Skip to main content

Mesazhi.com: “Feniksi pëson humbjen e dytë në UEFA Futsal Cup” plus 9 more

Mesazhi.com: “Feniksi pëson humbjen e dytë në UEFA Futsal Cup” plus 9 more


Feniksi pëson humbjen e dytë në UEFA Futsal Cup

Posted: 25 Nov 2016 07:47 AM PST

Feniksi ka pësuar edhe humbjen e dytë në Elite Raund në futsall, duke u mposhtur nga Kairat.

Skuadra kampione e Kosovës, në kuadër të grupit A të Elite Raund, është mundur 3:0 nga skuadra e Kazakistanit.

Kjo është humbje e dytë e Feniksit, pasi edhe dje është mposhtur me rezultat të ngushtë nga FK Nikars Riga.

The post Feniksi pëson humbjen e dytë në UEFA Futsal Cup appeared first on Mesazhi.com.

“Partitë politike të Maqedonisë janë të gatshme për zgjedhjet e 11 dhjetorit”

Posted: 25 Nov 2016 07:41 AM PST

Raportuesi i Parlamentit Evropian (PE) për Republikën e Maqedonisë, Ivo Vajgl, i cili së bashku me eurodeputët Knut Fleckestein dhe Eduard Kukan qëndruan në vizitë njëditore në Maqedoni, ku dhe zhvilluan takime me partitë politike, deklaroi se "të gjitha partitë politike janë të gatshme për një garë të drejtë dhe transparente në zgjedhjet e 11 dhjetorit, të cilat do të mund të zhvillohen në një atmosferë të besimit dhe transparencës", raporton Anadolu Agency (AA).

Vajgl duke theksuar se në emër të Parlamenti Evropian, së bashku me dy kolegët e tij përpiqen të ndihmojnë daljen e vendit nga kriza politike, shtoi se në kuadër të vizitës së tyre, janë takuar edhe Prokuroren Speciale për të cilën shprehu interes dhe mbështetje për punën e këtij institucioni.

"Të gjitha partitë politike janë optimiste për rezultatet që ata janë duke pritur dhe në të njëjtën kohë ekziston një bashkëpunim mes liderëve për shmangien e komplikimeve dhe incidenteve gjatë fushatës parazgjedhore. Ne kemi një arsye shumë të mirë për të besuar se zgjedhjet do të jenë të drejta dhe do të jenë fillimi i një kohe të re të Maqedonisë. Natyrisht, pas zgjedhjeve është koha e njohjes së rezultateve të tyre dhe të vazhdohet me reformat që janë përcaktuar në Marrëveshjen e Përzhinës", deklaroi Vajgl.

Ndërkaq, eurodeputeti Knut Fleckestein dhe Eduard Kukan apeluan te qytetarët për të dal në votime sa më masovikisht, pasi që sipas tyre këto zgjedhje parlamentare do të jenë me vota të fshehta dhe të rëndësishme për Maqedoninë.

Tre raportuesit e Parlamentit Evropian për Republikën e Maqedonisë vizituan vendin me qëllim për t'u informuar mbi përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 11 dhjetor. Përveç takimeve me partitë politike, delegacioni treanëtarësh i PE-së realizoi takime edhe me Prokuroren Speciale Publike, Katica Janeva, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile.

The post "Partitë politike të Maqedonisë janë të gatshme për zgjedhjet e 11 dhjetorit" appeared first on Mesazhi.com.

Evropa 30 milionë euro për PKK-në

Posted: 25 Nov 2016 07:39 AM PST

Edhe pse Bashkimi Evropian pranon se PKK është organizatë terroriste, ajo i ka mundësuar organizatës aktivitete të lira propagandistike dhe financiare në kontinent. Burimet e shërbimit informativ turk bëjnë të ditur se PKK ka mbledhur nga Evropa 30 milionë euro në vit, krahas të ardhurave që i siguron nga krimi i organizuar, raporton Anadolu Agency (AA).

PKK ka filluar të organizohet në Evropë në fillim të viteve të 90-ta në saj të mbështetjes politike që i është ofruar. Këshilli Evropian në maj të vitit 2002 e shtoi PKK-në në listën e organizatës terroriste me shprehjen se "ajo njihet edhe si KONGRAGEL dhe KADEK", ndërkohë që TAK-un, e cila merr përsipër aktivitetet të cilave PKK nuk i merr, në vitin 2006 e futi në një kategori të veçantë.

Edhe krahas kësaj, PKK ka një hapësirë të gjerë veprimi në shtetet anëtare të BE-së.

Prej një kohe të gjatë Turqia ka paralajmëruar qeveritë relevante se organizata në Evropë i financon aktivitetet e saj përmes trafikimit me lëndë narkotike dhe njerëz, mbledhjes së parave me force, dhe larjes së parave dhe transferimit të tyre.

Drejtoria e Përgjithshme për të Drejta Ndërkombëtare dhe Marrëdhënie të Jashtme pranë Ministrisë së Drejtësisë së Turqisë (UHDIGM) në fillm të muajit kishte bërë me dije se në periudhën 2006-2016 Turqia ka kërkuar ekstradimin e 136 militantëve të PKK-së vetëm nga Gjermania dhe se prej këtyre janë pranuar vetëm tre.

Krahas Gjermanisë, siç kishte deklaruar UHDIGM, mes viteve 2007 dhe 2016 është kërkuar ekstradimi i 263 terroristëve nga 20 shtete të BE-së, ndërsa miratim ka ardhur vetëm për tetë prej tyre.

Nga ana tjetër, qeveritë e BE-së, PKK-së, e cila arrin që nga shtetet e tyre të sigurojë punëtore madje edhe për kuadrin e maleve, i bëjnë trajtimin e një organizate të shoqërisë civile.

Maskë ligjore për terrorin

Sipas të dhënave që AA i ka siguruar nga burime të hapura, në mënyrë që të mund t'u japë pamje ligjore strukturave të saj në Evropë, PKK zhvillon aktivitete me emrat "qendrat shoqërore demokratike kurde", ose "kuvendet popullore".

Këto organizata veprojnë nën "Kongresin Evropian të Bashkësive Demokratike Kurde" (KCD-E), e cila i mbledh nën një çati të gjitha fondacionet, shoqatat, unionet dhe organizimet e tjera të organizatës në Evropë.

Në krye të KCD-E-së me qendër në qytetin Charleroi të Belgjikës janë Yüksel Koç dhe Şemse Güllü me titullin "bashkëkryetarë".

Aktivitetet propagandistike të PKK-së në Evropë i udhëheq "Kongresi Kombëtar i Kurdistanit" (KNK). KNK mblidhet çdo vitë në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel. Mbledhjen e 16-të ajo e ka organizuar më 2 tetor të këtij viti, ndërsa në komunikatën e saj thuhej se janë hedhur hapa të rëndësishëm për strukturimin federal në Siri dhe ishte bërë thirrje për "të punuar në drejtim të pavarësisë kundër qeverive të Turqisë dhe Iranit".

Në krye të KNK-së gjenden militantët me emrat Nilüfer Koç, Rebuvar Reşid dhe Adem Uzun.

Shtetet dhe partitë politike përkrahëse

Partitë e majta në Evropë një pjesë e të cilave janë partnerë qeverisës e një pjesë në opozitë, janë adresat me mbështetje të intensifikuar ndaj PKK-së. Partitë në fjalë janë:

"Partia e Majtë dhe Partia e Gjelbër në Gjermani, Partia e Majtë në Suedi, Partia e Gjelbër në Austris, Partia Komuniste në Francë, Partia e Kuqe në Norvegji, Partia Laburiste në Britani, Partia Laburiste në Belgjikë, Partia Podemos në Spanjë, Partia Rusia e Drejtë në Rusi, Patitë Syriza dhe Anel në Greqi, Partia e Majtë e Ekologjisë dhe Lirisë në Itali."

Protestat e PKK-së në Evropë

Kohëve të fundit PKK terrorizoi Evropën duke u arsyetuar me burgosjen në fillim të këtij muaji të deputetëve të HDP-së në të cilët refuzuan të paraqiteshin në gjykatë. Disa përfaqësues të Turqisë, shoqata dhe organizata turke dhe qytetarë ngelën shënjestër e protestave të dhunshme.

Organizatat e PKK-së në Evropë ende përpiqen të krijojnë agjendë mbi propagandën e errët për lirimin e kreut të PKK-së Abdullah Öcalan, për largimin e organizatës nga lista e BE-së e organizatave terroriste, për sigurimin e mbështetjes politike, ushtarake dhe logjistike të për PYD-në, mosndërprerjen e transmetimeve të kanaleve televizive të organizatës, për drejtësi për deputetët e HDP-së dhe në lidhje me operacionet në kuadër të luftës kundër terrorizmit.

Edhe dora e zgjatur në Siri është strukturuar në Evropë

Aktivitetet e dorës së zgjatur të PKK-së në Siri, PYD-së, në Evropë, i udhëheqin Abdülselam Mustafa, Hasan Muhammed Ali me emrin e koduar Zuhat Kobani dhe Sinem Muhammed.

Me ndihmën e këtyre militantëve, PYD vitin e kaluar hapi një sërë përfaqësish në Evropë me emrin "Përfaqësia e Rojava-s". Pas përfaqësive në qytete evropiane si Stokholmi, Parisi, Berlini, Haga dhe Praga, PYD po vazhdon punimet edhe për Washington dhe Kopenhagë.

Nga aktivitetet mediatike e deri në kampe

Për sigurimin e anëtarëve të saj në Evropë, organizata në masë të madhe përfiton nga organet "mediatike". Fahri Ferda Çetin, i cili duket të jetë në krye të kësaj pune, njofton për aktivitete siç janë festivalet dhe protestat, për propagandë. Po ashtu ka përpjekje që të rinjtë që marrin pjesë në atkivitetet e tyre ose janë anëtarë të shoqatave të PKK-së, të shndërrohen në anëtarë aktivë të organizatës.

Pas kësaj faze, të rinjtë që kalojnë përmes një trajnimi ideologjik në kampet që duken paqësore në shtete si Holanda, Franca, Zvicra, Austria dhe Italia, më pas dërgohen në trajnim të armatosur në kampet në veri të Irakut.

Burimi financiar

Sipas të dhënave që AA i ka siguruar nga burimet turke të sigurisë, PKK i zhvillon aktivitetet e saj financiare në Gjermani, Francë, Zvicër, Austri, Holandë, Belgjikë, Suedi, Norvegji dhe Danimarkë.

Organizata më e spikatur në sigurimin e burimeve financiare për organizatën është e ashtuquajtura "Hëna e Kuqe Kurde" (HSK), e cila ka zyra në këto shtete.

Organizatat e PKK-së në Evropë, mbledhin afërsisht 30 milionë euro në vit nën emrin "donacion". Nga ana tjetër, dihet se personat të cilët nuk japin "donacion" kërcënohen, sulmohen ose u diskreditohen bizneset.

Shifra e tubuar e PKK-së vetëm përmes të ardhurave nga aktivitetet ilegale arrin shumë mbi 30 milionë euro. Një pjesë e shumës së tubuar transferohet për shoqatat dhe organet mediatike në Evropë, një pjesë në Kandil, ndërsa pjesa tjetër për logjistikën dhe mjetet ushtarake të organizatës.

The post Evropa 30 milionë euro për PKK-në appeared first on Mesazhi.com.

Thaçi: E ardhmja e FSK-së është në zhvillimin e saj në ushtri të Kosovës

Posted: 25 Nov 2016 07:36 AM PST

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar Ditën e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) pjesëtarëve të kësaj force dhe tërë qytetarëve të Kosovës.

Në një njoftim nga Presidenca bëhet e ditur se me këtë rast Presidenti Thaçi ka thënë që "Forca e Sigurisë së Kosovës është rritur në një forcë të standardeve më të larta ndërkombëtare, duke bashkëpunuar ngushtë me NATO-n dhe ushtritë e vendeve tona mike, nga SHBA-të e deri te Evropa".

Presidenti gjithashtu ka theksuar se "Forca e Sigurisë së Kosovës" është sot një forcë profesionale, multietnike, me përfaqësim të duhur gjinor, sukseset e së cilës kanë tejkaluar kufijtë e Kosovës.

"Njësitet e saj morën medaljen e artë në manovrat në Britani të Madhe, kadetët e saj trajnohen dhe dallohen për suksese në akademitë më prestigjioze ushtarake në botë. Trupat e kësaj force ndihmojnë në aksione të kërkimit-shpëtimit në rajon e më gjerë", ka thënë Thaçi.

"Ata janë krenaria jonë, besimi ynë në të ardhmen tonë të sigurt, në paqe e stabilitet", ka thënë presidenti Thaçi për pjesëtarët e FSK-së.

Duke vënë në dukje se FSK është besimi për paqe dhe stabilitet, kreu i vendit po ashtu ka konfirmuar se e ardhmja e FSK-së është në zhvillimin e saj në ushtri të Kosovës.

"Forca e Sigurisë së Kosovës tashmë është gati që të shndërrohet në Forcat e Armatosura të Kosovës. Do të jetë kjo një forcë e standardeve më të larta të NATO-s, profesionale, me përfshirje të gjerë të të gjitha komuniteteve dhe gjinive, që do të angazhohet për paqe dhe stabilitet në Kosovë, rajon dhe kudo në botë", ka thënë Thaçi.

The post Thaçi: E ardhmja e FSK-së është në zhvillimin e saj në ushtri të Kosovës appeared first on Mesazhi.com.

Gjermania pro vazhdimit të marrëveshjes Turqi-BE për refugjatët

Posted: 25 Nov 2016 07:33 AM PST

Ndihmë zëdhënësi i qeverisë gjermane, Ulrike Demmer, ka thënë se respektimi dhe vazhdimi i marrëveshjes Turqi-Be për refugjatët, është në të mirën e të gjitha palëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për mediat të zhvilluar në Berlin, lidhur me një pyetje të një gazetari për deklaratat e Presidentit të Turqisë mbi hapjen e kufijve për refugjatët Demmer ka thënë: “Ne e shohim si një sukses të përbashkët marrëveshjen Turqi-BE. Vazhdimësia e kësaj marrëveshjeje është për të mirën e të gjitha palëve.”

Duke thënë se BE-ja qëndron prapa kësaj marrëveshjeje dhe se ka sjellë në vend të gjitha detyrat e saj deri më tani, Demmer në vijim ka shtuar: “Kërcënimet e të dyja palëve nuk ndihmojnë në këtë proces. Duhet të punojmë për largimin e vështirësive. Ashtu sikurse thashë pak më parë. Vazhdimësia e kësaj është në të mirën e të gjithëve.”

Ndërsa ndihmës zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sawsan Chebli, i cili ishte pjesë e kësaj konference për mediat, tha në lidhje me vendimin e Parlamentit Europian (PE) për Turqinë: “Është në të mirën tonë integrimi i Turqisë drejt BE-së. Ndërkohë është Turqia ajo që vendos nëse integrohet ose largohet. Mendoj që nuk do të jetë mirë largimi i saj.”

The post Gjermania pro vazhdimit të marrëveshjes Turqi-BE për refugjatët appeared first on Mesazhi.com.

Dy të mitur theren me thikë në Prishtinë

Posted: 25 Nov 2016 07:10 AM PST

Dy fëmijë të moshës së mitur janë therë më thika në në mes vete në mesditën e sotme, në afërsi të Parkut të Prishtinës.

Sot rreth orës 13:00, policia ka marrë informacionin se në rrugën "Isa Kastrati" në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore për ekzaminim të vendngjarjes.

"Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me një rast lëndim trupor ku viktimat: A.R, mashkull , 15 vjeç dhe V.D, mashkull , 14 vjeç kanë marrë plagë nga arma e ftohët (thikë) dhe të njëjtit menjëherë janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor", ka njoftuar Policia e Kosovës.

Në kuadër të veprimeve të saj policia me një intensitet të shtuar ka kryer një varg veprimesh operative e hetimore, me fokus zbulimin e identitetit dhe vendndodhjen e të dyshuarve të mundshëm, ku si rezultat i kësaj pak çaste pas raportimit të rastit, policia ka arritur të identifikoj personat që dyshohen të jenë të përfshirë në rast dhe aktualisht hetuesit policorë, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme para se rasti të procedohet në institucionet përkatëse.

The post Dy të mitur theren me thikë në Prishtinë appeared first on Mesazhi.com.

Apeli vërteton dënimin për imamin Qazimi dhe 6 të tjerët

Posted: 25 Nov 2016 07:08 AM PST

Gjykata e Apelit ua ka vërtetuar dënimet imamit Zekria Qazimi dhe gjashtë të akuzuarve të tjerë të këtij grupi, për vepra penale të ndërlidhura me terrorizëm.

Apeli, të premten, ka njoftuar se ka refuzuar ankesat e Prokurorisë Speciale, imamit Qazimi dhe të mbrojtësve të grupit prej shtatë të dënuarve (Z.Q., I.B., S.T., B.B., J.K., L.K. dhe I.K).

Prokuroria, pas aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Ferizaj, të datës 20 maj 2016, kishte kërkuar rritje të dënimit ndaj të dënuarve, derisa mbrojtja ka kërkuar shfajësimin e tyre. Por, Apeli e ka vërtetuar këtë aktgjykim.

Imami i xhamisë "El Kaddus" në Gjilan, Zekria Qazimi, sipas aktgjykimit të vërtetuar në Apel, është i dënuar me 10 vjet burgim për veprën, “rekrutim të xhihadistëve kosovarë që luftuan në ISIS”.

"Në bazë të këtij aktgjykimi, shtatë të akuzuarit janë gjetur fajtor për një sërë veprash penale si: rekrutimi për terrorizëm në bashkëkryerje nga neni 139 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist në bashkëkryerje, nga neni 143, lidhur me nenin 31 të këtij kodi , nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar ose etnik, nga neni 147 (Z.Q.), si dhe mbajtja në kontroll, posedim të pa autorizuar të armëve, nga neni 374 (I.B.). Gjykata e shkallës se parë e ka dënuar Z. Q. me 10 vjet burgim, I.B. me 8, S.T. me 7 vjet e 6 muaj, B.B. me 4 vjet e 6 muaj, J.K. me 4, L.K. me 3 dhe I.K me 5", ka njoftuar Gjykata e Apelit.

"Kolegji penal i Departamentit të Krimeve të Rënda i kësaj gjykate, gjeti se pretendimet e prokurorisë, se dënimet e shqiptuara të akuzuarve janë të buta dhe pretendimet e mbrojtësve të akuzuarve, se dënimet e shqiptuara të akuzuarve janë të ashpra, janë të pabazuara, sepse nga gjykata e shkallës së parë, realisht janë vlerësuar si rrethanat lehtësuese, roli i të akuzuarve dhe kontributi i tyre në kryerjen e veprave penale, për të cilat janë shpallur fajtor. Po ashtu janë refuzuar si të bazuar edhe pretendimet tjera të avokatëve", arsyetohet vendimi i kësaj Gjykate, në njoftim.

The post Apeli vërteton dënimin për imamin Qazimi dhe 6 të tjerët appeared first on Mesazhi.com.

Për gjashtë muaj, 509 raste të dhunës në familje

Posted: 25 Nov 2016 07:00 AM PST

Për gjashtë muaj e parë të 2016-së në Kosovë janë raportuar 509 raste të dhunës në familje.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani tha për Telegrafin se Policia e Kosovës ka kapacitete të mjaftueshme profesionale për hetimin e rasteve të dhunës në familje.

"Në kuadër të PK-së, si në nivelin qendror dhe në nivel lokal ekzistojnë zyrtarët policor të cilët merren vetëm me raste të dhunës në familje dhe të njëjtit kanë trajnime të nevojshme për qasje të duhur dhe hetimin e rasteve të tilla", tha Kelani për Telegrafin.

Ai bëri të ditur veprimtaria e Policisë kundër kësaj dhunës në familje është e përqendruar në dy drejtime: në parandalim (preventivë) dhe në luftimin e dhunës familjare dhe trajtimin, mbrojtjen, përkrahjen dhe strehimin e viktimave.

"Për të parandaluar dhe për të ndikuar në mënyrë preventive Policia ka të hartuara planet operative policore që dalin nga detyrat e policisë të përcaktuara me Ligjet në fuqi të Kosovës dhe nga Rregulloja e punës së policisë. Hetuesit policorë në kuadër të njësive për hetimin e dhunës në familje vazhdimisht kontaktojnë me të gjitha shtresat e shoqërisë dhe informojnë për pasojat që sjellë dhuna në familje. Nëse dhuna në familje ndodh duhet të raportohet, se organet kompetente në këtë rast Policia seriozisht do ta trajtojnë çdo rast dhe viktimat do të kenë përkrahje dhe ndihmë të plotë".

Ai tha se duhet bërë me dije se dhuna është e patolerueshme kudo që të ndodhë dhe kryesit e saj rreptësisht do të ndiqen dhe do të marrin dënimin e merituar.

Kelani sqaroi se personeli i policisë përgjigjet në të gjitha rastet e dhunës familjare të raportuara.

Më tej u tha se ndër veprimet kryesore që ndërmarrin janë ofrimi i ndihmës dhe përkrahja e nevojshme e viktimave të dhunës familjare, duke bashkëpunuar ngushtë me disa subjekte si Njësinë për Mbrojtje dhe Përkrahje të Viktimave, Departamenti i Drejtësisë, Qendrat për Punë Sociale (QPS), Qendrat Mjekësore, Shoqata të ndryshme jo qeveritare që ofrojnë strehim etj.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme në kuadër të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore, Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) ka organizuar marshin me moton "Nuk ka arsyetim!".

The post Për gjashtë muaj, 509 raste të dhunës në familje appeared first on Mesazhi.com.

Kapen 2000 litra naftë gjatë tentim kontrabandës

Posted: 25 Nov 2016 06:58 AM PST

Dogana e Kosovës ka arritur të parandaloj kontrabandimin e 2000 litra naftë në rajonin e Mitrovicës.

Gjatë patrullimeve rutinore njësit e doganës kanë pikasur një automjet te dyshimte te llojit Opel Sintra ngjyrë të gjelbër pa targa i cili po lëvizte me shpejtësi nga drejtimi i Zubin Potokut për në Mitrovicë. Automjeti i dyshimte ka tentuar që të kthehen në rrugë anësore në drejtim të fshatrave por njësit e doganës kanë arritur ta ndalin. Pas ndaljes dhe hapjes së automjeti brenda është gjetur një rezervar postfabrikat i mbushur me derivate te naftës.

1. Rezervar postfabrikant metalik
2. Derivate te naftës = Rreth 2000 Litra

Pas përfundimit të rasti vozitësi është shoqëruar dhe është marr në pyetje, derisa mallrat dhe automjeti janë konfiskuar.

The post Kapen 2000 litra naftë gjatë tentim kontrabandës appeared first on Mesazhi.com.

Të drejtë vote në Drenas, 52 mijë e 569 persona

Posted: 25 Nov 2016 06:55 AM PST

Komisioni qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se lista përfundimtare e votuesve për kryetar të komunës së Drenasit përmban 52 mijë e 569 emra të votuesve, një rritje prej 2 mijë e 338 votues apo 4.45% në krahasim me zgjedhjet e fundit për të njëjtën komunë.

Kryeshefi Ekzekutiv i SKQZ-së, Enis Halimi paraqiti raportin lidhur me ecurinë e përgatitjeve të Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit (Gllogocit).

Halimi bëri të ditur se deri më tani përgatitjet janë duke vijuar sipas planifikimeve të bëra më parë.

Në vazhdim të mbledhjes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për Certifikimin e Listës Përfundimtare të Votuesve (LPV) për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit, e cila përmban: 52 mijë e 569 emra të votuesve, me një rritje prej 2 mijë e 338 votues apo 4.45% në krahasim me zgjedhjet e fundit për të njëjtën komunë.

Gjatë paraqitjes së Raportit Përfundimtar të LPV-së u bë e ditur se numri i Qendrave të Votimit në këtë komunë është 28 sosh (4 më shumë se në zgjedhjet 2014) me gjithsej 72 vendvotime.

Në këtë mbledhje, KQZ-ja mori vendim edhe për miratimin e dizajnit, përmbajtjes dhe formatit të Fletëvotimit për këto zgjedhje, që do të mbahen më 4 dhjetor 2016. Sipas vendimit të KQZ-së, Fletëvotimi, ndër tjerash, përmban: logon e KQZ-së; emrat e subjektit politik përkatësisht kandidatëve siç janë paraqitur në aplikimin për certifikim së bashku me numrin rendor; dhe tekstin udhëzues "votoni vetëm një kandidat".

Gjithashtu, KQZ-ja miratoi sloganin e Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit, e që është: "Vendimi të takon ty".

Në fund të mbledhjes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve diskutoi lidhur me kërkesën e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi për pjesëmarrje në Reformën Zgjedhore.

Pas diskutimeve, u vendos që kryetarja Daka të përfaqësojë KQZ-në në këto takime.

The post Të drejtë vote në Drenas, 52 mijë e 569 persona appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more