Skip to main content

Mesazhi.com: “Ancelottit i kthehet buzëqeshja, fiton Bayerni” plus 9 more

Mesazhi.com: “Ancelottit i kthehet buzëqeshja, fiton Bayerni” plus 9 more


Ancelottit i kthehet buzëqeshja, fiton Bayerni

Posted: 26 Nov 2016 12:11 PM PST

Bayern Munich është rikthyer te fitorja në Bundesligë.

'Bavarezët' në 'Alianz Arena' kanë mposhtur Bayer Leverkusenin, 2:1.

Alcantara dhe Hummels shënuan për Baynerin, ndërsa Calhanoglu për Leverkusenin.

The post Ancelottit i kthehet buzëqeshja, fiton Bayerni appeared first on Mesazhi.com.

Chelsea mposht Tottenhamin

Posted: 26 Nov 2016 12:07 PM PST

Chelsea ka fituar derbin e javës në Ligën Premier ndaj Tottenham.

Djelmoshat e Antonio Contes kanë arritur të shënojnë një fitore të madhe ndaj 'Spursave', pasi kanë fituar me rikthim 2-1.

Golat në këtë takim u shënuan nga Pedro Rodriguez (45') dhe Victor Moses (51') për 'Blutë' dhe Christian Eriksen (11') për mysafirët.

The post Chelsea mposht Tottenhamin appeared first on Mesazhi.com.

SHBA, do të rinumërohen votat

Posted: 26 Nov 2016 11:24 AM PST

Tashmë është zyrtare: kandidatja presidenciale e partisë së gjelbërt në Shtetet e Bashkuara, Jill Stein ka depozituar pranë komisionit përgjegjës kërkesën për rinumërimin e votave në Wisconsin.

"Po luftojmë për sistemin e votimit që meritojmë, për një sistem tek i cili të besojmë se ka ndershmëri dhe siguri dhe se nuk është subjekt i vjedhjeve e manipulimeve. Po luftojmë për të treguar se meritojmë këtë lloj sistemi në këto zgjedhje dhe në çdo zgjedhje tjetër", ka thënë Jill Stein

Stein ka paguar një detyrim prej 1,1 milionë dollarësh për të arritur rinumërimin në Wisconsin e javën që vjen, planifikon të bëjë të njëjtën gjë edhe në Michigan e Pensilvani. Komisioni zgjedhor i Wisconsinit po nis përgatitjet për rinumërimin, Një lëvizje kjo që siç u kujdes Stein të shpjegonte, synon vlerësimin e paprekshmërisë së sistemit dhe jo minimin e fitores së Donald Trumpit.

Ndonëse përpjekjet e politikanes së gjelbërt mund të rindezin shpresën e mbështetësve të zhgënjyer të demokrates Hillary Klinton, shanset që rinumërimi të përmbysë rezultatin nuk janë të mëdha pasi marzhi i fitores së Trumpit në te tre shtetet në fjalë, ndonëse jo shumë i thellë, është i mjaftueshëm për të mos i kthyer në trofe të Klintonit. Republikani e mposhti atë në Pensilvani me 70,010 vota, në Michigan me 10,704 dhe në Wisconsin me 27,257 vota.

The post SHBA, do të rinumërohen votat appeared first on Mesazhi.com.

Sulm racist ndaj një faltoreje në Suedi

Posted: 26 Nov 2016 11:21 AM PST

STOCKHOLM (AA) – Një sulm racist ka ndodhur Stockholm të Suedisë, ndaj një faltoreje që administrohet nga Kryesia e Çështjeve Fetare të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Disa persona kanë hyrë në ambientet e kësaj faltoreje e cila ndodhet në lagjen Bredeng dhe kanë vizatuar kryqe të thyer naziste në muret e saj, si dhe kanë tentuar ta djegin duke hedhur fishekzjarrë.

Orhan Karan, Drejtori i Shoqatës Kulturore Muslimane Turke në Bredeng, duke dhënë detaje mbi ngjarjen, ka thënë: ‘Rreth gjysmë orë pasi ne dolëm nga falja e namazit të sabahut, disa persona kanë hyrë në faltore dhe kanë vizatuar kryqe të thyera naziste në mure, si dhe kanë hedhur fishekzjarrë me qëllim djegien e faltores.

Duke theksuar se policia ka shkuar në vend ngjarje dhe ka mbajtur raportin përkatës, Karan në vijim ka thënë se një pjesë e tapeteve janë djegur si pasojë e sulmit.

Dy muaj më parë një sulm racist ka ndodhur ndaj xhamisë më të madhe dhe më të vjetër në Stockholm. Në dyert e saj ishte shkruar me bojë ‘Islami është fe e së keqes’.

The post Sulm racist ndaj një faltoreje në Suedi appeared first on Mesazhi.com.

Luksemburg, tubim kundër terrorit dhe në mbrojtje të demokracisë

Posted: 26 Nov 2016 09:34 AM PST

Turqit në Luksemburg janë tubuar në një miting kundër terrorizmit dhe pro demokracisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Tubimi i titulluar “Mallkim terrorit dhe ftesë në demokraci”, është zhvilluar në sheshin Theatre të Luksemburgut. Ai ka filluar me intonimin e himnit të Turqisë dhe të Luksemburgut. Në të morën pjesë organizata të ndryshme joqeveritare si dhe Unioni i Turqve Demokratë të Europës (UETD).

“Mallkuar qoftë PKK”, “Mallkuar qoftë FETÖ”, “Dëshmorët nuk vdesin”, ishin këto disa nga sloganet e të pranishmëve ndërkohë që mbanin në duar pankarta me mbishkrimet, “Terrori nuk ka fe, gjuhë dhe racë”, “PKK=DEASH=YGP=PYD=FETÖ” dhe ‘Europë mjaft me ndihmën ndaj terrorit’.

Në tubim kishte edhe flamuj të Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS). Në këtë tubim është lexuar edhe një thirrje ndaj BE-së ku shkruheshin pritshmëritë e të pranishmëve ndaj vendeve të këtij unioni.

The post Luksemburg, tubim kundër terrorit dhe në mbrojtje të demokracisë appeared first on Mesazhi.com.

Erdoğan: Turqia sot udhëheq një luftë të re për pavarësi

Posted: 26 Nov 2016 09:33 AM PST

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, sot në Stamboll porositi se 90 vjet pas themelimit të Republikës së Turqisë, vendi i tij përsëri udhëheqë luftë për pavarësi, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan mori pjesë në ceremoninë e hapjes së impiantit të avancuar biologjik për pastrimin e ujërave të zeza në Stamboll, dhe me këtë rast komentoi zhvillimet e fundit në vendin e tij.

“Turqia në tre vitet e fundit është duke kaluar nëpër një rreth të zjarrit. Ne duhet t’ia japim emrin e vërtetë kësaj lufte. Ne jemi duke bërë një luftë të re për pavarësinë, 90 vjet pas themelimit të Republikës. Situata në të cilën ndodhemi aktualisht është në kuptimin e sakt të fjalës, një lufte të re për pavarësi. Përveç kësaj, kjo luftë nuk është vetëm në një front, ajo zhvillohet në nivelin ushtarak, politik, diplomatik, ekonomik dhe social”, ka thënë Erdoğan.

Duke folur për luftën kundër organizatës terroriste FETO, e cila është përgjegjëse për tentimin e grusht shtetit më 15 korrik, në këtë vend, Erdoğan tha se anëtarët e FETO-s do të paguajnë për të gjitha dëmet që ia kanë shkaktuar Turqisë.

“Gjithçka që kërkon ligji do të zbatohet dhe ata do të paguajnë çmimin. Ata do të paguajnë çmimin e 238 të vrarëve dhe 2.193 të plagosurve në përpjekjen për grusht shteti. Ata do të paguajnë gjithashtu edhe çmimin e aktiviteteve të paligjshme në lidhje me provimin pranues në shërbimin publik”, ka thënë presidenti Erdoğan.

Ai tha se tentimi i 15 korrikut është sulmi më i egër ndaj Turqisë, në një seri sulmesh në këtë vend, në tre vitet e fundit.

“15 korriku nuk është tentim i grusht shtetit të dinamikës së brendshme të Turqisë, por tentim i grusht shtetit të bandave që punojnë me urdhër të forcave të jashtme. Ne prandaj themi për grusht shtetin se kjo ishte një përpjekje e pushtimit”, tha Erdoğan.

Ai po ashtu komentoi edhe rreth kritikave për gjendjen e jashtëzakonshme në Turqi, duke shtuar se vendi i tij pas përpjekjes për grusht shteti dhe një numër sulmesh të përgjakshme terroriste për herë të dytë ndodhet në gjendjen e jashtëzakonshme tre-mujore.

“Nuk do të përfundoj me kaq. Kjo mund të zgjasë edhe për tre muaj tjerë, ndoshta edhe tre të tjerë pas kësaj. Ky nuk duhet të jetë preokupimi juaj. Për këtë do të vendosë qeveria, parlamenti. Vallë ky vend udhëhiqet nga qeveria e tij apo nga Parlamenti Evropian? Duhet ta dini se ku është kufiri, sepse ato kohëra që moti kanë kaluar”, tha Erdoğan.

Në lidhje me miratimin e projekt-vendimit nga Parlamenti Evropian (PE) në lidhje me Turqinë, Erdoğan dënoi mesazhin për Turqinë “për të mos luftuar kundër terrorizmit”, duke thënë se vendi i tij pothuajse çdo ditë është dëshmitar i sulmeve terroriste.

“Të mos luftojmë terrorizmin, do të thotë t’i dorëzohemi atij”, tha presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

The post Erdoğan: Turqia sot udhëheq një luftë të re për pavarësi appeared first on Mesazhi.com.

Qytetarët e Kosovës vazhdojnë mbajtjen e armëve pa leje

Posted: 26 Nov 2016 09:26 AM PST

Posedimi i armëve pa leje, mbetet një ndër shqetësimet e vazhdueshme në Kosovë, jo vetëm për organet e rendit, por edhe si kërcënim për sigurinë e qytetarëve.

Në periudhën kohore janar – korrik të këtij viti, sipas policisë, rreth 20 persona kanë vdekur si pasojë e vrasjeve me armë pa leje.

Autoritetet e rendit thonë se si pasojë e përdorimit të armëve të zjarrit, gjatë kësaj periudhe kohore ka pasur edhe një numër të konsiderueshme të personave të plagosur.

Daut Hoxha, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës thotë për Radion Evropa e Lirë se gjatë periudhës kohore janar – shtator, janë konfiskuar 845 arme zjarri dhe është konfiskuar një sasi e konsiderueshme e municionit [10,500].

“Rastet e tilla të vrasjeve, në përgjithësi, janë tepër shqetësuese dhe shkaktohen për motive të ndryshme. Përderisa vendimet lidhur me rastet e tilla dhe përcaktimi i dënimeve është kompetencë e organeve të drejtësisë”.

“Nëse iu referohemi statistikave lidhur me zbulimin e rasteve të vrasjeve nëpër vite, Policia e Kosovës ka arritur nivelin e zbulueshmërisë së rasteve të tilla mbi 75 për qind. Disa raste të vrasjeve janë me autor të njohur, kurse disa nga rastet janë në proces hetimor dhe Policia në bashkëpunim me Prokurorinë i trajton me një seriozitet të madh”, thotë Hoxha për Radion Evropa e Lirë.

Zyrtarët e Policisë së Kosovës, bëjnë të ditur se numri i armëve ilegale në Kosovë vazhdon të jetë i madh.

Dukuria e armëmbajtjeve pa leje është shqetësuese, thotë edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës Anton Çuni nga Lidhja Demokratike e Kosovës, anëtar i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Institucionet e specializua, të cilat i kanë statistikat më të sakta, i kanë analizat më të thella lidhur me këto fenomene. Jam më se i bindur se tani kanë kapacitete dhe kanë potencial që t'i ngritin të gjithë mekanizmat për të parandaluar çdo qytetar që të posedojë armë ilegale”, konsideron Çuni.

Kuvendi i Kosovës deri më tani ka miratuar dy ligje për armët që rregullojnë këtë fushë.

Është Ligji për armët dhe Ligji për pajisen me armë të institucioneve të sigurisë.

Qeveria e Kosovës pritet të sponsorizojë edhe një projekt-ligj që ka të bëjë me legalizimin, dorëzimin e armëve, eksplozivëve dhe municionit.

Deputeti Çuni konsideron se tash në Kosovë është koha që armët të mos shihen si mjet për mbrojtje. Sipas tij, Kosova i ka institucionet e veta, të cilat duhet të veprojnë dhe të ofrojnë siguri për secilin qytetar.

“Me funksionalizimin e ligjeve, me marrjen e përvojave nga shtetet, të cilat e kanë një rrugëtim të përafërt me ne, qytetarët do të arrijnë të krijojnë një besueshmëri më të lartë në raport me institucionet e rendit dhe ligjit, mbrojtjes e të tjera, dhe kështu çdo qytetar ta ndiejë veten të sigurt, si në familje, e po ashtu edhe gjatë lëvizjes në vend të punës apo kudo që të jetë”, thekson ai.

Megjithatë, një numër i madh i armëve pa leje vazhdojnë të mbeten në duart e qytetarëve, pa marrë parasysh se cilit nacionalitet i takojnë. Këtë e dëshmojnë edhe rastet e krimeve, incidentet apo edhe konfiskimet.

Plator Avdiu, hulumtues nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se mbajtja e armëve ilegale në Kosovë vlerësohet të jetë në numër të madh dhe për këtë arsye ka shqetësime serioze sa i përket sigurisë publike në vend. Një gjendje e tillë, sipas tij, paraqet rrezik të madh për sigurinë publike në vend.

Avdiu thotë se nëse bëhet krahasim me numrin e madh të armëve ilegale që janë në duart e qytetarëve të Kosovës dhe mundësisë së rrezikimit të sigurisë publike, prapëseprapë mund të thuhet se situata është më e mirë, por potencialisht, shton ai, ekziston rreziku që ato të keqpërdoren nga qytetarët.

“Nëse fushatat vetëdijesuese nuk kanë efekt, atëherë institucionet e Kosovës duhet të zbatojnë Ligjin për Armët, i miratuar në Kuvendin e Kosovës vitin e kaluar. Aty specifikohet sa i përket pajisjes me leje për kategori të armëve”.

“Por, institucionet e vendit (përveç disa rasteve të konfiskimit), deri tash nuk kanë ndërmarrë veprime serioze për konfiskimin dhe parandalimin e përdorimit të armëve pa leje. E, me këtë, as nuk është bërë regjistrimi i armëve dhe mundësia e legalizimit të tyre, por edhe që të informohen qytetarët për rrezikun që mund të përbëjë edhe për sigurinë publike, mbajtja e armëve ilegale”, shpjegon Avdiu.

Pasojat e pasluftës, pastaj frika, mosbesimi tek institucionet, si dhe tradita, janë disa nga arsyet pse qytetarët e Kosovës, konsiderohet se mbajnë armë në mënyrë të paligjshme, thonë njohësit e çështjeve të sigurisë.

Ulja e numrit të mbajtjes së armëve pa leje nga qytetarët, sipas tyre, do të mbetet sfidë për Kosovën.

Ndërkaq, një pjesë e ekspertëve konsiderojnë se si zgjidhje mund të jetë edhe legalizimi, në mënyrë që njerëzit që posedojnë armë, do ta merrnin përgjegjësinë.(REL)

 

The post Qytetarët e Kosovës vazhdojnë mbajtjen e armëve pa leje appeared first on Mesazhi.com.

Fiton Liverpooli, kryeson tabelën në Premier Ligë

Posted: 26 Nov 2016 09:22 AM PST

Liverpooli ka shënuar fitore të vështirë në 'Anfield Road' ndaj Sunderlandit me rezultat 2:0.

'TheReds' golat që ia sollën tre pikë i shënuan në pjesën e dytë.

Ndeshja nuk nisi mirë për Liverpoolin që në minutën e 34' mbeti pa Coutinhon, që pësoi një lëndim të rëndë.

Zëvendësuesi i Coutinhos, Origi, shënoi në minutën e 75' një gol të bukur, për 1:0.

Golin e dytë e shënoi Milner nga penalltia në minutën e 90'.

Kjo fitore e pozicion në krye të Premierligës Liverpoolin, me 30 pikë, aq sa ka edhe City, por duhet të presin ndeshjen Chelsea – Tottenham.

The post Fiton Liverpooli, kryeson tabelën në Premier Ligë appeared first on Mesazhi.com.

Ronaldo, vendimtar në fitoren e Realit

Posted: 26 Nov 2016 09:20 AM PST

Real Madridi ka fituar ndaj Sporting Gijon me rezultat 2-1.

Vendasit ishin duksh më të mirë në këtë takim, por u munduan mjaft shumë për të arritur te fitorja.

Goli i parë erdhi në minutën e pestë nga Cristiano Ronaldo, i cili nuk gaboi nga pika e bardhë.

cym1gwixgaanf9g

Portugezi shënoi edhe një herë në minutën e 18-të, pas një harkimi të bukur nga Nacho, Ronaldo me një goditje të mirë me kokë mposhti portierin kundërshtar.

Mysafirët u përgjigjën në minutën e 35-të me golin e Carlos Carmonas dhe me rezultatin 2-1 përfunduan 45 minutat e parë.

Rastet më të mira për gol në pjesën e dytë kishin Karim Benzema dhe Nacho, por asnjëri nuk arriti të tund rrjetën kundërshtare.

Mysafirët mund të barazonin rezultatin sikur në minutën e 78-të të shënonte nga pika e bardhë Duje Cop, i cili gjuajti jashtë.

Pas kësaj fitore Reali vazhdon në vendin e parë me 33 pikë, e ndjekur nga Barcelona me 26 pikë, por me një ndeshje më pak. Kurse Gijon vazhdon në pozitën e 18-të me nëntë pikë.

Ndeshja e ardhshme e Los Blancos është ndaj Barcelonës.

The post Ronaldo, vendimtar në fitoren e Realit appeared first on Mesazhi.com.

SBASHK-u kërkon tri paga për mësimdhënësit – pas pensionimit

Posted: 26 Nov 2016 09:18 AM PST

Më shumë se njëmijë mësimdhënës në Kosovë që kanë dalë në pension vitin e kaluar dhe gjatë këtij viti, nuk kanë arritur t'i marrin tri paga me rastin e pensionimit, ashtu siç u takon sipas Kontratës Kolektive.

Komunat, sipas ligjeve, kanë obligim që t'i paguajnë pagat për punëtorët e arsimit, por edhe për ata që dalin në pension. Për këtë çështje, Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, kërkon nga autoritetet lokale në Kosovë, që të respektohet Kontrata Kolektive për Arsimin Parauniversitar, në të kundërtën do të ngrenë padi ndaj disa komunave.

Në Kontratën Kolektive të Arsimit Parauniversitar, të nënshkruar në vitin 2014 nga Ministria e Arsimit dhe Sindikata e Arsimit, ndër të tjera thuhet se punëtorët (anëtarë të SBASHK-ut) që dalin në pension, përfitojnë pagesë përcjellëse në lartësi të tri pagave, sipas mesatares së tri pagave të fundit të punëtorit.

Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut, për Radion Evropa e Lirë, thotë se përveç komunës së Obiliqit dhe Drenasit, komunat tjera të Kosovës po hezitojnë të zbatojnë këtë obligim.

Jasharaj, tregon se mbi 21 mijë është numri i anëtarëve të SBASHK-ut.

"Pasi që komunat nuk e kanë kryer këtë obligim, ne (SBASHK) edhe një herë po i ftojmë përmes ftesave zyrtare, që të bëjnë, nëse nuk e bëjnë atëherë përgjigjet e tyre negative do të na detyrojnë që lëndën ta bartim në gjykatë", thotë Jasharaj.

Sipas Jasharajt, mbi 1200 euro llogariten tri paga të punëtorëve të arsimit të shkollave fillore, që duhet t'i gëzojnë pas pensionit, kurse mbi 1300 euro mësimdhënësit e shkollave të mesme.

Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, shprehen se kjo çështje është diskutuar disa herë në takimet e rregullta me drejtorët e drejtorive komunale të arsimit.

Alush Istogu, drejtor i Departamentit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, për Radion Evropa e Lirë, thekson se ky obligim duhet të përfundohet sipas marrëveshjes se nënshkruar. Ai beson se me një planifikim më të mirë buxhetor të komunave, këto paga nuk do të paraqesin problem për ekzekutim.

"Sigurisht që kanë probleme buxhetore, nuk i kanë planifikuar, dhe unë besoj se kanë mundësi, që të bëhet planifikimi i tyre, kur të bëhet plani buxhetor dhe të bëhet ekzekutimi i atyre pagave", thekson Istogu.

Rrahman Jasharaj, në anën tjetër, thotë se fjalën përfundimtare për këtë çështje duhet ta japin autoritetet e drejtësisë.

"Ne do të lëmë që fjalën e fundit ta thotë gjykata, por nga përvoja që kemi deri më tash, paraqitjet individuale nëpër gjykata, ata të gjithë i kanë fituar lëndët. Mësimdhënësit tanë i kanë marrë vendimet nga gjykatat që u takojnë tri pagat, dhe besojmë se kur shkojmë me lëndë unike për të gjithë mësimdhënësit do ta përfitojmë lëndën", shpjegon ai.

Përveç tri pagave, punëtorët anëtarë të SBASHK-ut, që dalin në pension, sipas Kontratës përfitojnë edhe shpërblime jubilare në bazë të përvojës se punës.

The post SBASHK-u kërkon tri paga për mësimdhënësit – pas pensionimit appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more