Skip to main content

Mesazhi.com: ““Bebet sumo”, shkaku i rritjes së obezitetit tek foshnjat” plus 9 more

Mesazhi.com: ““Bebet sumo”, shkaku i rritjes së obezitetit tek foshnjat” plus 9 more


“Bebet sumo”, shkaku i rritjes së obezitetit tek foshnjat

Posted: 14 Nov 2016 01:14 PM PST

Ekspertët e shëndeti thonë se numri i foshnjave obeze po rritet me shpejtësi.

Sipas raportit të vitit të shkuar më shumë se 1400 foshnje në Angli klasifikoheshin si obeze.

Studimi thotë se shkaku i kësaj janë nënat të cilat ua heqin qumështin e gjirit fëmijëve më herët seç duhet dhe e zëvendësojnë atë me ushqime të tjera jo të shëndetshme plot me kalori.

Duke folur për këto figura profesor David Haslam nga Forumi Ndërkombëtar i Obezitetit tha se problemi i nënave të cilat janë të shëndosha dhe lindin fëmijë të shëndoshë ka kapur një nivel epidemie.

"Në i detyrojmë fëmijët të hanë ushqim në një moshë të papërshtatshme. Sistemi i tyre tretës nuk është mësuar akoma me ushqime të forta dhe kështu ata bëhen obezë para se të mbushin 1 vjeç", tha ai.

Foshnjat duhet të ushqehen me gji derisa të mbushin 6 muaj.

The post "Bebet sumo", shkaku i rritjes së obezitetit tek foshnjat appeared first on Mesazhi.com.

Pse vitamina D mund t’ju shpëtojë jetën

Posted: 14 Nov 2016 01:13 PM PST

Një studim i ri ka zbuluar se të paturit nivel të lartë të vitaminës D mund t'i ndihmojë gratë që të luftojnë kancerin e gjirit.

Femrat të cilat e kishin rritur sasinë e kësaj vitamine kishin më shumë për shanse për t'i mbijetuar diagnozës.

Ekspertët besojnë se kjo vitaminë pengon riprodhimin e qelizave kancerogjene dhe është mjaft efektive për vrasjen e tyre.

Vitamina D, e marrë nga rrezet e diellit, ndihmon gjithashtu në forcimin e kockave dhe mungesa e saj mund të jetë faktor rreziku për shfaqjen e llojeve të ndryshme të kancerit.

Ajo mund të gjendet gjithashtu në vajrat e peshkut, qumësht të fortifikuar, drithërat. Por, megjithatë besohet se tek 1 në 5 të rritur mungon kjo lëndë ushqyese.

Studimet e mëparshme kanë gjetur në mesin e grave para menopauzës nivelet e ulëta të vitaminës D, që ishin të lidhura me tumoret e avancuara të gjirit.

Sipas studiuesve, sasia e madhe e vitaminës D është e lidhur me mbijetesën dhe uljen e vdekshmërisë.

The post Pse vitamina D mund t'ju shpëtojë jetën appeared first on Mesazhi.com.

Samsung futet në biznesin e automobilizmit

Posted: 14 Nov 2016 01:10 PM PST

Samsung do të blejë kompaninë për teknologjinë e veturave "Harman".

Samsung Electronics është pajtuar që të blejë Harman International Industries për një shumë prej 8 miliardë dollarësh, duke shënuar zgjerimin në industrinë automobilistike dhe zgjerimin më të madh që ka bërë ndonjë kompani Jug-Koreane.

Blerja e kompanisë "Stamford" që prodhon sisteme të zërit për vetura mund të jetë hapi i radhës për Samsung, pasi biznesi i telefonave të mençur u ngadalësua pas dështimit të Galaxy Note 7.

Produktet e kompanisë Harman përdorohen nga më shumë se 30 milionë vetura, e kompani si BMW, Toyota e Wolkswagen. Fitimet vjetore për vitin 2016 për kompaninë Harman ishin 6.9 miliardë dollarë.

The post Samsung futet në biznesin e automobilizmit appeared first on Mesazhi.com.

Mjaltë dhe qepë: Ilaçi më i mirë për kollën!

Posted: 14 Nov 2016 01:08 PM PST

Jemi në një kohë kur viroza te stinës janë nëpër këmbë. Dhe menjëherë na shkon mëndja tek këshillat dhe kujdesi i gjyshes. Të gjithë e mbajnë mend kujdesin e saj në një periudhë të tillë të vitit, kur koha ka filluar të ftohet dhe virozat kanë prekur jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit. Është koha e duhur për t'u rikthyer nga recetat e gjyshes.
Mjaltë shtëpie dhe qepë.

Siç dihet, gjyshet e kanë këshilluar mjaltin sa herë ke pasur probleme me fytin. Mjalti dhe qepa është një përzierje tradicionale nga Republika Domenikane. Një lloj shurupi që formohet nga lëngu i qepës dhe mjaltit dhe krijon bashkërisht një qetësim të fytit, si dhe pastrim të mukozës dhe gëlbazës: Provojeni dhe shihni rezultatin e menjëhershëm.

Në fakt, Dr. Keith Roach, asistent profesor në klinikën mjekësore "Weill Cornell Medicine" në Neë York City, thotë se ritualet që bëjmë të gjithë dhe që nuk kanë bazë shkencore, mund të funksionojnë — edhe sepse beson tek to: "Efekti i qetësuesve natyralë është i jashtëzakonshëm", – thotë ai.

Një recetë latine, por e përhapur më vonë në të gjithë botën, është një kurë natyrale shumë e mirë që doktorët këshillojnë për kollën.

Edhe pse ai këshillon që për çdo përdorim në shtëpi të kihet kujdes nga shumë përbërës që mund të jenë burim mikrobesh apo infeksionesh, për kollën një kurë e thjeshtë dhe mjaft efektive është ajo e mjaltit me qepë. "Mjalti është qetësues fyti, kështu që nëse e pi pa shoqërues, e shton në çaj apo edhe në përbërës të tjerë, do ta reduktojë menjëherë kollën", – thotë Roach.

The post Mjaltë dhe qepë: Ilaçi më i mirë për kollën! appeared first on Mesazhi.com.

Sexhdeja (përkulja) ndaj Zotit mbron njeriun nga Kanceri

Posted: 14 Nov 2016 01:03 PM PST

Sipas analizës së bërë nga Instituti Kombëtar i Teknologjisë Laserike në Kajro të Egjiptit, sexhdeja (përkulja) ndaj Allahut mbron njeriun nga kanceri.

Sipas kësaj analizës, sexhdeja ndikon shumë pozitivisht tek gratë shtatzëna duke e mbrojtur embrionin e tyre nga deformimet e mundshme. Krahas kësaj ndihmon edhe ndaj shumë sëmundjeve trupore dhe psikologjik.

Kryetari i Institutit Kombëtar i Teknologjisë Laserike njëherit edhe profesor i biologjisë, Muhammed Zijaeddin Hamid pohon se në këtë periudhë trupi i njeriut nga çdo anë është duke u përballuar më rreze elektromagnetike, kështu që absorbon më shumë reze. Ndërsa, sipas profesorit, këtë energji të tepruar padyshim duhet larguar nga trupi.

Sipas analizës se shkencëtarit egjiptian energjia elektromagnetike e tubuar në trup largohet nge sexhdeja ndaj Allahut. Kontakti i shtatë pjesë të trupit më tokën liron energji nga trupi.

"Njeriu duke qëndruar në sexhde më pak ngacmohet nga valët elektromagnetike si dhe me kontaktin e ballit me tokën e liron energjinë" pohon profesor Zijaeddin.

Sipas rezultateve të analizës së bërë, njeriu në pozitën e sexhdes është në kontakt me shtatë pjesët e trupit me tokën dhe kjo ndikon në rritjen e energjisë së liruar. Kjo ndikon pozitivisht në eliminimin e lodhjes dhe në sëmundjet e tjera.

Sipas profesorit Zijaeddin për të liruar energjinë në mënyrë sa më të shëndoshë gjatë qëndrimit në sexhde duhet të kthehemi në drejtim te Qabes, gjë që sipas profesorit "Qabeja është qendra e tokës dhe drejtim kah qendra e fytyrës së tokës është pozicioni më ideal për të liruar energjinë nga trupi".

"Pesë kohët e namazit obligativ janë të mjaftueshme për ta larguar energjinë e tepërt nga trupi deklaron" shkencëtari egjiptian duke theksuar se tepricat e formuara gjatë gjumit largohen gjatë faljes së namazit të sabahut duke mundësuar një fillim të mbarë dhe të shëndoshë për një ditë të re.

Namazi i drekës, ikindisë dhe akshamit pakësojnë lodhjen dhe stresin ditor duke mundësuar një qetësi psikologjike për njeriun, ndërsa namazi i jacisë largon pjesën tjetër të energjisë së tepërt të marrë gjatë ditës dukë mundësuar një gjumë të shëndoshë për njeriun.

The post Sexhdeja (përkulja) ndaj Zotit mbron njeriun nga Kanceri appeared first on Mesazhi.com.

Shërbimi Korrektues kundërshton supozimet e Gashit për rastin Dehari

Posted: 14 Nov 2016 12:49 PM PST

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), duke kundërshtuar supozimet e avokatit Tomë Gashi, thekson se e vërteta do të dali në raportet zyrtare, çdo prejudikim i tyre është i dëmshëm.

Sipas SHKK, deklarimet e avokatit Tomë Gashi se "gardianët e kanë ditur se Dehari ishte i vdekur", prejudikon të gjeturat dhe raportet që priten të publikohen.

Ky është reagimi i plotë i Shërbimit Korrektues i Kosovës (SHKK):

SHKK thekson se e vërteta do të dali në raportet zyrtare, çdo prejudikim i tyre është i dëmshëm. Deklarimet e avokatit Tomë Gashi se "gardianët e kanë ditur se Dehari ishte i vdekur", prejudikon të gjeturat dhe raportet që priten të publikohen.

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka besim të plotë se organet hetuese dhe Prokuroria do të publikojnë raportet zyrtare rreth rastit, andaj çdo prejudikim i tyre, i sjell dëm të vërtetës rreth rastit tragjik, familjes së të ndjerit dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Në pajtim me të gjeturat, SHKK do të ndërmarrë masat adekuate në pajtim me ligjin,ndaj cilitdo që ka shkelur rregulloret e brendshme dhe ligjet në fuqi.

Shërbimi Korrektues i Kosovës, është institucion profesional, i paanshëm në funksion të zbatimit të ligjit.

Çdo pjesëtar i Shërbimit Korrektues të Kosovës, para se të angazhohet në këtë shërbim, kalon me sukses trajnime, aftësime dhe prova që dëshmojnë profesionalizmin, cilësinë dhe shërbimin në pajtim me urdhëresat e brendshme dhe ligjet në fuqi.

The post Shërbimi Korrektues kundërshton supozimet e Gashit për rastin Dehari appeared first on Mesazhi.com.

Shqiptarëve u mungon nacionalizmi ekonomik

Posted: 14 Nov 2016 09:29 AM PST

Me qëllim të promovimit të ekonomisë, rritjes së konsumimit të prodhimeve kosovare, stimulimit të biznesit vendor, përmirësimit të cilësisë së prodhimeve sipas standardeve më të larta dhe të inkurajimit të Qeverisë së Kosovës që të vazhdoj të krijojë mjedis më të favorshëm për një zhvillim më të hovshëm ekonomik, Aleanca Kosovar e Bizneseve ka nisur "Javët e Biznesit Kosovar 2016", Unë konsumojë produkte vendore po Ju?

Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se për të katërmbëdhjetën herë po realizojnë "Javët e Biznesit Kosovar", rëndësia e të cilët është jashtëzakonisht e madhe.

"Konsumimi i prodhimeve vendëse nuk është vetëm vlerë ekonomike, por edhe vlerë kombëtare dhe që qytetarët duhet t'i japin prioritet konsumimit të prodhimeve vendore, nga të cilat pos përfitimit dhe rritjes së prodhimtarisë vendore, rritet edhe mirëqenia qytetare, punësimi dhe zhvillimi ekonomik i shtetit", tha Agim Shahini.

Kryetari i AKB-së shtoi, se rreth pesë miliardë euro të qytetarëve tonë eksportohen në një shtet (Serbia), i cili na shkatërroi e po ndërtohet me para të qytetarëve të Kosovës dhe kjo duhet të ndalet. Pra nacionalizmi ekonomik kombëtar i mungon shqiptarëve

Sipas tij pa zhvillim ekonomik nuk pa përparim dhe institucionet prioritet duhet ti japin zhvillimit të sektorit privat dhe për të cilat duhet krijuar politika sa më të favorshme. Institucionet duhet shqyrtuar barrierat që kanë bizneset dhe duhet eliminuar ato.

"Sot Kosova nuk mund të mburret me eksportet, por mund të mburret vetëm me potencialet të cillat duhet zhvilluar dhe për tu mburrur edhe me eksporte, institucionet duhet të bëjnë më shumë për biznesin vendor", tha Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesve.

Hykmete Bajrami, ministre e Tregtisë e Industrisë, tha se AKB-ja për të katërmbëdhjetën herë po realizon "Javët e Biznesit Kosovar", gjë për të cilën duhet falënderuar. Promovimi i produkteve vendore nuk po ndalet, por vetëm sa po shtohet ku çdo ditë e më shumë ato po konsumohen nga qytetarët.

"Ne kemi bërë përpjekje maksimale për krijimin e lehtësirave për bizneset, gjë për të cilën flasin edhe raportet ndërkombëtare, ku për bërje të biznesit Kosova është ranguar mjaft mirë nga Banka Botërore", tha ministrja Hykmete Bajrami.

Ministrja e Tregtisë e Industrisë, shtoi se do të vazhdojnë me punë dhe aktivitete të dobishme për biznesin vendës, duke ditur se asnjëherë nuk janë të kënaqur me atë çfarë kanë bërë deri tash dhe do të vazhdojnë me aktivitete në eliminimin e barrierave për biznesin.

"Ne konsumojmë produkte vendore gjithnjë dhe me konsumin e tyre edhe nga të gjithë përkrahim vetveten tonë duke u zhvilluar", tha ministrja Bajrami.

Blerand Stavileci, ministër i Zhvillimit Ekonomik, tha se asnjëherë nuk janë të kënaqur me punën e dobishme të bërë për biznesin, ku me veprimet e mira disa biznese po ia dalin suksesshëm.

Ai foli për punët e mira që ka bërë gjatë kohës sa ishte në ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ndërkaq tregoi si sukses tash në krye të MZHE-së nënshkrimin e marrëveshjes për ndërtimin e centraleve, ku për njëzetë vjet jo vetëm bizneset, por edhe qytetarët nuk do të kenë problem me mungesën e energjisë.

"Ne po bëjmë përpjekje të mëdha që bizneset vendore të kenë frymarrje më të mirë. Derisa dhjetë vjetë më parë e kishim të vështirë të mbushnim një shportë me prodhime vendore, tashmë e mbushim shumë lehtë", tha Blerand Stavileci, ministër i Zhvillimit Ekonomik.

Haxhi Arifi, kryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, tha se duhet ecur përpara e zhvilluar dhe nuk duhet kthyer pas.

"Sa më shumë të përkrahen bizneset vendore, aq më shumë zhvillohemi, punsohemi dhe rrisim mirëqenien qytetare", tha kryetari i BSPK-së.

Xhemajl Dauti nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri Perëndimore, tha se kanë besim të madh se do të vazhdoi afirmimi dhe konsumimi i prodhimeve kosovare, gjë të cilët tash katërmbëdhjetë vjet po e bëjnë AKB-ja gjë të cilën duhet çmuar.

Ai kërkoi nga institucionet që të heqin barrierat e shumta ndaj biznesit e sidomos anëtarësimin në organizmat ndërkombëtare, ku në disa raste po angazhohen edhe OEMVP-ja.

Në hapje të "Javëve të Biznesit Kosovar 2016", nuk kanë munguar as zyrtarë të tjerë të institucioneve vendëse dhe më gjerë si zëvendës, ministra, drejtori ATK-s, zyrtarët të Trustit e tjerë. "Javët e Biznesit Kosovar 2016" do të vazhdoi me aktivitete deri me 14 dhjetor në vende të ndryshme.

The post Shqiptarëve u mungon nacionalizmi ekonomik appeared first on Mesazhi.com.

Gjenerali Reinhardt merr Medaljen ushtarake për shërbim në Kosovë

Posted: 14 Nov 2016 07:48 AM PST

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka dekoruar ish-komandantin e KFOR-it, Klaus Reinhardt, me Medaljen Ushtarake për Shërbim në Kosovë.

Presidenti Thaçi ka thënë se gjenerali Reinhardt është njeriu i paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovën e pasluftës.

"Gjenerali Reinhardt është gjenerali i paqes, stabilitetit dhe fillimit të përbashkët të ndërtimit të institucioneve të reja në Kosovë", ka thënë presidenti Thaçi.

Nga ana tjetër, ish-komandanti i KFOR-it, Klaus Reinhardt, është shprehur shumë krenar dhe i emocionuar me ndarjen e kësaj medalje për të, për të cilën ka thënë se asnjëherë nuk e ka pritur.

"Unë isha 17 vjet më parë këtu. Në atë kohë nuk kishte asgjë, asnjë shkollë, asnjë spital, kaos. Tash, pas 17 viteve, po i shoh ndryshimet rrënjësore. Jam shumë krenar që kam ndihmuar sadopak në këtë. Jam shumë krenar që kam punuar me juve. Keni bërë një punë shumë të madhe në promovimin e Kosovës", ka thënë gjenerali Reinhardt.

Sipas gjeneralit Reinhardt, Kosova ka qenë krejt një tjetër vend dhe është dashur të riorganizohet.

"Kemi ndërtuar një qeveri në atë kohë me presidentin e sotshëm të Kosovës. Nëse sot shohim se ku qëndron shteti i juaj, është bërë një përparim shumë i madh përpara. Ju keni arritur që nga një pjesë e Serbisë të ndërtoni një shtet që funksionon. Ai funksionon, sepse keni një president, i cili bashkë me tjerët kanë punuar dhe asnjëherë nuk janë dorëzuar për t'i shtyrë gjerat përpara", ka thënë gjenerali Reinhardt.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar gjeneralin Reinhardt për angazhimin e tij maksimal dhe historik për paqen në vend, për ndërtimin e shoqërisë shumetnike dhe integrimin e të gjithëve në institucionet e vendit.

The post Gjenerali Reinhardt merr Medaljen ushtarake për shërbim në Kosovë appeared first on Mesazhi.com.

Vodhën xhaminë, arrestohen hajdutët

Posted: 14 Nov 2016 03:12 AM PST

Pas vjedhjes së një xhamie në qytetin e Shkodrës , policia ka vënë në pranga dy persona.

Burime të policisë bëjnë me dije se janë arrestuar Sokol Marku, 25 vjeç dhe E.K. 16 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Sipas policisë në lagjen "Vasil Shanto" të qytetit verior këta persona dyshohet të kenë vjedhur xhaminë "Ebu Beker".

Gjithashtu policia ka shpallur në kërkim B.Gj. 23 vjeç, banues në Shkodër pasi dyshohet të ketë vjedhur 2 televizorë në banesën e R.H. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 23-vjeçarit të shpallur në kërkim, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një nga televizorët e vjedhur, raporton tvklan.

Në kërkim është shpallur gjithashtu edhe E.Ç. 41 vjeç, banues në Shkodër, pasi në lagjen "Tom Kola", Shkodër dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit B.M.

The post Vodhën xhaminë, arrestohen hajdutët appeared first on Mesazhi.com.

Mali i Zi do kërkojë nga BE t’ia heqë Kosovës kushtin për Demarkacionin

Posted: 14 Nov 2016 03:11 AM PST

Kadri Veseli, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se Mali i Zi do të dalë me një kërkesë zyrtare për Bashkimin Europian që t'ia heq Kosovës kushtin për Demarkacionin dhe të mos e bllokojë në liberalizimin e vizave, njofton Klan Kosova.

Veseli këtë e ka bërë të ditur pas takimit të Kryesisë së Kuvendit në konferencë për media.

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës tha se shumë shpjet zyrtarë nga Mali i Zi do të dalin më këtë deklarim.

I pyetur se a po e bën vet Mali i Zi këtë, apo i është kërkuar nga Kosova, Veseli tregojë se ua kanë kërkuar këtë malazezve, për shkak se dy vendet kanë raporte shumë të mira.

Veseli është pyetur edhe për procedimin e mundshëm të Demarkacionit këtë vit, por nuk ka dhënë përgjigje.

"Demarkacioni është bërë një histori e gjatë që është vetëm duke e dëmtuar Kosovën dhe qytetarët e vet, do të duhej të ishte tashmë e përfunduar. Sido që të jetë Demarkaconi nuk është çështje problematike mes Kosovës dhe Malit të Zi", pohoi Veseli.

The post Mali i Zi do kërkojë nga BE t'ia heqë Kosovës kushtin për Demarkacionin appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more