Skip to main content

Klan Kosova : “Syla: Ngushtohet diferenca mes Clinton dhe Trump” plus 24 more

Klan Kosova : “Syla: Ngushtohet diferenca mes Clinton dhe Trump” plus 24 more


Syla: Ngushtohet diferenca mes Clinton dhe Trump

Posted: 02 Nov 2016 04:30 PM PDT

Drejtori i Informacionit në Klan Kosova, Gazmend Syla i cili po qëndron në SHBA për të përcjellur përgatitjet që po bëhen para zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Syla ka thënë se është ngushtuar gara mes Hillary Clinton dhe Donald Trump, njofton Klan Kosova.

"Është interesante se ka një ngushtim të diferencës së garës mes tyre, pasi Clinton ka ngushtuar negativisht rezultatin".

"Sipas një ankete që ka dalë para pak minutash e cila thotë se në rast që do të votohej sot Clinton prap do të fitonte garën por me 10 vota më pak".

"Ndërsa, Trump është ngritur për 23 vota elektorale që janë vota të shteteve ku në secilin shtet kur kryhen zgjedhjet votat e qytetarëve shndërrohen në vota elektorale".

Syla ka thënë se mbrëmja ka qenë mjaft interesante pasi presidenti i SHBA-ve, Barack Obama ka folur për herë të parë rreth çështjes së e-maileve.

“Obama ka thënë që as ai dhe asnjë zyrtar tjetër nuk ka punuar në mënyrë të fshehur”.

“Clinton po e shfrytëzon edhe lobimin nga njerëz të fuqishëm si Obama, Joe Biden dhe shumë njerëz të tjerë me ndikim”.

“Ndërsa për Trump fushatë po bën ai dhe zëvendësi i tij”, ka thënë Syla.

 

Përlaskaj: 90 mijë shqiptarë janë të regjistruar në Kroaci

Posted: 02 Nov 2016 04:10 PM PDT

Deputetja shqiptare në parlamentin kroat, Ermina Lekaj-Përlaskaj ka thënë  aktualisht në Kroaci janë të regjistruar 90 mijë shqiptarë.

Ajo ka treguar se ka edhe shumë të tjerë që nuk janë të deklaruar për shkaqe si politike dhe ekonomike, njofton Klan Kosova.

"Kroatët kanë simpati ndaj nesh dhe na janë falënderues për punën dhe kontributin tonë kemi pasur vullnetar që kanë luftuar rreth 2500 veta, ku kemi edhe të rënë atje."

Në Vukovar ushtari i fundit që ka rënë është shqiptar, ka thënë Përlaskaj në "Ora e Fundit" në Klan Kosova.

Përlaskaj, që me prejardhje është nga qyteti i Prizrenit nuk ka lënë pa përmendur edhe raportet Kosovë-Kroaci.

Ajo ka thënë se beson shumë që shteti kroat do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën.

"Me integrimin tonë atje do t'i ndihmojnë edhe shtetit tonë – Kosovës. Çdo herë kërkoj që pakica shqiptare të përmendet më shumë dhe Kosova të jetë prioritet", ka pohuar Përlaskaj.

Ajo ka shtuar se ka pasur edhe mbështetjen e Qeverisë së Kosovës gjë që ka thënë se shpreson ta ketë edhe në të ardhmen.

Deputetja e parë shqiptare në Kroaci, tregon si do t’i mbrojë interesat e shqiptarëve

Posted: 02 Nov 2016 04:03 PM PDT

Deputetja shqiptare në parlamentin kroat, Ermina Lekaj-Përlaskaj ka thënë se është e para përfaqësuese që mbron interesat e pakicës shqiptare në Kroaci.

"Për të parën herë shqiptarët e Kroacisë e kanë një përfaqësues në parlamentin kroat."

"Përveç shqiptarëve unë përfaqësoj edhe komunitete tjera të vogla në Kroaci", ka thënë Përlaskaj në “Ora e Fundit” në Klan Kosova.

Ajo ka shtuar se deri tash në parlament interesat e shqiptarëve i ka mbrojtur një përfaqësues boshnjak.

"Deri tash neve na ka përfaqësues atje një deputet boshnjak, por që nuk ka mbrojtur interesante  shqiptarëve, por vetëm të komunitetit që i ka takuar", ka shtuar ajo.

"Në institucionet shtetërore nuk kemi pasur asnjëherë një përfaqësues. Jam pjesë e qeverisë atje dhe kam thënë se çdo herë do të jem me fituesin për të përmbushur objektivat tona."

"Me kryeministrin kroat e kemi bërë një marrëveshje, ku janë edhe përfaqësuesit e pakicave të tjera, si cek, hungarez, serb, italian dhe romë. Së bashku kemi qenë në negociata me mandatarin e atëhershëm dhe kemi arrit që të akordohemi në disa pika."

"Për shqiptarët unë atje kam kërkuar një shtëpi të kulturës, e dyta që ne të integrohemi në institucionet kroate dhe të hapen vende pune për ne."

"Pastaj kam kërkuar të bëhet një marrëveshje që nga Kosova atje të sjellë fuqi punëtore. Kam kërkuar të hapet Instituti Albanologjik në Zagreb si dhe të rinjtë të shkollohen atje", ka thënë Përlaskaj.

Naim Bazaj: Unë do ta mposht Lladrovcin nëse kandidon për të parin e Drenasit

Posted: 02 Nov 2016 03:56 PM PDT

Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Drenas, Naim Bazaj po këmbëngul se do të jetë i pari i Drenasit.

Kjo pasi Drenasi pritet që të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, pas dorëheqjes së ish-kryetarit Nexhat Demaku, njofton Klan Kosova.

“Qëllimi im është të fitoj pasi edhe në dy mandatet e kaluara në zgjedhjet në 2013 dhe 2009 kam dalë më i votuari”.

“Besoj që mandatin do të fitoj me ndihmën e elektoratit pasi mua më ka nominuar populli”.

Duke folur në Kosova Direkt në Klan Kosova, Bazaj ka thënë se edhe nëse kandidon Ramiz Lladrovci, prap ai do ta fitojë këtë garë.

“Nëse kandidon Ramiz Lladrvoci i uroj suksese dhe punë të mbarë por nuk ma merr mendja që do të humb unë pasi besoj në mbështejen që e kam nga  Drenasi”.

Bazaj ka thënë që në rast se nuk e nominon partia e tij PDK-ja, garës do t’i hyjë si kandidat i pavarur.

“Nëse nuk më nominon PDK-ja do të dal si kandidat i pavarur”, ka thënë Bazaj.

 

 

Mungesa e rrymës në Drenas po dëmton bizneset

Posted: 02 Nov 2016 03:31 PM PDT

Zëdhënësi  i komunës së Drenasit, Bekim Dobra ka thënë se reduktimet e shpeshta të energjisë elektrike në Drenas janë të papranueshme dhe po dëmtojnë bizneset.

“Të gjitha këto reduktime janë të papranueshme, ne jemi takuar me zyrtarët e KEDS-it dhe kemi kërkuar të na njoftojnë për këto reduktime që janë në dëm të qytetarëve”.

“Nga ana e tyre kanë thënë që po bëjnë riparimin e rrjetit dhe i duhet katër orë në ditë ndërsa janë zotuar që janë afër përfundimit të këtij projekti”.

Duke folur në Kosova Direkt në Klan Kosova, Dobra tha se KEDS-i u ka premtuar se gjendja do të përmirësohet gjatë dimrit.

“Gjatë dimrit kanë thënë që do të përmirësohet gjendja përkatësisht gjatë muajit nëntor projekti do të kryhet por jo i tëri”.

“Ne i kërkojmë që të mos e vazhdojë këtë ritëm të bëjë gjithë këto shkyqje që po dëmtojnë bizneset”.

“KEDS-i ka dobësuar energjinë elektrike në komunën tonë  dhe banorët ankohen se rryma nuk është siç ka qenë më parë”, ka thënë Dobra.

 

 

Ide si t’i shndërroni orenditë e vjetra në diçka praktike e kreative (FOTO)

Posted: 02 Nov 2016 03:30 PM PDT

Mobiliet e vjetra pothuajse gjithmonë janë problematike për ne, na zënë vend dhe në një moment të caktuar ato bëhen krejtësisht të padobishme.

Ato ndonjëherë ne mund të vazhdojmë t'i shfrytëzojmë por thjesht nuk përkojnë me stilin dhe dizajnin e enterierit të shtëpisë sonë, transmeton Klan Kosova.

Më poshtë i keni disa ide se si mund t'i transformoni ato dhe t'i bëni praktike dhe madje edhe t'i japin hijeshi ambientit të shtëpisë suaj.

Ide për kuzhinë

Ktheni sirtarët në diçka kreative

Dollap i vjetër i kthyer në rafte

Komodinë që kthehet në sofa

Sirtarët kthejeni në diçka të bukur dhe praktike

Dorezta e dollapave shndërroni në diçka praktike

Sirtar i kthyer në raft banjoje

Krijoni shtëpi për miqtë tuaj, kafshë

 

 

637 maturantë jashtë universiteteve shqiptare

Posted: 02 Nov 2016 03:09 PM PDT

Ministria e Arsimit dhe e Sportit në Shqipëri njoftoi se pas mbylljes së fazës së fundit të regjistrimeve janë regjistruar në total 22 mijë e 963 studentë.

Në datën 6 shtator të këtij viti, Lindita Nikolla deklaroi se gjithsej ishin 27 mijë e 600 studentë që kishin aplikuar për të studiuar në universitetet shqiptare.

Me një llogari të thjeshtë rezulton se nga këta mbetën jashtë dyerve të universitetit 4637 aplikantë të cilët ende janë jashtë auditoreve të shkollës së lartë.

Nuk përjashtohet mundësia që një pjesë e tyre të kenë fituar të drejtën e studimit jashtë vendit. Sipas ministrisë së Arsimit numri i studentëve që janë ende në pritje për të fituar të drejtën e studimit në Shqipëri është 689 maturantë.

Balaj, Roshi dhe Berisha, në formacionin e javës në Rusi

Posted: 02 Nov 2016 03:04 PM PDT

Tre shqiptare në formacionin e javës në Premier Leaguen e Rusisë. Bekim Balaj, Odise Roshi dhe Bernard Berisha, falë paraqitjeve të shkëlqyera në javën e 12-të, janë përfshirë në 11-shen më të mirë duke marrë vlerësimet maksimale nga specialistët e futbollit rus.

Balaj autor i një dygolëshi në fitoren 1-4 të Terek Groznit në fushën Uralit, u vlerësua më notën e lartë 8.3, ndërsa Roshi i cili dha asistin për shkodranin në rastin e golit të dytë si dhe detyroi mbrojtësin Dinga të shënone në portën e tij mori notën 7.6.

Dy futbollistët e kombëtares shqiptare ishin të vetmit lojtarë të Terek Groznit në formacionin e javës në Rusi. Sa i përket Bernard Berishës, i cili qëndroi 60 minuta në fushë në sfidën Anzhi – Krasnodar 0-0 duke dhënë maksimumin në krahun e majtë, vlerësimi ishte 7.7.

Interesant ëshët fakti se edhe pak ditë më parë Balaj dhe Berisha ishin përzgjedhur në formacionin më të mirë  të javës së 11-të në Premier Leaguen e Rusisë, shkruan SuperSport.al.

Të tre lojtarët shqiptarë duket se janë përshtatur më së miri në futbollin rus, cka reflektohet me golat e shënuar dhe nivelin e lartë që shfaqin në fushën e blertë.

Sa kohë rri Ledri pa seks?(VIDEO)

Posted: 02 Nov 2016 03:01 PM PDT

Reperi kosovar Ledri Vula, mund të rrijë deri në pesë muaj pa marrëdhënie seksuale.

Këtë e ka thënë në emisionin Nd'rrimi i Natës, ku po ashtu është shprehur se nuk po ndjehet i qetë shpirtërisht dhe se "kokën e ka lëmsh".

Në pyetjet provokative të Liberta Spahiut në rubrikën #Kutia, Ledri nuk i është përgjigjur me korrektësi pyetjes rreth statusit të tij në dashuri dhe ka thënë se asnjëherë nuk ka shkuar te një fallxhore.

 

A do ta njihnit Adele në maskën e Halloween’it?

Posted: 02 Nov 2016 03:00 PM PDT

"Hello it's me", do të thoshte Adele nën kostumin e saj të festës së Halloween.

Këngëtarja me famë botërore, ishte maskuar sikurse Jim Carrey te filmi triller "The Mask".

Ajo mund te thuhet, kishte kostumin më të mirë në mesin e të famshëmve ngase as që njihej se prapa atij makijazhi perfekt, ishte Adele.

Me siguri se ajo do të ketë kaluar orë të tëra pune në këtë kostum fantastik dhe të gjitha fotografitë i ka publikuar në profilin e saj na Instagram, transmeton Klan Kosova.

Halloween 2016 / Dallas, TX

A photo posted by @adele on

Halloween 2016 / Dallas, TX

A photo posted by @adele on

Një lëng natyral që lehtëson dhimbjet

Posted: 02 Nov 2016 03:00 PM PDT

Ka shumë lloje të dhimbjeve që mund të ju shqetësojë për shkak të shëndetit të keq, ushqimit jo të mirë dhe rutinës jo të shëndetshme.

Gjithkush ka  dhimbje të ndryshme  në një fazë të jetës derisa disa njerëz mund të jenë të shqetësuar nga aknet,  lëndimet e lehta dhe aksidente të papritura, transmeton Klan Kosova.

Nëse ndieni dhimbje dhe nuk ka mundësi tjetër, është një recetë për të lehtësuar problemet tuaja.

Përbërësit:

2 lugë çaji kanellë

4 lugë çaji çaj të zi

4 gota ujë

4 lugë çaji të pluhurit numerik

1 copë xhinxher

1 filxhan qumësht të bajameve

2 lugë çaji mjaltë

Si përgaditet?

  1. Së pari ju duhet të përzieni të gjithë përbërësit pluhur
  2. Shtoni ujë dhe vloni këtë përzierje për 10 minuta
  3. Shtoni çajin dhe pastaj përsëri vloni për 2 minuta
  4. Shtoni qumështin e bajames dhe përzieni atë
  5. Shtoni ndonjë ëmbëlsues si psh mjaltë
  6. Ju duhet të pini këtë përzierje në mënyrë që ju mos të keni asnjë dhimbje apo probleme të ngjashme.

Cilat janë problemet që trajtohen nga kjo pije?

Ju do të çliroheni nga dhimbjet e kokës

Nuk ka stres

Lirim nga sëmundjet e stomakut

Diarreja dhe vjellja

Problemet me Parkinson

Lehtëson dhimbjet e shpinës

Lehtëson problemet me qarkullimin e gjakut

Lehtëson problemet e dhimbjeve menstruale

Problemet e zemrës

Obezitetin

Iraku dhe Turqia gati për të hyrë në luftë

Posted: 02 Nov 2016 02:55 PM PDT

Iraku dhe Turqia po kërcënojnë se do të hyjnë në luftë me njëra tjetrën, pasi që s'po mund të merren vesh se kush duhet ta ketë nën kontroll Mosulin pasi që të mposhtet Shteti Islamik.

Tanket dhe artileria turke, kanë hyrë në qytet dhe Kryeministri i Irakut Haider al-Abadi ka thënë se Iraku nuk do luftë me Turqinë, mirëpo është i gatshëm të luftojë nëse kjo është e nevojshme.

Konfrontimet po bëhen edhe më të ashpra pasi ushtria irakiane ka hyrë në zonën e militantëve Shiitë në lindje të Mosulit, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.

Lyon befason Juventusin në fund (VIDEO)

Posted: 02 Nov 2016 02:37 PM PDT

Juventus ka qenë në epërsi në ndeshjen e Grupit H kundër Lyon në pjesën më të madhe të lojës.

Por, që francezët nuk janë dorëzuar dhe kanë arritur që të barazojnë në minutën 85-të./Klan Kosova./

Është Tolisso ai që ka shënuar për 1:1 këtë gol:

Shënohen dy gola të shpejtë në ndeshjen Legia – Real (VIDEO)

Posted: 02 Nov 2016 02:33 PM PDT

Ndeshja Legia Warszawa – Real Madrid është kthyer në dramë pasi, vendasit kanë arritur ta kthejnë rezultatin në favorin e vet në minutën e 83-të.

Por që i menjëhershëm ka qenë reagimi i Los Blancos. Për vendasit shënoi Moulin për 3:2, por që tre minuta pas Kovacic barazoi në 3:3./Klan Kosova/

Këta janë golat që u shënuan brenda tre minutave:

 

Deri më tash jeni parfymosur gabimisht, kjo është mënyra e duhur

Posted: 02 Nov 2016 02:30 PM PDT

Parfymosja është pjesë e një rutine të përditshme për shumë gra. Pavarësisht aromës që ka, parfumi ju bën të ndjeheni seksi, të freskët dhe të përgatitur për ditën.

Përderisa shumica e njerëzve parfumin e vendosin në qafë dhe në kyçet e dorës, ekspertët thonë se këtë procedurë deri më tash e keni bërë gabimisht.

Në fakt, parfumin duhet ta vendosni në kërthizën tuaj.

Kjo për shkak se parfumi duhet qitur në vende ku ka pika pulsi, gjë që tashmë e bëni duke e hedhur në qafë dhe në kyçet e dorës.

Mirëpo pulsi fillon nga kërthiza juaj dhe ky është vendi perfekt për parfumin.

Instead you should be dabbing it on your belly button

 

Legia barazon rezultatin kundër Real Madrid (VIDEO)

Posted: 02 Nov 2016 02:17 PM PDT

Legia Warszawa nga disavantazhi prej dy golave ka arritur që të kthehet duke barazuar rezultatin.

Është Miroslav Radovic ai i cili ka realizuar në pjesën e dytë, dy minuta pa kaluar një orë lojë./Klan Kosova/

Ky është goli i Radovic:

Thaçi tregon ku po shkonte kur u arrestua në Serbi – 02.11.2016 – Klan Kosova

Posted: 02 Nov 2016 02:11 PM PDT

Prishtina shpall konkurs për ndarjen e 50 banesave sociale – 02.11.2016 – Klan Kosova

Posted: 02 Nov 2016 02:11 PM PDT

“Arsim për punësim – bashkëpunim i shkollave profesionale dhe bizneset” – 02.11.2016 -Klan Kosova

Posted: 02 Nov 2016 02:10 PM PDT

Profesoresha e “Sami Frashërit” në Prishtinë jo adekuate për punën e saj – 02.11.2016 – Klan Kosova

Posted: 02 Nov 2016 02:10 PM PDT

Të martuar për 74 vjet, vdesin në të njëjtën ditë

Posted: 02 Nov 2016 02:03 PM PDT

Disa çifte as vdekja nuk mund t'i ndajë.

Së paku kështu ndodhi për Leonard Cherry dhe gruan e tij Hazel, të cilët ishin të martuar për 74 vjet, transmeton Klan Kosova.

Ata ishin dashuruar në shkollë të mesme dhe u martuan në janar të vitit 1942 në Teksas. Javën e kaluar atë ndërruan jetë, vetëm disa orë pas njëri – tjetrit. Nipi i tyre i vetëm, Craig Cherry, ka thënë se nuk kishte parë dashuri më të fortë se të gjyshërve të tij.

"Të dy ishin gjithmonë të buzëqeshur dhe thellësisht të dashuruar", ka thënë ai.

Image result for Leonard Cherry and his wife Hazel

Ndonëse familja është duke mbajtur zi për humbjen e tyre, djali i tyre 72 vjeçar, David Cherry, është shprehur falënderues që prindërit e tij jetuan përgjithmonë së bashku.

"Ndihem i bekuar që dhimbja e babait ka përfunduar dhe ndihem i bekuar që nëna ishte me të dhe nuk jetoi vetëm".

Leonard Cherry vdiq të enjten në ora 13:00 e gruaja e tij në ora 23:00. Në fillim nuk ishte e qartë se çfarë e shkaktoi vdekjen e saj.

David Cherry, tha që do i mungojnë shumë prindërit e tij.

"Është pak e vështirë nuk mund t'i telefonosh. Sa më shumë që e mendoj, më bënë të ndihem mirë për dashurinë që ata kanë ndier për njëri – tjetrin".

Lu: Hashashi është shtuar, ka ministra që po turpërojnë Shqipërinë

Posted: 02 Nov 2016 02:02 PM PDT

Për ambasadorin amerikan Donald Lu nuk ka plan B për vetting-un dhe reformën në drejtësi, ai është një dhe i vetëm: implementimi.

"Përpara se gjykata të vendosë ka dy opsione: i pari, gjykata vendos të pranojë ligjin, çka do të thotë që menjëherë Qeveria dhe Parlamenti do ta impelementojnë atë me mbështetjen e vëzhguesve ndërkombëtarë. I dyti, gjykata mund të konstatojë se ligji ka probleme dhe do të kërkojë që të bëhen ndryshime. Do ta dërgojë sërish në Parlament dhe shpresa ime është që Parlamenti shumë shpejt do t'i bëjë ato ndryshime dhe do të rimiratojë ligjin", ka thënë Lu.

Por ambasadori Lu iu drejtua dhe qytetarëve, të cilët janë të shqetësuar lidhur me zbatimin e kësaj reforme, madje duke cituar dhe një thënie nga një film.

"Nuk ka më kthim pas, nuk mund të ndryshohet kjo reformë. Gjithashtu, të gjithë partnerët ndërkombëtarë janë në krah të qytetarëve shqiptarë për t'i siguruar që ka një nivel të lartë të implementimit të reformës. Është një film që unë pëlqej shumë, i titulluar "Apollo 13" dhe aty ka një thënie që unë mendoj se është e përshtatshme për reformën: dështimi nuk është opsion", ka deklaruar Lu.

Ne bashkëbisedimin e parë në Facebook me qytetarët, ambasadori i Shteteve të Bashkuara foli për herë të parë edhe për kanabisin.

"Ajo që është e qartë për mua është se puna e Guardia di Finanza, duke vëzhguar nga ajri prodhimin e paligjshëm të drogës, ka dalë në përfundimin që kultivimi është rritur gjatë viteve të fundit. E kam thënë më parë dhe e përsëris edhe tani, që e gjithë qeveria shqiptare duhet të bëjë më shumë. Si partner i huaj, mendoj se edhe ne duhet të bëjmë më shumë. Më lejoni të listoj disa nga gjërat që SHBA janë duke bërë aktualisht. DEA është duke punuar shumë ngushtë me autoritetet shqiptare për të arrestuar trafikantë droge, "peshq të mëdhenj" dhe ne jemi të foksuar te ata që trafikojnë heroinë dhe kokainë nëpërmjet këtij vendi", ka vijuar Lu.

Në fund, Donald Lu u pyet dhe mbi performancën e qeverisë dhe notat që do t'i vinte bashkëqeverisjes PS-LSI.

"Disa ministrave të kësaj qeverie unë do t'i vija notën 10, të tjerëve do t'i vija zero. Kjo qeveri po bën punë shumë të rëndësishme për reformat, por një pjesë e qeverisë po zhgënjen njerëzit në Shqipëri duke mos përmbushur pritshmëritë e tyre", ka shtuar Lu./Tch

 

Reagimi i binjakeve, kur kuptojnë se cila është më e vjetër e cila më e gjatë (VIDEO)

Posted: 02 Nov 2016 01:59 PM PDT

Dy vajza të vogla nuk mund të ishin më të lumtura, se sa në momentin kur iu kumtohet lajmi se janë binjake dhe madje shumë të ngjashme.

Por kur njëra mësoi se është një minutë më e re, atëherë lindi problemi.

Ava dhe Alexis, tre vjeçare nga West Orange i New Jersey ishin plot gaz në fytyrat e tyre, kur e ëma Ami ua tregoi të vërtetën, se kanë datë të njëjtë të lindjes dhe duken njësoj.

Por që buzëqeshja iu shua Alexis kur e kuptoi se është një minutë më e re se e motra.

"Unë dua të jem e madhja", belbëzonte Alexis.

"Por unë jam vetëm një minutë më e madhe", përgjegjej Ava, e cila vendosi dorën në mjekrën e motrës për ta ngushëlluar atë.

Por që nuk vonon dhe ndërrojnë rol. Pasi Ava e kupton se është pak më e shkurtët për nga shtati, dhe këtu kjo plasë në vaj, kurse Alexis e përqafon fort, shkruan NBC New York, transmeton Klan Kosova.

Dhe kjo thuhet se është natyra e vërtetë e binjakeve, dhurojnë përqafime dhe dashuri të pafundme për njëra-tjetrën.

Modelja e famshme: Do dal topless edhe kur të jem 60 vjeçare

Posted: 02 Nov 2016 01:50 PM PDT

Modelja gjermane Heidi Klum, është e njohur për paraqitjet e saja topless në publik. Së fundmi, pjesën e lartme të bikineve e hoqi gjatë pushimeve me të dashurin e saj 30 vjeçar, Vito Schnabel.

Ndërsa tani, 43 vjeçarja Klum, ka thënë për revistën amerikane People, se nuk do të ndryshojë edhe pasi të ketë më shumë vjet mbi supe, transmeton Klan Kosova.

A tall drink of water: The German star continues to look like a 10. Here she is seen at the Emmys in September

"Ka shumë gjasa që do të dal topless në plazh edhe kur të bëhem 60 vjeçare", ka thënë nikoqirja e emisionit Project Runway.

Sirena biondinë, ka thënë se ndoshta gjoksi dhe barku i saj i sheshtë s'do të mbesin përherë në këtë formë, mirëpo s'do ta ketë aspak problem.

"Jam shumë person i lirë. Më pëlqen nudizmi. Nuk kam frikë aspak dhe nuk mendoj se kjo gjë do të ndryshojë. Do të jem gjithmonë 60 vjeçarja që rrezitet vetëm me pjesën e poshtme".

Going for it: The siren also said: 'I am more of a free person. I'm more nudist that way. I'm fearless'

 

 

103 vjeçarja: Do të jetoj derisa Clinton të bëhet Presidente

Posted: 02 Nov 2016 01:49 PM PDT

103 vjeçarja, Ruline Steininger, ndjen që ka shumë pak kohë për të humbur.

Kjo është arsyeja pse Steininger në shtator u bë një ndër personat e parë në shtetin e saj që votoi për kandidaten demokrate për Presidente të SHBA-së, Hillary Clinton.

Ajo është një hap afër realizimit të dëshirës, që të jetë gjallë kur Clinton do e bëjë historinë në nëntor, transmeton Klan Kosova.

Në një takim të shkrutër në prapaskenë me Clinton në Iowa, 103 vjeçarja ka thënë se populli do e bëjë atë presidente.

"Ne do të të dërgojmë në Shtëpinë e Bardhë".

"Do të të ndihmoj në të gjitha mënyrat. Do do votoj sot".

"Nuk do i lë asgjë rastësisë. Kur je 103 vjeçe çdo minutë ka vlerë", është shprehur Steininger.

Ajo gjithashtu e ka uruar Clinton për debatin e parë kundër Donald Trump.

Steininger ka lindur në vitin 1913 pak para Luftës së Parë Botërore – kur gratë nuk lejoheshin të votojnë.

Me pasionin për politikë, Steininger ka votuar gjithmonë që nga viti 1936 e për herë të parë ka votuar për Franklin D.Roosevelt.

Ajo është shprehur se duhet të jetojë deri në ditën e zgjedhjeve.

"Më duhet të jetojë. Pasi ajo të zgjedhet mund të vdes nëse dua, por do të jetojë derisa ajo të zgjedhet presidente".

Në një tubim në shtator në Ioëa, Clinton kishte shprehur falënderimin që Steininger e përkrah atë.

"Është një nder i madh që ajo më përkrah. Jam e nderuar që ajo do të votoj sot në mënyrë që vota e saj të numërohet", kishte thënë Clinton.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more