Skip to main content

Lajmi.net: “Kanye West të kandidojë për President të SHBA-së (Foto)” plus 8 more

Lajmi.net: “Kanye West të kandidojë për President të SHBA-së (Foto)” plus 8 more


Kanye West të kandidojë për President të SHBA-së (Foto)

Posted: 11 Nov 2016 12:07 AM PST

Thuajse 1 vit më parë, reperi i famshëm ka shprehur dëshirën se do të kandidojë për president në 2020. Ai fillimisht e ka bërë këtë lajmërim gjatë ceremonisë së "MTV Video Music Awards 2015", ndërsa së fundmi ka rikonfirmuar dëshirën e tij, duke u shprehur se synimet i tij do të jenë çështjet humanitare.

"Kur flas për idenë e të bërit president, unë nuk flas për pikëpamje politike. Qëllimi është në çështjet humanitare, njerëzore dhe tek e vërteta", ka thënë West gjatë një intervistë të dhënë për BBC.

Por ditën e sotme, njerëzit nuk e kanë harruar dëshirën e West, kështu që menjëherë kanë nisur sugjerimet që Kanye mund të jetë një opsion më i mirë sesa Trump.

.

Brazili turpëron Argjentinën, shikojeni çfarë ka bërë Messi (FOTO)

Posted: 10 Nov 2016 11:59 PM PST

Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi mbeti i dëshpëruar pas humbjes së thellë nga Brazili.

Argjentina u mposht me rezultat 3:0 në eliminatoret për "Kampionatin botëror 2018", përcjell "Lajmi.net".

Dhe, fytyra e Messit shfaq më së miri dëshpërimin e tij të thellë pas humbjes së rëndë nga rivali më i madh nga Amerika e Jugut.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6. 

.

Rrëfimi i zjarrfikësit për shpërthimin në Uzinën e Ballshit

Posted: 10 Nov 2016 11:56 PM PST

Në dëshminë e tij për mediat, Fejzo thotë se Uzina shpërtheu në moment dhe se zjarr si ai i një nate më parë nuk kishte rënë ndonjëherë.

“Uzina shpërtheu në moment. Gjithçka ndodhi papritur. Ishim 6 veta të zjarrfikëses në vendin e ngjarjes. Shpërtheu bombola e hidrogjenit”, u shpreh ai.

Fejzo thotë se pavarësisht flakëve, ekipi i zjarrfikëses punoi për të shpëtuar jetët njerëzore. “Pavarësisht nga flakët punuam në Uzinë dhe nxorëm një viktimë i cili ishte i djegur”.

.

Milan transferon një prej sulmuesve më të mirë në Evropë (FOTO)

Posted: 10 Nov 2016 11:51 PM PST

Milan është në negociata me Romën për transferimin e sulmuesit Edin Dzeko.

Reprezentuesi i Bosnjës e Hercegovinës është objektiv i madh i "Rossonerëve", raportojnë mediat italiane.

Dzeko e ka filluar mirë sezonin e ri me 10 gola në Serie A dhe dy në Europa League, përcjell "Lajmi.net".

Mirëpo, e ardhmja e tij mund të jetë në "San Siro" ku Milan është i gatshëm ta ofrojë Carlos Baccan në marrëveshje shkëmbimi për blerjen e tij.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6. 

.

“Dardanët” nisen për Turqi (FOTO)

Posted: 10 Nov 2016 11:43 PM PST

Kosova do ta ketë mbështetjen e "Dardanëve" në duelin e ardhshëm kundër Turqisë.

Skuadra jonë përfaqësuese do të takohet me Turqinë të shtunën në Antalya, përcjell "Lajmi.net".

Dhe, "Dardanët" kanë marrë rrugën për të mbeshtetur ekipin.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6. 

.

“Bombë” nga Italia, Vidal kthehet në Serie A (FOTO)

Posted: 10 Nov 2016 11:34 PM PST

Mesfushori i Bayern Munichut, Arturo Vidal dëshiron të largohet nga Gjermania dhe kthehet në Serie A, sipas portalit italian "Calciomercato.it".

Reprezentuesi kilian kaloi katër sezone të suksesshme në Juventus para transferimit në Bayern Munich më 2015 për 40 milionë euro, duke u bërë një prej futbollistëve kryesorë tek gjiganti bavarez, përcjell "Lajmi.net".

Vidal herë pas here ka përfunduar në bankën e rezervistëve të Bayern Munichut pas ardhjes së Carlo Ancelottit.

Mirëpo, ai ka biseduar me mbrojtësin e Juventusit, Patrice Evra, nga i cili ka kërkuar që t'i njoftojë krerët e klubit për gatishmërinë e tij të kthehet në Torino.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6. 

.

Thaçi sot mban takimin e dytë për reformën zgjedhore, opozita e bojkoton

Posted: 10 Nov 2016 11:32 PM PST

Takimi i cili është paraparë të fillojë sot nga ora 11:00, nuk do t'i ketë të pranishëm partitë opozitare sikurse edhe herën e parë.

Të paktën kështu deri më tani janë deklaruar për lajmi.net AAK dhe Nisma, të cilat vlerësojnë se një takim i tillë është i vonuar.

Kurse javën e kaluar kur edhe u mbajtë takimi i parë nga presidenti Thaçi, ai ishte shprehur se reforma duhet të përmbyllet dhe këtë nuk mund ta ndal askush. /Lajmi.net/

 

AAK e Nisma bojkotojnë edhe takimin e dytë për reformën zgjedhore të thirrur nga Thaçi

.

Ndahet nga jeta Leonard Cohen (Video)

Posted: 10 Nov 2016 11:29 PM PST

Albumini tij i parë “Song of Leonard Cohen” u publikua në vitin 1967. I lindur në Montreal, Kanada në vitin 1935, Cohen u detyrua të niste një tur koncertesh dekandën e fundit pasi zbuloi se nga fondi i tij i pensionit mungonim 5 milionë dollarë.

.

Sulme masive kibernetike godasin bankat ruse

Posted: 10 Nov 2016 11:29 PM PST

Kreditori më i madh në vend, Sberbank, tha se u hakerua më 8 nëntor, por e neutralizoi sulmin pa i penguar operacionet. Sberbank tha se ishte sulmuar 68 herë brenda vitit.

Gjigandi rus i sigurisë në internet, Kaspersky tha se nga sulmet u goditën faqet e të paktën pesë bankave përfshirë Alfa Bank, Moscoë Bank, Rosbank dhe Moscow Exchange.

Sulmet vazhduan edhe më 10 nëntor, tha Kaspersky, një nga të cilët zgjati një orë ndërkohë që më i gjati ishte 12 orë.

Sulmet DDoS përshijnë vërshimet e faqeve të internetit me më shumë trafik se sa që mund të mbajnë, duke ua vështirësuar qasjen ose duke i vënë jashtë plotësisht.

Kaspersky tha se më shumë 660 mijë kërkesa për second janë dërguar duke përdorur një rrjet me më shumë se 24 mijië pajisje të rrëmbyera të vendosura në 30 vende. Më shumë se gjysma e pajisjeve gjendeshin në SHBA, Indi, Taiwan dhe Izrael, tha ai.

Banka Qendrore e Rusisë, konfirmoi "sulmet mbi një numër të bankave të mëdha" të intensitetit të "mesëm" dhe tha se nuk janë penguar shërbimet bankare.

Ajo tha se sulmet janë dërguar me pajisje të vjehdura sic janë kamerat e sigurisë dhe video kamerat e instaluara në zyra ose shtëpi gjithandej botës. (REL)

.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more