Mesazhi.com: “Arsenal dhe PSG ndajnë pikët, sigurojnë kualifikimin” plus 9 more |
- Arsenal dhe PSG ndajnë pikët, sigurojnë kualifikimin
- Kualifikohet Barca
- Zbulohet varri i një faraoni egjiptian 3.100 vjet i vjetër
- Rasti Dehari nuk çon në dorëheqjen e asnjë ministri
- Mustafa: Gjermania partner shumë i rëndësishëm evropian i Kosovës
- Tërheqja e ankesës i mundëson Izraelit të procedojë me ligjin për ezanin
- Javën e ardhshme seanca për buxhetin, koalicioni fton opozitën për bashkëpunim
- MD jep sqarime rreth kërkesës që ia bëri britanikëve për rastin Dehari
- Kodi +383 nxjerr nga përdorimi 3 kodet aktuale telefonike
- SHBA miraton shitjen e avionëve Boeing për Iranin në vlerë prej 20 miliardë dollarë
Arsenal dhe PSG ndajnë pikët, sigurojnë kualifikimin Posted: 23 Nov 2016 02:02 PM PST Ndeshja mes Arsenalit dhe PSG-së përfundoi me rezultat të barabartë 2 me 2 në "Emirates Stadium". Dy skuadrat shënuan nga dy gola, për "Topcinjtë", Giroud dhe Verratti (autogol), ndërsa për mysafirët parisien, Cavani dhe Iëobi (autogol). Me nga një pikë janë të kënaqura dy skuadra të cilat kanë siguruar kualifikimin për në fazën tjetër. Ndërsa ndeshjet e fundit do t'i kenë kundër, Baselit dhe Ludogoreds të cilat barazuan pa gola. The post Arsenal dhe PSG ndajnë pikët, sigurojnë kualifikimin appeared first on Mesazhi.com. |
Posted: 23 Nov 2016 02:00 PM PST Skuadra e Barcelonës ka arritur fitore të lehtë në udhëtim te Celticku me rezultat 2-0. Dy golat për katalunasit i shënoi sulmuesi argjentinas, Leo Messi. Me këtë fitore Barcelona ka siguruar kualifikimin dhe pozitën e parë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Me 12 pikë, Barqa kryeson grupin C, duke lënë mbrapa Cityn, Gladbachun dhe Celtickun. Ndeshja e radhës dhe e fundit do të jetë ndaj Monchegladbach më 6 dhjetor. The post Kualifikohet Barca appeared first on Mesazhi.com. |
Zbulohet varri i një faraoni egjiptian 3.100 vjet i vjetër Posted: 23 Nov 2016 08:49 AM PST Në qytetin Suhaxh të Egjiptit është zbuluar vendbanimi dhe varri i një faraoni që i përket vitit 3.100 para erës sonë, raporton Anadolu Agency (AA). Drejtori i Departamentit të monumenteve egjiptiane të Ministrisë së monumenteve historike të Egjiptit, Mahmud Afifi, në një deklaratë tha se në punimet gërmuese në qytetin antik Abidos në Suhaxh, 400 metra në jug të tempullit të parë Siti të dinastisë mbretërore të 19-të është gjetur një varr dhe vendbanim që i përkasin periudhës së fillimit të dinastisë. Afifi ka vënë në dukje se vendbanimi i cili është përcaktuar se i përket viteve 3.100 para erës sonë, ka mundësi që të jetë një zonë ku kanë qëndruar personat që kanë ndërtuar varret mbretërore të dinastisë në Abidos. Sipas tij, gjatë gërmimeve në vendbanim janë gjetur edhe gjësende të përdorura në jetën e përditshme. Gjithashtu Afifi tërhoqi vëmendjen se zbulimi në fjalë mund të nxjerrë në pah shumë informacione në lidhje me historinë e Egjiptit dhe qytetit antik Abidos. The post Zbulohet varri i një faraoni egjiptian 3.100 vjet i vjetër appeared first on Mesazhi.com. |
Rasti Dehari nuk çon në dorëheqjen e asnjë ministri Posted: 23 Nov 2016 07:37 AM PST Vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje në burgun e Prizrenit nuk pritet të sjell si pasojë ndonjë dorëheqje nga postet ministrore në Qeverinë e Kosovës. Kohë më parë, familja e Astrit Deharit, përmes një deklarate për media, kishte kërkuar që ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni të japin dorëheqje për shkak të mungesës së sigurisë në burgje. Sipas familjes, e cila e ka edhe mbështetjen e subjektit opozitar Lëvizja Vetëvendosje, hetimet aktuale duhet të ndërpriten derisa të mos ketë dorëheqje të nivelit politik. "Pa dorëheqje të këtyre dy ministrave dhe pa ndërprerjen e hetimeve aktuale, ne si familje Dehari nuk pajtohemi për hetime ndërkombëtare", është thënë në një deklaratë të familjes Dehari. Në anën tjetër, zyrtarët në të dy ministritë e apostrofuara nuk kanë dashur të flasin lidhur me kërkesat për dorëheqjen e ministrave. Ministria e Drejtësisë, me anë të një komunikate për media, të lëshuar të mërkurën, ka thënë se "aktualisht rasti është ende në duar të Prokurorisë dhe se Ministria e Drejtësisë nuk mund të bëjë më shumë lidhur me këtë proces". Ministria e Drejtësisë, vijon komunikata, mbetet e përkushtuar që të bashkëpunojë me të gjitha institucionet dhe tu ofrojë përkrahje të mëtutjeshme nëse ka nevojë. Sipas të gjeturave të raportit të Inspektoratit pas vdekjes së Deharit, Ministria ka iniciuar procedurat disiplinore dhe janë suspenduar nga puna një zyrtar korrektues, dy mbikëqyrës dhe Drejtori i Qendrës së Paraburgimit në Prizren. Betim Musliu, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë për Radion Evropa e Lirë se suspendimet janë të mirëseardhura, ndonëse shumë të vonuara. Musliu konsideron se puna e bërë deri më tash nga institucionet e Kosovës ka qenë një punë jo profesionale, e cila tani po interpretohet nga grupet e ndryshme, duke nisur nga ato për interesa politike. "Zinxhiri i shërbimit korrektues, në aspektin e sigurisë, do të duhej të suspendohej deri ne nivel qendror. Kjo për t'i dhënë hapësirë dhe mundësi një hetimi të pavarur, të paanshëm dhe e profesional." "Papërgjegjësia institucionale në fillim të këtij rasti, për të mos e trajtuar siç duhet, e ka krijuar këtë konfuzion ku besueshmëria në punën e institucioneve vendore po kontestohet në çdo segment", tha Musliu. Edhe analisti politik, Imer Mushkolaj, konsideron se institucionet e Kosovës në rastin Dehari kanë dështuar që në fillim. Ai mendon se për arsye morale drejtuesit e shërbimit korrektues, por edhe ministrat përkatës, është dashur të japin dorëheqje. "Kjo tregon se sa i përgjegjshëm është shteti, sa të përgjegjshëm mund të them se janë këta udhëheqës të shtetit karshi një ngjarje tragjike, çfarë ishte vdekja e Deharit në Prizren." "Natyrisht, në ketë rast shteti është palë në këtë çështje dhe nuk duhet të veprojë nga një prizëm i pavarur. Në radhë të parë duhet të japim përgjegjësi zyrtare për të krijuar kushtet themelore për fillimin e hetimeve të pavarura", tha Mushkolaj. Ministria e Drejtësisë i ka dërguar një shkresë Ambasadës Britanike në Kosovë, përmes së cilës ka kërkuar përfshirjen e Policisë Metropolitane "Scotland Yard", në hetimin e vdekjes së Astrid Deharit, i cili ka ndërruar jetë më 5 Nëntor 2016, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Por, sipas ministrisë, Policia Britanike ka njoftuar se nuk mund të ndërmarrë hetime në këtë rast, meqenëse rasti nuk lidhet me Britaninë. Përfaqësuesit e shoqërisë civile kanë shprehur habinë se si për vjedhjen e një celulari të Kryeprokurorit të Shtetit brenda pak orësh janë suspenduar dy polic, kurse për vdekjen e Deharit suspendimet ndodhin gati një muaj pas. Musliu thotë se vjedhja në shtëpinë e kryeprokurorit të shteti tregon më së miri sa në Kosovë mungon siguria. "Veprimet e institucioneve, në këtë rast, për suspendimin e këtyre dy policëve në këtë kohë të shpejtë, flasin në fakt për një veprim selektiv të institucioneve, kur bëhet fjalë për të adresuar përgjegjësinë atyre që mund të jenë dështakë në ofrimin e sigurisë dhe kryerjen e obligimeve ligjore", tha Musliu. Autoritete kanë thënë se nga hetimet e bëra Astrit Dehari është vetëvrarë, kurse Lëvizja Vetëvendosje vlerëson se raporti dhe përfundimi për shkaktarin e vdekjes së veprimtarit janë të pabesueshme. Lëvizja Vetëvendosje fajëson institucionet e shtetit për vdekjen e Astrit Deharit, i cili qe arrestuar së bashku me pesë anëtarë tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, me dyshimin që për një sulm mbi ndërtesën e parlamentit të Kosovës. The post Rasti Dehari nuk çon në dorëheqjen e asnjë ministri appeared first on Mesazhi.com. |
Mustafa: Gjermania partner shumë i rëndësishëm evropian i Kosovës Posted: 23 Nov 2016 07:36 AM PST Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti drejtorin për Evropën Juglindore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Christian Hellbach. Gjatë takimit, u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve si dhe përkrahjen e Gjermanisë për Kosovën. Kryeministri Isa Mustafa e njoftoi për progresin në Kosovë dhe prioritetet e Qeverisë në zhvillimin ekonomik, proceset eurointegruese dhe fuqizimin e tërësishëm të shtetit. Kryeministri Mustafa e ka falënderuar për përkrahjen e madhe të Gjermanisë për Kosovën, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë për fuqizimin e partneritetit strategjik dhe të bashkëpunimit në shumë drejtime. "Gjermania është partner shumë i rëndësishëm evropian i Kosovës duke qenë mbështetëse e zhvillimit ekonomik, proceseve europianizuese dhe forcimit të shtetësisë së Kosovës", tha kryeministri Mustafa. Drejtori për Evropën Juglindore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Christian Hellbach, pasi ka vlerësuar të arriturat në Kosovë, ka shprehur mbështetjen e mëtejme të Gjermanisë, në shumë fusha. Gjatë takimit, u bisedua edhe për çështjet tjera të rëndësishme për Kosovën, për dialogun evropian, për proceset politike brenda Kosovës si dhe për perspektivën eurointegruese. The post Mustafa: Gjermania partner shumë i rëndësishëm evropian i Kosovës appeared first on Mesazhi.com. |
Tërheqja e ankesës i mundëson Izraelit të procedojë me ligjin për ezanin Posted: 23 Nov 2016 07:33 AM PST Ligji i cili parasheh ndalimin e përdorimit të autoparlantëve gjatë thirrjes për lutjen e muslimanëve në xhami (Ezan) javën e ardhshme mund të kalojë në Parlamentin izraelit për një votim preliminar, raporton Anadolu Agency (AA). Radioja izraelite ka lajmëruar të mërkurën se propozimi për ndalesën e ezanit mund të hyjë në procedurë parlamentare pasi ministri qeveritar ultra-ortodoks hebre ka tërhequr ankesën kundër propozim ligjit. Ministri i Shëndetësisë, Yaakov Litzman, një figurë e lartë në partinë Ultra-Ortodokse "Judaizmi Tora e Bashkuar", tërhoqi ankesën e tij për ligjin pasi i është thënë atij se restriksionet do të aplikohen vetëm mes orëve 23:00 dhe 07:00 gjë e cila do të kap vetëm lutjen e mëngjesit të muslimanëve dhe jo ato hebreje. Anëtarët palestinezë të Knesset-it përfshirë deputetin Ahmad Tibi, javën e kaluar takuan Litzmanin në një përpjekje për ta bindur atë që të bllokojë ligjin. Udhëheqësit palestinezë dhe disa liderë nga vendet muslimane, e kanë kritikuar ligjin e propozuar për të cilin thanë se paraqet shkelje të së drejtës për të adhuruar lirisht. Megjithatë, ligjvënësit izraelitë bashkë me kryeministrin Benjamin Netanyahu e kanë shtyrë përpara projekt-ligjin e diskutueshëm. The post Tërheqja e ankesës i mundëson Izraelit të procedojë me ligjin për ezanin appeared first on Mesazhi.com. |
Javën e ardhshme seanca për buxhetin, koalicioni fton opozitën për bashkëpunim Posted: 23 Nov 2016 05:43 AM PST Komisioni Parlamentar për Buxhet dhe Financa pas një debati të "nxehtë" me shumicë të votave ka miratuan në lexim të parë projekt-buxhetin për vitin 2017. Kësisoj, deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet që të enjten t'i japin dritën jeshile këtij versioni të buxhetit. Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Naser Osmani ka konfirmuar për "Indeksonline" se javën e ardhshme do të mbahet seanca ku edhe pritet që e njëjta të kalojë në lexim të parë. "Pasi që të kalojë dhe të merr aprovimin nga deputetët, atëherë, menjëherë komisionit do të ulet dhe të shqyrtojë kërkesat e më pastaj të bëj amandamentimin. Më së voni do të jetë 20 dhjetor kur do të bëhet miratimin në Kuvendin e Republikës", ka thënë ai Më tej, deputeti i LDK-së u ka bërë ftesë gjithë deputetëve, duke përfshirë edhe ata nga opozita, që të bashkëpunojnë së bashku në shqyrtimin e kësaj çështje të rëndësishme të vendit. "Për arsye se buxheti është i tërë qytetarëve të Kosovës dhe ata përfaqësojnë të secili pjesën e elektoratit të vet. Të bëjmë një buxhet të mirëfilltë, të ndajmë projekte të nevojshme sipas prioritetit dhe të përfitojnë qytetarët dhe institucionet nga dokumenti më i rëndësishëm që aprovohet në Kuvend, Buxheti për vitin 2017", ka thënë ai. The post Javën e ardhshme seanca për buxhetin, koalicioni fton opozitën për bashkëpunim appeared first on Mesazhi.com. |
MD jep sqarime rreth kërkesës që ia bëri britanikëve për rastin Dehari Posted: 23 Nov 2016 05:10 AM PST Ministria e Drejtësisë ka sqaruar të mërkurën se kërkesa për përfshirjen e Policisë Metropolitan 'Scotland Yard', në hetimin e vdekjes së Astrid Deharit është bërë para daljes së raporteve nga Mjekësia Ligjore dhe Prokuroria, me qëllim të eliminimit të dyshimeve të shfaqura në publik sa i përket paanshmërisë dhe besueshmërisë së procesit të hetimeve. Lexoni të plotë njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë: Njoftojmë opinionin publik se me datën 11 Nëntor 2016, Ministria e Drejtësisë i ka dërguar një shkresë Ambasadës Britanike në Kosovë, përmes së cilës ka kërkuar përfshirjen e Policisë Metropolitan 'Scotland Yard', në hetimin e vdekjes së Astrid Deharit, i cili ka ndërruar jetë më 5 Nëntor 2016 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Kërkesa e tillë është dërguar para daljes së raporteve nga Mjekësia Ligjore dhe Prokuroria, me qëllim të eliminimit të dyshimeve të shfaqura në publik sa i përket paanshmërisë dhe besueshmërisë së procesit të hetimeve. Dje, më datë 22 Nëntor, 2016, Ministria e Drejtësisë ka pranuar përgjigjen e dërguar nga Ambasadori Britanik, në të cilën ka shprehur mbështetjen që i jep Ministrisë së Drejtësisë në reformimin e sektorit të sundimit të ligjit por edhe ka njoftuar se Policia Britanike nuk mund të ndërmarrë hetime në këtë rast meqenëse rasti nuk lidhet me Britaninë. Ambasadori Britanik ka potencuar rëndësinë që ka kryerja e këtij procesi të hetimeve nga institucionet e Kosovës me paanshmëri dhe transparencë si dhe me përfshirje të EULEX-it. Me qëllim të ofrimit të transparencës së plotë të gjithë procesit, Ministria e Drejtësisë njofton opinionin se ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme qysh nga data kur ka ndodhur rasti tragjik i vetëvrasjes së të ndjerit Astrit Dehari. Të gjitha institucionet përkatëse, Policia, Mjekësia Ligjore dhe Prokuroria janë njoftuar me kohë dhe u është ofruar i gjithë bashkëpunimi i mundshëm. Po ashtu, gjatë gjithë procesit që nga data e vdekjes së të ndjerit ka qenë i përfshirë për së afërmi edhe EULEX-i, të cilët nuk kanë pasur ndonjë vërejtje sa i përket procesit të autopsisë dhe menaxhimit të rastit nga Shërbimi Korrektues. Pas publikimit të rezultateve të raportit të autopsisë dhe njoftimit të Prokurorisë se kemi të bëjmë me rast të vetëvrasjes, Ministria e Drejtësisë ka pranuar edhe raportin e Inspektoratit të Shërbimit Korrektues. Sipas të gjeturave të raportit të Inspektoratit menjëherë janë iniciuar procedurat disiplinore dhe janë suspenduar nga puna një zyrtarë korrektues, dy mbikëqyrës dhe Drejtori i Qendrës së Paraburgimit në Prizren edhe pse shkeljet e evidentuara sipas Inspektoratit në asnjë mënyrë nuk kanë qenë nxitëse apo shkaktare të vdekjes së Astrit Deharit. Nga e gjithë kjo që u specifikua më lartë, Ministria e Drejtësisë ka ndjekur të gjitha hapat e nevojshme dhe çdo veprim ka pasur qëllim të sigurojë transparencë për opinionin publik por edhe për familjen e të ndjerit. Aktualisht, rasti është ende në duar të Prokurorisë dhe Ministria e Drejtësisë nuk mund të bëjë më shumë lidhur me këtë proces. Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar që të bashkëpunojë me të gjitha institucionet dhe tu ofrojë përkrahje të mëtutjeshme nëse ka nevojë. Gjithnjë me qëllim të sigurimit të transparencës së plotë për opinionin publik, kësaj komunikate i bashkëngjitet edhe Raporti i Inspektimit nga Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë dhe letrat e këmbyera me Ambasadorin Britanik". The post MD jep sqarime rreth kërkesës që ia bëri britanikëve për rastin Dehari appeared first on Mesazhi.com. |
Kodi +383 nxjerr nga përdorimi 3 kodet aktuale telefonike Posted: 23 Nov 2016 02:07 AM PST Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ministrja për Dialog, Edita Tahiri, njoftoi kabinetin qeveritar për marrëveshjen e arritur në Bruksel për kodin telefonik të Kosovës. "Tashmë është e sigurt që Kosova do të bëhet me kodin e vet telefonik +383. Kjo do të ndodh me 15 dhjetor 2016. Përfitimet nga marrja e kodit janë se Kosova krijon identitetin e vet shtetëror në fushën e telekomunikimeve. Me zbatimin e kodit të ri do të shuhen tre kodet ekzistuese. Kosova është pronare e kodit telefonik +383. Me këtë rast vendoset kufiri i frekuencave mes dy shteteve të Kosovës dhe Serbisë. Me pikëpamje ekonomike përfitimet janë të mëdha. Do të jenë përfitime milionëshe. Marrëveshja për kodin telefonik i jep fund operatorëve ilegal që kanë operuar që nga përfundimi i luftës. Do të ndërpriten interferencat që kanë qenë prezentë në këtë periudhë", ka thënë ministrja Tahiri. Nga ana tjetër, kryeministri Isa Mustafa insistoi që kjo marrëveshje të implementohet sa më shpejt, në mënyrë që Kosova më 15 dhjetor të ketë kodin telefonik. Mustafa tha se pret që përveç efekteve shtetërore, marrëveshja të ketë edhe efekte ekonomike. The post Kodi +383 nxjerr nga përdorimi 3 kodet aktuale telefonike appeared first on Mesazhi.com. |
SHBA miraton shitjen e avionëve Boeing për Iranin në vlerë prej 20 miliardë dollarë Posted: 23 Nov 2016 01:55 AM PST Administrata amerikane i ka lejuar kompaninë Airbus që ti shes Iranit më shumë së 100 avionë, raporton Anadolu Agency (AA). Në deklaratën për gazetarin e AA nga kompania Airbus me qendër në Francë thuhet se Departamenti i Zyrës së Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Jashtme (OFAC) i ka dhënë licencë kompanisë për shitjen e avionëve kompanisë Iran Air në vlerë prej 20 miliardë dollarë. "Kemi fituar licencën e dytë nga OFAC në bazë të marrëveshjes që u nënshkrua në janar të vitit 2016 në Paris. Kjo licencë do të mundësojë vazhdimin e negociatve për absolvimin e marrëveshjes për shitje”, thuhet në deklaratë. The post SHBA miraton shitjen e avionëve Boeing për Iranin në vlerë prej 20 miliardë dollarë appeared first on Mesazhi.com. |
You are subscribed to email updates from Mesazhi.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: