Skip to main content

Lajmi.net: “BE-ja ta rishikojë kriterin e demarkacionit për viza” plus 8 more

Lajmi.net: “BE-ja ta rishikojë kriterin e demarkacionit për viza” plus 8 more


BE-ja ta rishikojë kriterin e demarkacionit për viza

Posted: 08 Nov 2016 12:23 AM PST

Liberalizimi i vizave

Kështu ka thënë gjatë një interviste për gazetën "Zëri" profesori i së drejtës ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Besfort Rrecaj.

Më tutje Rrecaj duke folur rreth anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian ka thënë se Kosova ka çaluar në disa çështje të cilat e dërgojnë atë drejt familjes evropiane, shkruan sot, gazeta Zeri.

Ndër proceset, i cili është gozhduar sipas Rrecajt është liberalizimi i vizave. Sipas tij, kriteri i vendosur nga BE-ja për demarkacionin duhet të riformulohet sepse ky kusht për viza përbën një padrejtësi karshi Kosovës, për shkak se asnjë vend nuk ka pasur kriter të tillë.

Ndërkohë një tjetër proces që vendi ynë ka çaluar, sipas profesorit, është edhe dialogu Kosovë – Serbi. Përkundër kësaj ai ka konsideruar se dialogu duhet të vazhdojë, pavarësisht sjelljeve të Serbisë që të mos lejohet përfundimi i tij.

'Procesi i liberalizimit të vizave duket se është duke çaluar për arsye të caktuara. Dhe unë mendoj se në këtë proces ndërlidhen dy kritere shumë të rëndësishme, të cilat i ka vendosur Bashkimi Evropian dhe të cilat duket se kanë hasur në gozhdë dhe që momentalisht janë të pakalueshme. Njëra ka të bëjë me demarkacionin dhe tjetra ka të bëjë me luftimin e korrupsionit dhe përgjithësisht luftimin e krimit të nivelit të lartë. Për çështjen e demarkacionit, BE-ja duhet të jetë më fleksibile duke marrë parasysh relacionet politike, të cilat janë krijuar sa i përket procesit të demarkacionit dhe sa i përket këtij kriteri BE-ja duhet ta relaksojë këtë kriter. Sa i përket kriterit të dytë me luftimin e korrupsionit, problematika është tek dhënia e rezultateve për luftimin e korrupsionit dhe koha që duhet për plotësimin e këtij kriteri', tha ai.

.

Nolito e ka rrogën milionëshe por shikojeni ku jeton nëna e tij (VIDEO)

Posted: 08 Nov 2016 12:19 AM PST

Vazhdon ‘lufta’ e shkurorëzimint mes Jolie dhe Pitt

Posted: 08 Nov 2016 12:16 AM PST

Sipas TMZ lufta duket se është fokusuar tek kujdestaria e 6 fëmijëve të çiftit, ku Jolie ka kërkuar që Pitt do të ketë takime të monitoruara nga punonjësit e shërbimeve sociale me fëmijët, transmeton TCh.

Jolie është shprehur se kjo gjendje do të vijojë derisa Brad të mbledhë vetën, pasi akuzohet nga aktorja për abuzim me alkoolin dhe lëndët narkotike.

.

Përmbytje në Tiranë, një grua rrëshqet dhe zhytet nën ujë (Video)

Posted: 08 Nov 2016 12:16 AM PST

Tirane

Bashkia e kryeqytetit është mjaftuar vetëm me paralajmërime, ndërsa nuk është marrë asnjë masë për të shmangur këto probleme apo për tu ardhur në ndihmë banorëve.

Në redaksinë e syri.net ka mbërritur një video nga përmbytjet e ndodhur në kryeqytet. Video dërguesi tregon se pamjet janë filmuar tek 9-katëshet në Tiranë. Ai tregon se një grua për pak sa nuk ka humbur jetën, pasi ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujë.

Po ashtu në vend nuk ka pasur asnjë ndihmë, as polici dhe as punonjës bashkie. Kanë qenë shoferët dhe kalimtarët që i kanë dhënë ndihmën asaj, që të  shpëtonte.

.

Lajm fantastik për Shqipërinë para ndeshjes me Izraelin (FOTO)

Posted: 08 Nov 2016 12:12 AM PST

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj kishte pësuar një lëndim kundër Milanit në Serie A, por që nuk është serioz.

Ai pas arritjes në Shqipëri ka treguar se nuk ka ndonjë lëndim dhe se është gati për Izraelin.

"Ndihem shumë mirë dhe nuk kam asnjë problem, dëmtimi i pësuar ndaj Milanit është diçka e vogël. Me Izraelin është e vështirë, por do të bëjmë maksimumin për të fituar. Gjithsesi, në një sfidë të tillë e rëndësishme është të mos humbasim", tha Memushaj për Supersport.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.

.

Reshjet e dendura të shiut, bllokohet autostrada Tiranë-Durrës (Foto)

Posted: 08 Nov 2016 12:06 AM PST

Shiu

Si pasojë e reshjeve është bllokuar edhe autostrada Tiranë – Durrës, ku ka prezencë të madhe uji nga "Brunes" deri te mbikalimi Kashar.

Policia rrugore u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që qarkullojnë për në jug të shfrytëzojnë rrugën e vjetër nga Ndroqi.

shqiperi

.

Raportet SHBA-BE pas zgjedhjeve

Posted: 08 Nov 2016 12:05 AM PST

Evropianët kanë bërë 15 vitet e fundit më tepër përvoja zhgënjyese me presidentët amerikanë. Kjo vlen si për republikanin Xhoxh Bush edhe për demokratin Barak Obama. Vitet e presidencës së Bushit qenë të mbushura me mosmarrëveshje për luftën në Irak dhe luftimin e terrorizimit. Në këto pika edhe vetë Evropa qe thellësisht e përçarë.

Me zgjedhjen e demokratit Barak Obama si president shumë evropianë shpresuan për një fillim të ri të marrëdhënieve transatlantike. Kur Hillary Klinton erdhi si ministre e Jashtme për herë të parë në Bruksel, ajo u prit me entuziazëm. Por në përgjithësi nuk mund të thuhet se pati ndonjë përmirësim të raporteve SHBA Evropë. Obama thuajse nuk interesohej fare për Evropën por kryesisht për Azinë.

Shtëpia e Bardhë duhet të orientohet sërish më tepër drejt Evropës

Ekspertët mendojnë se Evropa duhet të jetë në vend të parë në listën e prioriteteve të presidentit të ardhshëm. Erica Chenoweth, eksperte për politikën ndërkombëtare të sigurisë pranë Universitetit të Denverit tha në bisedë me Deutschen Welle-n se “presidenti i ardhshëm duhet të orientohet sërish më tepër drejt Evropës, gjë që nuk vihet re më që prej vitit 1990.”

Edhe James Jay Carafano, ekspert për sigurinë kombëtare pranë fondacionit konservator Heritage Foundation në Uashington, i rekomandon banorit të ri të Shtëpisë së Bardhë të kujdeset më tepër për paqen dhe sigurinë në Evropë, që sipas tij janë të kërcënuara nga Rusia.

Ndryshime pavarësisht se kush zgjidhet

Pavarësisht se cili do të jetë fitues i zgjedhjeve në SHBA, evropianët duhet të përgatiten për disa ndryshime, thotë Janis Emmanouilidis nga qendra European Policy Centre në Bruksel. Në rast se zgjidhet Trumpi “do të ketë shumë ndryshime, sepse pozicionet e tij janë radikale, ndryshe nga presidentët e deritanishëm.”

Por edhe me Klinton si presidente do të ketë ndryshime, sepse ajo “do të drejtojë një vend tejet të përçarë dhe kjo do të ndikojë edhe në politikën e jashtme.” Sipas ekspertëve Hillary Klinton pritet që në rastin e Sirisë dhe të Rusisë të vijojë politikën e deritanishme, duke kërkuar më tepër përgjegjësi nga evropianët në sektorin e poltikës së jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes.

Ringjallje e marrëdhënieve transatlantike

Po a do të ketë pas shumë viteve ftohjeje sërish një rilindje të marrëdhënieve transatlantike? Ekspertët mendojnë se në rast se zgjidhet Trumpi një gjë e tillë vështirë se mund të përfytyrohet. Por edhe nën presidenten Klinton nuk pritet që bashkëpunimi mes BE-së dhe SHBA-së të jetë aq i ngushtë sa në kohën e Bill Klintonit. Megjithatë Janis Emmanouilis thekson se “Klintoni e di sikurse dhe Evropa, se të dyja palët kanë nevojë për njëra-tjetrën, në këto kohë kur ka kaq shumë pasiguri, sepse në fund nuk ka kaq shumë partnerë të fortë që janë në të njëjtën anë.”. /DW

.

Ancelotti: Ky ekip mund ta fitojë Ligën e Kampionëve

Posted: 08 Nov 2016 12:02 AM PST

Trajneri i Bayern Munichut, Carlo Ancelotti ka përmendur Juventusin si kandidat për të triumfuar në Ligën e Kampionëve.

"Bianconerët" kanë sjellë përforcime të mëdha në ekip gjatë afatit kalimtar të verës.

Dhe, Ancelotti beson se ish skuadra e tij mund të luftojë për trofeun më të madh për klube.

"Në Evropë nuk e shoh një favorit kryesor", deklaroi Ancelotti për mediat italiane, përcjell "Lajmi.net".

"Juventus është një prej skuadrave që mund ta fitojë Ligën e Kampionëve", theksoi ai.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.

.

Shyhretes nuk ia merr dorën nusja, këtë e bën moderatori live në emision (Video)

Posted: 07 Nov 2016 11:47 PM PST

Ajo ka diskutuar edhe për renë e saj Leartën me të cilën po thotë se po kalon shumë mirë, shkruan lajmi.net

Në emision është biseduar edhe për atë se nëse ia merr nusja dorën asaj dhe ka treguar një detaj modern duke pasur parasysh se traditat në disa vende vazhdojnë të jenë të njejta.

"Jo dorën ma ka marrë atë natë kur ka ardh se jo më jo", ka thënë Shyretja në emision Kojshia Show.

Në ndërkohë pasi nusja nuk po e bën, moderatori i emisionit ia merr dorën live në emision Shyhrete Behlulit dhe e bën të qesh./lajmi.net

 

.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more