Skip to main content

Klan Kosova : “Ja pse nuk duhet t’i lani dhëmbët menjëherë pas ngrënies” plus 24 more

Klan Kosova : “Ja pse nuk duhet t’i lani dhëmbët menjëherë pas ngrënies” plus 24 more


Ja pse nuk duhet t’i lani dhëmbët menjëherë pas ngrënies

Posted: 05 Nov 2016 04:30 PM PDT

Me siguri që menjëherë pas ngrënies ju shkoni të lani dhëmbët me idenë se kjo është gjëja më e shëndetshme që mund të bëni.

Megjithatë, ju duhet të dini se larja e dhëmbëve tuaj menjëherë pas ngrënies mund të ndikojë në smaltin e dhëmbëve.

Sipas Howard R. Gamble, presidenti i Akademisë së Stomatologjisë së Përgjithshme, nëse keni konsumuar ushqime me përmbajtje acide të tilla si fruta apo agrume, duhet që të prisni të paktën 30 deri në 60 minuta për t'i larë dhëmbët.

Kjo, sepse larja e dhëmbëve menjëherë pas ngrënies veçanërisht të këtyre ushqimeve, mund të përshpejtojë efektin e acidit në smaltin e dhëmbëve tuaj dhe mund ta dëmtojnë shumë atë, shkruan noa.al. Nëse doni që t’i lani dhëmbët tuaj menjëherë pas ngrënies, duhet të hani ushqime me vlera ushqyese që janë të ulëta me karbohidrate. Kjo do të ndihmojë në uljen e acideve të dëmshme që ushqime të tilla mund të krijojnë.

Çfarë po ndodh me Calvin Harris?

Posted: 05 Nov 2016 03:00 PM PDT

Calvin Harris dhe Taylor Swift mund të kenë pasur pak inat mes vete pas ndarjes, por duket se tashmë gjërat po përmirësohen këto ditë.

Artisti 32 vjeçar shfrytëzoi llogarinë e tij në Twitter për të falënderuar Taylor dhe Rihanna për kontributin e tyre në këngën e tij "This Is What You Came For", transmeton Klan Kosova.

"Unë jam i bekuar për të punuar me artiste si Rihanna dhe Taylor Swift, faleminderit", ka shkruar ai.

Zidane: E di çfarë po na mungon

Posted: 05 Nov 2016 03:00 PM PDT

Real Madridi ka barazuar 3:3 në mesjavë me Legia Warsav në Ligën e Kampionëve, pavarësisht se ishin duke fituar 2:0.

Trajneri i 'Los Blancos', Zinedine Zidane, i shqetësuar për këtë, tha se skuadra nuk është e përqendruar aq sa duhet.

"Kemi superlojtarë në çdo pozitë, kualiteti nuk mungon, ajo që na mungon është fokusimi. Ne kishim epërsinë prej 2 golave ndaj Legia Warsav por ndeshja përfundoi 3:3, transmeton albeu. Kjo tregon mungesën e përqendrimit të lojtarëve në fushë", deklaroi Zidane, i cili premton gola dhe spektakël ndaj Leganes të dielën.

Çfarë i shkakton aknet në fytyrën tuaj?

Posted: 05 Nov 2016 03:00 PM PDT

Një studim ka zbuluar së fundmi arsyen se pse disa baktere shkaktojnë krijimin e akneve te njerëzit.

Rreth 80% e personave që kanë akne në fytyrë përjetojnë një gjendje ankthi dhe shumë prej tyre nuk e kuptojnë në të vërtetë se çfarë e shkakton këtë gjendje e si ta ndalojnë këtë.

Një studim ka hedhur dritë mbi faktin se pse bakteret e lëkurës shkaktojnë këtë ndikim vetëm në një kategori njerëzish. Aktualisht mjekët i trajtojnë këto probleme të lëkurës me antibiotikë dhe me rregullatorë të hormoneve duke qenë se mendohet se në përgjithësi hormonet janë shkaktaret kryesore të krijimit të akneve.

Sipas disa studiuesve, zakonisht bakteret e padëmshme që jetojnë në lëkurën e njeriut bëhen të dëmshme në momentin që bllokohen në një mjedis me yndyrë, si për shembull në rrënjët e flokëve.

Ekipi ka marrë nën vëzhgim bakterin Propionibacterium të akneve, duke e testuar në kushte të ndryshme mbi lëkurën e minjve për të kuptuar se çfarë ndodh.

Ata rrëfejnë se duke u bllokuar në qelizat e flokëve apo të lëkurës, ky bakter kthehet në një serum duke prodhuar acide yndyrore e duke shkaktuar irritim të lëkurës përreth.

Lajmi i keq është se jo domosdoshmërisht larja e fytyrës shpesh është zgjidhja e problemit, pasi studimi tregon gjithashtu se qelizat bakteriale grumbullohen bashkë për të formuar struktura, shkruan blitz.al. "Mund të bllokohet çlirimi i këtyre acideve në lëkurë, edhe pse jemi në fazat e para të studimit dhe duhet ende shumë kohë për të dalë në përfundime. Këta persona mund të jenë gjithashtu të predispozuar gjenetikisht për të pasur akne",- është shprehur ekipi.

KMLDNJ në Prizren kërkon hetim të shpejtë për vdekjen e Astrit Deharit

Posted: 05 Nov 2016 02:59 PM PDT

Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut në Prizren, kanë reaguar për vdekjen e dyshimtë të Astrit Deharit.

Koordinatori KMDLNJ në Prizren, Bashkim Kajdomaçaj përmes një shkrese ka thënë se ky rast kërkon hetim të shpejtë, të gjithanshëm dhe profesional.

Më poshtë është shkresa e plotë e KMDLNJ në Prizren:

Me 05.11.2016 në ora 20.10  KMDLNJ, ka vizituar Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Qëllimi i vizitës ishte njoftimi lidhur me rastin e vdekjes së të paraburgosurit A.D.

Qendra Rajonale e KMDLNJ-së, me të marrë njoftimin për vdekjen e të paraburgosurit ka shprehur interesimin lidhur me rastin dhe në këtë kuadër ka kërkuar takim me autoritetet e Qendrës së Paraburgimit nga ora 18.50, ndërsa takimi me u.d. e drejtori, Destan Zogaj u bë rreth orës 20.10 të dt. 05.11.2016.

KMDLNJ është njoftuar me versionin zyrtar, lëshuar na Shërbimi korrektues se me dt.05.11.2016 ( pa u saktësuar ora) në rrethana të pasqaruara, i paraburgosuri A.D. ndërroi jetë në Spitalin e Prizrenit.

KMDLNJ, nga burime të saja merr veshë se dyshohet se akti ka ndodhur në kohën e shëtis së rëndomtë (pasdite), kur tashmë i ndjeri A.D. nuk ka dalë në sheti. Kjo informatë nuk konfirmohet nga zyrtarët e Qendrës së Paraburgimit.

Meqenëse,  rastin e vdekjes e kanë cilësuar të dyshimtë edhe Prokuroria e shtetit, KMDLNJ, kërkon hetim të shpejtë, të gjithanshëm dhe profesional, për ndriçimin e rastit, dhe poashtu kërkon që rasti të mos prejudikohet.

Poashtu, KMDLNJ kërkon që përgjegjësit e rastit të sillen para drejtësisë dhe kërkon ngritjen e nivelit të sigurisë në Qendrat e Paraburgimit dhe burgjet e Kosovës. KMDLNJ, shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit.

“Sot nuk vdiq Astriti, sot e 16 vite kemi vdekur ne si shoqëri”

Posted: 05 Nov 2016 02:57 PM PDT

Këngëtari i cili tash e disa vite po qëndron larg skenës së muzikës shqiptare, ka shfrytëzuar llogarinë e tij në Facebook për të thënë disa fjalë në lidhje me vdekjen tragjike të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, njofton Klan Kosova.

Bëhet fjalë për Naser Berishën, i cili i pikëlluar tha se Astriti do të mbetet gjithmonë i gjallë.

“Sot nuk vdiq Astriti, sot e 16 vite kemi vdekur ne si shoqeri, qe durojme te vritemi nje nga nje dhe dalngadal, ai do te mbetet gjithmon i gjalle!”.

Astrit Dehari – 26 vjeçar –  ka ndërruar jetë sot rrugës për në spitalin e Prizrenit, pasi dyshohet se kishte konsumuar barna të cilat e çuan në komë.

 

Mario Vargas Llosa: Bob Dylan nuk e meriton Çmimin Nobel

Posted: 05 Nov 2016 02:56 PM PDT

Nobelisti peruan ka deklaruar se Bob Dylan nuk e ka merituar Çmimin Nobel për Letërsi.

Shkrimtari i cili e kishte fituar këtë çmim në vitin 2010 ka thënë se e vlerëson shumë Dylanin si këngëtar, por jo si shkrimtar, njofton Klan Kosova.

"Absolutisht e adhuroj Bob Dylan si këngëtar, por nuk mendoj se është shkrimtar i mirë".

"Çmimi Nobel për Letërsi iu ndahet shkrimtarëve, e jo këngëtarëve".

Ahmeti i mërzitur për vdekjen e Deharit, thotë se dikush do të jap përgjegjësi

Posted: 05 Nov 2016 02:49 PM PDT

Shpend Ahmeti, kryetari i Prishtinës pak orë pas vdekjes së Astrit Deharit, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, ku ka shprehur mërzinë duke thënë se "humbëm një shok, një idealist, një punëtor të palodhshëm por mbi të gjitha një njeri të mirë".

"Çka me thënë e si me i ngushëllua familjen e shoqërinë e aktivistët e vetën"?

Ahmeti tutje ka thënë se dikush duhet të jap përgjegjësi për vdekjen e Astrit Deharit.

"Dikush ka me dhënë përgjegjësi, por sonte mendja më shkon vetëm te familja e Astritit e shpresoj se disi e gjejnë fuqinë të mbahen duke qenë krenar se kanë rritur fëmijë të jashtëzakonshëm".

"Astrit, u prehsh në paqe"!

Jeta është e trishtuar pa dashuri

Posted: 05 Nov 2016 02:41 PM PDT

Ja si të ofroni sërish një shans, nëse keni përjetuar një përmbytje në dashuri!

Megjithatë, jeta është shumë e trishtuar pa dashuri. Madje edhe shumë e zbrazët. Lejoni zemrën tuaj të jetë e hareshme, sërish e dashur dhe e gëzuar, duke lejuar partnerin tuaj potencial që të ju njoh mjaftueshëm dhe të ju dashurojë.

Ja çfarë këshillojnë terapistët:

Pranoni veten dhe gabimet tuaja.

Pra, çfarë nëse keni vuajtur? Kjo nuk ka të bëjë aspak me persona të ri që futen në jetën tuaj me një zemër të pastër dhe qëllime të mira e që nuk presin të hapin "valixhet tuaja emocionale" në të cilën keni grumbulluar me vite dhimbje, zhgënjim, trishtim, xhelozi, ëndrra të parealizuara si dhe ndjenja tjera negative që janë rezultat i përvojave të mëparshme të dashurisë.

Çfarëdo që qëndron në të kaluarën, këto 'blloqe penguese' mund t'i largoni me ndihmën e një personi që vërtetë ju do, ndonjë miku apo psikologu, ku do të ndryshoni rrënjësisht këndvështrimin e dashurisë dhe jetës.

Mos luani lojëra, mos prisni që partneri të nxjerrë përfundime të gabuara nga sjellja juaj sepse kjo ju dëmton të dyve.

Komunikimi është më se i rëndësishëm. Që në fillim pranoni se nga çfarë keni frikë, çfarë ju pengon nga lidhja e re dhe cilat ndryshime i preferoni. Kjo ndikon që edhe nëse problemet e mundshme ndodhin, të dy do të keni kontrollin e situatës.

Ndoshta gjëja më e rëndësishme është që ta lejoni personin e dashur të ju ndihmojë kur ju jeni të frikësuar, të dobët, të pasigurt…

Në vend të zemërimit, dashuri. Mos lejoni që nga inati dhe imtësirat e vogla të mënjanoni partnerin nga vetja juaj, qëndroni së bashku edhe në momentet më të këqija, kësisoj do të përforconi edhe më shumë lidhjen tuaj, shkruan femra.net. Dashuria po që është një rrezik, por më së shumti humbisni në qoftëse bëheni pre e lojërave magjike të zemrës.

Bayern ngec, Dortmund e Wolfsburg gjejnë rrugën e fitores

Posted: 05 Nov 2016 02:33 PM PDT

Bayern nuk gjeti rrugën e rrjetës ndaj Hoffenheimit në ndeshjen e luajtur në "Allianz Arena", megjithatë në fund skuadra e drejtuar nga Ancelotti arriti që të marrë një pikë falë barazimit 1-1.

Miqtë bënë gjithçka në këtë takim. Fillimisht ndëshkuan vendasit në minutën e 16-të me Demirbay dhe më pas veten me një autogol të Zuber në minutën e 34.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë dhe më pas gjithë takimi, pavarësisht përpjekjeve të Bayern për të gjetur golin e dytë, shkruan Top Channel.

Ndërkohë, Dortmundi u rikthye tek fitorja pas tre barazimeve radhazi. Verdhezinjtë shkatërruan 5-2 në transfertë skuadrën e Hamburgut duke thelluar edhe më tej krizën  e kësaj skuadre.

Edhe Wolfsburgu gjeti rrugën e fitores. "Ujqërit" fituan 3-0 në transfertë ndaj Freiburgut, duke regjistruar fitoren e dytë për këtë sezon, ndërsa Leverkusen mposhti në shtëpi 3-2 Darmstadin.

Rama përshëndet lumturimin e martirëve të Kishës Katolike

Posted: 05 Nov 2016 02:30 PM PDT

Edhe kryeministri Edi Rama ka përshëndetur lumturimin e 38 martirëve të Kishës Katolike, të cilët, siç thotë ai, u bënë pre e dhunës dhe shfarrosjes së regjimit totalitar.

"Sot, nëpërmjet lumnimit të 38 klerikëve, rregulltarëve dhe laikëve të Kishës Katolike, naltësimi i besimit të martirëve shqiptarë prek çdo altar, në çdo kishë të botës. Prej kësaj dite, emri i secilit prej tyre është gdhendur përjetësisht në kalendarin liturgjik, duke naltësuar përnjimend edhe emrin e Shqipërisë dhe Shqiptarëve", është shprehur Rama në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Kryeministri ka falenderuar autoritetet kishtare për celebrimin e denjë dhe për mirënjohjen publike ndaj mbështetjes së shumanëshme të qeverisë për atë që ai e quan një detyrë morale të patjetërsueshme.

"Kujtim të amshuar të lumëve martirë të Shqipërisë: "In memoria aeterna erit iustus; ab auditione mala non timebit" Ps. CXI", ka thënë më tej Rama në postimin e tij.

Ja edhe mbështetësit e Donald Trump (FOTO)

Posted: 05 Nov 2016 02:20 PM PDT

Hollywoodi mund të jetë kryesisht pas Hillary Clinton, por ne kemi gjetur rreth 34 njerëz të famshëm të cilët janë duke e mbështetur kandidatin për President, Donald Trump, transmeton Klan Kosova.

Lista përfshinë Hulk Hugan, Mike Tyson e Jon Voight.

Më poshtë ju sjellim fotografitë e disa prej tyre:

Aaron-Carter

WINTERSET, IA - JANUARY 19: Republican presidential candidate Donald Trump looks on as he receives the endorsement of Aissa Wayne, John Wayne's daughter, at the John Wayne Birthplace Museum on January 19, 2016 in Winterset, Iowa. Trump is making a campaign swing through Iowa before it's crucial first in the nation caucus. (Photo by Aaron P. Bernstein/Getty Images)

anne-coulter-anti-soccer-column-getty azealiabanks

<> at New York Friars Club on March 15, 2013 in New York City.

Donald-and-Ivana-Trump gary-busey-celebrity-apprentice

WEST HOLLYWOOD, CA - AUGUST 21: Musician Gene Simmons of KISS appears at a press conference for their new book "KISS Monster Book" at the Viper Room on August 21, 2012 in West Hollywood, California. (Photo by Kevin Winter/Getty Images)

CHARLESTON, WV - OCTOBER 30: Rock legend Ted Nugent speaks Republican John Raese speaks supporters during a rally for his U.S. Senate campaign on Saturday, October 30, 2010 in Charleston, WV. Raese and W.Va. Governor Joe Manchin, a Democrat, are embroiled in a hotly-contested race for the seat vacated following the death of Robert C. Byrd. (Photo by Randy Snyder/Getty Images)

<> at Finsbury Park on July 5, 2014 in London, United Kingdom.

NEW YORK, NY - FEBRUARY 03: (L-R) TV personalities Johnny Damon, Donald Trump and Ian Ziering attend a "Celebrity Apprentice" red carpet event at Trump Tower on February 3, 2015 in New York City. (Photo by Andrew H. Walker/Getty Images)

JUPITER, FL - MARCH 08: Republican presidential candidate Donald Trump arrives with former Yankee baseball player, Paul O'Neill, (L) for a press conference at the Trump National Golf Club Jupiter on March 8, 2016 in Jupiter, Florida. Trump is projected to win the Republican Presidential primaries in Mississippi and Michigan. (Photo by Joe Raedle/Getty Images)

LOUISVILLE, KY - MAY 07: Football player Richie Incognito attends the 142nd Kentucky Derby at Churchill Downs on May 07, 2016 in Louisville, Kentucky. (Photo by Frazer Harrison/Getty Images for Churchill Downs)

CLEVELAND, OH - JULY 18: Antonio Sabato Jr. delivers a speech on the first day of the Republican National Convention on July 18, 2016 at the Quicken Loans Arena in Cleveland, Ohio. An estimated 50,000 people are expected in Cleveland, including hundreds of protesters and members of the media. The four-day Republican National Convention kicks off on July 18. (Photo by Chip Somodevilla/Getty Images)

NEW YORK, NY - APRIL 01: Hulk Hogan attends the WrestleMania 30 press conference at the Hard Rock Cafe New York on April 1, 2014 in New York City. (Photo by Dimitrios Kambouris/Getty Images)

NEW YORK, NY - MAY 05: TV personality Jesse James signs copies of "American Outlaw" at Barnes & Noble, 5th Avenue on May 5, 2011 in New York City. (Photo by Slaven Vlasic/Getty Images)

<> at Borders Penn Plaza on April 4, 2011 in New York City.

Dating couple John Rocker and Julie McGee, will be among the castaways competing on SURVIVOR this season, themed Blood vs. Water, when the Emmy Award-winning series returns for its 29th season with a special 90 minute premiere, Wednesday, Sept. 24 (8:00-9:30 PM, ET/PT) on the CBS Television Network. Photo: Monty Brinton/CBS ©2014 CBS Broadcasting, Inc. All Rights Reserved.

HOLLYWOOD, CA - APRIL 25: Actor Jon Voight attends the For Your Consideration screening and panel for Showtime's 'Ray Donovan' at Paramount Theatre on April 25, 2016 in Hollywood, California. (Photo by Alberto E. Rodriguez/Getty Images)

NEW YORK, NY - MAY 05: Kid Rock performs onstage as Live Nation Celebrates National Concert Day At Their 2015 Summer Spotlight Event Presented By Hilton at Irving Plaza on May 5, 2015 in New York City. (Photo by Jamie McCarthy/Getty Images for Live Nation)

kirstie-alley

NASHVILLE, TN - SEPTEMBER 19: Loretta Lynn performs during the 16th Annual Americana Music Festival & Conference at Ascend Amphitheater on September 19, 2015 in Nashville, Tennessee. (Photo by Terry Wyatt/Getty Images for Americana Music)

CHICAGO, IL - OCTOBER 04: Mike Ditka attends the 10th Anniversary of Legends Fight Night at Chicago Illuminating Company on October 4, 2012 in Chicago, Illinois. (Photo by Timothy Hiatt/Getty Images)

WESTWOOD, CA - JUNE 01: Mike Tyson arrives at the Premiere of Warner Bros. Pictures' "Entourage" at Regency Village Theatre on June 1, 2015 in Westwood, California. (Photo by Frazer Harrison/Getty Images)

PASADENA, CA - FEBRUARY 05: TV personality Omarosa Manigault attends the 47th NAACP Image Awards presented by TV One at Pasadena Civic Auditorium on February 5, 2016 in Pasadena, California. (Photo by Imeh Akpanudosen/Getty Images for NAACP Image Awards)

HOLLYWOOD, CA - NOVEMBER 17: Actor Scott Baio arrives at Nickelodeon's 2012 TeenNick HALO Awards at Hollywood Palladium on November 17, 2012 in Hollywood, California. The show premieres on Monday, November 19th, 8:00p.m. (ET) on Nick at Nite. (Photo by Charley Gallay/Getty Images For Nickelodeon)

Screen-Shot-2016-10-05-at-12.29.40-PM

NEW YORK, NY - APRIL 03: Actor Stephen Baldwin attends Montblanc Celebrates 90 Years of the Iconic Meisterstuck on April 3, 2014 at Guastavino's in New York City. (Photo by Larry Busacca/Getty Images for Montblanc)

TeresaGuidice

BEVERLY HILLS, CA - MAY 04: Football player Terrell Owens attends the 17th Annual Golden Trailer Awards held at Saban Theatre on May 4, 2016 in Beverly Hills, California. (Photo by Tommaso Boddi/Getty Images for The Golden Trailer Awards )

BOREHAMWOOD, ENGLAND - AUGUST 27: Tila Tequila enters the Celebrity Big Brother house at Elstree Studios on August 27, 2015 in Borehamwood, England. (Photo by Ian Gavan/Getty Images)

LAS VEGAS, NEVADA - APRIL 06: Entertainer Wayne Newton performs onstage during the grand opening of T-Mobile Arena on April 6, 2016 in Las Vegas, Nevada. (Photo by Kevin Winter/Getty Images for ABA)

CHICAGO, IL - MARCH 5: Willie Robertson attends Under Armour opens largest brand house on Chicago's Magnificent Mile at Under Armour Chicago on March 5th, 2015 in Chicago, Illinois. (Photo by Jeff Schear/Getty Images for Under Armour)

 

Faton Topalli për Astrit Deharin: Jemi krenar që të patëm

Posted: 05 Nov 2016 02:19 PM PDT

Për ndarjen nga jeta të ish-aktivistiti të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit, ngushëllim ka shprehur edhe deputeti i kësaj Lëvizjeje, Faton Topalli.

"As një fjalë nuk e ka fuqinë e duhur për të shprehur dhimbjen e madhe që ndjejmë për Astrit Deharin. Jemi krenar që të patëm", ka shkruar Topalli në profilin e tij në Facebook.

Familja Dehari: Autopsia e trupit të djalit të mos bëhet pa prezencën e mjekëve të pavarur

Posted: 05 Nov 2016 02:10 PM PDT

Familja Dehari, djali i të cilës ndërroi sot jetë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren ka kërkuar që ka kërkuar që autopsia e djalit të tyre të mos bëhet në asnjë mënyrë pa prezencën e mjekëve të pavarur dhe neutralë që do të caktohen nga vetë familja.

Ky është kërkesa e plotë e familjes të cilën tek mediat e kanë përcjellë Lëvizja Vetëvendosje:

Për shkak të deklaratave kontradiktore të dhëna nga Prokuroria e Shtetit, Shërbimi Korrektues dhe Policia e Kosovës, familja Dehari kërkon nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore që autopsia e trupit të djalit tonë Astrit Dehari të mos bëhet në asnjë mënyrë pa prezencën e mjekëve të pavarur dhe neutralë që do të caktohen nga familja.

Deklarimet institucionale që e cilësojnë si të dyshimtë vdekjen e djalit tonë, si dhe kontradiktat në deklaratat e institucioneve të ndryshme, janë tejet shqetësuese për ne dhe insistojmë që në asnjë mënyrë të mos bëhet autopsia pa prezencën e mjekëve që do të caktohen nga familja.

Familja Dehari,

5 nëntor 2016

Përkrahësit e Hillary Clinton nga bota e showbizit (FOTO)

Posted: 05 Nov 2016 01:40 PM PDT

Derisa zgjedhjet në Amerikë po afrohen, më poshtë ju sjellim disa prej të famshmëve që po e mbështesin Hillary Clinton, transmeton Klan Kosova.

Robert De Niro, Jay Z, Beyonce, Ellen DeGeneres, Justin Timberlake, Jamie Foxx, Lady Gaga dhe të famshëm të tjerë të shumtë kanë thënë “Unë jam me të".

Hidhni një sy për të parë se kush janë të famshmit që po e mbështesin fuqishëm kandidaten për President, Hillary Clinton.

image (2) image (3) image (4) image (5) image (6) image (7) image (8) image (9) image (10) image (11) image (12) image (13) image (14) image (15) image (16) image (17) image (18) image (19) image (20) image (21) image (22) image (23) image (24) image (25) image (26) image (27) image (28) image image

Asfaltohet rruga mbi Urën e Ibrit (FOTO)

Posted: 05 Nov 2016 01:36 PM PDT

Rruga që kalon mbi Urën e Ibrit sot është shtuar me asfalt, kjo si pjesë e punës së rivitalizimit të Urës pjese që ndanë qytetin e Mitrovicës në jug dhe veri.

Punimet nga afër i ka përcjellë edhe kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, njofton Klan Kosova.

"Rivitalizimi i Urës së Ibrit po vazhdon të bëhet me intensitet të duhur, ku po punohet në të dy anët e saj njëkohësisht", ka shkruar Bahtiri në profilin e tij në Facebook.

"Sot u shtrua shtresa e parë e asfaltit në rrugën mbi Urë, e cila do të jetë pikë lidhëse mes dy pjesëve të qytetit të Mitrovicës".

"Inxhinierët e kompanisë punëkryerëse me njoftuan, se nuk kanë kurrfarë pengesash gjatë kryerjes së punës dhe se punimet do të kryhen në kohën e paraparë".

Shkencëtarët zbulojnë çfarë ndodh pas vdekjes

Posted: 05 Nov 2016 01:33 PM PDT

Shkencëtarët pretendojnë se vdekja mund të mos jetë fundi që i druhemi të gjithë dhe se njerëzit kanë shpirt që lë trupin pasi ky i fundit vdes.

Mund të duket si një mit i mbinatyrshëm, por ideja që ndërgjegjja e njeriut jeton pas vdekjes është hedhur si tezë nga shumë shkencëtarë të respektuar.

Kështu, shkencëtari britanik Sir Roger Penrose ka hedhur sëfundmi teorinë se njeriu ka shpirt, i cili nuk vdes me trupin.

Ndonëse askush nuk e di se çfarë është ekzaktësisht ndërgjegjja, Penrose beson se është një paketë informacioni që ruhet në quantum.

Ai thotë se ka gjetur prova që tregojnë se ky informacion që ndodhet në qelizat e trurit, e lë trupin kur njeriu vdes.

Për të përditshmen britanike "The Sun", Sir Roger shpehet se kur një person vdes përkohësisht, ky informacion çlirohet në univers për t'u rikthyer sërish në qelizat e trupit nëse ky i fundit risillet në jetë.

Sipas tij, kjo shpjegon se përse njerëzit kanë eksperienca kur pësojnë vdekje klinike dhe beson se ky informacion është shpirti që largohet nga trupi.

"Nëse pacienti vdes është e mundur që ky informacion mund të ekzistojë jashtë trupit, ndoshta në përjetësi, si shpirt",shprehet ai.

Sir Roger nuk është i vetmi që beson në këtë teori, pasi shkencëtarë në Institutin e Fizikës Max Planck në Mynih kanë ngritur të njëjtën tezë, shkruan tvklan. Ekspertët debatojnë se universi jonë fizik është thjeshtë një perceptim dhe një moment që trupi jonë vdes ekziston një jetë e pafundme përtej tij.

Xhenxhefili më i mirë se kimioterapia për shkatërrimin e kancerit?

Posted: 05 Nov 2016 01:30 PM PDT

Fatkeqësisht, disa forma të kimioterapisë më shumë shkaktojnë dëme sesa dobi, pasi që e rritin normën e metastazës, gjë që e bën kancerin të shfaqet edhe në organet tjera që nuk lidhen me organin që veçse po trajtohet.

Për shekuj të tërë, njerëzit e kanë përdorur xhenxhefilin në kuzhinë, mirëpo edhe për qëllime mjekësore.

Xhenxhefili ka origjinën nga Azia juglindore, dhe që nga atëherë njihet për vetitë e veta aromatike, kulinare dhe mjekësore.

Xhenxhefili veçse ka ndihmuar shumë pacientë të largojnë marramendjen, pezmatimet, por jo vetëm.

Një studim i kryer në Universitetin e Georgia, tregon se xhenxhefili i vranë qelizat kanceroze. Pjesa më e mirë e kësaj është se xhenxhefili nuk shkakton efekte anësore sikurse kimioterapia.

Hulumtuesit e këtij studimi tregojnë se xhenxhefili ka aftësinë të zvogëloj pezmatimin, dhe si rezultat i kësaj e ka zvogëluar kancerin në prostatë tek minjtë deri në 56 për qind, shkruan femina. Xhenxhefili është bimë që mund të shpëtoj jetë dhe mund të konsumohet në mënyra të ndryshme, si përmes çajit etj.

Premier League, Chelsea shpartallon Everton

Posted: 05 Nov 2016 01:26 PM PDT

Chelsea vazhdon të tregojë formën e tij të shkëlqyer në Premier League. Në "Stamford Bridge", skuadra londineze shkatërroi Everton me rezultatin e thellë 5-0.

Blutë e zgjidhën këtë ndeshje në 45 minutat e para të saj, kur shënuan 3 herë në portën e miqve.

Eden Hazard ishte ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e '19 të takimit. Kaluan vetëm 60 sekonda dhe Chelsea dyfishoi shifrat, këtë radhë me Alonso, shkruan Top Channel.

Nuk  mund të qëndronte pa vendosur firmën e tij në këtë përballje Diego Costa. Sulmuesi i përfaqësueses spanjolle shënoi golin e tretë për të zotët e shtëpisë.

Në pjesën e dytë, Hazard shënoi një tjetër gol për blutë, ndërkohë që llogaritë e sfidës i mbyllir Pedro Rodriguez, i cili fiksoi shifrat në 5-0 për Chelsean.

Haradinaj: Shteti duhet të japë përgjigje për atë se çfarë ndodhi në Prizren

Posted: 05 Nov 2016 01:25 PM PDT

Për vdekjen e Astrit Deharit, ngushëllime ka shprehur edhe Ramush Haradinaj, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Haradinaj ka thënë se shteti duhet të jap përgjigje për atë se çfarë ka ndodh sot në Prizren.

Më poshtë është fjala e tij e plotë:

Vdekja e Astrit Deharit, një aktivisti politik, në një burg në Kosovë, pavarësisht rrethanave të vdekjes, është një ngjarje e trishtë për të gjithë ne, edhe si politikë edhe si shtet!

Kemi mundur të kishim bërë më shumë për Astrit Deharin dhe shumë bashkëmoshatarë të tij, të cilët po shohin gjithnjë e më pak shpresë në këtë vend!

Shteti duhet të japë përgjigje për çfarë ndodhi sot në Prizren.

Në këto momente dhimbjeje për familjen, miqtë dhe kolegët e tij në Vetëvendosje, në emrin tim dhe të kolegëve të mi në AAK, ngushëllimet më të sinqerta!

Kjo grua e ka gjetur mënyrën si të bëjë fushatë në Amerikë (VIDEO)

Posted: 05 Nov 2016 01:17 PM PDT

Në Cleveland të Ohios një grua e ka gjetur mënyrën se si të bëj fushatë në Amerikë.

Ajo po këndon pa një qendre të votimit atje, ndërsa anash saj shihen radhë të gjata të njerëzve të cilët po presin për të votuar të preferuarit e tyre për president të Amerikës, njofton Klan Kosova.

Atje gjendet edhe drejtori i informacionit në Klan Kosova, Gazmend Syla, i cili po sjellë fotografi dhe video ekskluzive nga vendi i ngjarjes.

Ndërsa në fotografinë e më poshtme shpjegohen rregullat se sa larg qendrë së votimit duhet të qëndrojnë ata që bëjnë fushatë për të preferuarit e tyre.

Amerika1

klankosova.tv

Lapidari që nuk u ndërtua as pas 14 vjetësh – 03.11.2016 – Klan Kosova

Posted: 05 Nov 2016 01:05 PM PDT

Kush janë yjet që po e mbështesin Hillary Clinton?

Posted: 05 Nov 2016 01:00 PM PDT

Gara presidenciale amerikane ka zbuluar disa të famshëm mjaft të mëdhenj që kanë treguar se kë po e mbështesin ata, transmeton Klan Kosova.

Beyonce dhe Jay Z u shfaqën me kandidaten për President të SHBA-ve, Hillary Clinton, në një koncert në Cleveland, Ohio.

Emra të tjerë të mëdhenj që janë mbështetës të Clinton, përfshijnë Bon Jovi, Ne-Yo, Jennifer Lopez, e Steve Wonder.

Aktori i hollivudit, Will Ferrel poashtu është bashkur në mbështetjen e yjeve për Hillary Clinton.

Madje ai ka publikuar edhe një video që inkurajon njerëzit për të votuar.

Familjarët e gruas që u dogj nga flakët, fajësojnë KEDS-in – 05.11.2016 – Klan Kosova

Posted: 05 Nov 2016 12:59 PM PDT

Thaçi i gëzon malazezët – 05.11.2016 – Klan Kosova

Posted: 05 Nov 2016 12:58 PM PDT

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more