Skip to main content

Klan Kosova : “Hyseni tregon se a e ka gati Vetëvendosje kandidatin për Drenas” plus 24 more

Klan Kosova : “Hyseni tregon se a e ka gati Vetëvendosje kandidatin për Drenas” plus 24 more


Hyseni tregon se a e ka gati Vetëvendosje kandidatin për Drenas

Posted: 03 Nov 2016 04:13 PM PDT

Zgjim Hyseni nga Lëvizja Vetëvensoje ka thënë se ende nuk janë përcaktuar për kandidatin që do të garojë për zgjedhjet për kryetar të Komunës së Drenasit, njofton Klan Kosova.

"Ende jemi në diskutim, por që nuk ka një kandidat konkret."

"Çdo vendim që do të marrim do t'i njoftojnë të gjithë me kohë", ka thënë Hyseni.

Ai ka shtuar se e kanë ndier frymën edhe të zgjedhjeve qendrore në vend, pas deklaratave të bëra kohëve të fundit nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

QË ka filluar fryma e fushatës e kemi pa. Këta përkujdesen më shumë se si po dalin para qytetarëve e jo të bëjnë diçka konkrete.

"Zgjedhjet duhet të administrohen mirë. Me strukturat tona po përgatitemi që qytetarëve të u ofrojmë një proces zgjedhor", ka përfunduar Hyseni.

Hyseni: Vendi të shkojë në zgjedhje, koalicioni s’ka legjitimitet ta bëjë reformën zgjedhore

Posted: 03 Nov 2016 04:07 PM PDT

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Zgjim Hyseni ka thënë se vendi sa më parë duhet të shkojë në zgjedhje, njofton Klan Kosova.

Ai ka shtuar se reformën zgjedhore nuk mund ta bëjnë institucionet të cilat sipas tij nuk kanë legjitimitet.

"Zgjedhjet janë kushti dhe mundësia për të dalë nga kjo situatë."

"Ky koalicion e ka prodhuar këtë president dhe ai nuk është aspak në nivelin e detyrës."

"Ky njeri është zgjedhur president me shantazhe, kërcime, pozita ambasadorësh dhe nuk mund ta përfaqësojë popullin", ka shtuar Hyseni pas ftesës që iu ka bërë presidenti Thaçi gjithë akterëve politikë në vend për të diskutuar për reformën zgjedhore.

"Problemet e vendit na vijnë prej tij. Edhe shpronësimet e fundit në KEDS, ku janë larguar 300 veta nga puna lidhen me pjesëmarrjen e Thaçit në këtë proces."

"Duhet pyetur qytetarët se kush është për "Zajednicën" dhe kush kundër saj", ka pohuar Hyseni.

Ai ka shtuar se ju vjen mirë si Lëvizje Vetëvendosje, që edhe partitë tjera opozitare kanë vendosur ta bojkotojnë ftesën e presidentit Thaçi.

Neve na vjen mirë që edhe subjektet tjera opozitare kanë vendosur tas bojkotojnë ftesën për takim me Thaçin.

Pse Vetëvendosje refuzoi ftesën e Thaçit?

Posted: 03 Nov 2016 03:58 PM PDT

Lëvizja Vetëvendosje e ka refuzuar ftesën e presidentit Hashim Thaçi për të diskutuar për reformën zgjedhore pasi konsiderojnë se vendi ka nevojë që të shkojë në zgjedhje të reja, njofton Klan Kosova.

"Në Kosovë ka nevojë të pyetet populli për gjithçka që ka ndodh deri tash", ka thënë Zgjim Hyseni në "Ora e Fundit" në Klan Kosova.

Hyseni ka shtuar se nuk është reforma zgjedhore se pse në vend ka kaq shumë nivel të korrupsionit.

"Kemi pasur manipulime jo për shkak të ligjit të zgjedhjeve por për shkak se janë manipuluar zgjedhjet."

"Ne vend kemi pas vendime antikombëtare, si "Zajednica" dhe Demarkacioni, kështu zgjedhja më e mirë janë zgjedhjet", ka pohuar Hyseni.

"Arsyet se pse ka pasur manipulime është të shkelja e ligjit, duhet të bëhet pastrimi i listave zgjedhore."

Hyseni shton se Thaçi takimin për diskutim të reformës zgjedhore e ka thirrur më shumë për interesat e tij personale.

"Nga i ashtuquajturi president, ky takim është thirrur, jo për problemet e Kosovës, por të tijat personale."

"Ai është figura më përçarëse në Kosovë nga viti 1999. Ai ka nevojë tash që të rikonfirmohet se kinse po zgjedh probleme brenda vendit. Ai po tenton që edhe dialogu të kalojë në nivel presidentësh", ka shtuar Hyseni nga Vetëvendosje.

Madje ai ka thënë se presidenti Thaçi është duke u bërë i papërdorshëm edhe për ndërkombëtaret.

"Ai është i zhytur në krim dhe korrupsion dhe kështu mund të përfundojë prapa grilave dhe prandaj ai po thërret kësi takimi", ka thënë Hyseni, njofton Klan Kosova.

Hilmi Kelmendi pas lirimit tregon si u arrestua nga serbët

Posted: 03 Nov 2016 03:46 PM PDT

Hilmi Kelmendi i cili ishte arrestuar javën e kaluar në Serbi nën akuzat për “krime lufte” ka rrëfyer në Kosova Direkt në Klan Kosova se si ndodhi procesi i arrestimit.

Kelmendi ka theksuar se ndalimi ka ndodhur në kufirin Kroaci-Serbi pa i treguar arsyet e arrestimit.

“Ndalimi ka ndodhur të dielën në ora 12:00 në kufirin Koraci-Serbi”.

“Komunikimi ka qenë në gjuhën gjermane dhe më kanë thënë se kam një ndalesë nga shteti serb”.

“Më kanë marrë në pyetje në Beograd dhe më kanë thënë që duhet të qëndroj aty”.

“Rasisht të nesërmen kur e ka transmetu televizioni i Serbisë ka qenë një rastësi kur ata e kanë kuptuar në gjuhën serbe se unë jam kinse një terrorist apo pjesëtar i UÇK-së”.

Kelmendi tregon aktakuzat që ishin drejtuar ndaj tij të cilat i sheh si të pabaza.

“Aktakuzat janë të pabaza të cilat UÇK-ja kurrë nuk është marrë me ato raste të cilat qëndrojnë në aktakuzë”.

“UÇK-ja gjithmonë ka qenë dhe do të jetë e pastër”.

“Nuk e kam prit që do të lirohem kaq shpejt por duke falënderuar qytetarët dhe Ministrinë për Punë të jashte arritëm që ta kryejmë shumë shpejt procedurën”, ka thënë Kelmendi.

 

Nora Istrefi tregon format trupore (FOTO)

Posted: 03 Nov 2016 03:30 PM PDT

Këngëtarja e famshme, Nora Istrefi duke se është mjaft në formë, njofton Klan Kosova.

Këtë e tregon më së miri edhe vet këngëtarja përmes një foto që ka postuar në rrjetin social Instagram.

Aty këngëtarja shihet e veshur në mënyrë mjaft elegante ku i shihen format perfekte të trupit.

about last night 😘

A photo posted by Nora Istrefi (@_noraistrefi_) on

#alldolledup

A photo posted by Nora Istrefi (@_noraistrefi_) on

warming up for …. #nightlife

A photo posted by Nora Istrefi (@_noraistrefi_) on

 

 

E veçantë: 120 fabrika të prodhimit të drurit në Greme të Ferizajt (VIDEO)

Posted: 03 Nov 2016 03:21 PM PDT

Tabelën qe tregon hyrjen në Greme, e kanë te zakonshme.

Por nga brendësia, e tij ky fshat i komunës së Ferizajt, nuk është i ngjashëm me vendbanimet e tjerë të vendit, njofton Klan Kosova.

Kjo pasi që shumica e banorëve merren me zdrukthëtari e mobilieri. Kështu, janë rreth 120 fabrika të prodhimit të drurit.

Hapja e tyre filloj pas mbylljes se kombinatit të drurit "Tefik Çanga", pasi shumë banor të kësaj rrethine punonin ne këtë kombinat.

Kronikë nga gazetari Agan Hajdarhoxha.

 

 

Miratohet rezoluta për dënimet e krimit të komunizmit

Posted: 03 Nov 2016 03:15 PM PDT

Rezoluta e propozuar nga opozita për dënimin e krimeve të komunizmit ndaj klerit është miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Kjo rezolutë shpreh mirënjohjen e veçantë për rolin dhe veprimtarinë e përfaqësuesve të klerit në mbrotje të vlerave demokratike dhe të drejtave dhe lirive themelore.

Kërkesa e opozitës për këtë rezolutë erdh pasi më 5 nëntor pritet të kremtohet lumturimi dhe lartësimi i 38 martirëve të ekzekutuar gjatë regjimit komunist.

Adam Levine tregon se kush ia propozoi emrin për vajzën

Posted: 03 Nov 2016 03:01 PM PDT

Këngëtari Adam Levine dhe gruaja e tij Behati Prinsloo, u bënë prindër në shtator të këtijv iti.

Vajzën ata e pagëzuan me emrin, Dusty Rose dhe shumë persona kanë spekuluar se ku janë inspiruar ata për këtë emër kaq të veçantë, transmeton Klan Kosova.

Levine ka treguar se mikja e tij e vjetër, Ellen DeGeneres, ishte ajo që ua propozoi atyre emrin për vajzën.

"Kur vjen puna për të emëruar, është shumë vështirë. Imagjinoni sikur shkruani një këngë me një tekst shumë të mirë e vjen puna ta titullosh e është shumë e vështirë që ta përmbledhësh".

"Njëherë mendova që e gjeta një emër të mirë dhe i shkruva Ellen se çfarë ajo mendon. E Ellen ma ktheu që është një emër i tmerrshëm, kështu që ajo mi dha pesë opsione emrash e një nga ta ishte edhe Dusty", ka thënë Levine.

Big news: Adam Levine revealed that Ellen DeGeneres played a huge role in the naming of his daughter Dusty Rose on The Ellen Show Thursday morning

Better not: The Moves Like Jagger singer recalled his excitement over coming up with a name for his firstborn child - only to be turned down by DeGeneres

Analistët në Zona e Debatit: Rrugëtimi dhe gjasat e Clinton për Presidente

Posted: 03 Nov 2016 02:58 PM PDT

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për herë të parë prej se ekziston ky vend, një grua është afër të zgjedhet Presidente.

Hillary Clinton është gruaja e parë që është në prag të hyrjes në Shtëpinë e Bardhë, e të mos jetë vetëm "Zonja e Parë".

Analisti, Ilir Ibrahimi, në Zona e Debatit në Klan Kosova, e ka quajtur rrugëtimin e Clinton drejt Presidencës si diçka të planifikuar tash e sa vite.

"Hillary Clinton duket se ka 30 vjet që po përgatitet të jetë kandidate për presidente. E tërë rruga e saj ka qenë si një lloj skripti që ajo ka ndjekur për të ardhur deri këtu", ka deklaruar Ibrahimi.

Por, ai shton se "në SHBA familja Clinton është njëra nga familjet më së paku të pëlqyeshme".

"Nuk kemi pasur ndonjëherë në historinë amerikane, kandidatë që kaq pak pëlqehen nga populli, siç ka ndodhur me Clinton, por dhe me Trump".

Edhe Amir Ahmeti ka thënë në Zona e Debatit se tradita e Presidentëve amerikanë flet për një patriarkalizëm në politikë.

"Hillary Clinton është edhe nominimi i parë për një grua presidente. Tradicionalisht, disa kushte kanë qenë të zakonshme, kandidatët kanë qenë meshkuj, të bardhë dhe protestantë".

"Tashmë kushtet për president në Amerikë kanë filluar të ndryshojnë dhe tani kemi një president me ngjyrë, dhe një grua kandidate për kryetare shteti", pohoi Ahmeti.

Edhe Korab Sejdiu thotë në Zona e Debatit në Klan Kosova se Clinton ka vite e vite që po e kërkon momentin e saj kulmor e historik në politikën dhe historinë amerikane.

"Sekretarja Clinton ka pasur shumë vjet përgatitje për t'u bërë presidente. Në këtë përgatitje, Clinton ka pasur fatin ta ketë edhe një kundërkandidat si Bernie Sanders, i cili në rrethanat aktuale në Amerikë e pati të pamundur të fitojë".

Ndërsa sociologu Artan Muhaxhiri thotë se jeta e Hillary Clinton në politikë, pos e vështirë, ishte edhe shumë e paragjykuar.

"Clinton është një personalitet e cila ishte juriste e zonja, por karrierën politike e ka filluar si bashkëshorte e Bill Clinton. Ka pasur paragjykime ndaj saj edhe nga ky aspekt, dhe asaj i është dashur të spikatet dhe të punojë edhe më shumë, në mënyrë që sadopak të largohet nga hija e bashkëshortit të saj".

Muhaxhiri mendon se ballafaqimi i Hillary Clinton me Donald Trump në garën për Shtëpinë e Bardhë paradoksalisht u konvenon të dyve, sepse me një kundërkandidat tjetër, besohet se të dy do të humbnin.

"Këto zgjedhje janë duke u konsideruar si zgjedhja e të keqes më të vogël, nga dy të këqijat. Clinton e ka pasur problem ta fitojë edhe garën brenda partisë, për shkak se të rinjtë dhe gratë e kanë dashur më shumë Bernie Sanders".

Se nuk është Clinton kandidatja më e mirë e Demokratëve e thotë edhe analisti politik dhe njohësi i zhvillimeve politike në SHBA, Arben Qirezi.

"Joe Biden do të ishte kandidati i preferuar për shumë përkrahës të partisë demokratike, por ai nuk deshi që të kandidojë".

"Me heqjen dorë të Biden, ishte normale që do të kandidonte Clinton, marrë parasysh këtu edhe faktin që ajo kandidimin me Obaman e humbi për shumë pak pikë".

"Roli i saj është mjaft i madh dhe ajo ka përvojë në politikën amerikane dhe përveç kësaj, ishte edhe sekretare e shtetit".

"Ajo është e vetmja që ka një karrierë kaq të gjatë në politikën amerikane".

Qirezi në fund dha edhe një prognozë për zgjedhjet e tetë nëntorit.

"Zonja Clinton do të jetë fituese e këtyre zgjedhjeve".

trump

klankosova.tv

 

Mou: Merituam humbjen

Posted: 03 Nov 2016 02:55 PM PDT

Jose Mourinho ka deklaruar pas përfundimit të ndeshjes kundër Fenerbahce se e merituan humbjen që pësuan 2:1.

"Një ekip që pëson gol pas dy minutash tregon se nuk është gati për atë sfidë, si mentalisht, tregon që mungon koncentrimi dhe fokusimi."

"Ata e merituan fitoren sepse po luanin sikur në finale të Champions League, kurse ne po luanim sikur në ndeshjet përgatitore të verës", ka thënë Mourinho pas ndeshjes.

Humbja e pësuar në Turqi, është e pesta për Manchester United këtë edicion, transmeton Klan Kosova.

Gjykata gjermane “legalizon” seksin e 15 vjeçares me dajën

Posted: 03 Nov 2016 02:53 PM PDT

Një gjykatë në Gjermani ka vendosur që prindërit e një vajze 15 vjeçare të mos e ndalojnë atë që të kryejë marrëdhënie seksuale me dajën e saj 47 vjeçar, transmeton Klan Kosova.

Vajza e cila është emëruar vetëm si Josephine sipas ligjeve gjermane të privatësisë, bëri bujë nënorin e vitit të kaluar kur ajo u largua me dajën e saj i cili është i martuar.

Josephine atë kohë ishte vetëm 14 vjeç.

Prindërit e saj të cilët jetojnë në Schildow0, Brandenbur kontaktuan policinë për t'i kërkuar ndihmë që të gjejnë vajzën e tyre.

Josephine dhe daja i saj janë gjetur nga policia në Serigan në jug të Francës në mars të këtij viti.

Kur ishte intervistuar nga policia, Josephine i tha policisë se ajo kishte ikur vullnetarisht dhe ishte dashuruar me dajën e saj.

Mosha kur lejohet të kryejnë marrëdhënie seksuale në Gjermani është 14 vjet.

Gjykata Rajonale e Brandenburgut ka rënë në përfundim se Josephine rrezikonte “dëme serioze në zhvillimin e saj social-emocional dhe mendor”, në qoftë se do ta pengonin që të kishte kontakte të mëtutjeshme me dajën e saj i cili jeton në Berlind ishte penguar nga kontakti mëtejshëm me dajën, i cili jeton në Berlin.

Gjyqtari i EULEX-it: Ligji për Trepçën është antikushtetues – 03.11.2016 – Klan Kosova

Posted: 03 Nov 2016 02:44 PM PDT

Stojanoviq nuk flet me Isa Mustafen, lobon kundër ligjit për “Trepçën” – 03.112016 – Klan Kosova

Posted: 03 Nov 2016 02:42 PM PDT

Komuna e Prishtinës nuk subvencionon bujqit – 02.11.2016 – Klan Kosova

Posted: 03 Nov 2016 02:41 PM PDT

Rusia e shqetësuar për sigurinë e diplomatëve të saj

Posted: 03 Nov 2016 02:40 PM PDT

Rusia ka shprehur shqetësimin lidhur me sigurinë e diplomatëve të saj, pas protestës kundër bombardimit të Rusisë në Siri.

Protestuesit e kanë bllokuar të enjten ambasadën ruse në Londër ne 800 gjymtyrë manekin si përgjigje ndaj vrasjes së civilëve në qytetin sirian, Aleppo.

Dy persona madje e kanë lidhur veten me zinxhirë, transmeton Klan Kosova.

Aktivistët janë shprehur se gjymtyrët përfaqësojnë lëndimet që sulmet ruse kanë shkaktuar ndaj civilëve sirianë.

Drenasi voton me 4 dhjetor, partitë gati për zgjedhje – 03.11.2016 – Klan Kosova

Posted: 03 Nov 2016 02:38 PM PDT

Ilaçi që kuron Aids, afër zbulimit

Posted: 03 Nov 2016 02:30 PM PDT

Shkencëtarët kanë zbuluar një ilaç, për të cilin po shpresojnë se mund të jetë kura për virusin Hiv dhe Aids.

Studiuesit në Izrael, kanë identifikuar një proteinë e cila mund ta reduktojë virusin te pacientët e infektuar për 97% në vetëm tetë ditë, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.

Këto zbulime e rrisin shpresën për ata që vuajnë nga sëmundja e cila ka vrarë më shumë se një milion njerëz në mbarë botën në vitin 2015.

Martial jo i denjë për Francën

Posted: 03 Nov 2016 02:25 PM PDT

Anthony Martial nuk është thirrur nga Përfaqësuesja e Francës për ndeshjet kundër Suedisë dhe Bregut të Fildishtë.

Kështu në vend të sulmuesit të ri, është ftuar Olivier Giroud i Arsenal.

Ky vendim nuk ka qenë aspak i lehtë për përzgjedhësin Deschamps, por që ka thënë se pret më shumë nga ai.

Ai ka thënë se e ka parasysh mjaftë mirë se çfarë është në gjendje të bëjë Martial, por që tash për tash ka thënë se Martial nuk është në nivelin e duhur të formës.

Deschamps ka shtuar se edhe Mourinho nuk është i kënaqur me formën e francezit./Klan Kosova/

Urimi i veçantë i Kylie Jenner për motrën e saj

Posted: 03 Nov 2016 02:20 PM PDT

Ylli i reality show, Kendall Jenner, po feston ditëlindjen e saj të 21.

Për ditën e saj të veçantë ka marrë shumë urime nga shoqëria dhe familja, transmeton Klan Kosova.

Një urim i veçantë u bë edhe nga motra e saj më e vogël, Kylie Jenner.

Ajo për të uruar motrën e madhe e ka postuar dy  fotografi kur të dyja ishin të vogla duke shkruar edhe disa fjalë për të.

"Motra ime e madhe i mbushi 21 vjet. Urime ditëlindjen Kenny. Gjysma ime. Nuk do isha kjo që jam nëse nuk do ishe ti. Kemi ëndërruar për ditën kur t'i do i mbushesh 21 vjet e unë do jem 19. Erdhi shumë shpejtë… Por ajo që je ti sot kalon çdo pritshmëri timen.  Ti je engjëlli dhe supermodelja ime. Më pëlqen shumë që të shoh duke i jetuar ëndrrat. Secilës Kylie i nevojitet Kendalli", ka shkruar ajo në

Every Kylie Needs A Kendall 👧🏻👧🏻

A photo posted by Kylie (@kyliejenner) on

 

Kryetari i Demokratëve në Ohio: Do ta çmontojmë Trump-in (VIDEO)

Posted: 03 Nov 2016 02:20 PM PDT

Kryetari i Demokratëve për shtetin e Ohios, David Pepper, ka thënë se Hillary Clinton do të fitojë thellë në zgjedhjet e tetë nëntorit.

"Do ta çmontojmë Trump-in sa ai te mos guxojë më asnjëherë të garojë", ka thënë ai në një takim me gazetarë nga disa vende të botës.

I dërguari i Klan Kosovës në ShBA, Gazmend Syla, dërgon edhe këto foto që nga selia qendrore e Partisë Demokratike në Ohio.

Simbolet zgjedhore janë të rralla në qytetin Columbus të Ohios ku po qëndron Syla.

Ato kryesisht ndodhen pranë zyrave të subjekteve politike.

nishi

votte

345

klankosova.tv

 

Hoxhaj për vizitën e Ramës në Beograd: Shqetësim për afrimin e shpejtë me Beogradin

Posted: 03 Nov 2016 02:19 PM PDT

Vizita e kryeministrit shqiptar, Edi Ramës në Beograd dhe deklaratat e bëra prej tij atje u pritën përgjithësisht mirë në Kosovë, por para se kjo vizitë të ndodhte, pati një deklaratë të ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj.

"Për sa i takon normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi, këtu vetëm Kosova është aktor politik, ndërsa Shqipëria besoj se e ka pasur të qartë historikisht këtë proces dhe besoj se edhe në të ardhmen do ta ketë të qartë. Kosova është shtet i pavarur, sikurse çdo shtet tjetër në rajon, ndërsa Shqipëria nuk është një aktor global, sikurse SHBA-të apo BE-ja. Prandaj, në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, ne natyrisht që kërkojmë mbështetjen amerikane dhe atë europiane, meqë këta kanë edhe instrumente që të ushtrojnë ndikim. Çdo bashkëpunim që mund të ketë Shqipëria në rrafshin ekonomik është çështje dypalëshe mes Shqipërisë dhe Serbisë" ka deklaruar Hoxhaj për televizionin ART në Maqedoni.

Kjo deklaratë e tij shkaktoi reagime të shumta si në Tiranë, ashtu edhe në Prishtinë. Por cila ishte domethënia e kësaj deklarate? Vetë ministri Hoxhaj ishte këtë të enjte në Top Story me gazetarin Sokol Balla për të shpjeguar edhe më tej këtë deklaratë.

Ai thotë se i qëndron deklaratës së bërë, megjithëse shton se ajo është keqinterpretuar në Prishtinë dhe Tiranë.

"Thelbi ka qenë për rolin e Shqipërisë në normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Kam thënë që raportet tona janë aq komplekse saqë vetëm SHBA dhe BE kanë instrumente që ta kushtëzojnë Serbinë deri në njohjen e ndërsjelltë. E kam përshëndetur bashkëpunimin Shqipëri-Serbi, por qëndrimi im ka qenë që të tregojë që SHBA dhe BE janë kushtëzues të Serbisë. Ky është një realitet gjeopolitik në raport me shtetin e Kosovës", deklaroi ai.

Hoxhaj thotë se shqetësimi kryesor i diplomacisë së Kosovës është fakti sesi mund të lexohet në Beograd afrimi kaq i shpejtë i Shqipërisë me Serbinë, nisur edhe nga fakti që qeveria e Serbisë bëri publik planin e ri që flet për dialog shqiptaro-serb, duke mos përmendur Kosovën.

"Kemi shqetësim sesi Beogradi mund ta interpretojë afrimin e Shqipërisë me shpejtësinë që po ndodh kjo nga Kryeministri Rama. Serbia është e interesuar që të ketë një dialog shqiptaro-serb, kurrë nuk ka qenë e interesuar që të ketë një dialog mes Serbisë dhe Kosovës. Deklarata ime ka qenë edhe një porosi për Beogradin dhe për partnerët tanë që politikën e kushtëzimeve ta vazhdojnë", deklaroi Hoxhaj.

Ministri shtoi se Shqipëria ka dhënë dhe po jep një ndihmë të vyer për Kosovën dhe se marrëdhëniet mes dy vendeve janë në të shkëlqyera. /Top Channel.

Falsifikimi historiografik i historianit Muhamet Shatri

Posted: 03 Nov 2016 02:05 PM PDT

Shkodran Imeraj, anëtar i Shoqatës së Historianëve të Deçanit ka akuzuar historianin Muhamet Shatri për vjedhjen e disa hulumtimeve në veprën monografike “Kyrengritja e përgjithshme shqiptare kundër osmane e vitit 1912”.

Imeraj thotë që Shatri e kishte kontaktuar që t’i ndihmonte në disa informata për jetën dhe veprën e Isuf Bardhoshit, ndërsa ai ia kishte dërguar gjithë punimin.

Lexoni më poshtë reagimin e plotë të Imerajt:

Falsifikimi historiografik i historianit Muhamet Shatri

Këto ditë doli nga shtypi vepra monografike "Kryengritja e përgjithshme shqiptare kundër osmane e vitit 1912", e autorit Muhamet Shatri, botim i Shtëpisë Botuese "Libri Shkollor", Prishtinë 2016.

Gjatë punës kur Profesor Shatri, po e studionte e shkruante këtë vepër, ai me kontaktoi për të i ofruar disa të dhëna për jetën dhe veprën e Isuf Bardhoshit nga Isniqi, njërit nga bashkëluftëtarët e Isa Boletinit.

Me që e kisha hulumtuar dhe shkruar për këtë figurë emblematike të luftës se popullit shqiptar për lirive e pavarësi kombëtare, nuk hezitova dhe të gjithë punimin ai dërgova Profesor Shatrit me 4 korrik 2016, duke i sugjeruar po ashtu se ky punim është i publikuar në gazetën "Bota Sot" dhe i plotë gjendet edhe në Arkivi i Lidhjes se Historianëve të Kosovës "Ali Hadri" dega në Deçan, Dokumente të vitit 2013, Shkodran Imeraj, "Isuf (Bardhoshi) Haklaj (1873-1913) – Flamurtar në Kuvendin Kombëtar të Vlorës me 28 Nëntor 1912", kumtese e mbajtur me rastin e shënimit të 100 vjetorit të rënies se Isuf Bardhoshit, f.1-6.

Gjersa po e shfletoja librin në fjalë, konstatova se në faqen 324, Profesor Shatri, ka abuzuar me përkrahjen time profesionale, respektivisht me biografinë e Isuf Bardhoshit, referenca për të cilin është e pa saktë, në vend t'i referohet burimit përkatës Profesor Shatri, vendos një burim fiktiv. Rrjedhimisht ai nuk është treguar korrekt në pikëpamje profesionale, për ç'gjë biografia në fjalë në metodologjinë kërkimore shkencore llogaritet si plagjiaturë.

Është për të ardhur keq qe një studiues i rryer sikurse Profesor Shatri të shpërdoron përkrahjen profesionale dhe nuk respekton etiken e studiuesit profesionistë.

Melanie Trump tregon për historinë e saj si emigrante

Posted: 03 Nov 2016 02:03 PM PDT

Melanie Trump, gruaja e kandidatit republikan për President të SHBA-së, Donald Trump, në fjalimin e saj në Pensilvani ka folur për historinë e saj si emigrante.

Ajo ka thënë se për të si sllovene, Amerika ishte një vend i lirisë dhe i mundësive, transmeton Klan Kosova.

Trump vendimin e saj për të shkuar në SHBA, ku edhe ka fituar shtetësinë e ka përshkruar si privilegjin më të madh në botë.

 

Bie bora e parë në Prishtinë

Posted: 03 Nov 2016 02:02 PM PDT

Sonte në Prishtinë ka rënë bora e parë.

Fluskat e para të borës kanë qenë të përziera edhe me riga shiu, njofton Klan Kosova.

Ngjashëm borë ka rënë edhe në qytetet të tjera të Kosovës.

Por borë me intenzitet më të madh gjatë ditës ka rënë në zonat malore të vendi, kur dihet se sot gjatë ditës kanë rënë edhe temperaturat.

Fotografitë e mëposhtme janë realizuar në Rugovë të Pejës dhe janë publikuar nga qytetarët në rrjetet sociale.


klankosova.tv

“Shpëtimtari” Hiddink

Posted: 03 Nov 2016 02:00 PM PDT

Trajneri holandez, Guus Hiddink mund të marrë detyrën e trajnerit te skuadra italiane, Inter.

Zikaltrit kanë shkarkuar nga detyra e menaxherit Frank De Boer dhe tash janë në kërkim të zëvendësuesit të tij.

Hiddink është pa klub prej kur u largua nga Chelsea në fund të sezonit të kaluar ani pse ka pasur oferta të majme, si një nga Kina.

Por që, duket se ky edhe një herë do të marrë rolin e shpëtimtarit, veçse tash te Inter./Klan Kosova/

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more