Skip to main content

Mesazhi.com: “Erdogan: ISIS-i më shumë dëmton islamin dhe muslimanët” plus 9 more

Mesazhi.com: “Erdogan: ISIS-i më shumë dëmton islamin dhe muslimanët” plus 9 more


Erdogan: ISIS-i më shumë dëmton islamin dhe muslimanët

Posted: 17 Nov 2016 09:26 AM PST

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan mbajti fjalim në seancën e përbashkët të Kuvendit Kombëtar dhe Senatit që u zhvillua në Parlamentin e Pakistanit, ku ka deklaruar se organizatat terroriste si Al Kaeda dhe pasardhëset e saj të pjesshme, si DEASH-i, janë marioneta në luftën kundër Islamit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Turqia aktualisht është duke udhëhequr një luftë shumë serioze kundër DEASH-it. Kjo luftë nuk zhvillohet vetëm në vend, por edhe në Siri dhe Irak dhe ne do të vazhdojmë pa mëdyshje, për shkak se kjo organizatë terroriste nuk ka asgjë të bëjë me Islamin. Ata janë duke dëmtuar Islamin më shumë se çdo gjë dhe kushdo”, tha Erdoğan.

Më tej, presidenti Erdoğan u shpreh se: "Mendoj se muslimani nuk duhet pickuar dy herë nga e njëjta vrimë. Duhet që sa më parë t'i asgjësojmë nga bota islame dhe nga e gjithë bota këto tufa vrasëse që nuk dinë tjetër pos të derdhin gjakun e muslimanëve. Në të kundërtën, as Turqia, as Pakistani, as bota islame e as njerëzimi nuk do të ketë paqe”.

Presidenti turk tha se organizata terroriste duke shfrytëzuar dallimet më të vogla mes muslimanëve përpiqen që të arrijë qëllimet e saj.

“Që muslimanët të çlirohen nga kjo e keqe dhe kjo situatë e vështirë, duhet të shmangim dallimet meth’hebike, etnike dhe të gjitha dallimet tjera mes nesh”, shtoi Erdoğan.

"Këtë solidarizim dhe frymë të vëllazërisë do ta përhapim së bashku në gjithë botën”

Duke theksuar se lidhjet e fuqishme historike që në çdo periudhë kanë ruajtur gjallërinë kanë bërë që Turqia dhe Pakistani të jenë të veçanta për njëra-tjetrën, presidenti Erdoğan tha se "Këtë solidarizim dhe frymë të vëllazërisë do ta përhapim së bashku në gjithë botën”.

"Dua veçanërisht të potencoj se pas tentativës për grusht shteti më 15 korrik në Turqi, Pakistani, me qeverinë, kuvendin dhe popullin, ka qenë ndër vendet e para që ka mbajtur anën tonë. I kemi pritur me kënaqësi vendimet mbështetëse që kanë miratuar veç e veç kuvendi dhe senati juaj. Dua t’iu falënderoj në emrin tim personal dhe në emër të popullit tim. Me qëndrimin kundër tentativës për grusht shteti të ndërmarrë nga Organizata Terroriste FETO, Pakistani ka treguar se edhe në Luftën e Dytë Çlirimtare është në anën e popullit turk. Zoti qoftë i kënaqur nga ju dhe e mbrojtë gjithmonë solidarizimin mes nesh", u shpreh më tej Erdoğan.

"Përpiqen të gjejnë bazament për vete"

"Organizatat terroriste përpiqen të gjejnë bazament për vete duke provokuar ndarje dhe dallime mes muslimanëve", tha Erdoğan, për të shtuar se "Në mënyrë që muslimanët t'i shpëtojmë nga kjo gjendje poshtëruese, duhet t'i asgjësojmë të gjitha mjetet e abuzimit, duke filluar që nga sektarizmi që ka përfshirë komunitetet islame e deri te ndarja në baza etnike”.

The post Erdogan: ISIS-i më shumë dëmton islamin dhe muslimanët appeared first on Mesazhi.com.

Vriten 150 muslimanë nga ushtria e Mianmarit

Posted: 17 Nov 2016 08:07 AM PST

Sipas raporteve më të fundit, ushtria e Mianmarit ka sulmuar të mërkurën rajonin Rohing duke masakruar të paktën 150 muslimanë rohingia.

Organizata Kombëtare e Muslimanëve Rohingia me bazë në Londër, bëri të ditur se qeveria e Mianmarit po pengon vajtjen e gazetarëve dhe të ekipeve mjekësore në vendin e masakrës për të fshehur gjurmët e këtij krimi çnjerëzor.

Dje, qeveria e Mianmarit konfirmoi se gjatë ditëve të fundit, në përleshjet mes muslimanëve dhe ushtrisë së këtij vendi janë vrarë mbi 70 muslimanë rohingia dhe 17 ushtarë të Mianmarit.

Masakra e së mërkurës kundër popullsisë së pambrojtur muslimane në Mianmar cilësohet si një hakmarrje e ushtrisë së Mianmarit, e cila në mënyrë sistematike kryen sulme makabre kundër popullsisë muslimane. OKB deklaroi se shumë krime që kryhen kundër popullsisë muslimane në Mianmar konsiderohen si krime luftë dhe krime kundër njerëzimit.

The post Vriten 150 muslimanë nga ushtria e Mianmarit appeared first on Mesazhi.com.

24 të akuzuar për arratisje nga QKUK për rastin “Drenica”

Posted: 17 Nov 2016 05:34 AM PST

Sot, një prokuror ndërkombëtar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ngriti aktakuzë në rastin e regjistruar me numër PPS 67/2014 në lidhje me vepra penale të kryera gjatë gjykimit të rastit 'Drenica', njofton kumtesa zyrtare.

Njëzetë e katër të pandehur akuzohen për një numër veprash që kanë të bëjnë me trajtimin e të burgosurve nga ana e Shërbimit Korrektues të Kosovës, ikjen e të burgosurve nga Spitali i Prishtinës në maj të vitit 2014, kujdesin mjekësor që iu është dhënë disa të burgosurve, dhe kërcënimin e dëshmitarëve gjatë gjykimit të rastit 'Drenica'.

Pas zhvillimit të hetimeve të gjata dhe të ndërlikuara, 11 pjesëtarë të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe një mjek tani përballen me akuzën e keqpërdorimit të pozitës apo autorizimit zyrtar dhe akuzën e lirimit të paligjshëm të personave të privuar nga liria. Ikja e të burgosurve dhe keqpërdorimi i kujdesit mjekësor që iu është ofruar disa të burgosurve po ashtu janë të përfshira në këtë aktakuzë të ngritur.

Hetimet janë zhvilluar me qëllim që të ndiqeshin penalisht disa të pandehur, të cilët, edhe pse ishin burgosur, patën mundësinë e organizimit të një grupi të përkushtuar për të bërë presion mbi deklaratat gjyqësore të dëshmitarëve kyçë kundër të pandehurve kryesorë në rastin 'Drenica'.

Hetimet u kryen me mbështetjen aktive të Policisë së Kosovës dhe të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

The post 24 të akuzuar për arratisje nga QKUK për rastin "Drenica" appeared first on Mesazhi.com.

Veseli: Po i humbim mjekët e mirë, shkaku i një sistemi jofunksional të shëndetësisë

Posted: 17 Nov 2016 04:30 AM PST

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, mori pjesë në takimin prezantues nga VGH – Vitals Global Healthcare dhe partneri i tyre PHI – Partners Health International, lidhur me transformimin e shëndetësisë kosovare.

Sipas një njoftimi, duke e konsideruar transformimin e sektorit të shëndetësisë në Kosovë të një rëndësie kapitale për vendin tonë, kryeparlamentari Veseli tha se çdo ide dhe iniciativë që i ndihmon këtij procesi është e mirëpritur dhe do të ketë mbështetjen institucionale.

Më tej thuhet se kryetari Veseli vlerësoi se 17 vite pas luftës, Kosova ka një sistem shëndetësor, me të cilin nuk mund të jetë i kënaqur askush.

Ai ka thënë se neglizhenca institucionale, fondet e pamjaftueshme, mungesat buxhetore, të arsyeshme e të paarsyeshme, mosdefinimi si interes nacional, në shumë raste edhe interesat e paligjshme grupore, kanë ndikuar negativisht në zhvillimin dhe modernizimin e sistemit kosovar të shëndetësisë.

"Kosova ka mjekë të shkëlqyeshëm, në të gjitha nivelet. Ata janë të përkushtuar maksimalisht në misionin e shenjtë të mjekësisë, por ne po i humbim këta mjekë për shkak të një sistemi jofunksional të shëndetësisë. Shumë kuadro, që krijohen me aq mund e sakrifica familjare e institucionale, po detyrohen të gjejnë rrugët e largimit nga Kosova, duke ndikuar pa fajin e tyre, në varfërimin profesional të mjekësisë sonë. Në vend se të jetë pjesë e mirëqenies së qytetarëve, sistemi aktual shëndetësor, është duke varfëruar edhe popullatën, sepse si pasojë e tij, miliona euro të qytetarëve tanë përfundojnë në spitalet e vendeve të huaja, në rend të parë ato të rajonit", theksoi kryetari Veseli.

Sipas tij, asnjë arsyetim për vazhdimin e gjendjes ekzistuese nuk mund të pranohet më.

"Institucionet nuk janë për të dhënë arsyetime, por për të ofruar zgjidhje. Me strategji konkrete dhe investime serioze mund të arrihet ndryshimi pozitiv. Ligji për Sigurime Shëndetësore do të hyjë në fuqi që nga janari i vitit 2017. Me ketë ligj është siguruar baza ligjore për ruajtjen dhe garantimin e shëndetit të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Më këtë ligj respektohet dinjiteti, të drejtat dhe liritë themelore të njeriut të përcaktuara me Kushtetutë", theksoi kryetari i Kuvendit, duke siguruar se do të përkrah çdo politikë zhvillimore që u garanton qytetarëve tanë një shëndetësi cilësore dhe efikase.

The post Veseli: Po i humbim mjekët e mirë, shkaku i një sistemi jofunksional të shëndetësisë appeared first on Mesazhi.com.

TIKA do të bëjë restaurimin e tre xhamive të periudhës osmane në Maqedoni

Posted: 17 Nov 2016 04:29 AM PST

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) do të bëjë restaurimin dhe planifikimin hapësinor të tre xhamive të periudhës osmane në Shkup, raporton Anadolu Agency (AA).

Me rastin e fillimit të punimeve konstruktive për "Restaurimin e xhamive të periudhës osmane Sultan Murat, Ishak Bej (Allaxha) dhe Husejin Shah në Shkup", që do të realizohet nga TIKA në bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Maqedonisë dhe Ministrinë e Kulturës, u organizua "Ceremonia e nënshkrimit për dorëzimin e vendit".

Pas ceremonisë së nënshkrimit që u organizua me pjesëmarrjen e koordinatorit të TIKA-s në Shkup, Temoan Tiryaki dhe kryetarit të Bashkësisë Islame të Maqedonisë, Sulejman Efendi Rexhepi, u mbajt konferencë e përbashkët për media.

Tiryaki tha se TIKA në Maqedoni dhe Ballkan ka realizuar projekte dhe aktivitete në fusha të ndryshme. "Në kuadër të kësaj, janë përfunduar punimet e projektimit, janë caktuar firmat përmes tenderit dhe kanë filluar punimet e restaurimit për xhamitë Sultan Murat, Allaxha dhe Husejin Shah, punimet projektuese të të cilave i kemi filluar vitin e kaluar", u shpreh Tiryaki.

Duke theksuar se xhamitë që do të restaurohen janë ndër objektet më të rëndësishme në Shkup, Tiryaki tha se të ato janë simbolet e qytetit.

"Shpresojmë që brenda dy apo dy viteve e gjysmë ta përfundojmë restaurimin e këtyre objekteve dhe sërish t'ua dorëzojmë Bashkësisë Islame", tha Tiryaki, duke falënderuar më tej Bashkësinë Islame të Maqedonisë për mbështetjen e ofruar.

Ndërkaq, kryetari i Bashkësisë Islame të Maqedonisë, Sulejman Efendi Rexhepi tha se në ceremoninë e kanë nënshkruar marrëveshjen për restaurimin e tre xhamive të cilat janë monumente historike dhe të mbrojtura me ligj.

"Falënderojmë TIKA-n për restaurimin e xhamisë Husejin Shah, e cila është ndër xhamitë e para të ndërtuara në Maqedoni në periudhën osmane, xhamisë Sultan Murat, e cila është ndër xhamitë më të mëdha në Ballkan, dhe xhamisë Allaxha, e cila pranohet si njëra ndër monumentet e rralla historike", tha Rexhepi, duke shtuar se bashkëpunimi mes Bashkësisë Islame dhe TIKA-s është në nivelin më të lartë.

Rexhepi më tej theksoi se viteve të fundit TIKA ka punuar jo vetëm në mbrojtjen e xhamive, por edhe të gjithë trashëgimisë aktuale kulturore të periudhës osmane.

Gjithashtu, me mbarimin e vitit akademik 2016-2017 TIKA do të fillojë me punimet për plotësimin e mungesave të Medresesë Isa Beu në Shkup dhe konviktit të tij.

Gjatë restaurimit, tre xhamitë do të jenë të mbyllura për adhurim.

The post TIKA do të bëjë restaurimin e tre xhamive të periudhës osmane në Maqedoni appeared first on Mesazhi.com.

Alarmi i Berlinit: Moska po po përpiqet të ndikojë rezultatin e zgjedhjeve

Posted: 17 Nov 2016 02:58 AM PST

Shërbimet inteligjente gjermane japin alarmin se Rusia po përpiqet të ndikojë rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Sipas këtyre shërbimeve, Moska po përdor mediat e influencuara prej saj, duke i servirur opinionit publik fakte të keqinterpretuara, në favor të partive që kanë në program politikë të jashtme miqësore ndaj Rusisë. 
Autoritetet gjermane japin alarmin se Rusia mund të influencojë në rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm. Alarmi jepet nga agjencia e inteligjencës së brëndshme, e njohur ndryshe edhe si Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës.
Gjatë një interviste për agjencinë e lajmeve Reuters, shefi i kësaj zyre Hans-Georg Maassen akuzoi Moskën se po përpiqet të ushtrojë ndikim në opinionin publik gjerman, duke përhapur përmes internetit informacione të mbështjella me fakte të keqinterpretuara dhe propagandë.
Masen tha se Rusia përdori këtë medotë vitin e kaluar gjatë krizës së refugjatëve. Mediat e ndikuara nga Moska, kryesisht ato në internet keqinterpretonin arsyet dhe qëllimet e ardhjes masive të refugjatëve dhe emigrantëve nga vendet me shumicë myslimane të Afrikës Veriore, Lindjes së Mesme dhe Azisë. Pikërisht kjo lloj propagande ndikoi në rritjen e përkrahjes popullore në Gjermani për partitë populiste ultrakonservatore me programe kundër emigracionit, siç është "Alternativa për Gjermaninë", për të cilën është përfolur gjithashtu se merr financime nga Moska. Kjo parti u rendit e treta në shkallë kombëtare në zgjedhjet e fundit për parlamentet rajonale. Një metodë e tillë, sipas shefit të inteligjencës së brëndshme mund të përdoret edhe gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm.
Javën e kaluar, edhe kancelarja Angela Merkel shprehu shqetësimin për rastet e shtuara të sulmeve kibernetike me origjinë nga Rusia, që kanë për qëllim dizinformimin e opinionit publik. Moska është akuzuar edhe më parë se me metoda të tilla ka ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, ku fitoi republikani Donald Tramp që është në favor të përmirësimit të marrdhënieve me Rusinë. Por edhe në Francë ku po ndikon në rritjen e mbështetjes për ultrakonservatorët e Frontit Kombëtar.
Por zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov i quajti këto akuza, si të pakuptimta për vetë faktin se sistemet ruse janë vetë nën sulm të vazhdueshëm kibernetik.

The post Alarmi i Berlinit: Moska po po përpiqet të ndikojë rezultatin e zgjedhjeve appeared first on Mesazhi.com.

Bashar Al Asad: Trumpin e kemi aleat

Posted: 17 Nov 2016 02:56 AM PST

Kreu i regjimit sirian Bashar Al Asad tha se do te jete aleat me Donald Trump nese ai mban premtimin per te luftuar terrorizmin. "Mbetet per tu pare nese ai do t'i qendroje deklaratave te veta per lufte kunder terroristeve, nisur dhe nga fakti se asnjehere me pare nuk eshte marre me politike- u shpreh Bashar Al Asad ne nje interviste te gjate per televizionin protugez. Aty ai foli dhe per marredheniet me Rusine dhe Vladimir Putin, te cilin e quajti liderin e nje vendi, aleat me Damaskun, transmeton ABC News.
"Ruset i bazojne gjithmone politikat e tyre mbi vlerat – tha Bashar al Asad – dhe keto vlera nenkuptojne sovranitetin e vendeve te tjera, te drejtat nderkombetare, respektin per popujt dhe kulturat e tjera. Ne kete menyre Rusia nuk nderhyn ne asnje menyre ne te ardhmen e Sirise dhe popullit sirian- tha Asad.

Regjimi Asad eshte fajtor per vdekjen e qindra mijera civileve nga lufta civile e cila nisi si shtypje e protestave demokratike kunder regjimit te tij.

The post Bashar Al Asad: Trumpin e kemi aleat appeared first on Mesazhi.com.

Nuk votohet kërkesa e VV-së për debat parlamentar për rastin Dehari

Posted: 17 Nov 2016 02:44 AM PST

Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka kërkuar që të hedhet në votim për diskutim rasti i Astrit Deharit.

Ndërsa shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti ka thënë se duhen të priten përfundimet e hetimeve

"Detyrohem që të përsëris, duhet t'ia lëmë forenzikës dhe duhet të marrim përgjegjësi të plotë për vdekjen në përputhje me rezultatin që dalin. Ne nuk duhet të paragjykojmë. Ne duhet të kemi kujdes nga familja. Ne e bëjmë politikën, por jo drejtësinë. Të presim rezultatet", ka thënë Pajaziti.

Edhe shefi i GP të LDK-së, Ismet Beqiri ka qenë kundër.

"Nuk dëshiroj të polemizoj. Ne kërkojmë që të dalin rezultatet dhe mbi bazën e rezultateve dhe dokumenteve ne nuk i ikim gatishmërisë. Sot ne nuk shohim mundësi të ketë një debat të tillë, dhe një rasti që është nën hetim", ka thënë ai.

Shefi i GP të AAK-së, Pal Lekaj, ka qenë pro mbajtjes së debatit parlamentar për Deharin.

"Është një çështje që në këtë Kuvend duhet ta diskutojmë,. Nuk duhet të frikësohemi nga diskutimet. Prandaj për të gjitha çështjet që janë me rëndësi, ne duhet të diskutojmë dhe AAK e mbështet që të diskutohet", ka thënë Lekaj.

Edhe Zafir Berisha shef i GP të Nismas ka thënë se janë për debat.

Në sall kanë qenë 48 deputetë dhe votimi ka qenë i pamundur.

Më pas seanca ka vazhduar ajo e javës së kaluar.

The post Nuk votohet kërkesa e VV-së për debat parlamentar për rastin Dehari appeared first on Mesazhi.com.

Tetë gjërat që i shpikën myslimanët, që shpëtuan njerëzimin

Posted: 17 Nov 2016 01:52 AM PST

Në listën e krijuar më poshtë, ju do të mundë të mësoni rreth 8 gjëra që u shpikën nga bota islame.
1. Algjebra

Falë Al-Khwarizmi, është bërë kjo lëvizje revolucionare nga koncepti grek për matematikën, e cila fillimisht është bazuar në gjeometri.

2. Kafeja

Më shumë se 12 mijë vjet më parë, njerëzit punëtorë janë munduar të qëndrojnë të zgjuar pa ndonjë stimulues, derisa një bari ka vërejtur se dhitë e tij bëheshin shumë energjike pasi hanin kokrra kafeje.

3. Orët

Një njeri i zgjuar me emrin al-Jazari ka qenë një inxhinier shumë i shkathtë, i cili edhe "lindi" konceptin e makinave automatike.

4. Kamera

Ibn Al-Haitham ka shpikur kamerën e parë në botë që shfaqte imazhet në një vrimëz, dhe e ka quajtur 'Qamara'.

5. Sapuni

Në shekullin e dhjetë, myslimanët kanë shpikur sapunin duke përzier vajin me 'al-qali' – një substancë si kripa.

6. Universitetin

Gruaja me emrin Fatima al-Fihri, ka themeluar universitetin e parë në Fez, Maroco.

7. Instrumentet kirurgjike

Në shekullin e dhjetë, Abulcasis ka shkruar një enciklopedi mjekësore me më se 200 vegla kirurgjike.

8. Hartat

Me paraqitjen e letrës në Bagdad në shekullin e tetë, hartat e para dhe guidat e udhëtimeve u prodhuan.

The post Tetë gjërat që i shpikën myslimanët, që shpëtuan njerëzimin appeared first on Mesazhi.com.

Shteti me katër kode telefonike

Posted: 17 Nov 2016 12:29 AM PST

Aktualisht telefonia mobile "Vala" përdor kodin telefonik të Monakos, IPKO-ja përdor atë të Sllovenisë, operatorët ilegalë përdorin kodin e Serbisë e nga 15 dhjetori në bazë të marrëveshjes me Serbinë Kosova do ta ketë edhe kodin e vet ndërkombëtar +383. Deri kah fundi i vitit 2018 Kosova do t'i përdorë katër kode telefonike

Katër kode telefonike do t'i përdorë Republika e Kosovës deri kah fundi i vitit 2018. Në bazë të marrëveshjes mes palës kosovare dhe asaj serbe në Bruksel nga 15 dhjetori i këtij viti Kosovës i ndahet kodi i vet telefonik +383. Por deri në implementimin e plotë të tij, i cili zgjat rreth dy vjet, Kosova do t'i përdorë edhe kodet aktuale, ku telefonia mobile "Vala" përdor kodin telefonik të Monakos +377, IPKO-ja përdor atë të Sllovenisë +386, operatorët ilegalë përdorin kodin e Serbisë +381.

Edita Tahiri, si kryesuese e delegacionit të Kosovës në bisedimet për zbatimin e Marrëveshjes për Normalizimin e Marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, ka thënë për gazetën "Zëri" se më 15 dhjetor ITU-ja do të alokojë kodin +383 për Kosovën.

The post Shteti me katër kode telefonike appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more