Skip to main content

“Lëkurën ua morën për të bërë çanta, mishi i krokodilit dhe i gjarprit piqen në skarë (Video)” plus 2 more Telegrafi Dështime

“Lëkurën ua morën për të bërë çanta, mishi i krokodilit dhe i gjarprit piqen në skarë (Video)” plus 2 more Telegrafi Dështime


Lëkurën ua morën për të bërë çanta, mishi i krokodilit dhe i gjarprit piqen në skarë (Video)

Posted: 26 Nov 2016 11:33 AM PST

Në një lokal në Tajlandë, është filmuar momenti kur krokodili dhe një gjarpër janë pjekur në hell, që të shiten si ushqim.

Reptilët që janë rrjepur për t'ju marrë lëkurën që të punohen çanta të shtrenjta, janë parë tek rrotulloheshin ngadalë sipër thëngjillit të ndezur, transmeton Telegrafi.

Por, jo të gjithë e kanë pëlqyer këtë ushqim të çuditshëm, duke e cilësuar si të pazakontë.

"Nuk është diçka që do ta haja", si dhe "ushqim bizar, kurrë nuk do ta provoja", janë dy nga komentet që kanë marrë më së shumti komente. /Telegrafi/

The post Lëkurën ua morën për të bërë çanta, mishi i krokodilit dhe i gjarprit piqen në skarë (Video) appeared first on Telegrafi.

Historia fantastiko-shkencore e Serbisë: Fidel Castro ishte serb, serbët e kanë sunduar Spanjën, Portugalia quhej Serbi (Video)

Posted: 26 Nov 2016 10:38 AM PST

Jovan Deretiq, historian serb thotë se lideri kuban, Fidel Castro, që vdiq mbrëmë në moshën 90-vjeçare, ishte serb.

"Më 842 në Spanjë sundonte mbreti Radomir. Rastësisht erdha te kjo e dhënë, duke hulumtuar prejardhjen e Fidelit", thotë ai, transmeton Telegrafi.

"U interesova, sepse thoshte se është kelt. Por, kur I hulumtova keltët vërtetova se në atë kohë në Spanjë sundonin serbët, del që Castro kishte prejardhje serbe", shtoi ai për televizionin malazias, duke thënë se edhe Portugalia dikur quhej Serbi.

Deretiqi nuk është i vetmi që thotë se Castro ishte serb. Dragosllava Koprivica, për librin e saj "I pavdekshmi Castro dhe soji serb", ka thënë: "Castro ka thënë se babai i tij ishte kelt. Keltët ishin serbë. Babai i tij ishte Angel Castro, që ka mundur të jetë Angjelko Kastratoviq"! /Telegrafi/

The post Historia fantastiko-shkencore e Serbisë: Fidel Castro ishte serb, serbët e kanë sunduar Spanjën, Portugalia quhej Serbi (Video) appeared first on Telegrafi.

U kap për autobus, përplaset keq për asfalt (Video)

Posted: 26 Nov 2016 10:05 AM PST

Një adoleshent i paemëruar nga Middletoni i Anglisë, është përplasur për asfalti, pasi nuk ka mundur të mbahet si duhet për pjesën e pasme të autobusit.

Në videon e postuar më poshtë, shihet djaloshi që besohet të jetë rreth 14-vjeçar, që bie dhe më pas ngrihet për t’u larguar nga rruga, transmeton Telegrafi.

Për fat të mirë, autobusi nuk ishte në shpejtësi të lartë, ndërsa në afërsi nuk kishte ndonjë veturë që do ta shtypte.

"Sapo e pashë, mendova se nuk do të qëndrojë gjatë në atë vend", ka thënë instruktori i vozitjes, që e ka filmuar ngjarjen. /Telegrafi/

The post U kap për autobus, përplaset keq për asfalt (Video) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more