Skip to main content

“Majko: E vërteta e kapjes së avionit amerikan nga MIG-ët shqiptar” plus 9 more - Gazeta Dita

“Majko: E vërteta e kapjes së avionit amerikan nga MIG-ët shqiptar” plus 9 more - Gazeta Dita


Majko: E vërteta e kapjes së avionit amerikan nga MIG-ët shqiptar

Posted: 12 Nov 2016 02:02 AM PST

Ish-Kryeministri Pandeli Majko sjell një rrëfim ndryshe lidhur me një nga ngjarjet që do të bënte bujë në kohën e komunizmit, siç ishte dhe kapja e avionit amerikan që aktualisht ndodhet në Muzeun e Gjirokastrës.
Majko sqaron se avioni amerikan u kap pasi pësoi një difekt në një nga motorët e tij.
Përmes këtij tregimi, indirekt deputeti socialist Majko jep edhe një mesazh për marrëdhëniet Shqipëri-SHBA, duke theksuar se “prodhuesja e avionëve dhe kohës që jetojmë di të përshtatet më shpejt se perdoruesit e përkohshëm të saj…”.
Postimi i plotë
Ky është avioni amerikan i "kapur" nga aviacioni shqiptar në periudhën e Luftës së Ftohtë. Ai ndodhet sot në muze, në kalanë e Gjirokastrës. Një krenari e dikurshme që tregonte forcen e Shqipërisë në një moment të caktuar.
Mbase edhe sot do të kisha të njëjtën ndjenjë sikur përpara viteve 90-të, im atë (një nga drejtuesit e aviacionit ushtarak shqiptar), ti binte "shkurt" entuziazmit tim djaloshar duke më shpejguar sekretin e kapjes së tij…
Avioni amerikan u "dorëzua" pasi i ishte prishur një nga motorët. Me këtë difekt ai nuk mund të shkëputej nga ndjekja e Migëve shqiptar.
Historitë e pashkruajtura nuk janë të këndëshme.
"Kjo nuk është e drejtë!" i thash tim eti vite më parë, gjimnazist. "Kjo është e vërteta! Mësohu me të…" – ishte përgjigja e dhimbsur e tim eti.
Ndodh ndonjëherë, që politika amerikane të duket në krizë. Ndodh që gjenden njerëz ta diskutojnë atë me kompetencë për paqartësitë e saj. E pashkruajtura mbetet edhe në këtë rast pezull.

Suksesi përkohshëm i kritikës do të ndryshket si avioni në këtë foto. Prodhuesja e avionëve dhe kohës që jetojmë di të përshtatet më shpejt se perdoruesit e përkohshëm të saj… Kjo është e vërteta. Mësohuni me të!
Këshilla ju vjen nga një pilot i mirë që respektoi prodhuesin… dikur. Sigurisht.
 
 
 

Iku dhe profesor Arbeni!

Posted: 12 Nov 2016 01:54 AM PST

(Homazh për shuarjen e Akademik Arben Putos)

Nga Ksenofon Krisafi

Teksa bisedonim së bashku me kolegët Pëllumb Xhufi e Fatos Tarifa për të fiksuar vendin dhe kohën e drekës së zakonshme, që kalonim herë pas here me profesorët tanë të dashur Luan Omari dhe Arben Puto, si një rit shumë i veçantë dhe shumë i bukur, na erdhi i beftë dhe i pabesueshëm lajmi i trishtueshëm i ikjes së profesor Arbenit. Nga konstelacioni i yjeve të shkencës, kulturës, arsimit u shkëput e iku edhe një tjetër yll. U shua Arben Puto, personalitet unikal i trevave shqiptare dhe europiane. Nuk mund ta pranojmë dot që nuk është më, mësuesi ynë i madh, edukatori i disa breznive juristësh dhe historianësh, themeluesi i doktrinës shqiptare të së drejtës ndërkombëtare dhe i historisë diplomatike të çështjes shqiptare, specialisti i klasit të parë për analizën dhe interpretimin e shumë problemeve të politikës së jashtme të shtetit shqiptar, mjeshtri i talentuar i të shkruarit.

U shua dalëngadalë, duke punuar si zakonisht përditë e përherë. Iku duke na lënë dhimbjen e zbrazëtirës së madhe, trishtimin e thellë të largimit të njeriut të mrekullueshëm dhe shumë të mirë, të kolegut dhe mikut të dashur e të pashoq. Por bashkë me dhimbjen na la edhe krenarinë që patëm nderin e veçantë të ishim nxënësit e më pas kolegët dhe miqtë e tij. Unë, posaçërisht kisha privilegjin e madh të isha për shumë vjet asistenti dhe bashkëpunëtori i tij i ngushtë, në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tiranës.

Profesor Arbeni u lind në qytetin e Gjirokastrës,në prill të vitit 1924, ku kreu edhe mësimet e para, të cilat i vazhdoinë liceun francez të Korçës (1935-1939), në liceun francez "Châteaubriant" në Romë dhe në liceun klasik po në Romë. Pjesëmarrja në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare, në fillim në qytetin e lindjes, në Gjirokastër dhe më vonë në Tiranë, e detyruan tëndërpriste shkollimin, për ta përfunduar pas çlirimit të vendit, në 1946, në gjimnazin e "Tiranës". Studimet e larta i kreu në Moskë, në Fakultetin e Drejtësisë dhe i përfundoi në 1951, në degën e së Drejtës Ndërkombëtare Publike. Pas kthimit në atdhe, në vitet 1951-1957, punoi në sektorin juridik të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Me hapjen e Universitetit të Tiranës, në vitin 1957, ishte pedagog dhe përgjegjës i Sektorit Shkencor në Fakultetin juridik, deri më 1990. Oratoria dhe elokuenca e tij në dhënien e leksioneve dhe në konferenca shkencore u dëgjua dhe u vlerësua edhe në universitete të huaja si në Sorbonë, Gjenevë, Romë, Bari, Londër, Athinë, Selanik, Stamboll, Prishtinë, Shkup, Vjenë, Bruksel, Berlin etj. Një faqe e ndritur e veprimtarisë së profesor Putos janë ligjërimet disavjeçare në Universitetin e Prishtinës në vitet '70 të shekullit të kaluar, ku, së bashku me kolegë të tjerë, gjithashtu personalitete të shquara të kulturës, arsimit, artit, shkencës, kontribuan në zgjimin dhe konsolidimin e ndjenjës kombëtare te studentët dhe njerëzit e zakonshëm të Kosovës.

Ai ishte një ndër veprimtarët e palodhur për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, veprimtaríqë e finalizoi me themelimin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, të cilin e udhëhoqi me guxim e mënçuri për shumë vjet.

Profesor Puto ishte një ndër negociatorët më kompetentë të delegacionit shqiptar në bisedimet zyrtare me delegacionin britanik në Paris, në vitin 1985 për çështjen e kthimit të rezervës së arit të Bankës Shqiptare.

Ai la pas jo vetëm kujtimin e ndritshëm të një personaliteti të shquar të kulturës dhe të shkencës në disa fusha, por edhe një varg veprash unikale, që përfaqësojnë kontribute të jashtëzakonshme në studimet shqiptare. Arben Puto ishte një ndër studiuesit më të mirë të çështjes shqiptare, i cili në mbi 15 botime madhore ka rrokur dhe ka trajtuar me kompetencë profesionale, me aftësi të spikatura tema të rëndësishme të historisë së shqiptarëve, duke filluar që nga dalja e çështjes shqiptare në Kongresin e Berlinit, te Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Konferenca e Ambasadorëve në Londër 1912-1913, Konferenca e Paqes e Versajës 1919, pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, çështja e caktimit të kufijve shqiptarë, njohja e shtetit dhe e qeverive shqiptare, zhvillimet politike në Shqipëri prej vitit 1912 deri në vitin 1939, Lufta italo-greke, Konferenca e Paqes e Parisit, 1946 etj.

Ndër to dallohen kryeveprat e tij "Shqipëria politike, 1912-1939" dhe "Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e Fuqive të Mëdha, 1912-1914".  "Pavarësia" tema madhore, që e kishte tërhequr shumë herët, si shprehje e një pasioni të pashuar, përbën veprën fondamentale kushtuar kësaj ngjarjeje të profesorit të madh. Ajo është një libër emblematik, që iu evokon shqiptarëve të vërtetat e mëdha të vlerave dhe të aftësive të tyre, shpeshherë të nëpërkëmbura, të mohuara dhe të sulmuara. Është modeli i shkëlqyer i një studimi të guximshëm, jo konformist, që dëshmon profesionalizëm të admirueshëm, që u qëndron larg miklimeve apo kërcënimeve të politikës, apo të qarqeve pseudoshkencore që duan të krijojnë histori të paqena ose të ngrenë nga hiçi personazhe fantomatike. Me dritën e fuqishme të të vërtetave që rrezaton, zhvleftëson çdo tentativë të dështuar për të prekur apo për të vënë njolla në historinë e shenjtë të shqiptarëve.

Në tërësinë e vet vepra voluminoze e akademikut Arben Puto, do të mbetet monument virtual për pavarësinë shqiptare, për shtetin e shqiptarëve në fillimin e shekullit të kaluar, për Ismail Qemalin dhe tërë plejadën e rilindësve dhe idealistëve të tjerë të shquar, që e bënë Shqipërinë, që iu dhanë shqiptarëve shtetin e vet, madje jo një por dy të tillë, Shqipërinë dhe Kosovën, të ndërtuar me kujdesin dhe përkushtimin maksimal, sipas modeleve më të mira perëndimore.

Akademiku Arben Puto, profesori ynë i dashur, bën pjesë në grupin e atyre personaliteteve të papërsëritshëm të një vendi, që gjithë jetën e vet, aftësitë e tij të gjurmuesit, vëzhguesit dhe analistit të përsosur dhe energjitë e pashtershme krijuese, i vuri në shërbim të nxjerrjes në pah të vlerave të kombit shqiptar dhe figurave të tij të ndritura si Abdyl Frashëri, Ismail Qemali, Fan Noli etj. të cilët i ka portretizuar me mjeshtëri si personazhe qendrorë të historisë së Shqipërisë, atdhetarë, politikanë, personalitete të mbrujtur me ideale të thella kombëtare, me kulturë të gjithanshme, me vizion dhe horizont të gjerë, me koncepte solide europiane e demokratike. Nga ana tjetër atij nuk i ka munguar kurajua dhe kompetenca profesionale për të nxjerrë në dritë edhe veprimtarinë antishqiptare të një numri personazhesh problematikë, të njollosur si kolaboracionistë të të huajve ose tradhëtarë të çështjes kombëtare.

Profesor Puto karakterizohej nga këmbëngulja shembullore, përkushtimi atdhetar, përgatitja shkencore, kultura e tejskajshme, talenti i admirueshëm dhe stili brilant i të shkruarit, të cilat i vuri në shërbim të ndriçimit të historisë së vendit të vet. Me frymë objektiviteti rigoroz shkencor, mbështetur mbi fakte e të dhëna të pakontestueshme, ai punoi gjithashtu për të përgënjeshtruar tezat dhe pretendimet e disa autorëve të huaj, të cilët, të prirur nga ndjenja antishqiptare, të mbështetur mbi falsitete apo kritere ekstrashkencore, kanë përhapur akuza të paqena mbi shqiptarët, duke i akuzuar si popull pa intelekt dhe pa aftësi politike, organizuese e shtetformuese, që nuk mund të ndërtonin vetë shtetin e tyre, që e patën dhuratë nga diplomacia e Fuqive të Mëdha. Ai, së bashku me Prof. Xhevat Lloshin, ishte i pari që depërtoi në arkivat britanike dhe solli së andejmi të dhëna interesante për Luftën e Lavdishme Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar dhe kontributin e tij në Koalicionin Antifashist të Popujve.

Profili njerëzor dhe akademik i Akademik Arben Putos, kujtimi i tij i ndritur do të mbetet i paharruar te familja, miqtë e tij të shumtë, kolegët dhe studentët.

Po e mbyll këtë shkrim homazh me fjalët e një miku dhe kolegut tim dhe njëkohësisht studentit tënd, Përparim Kabo, i cili gjithashtu me dhimbje të drejtohet: "Ike profesor, nga kjo botë ku ka më shumë zhurmë se sa mendim…por ne nuk të harrojmë, dhe sa herë do ndodhemi ngushtë do trokasim te vepra juaj!"

Lamtumirë profesori im i dashur, lamtumirë dhe u prehsh në paqe, në paqen dhe mirësinë që buronte pa reshtur nga shpirti dhe gjithë jeta jote, e gjatë dhe e plotë.

11.11.2016

Si të lexoni fshehurazi mesazhet në WhatsApp dhe Facebook

Posted: 12 Nov 2016 01:50 AM PST

Aplikacionet sociale si WhatsApp dhe Facebook Messenger e bëjnë më të lehtë komunikimin mes njerëzve, por nga ana tjetër edhe më të vështirë për t'u "fshehur" nga të tjerët. Falë opsionit që tregon se marrësi e ka lexuar mesazhin, është thuajse e pamundur që të fshihesh nga të tjerët dhe të mos i kthesh përgjigje. Megjithatë, ekzistojnë disa 'hile' që mund t'ju vijnë në ndihmë.

2

Njoftimet në ekran

Si Facebook Messenger, ashtu edhe WahtsApp i sjellin mesazhet në formë njoftimi, që shfaqet në ekranin e telefonit. Kjo e bën të lehtë që ta lexoni përmbajtjen e tij pa patur nevojë për ta hapur. Sigurisht, bëhet fjalë për të lexuar një pjesë të mesazhit, megjithatë shpesh mund të mjaftojë për të kuptuar përmbajtjen.

11

Airplane mode

Një moment që mesazhet që doni të kontrolli janë në pajisjen tuaj, e vetmja gjë që duhet të bëni është që të parandaloni që tjetri të marrë vesh nëse e keni lexuar ose jo. Në këtë rast ju vjen në ndihmë "Aeroplane mode".

Duke aktivizuar këtë opsion, nuk do të keni internet në telefon, duke i lejuar kështu vetes që të shihni mesazhin që ka mbërritur pa u njoftuar dërguesi. Kjo funksionon në WhatsApp dhe Facebook Messenger.

Kundërshtuan antikontrabandën, arrestohen 4 tregtarë të duhanit

Posted: 12 Nov 2016 01:42 AM PST

Katër tregtarë të duhanit janë arrestuar pasi u përfshinë në përplasjen fizike me punonjësit e antikondrabandës në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, Shkodër gjatë operacionit të djeshëm.

Përmes një deklarate për shtyp policia informon se punonjësit e antikondrabandës në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, Shkodër po zbatonin plan operacionin në mbështetje dhe nga shërbimet e Sektorit të Krimit Ekonomik e Financiar në D.V.P-Shkodër, me qëllim goditjen e kontrabandës me mallra që paguhet akcizë.

Përplasja ndodhi dje në tregun e ngritur në vendin e quajtur "RUS", Shkodër.

Pas hetimeve të kryera u bë i mundur arrestimi në flagrancë i 4 shtetasve:
Arjan Halili, 30 vjeç, banues në Shkodër
Marjan Palalej, 35 vjeç, banues në Shkodër
Denis Zefi, 24 vjeç, banues në Shkodër
Astrit Muçaj, 39 vjeç, banues në Shkodër

Shenjat paralajmëruese për çrregullimet e rënduara të ankthit

Posted: 12 Nov 2016 01:38 AM PST

Pranvera Kola
Nëse shenja të tilla si: "paaftësi për t'u qetësuar, ndjesia e lodhjes së vazhdueshme, problemet me përqendrimin dhe bllokimin e mendjes, shqetësimet e gjumit, tensionet muskulore, të vepruarit me rritim ndaj çdo situatë", janë të pranishme për një periudhë më të gjatë se 5 muaj, duhet të kërkoni ndihmë, pasi rrezikoni nga çrregullimet e rendura të ankthit. Neglizhenca në trajtimin e këtyre simptomave mund të çojë deri në pasoja fatale për shëndetin e pacientit.

Në udhëzuesin e përgatitur për edukimin terapeutik të pacientëve që rrezikojnë nga ndërlikimet e patologjisë së ankthit të gjeneralizuar (ankthi i përgjithësuar), bluzat e bardha të QSUT-së, detajojnë këshillat që duhet të ndiqen për të reduktuar pasojat e kësaj sëmundjeje. Situatat që mund të çojnë drejt ankthit mund të jenë të shumta. Gjenet tuaja mund të jenë të rëndësishme, pasi disa njerëz kanë tendencë që të kenë një personalitet të shqetësuar për shkak se e kanë të trashëguar në familje. Gjithashtu edhe traumat në fëmijëri të tilla si: abuzimi, ose vdekja e një prindi që mund të shkaktojnë ankth në moshë madhore, përjetimi i streseve të mëdha, siç mund të jenë krizat familjare,etj.

Për më tepër, edhe njerëzit me depresion, ose skizofreni, priren për të zhvilluar një çrregullim ankthi të përgjithësuar. Mjekët theksojnë se njihet edhe ndikimi i substancave të ndryshme, si: kafeina, kafja, coca cola, alkooli dhe droga të paligjshme, të cilat duhet të mos përdoren nga pacientët që manifestojnë simptoma të ankthit. Kjo pasi konsumi i tyre mund të përkeqësoje gjendjen e organizmit, duke avancuar edhe më shumë sëmundjen. Sa i takon parandalimit, mjekët thonë se njohja e mirë e simptomave, ndihmon në identifikimin e sëmundjes që në stadet më të hershme, duke bërë që edhe trajtimet të jenë më efikase, dhe më pak të mundimshme. "Çrregullimet e ankthit përfshijnë reagime psikologjike dhe fiziologjike të krijuara si shkak i situatave të ndryshme që mund të jenë të panjohura, frikësuese, kërcënuese, apo vështirësive dhe streseve të shumta që mund të krijohen gjatë përditshmërisë.

Pothuajse të gjitha grupmoshat e rritura, por nuk përjashtohen as ato pediatrie, provojnë gjatë jetës së tyre gjendjen e ankthit, para, ose pas situatave të caktuara. Studimet tregojnë se femrat kanë 2-3 herë më shumë gjasa të vuajnë nga çrregullimi i ankthit të përgjithësuar, krahasuar me meshkujt. Ankthi i përgjithësuar, klasifikohet si një shqetësim dhe mërzi e vazhduar, jo realiste, mbi pothuajse të gjitha rrethanat jetësore, që shoqërohet me një ndjenjë mungese kontrolli dhe një vigjilencë të lartë ndaj çdo stimuli të lidhur me situatat kërcënuese", detajohet në udhëzuesin e QSUT-së. Sipas ekspertëve të kësaj qendre spitalore, në diagnostikim, analizohen: "Ankth i përhershëm dhe shqetësimet për ngjarje dhe aktivitete të jetës së përditshme, si për shembull: puna, shkolla, familja, etj, të cilat zgjasin më shumë se 5 apo 6 muaj. Individi që vuan nga ky çrregullim e ka të vështirë të kontrollojë shqetësimin e përjetuara.

Shenjat klinike që duhet t'ju drejtojnë për ndihmë tek mjeku

Krahas simptomave të përmendura më lart, çrregullimi i ankthit të përgjithësuar mund të jetë shpesh shoqërues i çrregullimeve të tjera që kanë të bëjnë me luhatje të humorit, çrregullime psikotike, probleme të caktuara shëndetësore, si dhe vështirësi ekonomike dhe sociale. Pacienti që rrezikon nga kjo sëmundje, manifeston simptoma fiziologjike (dëmtime të organizmit), si dhe emocionale. Në mënyrë të detajuar në grupin e simptomave fiziologjike shfaqen: "Shpeshtim i rrahjeve të zemrës, diarre, pagjumësi, rritje të presionit të gjakut, shpeshtim të frymëmarrjes, urinim të shpeshtë, dridhje të zërit, dridhje të përgjithshme të trupit, prani e të vjellave, skuqje dhe zbehje të papritura të lëkurës, tharje të gojës, dhimbje trupore, gjoksi dhe kurrizi, si dhe ndjesinë e ngrohjes dhe ftohjes së shpejtë të trupit". Këtyre simptomave u bashkohen edhe shprehitë emocionale që kanë të bëjnë me frikën dhe drojën për të pranuar situatat, humbjen e kontrollit, mungesa e vetëbesimit, prishjen e balancave me realitetin, paaftësia për t'u qetësuar, frik, si dhe orientim më tepër drejt të shkuar, se sa të ardhmes. Nëse simptomat vazhdojnë për shumë muaj, duhet të jeni të kujdesshëm në marrjen e shpejtë të ndihmës mjekësore të specializuar. Pa trajtim, çrregullim ankthi i përgjithësuar mund të vazhdojnë për një jetë, në disa raste me i butë në disa të tjera në paaftësi, duke sjellë edhe pasoja të rënda.

Si mund të ndërhyhet në kohë për të mbrojtur dhe rikuperuar shëndetin e pacientit?

Nëse ndihma e specializuar mjekësore merret në kohë, atëherë mund të reduktohen pasojat e rënduara që mund të vijnë prej kësaj patologjie. Nevoja për trajtim spitalor shfaqet kur pacienti nuk është në gjendje të menaxhojë funksionimin e tij, por sëmundja menaxhon pacientin dhe sjelljet e tij. Njerëzit që vuajnë prej ankthit, janë gjithmonë të brengosur, të shqetësuar, të tensionuar dhe kjo gjendje vazhdon me kalimin e kohës, ndërsa sëmundjet fizike që shoqërojnë atë mund të jenë me ndërprerje. Ankthi shpesh mund të jetë i lidhur me situata familjare, pune, teksa mund të paraqitet edhe pa ndonjë shkak të vërtetë. Ankthi ndikon shume në aktivitetet e përditshme. Një në 50 njerëz zhvillojnë këtë sëmundje në një moment të jetës dhe gratë janë më të ndjeshme se meshkujt.

Pranimi

Pranimi i gjendjes është pothuajse gjëja më e vështirë që i sfidon njerëzit. Pranimi i një situatë të tillë që ka ndodhur dhe shikimi nga e ardhmja, është një ndihmë e madhe në nisjen e një trajtimi të suksesshëm. Nuk duhet të tundoni veten me të kaluarën në vend që të shikoni nga e ardhmja. Mjaft i rëndësishëm është edhe monitorimi i përditshëm të krizave, si dhe faktorëve të tjerë rriskues.

Gabimet që nuk duhet të bëhen me përdorimin e medikamenteve

Janë të shumta metodat që përdoren sot për trajtimin e ankthit të gjeneralizuar. Konkretisht, flitet për trajtim me medikamente dhe trajtimi psiko-terapeutik. Përdorimi i rekomanduar i anksiolitikëve mund të japë efektet e duhura. Medikamentet, si: benzodiazepinat, clonazepam dhe lorazepam (ativan), janë më të dobishme në ndalimin e simptomave të rënda të ankthit. Gjithashtu, alprazolam (xanax) është përdorur shpesh për të trajtuar ankthit. Përdorimi duhet të bëhet vetëm me rekomandimin e mjekut. Buspirone, është një prej ilaçeve të përshkruara për çrregullim ankthit të përgjithësuar, është një qetësues që vepron në serotonin, një kimike të trurit që mund të shkaktojë simptoma ankthi. Që ajo të jetë efektive duhet të përdoret të paktën dy javë, të fillohet me një dozë të ulët dhe një plan të mirë trajtimi, bazohet në supozimin për të paktën tetë javë, dhe gjatë kësaj kohe të ndiqen me rigorozitet këshillat dhe rikonsultimi tek mjeku psikiatër për çdo efekt të pritshëm ose jo, si shkak i mjekimit. Efekti i saj terapeutik shfaqet pas 1 jave përdorimi, fillimisht me doza të vogla pastaj në doza normale dhe pas dukjes së përmirësimit, duke e reduktuar dozën gjersa arrihet tek doza mbajtëse për trajtim afatgjatë. Përdorimi ka edhe efekte të padëshiruara. Zakonisht vërehen në fillim të terapisë dhe zhduken gjatë dhënies e në vazhdimësi, efektet e padëshiruara më të shpeshta janë: "përgjumje, marrje mendsh, humbje ekuilibri". Nëse përdoret për një kohë të gjatë doza maksimale mbajtëse atëherë ilaçi e humbet efektin e tij. Krijimi i varësisë fizike, ose psikike rritet me zmadhimin e dozës dhe kohëzgjatjes së trajtimit.

Përdorimi i anti-depresivëve

Janë përdorur zakonisht për të trajtuar depresionin, por edhe për të zvogëluar simptomat e ankthit. Ilaçet kundër depresionit janë efektive dhe në lehtësimin e simptomave të ankthit në të paktën tek gjysma e njerëzve që vuajnë nga çrregullimi i ankthit të përgjithësuar. Antidepresivët veprojnë duke ndërhyrë me neurotransmetuesit, si: serotonina që mund të shkaktojë ankth. Ilaçet kundër depresionit kërkojnë të paktën 2-3 javë që të japin efektet e dëshiruara.

Disa pacientë e ndërpresin mjekimin pas rreth një javë, sepse ata shohin përmirësim por bëjnë gabim, duhet t'i jepni kohën e nevojshme ilaçit për të arritur në përfitim të shëndetit. Rikonsultimi me mjekun specialist është shumë i nevojshëm për rregullimin e marrjes së mjekimit. Asnjëherë pacienti nuk duhet të marrë iniciativa për të rritur, ose zvogëluar dozat e mjekimit, apo të ndërpresë mjekimin pa u konsultuar me mjekun specialist.

Efektet e trajtimit psikosocial

Kombinimi i trajtimeve të medikamenteve dhe trajtimi psikosocial mund të na japë rezultat më të mirë, se sa vetëm marrja e medikamenteve. Në këto raste terapia e sjelljes është shumë efektive. Të përjetosh ankth do të thotë të kesh frikë për gjithçka. Shumica e njerëzve kanë të njëjtat shqetësime, gjithë secili prej tyre kujdeset në mënyra dhe nivele të ndryshme.

Gjithsecili prej nesh mund shqetësohet edhe për gjëra më pak të rëndësishme, si të qenit në kohë për një takim, për punë, ose në shkollë, për familjen, për të ardhmen për gjithçka. Por në rastin e personit me çrregullimit të ankthit të përgjithësuar, këto shqetësime marrin përmasa të mëdha dhe mund të zgjasë disa orë. Një tjetër aspekt i çrregullimit të ankthit të përgjithësuar është fokusuar edhe tek të menduarit e të gjitha skenarëve se ca mund të ndodhë në të ardhmen. Të gjitha mendimet janë të përqendruar në ngjarjet negative që mund të ndodhin, ato zakonisht ndodhin kur ju filloni të mendoni me frikë për to. Lidhja që bën pacienti duke parashikuar ngjarjeve negative irreale, e bëjnë atë të përshpejtojë sulmin e gjendjes ankthioze. Por, në të kundërt nëse fillon të mendojë se trafiku do hapet së shpejti unë nuk do të vonohem shumë, punën do ta bëj, e kam bërë përditë, edhe shefi im po ashtu do jetë në trafik, sistemimi i mendimeve në aspektin pozitiv parandalon një gjendje ankthi. Pram duhet të flitet për një linjë tjetër të menduarit me pacientin, e cila jep një rezultat të mirë në efektin e psikoterapisë. Shpesh, një kombinim i psikoterapisë dhe medikamenteve prodhon rezultate të mira.

9 teknikat relaksuese që duhet të ndiqni në kushtet e shtëpisë

Teknikat relaksuese në kushtet e shtëpisë për shplodhjen pas përjetimit të situatave stresuese dhe tensionuese.

Ushtrimet fizike të përditshme në kushte shtëpie ndihmojnë që të metabolizojmë adrenalinën, të ulim reagimet e ankthit dhe të rrisim ndjesinë e të ndjerit mirë.
1. Frymëmarrja e thellë, është një metodë tejet efektive për të hyrë në një gjendje më të relaksuar.
2. Relaksimi progresiv, është një teknikë e relaksimit të shpejtë, e cila arrihet kur ju shtriheni në shpinë dhe mbyllni sytë tuaj, e si rrjedhojë ndjeni peshën e trupit tuaj, gradualisht tensioni bie dhe trupi e mendja e juaj kur të zgjoheni do të jenë më të shplodhura.
3. Vizualizimi imagjinativ është ajo teknikë, e cila redukton stresin dhe ankthin kur e lini imagjinatën të rrjedhë plotësisht qetë dhe pa ngarkesa. Po ashtu, për t'u relaksuar duhet ta udhëhiqni imagjinatën tuaj në objekte që vërtet sjellin qetësi, si: plazhet, fotografitë, zërat dhe muzika.
4. Numërimi. Ka shumë kohë që njerëzit e përdorin numërimin për t'u relaksuar dhe për të fjetur. Kjo teknikë është treguar të jetë efektive. Numëroni qetë me symbyllur nga 1 deri në 100 dhe lëreni që mendja e juaj të çlirohet nga ngarkesat dhe ta ndërpresë numërimin kur të vijë dremitja dhe gjumi.
5. Muzika e këndshme është një metodë tejet efikase qetësuese. Gjeni një këngë, apo melodi relakuese dhe dëgjojeni duke përdorur njëherësh përfytyrimin për gjerat të cilat flet kënga.
6. Ecja. Shëtitjet janë tejet efektive për t'u qetësuar. Këshillohet minimumi 30 minuta ecje në ditë. Gjithahstu duhet të zgjidheni një vend që ju pëlqen, merrni pak gjëra të nevojshme dhe qetësohuni bashkë me natyrën që keni para dhe rreth vetës. Shëtitjet mund t'i shfrytëzoni edhe për relaksim psikofizik përkatësisht për të luajtur apo për t'u marrë me aerobi.
7. Meditimi përfshin çdo veprimtari që ndihmon për të mbajtur vëmendjen tuaj në qetësi në momentet e tanishme. Meditimi është në njëfarë forme edhe "prehje".
8. Masazhi është një mënyrë tjetër e relaksimit shumë efektive, e cila përfshin shtendosjen muskulore përmes ushtrimeve dhe lëvizjeve të gjymtyrëve të caktuara të trupit, si: qafës, këmbëve, duarve, etj.
9. Kujdesi për gjumin. Përcaktimi i një orari gjumi për çdo natë, dhe zgjimi gjithashtu në orar janë mjaft të mira në mbajtjen larg të këtyre çrregullimeve. Krijimi i një atmosfere komode në dhomën e gjumit, një dush të ngrohtë para gjumit, një libër për të shfletuar disa faqe, duhet të qëndroni larg televizorit dhe internetit. Gjithashtu këshillohet të bëhen edhe ushtrime para gjumit, siç mund të jetë numërim mbrapsht nga 50 gjer 1, e cila mund të bëhet 2-3 herë.

Këto dhe shumë teknika të tjera mbi relaksimin janë të vlefshme vetëm nëse do të përdorni relaksimin tuaj në çdo situatë sado e vështirë që të jetë ajo, si dhe duke mos shmangur komunikimin me të tjerët, me profesionistët kompetente si psikologë, psikiatër.

Prekte komshiet në pjesët intime në ashensor, dënohet i moshuari

Posted: 12 Nov 2016 01:14 AM PST

Ndoshta nuk e besoni, por edhe në Shqipëri funksionon Shërbimi i Provës dhe këtë e di mirë e do ta provojë në kurrizin e tij 63-vjeçari Sulejman Muça, i cili është ndaluar fillimisht nga policia, pasi disa femra e kanë akuzuar për ngacmim.

Ai është dënuar me 100 orë punë në shërbim të komunitetit. Muça, banues në Tiranë dhe me profesion shofer autobusi akuzohet se ka ngacmuar komshien me iniciale E.L. në ashensorin e pallatit, ndërsa nga hetimet ka rezultuar se kishte ngacmuar seksualisht edhe një grua tjetër.

"Gazeta Shqiptare" shkruan se fillimisht, ndaj tij, prokuroria kërkoi dënimin me 1 vit burg. Kur është përballur me dy gratë 63-vjeçari e ka pranuar fajin dhe ka shprehur pendesë Konkretisht, nga hetimet e prokurorisë ka rezultuar se më datë 18.12.2015, rreth orës 15:00, në rrugën "Jordan Misja", në Tiranë, në ashensorin e një pallati, Muça ka ngacmuar seksualisht E.L, raporton GSH.

Ngacmimi konsiston në faktin që Sulejmani e ka kapur nga gjoksi (pjesë intime e trupit) të dëmtuarën. Për këtë fakt ajo i ka treguar bashkëshortit të saj I.L. dhe të dy së bashku kanë shkuar në Komisariatin e Policisë nr.3 për të bërë kallëzim penal për ngacmimin seksual të bërë nga Muça.

Sipas bashkëshortit të kallëzueses, Sulejmani kishte ngacmuar edhe shtetasen H.B., pasi sipas tij Muça njihej si person që ngacmon femra. Në pyetje është marrë edhe H.B., e cila ka sqaruar se i ka vdekur burri para disa kohësh dhe se është ngacmuar nga Sulejman Muça, shofer i autobusit të linjës Sharrë – Uzina Dinamo.

Ndërkaq, vetë i pandehuri ka deklaruar se ka qenë në ashensor me E.L. Pasi ai e ka pyetur për H.B., E-ja i ka thënë se "ju burrat jeni m…" Në këtë moment Sulejmani i ka thënë "edhe unë?" Ndërsa E. i ka thënë "edhe ti m… m… je" Muça e ka kapur në njërën dorë në pjesën e shpatullës dhe i ka thënë që "mos më ofendo mua, se nuk të kam bërë gjë unë, dhe nëse ke m…, m… ke burrin tënd", dhe është hapur dera e ashensorit dhe Sulejmani ka ikur te shtëpia e tij.

EMRAT/ Shtabi i PS për zgjedhjet, ja drejtuesit e fushatës në 61 bashki

Posted: 12 Nov 2016 01:09 AM PST

Janë 6 koordinatorë rajonesh, 12 qarqesh dhe 61 bashkish. Ky është shtabi themelor elektoral i Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Shqiptarja.com sjell skemën e plotë organizative dhe emrat që po drejtojnë fushatën tashmë të filluar të partisë më të madhe të mazhorancës për garën e ardhshme.

Pak kohë më parë, Edi Rama saktësoi se kush do të ishin drejtuesit politikë të 12 qarqeve të vendit për betejën elektorale të vitit të ardhshëm, duke qartësuar se kush janë njerëzit e tij më të besuar të cilët, me gjasë do të kryesojnë dhe listat elektorale të këtyre qarqeve.

Kryeqyteti i është besuar Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili ruan ende detyrën si kryetar i PS-së në Tiranë. Në Vorë do të jetë Hekuran Brahimaj, në Kamëz, Ramadan Cani, në Kavajë, Gentian Daja dhe në Rrogozhinë, Haxhi Memolla.

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Gramoz Ruçi nuk do të lëvizë nga zona e tij e shkuar elektorale, të paktën në këtë faze të procesit. Ai do të jetë drejtues politik në qarkun Fier. Ai do të punojë në Fier me kryetaren e PS-së Gentiana Cakrani, në Patos me Klajdi Alisinanin, në Roskovec me Maksim Gogën, në Mallakastër me Mbarime Isufajn, në Lushnjë me Lindita Buxhelin, ndërsa në Divjakë me Agim Makën.

Taulant Balla forcon pozitat e tij në Elbasan, duke u konfirmuar në qendër të qarkut, e me shumë gjasë do të kryesojë këtë listë që në vitin 2013 e drejtonte Ben Blushi, tashmë i larguar nga PS.

Balla do të punojë në Elbasan me Ardit Demirin, në Gramsh me Klodian Taçen, në Librazhd me Elvira Poçin, në Përrenjas me Haxhi Çollakun, në Peqin me Edurim Teqjan, në Belsh me Mareglen Balin, ndërsa në Cërrik me Gëzim Sallën.

Vangjush Dako është i vetmi kryebashkiak që do të jetë në krye të një qarku si drejtues politik. Ai është i pari i shtabit elektoral në Durrës, dhe e bën enigmatik faktin se kë ka menduar Edi Rama për të kryesuar listën në këtë zonë. Dako po ashtu është anëtar kryesie në PS. Dako do të bashkëpunojë në Durrës me kryetarin Luan Zaza, në Shijak me Elton Arbanën dhe në Krujë me Ilir Locin.

Damian Gjiknuri, i cili bëri një punë të lavdërueshme nga partia e tij për zgjedhjet në Dibër, është dërguar në një terren të vështirë elektoral. Ai do të drejtojë ekipin në Vlorë, duke shmangur kështu Koço Kokëdhimën nga zona e tij e fundit e ekskluzivitetit.

Ai do të punojë në Vlorë me Anduel Tahirin, në Selenicë me Nertil Bellajn, në Delvinë me Brunilda Meleqin, në Sarandë me Jonida Abdulin, në Finiq me Vangjel Kaçin, ndërsa në Konispol me Hristo Mallanezo. Po ashtu, është konfirmuar në krye të qarkut Gjirokastër, ministri i Çështjeve Vendore, Bledi Çuçi.

Ky i fundit e kishte marrë këtë detyrë qysh kur Kokëdhima humbi mandatin e tij prej deputeti. Çuçi do të punojë në Gjirokastër me Flamur Golemin, në Libohovë me Arnisa Ibrahimin, në Dropull me Dhimitër Tolis, në Tepelenë me Arben Gumenin, në Përmet me Adelina Janollarin, në Këlcyrë me Hodjan Selmanin dhe në Memaliaj me Edmonda Harizin.

Zëvendës kryeministri Niko Peleshi ka forcuar pozitat e tij Korçë, duke ruajtur peshën politike, pavarësisht ambicieve të dy deputetëve të tjerë të rëndësishëm që pretendonin të drejtonin këtë strukturë.

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati do të vijojë të drejtojë strukturat e PS-së, në vendlindjen e tij, në Shkodër, ndërsa Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi do të drejtojë ekipin e punës në Berat.

Nuk ka asnjë surprizë sa i takon ministres së Arsimit, Lindita Nikolla e cila do të ruajë po ashtu detyrën e saj si koordinatore në Lezhë. Nuk ishte e pritshme detyra e besuar Ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila nga delegimi i Lezhës, iku në Vlorë, e tani do të shkojë në Dibër.

Po ashtu, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja do të jetë në një qark që nuk e bashkon tradita e angazhimeve të mëparshme të tij politike, në Kukës. Bashkëpunëtorët në çdo bashki për Bushatin, Klosin, Nikollën, Kodhelin dhe Beqajn, janë sipas tabelës.

Pak kohë më parë, Edi Rama saktësoi fillimisht se kush do të ishin drejtuesit politikë të 12 qarqeve të vendit, të cilët, me gjasë do të kryesojnë dhe listat elektorale të këtyre qarqeve.

 

163

“Ti nuk bëhesh kurrë komentator”. Si e futi Ahmet Shqarri Ilir Metën në politikë

Posted: 12 Nov 2016 12:54 AM PST

Ditën e djeshme është mbajtur një ceremoni ku janë nderuar disa gazetar me çmime, pro ajo që ka rënë në sy ka qenë dhënia e çmimit si gazetari i karrierës komentatorin e njohur sportiv Ahmet Shqarri. Këtë çmimin për gazetarin e radio Tiranës, e ka dhënë kreu i Kuvendit Ilir Meta.

Por shumë nuk e dinë që Ilir Meta në vitet 80' ka punuar si komentatori sportiv dhe ka qenë një vartës i Ahmet Shqarrit në emisionin radiofonik të famshëm për sportdashësit shqiptarë dhe më gjerë "Nga një ndeshje në tjetër".

Kjo koinçidencë nuk mbaron këtu, pasi ka qenë Ahmet Shqarri ai që e ka drejtuar Metën drejt politikës, sepse i ka thënë: "Ti çdo gjë bëhesh, por komentator sportiv Jo". Mësohet se Shqarri ka qenë tepër i egër dhe i rreptë me Metën pasi shpesh ai bënte gabime gjatë transmetimit të ndeshjeve nga stadiumi "Qemal Stafa". Ilir Meta në kushte të tilla në fillim të viteve 90' u largua një herë e përgjithmonë nga mikrofoni i radio Tiranës.

 

VIDEO/ Donald Trumpit i kushtojnë këngë në… Mokër

Posted: 12 Nov 2016 12:44 AM PST

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, kanë patur çuditërisht një impakt mjaft të madh edhe në Shqipëri.

Por, veç mbështetjes së kandidatëve gjatë fushatës dhe zemërimit apo lumturisë për fitoren e Donald Trump, nuk kanë munguar as këngët për këtë të fundit.

Madje, ndërsa Trump është ende "president i zgjedhur" dhe nuk ka hyrë akoma në Shtëpinë e Bardhë, kur në disa shtete të SHBA-së kanë nisur protestat kundër tij, për republikanin kanë nxituar t'i kushtojnë këngë në… Mokër.

Më herët, një ditë pas fitores së republikanit, ishte Linda Morina ajo që i kushtoi atij një 'këngë të çastit.'

 

Meteorologët: Reshje të dendura, zonat që preken

Posted: 12 Nov 2016 12:32 AM PST

Nuk ka kaluar ende rreziku i përmbytjeve. Dita e sotme ka nisur me rrebesh shiu dhe reshje të dendura në disa zona të vendit. Meoeoalb sqaron se do të kemi shira me intensitet mesatar dhe te larte.

"Me problematike situata do te paraqitet ne zonat veriore pasi shirat do te jene deri ne 80 mm, ndërsa me shira te intensitet mesatar do te jene zonat qendore dhe jugore duke shënuar deri ne 50 mm"­ thotë Meteoalb.

Sipas parashikimit, shirat me intensitet te lartë do të mbeten prezent edhe paraditen e së shtunës. Dita e diel dhe java tjetër do të ketë përmirësim te situatës.

Temperaturat e ajrit do te pësojnë rënie te ndjeshme ne vlerat minimale që nga e diela dhe në vijim, ndërsa maksimalet nuk do të kenë shumë ndryshim të tyre.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more