Skip to main content

Mesazhi.com: “Juventusi mposht Sevillën, ecën tuje” plus 9 more

Mesazhi.com: “Juventusi mposht Sevillën, ecën tuje” plus 9 more


Juventusi mposht Sevillën, ecën tuje

Posted: 22 Nov 2016 01:57 PM PST

Juventus ka shënuar fitore shumë të rëndësishme kundër Sevillas në udhëtim me rezultat 3:1, për të kaluar tutje në Ligën e Kampionëve.

Golin e parë e shënoi Sevilla me anë të Parejas, ndërsa Juventus u përgjigj me golat e Marchisios, Bonuccit dhe Mandzukicit.

Pas kësaj fitoreje, Juventus ngritët në vendin e parë në Grupin H me 11 pikë, një më shumë se sa Sevilla.

The post Juventusi mposht Sevillën, ecën tuje appeared first on Mesazhi.com.

Real dhe Dortmund fitojnë dhe kualifikohen tutje

Posted: 22 Nov 2016 01:52 PM PST

Real Madrid ka mposhtur 2:1 Sportingun në udhëtim, ndërsa Dortmund ka deklasuar 8:4 Legian

Real Madrid ka shënuar fitore të vështirë prej 2:1 kundër Sportingut në udhëtim, për të siguruar kualifikimn në 1/16 e Ligës së Kampionëve.

Golat për Real Madridin në këtë takim i shënuan Varane dhe Benzema, ndërsa për Sportingun shënoi Adrien Silva.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Borussia Dortmund ka mposhtur 8:4 Legian, për të kaluar tutje.

The post Real dhe Dortmund fitojnë dhe kualifikohen tutje appeared first on Mesazhi.com.

Itali, kultivim marihuane me fondet e BE-së

Posted: 22 Nov 2016 10:01 AM PST

Karabinierët e qytetit të Barit, në Itali, kanë arrestuar 5 persona të akuzuar se kanë futur në xhep fondet e Bashkimit Europian, të subvencionuar për kultivimin e ullirit, me të cilët kanë blerë fertilizues dhe impiante të sofistikuara për kultivimin e marijuanës.

Aksioni i ushtarakëve është kryer në zona të ndryshme të rajonit të Pulias, ku në pranga kanë rënë shtetasit italianë: Antonio Guida, 39 vjeç; Cosimo Rizzo, 23; Luigi Bisceglia, 56; Massimo D'Amato, 42 dhe Giuseppe Monterone, 42 vjeç.

Të pestë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin ngritur një plantacion marijuane, frytet e të cilit do të furnizonin me mall të cilësisë së parë zonat e shpërndarjes së narkotikëve dhe do të sillnin një fitim prej 200 mijë euro.

Dy nga të arrestuarit rezultojnë gjithashtu autorë të një përpjekjeje për shkuljen e një bankomati në qytetin e Tarantos, me qëllim grabitjen e tij.

The post Itali, kultivim marihuane me fondet e BE-së appeared first on Mesazhi.com.

Britania e Madhe refuzon përfshirjen në hetime për rastin e Astrit Deharit

Posted: 22 Nov 2016 08:48 AM PST

Londra zyrtare ka refuzuar kërkesën e Ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha që një pjesë e njësiteve të policisë Scotland Yard të përfshihet në hetimin për rastin e Astriti Deharit. Lajmin e ka zyrtarizuar për Radio Televizionin Dukagjini, Ambasada Britanike në Prishtinë.

Më poshtë e gjeni përgjigjen e plotë:

"Ambasada Britanike e ka shqyrtuar me kujdes kërkesën e Ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ku kërkohet mbështetje në lidhje me hetimin e rastit të vdekjes së Astrit Deharit. Ne e kuptojmë ndjeshmërinë e rrethanave të vdekjes tragjike të Z. Deharit. Çdo vdekje në paraburgim meriton hetim të kujdesshëm. Andaj, duke marrë parasysh që ky rast nuk ka lidhje direkte me Britaninë, do të ishte e papërshtatshme të përfshihet policia britanike. Ёshtë e rëndësishme që autoritetet e Kosovës të marrin përgjegjësinë dhe të kryejnë çdo hetim ose të shqyrtojnë rastin tërësisht dhe në mënyrë të paanshme, dhe gjithashtu të sigurojnë transparencë për familjen dhe publikun", thuhet në përgjigjen e ambasadës.

The post Britania e Madhe refuzon përfshirjen në hetime për rastin e Astrit Deharit appeared first on Mesazhi.com.

E lë Kombëtaren e njohur për Kosovën

Posted: 22 Nov 2016 08:44 AM PST

Hendbollistja e talentuar e skuadrës NFH te Danimarkës Leonora Demaj nga sot edhe zyrtarisht u bë pjesë e Kombëtares së Kosovës pasi plotësoi te gjitha bazat ligjore konfrom Rregulloreve të IHF-it dhe EHF-it.

Leonora sot ishte ne zyrën e FHK-së e kënaqur me rrjedhat mbi kalimin e saj ne radhet e Kombetares, duke u shprehur e lumtur që ju plotesua një ëndërr jetësore, kurse tani është në proces të ndrrimit te klubit te ri, dhe neser udheton urgjent per ne Danimarkë per nenshkrimin e kontrates.

Image

The post E lë Kombëtaren e njohur për Kosovën appeared first on Mesazhi.com.

Kosova me tifozë që dënojnë fyerjet e dhunën me rregullore

Posted: 22 Nov 2016 08:40 AM PST

Thirrjet raciste, fyerjet e gjithçka tjetër që është në kundërshtim me Rregulloren e nxjerrë nga grupi i tifozëve në përkrahje të Kosovës “Dardanët”, tash e tutje do të jenë rreptësisht të ndaluara.

Në Rregulloren e publikuar të hënën thuhet se “Dardanët” duhet t’i respektojnë rregullat dhe kodet e mirësjelljes në stadiume e palestra sportive, shkruan sot Koha Ditore. Madje, grupi që mendon të jetë shembull për të mirë dhe larg dukurive të këqija që i karakterizojnë tifozët nëpër botë, ka edhe “mjete” për të ndaluar ata që devijojnë nga rregullat.

“Për çdo mosrespektim të rregullave të cekura do të ketë ndëshkime nga ‘Dardanët’ në bashkëpunim me organet shtetërore”, thuhet në rregullore. Siç shkruan në këtë letër, detyra e tifozëve është të përkrahin Kosovën, kurse trajnerët të stërvitin e lojtarët të luajnë.

“Janë rreptësisht të ndaluara thirrjet raciste, fyerjet, pankartat pa lejen e Kryesisë së "Dardanëve", rekuizitat e klubeve lokale. Çdo tifozë është i obliguar të ketë rekuizitë të "Dardanëve" ose të Kosovës, në ndeshjet që zhvillon përfaqësuesja jonë si vendase apo mysafire”, shkruan tutje në letër.

The post Kosova me tifozë që dënojnë fyerjet e dhunën me rregullore appeared first on Mesazhi.com.

Feniksi nis misionin e vështirë në Kazakistan

Posted: 22 Nov 2016 08:38 AM PST

Trajneri Beni Simitçiu pranon se Feniksi është autsajder i grupit të raundit elitar të UEFA Futsal Cup, por shton se synimet e ekipit nga Drenasi janë të avancojë në pjesën finale të këtij turneu që do të mbledhë katër skuadrat më të mira të Evropës.

Feniksi të hënën mbrëma ka arritur në qytetin Almaty të Kazakistanit, ku do të zhvillohen ndeshjet e Grupit A, pjesë e të cilit janë edhe ekipet si Kairat Almaty (Kazakistan), Nikars Riga (Letoni) dhe Real Rieti (Itali), shkruan Koha Ditore.

Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në multiarenën që njihet me emrin “Almaty Arena” e që është hapur më 18 shtator të këtij viti dhe ka kushtuar rreth 150 milionë euro.

Duelet në kuadër të këtij grupi do të fillojnë të enjten (24 nëntor) dhe do të përfundojnë të dielën (27 nëntor).

The post Feniksi nis misionin e vështirë në Kazakistan appeared first on Mesazhi.com.

Erdogan në intervistë për televizionin izraelit Kanal 2

Posted: 22 Nov 2016 08:34 AM PST

Presidenti Erdoğan ka dhënë një intervistë për televizionin izraelit Kanal 2 në Ankara, me ç'rast ka folur për tema si tentativa e dështuar për grusht shteti më 15 korrik, marrëdhëniet Izrael-Turqi, çështja izraelito-palestineze, lufta që zhvillohet kundër DEASH-it dhe zgjedhja e Donald Trump për president të SHBA-ve.

Në lidhje me atë se kë e kishte lajmëruar së pari me të mësuar për tentativën për grusht shteti më 15 korrik, Erdoğan tha se kushdo të ketë qenë personi i parë që ka lajmëruar, kryeministri, shefi i shërbimit informativ apo shefi i shtatmadhorisë, ajo që ka besuar se është e nevosjhme ka qenë të njoftohen menjëherë qytetarët përmes mjeteve mediatike dhe FaceTime.

Në pyetjen e prezantueses izraelite Ilana Dayan se a ka menduar gjatë kthimit në Stamboll nga Marmarisi se mund të qëllohet me avionë F16, Erdoğan tha se natyrisht që të gjitha këto gjëra i kanë menduar.

"I menduam, por ne kishim besuar në parimin që të jemi të përgatitur për botën sikur të mos vdesim asnjëherë dhe të jemi të përgatitur për botën e përhershme sikur të mund të vdisnim çdo çast. Ne u nisëm në rrugë me këtë. Nëse lideri fshihet prapa shkëmbit, atëherë populli do të fshihet prapa malit. Për këtë arsye, lideri do të jetë gjithnjë stoik dhe në ballë, në mënyrë që populli të mund të ecën pas tij dhe të mos fshihen prapa malit", u shpreh Erdoğan.

Pas përmendjes së kritikave se kanë qenë të tepruara reagimet pas tentativës për grusht shteti nga FETO, Erdoğan theksoi:

"Periudha jonë e Republikës është një proces prej 93 vitesh. Brenda këtij procesi prej 93 vitesh Turqia përjetoi shumë grushte shteti dhe çmimin që pagoi Turqia për to ishte shumë i rëndë. Megjithatë, në asnjërin prej grushteve të shtetit nuk u shfaq qëndrimi i popullit turk sikur në këtë të fundit. Për herë të parë një grusht shteti u zbraps nga populli. Tani dua veçanërisht të them diç; ajo që e organizoi këtë puç ishte Organizata Terroriste FETO. Në një periudhë prej 40 vitesh këta kanë qenë në përpjekje për t'i uzurpuar institucionet e ndryshme të shtetit, forcat e armatosura, policinë dhe ministritë”, tha Erdoğan.

Sipas tij, në këtë ngjarje në shesh është një e vërtetë. “Cila është ajo e vërtetë? Kush e di se çfarë punë të liga të tjera do të bënte ky rrjet brenda forcave të armatosura, kjo organizatë terroriste, çfarë komplotesh do t'i thurrte ushtrisë, policisë dhe shumë ministrive. Rrjedhimisht, aq hile të liga dhe gënjeshtra të tyre janë duke dalë në shesh, saqë çdoherë që dalin jemi në gjendje t'i pastrojmë. Janë shpërndarë si qeliza e kancerit në trup. Aktualisht ka një metastazë dhe ne duhet ta pastrojmë këtë qelizë që ka kaluar në metastazë. Nëse nuk e pastrojmë këtë, nuk dihet se ku dhe si do të shfaqet nesër. Për këtë arsye ne si shtet ligjor po e bëjmë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë atë që urdhërojnë ligjet në këtë shtet ligjor. Nuk ka kthim nga kjo”, tha ai.

Marrëdhëniet Turqi-Izrael

Presidenti Erdoğan po ashtu foli edhe në lidhje me përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve mes Turqisë dhe Izraelit kohëve të fundit.

Erdoğan rikujtoi se ka kaluar një kohë e gjatë që nga fillimi i këtij procesi. "Natyrisht që i dini tre pikat që i kam përmendur vazhdimisht. Njëra prej tyre ishte çështja e kërkimfaljes; në lidhje me anijen Marmara. Pika tjetër, siç dihet, ishte çështja e dëmshpërblimit. Ndërkaq, pika tjetër ishte largimi i kësaj embargoje, largimi i bllokadës. Në bisedën tonë telefonike, i nderuari Netanyahu e realizoi kërkimfaljen. Më vonë iu qas çështjes së dëmshpërblimit. Gjithashtu, jemi në proces edhe në lidhje me çështjen e largimit të bllokadës. Me shumë gjasë edhe ajo do të hiqet, ashtu duket. Në fakt, aktualisht shihet sikur të jetë hequr. Kontaktet në lidhje me këtë për momentin janë të mira. Mendoj se i jemi qasur në mënyrë shumë serioze procesit të normalizimit", deklaroi Erdoğan.

Erdoğan reagoi ndaj pyetjes se "A do të jepni garanci që Hamasi nuk do të përdorë armë kundër Izraelit?".

"Shikoni tani, duhet të them diç shumë haptazi; për shembull, a mund të më thoni ju në emër të Izraelit se Gaza nuk do të qëllohet me armë? A mund të thoni se Gaza, Palestina nuk do të goditen me armë dhe bomba? Shikoni, në periudhën e Ehud Olmertit ne kishim përfunduar çdo gjë dhe kishim ardhur në gjendje t'i bënim marrëveshjet, vetëm se nevojitej që deri ditën e premte të përmirësohej një fjali mes Sirisë dhe Izraelit. Në palën përballë kishim Ehud Olmertin dhe atëbotë ne po i udhëhiqnim punët në emër të Asadit. Ishin gati të arrinim marrëveshje sipas parimit fito-fito, megjithatë, në çast të fundit filloi të bombardohet Gaza. Derisa arrihej marrëveshje në lidhje me Golanin mes Sirisë dhe Izraelit, pjesa tjetër filloi të bombardohej dhe ne e dënuam aktin. Domethënë, ne do të bënim një punë, por nuk mundëm ta zgjidhim. Në fakt, edhe Ehud Olmert u përjashtua që aty. Pikërisht aty përfundoi udhëheqësia e Ehud Olmertit", vlerësoi Erdoğan.

Duke kundërshtuar akuzimin vetëm të Hamasit për ndodhitë, Erdoğan vazhdoi:

"Gjatë zgjidhjes së këtyre çëstjeve gjërat duhet parë nga dy anë. Jo të akuzohet vetëm Gaza apo Hamasi, por të pyetet se akuzuesit (Izraeli) vallë a e akuzojnë ndonjëherë veten? Ajo që dëshirojmë ne është t'i japim fund këtij rrethi vicioz". Ai shtoi se Hamasi nuk ka mundësi kundër armëve që posedon Izraeli. "Nëse përpiqeni të bëni krahasime të këtilla me Hamasin, Palestinën, çdokush do të qeshë. Në këtë çështje duhet të jemi të drejtë", vazhdoi ai.

Sipas meje, Hamas nuk është organizatë terroriste

Në ndërhyrjen e prezantueses me fjalët se "Po harroni se Hamasi gjithnjë organizon sulme ndaj popullatës civile", Erdoğan tha:

"Shikoni kur ju bombarduat Hamasin, Gazën, Palestinën, sa persona vratë? Vallë sa izraelitë kanë vdekur kur ju thoni se ata 'kanë gjuajtur me raketë, predhë'. Sa pjesëtarë të Hamasit, palestinezë aktualisht gjenden në burgjet e Izraelit. Qindra e mijëra palestinezë, banorë të Gazës fatkeqësisht dergjen në burgjet e Izraelit”.

Sipas Erdoğan, kusht për gjetjen e zgjidhjes është qetësia e popujve dhe qëndrimi mbi këtë zgjidhje.

Në pyetjen se "A duhet Hamasi të jetë pjesë e zgjidhjes kur Izraeli e konsideron atë si organizatë terroriste?", presidenit Erdoğan u përgjigj se "Sipas meje, Hamas nuk është organizatë terroriste. Hamas është lëvizje politike që shpreh një rezistencë”.

Takimet Izrael-Palestinë

Në lidhje me takimet Izrael-Palestinë, Erdoğan u shpreh:

"Deri më tani jeni ulur vetëm me Mahmud Abbas. Jeni ulur me organizatën Fatah, a keni arritur rezultat? Nuk keni arritur. Duke qenë kështu, nëse aty nuk bëhen zgjedhje, duhet ulur së bashku me organizatën Fatah dhe Hamasin. Në të kundërtën, nuk është e mundur të arrihen rezultate. Unë gjithnjë kam marrëdhënie me Hamasin, bisedoj çdoherë, këtë e di edhe lobi hebre në Amerikë. Lobi hebre atje disa herë i ka thënë këto gjëra me mua, e unë gjithnjë ia kam përcjellur Hamasit mendimet e mia në lidhje me këto çështje dhe vazhdoj t'ia përcjell. Domethënë, unë jam i hapur në këtë pikë, sepse nuk kam axhendë të fshehtë. Jam i qetë sa i përket këtyre temave. Megjithatë, kërkoj që në këtë rajon të ketë qetësi. Është mëkat nëse në këtë rajon nuk ka qetësi”.

Në pyetjen se a do ta merrte përsipër sërish rolin e ndërmjetësuesit mes Palestinës dhe Izraelit, presidenti Erdoğan tha se "Pse të mos bëjmë diçka kur kërkohet prej nesh? Brenga jonë e vetme për atë rajon është që ai të ketë paqe. Megjithatë, a i qaset Izraeli zgjidhjes me dy shtete? Nuk i qaset. Pse nuk i qaset? Izraeli nuk është pronar i atyre territoreve, këtë nuk mund ta mënjanoni”.

Në pyetjen se a është vetëm faji i Izraelit për mosvazhdimin e bisedimeve, Erdoğan u përgjigj se "Në radhë të parë po, sepse nuk pranon. Thotë 'vetëm Fatah'. Kjo punë nuk bëhet vetëm me Fatah, e zaten nuk është bërë”.

"Vallë, a është i vetëdijshëm komuniteti hebre për gjërat që ka bërë"?

Presidenti Erdoğan u pyet nëse është penduar për fjalët "Bëmat e Izraelit janë barbarizëm më i madh sesa ajo që ka bërë Hitleri" të cilat i kishte thënë gjatë sulmit izraelit në Gaza në vitin 2014, Erdoğan u theksoi:

"Kanë ndodhur çaste të tilla, saqë është e pamundur ta harroj çastin kur vdiqën mijëra persona kur e goditën Gazën. Unë nuk i miratoj as të bëmat e Hitlerit, as ato të Izraelit. Kur aty vriten aq njerëz, nuk është e udhës të bëhen ngjasime të llojit ky apo ai ishte më barbar”.

Pas ndërhyrjes së prezantueses me fjalët "Vallë, a e dini, a jeni i vetëdijshëm se është shqetësuese të krahasohet komuniteti hebre me Hitlerin?", Edoğan u përgjigj:

"Tani unë jam shumë i vetëdijshëm, por a është komuniteti hebre i vetëdijshëm për gjërat që ka bërë? Pra, të zgjohesh e të vrash mijëra njerëz në Gaza, Palestinë. (Shimon Peresit) I pata thënë: 'Ju dini mirë të vrisni’. Këtë e pata thënë në Davos. Natyrisht që këto gjëra Peresit ia pata thënë meqë kishim përjetuar diç”.

Duke reaguar ndaj shkeljeve të Izraelit në xhaminë Al-Aksa, presidenit Edoğan tha se "Aktualisht po e shohim se Izraeli fatkeqësisht po përpiqet ta marrë xhaminë Al-Aksa nën pronësinë e tij. Kjo gjë nuk bën. Nuk ëstë në rregull që të merret nën kontroll duke gjurmuar nën të dhe duke bërë punime arkeologjike, sepse e dini që Jerusalemi është vend i shenjtë për të trija fetë. Rrjedhimisht, gjithsecili duhet ta respektojë këtë gjë”.

"Jam e sigurtë se i keni parë pamjet. Keni parë se çfarë ndodhi në Mavi Marmara. Unë jam takuar me komandantët izraelitë atje dhe kam dëgjuar se si thane që sa shumë janë përpjekur për ta mënjanuar incidentin. A u besoni, apo nuk u besoni atyre?" pyeti prezantuesja, me ç'rast Edoğan u përgjigj: "Të gjitha janë gënjeshtra. Është e pamundur t'u besohet. Ne posedojmë të gjitha dokumentet që tregojnë se ushtarët izraelitë kanë bërë bastisje në Mavi Marmara në ujërat ndërkombëtarë. Nuk është e mundur. Aty fatkeqësisht dhjetë vëllezër tanë ranë dëshmorë, e këtë gjë e bënë pa mëshirë. Çfarë t'u besoj atyre. Nuk është e mundur”, tha presidenti i Turqisë.

Prezantuesja Ilan Dayan ndërhyri sërish duke u shprehur: "Ju a nuk i keni parë videot, a nuk e keni parë dhunën që është ushtruar ndaj ushtarëve?"

Ndaj kësaj, presidenti Edoğan tha: "I kam parë të gjitha. Shikoni, madje edhe ju nuk po mund të flisni. Flisni drejt. Të gjitha i posedojmë. Flisni drejt. Të qenët gazetar nuk duhet t'iu privojë nga të folurit drejt. Nëse mendon se Tayyip Edoğanin mund ta vësh në pozitë të sikletshme, mua nuk mund të më vësh në pozitë të siklteshme. Pse? Sepse unë i kam të gjitha dokumentet. Çfarë je duke mbrojtur më?".

"Në këtë shtet askush nuk është burgosur vetëm pse është gazetar"

Në pyetjen e prezantueses rreth lirisë së shtypit dhe mediave në Turqi, Edoğan u shpreh se "Në këtë shtet askush nuk është burgosur vetëm pse është gazetar. Ky shtet është shtet ligjor. Pyes: A kanë gazetarët liri pa kufi? A nuk kanë edhe ata kufi?".

Në pyetjen e prezantuesese se "Ku është ky kufi?", Edoğan u përgjigj:

"Aty ku fillon kufiri im, deri ku është kufiri i lirisë sime, edhe ai mund të shkojë deri aty, jo përtej asaj. Fyej në gazetë sa të duash presidentin, kryeministrin, ministrat, partinë e familjet e tyre, e kur ata të hapin padi ju shqetësoheni; a është e mundur një gjë e këtillë? Asnjë pjesëtar mediumesh në botë nuk është i papyetshëm, të gjithë janë të detyruar të japin llogari. Gjithsesi, këtë llogari e dhanë”.

"Fatkeqësisht në duar të DEASH-it po shohim armë të Perëndimit"

Duke theksuar se pyetjen që prezantuesja e parashtroi në lidhje me luftën kundër DEASH-it duhet parashtruar Perëndimit, Erdoğan tha se "Aktualisht, ne jemi ata që po luftojmë kundër DEASH-it."

Siç tha Erdoğan, "Amerika kohë pas kohe ofron mbështetje ajrore për koalicionin, por fatkeqësisht në duar të DEASH-it po shohim armë të Perëndimit. Natyrisht nuk thonë që 'Ne mbështesim DEASH-in', por po shohim se nga avionët po shkarkohen armë, gjysma e të cilave janë duke shkuar në duar të PYD-së, YPG-së, e gjysma tjetër në duar të DEASH-it. Sigurisht që në këtë çështje nevojitet edhe sensibilizimi i Izraelit. Ne duhet ta zhvillojmë këtë luftë dhe ta sjellim paqen në këtë rajon."

"Të gjitha ato që u bënë kundër Trump janë mosrespekt ndaj demokracisë"

Presidenti Erdoğan foli edhe në lidhje me zgjedhjen e Donald Trump president të SHBA-ve.

Në pyetjen se a është befasuar nga fitorja e Trump, Erdoğan u shpreh se nuk ka përjetuar habi nga kjo fitore. "Supozoj se kjo gjë më tepër i ka befasuar amerikanët, sepse unë jam njeri që i besoj rezultateve nga kutitë e votimit; sepse kishte prej atyre që u befasuan kur unë u zgjodha kryetar i Bashkisë së Stambollit. Andaj, pse dikush të befasohet nga zgjedhja e Donald Trump si president i Amerikës?", komentoi Erdoğan.

Më tej, Erdoğan vazhdoi:

"Donald Trump luftoi me mundësitë e veta. Ai nuk erdhi nga asnjë pozitë, nuk ishte guvernator më parë ose me ndonjë funksion tjetër politik, por kundërshtarja e tij ishte person me karrierë politike dhe ishin të sigurtë në vete. I mblodhën paratë. Prej nga i mblodhën? Një nga grupet që dhanë mbështetje për ta ishte FETO, me të cilën ne luftojmë në Turqi. FETO u ka dhënë mbështetje të madhe atyre. Unë u dërgova informacion atyre dhe u thashë se janë duke vepruar gabimisht. U thamë të mos mendojnë se do të arrijnë diku me ato para që kanë marrë. Shikoni ku janë tani me ato mbështetje që kanë marrë. Në Amerikë do të fillojë periudhë e re me të nderuarin Trump. Sipas meje, të gjitha ato që u bënë kundër Trump në vende të ndryshme të Evropës dhe shtete të ndryshme të Amerikës, janë mosrespekt ndaj demokracisë. Para së gjithash, njerëzit duhet të kenë respekt për rezultatet e kutive të votimit”.

Prezantuesja tha se "Si musliman duhet menduar dy herë, sepse Trump tani është president i shtetit dhe gjatë fushatës zgjedhore ka thënë fjalë shumë të këqija kundrejt muslimanëve”. Ndërkaq, Erdoğan theksoi:

"Shikoni, edhe kjo qasje e juaja është shumë e gabuar. Domethënë që ne nuk mundkemi të shkojmë as në Izrael pas kësaj? Ato që fliten në arenat e politikës më vonë vendosen mënjanë. Ne do të ulemi dhe do t'i bisedojmë këto me Trump. Që natën e parë unë e thirra në telefon, biseduam dhe ishim të pajtimit se ka shumë gjëra që mund të bëhen në të ardhmen bashkarisht mes Turqisë dhe Amerikës. Unë nuk besoj se Trump do të ketë një qëndrim të këtillë ndaj muslimanëve. Ai i ka përmirësuar këto me deklaratat që i ka dhënë më pas”.

"Çdo vend përparon me lider të fuqishëm"

Pyetja e radhës e prezantueses ishte: "Ndoshta në botë gjithkush kërkon lider të fortë, ndërmarrës, të fuqishëm. A është kështu sipas jush? A ka në botë kërkesë për lider të këtillë, më ndërmarrës, më të fuqishëm, më impozant?" Ndaj kësaj, presidenti Erdoğan u përgjigj se "Çdo vend përparon me lider të fuqishëm. Shtetet nuk mund të përparojnë pa lider të fuqishëm. Një vend që nuk ka lider të fuqishëm fundoset. Nuk mjafton vetëm të jetë i fuqishëm, por duhet të jetë edhe i sinqertë, e nëse lideri është i sinqertë dhe i fuqishëm, ai vend ngritet lartë”.

Në pyetjen "A do të qëndroni në pushtet deri në vitin 2023, deri në 100-vjetorin e mbrojtjes së Republikës?", Erdoğan tha se kjo është zgjedhje e popullit. "Ne nuk mund ta dimë se kush do të vdesë e kush do të ngelet deri në vitin 2023, megjithatë, unë aktualisht ushtroj funksionin tim dhe në Turqi fliten shumë gjëra derisa unë ushtroj këtë funksion. Deri ku do të arrijmë, nuk mund ta di”.

Në pyetjen "A ka diç që nuk do t'iu mungojë nga jeta politike kur do të pensionoheni?", Erdoğan tha se është herët të flitet për këto gjëra dhe se për të njëjtat do të flitet kur t'u vjen koha.

Ndërkaq, në pyetjen "Çfarë nuk doni në politikë?", presidenti Erdoğan tha: "Gënjeshtrën".

The post Erdogan në intervistë për televizionin izraelit Kanal 2 appeared first on Mesazhi.com.

Kanada bëhet me gruan e parë me shami që do të lexojë lajmet në televizion (Foto)

Posted: 22 Nov 2016 08:22 AM PST

Ginella Massa e lindur në Panama, të premten u bë gruaja e parë kanadeze me shami që do të lexojë lajmet kryesore në shtetin e Amerikës Veriore

"Gjejeni se  kush do ta lexojë lajmet kryesore sonte?", shkroi Massa, e cila punon për CityNews, në faqen e saj në Facebook, duke shtuar: "Kjo nuk është vetëm një punë e madhe për mua personalisht; me aq sa di unë, asnjë grua me hixhab nuk ka lexuar lajme për një kompani të madhe të lajmeve në Kanada deri më tani."

Ky ishte suksesi i dytë i madh për të, pasi që në fillim të vitit 2015, Massa ishte bërë reporterja e parë me hixhab që është shfaqur ndonjëherë në lajmet televizive të Kanadasë. /tesheshi.com/

The post Kanada bëhet me gruan e parë me shami që do të lexojë lajmet në televizion (Foto) appeared first on Mesazhi.com.

Me ligj për dekriminalizimin e skenës politike

Posted: 22 Nov 2016 08:05 AM PST

Në kuadër të përpjekjeve për dekriminalizimin e skenës politike dhe pamundësimin e punësimit të personave nën hetime penale në institucionet publike, në Kosovë po shtrohet si nevojë miratimi i Ligjit për dekriminalizim.

Ky ligj do të pamundësonte fillimisht përfshirjen në listat zgjedhore të personave që kanë një të kaluar me aktivitet kriminal apo që janë dënuar për vepër penale, thonë përfaqësues të shoqërisë civile.

Ky ligj, po ashtu thonë ata, do të duhej të pamundësonte edhe mbajtjen e posteve publike personave të cilët kanë qenë të përfshirë në vepra penale.

Nevoja për dekriminalizimin e skenës politike është potencuar, nga presidenti Hashim Thaçi, si një nga prioritetet në angazhimet e tij që nga marrja e postit.

Presidenti Thaçi ka iniciuar hartimin e një kodi me të cilin nuk do të lejohet që njerëzit e dënuar të jenë pjesë e proceseve zgjedhore dhe institucionale. Ai kishte paralajmëruar se njerëz që janë nën hetime nuk do të mund të përfshihen as në listat zgjedhore.

Gjatë një takimi të grupit punues i cili është themeluar për të rishikuar dhe amendamentuar Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, Thaçi ka ritheksuar prioritetin që ka Kosova në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

"Dua të ritheksoj edhe njëherë përkushtimin tim si president i vendit për të mbështetur çdo iniciativë që vjen nga institucionet e Republikës së Kosovës për të fuqizuar kornizën ligjore, për luftimin e krimit në përgjithësi, por krimit të organizuar dhe korrupsionit në veçanti", ka thënë ai.

Analisti i çështjeve politike, Driton Selmanaj nga Demokraci Plus, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se do të ishte e dobishme për vendit që me ligj duhet të pamundësohet përfshirja e njerëzve me aktakuza në lista zgjedhore dhe në poste publike.

"Nëse provon Kosova të ketë një ligj për dekriminalizimin, atëherë unë mendoj se do ishte efikas sepse do të flisnim më pas për pamundësinë e konkurrimit dhe të marrjes së posteve publike në Kosovë nga ata që së paku një herë në jetën e vet kanë bërë vepër penale ose kanë qenë të akuzuar ose me aktgjykim të formës së prerë. Si e tillë kjo mund të ndodh", ka thënë Selmanaj.

"Por, nëse eventualisht do të shkonte në formë të një dokumenti i cili mund të ketë karakter këshillëdhënës dhe nuk ka asnjë sanksion nëse shkelet ajo kjo më pas nuk mund të jetë efektive pasi që mbetet vetëm në nivelin e dëshirave të subjekteve politike të cilat konkurrojnë", thekson Selmanaj.

Ndryshe, bartës të funksioneve publike nën akuza apo edhe të dënuar për vepra penale në Kosovë aktualisht ka si në nivelin komunal ashtu edhe atë qendror.

Por, ka pasur edhe raste ku për shkak të aktakuzave për përfshirje në vepra të ndryshme penale, deputetë apo ministra t'i lëshojnë postet e tyre.

Edhe Arton Demhasaj, nga Organizata joqeveritare "Çohu", në një prononcim për Radion Evropa e Lirë e konsideron të rëndësishëm sanksionimin e pjesëmarrjes në zgjedhje dhe institucione të personave me të kaluar penale.

"Konsideroj që çdokush që ka një aktakuzë dhe është duke u zhvilluar një procedurë gjyqësore për vepra penale ndaj tij, ai individ mos të ketë mundësi të ushtrojë funksion publik apo mos të ketë mundësi të jetë pjesë e listave zgjedhore për ushtrim të funksioneve të caktuara politike dhe publike. Por, e gjithë kjo patjetër duhet të rregullohet me ligj", thotë Demhasaj.

Ndryshe, përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës vazhdimisht kanë deklaruar largimin nga postet publike të gjithë zyrtarëve që janë përfolur për përfshirje në afera korruptive.

Ata shprehen se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar po bëhet më e "ashpër" dhe angazhimi në këtë drejtim është marrë seriozisht.

The post Me ligj për dekriminalizimin e skenës politike appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more