Skip to main content

Lajmi.net: “Vajzat e Sylvester Stallone bëjnë histori në Hollywood (Foto)” plus 8 more

Lajmi.net: “Vajzat e Sylvester Stallone bëjnë histori në Hollywood (Foto)” plus 8 more


Vajzat e Sylvester Stallone bëjnë histori në Hollywood (Foto)

Posted: 11 Nov 2016 11:45 PM PST

Presidenti i Shoqatës së Shtypit të huaj të Hollywood, Lorenzo Soria, bëri një lajmërim këtë të enjte duke zbuluar se për herë të parë një treshe do të marrë titullin.

Lajmi u bë i ditur në një festë në Hollywood të organizuar nga HFPA dhe InStyle, e prezantuar nga FIJI Water.

Sophia Stallone tha në event: "Në emrin tim dhe të motrave të mia, ne i jemi shumë mirënjohëse Lorenzos dhe Shoqatës së Shtypit të Huaj në Hollywood që na kurorëzoi Miss Golden Globe 2017 dhe do donim të falenderonim prindërit tonë për këtë mundësi fantastike dhe jemi shumë të entuziazmuara për të filluar".

Ndërkohë që babai i tyre çoi në shtëpi çmimin për aktorin dytësor më të mirë të Golden Globe për rolin e tij më ikonik në Creed vitin e kaluar, dyshja vodhi vëmendjen në tapetin e kuq me bukurinë e tyre.

3a4096d600000578-3926132-proud_we_re_thrilled_to_not_only_be_part_of_the_golden_globe_tra-m-15_1478839536842

.

Metodat e reja kirurgjike nuk përkrahen nga shteti

Posted: 11 Nov 2016 11:44 PM PST

Gjinekologu Armend Sadiku po aplikon metoda të reja të kirurgjisë minimal-invazive gjatë trajtimit të pacientëve të tij. Këto metoda ai shpjegon se kanë përparësi të mëdha në raport me metodat klasike të operacioneve. Ai tregon se 92,8 për qind e pacientëve të tij pas operacionit qëndrojnë në spital vetëm 4 deri në 6 orë. Sadiku nuk ka lënë pa komentuar edhe procedurat e IVF-së të cilat kryhen në Kosovë. Sipas tij, shteti duhet të krijojë protokolle dhe mekanizma mbikëqyrës pastaj të lejojë një procedurë mjekësore./zeri.info/

.

Simeone – Inter, lajmi i fundit nga Italia (FOTO)

Posted: 11 Nov 2016 11:43 PM PST

Diego Simeone gjendet në Milano.

Dhe, ardhja e tij ka shtuar spekulimet rreth angazhimit në postin e trajnerit të Interit, për sezonin e ardhshëm.

Madje, një gazetar italian e takoi Simeonen në aeroport dhe argjentinasi i ka thënë se: "Nuk kam ardhur këtu për birin tim", përcjell "Lajmi.net".

Në pyetjen nëse do të jetë trajner i Interit, ai theksoi: "Kurrë nuk duhet thënë kurrë".

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6. 

.

Griezmann: Ky futbollist do ta fitojë “Topin e Artë” (FOTO)

Posted: 11 Nov 2016 11:32 PM PST

Ylli i Atletico Madrid, Antoine Griezmann, është duke shijuar në maksimum formën nëpër të cilën po kalon, i cili ka shkëlqyer në vitin 2016 me klub dhe Kombëtare.

Së fundmi ai është zgjedhur i treti më i mirë në botë nga Goal.com, pas fituesit Cristiano Roanldo dhe Luis Suarez, i cili u rendit i dyti.

Sulmuesi i Atleticos nuk ka dyshime se këtë edicion Ronaldo i meriton gjitha çmimet individuale, derisa tha se pas tij qëndron Leo Messi, për faktin se ai është i unik.

"Cristiano Ronaldo është favorit, pasi fitoi dy tituj të rëndësishëm, pastaj vjen Leo Messi, i cili është unik", u shpreh fillimisht Griezmann.

"Ronaldo dhe Messi janë përbindësha, dy legjenda. Brenda 10 viteve, të gjithë do të thonë se askush nuk mund të arrijë në nivelin e tyre. Unë do të mundohem që t'iu afrohem atyre sa më shumë dhe të rritëm si lojtar me kalimin e viteve, për t'u bërë një ditë lojtari më i mirë në botë nëse është e mundur", shtoi Griezmann.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6. 

.

Ngacmonte gratë në ashensor, i moshuari dënohet me 100 orë punë

Posted: 11 Nov 2016 11:31 PM PST

Bëhet fjalë për shtetasin Sulejman Muça, banues në Tiranë, me profesion shofer autobusi. Ai akuzohet se ka ngacmuar komshien me iniciale E.L. në ashensorin e pallatit, ndërsa nga hetimet ka rezultuar se kishte ngacmuar seksualisht edhe një grua tjetër.

Fillimisht, ndaj tij, prokuroria kërkoi dënimin me 1 vit burg. Pas ballafaqimit me dy gratë e dëmtuara, i pandehuri ka pranuar akuzën e ngritur ndaj tij, duke shprehur pendesë. Konkretisht, nga hetimet e prokurorisë ka rezultuar se më datë 18.12.2015, rreth orës 15:00, në rrugën "Jordan Misja", në Tiranë, në ashensorin e një pallati, Muça ka ngacmuar seksualisht shtetasen E.L. Ngacmimi konsiston në faktin që Sulejmani e ka kapur nga gjoksi (pjesë intime e trupit) të dëmtuarën.

Për këtë fakt ajo i ka treguar bashkëshortit të saj I.L. dhe të dy së bashku kanë shkuar në Komisariatin e Policisë nr.3 për të bërë kallëzim penal për ngacmimin seksual të bërë nga Muça. Sipas bashkëshortit të kallëzueses, Sulejmani kishte ngacmuar edhe shtetasen H.B., pasi sipas tij Muça njihej si person që ngacmon femra. Në pyetje është marrë edhe H.B., e cila ka sqaruar se i ka vdekur burri para disa kohësh dhe se është ngacmuar nga Sulejman Muça, shofer i autobusit të linjës Sharrë – Uzina Dinamo.

Ndërkaq, vetë i pandehuri ka deklaruar se ka qenë në ashensor me E.L. Pasi ai e ka pyetur për shtetasen H.B., E-ja i ka thënë se "ju burrat jeni m…" Në këtë moment Sulejmani i ka thënë "edhe unë?" Ndërsa E. i ka thënë "edhe ti m… m… je" Muça e ka kapur në njërën dorë në pjesën e shpatullës dhe i ka thënë që "mos më ofendo mua, se nuk të kam bërë gjë unë, dhe nëse ke m…, m… ke burrin tënd", dhe është hapur dera e ashensorit dhe Sulejmani ka ikur te shtëpia e tij.

.

Vrau me plumb në kokë ish-të dashurën, Alfred Nikolli: Etleva më ofendoi

Posted: 11 Nov 2016 11:28 PM PST

Burime pranë policisë lokale thanë se i riu u ka pohuar oficerëve se ishte i pafajshëm, duke pretenduar se po largohej për t'u fshehur me mendimin se ai ishte personi i parë që do dyshohej se kishte kryer vrasjen dhe do të vihej në kërkim policor. Por, pasi është dorëzuar para hetuesve të çështjes, dëshmia e tij ka marrë një rrjedhë tjetër.

Burimet e sipërpërmendura sqaruan më tej, se 31-vjeçari ka pranuar autorësinë e krimit. Ai ka rrëfyer se nuk kishte dashur ta vriste Etlevën, por i kishte shkuar në dyqan që të bisedonte me të.

"Nuk pranoi të fliste dhe për një moment më ofendoi", – ka thënë 31-vjeçari. Më tej, i ndodhur në gjendje të rëndë mendore, ai ka sqaruar se nuk ka pasur si qëllim ta vriste, por sipas tij kjo ndodhi në një çast dobësie.

NGJARJA

Xhelozia ka çuar në çmenduri 31-vjeçarin Alfred Nikolli, i cili vrau me pistoletë ish-të dashurën e tij Etleva Ndokaj. Krimi i rëndë që tronditi mbarë opinionin publik u shënua dje në qytetin e Lezhës. 28-vjeçarja mori dy plumba në trup, një në kokë dhe tjetrin në këmbë. Ajo u dërgua menjëherë në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmën mjekësore, por humbi jetën gjatë rrugës si pasojë e plagëve të marra. Ndërsa, autori i krimit, pas krimit të kryer arriti të largohej prej andej pa u vënë re nga policia, për t'u kapur vetëm pak orë pas ngjarjes.

Ai u arrestua në fshatin Kallmet, pas disa orë ndjekjeje nga forcat e policisë. Nikolli, sapo ka vënë re se ishte duke u ndjekur nga policia, ka braktisur mjetin me të cilin ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe ka tentuar të largohej me vrap në drejtim të një përroi, ndërsa armën e krimit e ka hedhur në rrugë.

Burime pranë policisë lokale pohuan se e reja ishte nënë e një djali të mitur dhe kishte disa vite që kishte krijuar një lidhje jashtëmartesore me 31-vjeçarin. Sipas të njëjtave burimeve, mësohet se vajza i kishte shkëputur marrëdhëniet me të rreth 6 muaj më parë, por Nikolli vijonte ta kërkonte sërish. Ndërkaq, pas arrestimit të tij, policia njoftoi se ka shpallur në kërkim edhe një të afërmin e tij, shtetasin me iniciale V.N., i cili akuzohet për përkrahje të autorit të krimit. Sipas policisë, ai i ka ofruar ndihmë Alfredit që të largohej nga vendi i ngjarjes duke u shpëtuar forcave të policisë.

E gjithë skena e krimit ndodhi në biznesin e viktimës. Kjo e fundit ishte parukiere dhe kishte hapur një sallon bukurie me emrin "Eva". Paraditen e djeshme, rreth orës 10:00, Alfred Nikolli ka shkuar në biznesin e saj dhe e ka qëlluar menjëherë. Mësohet se në atë moment, brenda në dyqan ka qenë edhe një kliente, e cila është shoqëruar për t'u marrë në pyetje. Për krimin e kryer, policia u njoftua nga qytetarët. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, forcat policore nisën punën për identifikimin dhe vënien në pranga të autorit si dhe zbar-dhjen e rrethanave të ngjarjes. Mësohet se 31-vjeçari u identifikua nga kamerat e sigurisë të bizneseve përballë sallonit të bukurisë së viktimës si dhe nga dëshmitë e familjarëve të saj./Gazeta Shqiptare

.

Formacioni i Kosovës kundër Turqisë

Posted: 11 Nov 2016 11:25 PM PST

Formacioni (4-2-3-1): Ujkani – Perdedaj, Pnishi, Rrahmani, Paqarada – Alushi, Shala – Rashica, V. Berisha, Zeneli – Muriqi.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6. 

.

Sulmohet Lewandowski (VIDEO)

Posted: 11 Nov 2016 11:17 PM PST

Si mund ta mbajmë nën kontroll sëmundjen e diabetit?

Posted: 11 Nov 2016 11:13 PM PST

Ky nivel i lartë glukose është i shkaktuar nga paftësia e organizmit për të përdorur insulinën e vet për të tretur sheqerin. Përgjithësisht besohet se faktorët kryesorë që çojnë në diabet janë: gjenet e predispozuara, ushqim jo i ushqyeshëm, mungesë aktiviteti fizik, mbipesha…

Hapat në vazhdim do t'ju ndihmojnë të mësoni më shumë se si mund ta mbani nën kontroll diabetin.
-Ushqehuni shëndetshëm. Nëse keni mbipeshë trupore ose obezitet bisedoni me dietologun për përcaktimin e dietës së rekomanduar tek ju. Përpiquni të evitoni ushqimet me yndyre dhe karbohidrate (sheqerna).

-Masni nivelin e glukozës (sheqerit): Bisedoni me mjekun endokrinolog (diabetolog) për menyren se si duhet të kontrolloni nivelet e glukozës në shtëpi.

-Kryeni aktivitet fizik. Stërvitjet ditore mund t'u ndihmojnë të përmirësoni nivelet e glukozës në gjak tek personat me diabet, por merni miratimin e mjekut tuaj për të percaktuar llojet e aktivitetit fizik që duhet të kryeni.

-Përpiquni të bëni matje të shpeshta të glukozes edhe esell edhe dy ore pas ushqimit dhe matjen ne laborator çdo tre muaj te HbA1c (analize qe tregon mesataren e glukozes ne gjak per dy-tre muajt e fundit).
Personat me risk janë: personat me mipeshe trupore, personat me sëmundje të zemrës dhe hipertension arterial, personat që kanë të afërm me diabet, femrat shtatzane apo qe kane lindur femije > 4 kg, personat > 45 vjeç, dhe personat me dislipidemi (rritje te yndyrnave ne gjak).

.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more