Skip to main content

Mesazhi.com: “EULEX kërkon edhe dy muaj paraburgim për Azem Sylën” plus 9 more

Mesazhi.com: “EULEX kërkon edhe dy muaj paraburgim për Azem Sylën” plus 9 more


EULEX kërkon edhe dy muaj paraburgim për Azem Sylën

Posted: 15 Nov 2016 12:46 PM PST

Prokurori i EULEX-it, Danilo Ceccarelli, ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit për dy muaj për Azem Sylën, Ilaz Sylën dhe Ljubisa Vujovicin, derisa rikthimin e masës së tillë, prokurori e ka kërkuar edhe për Nuhi Ukën, e për herë të parë edhe për Ramadan Ukën.

Ish-kryetarit të Gjykatës Komunale, Nuhi Uka, iu ishte ndërprerë paraburgimi më 25 gusht, duke u vendosur masa e paraqitjes në polici, ndalesa për t'u ofruar të bashkëpandehurve dhe dëshmitarëve, si dhe iu ishte konfiskuar pasaporta.

"Cenimi dhe frikësimi i dëshmitarëve janë shenjë dalluese e vërtetë e Nuhi Ukës", shkruhet ndër të tjera në kërkesën e prokurorit.

Azem Syla dhe grupi i tij, akuzohen se si grup kriminal i organizuar, kanë përfituar miliona euro nga shitblerjet e paligjshme të tokave

The post EULEX kërkon edhe dy muaj paraburgim për Azem Sylën appeared first on Mesazhi.com.

Majlinda ia sjell Kosovës shpërblimin e çmuar të ANOC

Posted: 15 Nov 2016 12:45 PM PST

Kosova është shpërblyer nga Asociacioni i Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC) me çmimin për Depërtimin më të Mirë të Komitetit Olimpik pas triumfit të Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike "Rio 2016".

Në ceremoninë ANOCAwards 2016 janë shpërblyer nëntë shtete që për herë të parë fituan medalje të arta në "Rio 2016" në mesin e të cilave u zgjodh edhe Kosova me xhudisten Majlinda Kelmendi.

"Sonte Kosova merr shpërblimin më të madh në histori si 'Breakthrough National Olympic Comittee' të Lojërave Olimpike duke iu falënderuar medaljes së artë të Majlindës në Rio '16!", ka shkruar në Facebook trajneri i xhudos Driton Kuka.

Ai ka postuar një fotografi në të cilën shihet me Majlindën, Besim Hasanin, kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës dhe me presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer.

The post Majlinda ia sjell Kosovës shpërblimin e çmuar të ANOC appeared first on Mesazhi.com.

Zyrtare: “Tifozat kuq e zi” bojkotojnë Kombëtaren

Posted: 15 Nov 2016 09:12 AM PST

Ata janë tifozët më të zjarrtë të Kombëtares, dhe nuk e kanë lënë asnjëherë vetëm pavarësisht momenteve të vështira që ka kaluar.

Bëhet fjalë për grupin e njohur "Tifozat Kuq e Zi", që ditën e sotme ka marrë një vendim ekstrem për të ardhmen.

Duke parë se çfarë ka ndodhur në ndeshjen ndaj Izraelit, grupimi i tifozëve të Kombëtares ka marrë vendimin për të bojkotuar Kombëtaren.

Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në "Facebook" tregojnë arsyet e këtij vendimi.

The post Zyrtare: "Tifozat kuq e zi" bojkotojnë Kombëtaren appeared first on Mesazhi.com.

Skenderaj nuk shkon në zgjedhje të parakohshme

Posted: 15 Nov 2016 09:04 AM PST

Gjykata e Apelit i ka konfirmuar dënimin me burg prej 7 vitesh Kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtakut.

Në bazë të këtij vendimi dhe bazuar në ligjet e Kosovës, komuna e Skenderajt do të duhej t'i nënshtrohej zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar brenda 45 ditëve.

Bazuar në ligjet e Kosovës, në rast dënimi në kohëzgjatje mbi gjashtë muaj të një kryetari komune, presidenti i Kosovës obligohet që të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme në atë komunë.

 Mirëpo, Skenderajn siç duket nuk do ta përcjell fati i komunë së Drenasit, e cila me 4 dhjetor do të mbajë zgjedhjet për kryetar.
Sipas kryetares së Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, Komuna e Skenderajt nuk do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme edhe pse i është konfirmuar dënimi Sami Lushtakut.

"Jo nuk do të ketë zgjedhje në Skenderaj pasi që aktgjykimi nuk është i plotfuqishëm", ka thënë shkurt Daka për Telegrafin.

Gjykata e Apelit e shpalli të pafajshëm Lushtakun për veprën penale vrasje ku ishte dënuar nga Gjykata Themelore e Mitrovicës me 12 vite burg.

 Kështu gjykata i hoqi 12 vjet burg Lushtakut, por e dënoi me 7 të tjera për veprën penale "Krime lufte kundër popullatës civile" që ndërlidhet me Përgjegjësinë Komanduese.

The post Skenderaj nuk shkon në zgjedhje të parakohshme appeared first on Mesazhi.com.

OVL e UÇK reagon ndaj Gjykatës së Apelit lidhur me grupin “Drenica I”

Posted: 15 Nov 2016 08:17 AM PST

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit lidhur me grupin "Drenica I".

OVL e UÇK përmes këtij reagimi ka ritheksuar se drejtësia ndërkombëtare, përmes mekanizmave të ashtuquajtur të drejtësisë, vazhdimisht ka organizuar komplote kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

"Edhe Gjykata e Apelit, e dëshmoj këtë me vendimin katastrofal që mori sot në rastin Drenica I dhe II, sepse të gjithë komandantët dhe ushtarët e UÇK-së të Zonës Operative të Drenicës, i shpallë fajtorë duke i dënuar pa asnjë provë, vetëm me deklaratën e një dëshmitari të mbrojtur, të vërtetuar në gjykatë se ka probleme mendore.

I bëjmë thirrje bartësve të institucioneve të drejtësisë së Republikës së Kosovës, që të merren me fajtorët e vërtetë, ata që terrorizuan popullin shqiptar me dekada dhe që kryen masakrat më të tmerrshme në fundshekullin e 20-të, deri në shkallën e gjenocidit", thuhet në reagim./

The post OVL e UÇK reagon ndaj Gjykatës së Apelit lidhur me grupin "Drenica I" appeared first on Mesazhi.com.

Transparency International: Policia e Kosovës më e besueshmja në Ballkanin Perëndimor

Posted: 15 Nov 2016 08:16 AM PST

Transparency International në një raport të saj ka konstatuar se Policia e Kosovës është më e pavarura dhe më e besueshmja në Ballkanin Perëndimor

"Policia në Kosovë është në mesin e më të pavarurve dhe më të besuarve në Ballkanin Perëndimor, e kjo për shkak të përzgjedhjes së tyre transparente, emërimit dhe kërkesave ndaj zyrtarëve të saj", thuhet në raportin e fundit të Transparency International.

Një numër i madh i inspektorëve mbikëqyrës janë aktiv në dhënien e raporteve ditore, të arritura sipas kërkesës. Kështu ka shkruar edhe Raporti i Progresit për Kosovën që u publikua javën e kaluar.

"Megjithatë, çështjet serioze që lidhen me luftën kundër korrupsionit ende mbeten për t'u zgjidhur", thotë Transparency Internacional.

Partitë politike të Kosovës kanë ndikim të drejtpërdrejtë në vendime strategjike, të tilla si emërimi, kontrollimi dhe shkarkimi i anëtarëve apo drejtorëve të bordeve të NSH've, si dhe në aktivitetet e përditshme të kompanive. Kompanitë shtetërore janë punëdhënësit me të mëdhenj në vend.

Transparency International thotë se edhe pse partitë politike janë të detyruara të paraqesin raporte financiare pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), këto raporte janë jo të plota dhe të pasakta, veçanërisht kur është fjala për të zbuluar burimet e të ardhurave të donatorëve privatë. Sipas një ligji, KQZ'ja nuk është më përgjegjëse për auditimin e raporteve financiare të partive, në mënyrë që auditimi i tillë nuk ka ndodhur për vitin 2013 dhe 2014.

Transparency International ka shprehur shqetësim lidhur me mbivendosje institucionale në luftimin dhe parandalimin e korrupsionit, e cila shkakton konfuzion në mesin e qytetarëve.

"Aktualisht institucione të shumta luajnë një rol në adresimin e korrupsionit, duke përfshirë edhe Këshillin e Presidentit Kundër Korrupsionit, Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit (AKK), Task Forca Anti-Korrupsion në Zyrën e Prokurorisë Speciale, rrjetet e prokurorëve koordinues për rastet e korrupsionit në kuadër të gjashtë zyrave të prokurorisë themelore dhe në Zyrën e Prishtinës, dhe Misioni Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)", shkruan në raport.

"Numri i rasteve të korrupsionit të sjella para drejtësisë është i vogël dhe në rënie", ka vënë në dukje organizata. Numri i tyre ka rënë në mënyrë të konsiderueshme në mes të viteve 2009 dhe 2012, kur komiteti ndërkombëtar u tërhoq dhe autoritetet kombëtare i morën përsipër.

The post Transparency International: Policia e Kosovës më e besueshmja në Ballkanin Perëndimor appeared first on Mesazhi.com.

Deputeti arab thërret ezanin në parlamentin izraelit (Video)

Posted: 15 Nov 2016 07:01 AM PST

Deputeti arab në Parlamentin e Izraelit, Ahmed al-Tibi ka thirrur ezanin në Knesset në shenjë proteste kundër projektligjit, i cili në disa pjesë të Izraelit ndalon përdorimin e altoparlantëve në xhami për t'i ftuar besimtarët në namaz.

Al-Tibi në seancën e Parlamentit doli në foltore dhe thirri ezanin, me çka shkaktoi zemërimin e deputetëve të tjerë izraelitë, të cilët filluan të ndërhyjnë, kurse disa edhe dolën nga salla, raporton AA.

Lideri i Lëvizjes Arabe për Ndryshime (Te'al) theksoi se me këtë veprim ka shprehur kundërshtimin ndaj projektligjit, i cili parashikon heshtjen e thirrjes për namaz në xhamitë e Jerusalemit Lindor dhe të komuniteteve arabe në Izrael.

The post Deputeti arab thërret ezanin në parlamentin izraelit (Video) appeared first on Mesazhi.com.

SHBA, ofendohet rëndë Michelle Obama

Posted: 15 Nov 2016 06:45 AM PST

Pamela Taylor, drejtoreshë e Agjencisë për Zhvillim dhe Bashkëpunim në qytetin Clay, në rrjetin social Facebook në mënyrë të paskrupullt ka komentuar fitoren e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

“Do të jetë bukur në Shtëpinë e Bardhë të shohim një zonjë vërtetë elegante dhe të bukur. Më është besdisur kur shoh majmunin me taka”, ka shkruar, shefja e agjencisë lokale për zhvillim. Ndërsa kryeshefja e qytetit Clay, Beverly Whaling ka komentuar “Pamë, më zbukurove ditën”.

The post SHBA, ofendohet rëndë Michelle Obama appeared first on Mesazhi.com.

SHBA, krimi ndaj muslimanëve që për bazë ka urrejtjen rritet për rreth 70 përqind

Posted: 15 Nov 2016 06:05 AM PST

Krimi ndaj muslimanëve që për bazë ka urrejtjen, ka shënuar rritje për 67 përqind vitin e kaluar, thuhet në raportin e fundit të FBI, raporton Anadolu Agency (AA).

Rritja e krimit ndaj muslimanëve është në vazhdën e rritjes së përgjithshme të krimit nga urrejtja në të tërë SHBA-të, që është rreth 7 përqind.

Nga 7.121 viktimat e identifikuara në raport, 20 përqind prej tyre ishin vënë në shënjestër nga shkaku i orientimit fetar të tyre, thuhet në raportin e FBI-së.

The post SHBA, krimi ndaj muslimanëve që për bazë ka urrejtjen rritet për rreth 70 përqind appeared first on Mesazhi.com.

Ky është vendimi i Apelit për Sami Lushtakun dhe Sylejman Selimin

Posted: 15 Nov 2016 06:02 AM PST

Avokati Tomë Gashi, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se Gjykata e Apelit ka sjell aktgjykimin në Rastin "Drenica I".

Sipas Gashit, me këtë vendim, të gjithë komandantët dhe ushtarët e UÇK-së të Zonës Operative të Drenicës janë shpallur fajtorë.

Ky është postimi i Gashit në Facebook:

GJYKATA E APELIT E KOSOVËS KA SJELL AKTGJYKIM

KATASTROFAL NË RASTIN "DRENICA I"

TË GJITHË KOMANDANTËT DHE USHTARËT E UÇK-SË TË

ZONËS OPERATIVE TË DRENICËS I SHPALLË FAJTOR

DHE I DËNON PA ASNJË PROVË

Sa i përket Gjeneral z.Sylejman Selimi dënimi është përcaktuar në 5 vite e 3 muaj burgim, ashtu që duke pasur parasysh edhe rastin "Drenica II" i është bashkuar dënimi dhe i është shqiptuar dënim unik në kohëzgjatje prej 10 viteve.

Sa i përketë Gjeneralit z.Sami Lushtaku ai është liruar nga vepra penale për vrasje dhe dënimi është ndryshuar dhe i është shqiptuar dënim me burgim prej 7 viteve dhe poashtu z.Jahir Demakut i është bashkuar dënimi në rastin "Drenica I" dhe "Drenica II" dhe i është shqiptuar dënim burgimi në kohëzgjatje prej 7 viteve.

Pjesa tjetër e aktgjykimit është konfirmuar siç ka qenë aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Mitrovicë i datës 25.05.2015.

Aktgjykimi është skandaloz, është nxjerrur pa asnjë prove dhe të gjithë janë dënuar me deklaraten e një dëshmitari të mbrojtur, i cili ka probleme mendore të vërtetuara edhe gjatë gjykimit.

Ne avokatëve na mbetet që edhe këtë rast ta dërgojmë në Gjykatën Supreme të Kosovës, duke shpresuar se nuk do të ketë Gjyqtarë të tillë të EULEX-it, të cilët me paragjykime shqiptojnë dënime vetëm për shkak se Gjeneral z.Sylejman Selimi, z.Sami Lushtaku, Jahir Demaku dhe të tjerët kanë luftuar për lirin tonë. (sic)

The post Ky është vendimi i Apelit për Sami Lushtakun dhe Sylejman Selimin appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more