Mesazhi.com: “Barca ndalet edhe nga Sociedadi” plus 9 more |
- Barca ndalet edhe nga Sociedadi
- Netanjahu ul hundën: falendëron palestinezët për ndihmën në luftën kundër zjarreve
- Bashkëpunimi ekonomik Kosovë – Shqipëri, i pamjaftueshëm
- UNICEF: Gjysmë milioni fëmijë të bllokuar në Siri
- Kuba shpall nëntë ditë zie, Algjeria tetë ditë për vdekjen e Fidel Castros
- Görmez: Sulmet ndaj xhamive në Evropë, shqetësuese dhe pikëlluese
- Nesër në Bruksel bisedohet për Asociacionin
- Cilët fëmijë janë më të zgjuar?
- Dobitë nga majdanozi
- Krem karamel
Barca ndalet edhe nga Sociedadi Posted: 27 Nov 2016 01:48 PM PST Real Sociedadi ka arritur ta ndalë për të tetin sezon radhazi Barcelonën në 'Anoeta', duke barazuar 1:1 në kuadër të xhiros 13-të. Barcelona mund të ndahet e kënaqur edhe me barazim, në bazë të asaj që u pa në fushë, ku vendasit zhvilluan ndeshjen më të mirë këtë sezon në La Liga.Pjesa e parë i takoi në tërësi vendasve, që krijuan raste të njëpasnjëshme përballë një Barcelone që e kishte të vështirë të kalonte gjysmën e fushës. Përkundër shumë mundësive, Sociedad nuk arriti të gjej golin në pjesën e parë, për të shkuar në pushim me rezultat baras 0:0.Me intensitet edhe më të lartë nisi pjesa e dytë, ku që në fillim të saj u shënuan gola.Willian Jose shfrytëzoi mirë tollovinë në mbrojtjen e Barcelonës, për të shënuar për 1:0 në minutën e 53'. Kjo epërsi nuk qëndroi shumë, dhe Barcelona në rastin e parë arriti të barazoi nëpërmjet Lionel Messit, që shënoi gol të bukur.Ky gol ishte gjithçka që bëri Barcelona, pasi që Sociedad edhe pas kësaj vazhdoi të sulmoi, ndërsa në minutën e 76' iu anulua edhe një gol i rregullt. Ky barazim e lë Barcelonën në vendin e dytë në tabelë me 27 pikë, 6 më pak se Reali, me të cilën skuadër edhe përballet xhiron e ardhshme. The post Barca ndalet edhe nga Sociedadi appeared first on Mesazhi.com. |
Netanjahu ul hundën: falendëron palestinezët për ndihmën në luftën kundër zjarreve Posted: 27 Nov 2016 12:10 PM PST Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i ka telefonuar presidentin palestinez, Mahmud Abas duke e falënderuar atë për dërgimin e ekipeve të zjarrfikësve në ndihmë të Izraelit në shuarjen e zjarreve. Në një deklaratë të lëshuar nga Zyra e tij, thuhet se Netanyahu "vlerëson faktin se hebrenjtë dhe arabët kanë hapur shtëpitë e tyre për viktimat e flakës së zjarrit", njoftoi agjencia e lajmeve Xinhua. Një komunikim i rrallë në mes udhëheqësve izraelitë dhe palestinezë vjen në një kohë të pazakontë kur një valë e jashtëzakonshme zjarresh masive që nuk po shuhen dot, po e shkrumbojnë prej pesë ditësh Izraelin. Netanyahu dhe udhëheqësit e tjerë të krahut të djathtë, e drejtuan ishtin e fajit mbi arabët, duke i akuzuar pikërisht ata zjarrvënës. Por ditë pas dite u pa që zjarret ishin diçka "qiellore". Ekspertët thanë se një mot jashtëzakonisht i thatë me erë ka ndihmuar në nxitjen e flakëve që shpërthyen të martën dhe janë përhapur në më shumë se gjysmën e vendit. /tesheshi.com/ The post Netanjahu ul hundën: falendëron palestinezët për ndihmën në luftën kundër zjarreve appeared first on Mesazhi.com. |
Bashkëpunimi ekonomik Kosovë – Shqipëri, i pamjaftueshëm Posted: 27 Nov 2016 07:18 AM PST Vullneti dhe dëshira e afaristëve të Kosovës dhe Shqipërisë për bashkëpunim, sipas ekspertëve, konsiderohet e madhe, por ky bashkëpunim dominon vetëm në shkëmbime tregtare, eksport –import dhe atë në nivel të ulët, nëse krahasohen me shtetet tjera të rajonit. Të dhënat zyrtare tregojnë se deri më tani vlera e importit për vitin 2016, ka arritur në 2.86 miliardë euro, nga kjo shumë mbi 99 milionë euro janë produkte që janë importuar nga Shqipëria. Në anën tjetër, vlera e eksportit deri në fund të muajit tetor ka qenë rreth 300 milionë euro, nga kjo shumë në Shqipëri janë eksportuar produkte me vlerë vetëm 15 milionë euro. Për të pasur një bashkëpunim më të lehtë ekonomik, madje janë investuar miliarda euro në infrastrukturë. Autostrada Durrës – Kukës – Morinë që lidh Kosovën me Shqipërinë, e quajtur "Ibrahim Rugova", ka lehtësuar qarkullimin e mallrave nga të dyja palët. Përveç kësaj, ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë janë nënshkruar disa marrëveshje për bashkëpunim ekonomik, por edhe në fusha tjera. Gjatë këtij viti është nënshkruar edhe marrëveshja për nxitjen dhe mbrojtjen e reciproke të investimeve. Një bashkëpunim që tashmë konsiderohet tradicional, është Panairi "Blej Shqip", që mbahet në Prishtinë. Ky panair është hapur të dielën, në një nga sheshet e kryeqytetit të Kosovës, në të cilin produktet e tyre po i ekspozojnë mbi 100 prodhues dhe kompani shqiptare. Me këtë rast, ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes të Republikës së Shqipërisë, Milva Ekonomi, ka thënë se janë duke punuar me institucionet e Prishtinës dhe Tiranës zyrtare që prodhimet e Kosovës dhe Shqipërisë të regjistrohen si marka, si mundësi më e lehtë për eksport. "Prandaj, po punojmë bashkërisht, për ta bërë këtë gjë, regjistrimin si marka. Dhe, e dyta që të marrim në konsideratë që edhe konsumatori ka nevojë të mbrohet në momentin që konsumon një produkt të këtij lloji. Prandaj, edhe për këtë po punohet që marrëveshjet tona të rregullohen dhe të jenë të barabarta në fushën e prodhimit të produkteve që janë për eksport", ka thënë Ekonomi. Panairi është organizuar nga Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik të Shqipërisë. Genc Bashota nga Komuna e Prishtinës, ka treguar se interesimi i bizneseve për këtë panair nuk po mungon. "Sivjet ka qenë interesimi më i madh, nga të gjitha vitet tjera. Kemi mbi 120 prodhues nga Kosova, Shqipëria dhe nga viset tjera ku banojnë shqiptarët. Që do të thotë se është një vetëdijesim i vazhdueshëm edhe i prodhuesve edhe konsumatorëve që këmbejnë produkte kombëtare", ka theksuar Bashota. Edhe ekspertë për çështje ekonomike, konsiderojnë se bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ka shënuar disa përparime të vogla, por statistikat e bilancit tregtar tregojnë se ky përparim është shumë minor. Profesori Naim Gashi ka thënë se Qeveria e aktuale e Shqipërisë, ndonëse kishte një fillim pozitiv të bashkëpunimit ekonomik, tregtar dhe investiv, megjithatë me kalimin e viteve, u dëshmua se edhe kjo qeveri vazhdon avazin e qeverive të kaluara, që Kosovën e përdorin si kartë, sa herë që kanë kriza të brendshme politike. "Shqipëria ende nuk njeh certifikatat e origjinës së mallrave të lëshuara nga autoritetet kosovare, me çka vështirëson eksportin e prodhimeve tona dhe shkakton kolona dhe pritje të panevojshme në kufirin në Vërmicë", ka thënë Gashi. Ndryshe, sipas të dhënave të Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë, 78 është numri i bizneseve të regjistruara në këtë ministri me pronarë nga Shqipëria. Kurse, sa i përket vlerës së investimeve të huaja, gjatë vitit të kaluar Shqipëria në Kosovë ka investuar mbi 34 milionë euro. Në qershor të këtij viti, është finalizuar projekti më i rëndësishëm energjetik "Linja e interkoneksionit 400 kilovatësh në mes Shqipërisë dhe Kosovës", me një gjatësi totale prej 241.1 km, nga të cilat 151.1 kilometra shtrihen në territorin e Shqipërisë dhe 90 kilometra në territorin e Kosovës./rel/ The post Bashkëpunimi ekonomik Kosovë – Shqipëri, i pamjaftueshëm appeared first on Mesazhi.com. |
UNICEF: Gjysmë milioni fëmijë të bllokuar në Siri Posted: 27 Nov 2016 04:24 AM PST Për shkak të vazhdimit të luftimeve në gjithë Sirinë, numri i fëmijëve që jetojnë nën rrethim ka arritur në afro 500 mijë, ka njoftuar Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF). Zyrtarë të lartë të kësaj agjencie thanë sot se këta fëmijë jetojnë në 16 territore të rrethuara në gjithë Sirinë dhe "janë pothuajse tërërisht të izoluar nga ndihma humanitare dhe shërbimet themelore". "Për katër milionë njerëz në Siri, jeta është shndërruar në ankth të pafund, e veçanërisht për qindra mijëra fëmijë që jetojnë nën rrethim", tha nëpërmjet një kumtese, drejtori ekzekutiv i UNICEF-it, Anthony Lake. "Fëmijët vriten dhe plagosen, janë të frikësuar për të shkuar në shkollë apo edhe për të luajtur, dhe mbijetojnë me pak ushqim dhe pothuajse pa ilaçe mjekësore". UNICEF-i thotë se disa komunitete kanë marrë "pak ose aspak ndihmë në afro dy vite" dhe u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të lejojnë qasje të ndihmave humanitare në të gjitha hapësirat në këtë vend. The post UNICEF: Gjysmë milioni fëmijë të bllokuar në Siri appeared first on Mesazhi.com. |
Kuba shpall nëntë ditë zie, Algjeria tetë ditë për vdekjen e Fidel Castros Posted: 27 Nov 2016 02:36 AM PST Algjeria ka shpallur tetë ditë zie kombëtare me rastin e vdekjes së revolucionarit kubanez dhe ish-presidentit të këtij vendi, Fidel Castro, transmeton Anadolu Agency (AA). Në njoftimin e Kabinetit të presidentit të Algjerisë të transmetuar përmes agjencisë së lajmeve APS, thuhet se presidenti Abdulaziz Buteflika ka marrë këtë vendim me rastin e vdekjes së Fidel Castros. Mediat algjeriane e përshkruanin Castron si "mik të madh të Algjerisë", si dhe se revolucionari kubanez ka qenë mbështetje e madhe për këtë vend në rezistencën e kolonisë franceze në periudhën nga viti 1954 deri në vitin 1962. Qeveria kubaneze shpalli nëntë ditë zie kombëtare për shkak të vdekjes së ish-presidentit Fidel Castro. Ajo do të përfundojë më 4 dhjetor, kur edhe do të varroset. The post Kuba shpall nëntë ditë zie, Algjeria tetë ditë për vdekjen e Fidel Castros appeared first on Mesazhi.com. |
Görmez: Sulmet ndaj xhamive në Evropë, shqetësuese dhe pikëlluese Posted: 27 Nov 2016 02:34 AM PST Kryetari i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet), Mehmet Görmez, në lidhje me sulmet ndaj xhamive në Evropë ka deklaruar se pika më e fundit e ndërhyrjes ndaj lirive fetare në një shoqëri është sulmi ndaj xhamisë dhe përdhosja e vendit të adhurimit, raporton Anadolu Agency (AA). Görmez, në një deklaratë për gazetarët në zyrën e tij ka theksuar se është i shqetësuar për shkak të rritjes së islamofobisë dhe sulmeve ndaj xhamive në Evropë. Duke vënë në dukje se Evropa është një pozitë gjeografike që nxjerr në pah vlerat si të drejtat e njeriut, liritë dhe respektimin e të tjerëve, Görmez është shprehur: “Përhapja e çdo llojit të racizmit, ksenofobisë, shndërrimi i islamofobisë në urrejtje kundër Islamit në kohët e fundit janë shumë shqetësuese dhe pikëlluese. Pika më e fundit e ndërhyrjes ndaj lirive fetare në një shoqëri është sulmi ndaj xhamisë dhe përdhosja e vendit të adhurimit. Me të vërtetë është shumë shqetësuese rritja e këtyre fenomeneve në çdo vend. Është shqetësuese edhe më shumë kur njerëzit e politikës dhe shtetet nuk iu kushtojnë vëmendje.” “Në Suedi janë kryer sulme ndaj 21 xhamive” “Në Stockholm ka ndodhur përsëri një sulm ndaj një xhamie ku bashkë me këtë numri i sulmeve ka arritur në 21. Dëshiroj të theksoj që sa më parë të mbizotërojë ndjenja e përbashkët. Duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve të kryhen punë të përbashkëta për eliminimin e këtyre”, është shprehur Görmez duke theksuar se në fenë islame vendet e adhurimit të të gjitha feve janë të paprekshme. The post Görmez: Sulmet ndaj xhamive në Evropë, shqetësuese dhe pikëlluese appeared first on Mesazhi.com. |
Nesër në Bruksel bisedohet për Asociacionin Posted: 27 Nov 2016 02:31 AM PST Në Bruksel nesër do të vazhdojë dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, raporton Tanjug sipas burimeve brenda Zyrës për Kosovën. Në këtë takim do të diskutohet për implementimin e marrëveshjeve për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, gjyqësorin, telekomunikacionin dhe lirinë e lëvizjes. The post Nesër në Bruksel bisedohet për Asociacionin appeared first on Mesazhi.com. |
Cilët fëmijë janë më të zgjuar? Posted: 27 Nov 2016 01:21 AM PST Fëmijët e nënave që punojnë janë më "të zgjuar" se ata që i kanë mamatë në shtëpi. Kjo del nga një studim i bërë nga "London School of Economics and Political Science" në Universitetin e Oksfordit. Ekspertët kanë analizuar katër aspekte të zhvillimit të fëmijës shumë të vogël në moshë: cilësia e të folurit, aftësia për t'u socializuar me të tjerët, aftësia për të kryer veprime të përditshme dhe shpejtësi në lëvizje. Nga studimi, del se nëse nënat punojnë, fëmija është më i zoti në të katër këto kritere të zhvillimit. Ndër të tjera, nëse i vogli shkon në struktura edukuese, kopsht apo në çerdhe, do të jetë më i aftë në aktivitetet e jetës së përditshme, përveç se do të solicializohet me të tjerët. Nëse pastaj do të rritet nga gjyshërit, do të ketë aftësi më të mëdha në të folur. Ekspertët, kanë evidentuar që aktivitetet që e bëjnë fëmijën më të lumtur, janë leximi dhe psonisja. Dalja për shëtitje, paradoksalisht nuk përmirëson aftësinë e lëvizjes së fëmijës, por ndoshta arsyeja është për shkak se prindërit kanë tendencë për ta nxjerrë fëmijën me karrocë, ndonëse dalja me ta nuk është për fëmijën një moment i praktikës fizike. The post Cilët fëmijë janë më të zgjuar? appeared first on Mesazhi.com. |
Posted: 27 Nov 2016 01:19 AM PST Përdorimi i rregullit i majdanozit mund të mbajë nën kontroll tensionin e gjakut. Acidi folik që gjendet te kjo barishte është si një tonik për zemrën. Vaji esencial i majdanozit mund të përdoret për masazh të skalpit e si rrjedhojë redukton rënien e flokëve. Përdorimi ditor i majdanozit ul dhimbjet e kyçeve, për shkak të vlerave anti-inflamatore të tij. Çaji me majdanoz shtensionon muskujt dhe stimulon tretjen. Studimet kanë treguar që majdanozi, në veçanti vajrat esencialë të tij, luajnë një rol në parandalimin e tumoreve. Madje shkencëtarët e kanë renditur majdanozin, një barishte me aftësi mbrojtëse në listën e ushqimeve që duhen përdorur kundër këtyre sëmundjeve. Majdanozi luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e shëndetit të syrit. Nëse kaloni orë të tëra para kompjuterit, atëherë duhet të konsumoni majdanoz më shpesh. Shkencëtarët e Universitetit të Veronës kryen një studim në vitin 2014 mbi potencialet e substancave natyrale në luftën kundër alergjive. Konsumimi i rregullt i majdanozit forcon rolin e një hormoni, të quajtur adiponektinë, që ka efekte anti-alergjike. The post Dobitë nga majdanozi appeared first on Mesazhi.com. |
Posted: 27 Nov 2016 01:17 AM PST Për katër persona (racione të vogla) Përbërësit për kremin: 300ml qumësht me yndyrë • 2 kokrra vezë • 30-40g sheqer Përgatitja e karamelit: The post Krem karamel appeared first on Mesazhi.com. |
You are subscribed to email updates from Mesazhi.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: