Skip to main content

Mesazhi.com: “Juve barazon me Lyonin” plus 9 more

Mesazhi.com: “Juve barazon me Lyonin” plus 9 more


Juve barazon me Lyonin

Posted: 02 Nov 2016 02:45 PM PDT

Juventusi nuk ka arritur të fitojë kundër Lyonit (1-1) dhe kështu e ka shtyrë kualifikimin për në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, duke mbetur prapa Sevillas në Grupin H.

The post Juve barazon me Lyonin appeared first on Mesazhi.com.

Reali ndalet nga Legia

Posted: 02 Nov 2016 02:42 PM PDT

Real Madrid nuk arritur të fitojë ndaj Legias së Varshavës në udhëtim.

"Los Blancos" kaluan në epërsi me golat e Gareth Bale dhe Karim Benzema.

Mirëpo, mysafirët u kthyen me golat e Ofoe, Radovid dhe Moulin.

Megjithatë, rezultatin në 3:3 e barazoi Mateo Kovacic, që doli të ishte përfundimtar për këtë takim.

The post Reali ndalet nga Legia appeared first on Mesazhi.com.

Një vit nga ratifikimi i MSA-së, Kosova ngec në zhvillimin ekonomik

Posted: 02 Nov 2016 10:25 AM PDT

Sot janë bërë një vit që kur Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar Projektligjin për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit në mes BE-së dhe Kosovës.

MSA-ja është një marrëveshje kontraktuale me BE-në dhe si e tillë definon hapat ekonomik, politik dhe legjislativ të procesit të integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian si dhe forcon më tej demokracinë dhe subjektivitetin e shtetit të Kosovës.

E që nga nënshkrimi i kësaj marrëveshje më 27 tetor në Strasburg, Kosova sipas profesorit të Ekonomisë, Gazmend Qorraj, ka arritur të përfitojë më shumë në rrafshin politik.

"Konsideroj se përfitimi më i madh i Kosovës ka qenë në rrafshin politik pasi që nënshkrimi dhe ratifikimi i MSA-së konsiderohet si avancim në aspektin politik dhe institucional", ka thënë Qorraj për Telegrafin.

Ai ka shtuar se që Kosova të ketë përfitime nga MSA-ja, bizneset vendore dhe institucionet duhet të koordinojnë aktivitetet, të koordinojnë programet dhe fondet e IPA-së, si dhe të informojnë sa më shumë që është e mundur individët por edhe bizneset për mundësitë që ofrohen nga BE-ja por edhe nga MSA-ja. Profesori ka shtuar më tej se nuk jemi shumë konkurrent në raport me vendet e BE-së.

"Konsideroj se nuk jemi konkurrent në mënyrë që të shfrytëzojmë tregun e BE-së sepse edhe liberalizimi në rajon, domethënë me vendet e rajonit ka treguar që nuk jemi shumë konkurrent me vendet e rajonit, e karshi vendeve dhe firmave të BE-së normal që do ta kemi edhe më vështirë", ka shtuar më tej Qorraj.

Duke pasur parasysh se Marrëveshja e Stabilizim Asociimit i siguron përfitime të mëdha ekonomisë në vend, dhe se është mundësi e mirë e promovimit të ekonomisë vendore në vendet e BE-së, profesori ka theksuar se tani mundësitë janë më të mëdha për promovimi e Kosovës, pasi që Kosova është anëtare e disa prej organizatave ndërkombëtare dhe gjithashtu është edhe pjesë e shumë raporteve ekonomike.

"Mendoj që përfaqësitë tona në BE duhet të punojnë më shumë në ndërlidhjen dhe krijimin e partneriteteve ndërmjet firmave në Kosovë dhe firmave në BE përmes ideve dhe projekteve konkrete dhe formave tjera të bashkëpunimit", konsideron Qorraj.

I pyetur se sa ka pasur rritje ekonomike në vend që nga ratifikimi i Projektligjit për MSA-në, profesori Gazmend Qorraj theksoi se kjo pyetje ka përgjigje të shumta por të ndryshme.

"Mendoj që duhet të punojmë shumë për rritjen ekonomike marrë parasysh tranzicionin e gjatë, problemet politike në vend (papunësia, migrimin), problemet rajonale dhe së fundmi sfidën e integrimit në BE", u shpreh Qorraj për Telegrafin.

Kosova dhe Bashkimi Evropian nënshkruan më 27 tetor në Strasburg Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, duke shënuar kësisoj edhe hapin e parë të vendosjes së marrëdhënieve kontraktuale me BE-në. Marrëveshja e cila u nënshkrua në një ceremoni në Strasburg, përmbylli negociatat për këtë marrëveshje që filluan në tetor të vitit 2013.

Në korrik të vitit 2014, Kosova dhe Komisioni Evropian hodhën inicialet e tyre në marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, që paraqet hapin e parë zyrtar drejt anëtarësimit të plotë në BE.

The post Një vit nga ratifikimi i MSA-së, Kosova ngec në zhvillimin ekonomik appeared first on Mesazhi.com.

Shqiptarët e Luginët shpresojnë në ndihmën e Kosovës

Posted: 02 Nov 2016 10:23 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot një delegacion të Luginës së Preshevës të kryesuar nga Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Jonuz Musliu.

Presidenti Thaçi dhe kryetari Musliu biseduan për gjendjen e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë dhe për zhvillimet e fundit politike në rajon.

Thaçi theksoi se me konsolidimin e pozicionit ndërkombëtar të Kosovës, do të rriten edhe mundësitë për t'i mbështetur më shumë shqiptarët në Luginën e Preshevës.

"Respektimi i të drejtave të pakicave është njëri prej kritereve kryesore për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe asnjë shtet kandidat, përfshirë këtu edhe Serbinë, nuk mund të avancojë në procese integruese pa i përmbushur standardet më të larta të respektimit të pakicave", ka thënë presidenti Thaçi.

Edhe Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Jonuz Musliu, i cili shoqërohej nga Kryetarja e Kuvendit Komunal të Preshevës, Ardita Sinani, si dhe nga Kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi, duke folur për nivelin e bashkëpunimit mes autoriteteve të Kosovës dhe shqiptarëve në Luginën e Preshevës, theksoi se ekzistojnë mundësi të shumta për ta thelluar këtë bashkëpunim.

Presidenti Thaçi dhe kryetari Musliu biseduan edhe për rëndësinë e veçantë të rritjes së bashkëpunimit në fushën e arsimit, kulturës dhe shkëmbimeve tregtare me këto tri komuna shqiptare, në mënyrë që të përmirësohet mirëqenia e qytetarëve shqiptarë në Luginën e Preshevë.

The post Shqiptarët e Luginët shpresojnë në ndihmën e Kosovës appeared first on Mesazhi.com.

Gjykata Speciale mund ta përçajë skenën politike të Kosovës

Posted: 02 Nov 2016 10:21 AM PDT

Aktakuzat e para nga Zyra e Prokurorit të ri Speciali në Hagë për krime të kryera gjatë dhe pas luftës në Kosovë, të cilat priten në fund të këtij viti ose në fillim të vitit 2017, mund të nxitin jo vetëm thirrje për zgjedhje të parakohshme, por mund të kenë gjithashtu një efekt të thellë në skenën e përgjithshme politike në vend.

Në shënjestrat kryesore të këtyre aktakuzave priten të përfshihen një numër zyrtarësh të lartë nga Partia Demokratike e Kosovës, PDK, që ishin pjesë e lidershipit të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, gjatë luftës.

Pavarësisht skepticizmit në lidhje me efikasitetin e Zyrës së Prokurorit Special dhe Dhomave Speciale – zakonisht e njohur si Gjykata Speciale – analistët vendas besojnë se ekziston një mundësi që skena politike e Kosovës do të ndryshojë, me kusht që drejtësia të ndiqet në mënyrë të pavarur dhe pa ndërhyrje politike.

Aktakuzat ka gjasa të çojnë drejt fundit koalicionin qeverisës mes PDK-së dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, LDK, pasi një numër i madh çështjesh mund të kenë lidhje me dhunën politike të dyshuar se është kryer gjatë dhe pas luftës nga UÇK-ja kundër njerëzve që tani zyrtarë të LDK-së.

"Paditë do ta destabilizonin PDK-në", tha për BIRN Halil Matoshi, një komentator politik nga Prishtina.

Pakënaqësia brenda LDK-së në lidhje me "martesën" e saj aktuale me PDK-në mund ta ulë lidershipin aktual të LDK-së në favor të atyre që e kundërshtojnë koalicionin.

"Fushatë persekutimi"

Sipas një raporti të vitit 2011 të Këshillit të Europës, i vërtetuar gjerësisht në vitin 2014 nga një investigim nga Task Forca Speciale Investiguese e BE-së, një numër i papërcaktuar anëtarësh të UÇK-së dyshohet se janë të përfshirë në një "fushatë persekutimi" kundër serbëve, romëve dhe shqiptarëve të Kosovës që besohej se ishin bashkëpunëtorë të regjimit të Beogradit.

Krimet e dyshuara përfshijnë vrasje, rrëmbime, trafikim organesh, arrestimet e paligjshme, trafik droge dhe dhunë seksuale gjatë dhe pas luftës së viteve 1998-1999 midis forcave serbe dhe atyre të UÇK-së.

Raporti i Këshillit të Evropës ishte fokusuar kryesisht në aktivitetet e të ashtuquajturit "Grupi i Drenicës", i cili dyshohet se përbëhej nga zyrtarë të lartë të UÇK-së, përfshirë edhe ish-kryeministrin dhe liderin e PDK-së dhe presidentin aktual të Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kreu aktual i PDK-së, Kadri Veseli, dhe figura të tjera të larta të PDK-së.

Si Thaçi ashtu edhe Veseli i kanë mohuar akuzat.

Thaçi ka thënë vazhdimisht se ai dhe Kosova "nuk kanë asgjë për të fshehur", ndërsa në seancën e fundit plenare të Kuvendit të Kosovës, Veseli i bëri thirrje "të gjithë dëshmitarëve të paraqiten", duke thënë se ai dhe kolegët e partisë së tij e mbështesnin krijimin e Dhomave Speciale sepse ishte në interes të Kosovës.

Ligji për Dhomat Speciale dhe Zyrën e Prokuroti Special, i mandatuar me autoritetin për të ndjekur penalisht dhe gjykuar rastet "që kanë lidhje me Raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të vitit 2011" u miratua nga Kuvendi i Kosovës në gusht 2015.

Përveç kësaj, ligji i dha të drejtë gjykatës të gjykojë rastet e dhunës politike që kanë nën shënjestër kundërshtarët politikë të lidershipit të UÇK-së.

Raporte të ndryshme kanë pohuar se ka pasur një fushatë të organizuar për vrasje, rrëmbim, ndalim të paligjshëm dhe tortura që shënjestronin bashkëpunëtorë të ngushtë të liderit të LDK-së dhe ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, dhe anëtarëve të UÇK-së besnikë ndaj tij.

Implikime për PDK-në

Një deklaratë e kohëve të fundit nga kryetari i Kuvendit Veseli se zgjedhjet e parakohshme mund të mbahen, nëse ka një konsensus midis partive politike të Kosovës u interpretua gjerësisht si një lëvizje në lidhje me aktakuzat e pritshme.

Besohet gjerësisht se një votim i parakohshëm parlamentar para se të ngrihen aktakuzat e para mund të shërbejë si një politikë sigurimi për PDK-në, e cila, sipas sondazheve, vazhdon të kryesojë në skenën politike të Kosovës.

Komentatorë politikë vendas besojnë se aktakuzat do të ndikonin në imazhin e PDK-së.

"Aktakuzat do ta dobësonin PDK-në, por nuk do ta eliminonin atë nga skena politike", tha për BIRN Nexhmedin Spahiu, komentator politik dhe drejtor i Radio Mitrovicës.

Por nëse zyrtarët e saj gjykohen si fajtorë nga gjykata e re speciale, kjo do të mund të kërcënonte të ardhmen të gjithë e partisë.

"Nëse aktakuzat vërtetohen nga vendimet e Dhomave Speciale, mbijetesa e PDK-së do të jetë e vështirë, sepse askush s'do të dojë të vazhdojë të identifikohet me të", tha Matoshi.

Shumë njerëz në Kosovë besojnë se seanca e fundit plenare e Kuvendit të Kosovës, e cila u thirr nga PDK-ja për të kundërshtuar vendimin e gjykatës apelit të javës së kaluar për të lënë në fuqi vendimin për dënimin e dhjetë ish-luftëtarëve të UÇK-së nga Drenica për krime lufte, tregoi çarje në parti në lidhje me gjykatën e re speciale.

"Do të ketë përçarje të mëdha brenda PDK-së, për shkak se do të fillojë një luftë e brendshme, e cila është parë tashmë në debatin e kohëve të fundit … Do të shpërthejë një luftë në lidhje me kush i përket kujt dhe kush mbështeti kë," u shpreh Matoshi.

"Në fund të fundit, nëse lidershipi i PDK-së shkon në Hagë, njerëzit do të fillojnë ta braktisin atë, sepse është në natyrën e njerëzve të braktisin atë po gjykohet, sidomos nëse akuzat kundër personave të akuzuar lihen në fuqi," shtoi ai.

Trashëgimia e dhunës politike

Përveç akuzave në lidhje me krimet kundër serbëve, romëve dhe shqiptarëve të dyshuar si bashkëpunëtorë të regjimit të Sllobodan Millosheviçit, pjesë e sferës së juridiksionit të gjykatës speciale janë edhe vrasjet e motivuara politikisht të kryera nga viti 1998 deri në vitin 2001.

Një sërë bashkëpunëtorësh të ngushtë të udhëheqësit të LDK-së, Ibrahim Rugovës, u vranë apo u plagosën në sulme gjatë kësaj periudhe.

Këtu përfshiheshin vrasja në e tentativë e anëtarit presidencial të LDK-së Sabri Hamiti në vitin 1998 dhe vrasja e mikut të ngushtë dhe aleatit të Rugovës, kreu i informimit të publikut te LDK-ja Enver Maloku, në vitin 1999.

Një sërë zyrtarësh të lartë të LDK-së të cilët ishin anëtarë të parlamentit paralel të Kosovës nën sundimin e Serbisë, përfshirë edhe ish-presidentin Fatmir Sejdiu, u mbajtën në paraburgim në luginën e Drenicës të kontrolluar nga UÇK-ja për disa ditë, kur ata e vizituan atë në pranverën e vitit 1998.

Njëri prej tyre, Gjergj Dedaj, kryetari i Partisë Liberale të Kosovës, tha në një intervistë televizive në vitin 2011 se të burgosurit ishin marrë personalisht në pyetje nga Hashim Thaçi dhe se ata ishin torturuar ndërsa merreshin në pyetje.

Akuzat e tij u bënë pasi ai u shkarkua nga Thaçi nga posti i zv/ministrit të transportit në vitin 2010, dy ditë pasi u emërua për shkak të një shpërdorimi të dyshuar fondesh gjatë kohës që ai ishte ministër i punës dhe mirëqenies sociale.

Ahmet Krasniqi, ministër i mbrojtjes në qeverinë e Rugovës në mërgim, u qëllua gjithashtu për vdekje në Tiranë në vitin 1998.

Pas luftës, disa anëtarë të lartë të UÇK-së besnikë të Rugovës dhe disa prej aleatëve të tij më të ngushtë u vranë ose u tentua t'u merrej jeta.

Ndër ta përfshiheshin Ekrem Rexha, i njohur ndryshe edhe si komandanti Drini, Tahir Zemaj, ish-deputeti Smajl Hajdaraj, Shaban Manaj dhe miku i afërt i Rugovës dhe këshilltari i tij, Xhemajl Mustafa.

Fetah Rudi, ish-kreu i degës së LDK-së në Malishevë, u qëllua gjithashtu menjëherë pas zgjedhjeve lokale të vitit 2000 dhe ka mbetur i paralizuar si pasojë e asaj plagosjeje.

Sipas pohimeve të bëra në një dokumentar televiziv të quajtur "Shënjestra LDK ", të transmetuar këtë javë në Zona Express, rreth 100 aktivistë të LDK-së, zyrtarëve dhe mbështetës të shquar janë rrëmbyer, vrarë apo të plagosur midis viteve 1998 dhe 2001.

Të mbijetuarit dhe të afërmit e disa prej viktimave thanë se besojnë se vrasjet janë kryer nga anëtarët e UÇK-së.

Edhe pse asnjë nga këto raste nuk është paditur apo gjykuar deri më tani, LDK-ja ka akuzuar vazhdimisht strukturat politike të UÇK-së si ato që fshihen pas vrasjeve – por, pavarësisht kësaj, lidershipi i saj ka qenë në koalicion me PDK-në tri herë, kryesisht për shkak se sistemi zgjedhor i Kosovës nuk lejon ndonjë palë t'i afrohet shumicës në kuvend.

Në rastin e një padie në lidhje me vrasjet e motivuara politikisht, LDK-ja mund ta gjejë veten në një pozitë të ngjashme me PDK-në, duke çuar në një konflikt të brendshëm dhe shpërbërje të mundshme të partisë.

"Lidershipi i LDK-së dhe partia opozitare Vetëvendosja së do të preken nga Gjykata Speciale edhe nëse asnjë prej aktivistëve të saj nuk akuzohet, sepse pozicioni i një numri njerëzish në këto parti varet nga pushteti i PDK-së", pohoi Spahiu.

"Qëndrimi i gjatë në një pozitë pushteti i ka dhënë PDK-së avantazh dhe ajo ka arritur të krijojë marrëdhënie të stilit klientelist me liderët e partive rivale," shtoi ai.

Matoshi tha se ai beson se koalicioni qeverisës mund të kërcënohet nga ndonjë aktakuzë, e cila do të pasohej nga një zënkë e brendshme në LDK.

"Koalicioni qeverisës do të shpërbëhet me aktakuzat e para. Brenda LDK-së do të ngrihen pikëpyetje, me anëtarësinë që pyet liderët e saj "Kush shkoi në shtrat me partinë tjetër, zyrtarët kryesorë të të cilës akuzohen për krime lufte?", tha ai.

Implikime për skenën politike

Ndryshimet në skenën politike të Kosovës nuk arrihen lehtë, sepse partitë qeverisëse kanë arritur të vendosin kontroll të fortë të stilit klientelist mbi pothuajse çdo sektor në vend.

Korrupsioni, nepotizmi dhe mungesa e qeverisjes së duhur kanë ngecur edhe zhvillimin ekonomik dhe social të Kosovës, ndërkohë që mungesa e impaktit nga misionet e jashtme të drejtësisë, përfshirë ato të OKB-së dhe BE-së, kanë bërë shumë njerëz skeptikë se përpjekjet e fundit ligjore mund të bëjnë shumë ndryshim.

Shumë njerëz gjithashtu besojnë se "ndërkombëtarët" në Kosovë i kanë shfrytëzuar gabimet e politikanëve të lartë për të arritur vetë qëllimet e tyre, siç janë bërjet e lëshimeve ndaj Serbisë.

Nga ana tjetër, besohet se liderët aktualë politikë kanë mësuar të përdorin gjuhën e demokracisë dhe të të drejtave të njeriut që flitet nga ndërkombëtarët, duke e bërë të duket për të dy se dëshirat e tyre po realizohen.

"Shkalla në të cilën Gjykata Speciale do të ndikojë në skenën politike të Kosovës varet nga qëllimi i aktiviteteve të saj. Sa më i gjerë qëllimi, aq më i madh do të jetë ndikimi i saj", tha Spahiu.

"Nëse kjo gjykatë bëhet vërtet funksionale dhe nëse ajo udhëhiqet nga provat dhe jo nga politika, dhe nëse ka keqardhje për viktimat dhe vullnet për të vënë drejtësi, atëherë ajo do të ndikojë thellësisht skenën politike të Kosovës, duke theksuar vlera të reja në vend të atyre të vjetrave – arroganca, agresioni, spastrimi etnik dhe vuajtjet e njerëzve të tjerë si qëllime patriotike dhe heroike", tha Matoshi.

Megjithatë, disa ende shpresojnë ende se nëse disa nga liderët e Kosovës akuzohen dhe gjykohen tani, kjo do të transformojë spektrin politik.

Berianë Mustafa, e bija e ish-bashkëpunëtorit të vrarë të presidentit Rugova, Xhemajl Mustafa, tha në dokumentarin "Shënjestra LDK" se kjo mund të jetë mundësia e fundit për drejtësi.

The post Gjykata Speciale mund ta përçajë skenën politike të Kosovës appeared first on Mesazhi.com.

AIDS në Afrikë, më pak e përhapur në vendet muslimane

Posted: 02 Nov 2016 10:06 AM PDT

aids ne afrike

Sëmundja AIDS (Sindromi i Fituar i Mungesës së Imunitetit) është më e përhapur në kontinentin e Afrikës, megjithatë, shtetet në këtë kontinent me shumicë të popullsisë muslimane preken më së paku, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të përpiluara nga gazetari i AA-së nga të dhënat e Programit të OKB-së për Luftimin e AIDS-it (UNAIDS), në botë gjenden rreth 37 milionë njerëz që vazhdojnë jetën me Virusin e Mungesës së Imunitetit Njerëzor (HIV), ndërkohë që 70 përqind prej këtyre jetojnë në shtetet e Afrikës.

Pjesa më së paku e prekur nga AIDS-i në këtë kontinent është rripi i Afrikës Veriore me popullsi të dendur të muslimanëve, kurse, në krahasim me të, vëmendje tërheq fakti se shtetet e Afrikës së jugut regjistrojnë numrin më të madh të rasteve me këtë sëmundje.

Në shtetet me mbi 90 përqind popullsi muslimane, siç janë Somalia, Maroku, Sudani, Mali, Tunizia, Mauritania, Senegali, Nigeri dhe Gambia, norma e popullsisë së prekur nga virusi HIV ngelet nën dy përqind. Ndërkaq, në shtetet ku muslimanët përbëjnë më pak se dhjetë përqind të popullsisë, si Afrika e Jugut, Suazilandi, Bocuana dhe Lesoto, çdo i pesti i rritur është i infektuar me virusin HIV.

The post AIDS në Afrikë, më pak e përhapur në vendet muslimane appeared first on Mesazhi.com.

Turqi, identifikohet “koka” e pucit ushtarak

Posted: 02 Nov 2016 09:26 AM PDT

ANKARA (AA) – Prokuroria shtetërore në Ankara ka identifikuar edhe një tjetër person i cili është i dytë për nga hierarkia e udhëheqjes së tentativës për grusht shteti të cilin organizata terroriste FETO e kreu në Turqi më 15 korrik, ndërsa bëhet fjalë për biznesmenin Kemal Batmaz, ish-drejtorin e përgjithshëm të kompanisë Kaynak Kagit A.S., raporton Anadolu Agency (AA).

Batmaz, i cili është arrestuar në Ankara pasi tentimi për grusht shteti u shtyp dhe i cili gjendet në paraburgim, dyshohet se së bashku me të arratisurin Adil Oksuz ka organizuar tentativën për grusht shteti nga baza kryesore ajrore Akinci.

Në raportin të cilin Prokuroria e shpalosi sot thuhet se Batmaz dhe Oksuz, i njohur edhe me emrin “FETO imam i forcave ajrore” nga aeroporti i Stambollit "Ataturk" më 11 korrik udhëtuan në SHBA, ku qëndruan në SHBA, ku qëndron udhëheqësi i organizatës terroriste FETO, Fetullah Gylen, ndërsa më pas u kthyen në Turqi dy ditë më vonë, pak para tentativës për grusht shteti. Qëndrimi i përbashkët në SHBA konfirmohet edhe nga xhirimet e kamerave vëzhguese të aeroportit, ndërsa Prokuroria konsideron se Batmaz në organizatën terroriste FETO është më me ndikim se Oksuz i cili konsiderohet si "kuti e sekreteve" të grusht shtetit të dështuar.

Rol të rëndësishëm të Batmazit në tentimin e grusht shtetit në Turqi tregojnë edhe xhirimet e kamerave vëzhguese në Bazën kryesore ajrore Akinci, në të cilat qartë shihet se si oficerët e përshëndesin në korridoret e bazës, ku nuk është e zakonshme që civilët në mënyrë aq të lirshme të lëvizin.

Gjatë marrjes së parë në pyetje pas arrestimit, Batmaz mohoi përfshirjen në tentativën për grusht shteti, ndërsa për vizitën e tij në bazën Akinci tha se ka parë një truall ndërtimor.

Paralelisht me këtë, prokuroria në Ankara ka dhënë urdhër për arrestimin e 12 të dyshuarve për tentim të grusht shtetit, ndërsa deri tani janë arrestuar gjashtë prej tyre.

Bëhet fjalë për një grup që është konfirmuar se pak para tentativës për grusht shteti kanë qenë të pranishëm në takimet në dy banesat të cilat në Stamboll i mori me qira Adil Oksuz, e të cilët në mars dhe qershor të këtij viti me Oksuzin kanë udhëtuar në SHBA.

Oksuz po ashtu është arrestuar në bazën Akinci menjëherë pas tentativës për grusht shteti, por me vendim të gjykatësit Koksel Celik dhe Cetin Sonmez shpejt është liruar. Në mënyrë shtesë është vërtetuar roli i tij në udhëheqjen e tentimit të grusht shtetit, por ai që atëherë është në arrati.

Ministria turke e Punëve të Brendshme ofroi edhe 1.3 milionë dollarë për informacione që mund të sjellin deri te arrestimi i Oksuzit.

Tentativa e dështuar për grusht shteti në Turqi është vepër e organizatës terroriste FETO në krye të së cilës është Fetullah Gylen që jeton në SHBA. Gjatë tentimit të grusht shtetit 246 persona ranë dëshmorë, ndërsa 2.194 persona u plagosën. Turqia zyrtarisht ka kërkuar nga SHBA-të arrestimin e përkohshëm dhe ekstradimin e Gylenit.

The post Turqi, identifikohet “koka” e pucit ushtarak appeared first on Mesazhi.com.

Tetë të arrestuar gjatë bastisjeve në xhaminë An Nur në Zvicër

Posted: 02 Nov 2016 09:04 AM PDT

GJENEVË (AA) – Policia zvicerane gjatë bastisjeve në xhaminë An Nur në qytetin zviceran Winterthur ka arrestuar tetë persona në mesin e të cilëve është edhe imami nga Etiopia për të cilin pretendohet se u ka bërë thirrje muslimanëve të vrasin muslimanët e tjerë që nuk kanë marrë pjesë në një lutje të përbashkët, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të bastisjeve të sotme policia ka kryer kontroll në xhaminë An Nur si dhe në banesat e 3 personave, thanë nga zyra e prokurorit rajonal të Cyrihut.

Pretendohet se më 21 tetor gjatë një ligjërate publike imami nga Etiopia u ka bërë thirrje muslimanëve të vrasin dhe të distancohen nga muslimanët të cilët kishin refuzuar të marrin pjesë në një lutje të përbashkët në xhami.

Prokurorët kanë nisur një hetim penal kundër imamit dhe tre personave të tjerë. Në një njoftim të bërë nga policia e Cyrihut thuhet se janë arrestuar edhe katër persona të tjerë të moshës mes 23 dhe 35 vjeçare nga Algjeria dhe Tunizia.

"Gjatë bastisjes ata kishin rastisur në xhami, ndërkohë që dyshohet se qëndrimi i tyre në Zvicër ka qenë i jashtëligjshëm", deklaroi Corinne Bouvard, zëdhënëse e Prokurorisë.

The post Tetë të arrestuar gjatë bastisjeve në xhaminë An Nur në Zvicër appeared first on Mesazhi.com.

BIK-u fiton rastin me MMPH-në për ndërtimin e Xhamisë në Kalabri

Posted: 02 Nov 2016 08:34 AM PDT

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që rasti për ndërtimin e xhamisë në lagjen Kalabria të kthehet për shqyrtim në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Në vitin 2013 admistarta e ish kryetarit të Prishtinës, Isa Mustafa dha leje për ndertmin e xhamisë në lagjen Kalabria. Por, kundër këtij vendimi ishte ankuar familja e ish deputetit të PDK-së, Shaip Muja dhe disa banorë të tjerë me arsyetimin se është shumë afër ndërtesave. Vendimin e Komunës e pati pezulluar ish ministri i MMPH-së, Dardan Gashi.

Sot në hapësirat e Ministrisë Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, u.d i ministrit Ferat Shala, priti në takim Këshillin e Bashkësisë Islame në përbërje të Hetem Sopi, Idriz Gjigoli dhe Behar Ternava, raporton lajmi.net.

"Me këtë rast, mysafirët e para ushtruesit të detyrës së ministrit Shala vendimin e Gjykatës Themelore lidhur ndërtimin e Xhamisë në lagjen " Kalabria". Temë kjo e hapur në vitin 2013 ku me date 01.07.2013 Komuna e Prishtinës lëshon leje për ndërtimin e Xhamisë në lagjen Kalabria, ku pas ankesës së banorëve të kësaj lagje, MMPH me date 13.09.2013 pezulloj aktvendimin e komunës me arsyetimin e mungesës së Planit të detajuar Rregullues për atë lagje", ka bërë të ditur MMPH-ja në një komunikatë për media.

Tutje në komunikatën e ministrisë është bërë e ditur se, pas ankesës së BIK-ut, Gjykata Themelore në Prishtinë me 11.10.2016 lëshoj vendimin e rikthimit të çështjes në rishqyrtim-rivendosje në MMPH. "Me këtë rast pas falënderimit të mysafrive në vizitë, u.d i ministrit Shala theksoj se MMPH do të respektoj çdo vendim të gjykatës", ka bërë të ditur MMPH-ja.

The post BIK-u fiton rastin me MMPH-në për ndërtimin e Xhamisë në Kalabri appeared first on Mesazhi.com.

Thaçi: Në zgjedhje shkohet vetëm në këto dy situata

Posted: 02 Nov 2016 08:31 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur rreth zgjedhjeve të parakohshme në të cilat mund të shkojë vendi.

Ai ka theksuar se në zgjedhje mund të shkohet vetëm në dy mënyra."Aktualisht nga ajo që shoh dhe kuptoj, mazhoranca ka një fuqi në kuptimin edhe numër edhe fuqi politike, dhe e shoh që është një mirëfunksionim i institucioneve.

Por, çdo rrethanë në zgjedhje mund të shkohet vetëm në dy mënyra: nëse kjo mazhorancë e humb fuqinë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, apo në rast të marrëveshjeve të tyre politike", ka thënë Thaçi, gjatë homazheve te vendi i rënies së dëshmorëve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu në lagjen "Bregu i Diellit" në Prishtinë, shkruan EkonomiaOnline.

Ai ka theksuar se si president i vendit është i obliguar t'i kryejë detyrat kushtetuese dhe ligjore."Por, diçka e tillë nuk ka ardhur në zyrën time dhe askush nuk më është drejtuar në zyrën time, as prej partnerëve të koalicionit e as prej partive të tjera.

Aktualisht jemi duke punuar në përcaktimin e datës së zgjedhjeve në Drenas. Nesër ose pasnesër do të konfirmohet data e zgjedhjeve", ka thënë Thaçi.

The post Thaçi: Në zgjedhje shkohet vetëm në këto dy situata appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more