Skip to main content

Lajmi.net: “Zonja e Parë nga fotot nudo tek Shtëpia e Bardhë, ja fotot erotike (+18)” plus 8 more

Lajmi.net: “Zonja e Parë nga fotot nudo tek Shtëpia e Bardhë, ja fotot erotike (+18)” plus 8 more


Zonja e Parë nga fotot nudo tek Shtëpia e Bardhë, ja fotot erotike (+18)

Posted: 10 Nov 2016 12:14 AM PST

me_1478764237-823836

Ajo do të hyjë në histori si e para zonjë e cila ka pozuar nudo për kopertinat e shumë revistave.

Slloveno-amerikania, Melanie e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës si modele.

.

Brazil – Argjentina, formacioni i kombinuar (FOTO)

Posted: 10 Nov 2016 12:08 AM PST

Brazili dhe Argjentina takohen në Belo Horizonte të enjten për duelin e madh të eliminatoreve për "Kampionatin botëror 2018".

Por, kush ka arritur të zë vend në formacionin më të mirë të kombinuar, përcjell "Lajmi.net".

"Goal.com" ka përzgjedhur formacionin më të mirë të kombinuar mes Brazilit dhe Argjentinës.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6. 

.

Raporti i Progresit kërkon të shmanget politizimi i të pagjeturve

Posted: 10 Nov 2016 12:07 AM PST

Të pagjeturit

Raporti i Progresit i BE-së paralajmëron se edhe pse Kosova ka ngritur një departament krimesh lufte brenda Zyrës së saj të Prokurorisë Speciale, ai ka vetëm dy prokurorë vendas për një sasi pune që do të shtohet edhe më tej kur çështje të tjera të dorëzohen nga EULEX.

Njësisë së investigimit të krimeve të luftës të policisë së Kosovës i janë dhënë staf shtesë, automjete dhe kompjuterë, por ka mungesë personeli të kualifikuar, thotë ai.

"Eksperienca e kufizuar dhe mungesa e hetuesve me një prejardhje etnike serbe, staf analize inteligjence penale dhe kapacitet gjuhësor dhe përkthimi, ka një impakt të madh në punën e njësisë," paralajmëron ai.

Në çështjet ku të dyshuarit janë serbë etnikë, që jetojnë kryesisht në Serbi, bashkëpunimi i përbashkët ligjor midis Prishtinës dhe Beogradit nuk ekziston, thotë ai.

Ai shpreh gjithashtu shqetësim për aftësinë dhe vullnetin e Prishtinës për të trajtuar raste krimesh lufte ku përfshihen ish-anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

1, 665 personat që janë zhdukur që prej konfliktit është një tjetër çështje e rëndësishme për Kosovën, thotë raporti.

"Fati i pazgjidhur i personave të zhdukur nga konflikti i viteve 1990 mbetet një shqetësim humanitar, zgjidhja e të cilit është diçka tepër e rëndësishme për pajtimin dhe stabilitetin në rajon," shpjegon ai.

"Politizimi i procesit, përfshirë edhe deklarata të panevojshme në media dhe një dobësim i mëtejshëm i procesit për shkak të mosmarrëveshjeve ndërinstitucionale, duhet të shmanget," shton ai.

Qeveria e Kosovës duhet "të tregojë përkushtim më të madh politik dhe përpjekje të rinovuara" për të gjetur personat e zhdukur, argumenton raporti, duke thënë se duhet të krijohet një regjistër qendror i personave të zhdukur, shkruan kallxo.com.

Ai shpreh gjithashtu shqetësim për mungesë progresi në trajtimin e eshtrave njerëzore të paidentifikuara që ruhen në morgun e Prishtinës.

Megjithatë, raporti thekson se Kosova i përmbushi detyrimet e saj në lidhje me krijimin e Dhomave Speciale dhe Zyrës së Prokurorit Special me bazë në Hagë, e cila do të hetojë dhe gjykojë krimet e dyshuara të kryera nga luftëtarët e UÇK-së gjatë dhe pas konfliktit të vitit 1999.

.

BE: Kujdes me zgjedhjet

Posted: 10 Nov 2016 12:00 AM PST

Zgjedhjet/ Foto arkiva

Kështu ka thënë në një intervistë të përbashkët dhënë gazetës "Zëri" dhe televizionit publik RTK, shefja e BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova.

Sipas saj, Bashkimi Evropian do të mbështeste çdo proces demokratik, mirëpo ka bërë thirrje për kujdes rreth kësaj ideje për shkak se rruga nuk është e qartë momentalisht.

Shefja e BE-së më pas ka folur edhe rreth Raportit të fundit të Progresit, të cilin ka publikuar Komisioni Evropian.

Apostolova ka ftuar deputetët e Listës Serbe që t'i rikthehen punës në Kuvend pasi ajo është mënyra e vetme për të kontribuuar edhe për çështjet me rëndësi për ta.

Zëri: Sot (dje), keni publikuar Raportin e Progresit për Kosovën. Çfarë mund të themi në këtë fazë për këtë raport, cili është aspekti pozitiv i këtij Raporti dhe çfarë ka mbetur për t'u bërë?

Apostolova: Faleminderit për këtë pyetje dhe faleminderit që më dhatë mundësinë që të komentoj për këtë Raport të rëndësishëm për Bashkimin Evropian edhe për Kosovën. Sot siç e patë, bashkë me disa prej jush, ne patëm një transmetim direkt të komisionarit Hahn, i cili ka paraqitur pakon e zgjerimit, pjesë esenciale e të cilit është edhe Kosova.

Siç u theksua tashmë, këto raporte vlerësojnë progresin e bërë nga një vend gjatë gjithë vitit, d.m.th. gjatë vitit 2016. Prandaj nëse do të më duhet të karakterizoj Raportin me një fjalë të vetme, unë do të thosha se ai paraqet një pasqyrë reale. Kuvendi i këtij vendi s'ka funksionuar për një kohë bukur të gjatë, ka pasur kundërthënie, antagonizma të fuqishme në mes të Qeverisë dhe partive opozitare, nuk ka pasur mjete demokratike të opozitës që të shprehë mospajtimin e saj me propozimet e Qeverisë, ata kanë hedhur edhe gaz lotsjellës. Ka pasur disa çështje, siç ka qenë për shembull procedurat e përshpejtuara të Kuvendit, të cilat nuk janë mënyrë demokratike e të funksionuari të një Kuvendi demokratik.

Ky Raport vë theksin mbi këto probleme, por në të njëjtën kohë u bën thirrje të gjithë partnerëve politikë, të gjithë udhëheqësve politikë, të gjithë politikanëve që të tejkalojnë këtë krizë, të punojnë në Kuvend dhe të gjejnë një urë për ta tejkaluar këtë krizë. Një prej kushteve apo shkaqeve të krizës është Demarkacioni, që është shumë me rëndësi për ju, për qytetarët e Kosovës dhe kjo është shumë e rëndësishme në procesin e liberalizimit të vizave.

Në anën tjetër, Raporti e përgëzon Kosovën për progresin e mirë të arritur në reformën gjyqësore, në sundimin e ligjit, në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe këtu vërtet dua të përgëzoj pavarësinë e institucioneve gjyqësore dhe punën e Ministrisë së Drejtësisë sepse ata kanë arritur një hap të madh, do të thosha substancial dhe tani shohim rezultatet e këtij progresi substancial. Sa i përket aspektit ekonomik, unë do të thosha se Raporti thekson se nuk është bërë aq shumë gjatë këtij viti sepse, fatkeqësisht prodhimi në Kosovë ende mbetet jokonkurrues në arenën ndërkombëtare. Klima e të bërit biznes akoma nuk është energjizuar.

Natyrisht ka përmirësime në Ligjin për Prokurim dhe kornizën legjislative në këtë aspekt, por pak mbeten për t'u bërë përpjeke. Nëse do të më duhej të përmbledhja, Raporti paraqet një pasqyrë të përzier, por sidoqoftë ka progres në gjyqësor, në sundimin e ligjit, në luftimin e korrupsionit dhe duhet të them se kjo është me rëndësi për të përmbushur kushtin e dytë për liberalizimin e vizave, që janë të arritura të mira në këtë fushë.

.

Aguero zbulon klubin e ri nëse largohet nga Man City

Posted: 09 Nov 2016 11:58 PM PST

Sergio Aguero ka përjashtuar mundësinë e transferimit në Real Madrid, duke thënë se në rast të largimit nga Manchester City do të transferohet tek klubi i fëmijërisë, Independiente.

Sulmuesi argjentinas spekulohet me rikthim në Spanjë tek "Los Blancos".

Por, Aguero ka theksuar se është i lumtur në Manchester City.

"Kurrë nuk kam pasur probleme me Guardiolën e as ai me mua", deklaroi Aguero për "ESPM Radio FC", përcjell "Lajmi.net".

"Tani për tani ndihem mirë në Manchester City dhe në ditën kur të largohem, do ta bëj për t'u kthyer në Independiente. Edhe sa gjatë duhet të përgjigjem për spekulimet lidhur me Real Madridin?", theksoi ai.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6. 

.

Raportet Kosovë – SHBA mbesin të njëjta

Posted: 09 Nov 2016 11:54 PM PST

kosova

Madje fitorja e miliarderit Trump nuk paraqet kurrfarë rreziku për politikën e shteteve të tjera në botë. Kështu të paktën vlerësojnë analistët e çështjeve politike dhe ekspertët e marrëdhënieve ndërkombëtare në Kosovë.

Sipas tyre, ardhja e kandidatit republikan Trump në krye të Presidencës nuk paraqet ndonjë impakt të veçantë për Kosovën, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Pavarësisht këtyre, disa prej analistëve e cilësojnë si rrezik të madh fitoren e presidentit Donald Trump, jo vetëm për Kosovën, por për gjithë Ballkanin e botën.

E për dallim prej tyre politikanët në Kosovë duke e uruar Trumpin thonë se raportet me SHBA-të do të jenë gjithmonë në nivel të kënaqshëm.

Njëjtë kanë vepruar edhe krerët shtetërorë në Shqipëri, të cilët i kanë uruar suksese republikanit Donald Trump.

Thaçi e Rama urojnë Trumpin

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka vlerësuar se miqësia mes Kosovës dhe SHBA-ve do të vazhdojë të jetë e njëjtë sikur deri më tash.

"Miqësia e përhershme ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë është bazamenti mbi të cilin do ta vazhdojmë thellimin e bashkëpunimit dypalësh", ka thënë Thaçi, duke e uruar presidentin e ri të SHBA-ve.

Nga ana tjetër, edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili në prill të këtij viti e kishte konsideruar lajm të keq fitoren e mundshme të Trumpit, dje e ka uruar atë, me ç'rast ka potencuar se raportet Shqipëri – SHBA vetëm sa do të vinë duke u forcuar.

"Duke ia uruar presidentit Trump fitoren dhe gjithë suksesin që amerikanët dhe miqtë e partnerët e SHBA-ve i urojnë atij vendi të madh, kam bindjen se marrëdhënia jonë strategjike me Shtetet e Bashkuara do të vijojë të forcohet", ka deklaruar ai.

.

Formacioni i Shqipërisë kundër Izraelit (FOTO)

Posted: 09 Nov 2016 11:47 PM PST

Kombëtarja po vijon përgatitjet me intensitet të lartë për sfidën e 12 nëntorit me Izraelin, e cila do të zhvillohet në stadiumin "Elbasan Arena" dhe është e vlefshme për kualifikueset e kampionatit botëror "Rusi 2018".

Me anë të tri seancave stërvitore dhe takimeve kokë më kokë me të gjithë lojtarët, tekniku De Biasi ka arritur të konstatojë formën dhe gjendjen e çdo futbollisti që ka thirrur për këtë sfidë delikate, ndërsa tashmë puna është përqendruar në ndërtimin e strukturës së skuadrës.

Gjendja jo e mirë fizike e një pjese të lojtarëve ka bërë që trajneri të provojë në këto tri seanca thuajse të gjithë futbollistët, me qëllim që të hedhë në fushë 11-shen më në formë për momentin.

Formacioni i mundshëm

Kur na ndajnë edhe tri ditë nga sfida me Izraelin, rivali direkt i Shqipërisë, stafi teknik i Kombëtares kuqezi po ndërton pak e nga pak strukturën e 11-shes së parë, me të cilën do të prezantohen në këtë 90-minutësh.

Duhen edhe gjashtë seanca të tjera stërvitore që De Biasi të përcaktojë përfundimisht formacionin me 11 titullarët, por, nga sa u kuptua nga stërvitja e pasdites së djeshme, italiani nuk është i bindur për repartin e mesit të fushës, i cili do të përbëhet nga pesë lojtarë.

Teksa mbrojtja ka marrë formë me katërshen: Mavraj e Gjimshiti në qendër, të mbështetur në të majtë nga Agolli dhe Hysaj në të djathtë. Për një vend në qendër të mbrojtjes do të luftojnë Veseli, Ajeti e Gjimshiti, ku i fundit duket se ka më shumë përparësi se dy kolegët e tjerë.

Mesfusha

Në repartin ndërlidhës të skuadrës, janë disa lojtarë që do përpiqen t'i mbushin "mendjen" De Biazit për një vend titullari. Nga çka la të kuptohet nga seancat stërvitore të djeshme, italiani pritet të rreshtojë një mesfushë shumë të ngjeshur, duke aktivizuar Xhakën, Abrashin dhe Kukelin në vijë të drejtë para mbrojtjes së mbështetur nga Llullaku dhe Memushaj para tyre.

Sulmi

Bekim Balaj, me dy golat që i shënoi Zenitit në fundjavë, duket se e ka rezervuar vendin e titullarit. Ky ishte një nga variantet që italiani testoi dje, pasi në varësi të skemave, ndryshonte edhe formacioni. Gjatë ushtrimeve të ndryshme, janë aktivizuar edhe lojtarë si Lila, Roshi, Hyka, Mavraj e Çani, të cilët shkartiseshin me lojtarët e sipërpërmendur.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6. 

.

Kerry i thotë stafit të Departamentit të Shtetit të bashkëpunojë me Trump

Posted: 09 Nov 2016 11:46 PM PST

John Kerry

Pas fitores së Trump, ndaj të favorizuarës Hillary Clinton, Kerry tha se stafi i Departamentit të Shtetit nuk duhet të humbas vizionin për çështjet e rëndësishme me të cilat përballet SHBA-ja gjithandej botës.

“Një nga gjërat e bukura të demokracisë – dhe ne veçanërisht krenohemi për këtë në SHBA – është se e kemi këtë bartje të mahnitshme paqësore të pushtetit", tha Kerry para gazetarëve në Zelandën e Re.

"Dhe ne do të bëjmë çmos në fuqinë tonë, siç e kam udhëzuar edhe ekipin tonë, që të punojmë me administratën në ardhje plotësisht dhe në mënyrë sa më të hapur, të jemi në ndihmesë sa më shume të jetë e mundur, që bartja e pushtetit të bëhet në mënyrë të qetë"

Kerry ndodhet në Zelandën e Re në një udhëtim për në Antarktikë ku do të vizitojë parkun më të madh detar në Detin Ros, që u krijua me një marrëveshje muajin e kaluar.

.

Anxhelina krejt ndryshe pa operacione plastike (Foto)

Posted: 09 Nov 2016 11:42 PM PST

Anxhelina

Buzët dhe gjoksi, poashtu duket të kenë qenë pika e dobët e Axhelinës në të cilat dhe ka bërë ndërhyrje kirurgjikale, mirëpo vet këngëtarja nuk ka pranuar asgjë deri tani.

Anxhelina prej disa kohësh po jeton e vepron në Amerikë, ku shpesh shihet dhe me grimierë të famshëm të yjeve hollivudiane.Këtë e dëshmojnë më mirë fotografitë e Anxhelinës të siguruara nga sovrani.

anxhelina-3_1478730111-6439538anxhelina-2_1478730112-8073833

.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more