacionin, përderisa përfaqësuesit e opozitës thonë se nuk do ta lejojnë këtë marrëveshje, pasi që do të organizohen për ta kundërshtuar në legjislativ dhe në rrugë

Paralajmërimi i zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës se Marrëveshja për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi do të rikthehet në Kuvend muajin e ardhshëm, po kundërshtohet ashpër nga opozita në vend, shkruan gazeta ‘Zeri’.

Përfaqësues të kësaj të fundit thonë se është i pakuptueshëm një insistim i tillë i pozitës, derisa nuk i ka votat në Kuvend dhe çdo përpjekje për ta rikthyer këtë marrëveshje pa një dakordim me opozitën, do të jetë manovër e re për të manipuluar me opinionin publik dhe BE- në.

Megjithatë, kthimin e marrëveshjes në Kuvend muajin e ardhshëm, zyrtarët qeveritarë e arsyetojnë me zënien e afatit të fundit për heqjen e vizave për Kosovën.

"Muaji i ardhshëm është koha e fundit për ne që të mund të sigurojmë liberalizimin e vizave", ka thënë për "Zërin" Bajram Gecaj, zëvendësministër i Pushtetit Lokal, duke shtuar se nëse marrëveshja nuk kalon as në dhjetor, atëherë fajtore për mosheqjen e vizave për qytetarët është opozita bashkë me "Listën Serbe".

The post Demarkacioni nxit destabilizimin appeared first on Mesazhi.com.

Kërkohen dorëheqjet për rastin “Dehari”

Posted: 20 Nov 2016 11:30 PM PST

Për t'u hapur rrugë hetimeve të pavarura në lidhje me vdekjen e aktivistit të lëvizjes "Vetëvendosje", policia metropolitane "Scotland Yard" kërkon shkarkime dhe dorëheqje nga krerët e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Drejtësisë.

Ndonëse një ekip i pavarur ka monitoruar obduksionin e Astrit Deharit, raporti që është hartuar në lidhje me vdekjen e tij ka ngjallur reagime të shumta.

Mjeku shqiptar në Berlin, Milot Rama, është shprehur se është i trishtuar me raportin e autopsisë për Astrit Deharin, aktivistin e "Vetëvendosjes" që vdiq në Burgun e Prizrenit.

"Unë si mjek me përvojë katër vjeçare në mjekësi intensive, në njërën nga klinikat më prestigjioze kardiologjike dhe pulmologjike gjermane jam më shumë se i trishtuar me raportin e autopsisë", ka thënë Rama.

Ai është shprehur se shumë shpesh edhe anestezistët dhe mjekët e reparteve intensive me metoda shumë të sofistikuara kanë vështirësi të fusin tubusin me gjerësi maksimale 2 centimetra në rrugët e frymëmarrjes. "Prandaj tani përdorim gjithnjë e më shumë video-laringoskop, ku rrugët e frymëmarrjes i vëzhgojmë në kamerë për intubim më të shpejtë", ka thënë ai.

The post Kërkohen dorëheqjet për rastin “Dehari” appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more