Skip to main content

“Kush ishte Sotir Kolea?” plus 9 more - Gazeta Dita

“Kush ishte Sotir Kolea?” plus 9 more - Gazeta Dita


Kush ishte Sotir Kolea?

Posted: 05 Nov 2016 02:09 AM PDT

I nderuar lexues!

Sotir Kolea (1872-1945) ishte atdhetar, leksikograf dhe folklorist. Lindi në Berat. Që në moshë të re hyri në lidhje me veprimtarë të shquar të Rilindjes dhe mori pjesë në Lëvizjen Kombëtare. Në vitet 1912-1920 zhvilloi veprimtari politike e publicistike për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve. Drejtoi më 1915-1919 gazetën "Shqipëria" ("L'Albanie") në Lozanë të Zvicrës. Më 1928 u thirr në Tiranë të riorganizojë e të drejtojë Bibliotekën Kombëtare e Muzeumin Kombëtar. S. Kolea u interesua për gjuhën shqipe, folklorin, etnografinë dhe solli një ndihmesë me vlerë sidomos në leksikografi dhe në disa gjini të folklorit. La dorëshkrim një fjalor të orientalizmave të shqipes e një fjalor të vëllimshëm greqisht-shqip dhe ndërmori hartimin e një fjalori të madh frëngjisht-shqip, nga i cili u përpunuan vetëm shkronjat e para.

 

Diabeti i të rriturve, 14 faktorët që ndikojnë në zhvillimin sëmundjes

Posted: 05 Nov 2016 02:04 AM PDT

Rreziku i zhvillimit të diabetit të tipit 2 shtohet me rritjen e moshës, praninë e obezitetit dhe mungesën e aktivitetit fizik. Ky lloj diabeti është më i zakonshëm në individë me një histori familjare të sëmundjes. Gjithashtu, sëmundja ndodh më shpesh në gratë me diabet gestacional paraprak, apo sindrom të ovarit polikistik në vezore, në individët me hipertension, dislipidemi, tolerancë të dëmtuar të glukozës (IGT), apo dëmtim të glicemisë esëll (IFG).

E rëndësishme është njohja e faktorëve të riskut, si dhe identifikimi i hershëm i sëmundjes, me qëllim që trajtimet të jenë sa më efikase dhe ndërlikimet që prekin organet e tjera të jenë sa më të reduktuara.

Ndaj, ekspertët i mëshojnë më shumë idesë së krijimit të një programi për parandalimin e diabetit tip 2, ku në qendër duhet të jetë zbulimi i hershëm i individëve simptomatikë (kanë sëmundjen, por nuk e dinë për shkak të mungesës së simptomave), ndërhyrjen në stilin e jetesës dhe mjekimin e hershëm, masa të cilat ulin riskun e komplikacioneve nga diabeti. Në rast se një individ paraqitet tek personeli i kujdesit shëndetësor me simptomat e hiperglicemisë (poliuri, polidipsi, rënie në peshë, tharje të gojës, etj), atëherë ai duhet t'i nënshtrohet testit të diagnostikimit për diabet, si dhe vlerësimit të komplikacioneve të diabetit.

Ky testim duhet marrë në konsideratë veçanërisht në rastet e personave me risk më të lartë, siç janë: ata me një histori familjare të diabetit tip 2 në të afërmit e shkallës së parë dhe të dytë, si dhe kur kanë shenja të lidhura me rezistencën e insulinës. Testi i glicemisë esëll kërkon që individi të ketë marrë zero kalori për të paktën 8 orë. Për test glicemininë e ngarkesës me glukozë rekomandohet marrja e 75 gram glukozë e tretur në ½ l ujë, dhe pas 2 orëve bëhet matja.

Shenjat janë shumë më të fshehta se tek diabeti i tipit 1, në këtë mënyrë sëmundja mund të jetë e pranishme shumë kohë përpara bërjes së diagnozës, duke shkaktuar dëme (ndërlikime) përpara se të zbulohet. Ndërlikimet e shkaktuara nga diabeti, shkatërrojnë të gjitha arteriet e një kalibrit të madh (zemra, truri, gjymtyrët e poshtme) dhe të kalibrit të vogël (sytë, veshkat), dëmtojnë edhe nervat.

Faktorët e mundshëm të riskut janë:

  1. Mosha më e madhe se 45vjeç.
  2. Mbipesha dhe obeziteti (BMI ≥ 25kg/m2).
  3. Historia familjare për diabet (familjarë që kanë po këtë sëmundje).
  4. Mungesa e aktivitetit fizik.
  5. Toleranca e dëmtuar e glicemisë dhe glukozës esëll.
  6. Prani e Diabetit Gestacional apo lindje e bebit me peshë më të madhe se 4 kg.
  7. Hipertensioni arterial (TA ≥ 140/80 mmHg).
  8. Sasia e lartë e kolesterolit në gjak.
  9. Sindromi i Ovarit polikistik.
  10. Historitë për sëmundje vaskulare.
  11. Ushqyerja jo e shëndetshme.
  1. Konsumimi i shtuar i lëndëve me përmbajtje të lartë sheqeri.
  2. Kalimi i mukozave të vazhdueshme gjenitale, etj.
  3. Përdorimi i kortizonikëve për sëmundje të tjera.

 

Trajtimi që duhet të ndiqet kur dieta dhe ushtrimet nuk janë të mjaftueshme  

Sipas ekspertëve të Institutit të Shëndetit Publik, në diabetin të tipit 2, në momentin që verifikohet se dieta dhe ushtrimet fizike nuk janë të mjaftueshme, mjekimi do të bëhet me hipoglicemizzanti nga goja, tw cilwt ndihmojnë në zvogëlimin e përqendrimit të glukozës në gjak, nëpërmjet mekanizmave të ndryshëm: "Disa ngadalësojnë thithjen e karbohidrateve nga organizmi (ngadalësojnë alfa glukozoidzën), të tjerë ndihmojnë pankreasin që të prodhojë insulinën (sulfonilure e glinidi) dhe disa të tjerë zvogëlojnë rezistencën e insulinës nga qelizat (biguanidi). Në rast se ilaçet hipoglicemizzanti (që ulin sasinë e sheqerit) nuk mjaftojnë për të mbajtur diabetin nën kontroll, pacientit i bëhet insulina. Megjithatë në çdo rast është mjeku specialist ai që përcakton se si duhet të veproni për marrjen e këtyre trajtimeve.

Geriatric medication: elderly woman's hand holding the assortment of drugs that she takes on a regular basis. The medicines include a mild sedative (green capsule); piriton (yellow tablets), an anti-histamine drug used to relieve symptoms of hay fever and a white aspirin tablet.

Rëndësia thelbësore e dietës

Sipas ekspertëve të Institutit të Shëndetit Publik, në diabetin tip 2, një ushqim i saktë është themelor dhe i rëndësishëm për reduktimin e ndërlikimeve. Një dietë e çrregullt e bën të pamundur ekuilibrin e përshtatshëm metabolik. Para së gjithash është e nevojshme që të dihen keqkuptimet në këtë fushë: "Të ndjekësh një dietë nuk do të thotë që t'i nënshtrohesh një torture duke ngrënë ushqime të zbardhura e pa shije! Është e mundur që të hash gjellë të shijshme dhe të ndryshme, duke shmangur

teprimet, por mbi të gjitha është e nevojshme që personat diabetikë të njohin karakteristikat e ushqimeve, duke bërë ndarjen e drejtë të karbohidrateve, proteinave, yndyrave dhe fibrave që duhet të marrin nëpërmjet ushqimit të përditshëm.

 

Karbohidratet janë një burim i mirë energjie (1g = 4 Kcal) dhe karbohidratet e përbëra paraqesin

elementët bazë të një diete të saktë. Në patologjinë diabetike mënjanohen karbohidratet e thjeshta, ose sheqeri, mjalti, marmelata, tortat, ëmbëlsirat, akulloret, budingu, karamelet, të cilat thithen shpejtë nga zorrët dhe arrijnë shpejt qarkullimin e gjakut duke provokuar hipergliceminë. Prandaj theksi ndalet tek

karbohidratet e përbëra që thithen më ngadalë duke mos lejuar ngritje të menjëhershme të hiperglicemisë.

 

Proteinat janë "tullat" që organizmi ynë përdor për të përtërirë muskujt, kockat dhe indet e tjera, nuk

përdoren për qëllime energjitike, kjo ndodh vetëm në raste urgjente (1 g = 4 Kcal). Një dietë e saktë duhet të përmbajë: proteina shtazore (mish e peshk), si dhe proteina bimore.

 

Yndyrat janë një burim i fuqishëm energjie edhe pse në peshë të barabartë, të shëndoshin dhe të japin

më shumë kalori se sheqernat dhe proteinat (1 g = 9 Kcal). Yndyrat nuk konsumohen plotësisht dhe lënë skorrje. Yndyrat e tepërta grumbullohen tek indet yndyrore (adiposo) dhe në gjak në formën e trigliceridit e të kolesterolit. Rritja e kolesterolit në gjak bën që të grumbullohet yndyra tek arteriet dhe kjo gjë duhet të shmanget sepse në këtë mënyrë mbrohemi nga zhvillimi i aterosklerozës.

 

Fibrat janë të pranishme tek bimorët, perimet dhe tek drithërat e plota. Janë të dobishme sepse ngadalësojnë thithjen e sheqernave dhe të yndyrave. Është e rëndësishme të dish që shumë nga ushqimet që konsumohen normalisht janë ushqime të "përziera".

 

Duhet të dini që:

Qumështi përmban sheqer dhe yndyrë.

Djathërat përmbajnë proteina por dhe shumë yndyra.

Frutat e freskëta përmbajnë fibra, por dhe sheqerna të thjeshta.

Ëmbëlsirat përmbajnë shumë sheqerna dhe shumë yndyra.

Perimet përmbajnë sheqerna të përbërë, por dhe proteina e fibra.

 

Këshilla për një diabetik në përzgjedhjen e ushqimeve

  • Një diabetik mund të hajë çdo gjë duke shmangur sheqernat e thjeshta me përjashtim të

frutave (me masë).

  • Buka, makaronat, orizi, patatet, mund të konsumohen sipas rregullës "një tip karbohidrati për çdo vakt dhe i shoqëruar gjithmonë me perime që përmbajnë fibra të cilat zvogëlojnë thithjen" .
  • të gjithë ushqimet duhet të konsumohen me masë duke respektuar hiset e rregullta.
  • Një dietë e ekuilibruar duhet të përmbajë: "një sasi të madhe perimesh (fibra), një sasi të madhe karbohidratesh të përbëra, ose që thithen ngadalë (bukë ose makarona, ose oriz), një sasi të kënaqshme proteinash peshk, mish, perime, si dhe një sasi shumë të vogël yndyrash.
  • Alkooli nuk është një ushqim dhe pse çliron 7 Kcal, kjo është "energji boshe" pa asnjë dobi për trupin, përkundrazi lejon grumbullimin e yndyrave.

 

 

Frutat

Jo më shumë se dy fruta në ditë. Lejohen të gjitha frutat e freskëta të stinës, më mirë në qoftë

se konsumohen të freskëta, nëse është e mundur, me lëkurë. Këshillohet që të shmangen bananet, hurmat, fiqtë, rrushi, gështenjat si dhe frutat e thata, ose me sherbet (kompostot).

 

Ëmbëlsirat

Mjalti, çokollatat, tortat, biskotat, akulloret, karamelet, kremërat nuk mund të përdoren.

Për të zëvendësuar sheqerin mund të përdoret l'aspartame (në shtatëzani nuk këshillohet që të përdoret l'aspartame dhe sakarina).

 

Pijet

Nuk lejohen birra, pijet alkolike, vera (lejohet të pish pak), lëngjet e frutave të paketuara, aperitivët, pijet freskuese me sheqer. Uji natyral o mineral mund të pihet sipas dëshirës gjatë ditës.

 

Vaji për të gatuar

Këshillohet përdorimi i vajit të ullirit (extravergine di oliva), me masë.

 

Të ndryshme

Lejohet përdorimi i aromave natyrale (borziloku, sherebela,rozmarina) majdanozi, të regjurat në uthull, erëza. Nuk duhet të përdoren mustardat e frutave, majonezi.

Lojtari i vitit i FIFA-s, ja kush janë kandidatët

Posted: 05 Nov 2016 01:59 AM PDT

Pasi u zbuluan 30 emrat që do të konkurrojnë për "Topin me Artë" që jepet nga "France Futboll" edhe FIFA ka publikuar listën e 23 kandidatëve për cmimin "Futbollisti i FIFA-s 2016".

Në këtë listë ku janë janë përfshirë përgjithësisht lojtarët më të mirë në qarkullim dominojmë elementë nga kampionati spanjoll dhe ai anglez.

La Liga dhe Premier Liga përfaqësohen në këtë listë me nga 10 futbollistë, ndërsa tre lojtarët e mbetur janë Guanluiggi Buffon nga Seria A si dhe Robert Lewandowski e Manuel Neuer nga Bundesliga. Në fakt Paul Pogba që aktualisht luan në Premier League me Manchester United është kandidat për këtë cmim pas paraqitjeve mbresëlënëse në radhët e Juventusit në Serinë A.

Favoritet janë emrat e zakonshëm si Cristiano Ronaldo, Lionel Messi, Antoine Griezmann, Gareth Bale, Suarez e Neymar si dhe emra më modestë së Kante, Alexis Sanchez e Mesut Ozil, që nuk ishin në listë për cmimin e Topit të Artë. Mungojnë ndërkohë emra të tillë si Dybala e Gonzalo Higuain, dy goleadorët e Serisë A.

Fituesi do të përcaktohet pas një procesi votimi ku 50% të votave do t'u përkasin trajnerëve dhe kapitenëve të kombëtareve nga e gjithë bota, ndërsa 50% tjetër nga votimi online i 200 gazetarëve.  Emri i lojtarit që do të marrë cmimin "Futbollisi i FIFA-s për vitit 2016" do të mësohet më 9 janar në Zyrih.

Duka: Lojtarët të mos na fusin në konflikt me Kosovën

Posted: 05 Nov 2016 01:58 AM PDT

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka thënë se dëshira e tij është që në radhët e Kombëtares së Shqipërisë të shohë futbollistët më të mirë shqiptarë, qoftë ata nga Kosova apo nga trojet e tjera shqiptare. Dhe në bazë të kësaj do të veprojë federata që udhëheq ai prej shumë vitesh.

Por, ai ka shtuar se në fund vetë futbollistët do të jenë ata që do të përcaktojnë se kë do të përfaqësojnë: Kosovën apo Shqipërinë.

Këtë Duka e tha në Prishtinë, në prani të presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri dhe të ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Kujtim Shala. Nga ky i fundit, Duka mori edhe "Mirënjohjen" për kontributin e dhënë për futbollin shqiptar dhe për ndërkombëtarizimin e futbollit të Kosovës.

"Nuk kemi asnjë problem dhe nuk kemi pasur me Federatën e Kosovës. Kemi punuar edhe natën për të nxjerrë minutat e lojtarëve që kanë luajtur në të kaluarën për Shqipërinë e që zgjodhën të luajnë për Kosovën vetëm që të jenë të gatshëm për lojë. Nuk mund të fsheh dëshirën që çdo futbollist i mirë të luajë për Kombëtaren e Shqipërisë, gjithmonë do ta them këtë, por në fund është vendimi i lojtarit se për cilën skuadër do të luajë.

Pavarësisht se çfarë lojtari është, nuk duhet dhe nuk do të ndodhë që të na çojë në konflikt me Federatën e Kosovës. E kam vështirë ta quaj konkurrente Kosovën… Uroj që kurrë mos të qëllojë të ndeshemi. Vazhdoj ta konsideroj një dhe e kam vështirë t'i konsideroj dy ekipe. Ka qenë e pamundur që ndoshta ne ta bindim çdo shqiptar të luajë për Shqipërinë.

Por në politikat tona kemi bërë mirë që kemi pasur derën hapur dhe kemi ftuar gjithkënd të luajë për ngjyrat kuqezi. Dhe këtë do të vazhdojmë ta bëjmë, pa cenuar në zgjedhjen e askujt", theksoi presidenti Duka gjatë takimit në Prishtinë.

 

Video/ E spiunojnë banorët, arrestohet shqiptari hajdut

Posted: 05 Nov 2016 01:56 AM PDT

Ishin vetë banorët e qytezës që njoftuan policinë. Ata prej ditësh kishin parë një automjet, tip "Ford Fiesta"me targa franceze, që lëvizte në zonë. Kështu pas ndërhyrjes policia italiane ka arrestuar një shqiptar, ndërsa dy të tjerë kanë mundur të largohen.

Në pranga ka përfunduar Denaldo Allamani, 24 vjeç, i dyshuar nga policia italiane për disa vjedhje në Perugia.

Policia ka marrë gjurmë gishtërinj duke identifikuar kështu edhe dy personat e tjerë, që sipas mediave italiane janë po shqiptarë.

I arrestuari do të pyetet në lidhje me "aktivitetin" e tij, ndërsa në automjet janë gjetur edhe "veglat e punës".

Vodhi 1,3 mln euro përmes falsifikimit, në pranga ish-drejtori i bankës

Posted: 05 Nov 2016 01:54 AM PDT

Policia e Fierit ka vënë në pranga shtetasin Gj. Xhaho, person i shpallur në kërkim pasi ishte i dënuar për vjedhje bankash dhe arkave të kursimit. Ky shtetas, në vitin 2012, kur mbante postin e nëndrejtorit të Bankës Alfa, përmes falsifikimit arriti të merrte nga banka rreth 1,3 mln euro.

Sipas policisë, 47-vjeçari, banues në lagjen Kastriot në qytetin e Fierit, është dënuar me nga Gjykata e Lartë Tiranë me 12 vite burg

"Gjykata e Lartë Tiranë me Vendimin e datës 02.11.2015, e ka dënuar këtë shtetas me 12 vjet burg për veprën penale të "Vjedhjes së bankave dhe arkave të kursimit", thuhet në njoftimin e policisë.

Moikom Zeqo: Për antifashizmin

Posted: 05 Nov 2016 01:34 AM PDT

 

Të kuptuarit e historisë, është një nga provat më të mëdha mendore dhe të intelektualitetit sipëror të çdo kombi. Përvoja e mijëvjeçarëve tregon skajëzime të kobshme, triumfe të përkohshme të subjektivizmit, deformime të monopolizuara politike. Megjithatë historia nuk e bjerr dot substancën e saj dhe karakterin shkencor të padyshimtë, pavarësisht koncepteve dhe ideve relativiste, shpesh dhe alternativiste.

Çdo histori në vetvete është e shumëfishtë. Rrafshet politike, ekonomike, luftarake, kulturologjike, mund të studiohen në vetvete, por matrica e sintezës dhe e sinkretizimit është e plotfuqishme, në mënyrë që të pjesshmet të modelojnë të plotën, me një besueshmëri të kriticizmit shkencor, për të treguar të vërtetën e patjetërsueshme. Kjo do të thotë, që shkenca e historisë ka një karakter konceptual të mirëfilltë dhe është shumë më tepër se sa faktografia, apo kronologjitë e fosilizuara. Kjo kërkon një seriozitet të jashtëzakonshëm, që shpreh shkallën e lartë të vetëdijes së çdo kombi, jo vetëm në lidhje me vetveten, por edhe me të tjerët, sepse karakteri universal nuk mund të shmanget. Duke mos qenë parime, ose postulate teorike këto që thashë më sipër, bëjnë që ne, shqiptarët, sidomos tani në Mijëvjeçarin e Tretë, nën ndriçimin e proceseve të mëdha botërore të globalizmit, të rifitimit me përpjekje të vazhdueshme të një demokracie autentike dhe zhvillimit, të konceptojmë dhe të shkruajmë historinë, larg falsifikimeve dhe mitizimeve të panevojshme, përtej mohimeve ekleziastike, duke vërtetuar kështu provën tonë më të madhe të emancipimit kombëtar dhe mbarënjerëzor.

Ideja për ta ringritur të rikonceptuar ngjarjen epokale të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare lidhet në substancë me europianizmin tonë modern, me zhvillimin e pandalshëm të kombit dhe të shoqërisë shqiptare, me optimizmin konceptual të të ardhmes të Shqipërisë të krejt historisë së saj, që ka skalitur identitetin dhe individualitetin tonë si popull, si kulturë dhe si qytetërim. Rikonceptimi i historisë së luftës nuk është fatalisht diçka e pamundshme, por absolutisht diçka e domosdoshme.

Shekulli XX është një shekull i madh dhe i jashtëzakonshëm edhe për ne shqiptarët. Fillimshekulli shpalli urbi et orbi Shtetin e Pavarur shqiptar, kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht. Kjo është Porta e Hapur për të gjitha ngjarjet deri në ditët e sotme, madje edhe për të gjithë ditët, që do të vijnë. Këtu është mbijetesa, madje dhe të tëra sekretet e vetëkuptueshme të zhvillimit dhe të së ardhmes.

Antifashizmi botëror është një kulturë e re dhe shumë e lartë e njerëzimit në shekullin XX. Lindja e fashizmit në Itali në vitin 1922 dhe e nazizmit në Gjermani më 1933, krijoi një situatë apokaliptike, nga më të rëndat dhe më katastrofiket në krejt historinë e njerëzimit. Benito Mussolini dhe Adolf Hitler qenë dykrenorja e përbindëshit, që kërcënoi gjithçka, që vuri në pikëpyetje vetë ekzistencën e kombeve, të qytetërimit europian dhe atij njerëzor me idenë absurde të perandorive totalitariste të spastrimit etnik dhe racor të një modelimi absurd dhe paranojak të një historie tjetër, të barbarizuar dhe të viktimizuar në sistem. Rreziku i fashizmit dhe i nazizmit nuk u kuptua që në fillim. Diplomacia europiane qe shpesh e plogët dhe respektonte konjukturat pa largpamësi. Këtë e vërteton Pakti i Munihut, tërë periudha para shpalljes zyrtare të Luftës së Dytë Botërore është deri diku një triumf ideologjik dhe fuqizim i paparë ndonjëherë i forcave ushtarake të agresorëve nazistë dhe fashistë. Midis konfuzioneve, paqartësive gjithsesi ndërgjegja e popujve po përpunonte një proces reagimi, duke mprehur instinktet e vetëmbrojtjes dhe duke kuptuar më në fund përmasat e llahtarshme të katastrofës.

Janë shkruar mijëra e mijëra libra për Luftën e Dytë Botërore, janë shfrytëzuar arkivat, por asgjë nuk është bërë në mënyrë shteruese dhe përfundimtare. Gjithmonë ka një cak të rifillimit, për të studiuar pambarimisht Luftën e Dytë Botërore. Kjo vlen dhe për historiografinë shqiptare, por edhe për historiografinë e huaj, që është marrë dhe merret me Shqipërinë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në këto rrethana, mund të them të vështira, Muzeu Historik Kombëtar ndërmori nismën për të bërë Projektin Muzeumologjik për ngritjen e Pavionit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Kjo nismë pati mediatizim të jashtëzakonshëm dhe u shoqërua me debate nga më të skajshmet, por një gjë nuk u vu kurrë në dyshim, që Projekti Muzeumologjik duhej të sendërtohej patjetër. Muzeumologët e Muzeut Historik Kombëtar, Këshilli Shkencor pranë institucionit, akademikët dhe profesorët, specialistë të fushës, me një tendosje të pazakontë punuan për të bërë realitet përurimin e ekspozitës përfaqësuese të rezistencës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Për afro tre muaj u punua në Arkivin e Shtetit, u shfrytëzua Arkivi i Muzeut Historik Kombëtar, një bibliografi shumë e pasur e botimeve dhe e shtypit të kohës në fondet e Bibliotekës Kombëtare, si dhe krejt literatura e botuar historiografike e të huajve për këtë çështje madhore.

Kështu u arrit që Projekti Muzeumologjik të pasurohet dhe të saktësohet, të shmangen subjektivizmat dhe politizimet e panevojshme, qoftë të majta dhe qoftë të djathta, për të arritur kështu te një përvojë e re institucionale për të bërë realitet këtë aksion muzeumologjik shumë të rëndësishëm dhe kryesor.

 

Antifashizmi Shqiptar është pjesë e Antifashizmit Botëror. Në mesin e shekullit XX, populli shqiptar me një vetëdije të admirueshme qe pjesëtar i një Aleance Botërore të Antifashizmit, ngjarje kjo që ndodh një herë në 2000 vjet.

Është hera e parë në histori që shqiptarët morën pjesë në një aleancë botërore të përmasave dhe të ngjarjeve kaq të thekshme dhe kaq sakrifikuese dhe madhështore.

Për të bërë më të qartë për vizitorët dhe studjuesit konceptin e këtij Projekti, nënvizojmë se muzeumologjia ka specifikën e vet, duke qenë një disiplinë shkencore e mëvehtëshme, ndonëse e pashkëputur nga historia, nga të gjitha disiplinat e saj përbërëse. Kategoria e historicitetit është jo thjesht kronologjike, por është ajo materie, që nuk pranon asnjë lloj amnezie qoftë kolektive, qoftë individuale. Respektimi i historicitetit është baza, paraqitja e dokumenteve autentike dhe e fakteve, është struktura, larg komenteve politike, apo retorikave butaforike, pasuria e madhe e relikteve të heronjve dhe pjesëmarrësve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare përbën koleksionin më monumental dhe intim, që ka mbetur i amshuar, duke mbartur ekzotikën tragjike të ngjarjes të paharruar. Këtu dallon edhe muzeumologjia, këtu është autenticiteti i saj dhe vlerat. Muzeumologjia nuk është identike me librat historikë, që janë shkruar dhe do të shkruhen, por as thjesht me korpusin arkivor. Pikat e ndërlidhjes janë të pamohueshme, gërshetimi është mjeshtëria dhe thelbi i muzeumologjisë, dallimshmëria e saj disiplinore, ka kështu një karakter integrues të padyshimtë.

Disa kritere kryesore janë respektuar sipas logjikës së mësipërme: është synuar, që të paraqiten ngjarjet e veçanta dhe kryesore brenda gjithë ngjarjes madhore në kufijtë kronologjikë. Personalitetet politikë dhe ushtarakë janë vënë në një raport të vetëkuptueshëm me pjesëmarrjen popullore në luftën e armatosur, morale dhe intelektuale kundër fashizmit. Janë paraqitur foto të paretushuara dhe janë rivendosur të gjitha figurat antifashiste, të cilët janë likuiduar dhe janë mohuar për arsye politike, duke bërë kështu një akt sa moral edhe shkencor të respektimit të së vërtetës.

Është respektuar zhvillimi kronologjik. Është interesante, gjë, që nuk duhet harruar, se Lufta e Vlorës më 1920, kur shqiptarët i hodhën në det italianët, pati një reagim të çuditshëm nga ana e Mefistofelit të Fashizmit, Benito Musolinit, i cili siç dihet e mori pushtetin dhe eksperimentoi shtetin e parë totalitar fashist, më 1922. Musolini shkroi disa artikuj, ku çlirimin e Vlorës nga shqiptarët, e quajti më të rëndë se sa Kaparetoja, e disfatës së italianëve nga austriakët në Luftën e Parë Botërore. Mussolini profetizoi rikthimin në Shqipëri pra, që më 1920 konceptohet zanafilla e pushtimit fashist italian të 7 prillit 1939. Një dijetar i urtë, paqësor, si Sotir Kolea i shkruan një letër në frëngjisht shkrimtarit të madh, por që u bë ideolog i fashizmit, italianit Gabriele d'Anunzio, duke e kritikuar me guxim, se si ka mundësi një shkrimtar i famshëm si ai, të kërkojë pushtimin e Shqipërisë së vogël, kjo gjë e vë në dyshim lavdinë e shkrimtarit dhe është antinjerëzore dhe antihistorike.

D'Anunzio me një stil patetik të kobshëm Disfatën e Vlorës e metaforizoi me thënien "Tani Italia i ngjan një kori të madh të tredhurish, si një Sikstinë pa Mikelanxhelon". Ai me honorarët e tij bleu 40 milion fishekë për të vrarë shqiptarët. Ky aspekt ndoshta episodik, i zgjeron konotacionet e tij. Intelektualët e shquar shqiptarë me shumë guxim e kritikuan lindjen e fashizmit që në zanafillë, qoftë atë italian, qoftë nazizmin gjerman. Të guximshme janë skicat e Nonda Bulkës në horizontin e një talljeje universale të dy diktatorëve të mëdhenj Duçes dhe Hitlerit. E habitshme është profecia e Migjenit të madh në parabolën gati surrealiste "Të korrurat", ku tregon metaforikisht popullin, që mbjell grurë dhe befas mbijnë topat. Ironikisht njerëzimi do të hajë hekur, pra instrumentet tragjike të vdekjes. Migjeni vdiq një vit para pushtimit fashist të Shqipërisë. Por para se sa të buçiste pushka, mitralozi i Mujo Ulqinakut, Migjeni i parapriu me idetë e shkruara me një lakonizëm tronditës "miqësisë" të stërnipërve të ilirëve, të romakëve, që do të nënkuptonte pushtimin, për ta bërë Shqipërinë "Bregun e pestë të Italisë". Edhe mendja e fuqishme e Fan Nolit e stigmatizoi fashizmin, por edhe liriku delikat universal Lasgush Poradeci kritikoi idetë e librit të Hitlerit "Main Kampf" dhe persekutimin e hebrenjve, që çoi në holokaustin e tmerrshëm. Të pafundme janë shkrimet e shqiptarëve në organet e shtypit brenda dhe jashtë Shqipërisë, kundër ideve fashiste, pa harruar dhe vetë depërtimin e ideve fashiste në Shqipëri, me shëmbëlltyra të qarta, madje dhe organizative. Lufta e Spanjës ku morën pjesë vullnetarë shqiptarë, personalitete të shquar, si Skënder Luarasi, Mehmet Shehu, Mane Nishova, Petro Marko, Teni Konomi, Ramiz Varvarica, Musa Fratari, Xhemal Kada, Asim Vokshi, Urfi Agolli, Thimio Gogozoto, Dhimitër Kosta, Gjyzepina Shkupi etj., qe një parathënie e përgjakshme e Luftës së Dytë Botërore në vitet 1936-1938, një aspekt i armatosur ndërkombëtar i antifashizmit, ku shqiptarët reaguan trimërisht dhe sakrifikuan, larg çdo lloj indiference. Poema "Adelante Camarades" e shkruar nga antifashisti Mehmet Shehu e shpreh qartë këtë gjë. Mbretëria e Zogut ndodhet përballë rrezikut të pushtimit. Acarimet e mbretit Zog me Italinë, në vitet 1931-1933, kanë kuptimin e tyre. Por Paktet Politike të Shqipërisë me Italinë në vitet 1926-1927 qenë pararoja e pushtimit ekonomik për të përfunduar në pushtimin ushtarak më 1939. Ditari gati cinik i kontit Çiano, e shpjegon tërë strategjinë e pushtimit. Çiano, duke i treguar Mussolinit një gur minerali kromi nga Shqipëria, i tha atij fjalët proverbiale: "Ja, fiqtë e Kartagjenës!". Nëse Roma e lashtë e mundi Kartagjenën, Italia fashiste nuk kishte asnjë skrupull për të pushtuar Shqipërinë. Mbreti Zog i bëri përpjekjet diplomatike për ta kundërshtuar një pushtim ushtarak të Shqipërisë, por faktet tregojnë, që ai nuk organizoi as rezistencën popullore. Më 5 prill, ai kishte drejtuar një thirrje demokracive perëndimore, ndërsa më 6 prill iu drejtua Antantës Ballkanike, por pa asnjë sukses. Ultimatumi i Mussolinit u artikulua nga armët e gjeneral Guzzonit. Në orën 5,30 të mëngjesit të 7 prillit 1939, të Premten e Shenjtë, Durrësi, Vlora, Shëngjini dhe Saranda u sulmuan prej 22.000 trupa të mbështetura prej 400 aeroplanësh, 300 tanke të lehtë dhe 12 anije luftarake. Shqiptarët bënë demonstrata të mëdha në ditët e mëdha të prillit dhe kërkuan armë, por armët nuk iu dhanë. Luftime të ashpra u zhvilluan në Durrës, ku spikati heroizmi i Mujo Ulqinakut, dhe i vullnetarëve si dhe një kontigjenti të vogël trupash, me Abaz Kupin si komandant i mbrojtjes së Durrësit. Ata që u vranë më 7 prill kundër pushtimit nuk do të harrohen. Rezistenca, ndonëse simbolike e popullit, u bë në të tëra pikat e zbarkimit. Italianët në Durrës lanë afro 400 të vrarë, kurse dokumentet thonë, që u vranë 700 italianë në krejt Shqipërinë. Jo i vogël qe edhe numri i shqiptarëve, që u sakrifikuan. Italianët, sipas studiuesit amerikan Fischer, u ndeshën në mungesën e veprimeve prej Zogut, Qeverisë dhe ushtrisë së tij. Në vend nuk kishte asnjë përpjekje serioze për qëndresë, as udhëheqje nuk kishte. Në këtë krizë përfundimtare Zogu veproi keq. Interesimi i parë i mbretit në atë ditë fatale ishte vetëm për shpëtimin e familjes së vet. Zogu thjesht nuk kishte energjinë e mjaftueshme të udhëhiqte një luftë të tillë. Është e qartë, se ai nuk besonte shumë në idenë e qëndresës. Fischeri merret dhe me aspektin grotesk të ditës së 7 prillit, duke thënë se një shembull veçanërisht trishtues qe një rrobaqepës i qytetit të Durrësit, i quajtur Reuf Xhuli, të cilin Andre Ryan e gjeti duke përgatitur flamuj italianë prej basme ditën, që italianët po shkelnin Shqipërinë. Një shkallë trimërie, të çuditshme tregoi ish kryeministri Mehdi Frashëri, i cili filloi të transmetonte në radio me iniciativën e tij sulme të forta në disa gjuhë të huaja kundër pushtimit të vendit si dhe t'i drejtonte paralajmërime Musolinit. Ai madje organizoi një numër të rinjsh të armatosur me revole. Por kur trupat e pushtimit arritën në portat e Tiranës ai kërkoi strehim në Legatën Turke, duke mos pranuar njëkohësisht të nënshkruante një deklaratë në mbështetje të italianëve. Filippo Anfuso, ndihmësi kryesor i Çianos i tha atij, ndërsa po shihte nga avioni brigjet e Durrësit "Në rast se shqiptarët do të dispononin një brigadë zjarri të pajisur mirë, ata mund të na kishin hedhur në Adriatik". Çiano shënon në ditarin e tij "Nuk ka më Shqipëri të pavarur".

7 prill 1939 është dita e parë e pushtimit fashist, por edhe dita e parë e rezistencës së armatosur antifashiste të popullit shqiptar. Të Premten e Shenjtë u kryqëzua Jezu Krishti. Simbolika për shqiptarët qe pikërisht ky kryqëzim. Përtej rastësisë e Premtja e Shenjtë do të ishte jo vetëm vdekja e përkohshme e Pavarësisë së Shqipërisë, por edhe çasti i Ringjalljes së saj nëpërmjet luftës popullore. Ngjarjet që pasojnë më pas, lidhen me një përpjekje groteske për "fashistizimin e Shqipërisë" dhe kolonizimin e saj.

Lufta italo-greke është një tjetër akord i tragjedisë, tashmë ballkanike. Shqiptarët qenë kundër kësaj lufte. Askush nuk mund të krijojë mistifikime dhe alibira të kobshme historike. Faktet dhe dokumentet e vërtetojnë qartësisht këtë gjë. Atentati i djaloshit Vasil Laçi, kundër Viktor Emanuelit gjatë vizitës së tij të fundit në Shqipëri, ka gjithashtu jo vetëm një simbolikë shqiptare, por edhe ndërkombëtare. Ndërkohë, reagimet e shqiptarëve kundër pushtimit qenë të shumanshme.

Ndër të parat çeta antifashiste në Europë qe ajo e Heroit Popullor dhe të lavdishëm Myslim Peza. Ndërkohë, si kudo në krejt kontinentin idetë komuniste kishin depërtuar edhe në Shqipëri. Grupet komuniste, të pafuqishme dhe me grindje me njëri-tjetrin nuk bënë dot asnjë lloj rezistence më 7 prill. Grupet komuniste arritën më në fund, nën trysninë e ngjarjeve dhe të ndërgjegjësimit për të krijuar më 8  Nëntor 1941 Partinë Komuniste Shqiptare. Ky është një moment historik shumë i rëndësishëm dhe i pamohueshëm dot nga askush. Enver Hoxha dhe komunistët shqiptarë konceptuan dhe nisën në mënyrë ilegale dhe të shumanshme organizimin e qëndresës popullore për çlirimin e Shqipërisë. Kjo dukuri nuk qe vetëm në Shqipëri, po në krejt kontinentin. Antifashizmi i PKSH është një gjë reale dhe e patjetërsueshme. PKSH ka meritën historike dhe rolin kryesor. Përveç komunistëve kishte dhe atdhetarë të tjerë, madje me bindje jo komuniste, të cilët nuk e donin fashizmin. Kjo situatë inkandeshente çoi në organizimin e Konferencës së Pezës në vitin 1942 si një nga kuvendet mbarëkombëtare më të rëndësishme, më vizionare, dhe më të mençura në krejt historinë e kombit shqiptar. Retrospektiva na ndihmon për të përafërsuar me Kuvendin e Lezhës së Gjergj Kastriot Skënderbeut më 1444, apo Lidhjen Shqiptare të Prizrenit më 1878, që evokohen në substancë edhe tek Konferenca e Pezës. Dokumentet origjinale arkivore e paraqesin Konferencën e Pezës të paretushuar dhe ashtu si ka ndodhur në të vërtetë. Për të bërë më të plotë dhe më të kuptueshme fizionominë e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, kemi dy dimensione: dimensionin politik të ngjarjeve konceptuese dhe udhëheqëse të krejt Luftës si dhe dimensionin ushtarak të organizuar të luftës. Në dimensionin politik Konferenca e Labinotit, Kongresi i Përmetit dhe Mbledhja e Beratit kanë rëndësi vendimtare. Duke respektuar historicitetin janë dhënë nëpërmjet dokumenteve formimi i organizatave të tjera politike si Balli Kombëtar dhe Legaliteti, aktet e themelimit dhe programet e tyre, si dhe Takimi i Tapizës dhe Mbledhja e Mukjes. Dokumentet autentike plotësojnë kuadrin historik, por gjithashtu nëpërmjet dokumenteve po autentike tregohet realisht roli konkret i armatosur i partizanëve, por dhe degradimi në kolaboracionizëm i shumë elementëve, të quajtur nacionalistë. Çuditërisht këtë gjë e tregojnë qartë dokumentet e oficerëve anglezë, që veproni në Shqipëri. Dimensioni ushtarak është diçka shumë serioze në organizimin e luftës, siç është krijimi i Shtabit të Përgjithshëm me komandant Spiro Moisiun dhe komisar Enver Hoxhën, më pas Komandant i Përgjithshëm, krijimi nga çetat te batalionet dhe brigadat partizane. Këto përbëjnë edhe thelbin e gjithçkaje, kalimin në një fazë cilësisht më të re, të luftës së organizuar. Dokumentet e shtatmadhërive të ushtrisë italiane dhe asaj gjermane, që ekspozohen për herë të parë, janë dëshmia nga pika e kundërt e shikimit e asaj, që ndodhi në të vërtetë në Shqipëri. Karakteri masiv i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare është i gjithmbarshëm në qytete, në fshatra dhe në krahina të largëta, nga Jugu në Veri. Shkëlqimi i trimërisë shqiptare tregon një vitalitet të habitshëm. Kjo gjë, u kuptua dhe u konfirmua ndërkombëtarisht dhe zyrtarisht nga aleatët e mëdhenj, nga Anglia, SHBA dhe BS. Kjo njohje institucionale lidhet jo rastësisht me partizanët dhe të tërë strukturën e Ushtrisë Nacionalçlirimtare, të drejtuar nga Enver Hoxha. Ky konfirmim është një rezultat, ka qenë një njohje e vështirë plot peripeci, por gjithsesi qe një njohje objektive dhe historike. Ushtria Nacionalçlirimtare tregoi aftësi të mëdha, kurajo dhe moral të lartë. Një tjetër akt i jashtëzakonshëm qe urdhri për kalimin e divizioneve dhe formacioneve ushtarake përtej kufirit shtetëror të Shqipërisë për të çliruar Kosovën dhe viset e tjera të Jugosllavisë deri në Vishegrad. Ky është një akt unikal në historinë e kombit shqiptar. Nuk janë lënë në harresë edhe kontributi i partizanëve minoritarë, të cilët kanë heronjtë e tyre të luftës, as inkuadrimi i popullsisë çame në formacionet partizane shqiptare, por edhe në ato greke të EAMI-it.

 

***

Numrin e ardhshëm do të lexoni:

-Veprimtaria e aleatëve në Shqipëri

-Llojet dhe rolet e kolaboracionistëve 

-Mes Ernest Koliqit dhe Vasil Laçit

… Po e pave se po lëshohem…

Posted: 05 Nov 2016 01:32 AM PDT

 

-Nga vizita e një grupi mirditorësh në Kosovë-

 

Nga Pal Mëhilli

 

Zakonisht, sa herë me qëllon të udhëtoj në ndonjë vend, ende të pa shkelur, vetvetiu më vjen një ngazëllim, një si kureshtje, sa e marr më me qejf. Kjo më ndodhi dhe kur, kryetari i shoqatës kulturore "Mirdita" e bashkuar, Gjon Lleshi, na ftoi të udhëtonim për një vizitë të shkurtër në disa zona me histori, në Kosovë. U bënë rreth 55 persona intelektualë të profileve të ndryshme, shkrimtarë, gazetarë, veteranë etj. Në Morinë na pritën Xhavit Jashari dhe Fadil Sherdhaj, respektivisht: kryetar të shoqatës së dëshmorëve dhe asaj të invalidëve të luftës çlirimtare.                                                                                                                                                       Sapo kalojmë kufirin shqiptar-shqiptar, gjithçka të tërheq. Në të dy anët e rrugës bukuri natyrore e të dorës së njeriut, që të mahnitin. Ndue Dodaj, ish oficer (në pension), i ngarkuar me organizimin e aktivitetit, i shkathët, komunikues e që njeh dhe terrenin, në ecje e sipër, na bën me dije për shumë ç'ka, përmes mikrofonit. Ndërkohë udhëtojmë në rrugën e kombit. Ja, djathtas, qëndron "krenar" mali i Sharrit i cili mban nën "sqetull" shqiptarë edhe nga ata të Maqedonisë. Ndërkaq, shfaqen dhe pjesë të lumit Drini i Bardhë. Në të dy anët plot ndërtime. Ja dhe i bukuri vend, Prizreni! Një vreshtari e madhe. Më tej, një fabrikë e re e prodhimit të gomave. Në vazhdim, na bën shenjë se atje janë zhvilluar luftime të ashpra. Të tilla, na thotë, edhe për vënde të tjera të banuara nga shqiptarë që, serbëve,mbase do t'u ngelte "merak" pa iu kthyer dhe një herë me zjarr e hekur! Vjen momenti të shkëputemi nga autostrada. Autobuzi kthehet pak më majtas, rrugës që të qon në Drenas. Ndalemi për pak minuta,të takojmë një biznesmen, Bajram Gozheni, i cili kishte sponsorizuar diçka për transportin tonë. Në ndërmarrjen e ndërtimit të atyshme, ish pjesëmarrës të luftës që solli lirinë, na përshëndesin. …Të etur për të parë e mësuar gjithçka që na premton koha…

 

Një bisedë e shkurtër, me një banor të rastit, Beqir Xhemali. I them: Jemi disa mirditorë në një vizitë të shkurtër… -Shqipërinë e kemi thellë në zemër,- thotë ai. Këtu nuk pyet njeri "dale kush e ka pushtetin" por, thonë: duam Shqipërinë! Jemi rritur përmallshëm, sepse as hyrje-dalje s'na lejonin me Shqipërinë tonë.

-Shkoni në Beograd? -Jo, përjashtuar ndonjë rast për të nxjerrë dokumente pronësie. Sepse serbët, kur ikën, na i morën materjalet tona arkivore, biles edhe kur i lëshojnë shpesh me gabime i japin.  –Ç'mund të thoni për zajednicën?  …- Kanë lënë 5 komuna si të privielegjuara për serbët, me një si veto, si në OKB. E kjo pengon vendim-marrjen çka do të thotë: akoma të kenë diçka në dorë në dëm të ecjes tonë përpara? Ndaj ka dhe kundërshti.

Udhëtimi vazhdon. Nga e majta jonë bie në sy një hark triumfi interesant, ngritur me financimin e ShBA-së …Ja dhe vendlindja e viganit Isa Boletini, figurë e lartë historike të cilit i kanë ngritur monument të përmasave të mëdha dhe në Shkodër. Nga do që kalojmë bindesh për ringritje dhe progres. Kjo të gëzon: Popull punëtor e i ndjeshem. Dhe … arrijmë në Prekazin heroik dhe historik. Rifat Bejta, drejtor i kompleksit memorial, ish invalid i luftës, me urimin: "Mirë se erdhët vëllezër mirditorë"! I kthjelltë dhe i qartë shpjegon gjithçka ka ndodhur.  Grupi ynë kaloi me rradhë pranë çdo varreze, duke filluar nga varri i komandantit… Emocione, si një përshpirtje për të rënët. Ata janë të shenjtë. Veprën e tyre e çertifikon historia. Pas kryerjes së homazheve, njihemi me të gjithë objektet e kompleksit. Specifikuese ishte se grupi ynë vendosi një kurorë të madhe me lule me mbi shkrimin: "Lavdi Komandantit Legjendar Adem Jasharit! Nga Mirditorët". Heronjtë dhe dëshmorët janë pemë jetë gjata.

Ndodhemi pranë kullës-kështjellë. Fadili, ciceroni e nis duke na bërë të qartë se ka shumë për të thënë. Ai flet, me ndjenjë, për të vërtetat sikurse ndodhen. Mjaft  bindës! Edhe pse të tre vëllezërit, patën ndërtuar 3 kulla,-thotë ai-, ata jetonin së bashku. Pse? Se kështu jemi më të fortë ! Më 5 mars '98, pasi kanë rrethuar fshatin por dhe kullat, me forca të shumta policore dhe paramilitare serbe, me armatime të rënda, qëllonin pa nda. Ndërkohë ata përpiqeshin të zbulonin ndonjë të dhënë për Ademin dhe familjarët e tij, nëse janë vrarë apo… Një vajze iu bë thirrje të largohej, në Gjermani… "Jo, tha. Si mund të lë njerëzit e mi në flakë të vriten e unë… nuk e ndaj fatin tim nga familjarët e mi".

Këtu është derdhur shumë gjak. E gjithë kjo luftë dhe rezistencë e paparë, përbën një ngjarje të madhe epike. Djali i Hamza Jasharit (njërit prej dy vëllezërve të vrarë), kur u kthye nga spitali, gjeti vetëm një motër të shpëtuar! Një fakt tjetër mjaft interesant që tregoi spikeri: si familje, para 20 vjetësh, këta, ishin të pasur dhe bënin një jetë të nivelit të lartë. E me gjithë këtë, prap se prapë nuk e ulën kurrë qafën, përpara xhelatëve. Për më tepër e vunë veten në ballë të luftës. Madje frymëzuan dhe përgatitën për qëndresë, të madh e të vogël: "Të gjithë t'i rrezistojmë torturave, provokimeve", etj.  Veçanërisht në datat 5,6,7 mars 1998, të cilat mund të cilësohen si ditë të kiametit, kur familja e Jasharajve dha për liri, komandantin e përgjithshëm të UÇK-së Adem Jashari, njeriun simbol, luftëtarin trim, tepër të vendosur e besnik, të cilit i kanë ngritur dhe një monument madhështor.  Pikërisht për këto, policia serbe e pat vënë në shënjestër.

…Takimin me Rifat Jasharin, vëllanë e madh të Ademit dhe Hamzajt, Gjon Lleshi e nisi me këto fjalë: "Erdhëm në këtë "Mekë", shtëpi heronjsh"…! Dhe tek nis biseda, Rifatin e vështroja me dhembshuri për hallin e jashtëzakonshëm, i cili na u shfaq burrë i madh e virtuoz, me karakter të lartë. Ai bisedonte dhe përgjigjej ngadalë e me dukej sikur, e vinte në kandar çdo fjalë. Me Gjonin ishin të njohur që kur, ky , si oficer madhor (gjeneral) që ishte, pat ardhur t'i kontribonte UÇK-së për çështje të artit të organizimit ushtarak etj. Prandaj dhe biseda ishte si në vijim… Rifati brenda 3 ditëve të marsit '98 kishte humbur të atin, nënën, vëllain, gruan, kunatat, shumë nga fëmijët, nipat dhe mbesat, dajon, kushërinjtë… Ai, sot, ka peshën më të rëndë. Kur po e shoqëronin për t'u kthyer në atdhe, Rifati i kishte thënë (mikut e shokut) Bedri Islamit (gazetar e publiçist i mirënjohur): "Kur të jemi atje, në Drenicë, ku ta dish, ndoshta më lëshon forca, janë fëmijët aty dhe kush e di se si e kanë përballuar. Po ta shikosh se po lëshohem, më kap fort se mos koritem. Më kap fort"!  Burri i dheut!

…Bisedë midis vëllezërish. Dhe e nis Dedë Prenga (ish gjeneral, nga Mirdita), duke falenderuar mikpritësit e kryesuar nga Rifat Bejta, njëkohësisht dhe nga organizatorët e këtij turi historic. Këtu është pllamë e histori të mprehta! E neve na del detyrë të punojmë vazhdimisht për t'ua përcjellur brezave. Rifat Bejta, duke falenderuar grupin e mirditorëve,  thotë se kompleksin e këtushëm e kanë vizituar mbi 20 milionë njerëz, nga brenda dhe jashtë vendit…

Vizita në Prekazin e Epërm, në kullën e heroit, Adem Delisë, i cili ndeshej dhëmb për dhëmbë me barbarët serbë. Ishte trim i fortë dhe s'donte t'ia dinte për serbët që vinin të armatosur, duke kërcënuar njerëzit. "Edhe unë e kam armën time",-thoshte duke treguar sopatën, të cilën e merrte gjithnjë me vete. Madje, me të, u dilte për zot dhe familjarve të fshatit për  t'i shpëtuar nga ngacmimet  e serbëve, për ç'ka ata e gjenin mënyrën si t'i çonin fjalë. E, për këtë ai nuk u shmangej thirrjeve të tyre dhe sikur të kishin dhe ndonjë gjakmarrje. E duke rendur me sopatën në dorë drejt barbërve, ata ia mbathnin. Na tërhoqi ngritja e një monumenti domethënës, me sopatë në dorën e djathët, në ecje e sipër, simbol i guximit popullor. Me interes, aty, ishte, dhe muzeu, ku pasqyroheshin, përmes fotove dhe informacioneve të tjera, mbi patriotizmin, lirinë dhe pavarsinë e atdheut. Disa figura të tilla të nderuara si: Isa Boletini, Hasan Prishtina, Luigj Gurakqi, Bajram Curri, Azem e Shote Galica, Zefi i vogël etj., punonin për atdheun e kombin në të dy anët: Kosovë-Shqipëri e anasjelltas, të mirëpritur në çdo vatër mirditore e në tërë veriun, etj. Dhe diçka tjetër: kur,njerëzit aty, mësonin se ne ishim nga Mirdita,flisnin me respekt e admirim, për heroin Bardhok Biba dhe "Mësuesin e Popullit", Ndrec Ndue Gjoka.

Pas një udhëtimi të gjatë, vizita në Reçakun e martirizuar. Sekretari i shoqatës së dëshmorëve të Kosovës, duke falenderuar grupin e vizitorëve të Mirditës, tha: Zoti ua shpërbleftë! Këtu nuk ka fshat pa dëshmorë, ku janë përjetuar ngjarje shumë të rënda.Që në orët e para të mëngjesit të 15 marsit, papritmas nisi një masakër e përmasave të tmerrshme, me forca të shumta policore e militare. Në fillim rrethuan fshatin me forca të armatosura. Më pas u futën nëpër fshat duke bastisur, shtëpi më shtëpi. Ku gjenin njerëz dhe i vrisnin. Gra e fëmijë i shtrinin përtoke duke i goditur me shkelma, shkopinj e me kondakët e armeve, gjersa rraskapiteshin. Kasaphane e tmerrshme!

Qëlloi i dërguari i OKB-së Uilliam Uoker i cili deklaroi botërisht: "Nga ajo që pashë nuk ngurroj ta përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit" dhe kështu sensibilizoi mbarë opinionin  ndërkombëtar.

Vizita ishte emocionuese dhe mjaft mbresëlënëse, ç'ka u shpreh dhe në kthim, kur u ndezën plot diskutime dashamirëse edhe në autobus nga Dedë Prenga, Gjon Lleshi, Mark Simoni, Fran Cara, Mark Palnika, Kol Ndreka, Prengë C. Lleshi, Llesh Sefgjini, Bardhe Pjetri, Ndue Dodaj etj, të cilët shpalosën mbresat e vyera dhe përjetimet e rralla.

 

Flamurtari pranon heqjen e 6 pikëve

Posted: 05 Nov 2016 01:27 AM PDT

Ditën e djeshme ka përfunduar afati një mujor i vendosur nga Komisioni i Disiplinës që Flamurtari të shlyente Artan Sakajn, Franc Veliun dhe Polizoi Arbrin.

Mosshlyerja e tyre shoqërohet me heqjen e 6 pikëve dhe administratori Idrizi është shprehur hapur që federata mund t'i heqë kur të doje pasi nuk do t'i paguajë ato borxhe.

Administratori i vlonjatëve përsërit se FSHF nuk njeh tatimin mbi fitimin dhe nuk e di çfarë është paga bruto, ndaj nuk ka ndërmend të paguajë.

Rrëfehet biznesmeni: Lidhja me modelen serbe shpifje. Kam grua e fëmijë

Posted: 05 Nov 2016 01:26 AM PDT

Pas thashethemeve që qarkulluan kohët e fundit, për një lidhje mes tij dhe serbes seksi Soraja Vuçeliç, biznesmeni Ton Leknikaj ka vendosur të reagojë. Në një intervistë dhënë për "Bluetooth" ai rrëfen të vërtetën e kësaj historie.

"Nuk e njoh fare këtë vajzë, është një shpifje që ka cenuar rëndë imazhin tim në publik", është shprehur Leknikaj.

Në reagimin e tij hedh poshtë të gjitha thashethemet e ditëve të fundit, ku flitej për pushime në vendet ekzotike dhe dhurata luksoze, duke u thënë se është një përpjekje për t'i vënë gjobë. Nga ana tjetër Leknikaj prezanton me publikun edhe familjen, duke hedhur poshtë lajmet se kishte dy gra dhe shtatë fëmijë.

"Jam i martuar me një grua dhe kam një djalë, të cilët janë gjithë jeta ime", thotë biznesmeni, që ka vendosur ta zgjidhë këtë çështje tek organet e drejtësisë.

Prej kohësh përfliteni në media për një lidhje tuajën me sex-simbolin serbe Soraja Vuçeliç, përse zgjodhët të reagonit vetëm tani?

6

Vendosa të reagoj tani për shkak se bëhet fjalë për një shpifje të ulët, për një lajm tërësisht të pavërtetë që riciklohet për të disten herë në media dhe që ka cenuar rëndë imazhin tim në publik. Është një histori e sajuar qëllimisht nga gazetarë që mendojnë se duke sulmuar një biznesmen të suksesshëm mund t'i vënë atij "gjoba". Është hera e parë dhe e fundit që flas në media për këtë çështje dhe për një lajm totalisht të trilluar e të pavërtetë. Ju garantoj se do të ndjek, ashtu siç kam ndjekur gjithmonë, rrugën ligjore e do flas me padi në gjykatë për këdo media apo gazetar që guxon të botojë një lajm të pavërtetë që ka si qëllim të cenojë rëndë reputacionin tim dhe familjen time. Ndërkohë ju bëj të ditur se kam bërë padi në gjykatë për një media jashtë territorit të Shqipërisë që ka nxjerrë e para lajmin.

Cila është e vërteta, cila është marrëdhënia juaj me Sorajën, nga e njihni ju atë?
Besoj isha i qartë. Unë nuk e njoh fare këtë vajzë.

A jeni ju prej disa muajsh në një marrëdhënie dashurie me Sorajën? Përse mendoni se kanë dalë këto thashetheme?
Absolutisht jo. Këto thashetheme sajohen nga ata gazetarë që janë mësuar t'u vënë gjoba biznesmenëve të ndershëm.

Si i komentoni lajmet për pushimet luksoze në vendet ekzotike me Sorajën?
Nuk kam bërë pushime me këtë vajzë. Besoj isha i qartë kur ju thashë që nuk e njoh.

Po lajmin për makinën luksoze prej 75 mijë eurosh që i keni bërë serbes seksi?
Krejtësisht trillim. Nuk e njoh, nuk mund t'i bëj dhurata një njeriu që nuk e njoh.

I ndiqni mediat serbe, sepse janë ato që e kanë shkruar lajmin fillimisht, së bashku me foton tuaj?
Unë nuk i ndjek mediat serbe. Unë jam biznesmen dhe për shkak të natyrës së punës sime më rastis të ulem në kafe me shumë njerëz. Ajo foto që qarkullon ose ka qenë rastësore, ose një fotomontazh i pastër. Për të qenë më i qartë kur them rastësore kam parasysh që unë pi kafe me gazetarë, biznesmenë të tjerë, njerëz të ndryshëm që për një arsye apo për një tjetër mund të ulen në tavolinë me mua ose që i sjellin në tavolinë me mua miqtë e mi, në lokalet e mia apo kudo qoftë, por kjo nuk do të thotë se kushdo që ulet afër meje në një tavolinë ka një raport privat me mua. Janë përdorur foto të miat të marra nga rrjetet sociale (Facebook, Instagram) dhe janë deformuar.

Ndërkohë përfliteni se keni dy gra dhe shtatë fëmijë, cila është e vërteta?
Unë nuk mund të lejojë askënd të cenojë harmoninë e familjes sime. Unë jam i martuar me një grua dhe kam një djalë, të cilët janë gjithë jeta ime. Nuk kam shtatë fëmijë, s'janë tartuf, janë fëmijë, familje.

Ju kanë dëmtuar këto lajme jetën tuaj private?
Kanë dëmtuar imazhin tim në radhë të parë. Familjen time nuk mund ta cenojë askush. Familja nuk mund të dëmtohet, nëse është ngritur mbi baza të vërteta e të sinqerta besimi reciprok. Ndaj dhe për këtë çështje po bëj gati paditë për shpifje dhe cenim të imazhit.

I keni marrë këto deklarata për sulme personale, keni një ide se kush mund t'i ketë përhapur?
Kam një ide. Mendoj se e di kush i përhap, por për momentin nuk dua të flas me emra konkretë. Është një gazetar që e ka sajuar të gjithë këtë histori me qëllimin e vetëm për të vënë gjobë.

Kush është Ton Leknikaj, jashtë gjithë këtyre thashethemeve?
Unë jam një biznesmen i ndershëm. Besoj se detajet nuk kanë interes për opinionin publik për sa kohë unë kam vendosur të mos jem person publik.

Përfliteni si një ndër njerëzit më të pasur në Shqipëri, a është kjo arsyeja pse ju sulmojnë?
Edhe kjo është një nga arsyet, por mendoj që arsyeja kryesore është shantazh i hapur "gjoba" ndaj dhe i jam drejtuar organeve të drejtësisë për të thënë ato fjalën e fundit. (Bluetooth)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more