Skip to main content

Lajmi.net: “Në ora 12:00 testohet sistemi i alarmit në Prishtinë” plus 8 more

Lajmi.net: “Në ora 12:00 testohet sistemi i alarmit në Prishtinë” plus 8 more


Në ora 12:00 testohet sistemi i alarmit në Prishtinë

Posted: 05 Nov 2016 12:18 AM PDT

Në një njoftim për media, thuhet se testimi do të realizohet me tingull të njëtrajtshëm sirene, në kohë zgjatje dy herë nga 30 sekonda, ora 12:00.

.

Tahiri: Rama në Festivalin e Gjirokastrës përjashtoi Ansamblin Popullor të Çamërisë

Posted: 05 Nov 2016 12:11 AM PDT

Tahiri thotë për "Gazeta Shqiptare" se presioni i Tiranës mbi Greqinë do të jetë më i fortë kur PD-ja të vijë në pushtet. Ndaj, Dashamir Tahiri shpreh bindjen se çamët shumë shpejt do të kthehen në trojet e tyre në Çamëri.

Z.Tahiri, pse kaq shumë debat për çështjen çame dhe pse kaq e vështirë zgjidhja?

Sot në Shqipëri jetojnë 300 mijë çamë. Pas gjenocidit grek, popullsia çame është persekutuar në mënyrë të vazhdueshme nga diktatori Hoxha. Ndaj, me rrëzimin e saj doli në skenë çështja çame, e cila u mbështet pa hezitim nga Partia Demokratike. U krijua shoqata që mbronte interesat e komunitetit çam. Në vitin 1993 bashkë me kreun e shoqatës, Hajri Xhemali, shkuam në Konispol dhe mbrojtëm çështjen çame. Aty ishte si përfaqësues i qeverisë demokratike edhe z.Safet Xhulali.

Pas një viti, data 28 qershor u njoh si dita e gjenocidit, por gjatë ngjarjeve të vështira të '97-ës, kjo çështje u bllokua, pasi nuk gjeti mbështetjen e PS-së. Pas ardhjes së të majtëve në pushtet ishte z.Ilir Meta, ai që në vitin 1999 e ngriti në Athinë pikërisht çështjen çame. Nisën edhe protesta për të drejtat e çamëve, ndërkohë që në atë kohë ish-ministri i Kulturës, Edi Rama në Festivalin Kombëtar të Gjirokastrës përjashtoi nga paraqitja Ansamblin Popullor të Çamërisë. Më pas, në vitin 2004 është miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë një rezolutë për zgjidhjen e çështjes çame, por që nuk ishte botuar në Fletoren Zyrtare, gjë që shkaktoi debate të ashpra.

Kjo u mor vesh në vitin 2013 dhe të gjendur përpara një situate të tillë, ne kërkuam sqarime në lidhje me miratimin e kësaj rezolute. Ne e cilësuam si të papranueshme atë që kishte ndodhur në vitin 2004.

Atëherë unë kam kërkuar madje ndjekje penale për kryetarin e Kuvendit të asaj kohe, Servet Pëllumbi, pasi kishte falsifikuar vullnetin politik. Rezoluta në thelb kërkonte të bënte aktiv Traktatin e Miqësisë dhe jo ta linte atë si një letër e vdekur, siç është sot, sa u takon të drejtave të shqiptarëve çamë dhe më gjerë.

Çfarë kërkon realisht popullsia çame nga autoritetet greke?

Ne nuk kërkojmë shtëpi në Athinë, ne kërkojmë shtëpitë e baballarëve tanë në Prevezë, aty ku i kanë pasur. Kjo është një çështje e drejtë. Askush nuk mund ta quajë ndryshe. Hebrenjtë u kthyen në trojet e tyre amtare pas dymijë vjetësh dhe ne do të kthehemi shumë shpejt. Qeveria e atëhershme kuinslinge greke i dëboi dhe i vrau shqiptarët e Çamërisë, duke shfarosur 20 për qind të popullsisë. I vetmi gjenocid i padënuar në Ballkan është ai i grekëve.

Ligji i luftës duhet hequr. Ai ligj nuk ka punë me çamët, por edhe me gjithë shqiptarët që kanë blerë sot shtëpi në Greqi dhe ai ligj i dëmton të gjithë. Por, çamët deri në 1953 kanë qenë shtetas grekë dhe në '46-ën, në Konferencën e Paqes, Enver Hoxha ka mbajtur një fjalim të quajtur madhështor nga grekët, ku doli patrioti më i madh, e këto skena po i shikojmë edhe sot.

Ai ra dakord me Greqinë do t'i kthente çamët, do t'u jepnin shkollat, të gjitha, nga ana tjetër u kthye, kishte vënë kryetar komisioni Nesti Karanxhën. Së bashku me Palmerin, kolonelin anglez ku të dyja palët nuk bënë asgjë por përkundrazi i mori i burgosi, ua mori edhe paratë nga xhepat, florinjtë ç'kishin, deri sa i bëri nënshtetas me dhunë. Vazhdoi edhe më vonë si ajo e Teme Sejkos dhe më vonë, deri në kohët tona.

A është hapur ndonjë gjyq për këtë çështje?

U përfol për një lëvizje me një avokat anglez dhe ka 7 vite që po merret me këtë çështje, por ende nuk ka asgjë konkrete. Vetë kam paguar para për hapjen e këtij gjyqi, kam edhe faturat madje, por nuk është bërë asnjë lëvizje. Çështjen duhet ta çojmë menjëherë në gjykatat ndërkombëtare. Unë kam çuar dosjen në Kongresin Amerikan, kam zhvilluar takime me kongresmenë pikërisht për çështjen çame dhe kjo çështje kërkon zgjidhje.

Mendoni se qeveria aktuale po i jep një shtysë kësaj zgjidhjeje?

Nuk pres që çështja çame të zgjidhet nga kjo qeveri. Çështja çame nuk zgjidhet me nacionalizma dhe fjalë boshe. Ilir Meta e ngriti çështjen në Athinë, ata u shprehën të pakënaqur. Ato që mund të thuheshin, Meta i tha; problemi është që ne çështjet të mos i ngrijmë, por t'i shkrijmë me dialog, pa nacionalizma, pa tallje të mëdha dhe fjalë boshe. Çështja çame zgjidhet vetëm me dialog. Qeveria aktuale nuk po bën aq presion sa duhet. Ne jemi për dialog dhe qeveria duhet të bëjë presion, por kjo qeveri nuk e bën. Kur të vijmë ne në pushtet, do të bëjmë presion më të fortë, do të marrim dhe gjyqet përsipër. Çfarë dialogu është bërë, vetëm pallavra ka, tallje politike.

Çështja çame është krijuar nga Enver Hoxha. Ai ka qenë sebepi i parë, se ai e bëri këtë në bashkëpunim me Partinë Komuniste greke dhe nuk zgjidhet nga pinjollët e Enver Hoxhës, që janë sot në qeverisje dhe këta që hidhen nga pas, këta që kanë qenë me mua përpara.

Ndryshe nga deputetët e tjerë çamë, ju pse zgjodhët PD-në?

Unë jam aty ku kam qenë, kjo është arsyeja që nuk bëhem me mazhorancën. Unë nuk bëhem me mazhorancën, se janë pinjollët e Enver Hoxhës. Unë i kam kërkuar PD-së që çështjen çame ta përfshijë në programin e ardhshëm të saj. Më kujtohet këshilla e baballarëve çamë kur i nisnin djemtë ushtarë. Ata i porosisnin: "Bëni kujdes, se mos ju përdor partia! Nëse ju kërkojnë të bëheni anëtarë partie, thoni që jeni të paarsimuar, pasi kush merret me ta do të përfundojë keq".

Si mund të zgjidhet çështja çame?

S'kemi bërë asgjë deri më sot, përveç tam-tam-eve politike. Si ajo e rezolutës, që ndenji 9 vite në parlament dhe ende nuk ka hyrë në fuqi. Dëgjova që do aktivizojnë traktatin e miqësisë, nuk dimë akoma se kush do të jetë në këtë komision. Çfarë pjese do të kenë çamët në këtë komision? Si do të zhvillohet? U fol që është për 3 gjëra ky komision: për kufirin detar, çështjen çame dhe varrezat e grekut. Grekët e kanë bërë një varrezë, çamët nuk kanë bërë asnjë varrezë andej matanë.

Pala tjetër të ka çuar në arbitrazh, ne nuk kemi çuar asnjë në arbitrazh dhe në gjyq. Kjo është detyrimi i qeverisë. Qeveria duhet t'i kthehet dhe ta bëjë këtë sa më shpejt dhe jo të merret me tam-tam-e politike dhe jo me llafe bosh elektorale.

Vetë ministri Kotziaspara pak ditësh u tregoi shqiptarëve se sa e kishin GDP-në, se sa të fortë e kishin ushtrinë se çfarë fuqie kishin dhe askush nuk ka dalë që të flasë ose t'u drejtohet si dy vende në NATO që jemi, plus aspiratat e tjera ku t'i kërkojë ose t'i drejtohet me një notë proteste për ato që ka thënë. Asnjë nuk kërkon të bëjë atë që duhet të bëjë.

.

“Himara, Rama dhe Dule e përdorën për kartë elektorale”

Posted: 04 Nov 2016 11:55 PM PDT

I këtij mendimi është analisti Afrim Krasniqi, i cili në studion e lajmeve të Ora News tha se Greqia është mundur të përdorë minoritetin dhe Himarën për të krijuar incident diplomatik.

Ndërsa duke iu referuar debateve të fundit në Parlament mes Ramës dhe Dukles, Krasniqi tha se këto deklarata ishin të papranueshem pasi të dy liderët politikë e përdorën për kartë elektorale.

Krasniqi: E gjithë kjo që ndodhi më pas është një fushatë në gotën e ujit, është një fushatë që lidhet për të dy palët për qëllime politike dhe elektorale dhe që nuk i referohet niveleve institucionale dhe niveleve konkrete politike.

Nëse ne bëjmë një krahasim ne kemi një reagim nga kryeministri i Shqipërisë disa herë por nuk kemi asnjë reagim nga kryeministri i Greqisë. Pra pala greke e ka mbajtur maksimumin në nivelin e ministrit të Jashtëm kurse tek ne u përfshinë politikanë deri në debat parlamentar duke kaluar sensin e sjelljes diplomatike me një vend si Greqia, sepse në thelb edhe mazhoranca e sotme kur erdhi në pushtet teza kryesore në politikën e jashtem ishte zero probleme me fqinjët dhe kur premton gjëra të tila minimalisht nuk duhet të jesh shkaktër i incidenteve të tilla.

Alibi që përdoret në mënyrë të qartë politike nga palët do të thotë edhe PBDNJ në Shqipëri quhet Parti e të Drejtave të Njeriut, ajo nuk reagon për të drejtat e njeriut. Ajo reagon vetëm për rastetet e komunitet të caktuar dhe rasti Himarës. Edhe rasti i reagimit të PS nuk reagon për të gjithë problematikën që ne kemi në Shqipëri me ndërtimet pa leje dhe prishjet por fokusohet atje dhe e përdor si kartë nacionaliste duke dashur të bëjë të kundërtën e kthen atë në qendër të vëmendjes.

Në fakt asnjëra dhe as tjetra nuk po kërkojnë veprimin e duhur. Ndërkohë që Greqia në mënyrë të papranueshme dhe të vazhdueshme është munduar të përdorë pretekstin e minoritetit dhe të Himarës për të krijuar incidente diplomatike. Ne do të duhej të silleshim ndryshe. Nëse ka pasur ndërtime pa leje në gjithë bregun e jugut të Shqipërisë do të duhet që të gjitha palët dhe të gjitha komunitetet  dhe të gjitha bashkitë të kenë të njëjtin trajtim, gjë që nuk ka ndodhur. Ne kemi parë protesta dhe protesta që kanë qenë të inicuar nga deputetë në parlamentin e kaluar. Do të duhej të krijohej një dialog dhe një ekip monitorues për të verfikuar dhe për të nxjerrë se kush është ai që quhet ligjor dhe kush është një sjellje përtej fazës ligjore dhe nëse është sjellje e barabartë  gjithë komunitetin.
Nuk është çështje e Greqisë, pretendon Shqipëria.

Ka shumë komunitete në jug të Shqipërisë që pretendojnë që një grup biznesmenësh të njohur në lidhje me politikën janë duke marrë fshatra turistikë në kurriz të qytetarëve kjo i përket Shqipërisë dhe Greqia përdor alibi dhe nuk ka pse përzihet në Himarë, Himara është e Shqipërisë. Prbolemi  është që ne nuk mund ta përdorim këtë gjë për të fituar një kapital politik. PSH replikat e të enjtes në parlament ishin të papranueshme, sepse ishin dy liderë politikë që po e përdornin edhe për kartë elektorale, nuk po përdornin për të zgjidhur problematikën dhe nuk ishin në rend dite problemet e Himarës.

Ata i kthyen në rend dite secili për interes elektoral. E majta për shkak se numri i votave që fiton nga komuniteti çam është më i lartë se numri i votave që përfiton nga minoritet grek dhe ky është interesi kryesor dhe për shkak se PBDNJ nuk është në qeveri dhe siç duket do të jetë pjesë e opozitës dhe ai ka interest ë acarohet me mazhorancën që këto vota të shkojnë te opozita . Kështu që është një kalkulim matematikor i brendshëm.

.

Media gjermane: Shqiptarët të vetmit ku Putini nuk mund të shtrijë ndikimin

Posted: 04 Nov 2016 11:46 PM PDT

"Manovrat e përbashkëta ushtarake mes Bellorusisë, Rusisë e Serbisë afër kufirit të Maqedonisë, manovrat e NATO në Malin e Zi, tentimi i Grushtit të shtetit, tentim atentati ndaj kryeministrit serb Aleksandër Vucic dhe teoritë tjera konspirative tregojnë më së qarti se diçka po zije në Ballkan – mollë sheri mes Perëndimit dhe Lindjes," shkruan fillimisht media e njohur gjermane Schwaebische.

Në pak ditë, janë sekuestruar arsenal i madh i armëve, njëra afër shtëpisë së Vucic në Beograd. Kundërshtarët më të mëdhej të Vucicit janë oligarkët që janë të fuqishëm financiarisht dhe mbështesin disa parti serbe. Politika pro Europiane e Vucicit është gjithashtu në kundërshti me politikën e presidentit serb, Tomislav Nikolic dhe partnerin e koalicionit, socialistët e Ivica Dacic, të cilët njihen si filorusë. Rusia e presidentit Vladimir Putin shpreson që Serbia të kundërshtojë jo vetëm integrimin në NATO, por edhe BE-në. Në anën tjetër Serbia mundohet të përfitojë ekonomikisht nga Brukseli, ndërsa në të njëjtën kohë për interesat e saj në Ballkan sheh Rusinë si "partner strategjik".

Shefi i shërbimit sekret rus "dirigjienti" i Grushtit të shtetit?

Që Vucic nuk mund të kënaqet shumë nga mbështetja ruse, tregon rasti i Malit të Zi. Kryeministri malazez, Milo Gjukanovic tha se agjentët rusë kishin tentuar Grushtin e shtetit për të sjellë në qeveri opozitën filo-ruse. Rusia kundërshton akuzat fuqishëm, megjithatë gjatë asaj nate kur u arrestuan 20 puçistët, shefi i shërbimit sekret rus, Nikolaj Patruschev, qëndronte në Beograd.

Prej kohësh Putini shfrytëzon prezencën e dobët të Evropës në Ballkan, për të rritur ndikimin. Vetëm Shqipëia, Kosova dhe Mali i Zi janë orientuar qartasi pro perëndimit. Serbia është partneri më i rëndësishëm rus që bashkëpunon edhe ushtarakisht. Bosnja dhe Maqedonia vlerësohet si shtete potenciale për t'u kthyer në "plaçke lufte."

.

Dimër i parakohshëm, të hënën rikthehet shiu dhe mund të ketë përmbytje

Posted: 04 Nov 2016 11:30 PM PDT

Meteorologët thonë se pas një fundjave me mot të mirë, dita e hënë dhe e martë do të sjellë reshje të dendura shiu të cilat mund të shkaktojnë përmbytje në disa zona në vend.

Parashikohet të sjellin përmbytje, pasi reshjet do të jenë të hënë dhe të martë në të gjitha qytetet, në Lezhë, Durrës, kryeqytet do të jenë me intensitet të lartë.

Të mërkurën shiu do ti lërë vendin temperaturave të ulëta të cilat do të sjellin reshje në formë bore të paktën në zonën e Alpeve.

/ Top Channel

.

Ish imami i Gjilanit flet nga burgu: Jam i lumtur që jam dënuar për çështje fetare (Video)

Posted: 04 Nov 2016 04:02 PM PDT

Zeqirja Qazimi

Qazimi në këtë emision thotë se është i lumtur që është dënuar për çështje fetare, transmeton lajmi.net.

"Mu me gëzon fakti që jam i dënuar për çështje fetare. Unë e llogariti shumë pozitive që një njeri dënohet për çështje fetare", ka thënë Qazimi.

Ai thotë se qytetarët duhet të shqetësohen atëherë kur bien ndesh me parimet e fesë islame. "Duhet të shqetësohet shumë. Kë e pengon feja islame, duhet të shqetësohet shumë", thotë ai.

Ai ka thënë se nuk e dinë nëse prej fjalëve te tij dikush është rekrutuar për të shkuar në ISIS, duke thënë se ky nuk është problem i tij. Veç bisedës me të RTK ka raportuar edhe për përhapjen e ideologjisë vehabiste në Kosovë.

Në emisionin "Udhëve" janë publikuar pamje te përhapësve te kësaj ideologjie dhe literaturës se Abdyl Vehabit.

Po ashtu, RTK raportoi për faqen hilafetialb.ëordpress.com e cila është agjenci e mbikëqyrur nga grupi i xhihadistëve kosovarë në ISIS dhe e cila funksionon e pavërejtur në Kosovë.

Flet edhe Faton Hajrizi, i dënuar për vepra te ndryshme dhe i arratisur 7 here nga burgu. Si përfundoi ai nga një shkelës i ligjit, në një praktikues të fesë islame. Për përhapjen e ideologjisë radikale fetare brenda burgjeve flasin edhe krerët e qendrave korrektuese dhe Bashkësia Islame e Kosovës.

Zeqirja Qazimi është dënuar me 10 vjet burg. Ish imami, sipas komunikatës së lëshuar nga Gjykata Themelore akuzohet se duke keqpërdorur pozitën e tij si imam në xhaminë " El-Kuddus" në Gjilan, publikisht ka nxitur dhe përhapur urrejtje, përçarje dhe mosdurim midis grupeve kombëtare, racore, fetare, etnike dhe grupe tjera që jetojnë në Republikën e Kosovës. /Lajmi.net/

.

Ky është populli që gënjen më shumë

Posted: 04 Nov 2016 03:58 PM PDT

Sipas studiuesve, janë gjetur fakte të qarta të gënjeshtrës në të gjithë vendet, ku banorët e disave prej tyre gënjenin më shumë. Në studim kanë marrë pjesë 1500 persona, përkatësisht rreth 100 persona nga 15 vende të botës.

Atyre u është dhënë detyra të hedhin monedhën e metaltë dhe të njoftojnë nëse kanë fituar "kokë" a "pil", ku në të parën fitoje 5 lekë, në tjetrën 3.

Nga kjo ka rezultuar se kinezët më shpesh raportonin fitim më të madh, ndërsa britanikët ishin më të sinqertë.

.

Legjenda e Arsenalit lavdëron Mustafin dhe Koscielnyn

Posted: 04 Nov 2016 03:54 PM PDT

Cambell që ka fituar Premierligën me Arsenalin, ka lavdëruar partneritetin që kanë krijuar Shkodran Mustafi i ardhur këtë verë nga Valencia dhe Laurent Koscielny.

"Më pëlqen mentaliteti i tyre", ka deklaruar Cambell për 888sport, përcjell lajmi.net.

"Ata kanë tani lojtarët e duhur aty, që kanë vullnet të madh, dhe kjo është e rëndësishme".

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.

.

Nesër martohet djali i kryeministrit Isa Mustafa – ja kush është nusja (Foto)

Posted: 04 Nov 2016 03:46 PM PDT

Lajmi.net mëson se ceremonia e dasmës do të zhvillohet nesër mbrëma, ndërsa Besniku më herët këtë vit është fejuar me bukuroshen Edita Bajrami.

Si Besniku, ashtu edhe Edita, janë të diplomuar në fushën e ekonomisë./lajmi.net

.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more