Skip to main content

Mesazhi.com: “Gropë gjigante në Fukuoda të Japonisë (VIDEO)” plus 9 more

Mesazhi.com: “Gropë gjigante në Fukuoda të Japonisë (VIDEO)” plus 9 more


Gropë gjigante në Fukuoda të Japonisë (VIDEO)

Posted: 09 Nov 2016 03:11 PM PST

Një shembje me diametër 30 metër në qytetin Fukuoda të Japonisë ka gëlltitur një autostradë me 5 korsi. Në mes të rrugës u krijua një gropë me thellësi 15 metra dhe në zonë u ndalua përdorimi i gazit natyror si dhe u ndërpre furnizimi me energji elektrike dhe ujë.

The post Gropë gjigante në Fukuoda të Japonisë (VIDEO) appeared first on Mesazhi.com.

Lunaçek: Demarkacioni të ratifikohet patjetër

Posted: 09 Nov 2016 09:04 AM PST

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovë, Ulrike Lunaçek ritheksoi rëndësinë e ratifikimi të marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Komisioni Evropian sot prezantoi raportin për shtetet në zgjerim të BE-së. Duke komentuar raportin për Kosovën, Lunacek tha se çelësi për liberalizim të vizave ka mbetur në duart e politikanëve të Kosovës.

"Drita e gjelbër nga Komisioni për liberalizim të vizave sapo të përmbushen dy kërkesat e mbetura, ishte lajm shumë i mirë. Tash topi është në duart e Parlamentit të Kosovës dhe Qeverisë. Kjo do të thotë që politikanët e Kosovës mbajnë çelësin për liberalizim të vizave në duart e tyre: Ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit është diçka që duhet të kryhet patjetër", tha Lunaçek.

Ajo gjithashtu ka shprehur mbështetjen e saj në rrugën e Kosovës për liberalizim që sipas saj duhet të ndodhë shumë shpejt.

"Unë jam e bindur se qytetarët e Kosovës meritojnë heqjen e vizave për udhëtimet tre mujore në shtetet e BE-së, sa më shpejt që është e mundur. Mungesa e perspektivës për të shijuar udhëtimin e lirë si gjithkund tjetër në rajon është një situatë e papranueshme që duhet të përfundojë", deklaroi Lunaçek.

Dy kërkesat që Komisioni Evropian i kishte paraparë për liberalizim të vizave janë Demarkacioni i Kufirit me Malin e Zi dhe progres më i madh në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

The post Lunaçek: Demarkacioni të ratifikohet patjetër appeared first on Mesazhi.com.

Apostolova: Përmbushni dy kushtet për liberalizim të vizave

Posted: 09 Nov 2016 06:21 AM PST

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliy Apostolova, duke folur pas publikimit të raportit të progresit ka thënë se, Kosova duhet t'i përmbush edhe dy kushtet e mbetura për liberalizim të vizave.

Ajo ka thënë se tani janë bëtë disa hapa dukshëm në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Tutje ka thënë se, raporti i progresit ka përgëzuar për formimin e ekipit disiplinor për hetimet e rasteve të profilit të lartë në korrupsion dhe krim të organizuar.

Sipas saj, korrupsioni akoma lulëzon në Kosovë.

The post Apostolova: Përmbushni dy kushtet për liberalizim të vizave appeared first on Mesazhi.com.

Hahn: Kosova, hapa përpara për heqjen e vizave

Posted: 09 Nov 2016 03:49 AM PST

Komisioni Europian njohu ecurinë pozitive të Kosovës në përpjekje për të marrë liberalizimin e vizave.

Komisioneri Johannes Hahn deklaroi në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian se Prishtina ka ndërmarrë disa hapa të rëndësishëm për marrjen e vendimit të lëvizjes së lirë, shkruan Top Channel.

Megjithatë, Hahn vuri në dukje se janë dy kritere ku kërkohet më shumë përpjekje. E para është tejkalimi i tensioneve të forta politike në vend dhe e dyta forcimi i shtetit ligjor dhe demokracisë.

The post Hahn: Kosova, hapa përpara për heqjen e vizave appeared first on Mesazhi.com.

“Trump ka mundësuar krijimin e një simpatie ndaj Islamit në SHBA”

Posted: 09 Nov 2016 02:17 AM PST

Deklaratat negative të Trump-it të mbushura me urrejtje në mesin e amerikanëve shkaktuan krijimin e një simpatie dhe mbështejeje për muslimanët që jetojnë në SHBA, tha Xhemal

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Organizatave Muslimane në SHBA (USCMO) Usame Xhemal duke bërë vlerësime “negative” tha se muslimanët në SHBA duhej të përgatiteshin në mënyrë më aktive në zgjedhjet presidenciale dhe ka shprehur falënderimet kandidatit për president Donald Trump që ka mundësuar krijimin e simpatisë kundrejt Islamit në mesin e amerikanëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Xhemal në shkollën e mesme Universal në Chicago ku ka votuar bëri disa vlerësime për gazetarin e AA-së në lidhje me zgjedhjet duke thënë se ata kanë arritur qëllimin për 1 milionë votues muslimanë të regjistruar në SHBA.

“Këto zgjedhje ishin shumë të rëndësishme si për SHBA-të po aq edhe për komunitetin musliman. Është e padiskutueshme që fituesit e këtyre zgjedhjeve kanë qenë muslimanët në SHBA të cilët kanë punuar në mënyrë shumë aktive në procesin para zgjedhjeve. Këto zgjedhje janë fitorja e muslimanëve”, tha ai.

Sipas tij, muslimanët janë treguar të ndishëm në çështjen e regjistrimit të votuesve dhe në votime. “Votat e muslimanëve kanë luajtur rol përcaktues kryesisht në rajonet konkurruese si Ohio, Florida, Michigan, Virginia, Pensilvanya dhe Karolina e Veriut”, tha Xhemal.

Ndër të tjera ai theksoi se muslimanët që jetojnë në SHBA me qëndrimin e tyre aktiv i kanë dhënë një përgjigje me nivel qëndrimeve me pëmbajtje të urrejtjes të Trump-it.

“Deklaratat negative të Trump-it të mbushura plot me urrejtje në mesin e amerikanëve shkaktuan krijimin e një simpatie dhe mbështejeje për muslimanët që jetojnë në SHBA. Deklaratat e Trump-it gjithashtu kanë shkaktuar që muslimanët të përgatiteshin në mënyrë më aktive për zgjedhjet. I shpreh falënderimet e mia Trump-it që ka bërë që komuniteti musliman të veprojë në mënyrë më aktive dhe që ka mundësuar krijimin e një simpatie ndaj Islamit në komunitetin amerikan”.

The post “Trump ka mundësuar krijimin e një simpatie ndaj Islamit në SHBA” appeared first on Mesazhi.com.

Delawie: Politika e ShBA-ve ndaj Kosovës e pandryshueshme

Posted: 09 Nov 2016 01:24 AM PST

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Gregory Delawie, nuk mendon se pavarësisht se kush do të fiton garën presidenciale në ShBA, raportet ndaj Kosovës nuk do të ndryshojnë.

Ai ka thënë se kush do që fiton në SHBA, politika nuk duhet të ndryshon. Sipas tij, qëndrimi i SHBA-së, nuk do të ndryshon ndaj Kosovës duke thënë se Kosova ka pas gjithmonë përkrahje dhe do të vazhdon kështu.

Delawie ka thanë se marrëdhëniet ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës janë të shkëlqyera.

The post Delawie: Politika e ShBA-ve ndaj Kosovës e pandryshueshme appeared first on Mesazhi.com.

Clinton pranon humbjen, e uron Trump-in

Posted: 09 Nov 2016 01:14 AM PST

"Sapo morra një telefonatë nga Sekretaresha Clinton. Ajo më uroi mua dhe të gjithë neve për fitoren dhe unë e urova atë dhe familjen e saj për fushatën e fortë", kanë qenë fjalët e para të Donald Trump si President i shpallur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Trump tha se Hillary luftoi shumë dhe ka punuar për një periudhë të gjatë dhe i shprehu mirënjohje për kontributin e saj.

"E kam shumë seriozisht", shtoi ai, raporton CNN.

The post Clinton pranon humbjen, e uron Trump-in appeared first on Mesazhi.com.

Donald Trump, presidenti i 45-të i SHBA-ve

Posted: 09 Nov 2016 01:04 AM PST

Kandidati republikan, Donald Trump është zgjedhur president i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai ka arritur të sigurojë 270 votat e nevojshme elektorale.

Po kush është Donald Trump?

Biznesmeni miliarder i New Yorkut Jorkut dhe ish-ylli televiziv Donald Trump ka qenë fitues i befasishëm I nominimit republikan për president këtë verë.

Manjati i pasurive të patundshme ka habitur ekspertët politikë dhe zyrtarët e partisë me mundjen e 16 kandidatëve të tjerë dhe sigurimin e nominimit në muajin korrik.

Si fillestar politik, Trump ka kritikuar dhe fyer ashpër sfidantët e tij më me përvojë, përmes postimeve në Twitter dhe gjatë debateve.

Duke premtuar se do ta bëjë Amerikën "të madhe përsëri", me krijimin e më shumë vendeve të punës dhe me uljen e taksave, Trump nuk ka dhënë shumë detaje mbi çështjet dhe ka ndryshuar shpesh qëndrimet e tij.

Trump është zotuar se do të ngrejë mur në kufirin SHBA-Meksikë për të penguar hyrjen e migrantëve të paligjshëm.

Trump po ashtu ka thënë se, nëse zgjidhet, do të praktikohet "verifikimi ekstrem" i migrantëve myslimanë, për të përcaktuar se kush prej tyre janë terroristë. Fillimisht, ai ka thënë se do t'i ndalojë të gjithë myslimanët nga hyrja në SHBA.

Trump, 70 vjeç, e ka cilësuar presidentin Barack Obama si lider të dobët dhe e ka fajësuar për, siç ka thënë, politika të dështuara në Siri dhe vatra të tjera të nxehta. Ai është po ashtu kritik i marrëveshjes ndërkombëtare bërthamore me Iranin.

Ai e ka vlerësuar Clintonin si "sekretaren më të keqe të Shtetit" në historinë amerikane, ndërsa vazhdimisht e ka lavdëruar presidentin rus, Vladimir Putin, duke e cilësuar si "lider të madh".

Trump, disa herë, ka treguar mungesë të njohurive mbi çështjet e jashtme. Duke folur në një intervistë muajin e kaluar, ai nuk e ka ditur se Rusia ka aneksuar me forcë gadishullin ukrainas të Krimesë, transmeton Rel. Vlera neto e pasurisë së Trumpit llogaritet midis 3 miliardë dhe 3.7 miliardë dollarë.

Ai ka diplomuar në Akademinë private Ushtarake të Nju Jorkut dhe në Universitetin Fordham në Bronks.

Trump ka pesë fëmijë nga tri martesa.

The post Donald Trump, presidenti i 45-të i SHBA-ve appeared first on Mesazhi.com.

Mbyllen shkollat në Malishevë, shkak përmbytjet

Posted: 08 Nov 2016 11:48 PM PST

Si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe të pandërprera, lumi Mirusha ka dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytje në disa pjesë të Malishevës.

Po ashtu edhe në vendbanimet tjera ka sasi të mëdha të ujit, pothuajse në të gjitha vendbanimet. Si rezultat i kësaj, të gjitha shkollat në Malishevë, sot janë mbyllur, ndërsa kjo ditë e humbur, do të zëvendësohet një ditë tjetër.

Rrugët Malishevë-Kijevë, Mirushë-Gurbardh, si dhe qendra e qytetit në Malishevë, janë të pakalueshme, ndërsa gjendja e rëndë është në aksin rrugor Malishevë-Autostradë-Duhël.

Gjendja e rënduar është edhe në liqenin Mirusha, pasi uji ka mbuluar edhe digën, ndërsa në disa vende, përkatësisht përgjatë rrjedhës së lumit Mirusha, është e rënduar. Në disa shkolla uji pothuajse ka hyrë në objekte.

Luten qytetarët të mos lëvizin pa nevojë, pasi gjendja në rrugë është e rënduar.
Të gjitha ekipet emergjente, janë në terren duke i ndihmuar qytetarët që kanë nevojë, si drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, njësia e zjarrfikësve dhe shpëtimit dhe Policia e Kosovës.

The post Mbyllen shkollat në Malishevë, shkak përmbytjet appeared first on Mesazhi.com.

Agim Bahtiri: E kam ditur qysh nga viti i kaluar se do të fitojë Donald Trump

Posted: 08 Nov 2016 11:44 PM PST

Derisa Donald Trump është shumë afër të bëhet president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Agim Bahtiri, kryetari i Mitrovicës, ka thënë në një intervistë në Klan Kosova se e ka ditur gjithmonë se Trump do të bëhet President.

"Fitorja e Trump nuk është befasi për mua", ka thënë Bahtiri.

Madje kryetari i Mitrovicës, deklaroi se këtë ia ka bërë të ditur edhe udhëheqësve të shtetit të Kosovës.

"U kam thënë me 25 gusht të vitit të kaluar Presidentit Hashim Thaçi dhe Kryeministrit Isa Mustafa se Trump do të fitojë".

"E dimë që kemi një ndjenjë për Clintonët dhe ne do të jemi mirënjohës për atë familje, por megjithatë ne duke ditur fuqinë e Trump, apo fuqinë e njerëzve që e rrethojnë atë – çdo herë kamë thënë se njerëzit e fuqishëm do të punojnë shumë për të dhe do të jetë fitues. Sepse menaxhimi i tyre është shuam i fuqishëm".

Madje Bahtiri ka thënë se edhe ky vet do të bëhet udhëheqës shteti si Trump.

"Do të bëhem kryeministër i Kosovës ka thënë Bahtiri", në intervistën në Klan Kosova.

The post Agim Bahtiri: E kam ditur qysh nga viti i kaluar se do të fitojë Donald Trump appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more