Skip to main content

Lajmi.net: “Brad Pitt shfaqet i dobët në daljen e parë pas ndarjes (Foto)” plus 8 more

Lajmi.net: “Brad Pitt shfaqet i dobët në daljen e parë pas ndarjes (Foto)” plus 8 more


Brad Pitt shfaqet i dobët në daljen e parë pas ndarjes (Foto)

Posted: 09 Nov 2016 12:24 AM PST

Brad Pitt

Aktori Brad Pitt është paraqitur në shfaqjen e filmit “Moonlight” ku ai është producent, përkrahë koleges dhe mikes së tij, Julia Roberts.

Kjo është dalja e parë e aktorit në publik që nga kërkesa e Angelinës për divorc dhe vërehet se kjo periudhë nuk ka qenë aspak e lehtë për të, pasi shihet më i dobët./lajmi.net

brad pitt makes first post split appearance alongside julia roberts 013804852brad pitt makes first post split appearance alongside julia roberts 013804852brad pitt makes first post split appearance alongside julia roberts 013804852

.

Aksident në Prishtinë (Foto)

Posted: 09 Nov 2016 12:24 AM PST

Raportohet se nuk ka të lënduar, por si pasojë e këtij aksidenti është krijuar kolonë e gjatë. Ndërkohë Policia ka dal në vendin e ngjarjes./Lajmi.net

15052007_10211145669017798_696788990_o 15007987_10211145668857794_69548952_o 15033980_10211145668777792_1089965417_o

.

Gjendet i vdekur punonjësi i Konsullatës ruse në New York

Posted: 09 Nov 2016 12:23 AM PST

Punonjësi, që ishte përgjegjës për sigurinë e instalimit, u gjet pa vetëdijie para orës 7 të mëngjesit, sipas kohës lokale, brenda konsulatës në Upper East Side në afërsi të Parkut Qendror, tha një zëdhënës i Departamentit të Policisë së New Yorkut.

Ai nuk u identifikua, por u bë e ditur se ishte 63 vjeç. Nikolai Lakhonin, një zëdhënës i Ambasadës ruse në Washington, tha se shenjat e para janë se punonjësi vdiq nga ataku në zemër. Konsullata e New Yorkut tha në Facebook se nuk janë gjetur shenja të vdekjes së dhunshme.

Policia dhe zyrtarët e ambasadës po presin rezultatet e autopsisë mjekësore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Një mik i afërt i Presidentit rus Vladimir Putin u gjet i vdekur në një hotel në Washington vitin e kaluar, duke shkaktuar teori të egra rreth rrethanave të errëta të vdekjes së tij.

Por prokurorët thanë muajin e kaluar se vdekja e papritur e tij ishte një aksident që ndodhi pas disa ditë në gjendje të dehur dhe rrëzimit të vazhdueshëm. /REL

.

Melania Trump ka një të përbashkët me Zonjën e Parë të vitit 1820 (Foto)

Posted: 09 Nov 2016 12:20 AM PST

Melania Trump

Melania bëhet 'First Lady' e lindur në një shtet tjetër, e dyta që nga Louisa Adams gjatë presidencës së John Quincy Adams në vitin 1820, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.

Image result for Louisa Adams

.

Trump shpallet president, basketbollisti i njohur kërkon largimin nga NBA (FOTO)

Posted: 09 Nov 2016 12:09 AM PST

Donald Trump është president i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por, shpallja e tij në krye të shtetit nuk është mirëpritur nga një prej basketbollistëve të njohur nga NBA.

Qendra e Oklahoma City Thunder, Enes Kanter ka postuar në Twitter duke shprehur gatishmëri të largohet nga SHBA, përcjell "Lajmi.net".

"A është ndonjë ligë evropiane ose klub kinez i interesuar për një qendër? Hahaha, kjo është e çmendur", shkroi ai.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6. 

.

Obama ngushëllon amerikanët: Çfarëdo që të ndodh, dielli do të agojë përsëri

Posted: 08 Nov 2016 11:55 PM PST

Presidenti në largim i SHBA-ve i ka kërkuar vendit të qëndrojnë të qetë pas fushatës më përçarëse në gjithë kujtesën.

Ai tani duket gjithnjë e më shumë se mund të zëvendësohet në Shtëpinë e Bardhë nga Donald Trump, duke lënë pas Hillary Clinton.

Në mesazhin video për BuzzFeed News ai tha: “Le të përballemi. Kjo ka qenë një zgjedhje rraskapitëse, e vështirë dhe e çuditshme për të gjithë ne”, tha Obama./Lajmi.net

.

U KRY! Donald Trump është president i ri i AMERIKËS

Posted: 08 Nov 2016 11:52 PM PST

(I plotësuar) – "Sapo morra një telefonatë nga Sekretaresha Clinton. Ajo më uroi mua dhe të gjithë neve për fitoren dhe unë e urova atë dhe familjen e saj për fushatën e fortë", kanë qenë fjalët e para të Donald Trump si President i shpallur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Trump tha se Hillary luftoi shumë dhe ka punuar për një periudhë të gjatë dhe i shprehu mirënjohje për kontributin e saj.

"E kam shumë seriozisht", shtoi ai, raporton CNN, transmeton lajmi.net

Trump deklaroi se në vizionin e tij, çdo amerikan do të ketë mundësi të realizoj potencialin e tij të plotë.

"Njerëzit e harruar të këtij vendi, nuk do të jenë të tillë më. Do të rindërtojmë vendin"

Trump ka falënderuar prindërit e tij dhe të gjithë bashkëpunëtorët. /lajmi.net

***

Pas numërimit të votave në shumicën e shteteve të Amerikës, republikani Donald Trump, do të jetë president i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke mposhtur kandidaten demokrate, Hillary Clinton.

Donald Trump, ka fituar bindshëm në shumicën e shteteve amerikane, duke grumbulluar kështu 270 vota elektorale të nevojshme për t’u zgjedhur president, shkruan lajmi.net.

Sondazhet e bëra në Amerikë nuk e kishtin parashikuuar asnjëherë fitoren e Trumpit, përkundrazi, Clinton kryesonte gjithnjë.

Megjithatë, stafi i Trumpit, më parë pati njoftuar se fitorja e Trumpit do të festohet në  Manhattan, konkretisht në hotelin "Hilton Midtown", i cili ndodhet në afërsi të së ashtuquajturës "Trump Tower", një gjë e tillë tashmë ka filluar.

Kujtojmë, se Fushata 'Hillary- Trump' është cilësuar si fushtat më e egër në historinë amerikane. Ajo do mbahet mend për përçarje, mos pajtime, akuza, ofendime nga më të ndryshmet, e lloj lloj gjëra të tjera që bënë që e gjithë bota t'i kthej sytë nga ata. /Lajmi.net/

 

 

 

.

Tifozët e Realit nuk mund ta besojnë përforcimin e ri (FOTO)

Posted: 08 Nov 2016 11:51 PM PST

Real Madrid është afër transferimit të një futbollisti të talentuar.

"Los Blancos" e kanë gati transferimin e mbrojtësit të Corinthians, Leo Santos, ka bërë të ditur "Esporte.uol.com.br", përcjell "Lajmi.net".

Klubet janë në kontakt për të caktuar datën se kur Santos do të transferohet në "Santiago Bernabeu".

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6. 

.

Një tjetër mister në SnapChat-in e Encës (Foto)

Posted: 08 Nov 2016 11:41 PM PST

Enca

Pak ditë më parë ajo "trazoi" rrjetin duke postuar një foto, ku në pamje të parë dukej sikur po puthej me të dashurin, por që rezultoi të ishte mikesha e saj me partnerin.

Këtë herë, ajo ka lënë pas dorë postimet romantike, të cilat ishin për këngën e saj më të re, siç tregoi për Blitz.al, e ka filluar të postojë fjali që të lënë përshtypjen se dikush e ka mërzitur Encën.

"Mos besoni çfarëdolloj gjepurash që ata shkruajnë për mua", – shkruan këngëtarja 20 vjeçare në SnapChat.

Nga ana tjetër, në një postim të dytë Enca shkruan: "Sa për informacionin tuaj, çdo urrejtje dhe negativiteti në profilet e mia në rrjetet/jetën sociale do të ndalohet"

Postim i fundit është bërë para disa minutash , në të cilin shkruhet: "Ka një vend special në Ferr për ato vajza që përpiqen të ulin vajzat e tjera". Dhe në fund, ajo ka vendosur një emoji ku tregon gishtin e mesit.

Nuk e dimë nëse Enca është mërzitur me mediat apo me persona konkretë sepse edhe këto postime, këngëtarja e "Bow Down" ka vendosur t'i lërë nën hijen e misterit, pa thënë asgjë më tepër. Ndoshta, postimet e rradhës apo publikimi i këngës së shumëpritur do të zgjidhë edhe "puzzle"-in e SnapChat-it.ee_1478671829-4837755eee_1478671832-870850eeee_1478671836-6287838

.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more