Skip to main content

Lajmi.net: “Në Irak, nafta është biznes familjar (Foto)” plus 8 more

Lajmi.net: “Në Irak, nafta është biznes familjar (Foto)” plus 8 more


Në Irak, nafta është biznes familjar (Foto)

Posted: 02 Nov 2016 11:55 PM PDT

Irak, nafta

Ai kishte vetëm një qëllim, që të fotografonte pompat e naftës.

"Kur i pash për herë të parë kaq shumë pompa në të njëjtin vend, më shkoi ndër mend se kjo mund të jetë një përshkrim i mirë për Irakun", thotë Grosso, shkruan CNN, transmeton lajmi.net

"Nafta është resursi kryesor në vend por edhe në rajon. Të gjitha luftërat dhe konfliktet që kanë ndodhur, kanë të njëjtin qëllim, që të kontrollojnë këtë pasuri", shton Grosso.

Ai tregon se shumica e pompave të naftës janë biznese familjare dhe madje emërtohen sipas emrit të familjes. Shoferi i cili e ka përcjellë Grosson, i ka treguar se axha i tij zotëron tri pompa të gazit. Ai shton se kjo është e zakonshme sepse shumë familje kanë biznese të tilla.

"Kurrë nuk kam dëgjuar diçka të tillë. Pompat e naftës t'i takojnë njerëzve të zakonshëm dhe kushdo mund të hap një të tillë, kjo shpjegon shumë për Irakun", konsideron Grosso.

Sipas një numërimi që ka bërë, ai thotë se në 100 kilometra janë rreth 70 pompa. /lajmi.net

There is so much oil in Iraq that just about anybody can decide to open their own gas station, said photographer Eugenio Grosso, whose series "Oil City" takes a look at gas stations along a 70-mile stretch of northern Iraq. The features of each station can vary greatly. Some are large and luxurious; others are just rusty stalls standing alone.

Kurdish flags fly in front of gas pumps on the side of the road. Grosso traveled between the cities of Kirkuk and Sulaymaniyah.

A gas station with an extravagant exterior.

Many gas stations in Iraq are a family business, Grosso said.

This station has its own mosque for customers who want to stop and pray.

"When I first noticed that there were so many petrol stations concentrated in the same area, I immediately thought that that could be a good way to talk about Iraq," Grosso said. "Oil is the main resource of the country and of the region in general. And it's a curse as well. All the wars and conflicts in that part of the world have the same aim -- to control that richness."Some gas stations were not much more than a hose.After Saudi Arabia, Iraq is OPEC's second-largest crude oil producer -- and it is home to the fifth-largest crude oil reserves after Venezuela.

 

.

AI: Në Mosul “torturohen” luftëtarët e ISIS-it

Posted: 02 Nov 2016 11:28 PM PDT

Mosul, Irak

Sipas saj, njerëz të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik janë poshtëruar publikisht, torturuar dhe rrahur.

Amnesty International tha se simpatizantët e Shtetit Islamik janë futur në kafaze të pulave dhe janë lënë në rrethrrotullime të lagjeve.

Ndryshe, sot është dita e 18-të e operacionit të forcave irakiane dhe kurde për rikthimin e Mosulit nga kontrolli i Shteti Islamik.

Shteti Islamik ka lëshuar një audio-mesazh, që thotë se vjen nga lideri i tij, Abu Bakr al-Baghdadi, dhe u bën thirrje luftëtarëve të vazhdojnë luftën kundër "armiqve të Zotit".

.

Çfarë ka ndodhur më 3 nëntor?

Posted: 02 Nov 2016 11:13 PM PDT

Kristofor Kolumbo

1493 – Eksploruesi italian Kristofor Kolombi, ndërsa po lundronte në Karaibe, pa nga larg një ishull; ishte ditë e dielë – latinisht "dies dominica" – Ditë e Zotit – ishullin e quajti Dominica.

1529 – Lordi britanik Thomas More hap parlamentin, që më vonë do ta dënonte atë me vdekje për mosmbështetjen e planeve të martesës së mbretit Henri i Tetë.

1793 – Dramaturgia franceze, gazetare dhe veprimtare e të drejtave të grave, Olympe de Gouges ekzekutohet në gijotinë. Ajo e filloi karrierën si dramaturge në fillim të viteve 1780 dhe u bë një mbrojtëse e i zëshme për të përmirësuar gjendjen e skllevërve në kolonitë franceze. Në të njëjtën kohë, Olympe de Gouges filloi të shkruante pamflete politike. Në vitin 1791, ajo hartoi Deklaratën e të Drejtave të Grave dhe sfidoi pabarazinë midis burrit dhe gruas në një vend ku parrulla e ditës ishte liri-barazi-vëllazëri, pa përmendur femrën. Olympe de Gouges u ekzekutua në gijotinë gjatë Mbretërimit të Terrorit për shkak të shkrimeve që kritikonin qeverinë Revolucionare dhe për lidhje e saj me zhirondinët, fraksion kundër terrorit.

1913 -Shtetet e Bashkuara vendosin një taksë mbi të ardhurat. Në botë, për herë të parë një taksë mbi të ardhurat u miratua në vitin 1799 në Britaninë e Madhe për të paguar dhe furnizuar trupat britanike që luftonin kundër forcave franceze të udhëhequra nga Napoleoni. Në Luftën e vitit 1812, për herë të parë Shtetet e Bashkuara konsideruan miratimin e një taksë mbi të ardhurat, por lufta amerikano – britanike përfundoi dhe çështja u la pezull. Megjithatë, gjatë Luftës Civile Amerikane, u vendos një taksë mbi të ardhurat, por vetëm si masë e përkohshme për të mbuluar shpenzimet e luftës. Taksa u shfuqizua në vitin 1872. Nga 1890, qeveria amerikane shpresonte të gjente një mënyrë për të shpërndarë në mënyrë të njëtrajtshme barrën e taksave federale, derisa mbërriti në miratimin e ligjit të taksave mbi të ardhurat më 1913.

1945 – Lindi Gerd Myller, futbollist i njohur gjerman Në vitin 1970, Myller u zgjodh Futbollisti Evropian i Vitit, pas një sezoni të suksesshëm me Bayernin e Mynihut dhe shënimin e 10 golave në kampionatin Botëror 1970. Gjatë kampionatit gjerman atë vit, Myller shënoi 68 gola në 62 ndeshje. Më 1972, Myller e mbylli vitin kalendarik të futbollit në Gjermani me 85 gola në 62 ndeshje, një rekord që u tejkalua vetëm pas 40 vjetësh, më 2012, nga argjentinasi Lionel Messi.

1964 – Për herë të parë, banorët e Distriktit të Kolumbisë (kryeqytetit amerikan) u lejuan të votojnë në zgjedhjet presidenciale. Ratifikimi i Amendamentit 23 të Kushtetutës në vitin 1961, u dha qytetarëve të Uashingtonit të drejtën për të votuar për president dhe zëvendëspresident të Shteteve të Bashkuara, por jo për anëtarët e Kongresit.

.

Horoskopi, 3 nëntor 2016

Posted: 02 Nov 2016 11:07 PM PDT

Horoskopi

Dashi – Dite pozitive per jeten tuaj ne cift. Edhe ata qe kane qene larg njeri-tjetrit do te afrohen dhe do e shtojne bashkepunimin. Ka ardhur momenti te beni edhe plane per te ardhmen. Beqaret nuk do jene te vendosur per te kerkuar personin e duhur. Cdo gje do jete ne doren tuaj. Sektori i FInancave do jete mjaft i qete. Nuk do keni probleme dhe mund te beni ndonje shpenzim me teper.

Demi – Jeta juaj ne çift do jete paksa konfuze gjate kësaj dite. Qartësojuni njëherë mire me veten tuaj para se te flisni me partnerin, por nëse ndjenjat për te nuk janë shume te forta mos e mbani kot me shpresa. Beqaret nuk duhet te tregohen te pamatur me personat qe do takojnë sepse do krijojnë një opinion te keq. Ne planin FInanciar duhet te prisni edhe pak për te kryer investime.

Binjakët – Mungese komunikimi, tension dhe konflikte. Dita e sotme nuk do jete aspak e mire për te dashuruarit kështu qe bëni kujdes. Do ishte mire te qëndronit pak larg njeri-tjetrit dhe te reflektonit me kujdes. Beqaret nuk do kenë takimet qe kane pritur, por kjo nuk do te thotë qe te bien ne dëshpërim. Ne planin FInanciar vazhdoni te tregoheni te matur me shpenzimet.

Gaforrja – Atmosfera ne jetën ne çift do jete e ngrohte dhe harmonike sot. Bashkëpunimi de komunikimi do mbizotërojë gjete gjithë kohës. Ata qe mendojnë për një te ardhme se bashku duhet te përgatisin projektet. Beqaret do FIllojnë një histori dashurie e cila do shndërrohet shpejt ne një lidhje serioze. Me FInancat nuk do i keni mire punët sepse do shpenzoni jashtë mase.

Luani – Jeta sentimentale do jete shume e bukur dhe e mbushur me emocione gjate kësaj dite. Do merrni edhe disa vendime te rëndësishme te cilat do ua ndryshojnë përgjithmonë te ardhmen. Beqaret do mendojnë vetëm për familjen dhe miqtë. Dashuria për ta kalon gjithmonë ne plan te dyte. Nëse deri me sot nuk jeni treguar te matur me FInancat, ka ardhur koha ta bëni.

Virgjëresha – Gjate kësaj dite nuk do keni as problemin me te vogël me partnerin dhe do ndiheni te qete. Dashurohuni ashtu si e ndjeni pa menduar aspak për te ardhmen dhe për te tjerët. Beqaret nuk do ndihen me vetëm fale një takimi te nxitur nga Merkuri. Personi mund te jete i shenjës se Demit ose Bricjapit. Shlyejini sa me pare borxhet qe keni qe FInancat te FIllojnë te stabilizohen.

Peshorja – Nuk do ndiheni shume mire gjate kësaj dite dhe do debatoni shpesh me atë qe keni ne krah. Atmosfera do jete e tensionuar. Kujdes! Venusi do jete planeti qe do ndikoje me tepër tek jete e beqareve. Mundësitë për te krijuar lidhje do jene te shumta, por duhet te mateni mire para se te hidhni një hap. Financat do jene delikate për shkak te shpenzimeve te konsiderueshme qe do kryeni.

Akrepi – Ndjesitë qe do përjetoni gjate kësaj dite pranë partnerit tuaj do jete te papërshkrueshme. Te dy se bashku do mendoni t'i çoni gjerat me tej dhe te jetoni bashke. Keni kaq shume nevoje për njeri-tjetrin. Femrat beqare do kenë me shume sukses ne dashuri sesa meshkujt. Ne planin FInanciar nuk duhet te merrni vendime te nxituara te cilat do ua prishin ekuilibrin.

Shigjetari – Sot do i sqaroni te gjitha keqkuptimet qe keni pasur ne çift dhe do ndiheni me te qete. Pak nga pak edhe bashkëpunimi do përforcohet. Beqaret do jene sensuale dhe shamate. Mos i refuzoni personat qe do iu vijnë pranë sepse disa prej tyre do ia vlejnë vërtet. Ne planin FInanciar rekomandohet me tepër maturi. Studiojeni mire terrenin para se te bëni shpenzime.

Bricjapi – Qetësia do mbizotërojë gjate gjithë ditës sot ne planin sentimental te çifteve. Nga ana tjetër do jeni me te disponueshem te bëni përpjekjet e duhura qe te krijoni një klime harmonike. Për beqaret do favorizohen lidhjet afatgjata. Shfrytëzojeni çdo mundësi qe do iu jepet. Ne planin FInanciar tregohuni sa me te matur dhe te kujdesshëm. Po gabuat do keni probleme serioze.

Ujori – Do i zgjidhni mosmarrëveshjet qe keni ne çift gjate kësaj dite dhe do ndiheni me te qete. Disa do mendojnë te bëjnë diçka ndryshe për te rikthyer pasionin. Beqaret nuk duhet te ëndërrojnë gjera te pamundura dhe duhet te tregohen me realiste. Jupiteri do iu sjelle fat ne planin FInanciar, megjithatë nuk duhet te nxitoni te bëni shpenzime te pamenduara.

Peshqit – Klima per jeten sentimentale ka rrezik te jete pak e turbullt. Meqe nuk do arrini sot te vendosni qendrueshmeri ne cift, mundohuni te pakten te ruani komunikimin. Beqaret duhet te bejne durim persa i perket jetes sentimentale. Ne te kundert mund te lidhen me dike qe nuk ben per ta. Do keni nje deshire te cmendur per te shpenzuar pa pushim sot. Kujdes sepse situata nuk eshte shume e favorshme.

.

Ndikimi i Rusisë në Kosovë po rritet

Posted: 02 Nov 2016 11:02 PM PDT

Florian Qehaja

Drejtori ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, Florian Qehaja, ka paralajmëruar se ndikimi i Rusisë në Kosovë po rritet. Ai në një intervistë për Epokën e Re, ka thënë se kjo po bëhet duke aplikuar instrumentin e "fuqisë së butë", përmes disa organizatave joqeveritare në katër komunat veriore dhe të disa medieve të caktuara në rajon.

Sa i përket gjendjes së sigurisë në vend, Qehaja vlerëson se krimi i organizuar, korrupsioni, obstruksionet nga Serbia dhe ekstremizmi i dhunshëm e radikalizmi janë rreziqet kryesore që i kanosen Kosovës.

Ndërsa rreth anëtarësimit të Kosovës në Interpol, ai ka përmendur pengesat politike që do të dalin gjatë këtij rrugëtimi.

.

Koalicioni Nisma-AAK të hapur për Pacollin

Posted: 02 Nov 2016 11:00 PM PDT

Behgjet Pacolli

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka deklaruar në "Republika" me Dardan Gashin se koalicioni nuk ka vija të kuqe, duke lenë të hapur mundësin për bashkëpunim edhe me Pacollin dhe me këdo që punon për të mirën e shtetësisë së Kosovës.

.

Janë 90 mijë shqiptarë të regjistruar në Kroaci

Posted: 02 Nov 2016 11:00 PM PDT

Ermina Lekaj-Perlaskaj

Ajo ka treguar se ka edhe shumë të tjerë që nuk janë të deklaruar për shkaqe si politike dhe ekonomike.

"Kroatët kanë simpati ndaj nesh dhe na janë falënderues për punën dhe kontributin tonë kemi pasur vullnetar që kanë luftuar rreth 2500 veta, ku kemi edhe të rënë atje."

Në Vukovar ushtari i fundit që ka rënë është shqiptar, ka thënë Përlaskaj në Klan Kosova.

Përlaskaj, që me prejardhje është nga qyteti i Prizrenit nuk ka lënë pa përmendur edhe raportet Kosovë-Kroaci.

Ajo ka thënë se beson shumë që shteti kroat do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën.

"Me integrimin tonë atje do t'i ndihmojnë edhe shtetit tonë – Kosovës. Çdo herë kërkoj që pakica shqiptare të përmendet më shumë dhe Kosova të jetë prioritet", ka pohuar Përlaskaj.

Ajo ka shtuar se ka pasur edhe mbështetjen e Qeverisë së Kosovës gjë që ka thënë se shpreson ta ketë edhe në të ardhmen.

.

Karakteri i kandidatëve dominon fushatën presidenciale

Posted: 02 Nov 2016 11:00 PM PDT

Në ditët e fundit të fushatës, dy pretendentët për Shtëpinë e Bardhë, Hillary Clinton dhe Donald Trump janë përqendruar në kritika ndaj të metave të kundërshtarit.

Rihapja e procesit hetimor të FBI-së në lidhje me serverin privat të emailave që përdorte zonja Clinton gjatë kohës kur ishte sekretare shteti e ka kthyer në qendër të vëmendjes temën e besueshmërisë së kandidatëve, shkruan zëriamerikës. Trump u hodh menjëherë në sulm:

"Ky është skandali më i madh politik që nga Watergate dhe të gjithë shpresojnë me shpirt që drejtësia më së fundi do të vihet në vend," tha Trump.

Clinton mund të jetë në mbrojtje këto ditë, por ajo vazhdon të hedhë kritika në lidhje me karakterin e kandidatit Trump:

"Donald Trumpi vazhdon të trumpetojë frikën, duke njollosur demokracinë tonë dhe duke ofenduar një pas një grupe të ndryshme amerikanësh," tha Clinton.

Fushata presidenciale shpesh përqendrohet në çështje si ekonomia, politika e jashtme dhe imigracion. Por ky vit është ndryshe, thotë eksperti Matt Dallek:

"Kjo garë është kthyer në një debat kryesisht mbi karakterin dhe personalitetin. Mendoj se tema e karakterit do të mbetet në qendër të debatit. Nuk mendoj se do të fashitet dhe madje në një shkallë të pazakontë, temat në lidhje me politikat e kandidatëve nuk janë aq qendrore sa zakonisht," thotë analisti.

Anketat tregojnë se shumë votues kanë mëdyshje për besueshmërinë e Clinton, por një numër edhe më i madh shqetësohen se Trump nuk ka temperamentin e duhur për president.

Ky perceptim i të metave të kandidatëve ka dominuar fushatën, thotë analisti Patrick Hickey:

"Mendoj se këto janë zgjedhje shumë të pazakonta pasi të dy kandidatët shihen negativisht nga shumica e amerikanëve. Zakonisht kjo ndodh vetëm me njërin prej kandidatëve".

Mëdyshjet për karakterin e kandidatëve kanë qenë në qendër të vëmendjes gjatë gjithë fushatës. Donald Trump sulmoi zonjën Clinton për çështjen e emaileve në debatin e dytë presidencial:

"Nëse fitoj do të udhëzoj prokurorin e përgjithshëm të emërojë një prokuror special për të analizuar këtë punën tënde".

Në debatin e tretë ishte zonja Clinton ajo që u hodh në sulm lidhur me komentet fyese të zotit Trump ndaj grave:

"Donaldi mendon se duke i poshtëruar gratë duket më i rëndësishëm. Ai i sulmon duke goditur dinjitetin, vlerësimin e tyre për veten. Nuk mendoj se ka ndonjë grua që nuk e di se sa e rëndë është kjo".

Si rezultat i gjithë këtyre sulmeve mbi karakterin, ka gjasa që rezultati i zgjedhjeve të varet nga mobilizimi i votuesve për të dalë ditën e zgjedhjeve, thotë analisti Hickey.

"Këto janë zgjedhje ku votohet kundër një kandidati, jo pro një kandidati të caktuar, prandaj pjesëmarrja në votime do të ketë shumë rëndësi, pra ka rëndësi se cila palë nxjerr zgjedhësit për të hedhur votën".

Një ndër fushatat elektorale më të gjata dhe më antagoniste në Shtetet e Bashkuara mbyllet të martën e ardhshme, një fakt shumë i mirëpritur për një pjesë të madhe të amerikanëve.

.

Kur flokët zbërthejnë gjithë personalitetin tuaj

Posted: 02 Nov 2016 05:40 PM PDT

Flokët janë reflektim i identitetit. Shumë femra e lidhin ecurinë e ditës me gjendjen e flokëve; nëse flokët janë një katastrofë, me shumë gjasa e tillë do të jetë dhe dita juaj.

Shumë të hollë, të elektrizuar, shumë të thatë apo të djegur, me thinja ose bien shumë, vetëbesimi i një gruaje lidhet ngushtë me gjendjen e një prej tipareve më të rëndësishme.

Kjo lidhje kaq personale është provuar prej vitesh.

Flokë të shkurtra

Jeni natyrë ekspresive, moskokëçarëse dhe nuk iu pëlqejnë 'lustrat' e tepërta. Në ditën tuaj më të mirë mund të vendosni një penel të lehtë dhe një buzëkuq elektrizues që do t'ju ndriçojë gjithë fytyrën. Reflektoni forcë dhe vendosmëri. Gjërat i bëni shpejt dhe sipas mënyrës tuaj, pak a shumë si modeli i flokëve tuaja.

Flokë natyralë

Ato gra që i japin vetëm një tharje të shpejtë flokëve pas dushit, janë spirituale. Në kontakt të vazhdueshëm me brendinë e tyre. Janë emotive, romantike dhe shumë krijuese. Ndjekin rrjedhën me lehtësi, por ka gjithnjë diçka të ato që i dallon nga të tjerat dhe të nxisin t'i njohësh më shumë.

Onde artificiale

Nëse bëni pjesë në këtë kategori, jeni gjithnjë në kërkim të argëtimit. Ju mendoni se duke ndryshuar modelin e flokëve, do të tërhiqni gjëra më interesante drejt vetes. Jeni vanitozë, flirtues dhe arrini synimet tuaja pa shumë përpjekje. Jeni të komunikueshëm dhe njerëzit e kërkojnë shoqërinë tuaj.

Flokë me balluke

Jo më kot francezet identifikohen me këtë model flokësh. Të gjata, të holla, argëtuese, super-seksi dhe të shkëlqyera në shtrat! Janë shumë inteligjente dhe kanë një mënyrë gati-gati djallëzore të të zgjidhurit të problemeve. Mund të jetë shoqja jote më e mirë, ose armike e betuar.

Flokë të mbledhura topuz

Mund t'ia shihni një femre në karrierë. Tregon një natyrë luftarake dhe të vendosur. E di çfarë do dhe do ta marrë pavarësisht gjithçkaje. I vendos vetes korniza që shumë rrallë mund t'i kalojë, shkruan Anabel. Mund të jetë një bashkëshorte e devotshme ose një dashnore e shkëlqyer, nuk ka rrugë të mesme!

Flokë 'bisht kali'

Jeni përtace kur vjen puna tek kujdesi ndaj vetes. Vendosni veten në plan të fundit dhe ju duket humbje kohe të kaloni disa minuta më shumë përpara pasqyrës në mëngjes për t'u kudjesur për flokët. Jeni gjithnjë për zgjidhje praktike. I bëni gjërat shpejt dhe pa u menduar gjatë. Punoni mjaft mirë nën presion dhe dini të jeni shumë argëtuese kur nuk keni asgjë që t'ju shqetësojë.

Flokë 'me model'

Nëse modeli juaj i flokëve është 'i rëndë' dhe impenjativ, me shumë mundësi jeni kritike të mëdha ndaj vetes ose shumë dramatike. Nëse ju duhet shumë kohë për t'u bërë gati në mëngjes, kjo mund të nënkuptojë dy gjëra: jeni gjithnjë në ankth dhe shqetësoheni shumë për detaje ose jeni shumë dramatike dhe vdisni për vëmendje, prandaj kërkoni të bini në sy me modelin tuaj të flokëve. /Telegrafi/

.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more