Skip to main content

“Malësi e Madhe, plagosin një person për motive hakmarrje, në pranga atë e bir” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Malësi e Madhe, plagosin një person për motive hakmarrje, në pranga atë e bir” plus 9 more Gazeta SHQIP


Malësi e Madhe, plagosin një person për motive hakmarrje, në pranga atë e bir

Posted: 02 Nov 2016 02:48 AM PDT

policia-makinatPolicia në Malësinë e Madhe ka vënë në pranga 3 persona me akuzën e plagosjes me dashje dhe kanosjes. Burime nga policia lokale bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit  Dan Toskaj, 60 vjeç (babai), Besmir Toskaj, 34 vjeç (i biri) Edmir Toskaj, 36 vjeç (nipi), të 3 banues në Malësi të Madhe.

Këta 3 shtetas dyshohet se tek një lokal në fshatin Vrakë kanë goditur me sende të forta shtetasin Q.S. për motive hakmarrje pasi prej disa vitesh janë në konflikt të ashpër si familje.

I dëmtuari ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja serioze për hakmarrje ose për gjakmarrje”.

2 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Vietnam, zjarr në një lokal, 13 të vdekur

Posted: 02 Nov 2016 02:45 AM PDT

_92219351_hi03617228013 persona kanë mbetur të vdekur për shkak të një zjarri që përfshiu një sallë karaokesh në Vietnam. Raportohet se zjarri shpërtheu në barin 8-katësh në lagjen Cau Giay të qytezës Hanoi të martën pasdite.

Zjarrfikësve iu desh 5 orë për të shuar flakët, ndërsa 2 policë mbetën të plagosur gjatë operacionit të shpëtimit.

Zjarri u përhap në tre ndërtesa fqinje, si dhe dogji një makinë dhe motorë jashtë në rrugë. Kryeministri i Vietnamit Nguyen Xuan Phuc ka urdhëruar policinë për të hetuar shkakun e zjarrit.

2 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Pogradec, 26-vjeçari vjedh dhe mban të izoluar fqinjin, shpallet në kërkim

Posted: 02 Nov 2016 02:30 AM PDT

policia-patrulla-rruge-tirane-619x356Një 26-vjeçar nga Pogradeci ka vjedhur me dhunë bashkëfshatarin dhe më pas e ka mbajtur atë të izoluar nën kërcënimin e armës. Mësohet se policia filloi procedimin penal si edhe shpalli në kërkim Fation Bonon, banues në fshatin Vërdovë, me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimit kundër personit.

Procedimi ndaj tij filloi pas kallëzimit të bërë nga shtetasi L.M, 35 vjeç, i cili ka deklaruar se Bono duke përdorur dhunë fizike, si edhe duke e kërcënuar me armë i ka përvetësuar këtij të fundit rreth 15 m sterë dru zjarri nga banesa e tij dhe më pas e ka mbajtur këtë shtetas të izoluar rreth 2 orë nën kërcënimin e armës, në vendin e quajtur "Gurore" mbi fshatin Vërdovë.

Nga ana e Policisë, po vijon puna për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat penale: "Vjedhja me dhunë", "Heqja e paligjshme e lirisë".

2 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Gjermani, romët surprizojnë me pjesë teatrale nëpër Europë

Posted: 02 Nov 2016 02:30 AM PDT

Një projekt inovativ për teatrin rrëfen historinë e romëve në përpjekjet për një jetë më të mirë dhe të sigurtë. Ansambli multikulturor ka mbledhur për teatrin histori reale nga Ballkani

FotMe sa duket klishetë ekzistojnë për t’u përdorur që pastaj të shpërbëhen. Ky do të ishte, thënë përmbledhtazi, mesazhi më i rëndësishëm i projektit teatral “The Journey/Drom”, premiera të cilit u dha së fundmi në Berlin. Por ansambli multikulturor nga Rumania, Hungaria, Kosova, Serbia si edhe nga Gjermania është përpjekur për më shumë, se sa të zbërthejë paragjykimet. Aktorët romë dhe jo romë donin të krijonin një vetëdije tjetër për problematikën komplekse të refugjatëve, me të cilën përballet Europa. Nën cilat kushte janë larguar romët nga Serbia? Me çfarë vështirësish janë ndeshur gjatë udhëtimit? Cilat ishin ëndrrat e tyre? Çfarë ka ndodhur me këto ëndrra? Ka refugjatë „të mirë” dhe „të këqinj”?

Përgatitja

Për romët nga Ballkani, itinerari nga Novi Sad, në Budapest deri në Berlin është rruga e vetme për të kërkuar azil në Gjermani. Shumë vetë i hyjnë kësaj rruge 1000 kilometra në kamionë të tejmbushur për të ardhur në një vend të huaj, duke lënë pas vendlindjen. Në disa qëndrime të artistëve në qytete të ndryshme u mblodhën histori reale të romëve. Këto ishin baza e pjesës për skenë dhe një fotonovele. Grupi përgatitor fokusohet tek identiteti dhe kultura rome. Brina Stinehelfer, një nga iniciatoret e projektit shpjegon për Deutsche Wellen gjendjen e romëve të ekspozuar ndaj paragjykimeve dhe racizmit kudo në Europë." Bëhet fjalë për fate të ndryshme, nga rajone të ndryshme. Situata e tyre ka ndryshuar shumë, pasi Gjermania i shpalli vendet e Ballkanit si vende të sigurta origjine. Për shumë vetë u bë e pamundur jetesa në Gjermani." Ajo rrëfen për romë që kanë lindur në Gjermani dhe pas 20 vitesh qëndrimi u kthyen në një “vendlindje", të panjohur për shumë prej tyre.

Me këtë projekt ky ansambël multikulturor përpiqet të zgjojë më shumë vëmendjen dhe të rrisë përfaqësimin për pakicën më të madhe në Europë, romët. “Fakti që në jemi gjithë kohës në lëvizje, nuk është një gjë e vetëzgjedhur. Sot dihet që ne jemi të detyruar për këtë", thotë Hamz Bytyçi në bisedë me Deutsche Wellen, një artist nga Kosova që jeton prej vitesh në Berlin dhe angazhohet për të drejtat e romëve.

Rezultatet e grupit artistik multikulturor u vunë në skenë në një pjesë satirike, një lojë brenda lojës, ku aktorët marrin edhe një rol tjetër. Ata duan publikut në sallë, t’i rrëfejnë për një film dokumentar. Të gjitha pritshmëritë për romët zbërthehen një pas një në një pjesë të tillë teatrale – me humor të zi, një frymë kaosi dhe momenteve prekëse, që të bëjnë të kuptosh se ç’do të thotë të jesh rom sot në Europë.

Projekti „ The Journey/Drom” u inicua dhe u vu në skenë nga Per Aspera (Berlin) në bashkëpunim me RomaTrial (Berlin), Kulturanova (Novi Sad) dhe Pro Progressione (Budapest). Premiera të tjera priten në Serbi, Hungari dhe Rumani.

2 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com) / DW

Konflikti për pronën, 40-vjeçari tenton të vrasë bashkëfshatarin, arrestohet

Posted: 02 Nov 2016 02:22 AM PDT

policiaNjë konflikt pronësie në fshatin Torovicë të Lezhës, që mund të përfundonte tragjikisht është parandaluar nga policia.

Mësohet se ndërhyrja e policisë parandaloi ngjarjen e rëndë dhe arrestoi në flagrancë autorin e dyshuar Agron Gjeka, 40 vjeç banues ne fshatin Torovicë Lezhë

"Ky shtetas pas një konflikti për motive pronësie ka tentuar të vrasë me armë gjahu shtetasin L.B. 31 vjeç, banues në fshatin Torovicë Lezhë", njofton policia.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë dhe Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të gjahut”.

2 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Durrës, dhunonte bashkëshorten, arrestohet 40-vjeçari

Posted: 02 Nov 2016 02:14 AM PDT

dhune-fizike1-620x620Një 40-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas së tij.

Mësohet se Gentian Prifti akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases me inicialet Y.P., 37 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Dhunë në familje".

2 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Çako pritet nga kreu i Europol: Bashkëpunimi me Shqipërinë i shkëlqyer

Posted: 02 Nov 2016 02:08 AM PDT

14915554_1852394575046905_2873429664425702648_nDrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako zhvilloi një vizitë në Europol, ku u prit nga kreu i organizatës së Bashkimit Europian për zbatimin e ligjit.

Vizita e organizuar me mbështetjen e Misionit e Asistencës së Bashkimit Europian Pameca vjen pas disa takimesh dhe pjesëmarrjesh në nivel operacional të suksesshme, ku Policia e Shtetit ka marrë pjesë krah për krah me partnerin e saj strategjik dhe operacional Europol.

Gjatë takimit me Rob Wainwright, Çako shprehu gatishmërinë dhe vullnetin policisë shqiptare për të rritur bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë strategjikë dhe ne veçanti me Europolin.

Ndërkohë, kreu i Europol vlerësoi se partneriteti dhe bashkëpunimi me Shqipërinë është në nivel të shkëlqyer dhe se Europoli do të jetë i hapur dhe do të përfshijë Policinë Shqiptare në të gjitha veprimtaritë si shprehje e besimit qe tashme Policia e Shtetit  ka fituar tek partnerët ndërkombëtarë.

Në takimin me drejtorin e Europolit, Drejtori i Policisë së Shtetit bëri një përmbledhje të bashkëpunimit të suksesshëm me Europolin që nga nënshkrimi i marrëveshjes operacionale dhe strategjike në dhjetorin e vitit 2013.

Nga momenti i nënshkrimit të marrëveshjes është rritur në mënyrë eksponenciale shkëmbimi i informacioneve dhe tashmë marrim pjesë rregullisht në shumë operacione të përbashkëta me Europolin dhe shkëmbimi i të dhënave nëpërmjet rrjetit të sigurt të Europolit SIENA e ka mundësuar këtë.

Në këtë optikë asistenca e Europolit në përmirësimin e analizës kriminale në përgjithësi dhe asaj SOCTA në veçanti si edhe përfshirja e Policisë së Shtetit në hetimet e përbashkëta është një prioritet që Policia e Shtetit është duke kërkuar me vendosmëri dhe duke e ndjekur me këmbëngulje në zbatim të prioriteteve të Qeverisë Shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit  dhe formave të tyre si edhe të trafikut të paligjshëm e migracionit të paligjshëm.

Duke konfirmuar se bashkëpunimi me Shqipërinë është në nivel të shkëlqyer ai theksoi se Europoli do të jetë i hapur dhe do të përfshijë Policinë Shqiptare në të gjitha veprimtaritë si shprehje e besimit qe tashme ajo ka fituar tek partnerët ndërkombëtarë.

Gjithashtu, ai pranoi ftesën e bërë nga Drejtori i Policisë shqiptare për të vizituar Shqipërinë së shpejti.

2 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Mungesa e energjisë elektrike, OSHEE: 70% e defekteve janë zgjidhur, por ka ende probleme

Posted: 02 Nov 2016 01:58 AM PDT

oshee-640x467Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në një sqarim publik ka bërë të ditur se vijon ende puna për zgjidhjen e defekteve për energjinë, pas ndërprerjeve të djeshme në Tiranë.

Sipas OSHEE, rreth 70 % e defekteve janë zgjidhur, ndërsa probleme ka tek Kodra e Diellit, Selitë e deri tek zona e Liqenit Artificial.

"Janë zgjidhur defektet te Komuna e Parisit. Janë zgjidhur defektet te ‘Myslym Shyri’ dhe ‘Rruga e Kavajës", thuhet në njoftim.

2 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Morinë, arrestohet doganieri, kalonte mallra kontrabandë

Posted: 02 Nov 2016 01:52 AM PDT

pranga 22Policia ka arrestuar një doganier të pikës kufitare Morinë në Kukës. Ai akuzohet se ka lejuar mallra kontrabandë. Në pranga u vu dhe një shtetas kosovar, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin udhëtonte, u gjetën dhe sekuestruan mallra kontrabandë ,këpucë, të cilat i ka kaluar në doganën e Morinës.

Të arrestuarit janë: Saimir Thaçi, 30 vjeç, banues në Krumë-Has, me detyrë doganier të kontrollit fizik në doganën e Morinës-Kukës, për veprën penale "Kontrabanda nga punonjësit që lidhen me veprimtarinë e doganave".

Afrim Sopaj, 33 vjeç, banues në Suharekë- Kosovë, për veprën penale ''Kontrabanda me mallra të tjera''.

Arrestimi i tyre u krye më 1 nëntor, ndërsa procedimi penal kishte nisur më 29 shtator  mbi bazë informacioneve të siguruara me metoda speciale të hetimit.

"Arrestimi i shtetasit Sajmir Thaçi u bë pasi, duke qenë në detyrë nuk ka kryer veprimet doganore ndaj mjetit tip ‘Golf 4’, me targa 04-583FE, me drejtues shtetasin Afrim Sopaj, i cili  transporton mallra kontrabandë"

Arrestimi i shtetasit Afrim Sopaj, u bë pasi mbi bazën e  informacioneve të marra në rrugë operative se ky shtetas transportonte mallra kontrabandë  u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij ku gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin udhëtonte, ju gjetën dhe sekuestruan mallra kontrabandë(këpucë), të cilat i ka  kaluar në doganën e Morinës", njofton policia.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale "Kontrabanda nga punonjësit që lidhen me veprimtarinë e doganave" dhe  ''Kontrabanda me mallra të tjera''.

2 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

EDI RAMA, SANÇO PANÇO DHE PORTALET

Posted: 02 Nov 2016 12:20 AM PDT

Fadil LepajaAi me gjasë, në rininë e tij, si rebel që ishte, shihte tinëz në televizionet jugosllave! Dëgjonte tinëz muzikën e Goranit, Migjenit, Kusturicës ( këtij më vonë do të i ketë parë edhe filmat), të cilët duket se kanë lanë një mbresë të pashlyeshme te artisti i ri që po formësohej në një regjim ku këto konsideroheshin devijime dhe joshje nga revizionizmi, imperializmi dhe … kush i mban mend më. Ndërkohë ai u rrit, u bë një djalë i madh, i gjatë gjithsesi, dhe rebel me apo pa arsye. Si duket eksperimentoi gjatë duke e kërkuar veten në profesione dhe angazhime të ndryshme derisa u gjet në politikë. Shpejt e kishte kuptuar se vetëm aty mund të eksperimentohet pafundësisht, me shpenzime të publikut. Vetëm në politikë bëhesh i famshëm pa bërë gjë. Ose duhet të kesh "asetet" e Kallashit.

Tash, të dalim aty ku po na dhemb dhëmbi të gjithëve. Kështu shpëtoj edhe nga rreziku të më ndërhyjë në fjalë. Debati i zhvilluar këto ditë  në Prishtinë, sipas Edit e nxiti kryengritjen digjitale në profilin e tij në facebook. Nga kjo mund të nxjerrim përfundim se në këtë debat ai Ishte fitimtar, apo vetëm na duket kështu, sepse Edi sillet ashtu, por këtë po ua lë të e vlerësoni vet.

Sido që të jetë, Edi Rama, në Prishtinë e dha kumtin të cilin qytetarët e Kosovës ende nuk e kanë ndier sa duhet, atë se Serbia e paska humbur dhe se shqiptarët e paskan fituar luftën. Ky mesazh ndoshta do të duhej të përcillej nga politikanët lokal, në Prishtinë, por kjo nuk ndodhi ende sepse atyre u mungonte vetëbesimi qoftë edhe i rremë, pastaj ata ishin të zënë me punë të tjera dhe nuk kishin kohë për popullin. Fundja, popullin këtu do e gjenin, ndërkohë që buxheti, donacionet ndërkombëtare edhe privatizimet, mund të u iknin nga duart. Mund të ikin për një dimër 5% apo dhjetë, por jo më shumë. Pastaj e kanë kuptuar tashmë se populli nuk u beson. Prandaj bëjnë aq anketime me porosi, për të dërguar sugjestione te populli se çka dhe kë duhet të besojë.

Kështu, edhe pse pretendon se përcjell mesazhe evropiane, në fakt, Edi Rama, në debatin me analistët bëri vetëm nacionalistin dhe patriotin modern, sepse retorika e një euro- integristi do të tingëllonte krejt ndryshe, së paku do të pohonte se në këtë proces po fitojnë të gjithë, edhe serbët edhe shqiptarët, dhe se po humbiste vetëm ekstremi mesjetarë nacionalist andej dhe këndej llogoreve të luftës, ende të hapura në kokat tona.

Por, jo, Edi e do triumfin, dhe poshtërimin, sidomos ndaj analistëve kosovarë. Ana e mirë e këtij debati doli  mësimi se të fituarit  nga lufta doli të ishim ne, dhe kjo na gëzoi pa masë, le që na ra edhe befasisht. Sa për vet debatin, vështirë se ndonjë analizë sado serioze do e nxjerr fitimtarë "më të madhin e shqiptarëve" si e quajti moderatoja e "Prive". Por Edi Ramës nuk i duhet të e shpallin fitues , ai vet po sillej ashtu. Fitimtarët nuk sillen si humbës, i qortonte ai bashkëbiseduesit e tij skeptik.

Por, mos u ngatërroni, ju lutem, me dy paraqitje krejt ndryshe të tij. Ky shkrim vë përballë Edit nga debati, ku u dallua për arrogancë, Edin tjetër në një intervistë të shkurtër e cila duhet të jetë bërë përpara apo menjëherë pas debatit, ku ai lë shumë dyshime serioze nëse ishte vetvetja. Aty dukej i brishtë, i lëndueshëm, çapkën madje…Edhe rrebel edhe çapkën! Në fakt, në debat Edi i lavdëroi dhe falënderoi analistët që ishin vetvetja, por sa ishte ai vet, vetvetja?

I pyetur në këtë intervistën 60 sekondshe, se ku do të shkojë pas kësaj (interviste), ai i (vet)mbështetur për muri në stilin e James Dean, nga "Rrebel pa shkak", e mbase edhe pa e menduar mirë,  u përgjigj: "ku të më qojë Baton Haxhiu"! Kah po e qon, o Baton?

Nuk ka asgjë të keqe që heroi, apo tradhtari i rrëfimit tonë, politikani shqiptar dikur e adhuronte fshehtas  Goran Bregoviçin, Emir Kosturicën, dhe Ivo Andriqin, artin e tyre, por mund të i bëhet vërejtje mbase se së voni këtë e tha pa kurrfarë kompleksi edhe publikisht, në Beograd, ku ishte si njeriu i parë i qeverisë shqiptare. Edhe pse kjo nuk e bënë vetvetiu as hero e as tradhtar, ai me deklaratat e tij i lëndoi kosovarët, e mbase do të duhej edhe votuesit e tij, sepse këta artist serb, të famshëm gjithsesi,  njihen për anti – shqiptarizmën e tyre.

Ajo që nuk dëgjuam nga Edi, ishte se cili në fakt ishte karakteri i vizitës së tij në Beograd: ishte atje si artist apo si politikan. Ishte vizitë private apo publike? Apo ishte publiko-private?

Pyetje po aq me rëndësi për një lexues  nga Kosova është se si arriti që në fjalën e tij publike, të  formojë pa gabime këtë listë të personaliteteve që ai i adhuron, ku  të gjithë njihen si antishqiptarë, me bindje dhe angazhime. A kishte menduar Rama politikan se cili ishte mesazhi që po dërgonte te publiku serb duke shprehur adhurim për këto personalitete? Po bënte politikanin evropian, apo…? Po bënte pajtuesin apo mazohistin?  Është me rëndësi të kuptohet, për të kuptuar edhe profilin e tij prej politikani: e  bëri fjalimin vet apo e mori të gatshëm nga stafi?

Lëre, o portal, do të thoshte Edi. Duket ngushëlluese sidoqoftë, sepse ai e ka gjetur sharjen e tij politike. Ai i ka gjetur mullinjtë e tij të erës. Në intervistën 60 sekondëshe  e pyetën se cila është fjala më e ndytë të cilën e përdorë jo publikisht, dhe ai përgjigjet se nuk e thotë dot. Por e tha, publikisht: "o portal".

E në pyetjen se "Ku ke me shku mas këtuhit",  "më i madhi",  kryeministri virtual i Republikës së Shqipërisë, u përgjigj: "Ku të më qoj Baton Haxhiu".

Sancho Pancho, ia shërbeu analistët, nën një pllakë gramafoni apo nën një rrotë mulliri me erë, sido që të e ketë menduar  skenografi. "Më i madhi", i shihte nga lartë, jo veq në kuptimin fizik të fjalës. Sancho, si dihet u bënë  favore politikanëve, e këtë e pranon edhe vet me raste. Madje në një intervistë tjetër këto ditë pretendon se edhe UÇK –ja në njëfarë forme ishte virtuale dhe produkt i "Kohës Ditore" të asaj kohe kur ai ishte "Shefi" i gazetës. Kur e prodhoi një UÇK, përse të mos e prodhojë edhe një kryeministër digjital, apo virtual, gjithsesi gjithë shqiptar?

"O nuk thash asgjë, o ju nuk kuptoni asgjë" po i thoshte kryeministri virtual, gjithë shqiptar, njërit nga debutuesit i cili së paku provoi të refuzonte pozën fodulle të gjithëdijshmit që e kishte marrë ai. Hidhërohej Sancho, më shumë se "i madhi".

Mos u hidhëroni aman, po ku di ai gjë, o Edi? Ku ai, ku ti? Mbaje pozën ti! Nuk ka parë botën, ky i shkreti. Nuk ka vizë!

2 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more