Skip to main content

Mesazhi.com: “Kosova rrezikon liberalizimin e vizave edhe për vitin 2017” plus 9 more

Mesazhi.com: “Kosova rrezikon liberalizimin e vizave edhe për vitin 2017” plus 9 more


Kosova rrezikon liberalizimin e vizave edhe për vitin 2017

Posted: 24 Nov 2016 02:32 PM PST

Institucionet qendrore po e rrezikojnë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën edhe për vitin 2017, thonë njohësit e integrimeve evropiane.

Ata konsiderojnë se Kuvendi dhe Qeveria, po dështojnë në përmbushjen e një prej kritereve substanciale të përcaktuara nga Bashkimi Evropian në procesin e liberalizimit të vizave, siç është rasti me ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit më Malin e Zi.

Profesor i së Drejtës Evropiane, Avni Mazreku, tha për Radion Evropa e Lirë se autoritetet nuk kanë treguar vullnet politik në përmbushjen e kritereve reale për liberalizim të vizave.

Sipas tij, përderisa qasja e Qeverisë së Kosovës dhe qasja e vendimmarrësve në Kosovë është krejt deklarative, askush nuk mund të ndihet komod se në vitin 2017, do të ketë liberalizim.

"Kosova duke mos pasur qasje konstruktive e profesionale, por edhe qasje që vjen si rezultat i një konstruktiviteti politik në procesin e qasjes, e ka humbur atë momentin kyç të përmbushjes së kritereve e që përmbushja e kritereve nënkupton edhe stabilizimin politik, ekonomik dhe juridik të vendit".

"Kosova ka mungesë të stabilitetit politike si pasoj e zhvillimeve politike", tha Mazrekaj duke shtuar se vendi nuk ka as stabilitet makro-ekonomik dhe është larg rajonit dhe vendeve anëtare të BE-së.

Mazrekaj thotë po ashtu se Kosova duhet të punoj shumë edhe në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit, si kriter shumë me rëndësi jo vetëm për fushën e sundimit të ligjit në vend, por edhe për procesin e liberalizimit të vizave.

"Kosova është okupuar më shumë me zhvillimet e brendshme politike, por e vërteta është se zhvillimet politike duhet me qenë në funksion të përmbushjeve së këtyre kritereve. Përmbushja e këtyre kritereve të akcesionit, nënkupton efekt të drejtpërdrejt të zhvillimeve brenda vendit", vlerëson Mazrekaj.

Nga ana tjetër, Arben Gashi, deputet i Kuvendit të Kosovës, anëtar i Komisionit për Integrime Evropiane, tha për Radion Evropa e Lirë se për të ecur tutje drejt liberalizimit të vizave duhet të ketë një konsensus politike për çështjet të cilat kanë mbetur pezull e të cilat janë të rëndësishëm në këtë proces.

Ai mendon se nëse arrihet një konsensus brenda skenës politike, çështja e liberalizmit mund të trajtohet në instancat kompetente.

"Nëse mbetet pezull do të jetë problematike dhe do të ketë një argument shtesë nga Bashkimi Evropian për mos liberalizmin e vizave dhe po ashtu do të ketë një tension të vazhdueshme në Kosovë", thotë Gashi.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka pranuar se aktualisht koalicioni qeverisës nuk i ka votat e mjaftueshme për ratifikimin e marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Sa më shumë që ka probleme të brendshme politike në Kosovë dhe mos angazhim të duhur, çështja e liberalizimit të vizave do të vonojë, thotë profesor Emrush Ujkani,njohësi i çështjeve integruese evropiane.

"Askush nuk mund ta marr të sigurt faktin që nëse edhe në vitin tjetër vazhdohet kështu, do të thotë të mos adresohen çështjet, se mund të kemi një epilog më të mirë. Personalisht jam skeptik rreth kësaj edhe për vitin tjetër, apo edhe një kohë më të gjatë derisa kemi një konfuzion të tillë të brendshme nga lidershipi ynë", vlerëson Ujkani.

Njohësit e integrimeve evropian kanë kritikuar drejtuesit e Qeverisë së Kosovës se nuk po merren siç duhet dhe seriozisht me çështjen e liberalizmit te vizave. Ata thanë po ashtu se aktualisht Kosova nuk ka as ministër të Integrimeve Evropiane.

Lidhur me ketë çështje, kritika bën edhe deputeti Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

"Është fatkeqësi që ka më shumë se dy muaj që Kosova nuk ka ministër të Integrimeve Evropiane i cili do të duhej që të merrej në mënyrë konstante me liberalizimin e vizave dhe me çështje tjera të cilat kanë të bëjnë me interesat e Kosovës në Bashkimin Evropian", tha Gashi.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë këto ditë po ashtu se "mesazhet e Bashkimit Evropian janë të qarta dhe se liberalizmi i vizave për qytetarët e Kosovës është në duart tona".

The post Kosova rrezikon liberalizimin e vizave edhe për vitin 2017 appeared first on Mesazhi.com.

ZGJEDHJET E 11 DHJETORIT NË MAQEDONI, STOP POLITIKËS SË KONSUMUAR

Posted: 24 Nov 2016 01:28 PM PST

Shkruan: Nexhmedin Ademi

11 dhjetori është dita kur do të mbahen zgjedhjet në nivel qendror në Republikën e Maqedonisë. Me ofrimin e kësaj date interesimi për këto zgjedhje është duke u rritur gjithnjë e më shumë. Votuesi shqiptar, jo vetëm në Maqedoni, gjatë njëzet e gjashtë viteve të kaluara e ka pasur vështirë që vullnetin e vet politik ta kthejë në investim që do të ndikonte në revitalizimin e jetës së vet për një mirëqenie më të mirë politike, kulturore e sociale. Gjatë këtij harku kohor në hapësirat shqiptare kanë ndodhur ngjarje të rëndësishme, si: shpallja e Pavarësisë së Kosovës, Marrëveshja e Ohrit në Maqedoni, Marrëveshja  e Konçulit në Luginë të Preshevës, aspiratat integruese në familjen evropiane etj. Këtyre zhvillimeve u kanë paraprirë momente historike të rëndësishme për fatin e popullit shqiptar: në vend se të orientohen kah fuqizimi i nacionalizmit kulturor të shqiptarëve, ato e kanë instrumentalizuar vullnetin politik të popullit jo për një zhvillim progresist, por më tepër për ta fuqizuar pushtetin sesa shtetin, siç ka ndodhur në Shqipëri dhe Kosovë. Në Maqedoni ky qëndrim e ka defaktorizuar faktorin politik shqiptar, ku shqiptarët kanë mbetur jashtë konturës konstitucionaliste shtetëformuese, ndërsa në Luginë të Preshevës politika ka dështuar që të ofrojë mundësi për forcimin e identitetit nacional kulturor të shqiptarëve, në mënyrë që statusi i tyre politik të avancohet si entitet politik, duke u bërë kategori kushtetuese.

Tabloja e zhvillimeve politike në hapësirat shqiptare nuk lë shumë për të dëshiruar. Dështimet e njëpasnjëshme të elitave politike ekzistuese nuk kanë pse e inkurajojnë votuesin shqiptar që të shpresojë se vota e tyre do ta prekë për së afërmi jetën e qytetarit shqiptar. Po të mos ishte Lëvizja Vetëvendosje politikisht më gjatë në jetën publike në Kosovë  dhe Lëvizja Besa në Maqedoni, të shquara deri më tani për një opozitarizëm domethënës, nuk besoj se dikush nga shqiptarët duhet të jetë i motivuar për t'iu ofruar kutive të votimit, përveçse militantëve partiakë, të cilët fatin e tyre e kanë të lidhur ngushtë me fatin e partisë ose, thënë ndryshe, me fatin e shefave të partisë.

Shqiptarët e Maqedonisë mund të merren si model i paaftësisë për devijimin dhe katandinë e vullnetit politik të qytetarit. Që nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë, shqiptarët në Maqedoni rastin më ideal për ta avancuar statusin e tyre politik e patën pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, e cila rrodhi pas një konflikti të armatosur me forcat ushtarake maqedonase, ndërsa ishte e sponsorizuar nga bashkësia ndërkombëtare, natyrisht me detyrime dhe kushtëzime të ndërsjella. Nominalisht implementimi dhe zbatimi i kësaj marrëveshje u është lënë në vëzhgim të drejtpërdrejt shqiptarëve. Por, në vend se të kapitalizohet deri në maksimum politikisht kjo marrëveshje, nga ku shqiptarët do të faktorizoheshin duke u bërë shtetëformues, pjesë e frymës së filozofisë politike eglitare etatiste, ata parimisht devijuan nga parimet bazë të kësaj marrëveshje, duke devijuar diskursin shtetëndërtues që ia siguronte marrëveshja në fjalë. Politika diskriminuese ndaj tyre vazhdoi, duke u përballur edhe me situata denigruese, fyese ndaj dinjitetit të tyre, siç ishte rasti i Sopotit, i Brodecit, i Monstrës dhe i zhytjes në krimin e organizuar nga funksionarë të partisë në pushtet, të cilat i mësuam nga publikimet e publikuara nga Zaevi. Maqedonia sot nuk është shtet egalitarë. Sot ka një disproporcion të madh ndërmjet të qenit qytetar maqedonas dhe qytetar shqiptarë në shtetin e Maqedonisë.

Votuesi shqiptar në Maqedoni përballet me një klasë politike, e cila politikëbërjen e ka ulur aq poshtë, duke e vendosur në shërbim të klientelizmit, grupimit partiak, e ka partizuar angazhimin politik në vend se ta politizojë me politika premtuese në arsim, kulturë, zhvillim ekonomik, ta vendosë teorinë politiko juridike, e cila për themel të shtetit dhe pushtetit shtetërorë e njeh rregullimin kushtetues, konstitucionalizëm, i cili i siguron status të barabartë qytetarit shqiptar para shtetit. Meqenëse klasa politike aktuale është konsumuar plotësisht, pas dështimeve të njëpasnjëshme, ajo do të kërkojë që të instrumentalizojë për kalkulime politike anën emocionale të popullit, aty ku më së shumti ai është lënduar. Ajo është fusha e nacionalizmit dhe patriotizmit. Është detyrë e votuesit shqiptar dhe e partive opozitare, në veçanti e Lëvizjes Besa, që ta dekonstruktojë kuazinacionalizmin edhe pseudopatriotizmin e partive që do të mund ta përdornin eventualisht në fushatën parazgjedhore.

Në fakt ideja e nacionalizmit shqiptar është e përafërt me idetë moderne mbi nacionalizmin, që e definojnë nacionalizmin ashtu që njësia politike me njësinë kombëtare duhet të përputhen (Gellner, Hobsbaum). Vetëm një herë në historinë e nacionalizmit shqiptar, gjatë përpjekjeve për ta formuar shtetin komb si mendim programatik, është elaboruar drejt ideja e nacionalizmit në përputhje me teoritë moderne nga dy përfaqësuesit e shquar të Rilindjes Kombëtare, Pashko Vasa dhe Sami Frashri. Ishin të parët këta dy që patën propozuar që të gjitha territoret shqiptare të unjësoheshin në një vilajet brenda Perandorisë Osmane, ku me kalimin e kohës do të shpallej edhe shteti shqiptar, i cili do të përfshinte të gjithë shqiptarët e trojeve. Në këtë drejtim do të përputheshin njësia politike më atë kombëtare. Ky parim ka vlejtur si parim për themelimin e shteteve kombe pas shembjeve të Perandorisë Austro Hungareze, Perandorisë Osmane ose edhe të mbretërive gjetiu në Evropë, nën gërmadhat e të cilave lindën shtetet kombe në periudhën e modernitetit. Ngjarje të rëndësishme të historisë tonë kombëtare kanë pasur perceptime nacionaliste, por kanë përfunduar si projekte antinacionaliste, duke mos pasur mundësi ta unjësojnë njësinë politike me atë kombëtare. E këtillë ishte shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë londineze ose edhe shpallja e pavarësisë së shtetit të Kosovës ahtisariane, e cila është e kushtëzuar me pamundësinë për t'u bashkuar me ndonjë shtet tjetër. Në periudha të caktuara është manipuluar me vullnetin e popullit, duke e instrumentalizuar nacionalizmin shqiptar më shumë si fiksion poetik i ruajtur në kujtesën e shqiptarit nga repertori folklorik sesa si projeksion realist i një interpretimi të drejtë filozofik, për përfitime të ulëta politike ose edhe ideologjike. Fjala vjen, kur Enver Hoxha sulmonte titistët se pse i tradhtuan idealet staliniste, këndej kufirit figura e tij vlerësohej me tone të larta nacionaliste, edhe pse kundërshtimi Enver Hoxhës ndaj titistëve bëhej krejtësisht për motive ideologjike e aspak nacionaliste. Sali Berisha, me liderin e BDI-së, me rastin e festimit të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë londineze i suprizonin të pranishmit me inflacion në rritje të ideve për bashkimin e trojeve para masës së ekzaltuar në Shkup. Menjëherë pasi që përfaqësues ndërkombëtarë ia bëjnë me dije se deklaratat e këtilla janë të papranueshme, edhe nëse thuhen me pahiri në atmosfera festive, ata i ulin tonet e tyre nacionaliste, duke sqaruar se bashkimi i shqiptarëve do të ndodhë pas suksesit të politikave integruese në familjen evropiane së bashku me Lituaninë, Estoninë, Rumaninë dhe Serbinë në një të ardhme të afërt. Është rasti ideal që shqiptarët në Maqedoni ta stopojnë këtë instrumentalizim pseudopatriotik dhe kuazinacionalist për përfitimet e ngushta. Nëse do të ndodhte kjo, do të ishte refleksion pozitiv edhe për neve këndej kufirit. Këtë lloj politike në Luginë të Preshevës e kemi paguar shtrenjtë si popullatë nga klasa politike, e cila u tregua e paaftë për t'i zgjidhur problemet reale me të cilat ballafaqohej qytetari shqiptar. Vazhdimisht janë mbuluar dështimet e radhës, duke u ofruar ide të mëdha, deri edhe të bërja e Shqipërisë natyrale. Këto ditë në Luginë kemi një diskurs të kundërt nga ai i kuazinacionalizmit të djeshëm, i cili mund të jetë i dëmshëm aq sa edhe ai i shkuari. Diskursi i ri, që po promovohet, është ai i integrimit të pakushtëzuar në institucionet shtetërore, që nënkupton se natyra e problemeve të shqiptarëve në Luginë është ekonomike e jo e të drejtave politike. Një logjikë e tillë seriozisht dëmton identitetin kulturorë të shqiptarëve, i cili nuk mund të imagjinohet pa ndihmën e ideve që burojnë nga nacionalizmi kulturor shqiptarë. Identiteti kulturorë i shqiptarëve të Maqedonisë, si produkt i nacionalizmit kulturor, ka gjasa të vendoset në binare të duhura nëse platforma politike e Lëvizjes Besa "RIDEFINIMI" bëhet pjesë e kulturës politike te shqiptarët pas këtyre zgjedhjeve. Është shpresëdhënës participimi i figurave të reja në këtë lëvizje, me një kaluar të pastër, ideologjikisht të formuar përbrenda identitetit kulturorë të shqiptarit të Maqedonisë, duke u frymëzuar nga vlerat autentike, e të gjithë faktorëve kulturorë pa përjashtim. Ky profilizim identitar dhe profilizimi politik i vlerave konservatore të prira të identifikohen me idetë e të majtës më afër shtresave sociale, Lëvizjen Besa e bëjnë subjekt me potencë të mjaftueshme për t'u paraqitur para votuesit shqiptar. Ajo nuk është derivat i pakënaqësive të subjekteve tjera, por me guxim të madh qytetar është paraqitur në skenën politike si një nga alternativat që jep arsye për t'i inkurajuar votuesit shqiptarë që t'ua mësyjnë kutive të votimit më 11 dhjetorë të muajit të ardhshëm.

Personalisht jam në fillimin e dekadës së katërt të jetës time. Këtu ku jetoj ende nuk e kam ushtruar të drejtën e lirë të qytetarit për të votuar, për arsye të cilat pak a shumë i përmenda më lart. Po të më jepej rasti për të votuar në zgjedhjet e 11 dhjetorit në shtetin e Maqedonisë, nuk do të hamendësohesha shumë se kë do të votoja.

The post ZGJEDHJET E 11 DHJETORIT NË MAQEDONI, STOP POLITIKËS SË KONSUMUAR appeared first on Mesazhi.com.

Së shpejti vendoset për të dyshuarit që sulmuan Kuvendin

Posted: 24 Nov 2016 11:37 AM PST

Prokuroria ka intervistuar pesë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët dyshohen se kanë sulmuar ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Prokurori i rastit, Abdurrahim Islami ka thënë se pas rezultateve të provave do të merret vendimi nëse do të ngritët aktakuzë për të dyshuarit apo jo.

Ai ka thënë se që të pestit janë mbrojtur në heshtje.

Ndryshe, më datë 04 gusht rreth orës 23:05, ka ndodhë një sulm me mjet shpërthyes ndaj objektit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Sulmi me zollë kishte ndodhur në kohën kur në Parlament ishte paraparë të votohej demarkacioni.

Tre të arrestuarve për sulmin në Kuvend u është caktuar paraburgimi, ndërsa tre të tjerëve arresti shtëpiak. Paraburgim për tre muaj kishte paraparë për Atdhe Arifi, Egzon Haliti dhe tashmë të ndjerin Astrit Deharin. Ndërsa arresti shtëpiak prej një muaji u është caktuar Frashër Krasniqit, Adea Batushës dhe Petrit Ademit.

The post Së shpejti vendoset për të dyshuarit që sulmuan Kuvendin appeared first on Mesazhi.com.

Gjermania mbështet organizatën terroriste PKK

Posted: 24 Nov 2016 07:24 AM PST

Sipas një raporti të shërbimeve të brendshme të zbulimit të Gjermanisë, (Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës, BfV), të publikuar në muajin qershor, thuhet se PKK ka mbi 14 mijë anëtarë në Gjermani raporton AA.

Edhe pse në vitin 1993 është ndaluar në Gjermani, PKK, me anë të shoqatave të ndryshme, ka vazhduar të propagandojë nën petkun e aktiviteteve kulturore, si dhe mbledh ndihma financiare dhe militantë për organizatën.

Rreth 4.500 dosje të mbetura në harresë

Rreth 4.500 dosje të dërguara nga Turqia dhe të shqyrtuara nga gjyqësori gjerman, ende janë lënë në harresë nga autoritetet gjermane. Ndërsa shumicës së kërkesave për ekstradim nga Turqia, Gjermania i është përgjigjur negativisht me pretekstin e shkeljes së të drejtave të njeriut, duke marrë kështu në mbrojte militantë të një organizate terroriste.

Gjermania në vitin 2015 dënoi me 1 deri në 6 vite burg, vetëm 3 të dyshuar për terrorizëm, të cilët gjenden në postet drejtuese të PKK-së.

Nuk kryhen hetime efektive 

Edhe pse është e provuar që në vend gjenden më shumë se 14 mijë anëtarë të organizatës terroriste PKK, Gjermania nuk ka nisur ndonjë hetim efektiv deri më tani për ta. Sipas informacioneve të marra nga Ministria gjermane e Drejtësisë, mësohet se gjatë viteve 2004-2013 vetëm 4.400 persona janë hetuar.

Në këtë ministri nuk ka asnjë informacion për përfundimet e këtyre hetimeve dhe gjykimeve. Zyrtarët thonë që këto të dhëna mund të merren nga zyrtarë të qeverive rajonale. Edhe pse Gjermania është një nga vendet ku PKK është më aktive, ndaj drejtuesve të saj nuk merren masat e nevojshme.

Prokuroria Federale që nga viti 1992 deri më sot vetëm për 71 persona të cilët dyshohen për lidhje me PKK-në ka hapur proces gjyqësor.

Pjesëmarrjet tek PYD anashkalohen 

Standardi i dyfishtë i Gjermanisë në luftën kundër terrorizmit duket qartë edhe tek puna që bëhet për parandalimin e atyre që luftojnë jashtë vendit.

Ndërkohë që autoritet e këtij vendi kanë hapur më shumë se 100 procese gjyqësore për personat të cilët shkojnë pranë organizatës terroriste DEASH për të luftuar, e njëjta gjë nuk ka ndodhur për ata të cilët shkojnë për të luftuar përkrah krahut të armatosur të PKK-së në Siri, PYD.

Sipas lajmeve të mediave gjermane, të paktën 130 persona nga ky vend kanë shkuar në Siri për të luftuar përkrah PYD/YPG, por Prokuroria Federale deri më sot nuk ka hapur asnjë proces gjyqësor.

Gjermania është burimi financiar i PKK-së

Sipas parashikimeve të autoriteteve të sigurisë, rreth 65 për qind e të ardhurave të PKK-së vijnë nga Gjermania. Ndërsa BfV ka deklaruar se PKK vetëm gjatë vitit 2015 ka mbledhur në këtë vend më shumë se 13 milionë euro.

Vëzhguesit thonë se këto para mblidhen me detyrim, nga të ardhurat e drogës dhe rrugë të tjera të jashtëligjshme. Ata vënë në dukje se shuma e parave të mbledhura në Gjermani për PKK-në është shumë herë më e lartë.

Ndërkohë PKK thuhet se ka 31 përgjegjës zonash dhe 4 drejtues rajonal në Gjermani. Nga ana tjetër drejtuesit e PKK-së në Evropë të cilët banojnë në Belgjikë, udhëtojnë të qetë drejt Gjermanisë dhe kontrollojnë aktivitetet atje. Nga ana tjetër gazeta “Politika e Re e Lirë”, me qendër në afërsi të Franfkfurtit, Neu-Isenburg vazhdon aktivitetin e saj mediatik pa pasur shqetësime nga autoritetet.

Autoritet gjermane nuk kanë ndaluar as tubimet e PKK-së në këtë vend, ku janë lejuar tubime të mëdha me anëtarë të mbledhur nga gjithë vendet evropiane. Sipas një raporti të BfV, gjatë vitit 2015 në protestën në Bonn morën pjesë 17 mijë persona, ndërsa në një tjetër aktivitet gjatë muajit shtator në Düsseldorf morën pjesë rreth 21 mijë persona. Ndërkohë që policia nuk bëri asnjë gjë për ti ndaluar, në këto tubime janë lejuar të ashtuquajturat simbole që i përkasin PKK-së.

Mbështetje nga partitë e majta

Edhe pse PKK është e ndaluar në Gjermani, veçanërisht partitë opozitare të majta vazhdojnë të përkrahin atë. Një rol të rëndësishëm për këtë luajnë edhe deputetë të këtyre partive.

Ndërkohë disa nga deputetët mundohen të lançojnë PKK-në dhe PYD-në si forcën e vetme të luftës në Siri. Madje japin edhe përkrahje mediatike për përcjelljen e këtij qëndrimi në opinionin publik.

Armët në duart e PKK-së

Një tjetër temë që Turqia reagon ndaj Gjermanisë është edhe ajo e pranisë së armëve në duart e PKK-së. Qeveria gjermane në vitin 2014, në kuadër të luftës kundër terrorizmit i dërgoi qeverisë kurde të Irakut të Veriut ndihma me armë. Ato janë dërguar me faza të ndryshme në dy vite.

Ndërsa nga informacionet që vijnë nga rajoni, thuhet se një pjesë e këtyre armëve kanë humbur si dhe se kanë kaluar në duart e PKK-së dhe PYD-së.

Autoritetet gjermane kanë pranuar që të paktën 88 armë kanë humbur, ndërsa autoritetet e qeverisjes lokale të Irakut të Veriut kanë deklaruar se është dëshmuar për shitjen e paligjshme të 30 armëve të ardhura nga Gjermania.

The post Gjermania mbështet organizatën terroriste PKK appeared first on Mesazhi.com.

Veseli: Kosova duhet të ndërmarrë një program kombëtar për fëmijët

Posted: 24 Nov 2016 04:38 AM PST

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ka deklaruar se Kosova ka nevojë të ndërtojë më shumë çerdhe si dhe të ndërmarrë një program kombëtar gjithëpërfshirës për fëmijë.

Veseli ka marr pjesë në një konferencë të organizuar nën patronatin e tij, ku është diskutuar për edukimin e hershëm të fëmijëve.

"Kosova, jo vetëm që duhet të ndërtojë çerdhe, por edhe të ndërmarrë një program kombëtar gjithëpërfshirës për fëmijë", ka deklaruar ai.

Veseli shtoi se investimi që duhet të bëhet në rrjetin e çerdheve dhe përkujdesja për arsimin parashkollor nënkupton që nënat e reja nuk do të kenë më nevojë të zgjedhin midis fëmijës dhe punës.

Njoftimi i Veselit:

Sot, bashkë më shumë ekspertë, diskutuam për njërën prej çështjeve më të rëndësishme në shoqërinë tonë, edukimin e hershëm të fëmijëve.

Kosova, jo vetëm që duhet të ndërtojë çerdhe, por edhe të ndërmarrë një program kombëtar gjithëpërfshirës për fëmijë.

Investimi që duhet të bëjmë në rrjetin e çerdheve dhe përkujdesja për arsimin parashkollor nënkupton që nënat e reja nuk do të kenë më nevojë të zgjedhin midis fëmijës dhe punës.

Në konferencën e organizuar nën patronatin tim, ku u prezantua edhe një studim i UNICEF për këtë çështje, nuk fola thjesht vetëm si politikan, por edhe si baba, si prind.

The post Veseli: Kosova duhet të ndërmarrë një program kombëtar për fëmijët appeared first on Mesazhi.com.

PE rekomandon pezullimin e përkohshëm të negociatave BE-Turqi

Posted: 24 Nov 2016 04:35 AM PST

Parlamenti Evropian (PE) miratoi projektrezolutën e cila rekomandon ngrirjen e përkohshme të negociatave mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian (BE) dhe e cila nuk ka fuqi ligjore, raporton Anadolu Agency (AA).

Projektrezoluta e cila u diskutua ditën e martë në seancën plenare të PE-së dhe e cila u votua sot u pranua me 479 vota pro dhe 37 kundër. Njoftohet se në votim 107 anëtarë kanë abstenuar.

Në rezolutë kërkohet që negociatat e anëtarësimit të ngrihen përkohësisht për shkak të kushteve të rezultuara nga gjendja e jashtëzakonshme dhe situata në vend pas tentativës për grusht shteti nga Organizata Terroriste FETO më 15 korrik.

Në rezolutë theksohet se për të filluar përsëri negociatat e anëtarësimit duhet të hiqet nga zbatimi gjendja e jashtëzakonshme, BE-ja dhe PE-ja janë duke dënuar fuqishëm tentativën për grusht shteti dhe se është e drejta legjitime Turqisë për ti gjykuar përgjegjësit.

PE-ja nuk ka të drejtë për të vendosur rreth përfundimit ose ngrirjes së negociatave të anëtarësimit, ndërsa rezoluta në fjalë ka më shumë një mesazh në aspektin politik për Këshillin e BE-së dhe qeveritë e shteteve anëtare.

Çështja për negociatat e anëtarësimit mes Turqisë dhe BE-së, pritet të jetë në rendin e ditës në Samitin e Liderëve të BE-së në muajin dhjetor.

The post PE rekomandon pezullimin e përkohshëm të negociatave BE-Turqi appeared first on Mesazhi.com.

Nis peticioni “Drejtësi për Astritin”

Posted: 24 Nov 2016 04:28 AM PST

Gruaja e Astrit Deharit, Arta, ka qenë e para që është nënshkruar në peticionin që ka nisur në kërkim të drejtësisë për tashmë të ndjerin.

Pas saj janë nënshkruar prindërit e 26 vjeçarit që vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Shoqëria civile sot ka thirrur protestë me moton "Drejtë për Astritin", me të cilën ka kërkuar hetim të pavarur dhe të paanshëm, vendor ose ndërkombëtar; shkarkim dhe masa për të gjithë drejtuesit e institucioneve përgjegjëse për të ofruar siguri për jetën e një të burgosuri, në këtë rast për Astrit Deharin; si dhe dorëheqje të ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni.

The post Nis peticioni "Drejtësi për Astritin" appeared first on Mesazhi.com.

Vjedhja në shtëpinë e kryeprokurorit, cenim i sigurisë nacionale

Posted: 24 Nov 2016 01:13 AM PST

Vjedhja e telefonit të kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, në shtëpinë e tij, në mëngjesin e së martës, para syve të Policisë së Shtetit vlerësohet të jetë një cenim i drejtpërdrejtë i sigurisë në vend.

Ndërkaq, ky akt ndaj shtëpisë së kryeprokurorit Lumezi po konsiderohet si një sulm i drejtpërdrejtë ndaj institucionit që ai udhëheq dhe i sistemit të drejtësisë në përgjithësi, shkruan sot gazeta "Zëri".

Njohës të çështjeve të sigurisë në vend aktin e vjedhjes në shtëpinë e kryeprokurorit, Aleksandër Lumezi, e shohin si një akt që po krijon frikë dhe pasiguri edhe te qytetarët e vendit, duke bërë kështu që ky rast edhe pse gjendet në fazën fillestare të hetimeve të konsiderohet si një rast, i cili përbën një cenim të sigurisë nacionale.

Ndonëse akoma janë duke u zhvilluar hetimet preliminare, vjedhja në shtëpinë e kryeprokurorit, Aleksandër Lumezi, po shihet si sulm jo vetëm ndaj kryeprokurorit, por edhe ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilët lehtë mund të jenë subjekt të sulmeve apo kërcënimeve të ndryshme.

Selimi: Vjedhja, akt serioz

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Behar Selimi, i cili është edhe njohës i çështjeve të sigurisë, ka thënë se kjo vjedhje është një akt serioz i cili shkakton frikë dhe panik te qytetarët në vend, pasi që ky sulm ka ndodhur ndaj një zyrtari të lartë shtetëror, në këtë rast kryeprokurorit të Shtetit dhe nëse vërtetohet së është synuar të shqetësohet kryeprokurori, atëherë ky akt është sulm ndaj sigurisë së përgjithshme në vend.

"Ky është një akt serioz për faktin se shkakton frikë dhe panik te qytetarët duke qenë se kjo vjedhje ka ndodhur në shtëpinë e kryeprokurorit. Unë e vlerësoj këtë akt si akt të cenimit të sigurisë kombëtare për sa kohë që nuk i dimë rrethanat. Pra, nuk është mirë ta paragjykojmë këtë rast. Nëse është synuar që të shqetësohet kryeprokurori si institucion, atëherë kemi të bëjmë me cenim të sigurisë kombëtare. Nëse hetimet nxjerrin një përfundim që kemi të bëjmë me një vjedhje, atëherë nuk është cenuar siguria kombëtare, pavarësisht që ka ndodhur në shtëpinë e kryeprokurorit të Shtetit. Ky akt i kontribuon fikës së pasigurisë për çka se është cenuar integriteti familjar i kryeprokurorit të Shtetit, prona e tij dhe ai personalisht", ka deklaruar Selimi për "Zërin".

The post Vjedhja në shtëpinë e kryeprokurorit, cenim i sigurisë nacionale appeared first on Mesazhi.com.

Pa Asociacionin nuk kthehen në institucione

Posted: 24 Nov 2016 01:12 AM PST

Drejtuesit e Listës Serbe kanë vendosur që të mos kthehen në institucionet qendrore të Kosovës pa themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe

Ministrat dhe deputetët e Listës Serbe kanë ndarë "mendjen" që të mos kthehen në institucionet e Kosovës pa u themeluar Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

Janë bërë gati dy muaj prejse ky subjekt politik ka bojkotuar institucionet dhe tashmë kusht të fundit për kthim kanë paraqitur themelimin e Asociacionit, kërkesë të cilën po ua refuzon shefi i Qeverisë, Isa Mustafa, shkruan sot Gazeta "Zëri".

Në anën tjetër, përfaqësues të opozitës thonë se veprimet e tilla Lista Serbe po i bën pasi që prania e tyre në institucione është e garantuar me Kushtetutë.

Simiq: Të iniciohet zbatimi i Asociacionit

Kryetari i Listës Serbe në Kosovë, Slavko Simiq, ka thënë për gazetën "Zëri" se subjekti i tij dëshiron themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe pas zbatimit të Marrëveshjes për Telekomunikacion.

"Ne kemi një plan, duam që pas zbatimit të Marrëveshjes për Telekomunikacionin udhëheqësit e rëndësishëm politikë, që janë nënshkrues të Marrëveshjes së Brukselit, të iniciojnë formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe", ka deklaruar ai.

The post Pa Asociacionin nuk kthehen në institucione appeared first on Mesazhi.com.

Vidhen të dhënat personale të personelit të Forcave Detare Amerikane

Posted: 24 Nov 2016 12:52 AM PST

Janë vjedhur të dhënat personale të 134.386 personave që ushtrojnë detyrën apo kanë ushtruar më parë në Forcat Detare Amerikane, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën me shkrim nga Forcat Detare bëhet me dije se janë zbuluar të dhënat e fshehta nga kompjuteri i një punonjësei të Hewlett- Packard nga e cila flota amerikane merr shërbime.

Në deklaratë thuhet se hetimet kanë treguar se ngjarja ka ndodhur më 22 nëntor.

"Persona të panjohur kanë hyrë në të dhënat sensitive të 134.386 marinarëve tanë aktual apo që kanë punuar më parë, përfshirë këtu të dhënat e identifikimit dhe numrat e sigurimit social", thuhet në deklaratë.

The post Vidhen të dhënat personale të personelit të Forcave Detare Amerikane appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more