Skip to main content

Klan Kosova : “Havolli: Mustafa në Londër i bindi investitorët të vijnë në Kosovë, ata s’pyetën për korrupsionin” plus 24 more

Klan Kosova : “Havolli: Mustafa në Londër i bindi investitorët të vijnë në Kosovë, ata s’pyetën për korrupsionin” plus 24 more


Havolli: Mustafa në Londër i bindi investitorët të vijnë në Kosovë, ata s’pyetën për korrupsionin

Posted: 04 Nov 2016 03:50 PM PDT

Vizita e kryeministrit Isa Mustafa në Britani të Madhe, po cilësohet si e frytshme nga këshilltari i tij Sokol Havolli.

Këshilltari i kreut të ekzekutivit, në një intervistë për emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova, është shprehur se forumi për Investime dhe Tregti që u mbajt në Londër pati mbi 200 investitorë, të cilëve iu prezantuan mundësitë e investimeve në vend.

Sokol Havolli dhe Shkodran Gajraku

"Kryeministri Isa Mustafa, bashkë me ministrat e profilit të ekonomisë, kanë bërë vizitë në Britani të Madhe, me qëllim pjesëmarrjen në forumin për investime dhe tregti që është organizuar në Londër. Në forumin për Investime dhe Tregti, ka pasur një prezencë të madhe të investitorëve nga SHBA-të e Britania. Aty kishte rreth 200 investitorë. Vizita e pjesëtarëve të qeverisë në Londër, ishte e suksesshme", ka thënë Havolli.

Sipas tij, më të interesuar investitorët amerikanë e ata britanikë, janë shprehur për industrinë e rëndë të metaleve dhe mineraleve në Kosovë.

"Pati një numër të madh të njerëzve dhe që të gjithë ishin biznesmenë që u shprehën të interesuar për të investuar në Kosovë. Ata ishin të interesuar në fushën e përpunimit dhe nxjerrjes së mineraleve të ndryshme. Prezenca e tyre në forum, tregon se ka interesim për të investuar në Kosovë", është shprehur ai.

Ndonëse korrupsioni cilësohet si njëri ndër faktorët që po e pengon zhvillimin ekonomik në vend dhe po i pengon investimet e huaja direkte, Havolli thotë se investitorët në vizituan Forumin në Londër, as që pyetën për këtë dukuri por u interesuan për diçka tjetër.

"Investitorët e mundshëm, kanë pasur pyetje të ndryshme për tema të ndryshme. Më së paku na pyetën për korrupsionin. Ata ishin të interesuar për sistemin gjyqësor, donin ta kishin sigurinë juridike".

Havolli deklaroi se kryeministri është përpjekur që të flasë për Kosovën si një vend tejet normal, duke u munduar të tregojë se gazi lotsjellës në Kuvend, nuk është imazhi real i vendit.

"Mustafa e prezantoi Kosovën si një vend normal, dhe se Kosova nuk është ashtu siç është prezantuar herë pas here në parlament. Qëllimi ishte t'i bindim se Kosova është vend i përshtatshëm për investime, dhe ia kemi arritur t'i bindim".

Përvec kësaj, Havolli ka theksuar se Kosova po ka zhvillim ekonomik dhe investimet po rriten nga viti në vit,

"Ka rënie të investimeve të huaja direkte, por kemi rritje të investimeve të përgjithshme. Investimet private në Kosovë janë rritur për 7%. Komponenta e investimeve ka performancë më të mirë se vitin e kaluar. Në kontekstin ekonomik, çdo vit po bëhemi më mirë e më mirë".

 

 

Deri kur është i hapur konkursi për këndet e librave dhe luleve?

Posted: 04 Nov 2016 03:38 PM PDT

Këndet e luleve dhe i librave në kryeqytet ishte tema që u diskutua në Lidhjen Direkte në Orën e Fundit.

Mimoza Sylejmani, arkitekte nga Komuna e Prishtinës, tregoi se ku do të vendosen këto kënde, njofton Klan Kosova.

"Këndi i librave do të vendoset në sheshin Zahir Pajaziti, kurse i luleve në sheshin Skënderbeu".

Sylejmani ka treguar se deri kur do të jetë i hapur konkursi për ndërtimin e këtyre këndeve.

"Tashmë DEMOS-i zviceran ka hapur një tender, e ne i ftojmë të gjithë kompanitë që të konkurrojnë deri me datën 17".

Ajo ka thënë se libër-shitësit do të jenë të kënaqur me këndet e tyre.

"Pasi që është parë projekti, nuk kam kontaktuar por në disa emisione që iu kanë kushtuar librit e kam kuptuar që janë shumë të kënaqur që më nuk do i kap bora e shiu".

Sylejmani tregoi se si do të duken këto këndet e librave.

"Do kenë vend ku të rrinë brenda, dyert janë lëvizëse, xhamat janë transparent".

Ajo është shprehur se shpreson që projekti do përfundojë  në fillim të vitit të ardhshëm.

Ndërtimi i autostradave: Banorët të pakënaqur me shpronësimin e tokave (VIDEO)

Posted: 04 Nov 2016 03:07 PM PDT

Për secilën rrugë të re që u ndërtua, u pagua edhe toka. Kështu, krahas shpenzimeve në beton e asfalt, u shpenzua shumë edhe në shpronësimin e tokave.

Tani disa autostrada kanë përfunduar e udhëtimi në to është më i lehtë, por të kënaqur nuk janë banorët të cilëve iu morën pronat, njofton Klan Kosova.

Edhe pse kanë kaluar vite, Driton Selmani vazhdon të kërkoj dëmshpërblim për tokën e tij, nëpër të cilën kalon autostrada Ibrahim Rugova.

Kronikën me detaje e ka përgatitur Rilind Matoshi.

Justin Timberlake lëvdon djalin e tij

Posted: 04 Nov 2016 03:00 PM PDT

Djali i Justin Timberlake ende nuk i ka mbushur dy vjet dhe që nga tani po e bënë babain e tij krenar.

Në një intervistë për Ellen DeGeneres, ai është shprehur se djali i tij 19 muajsh është një "gjeni" pasi i njeh të gjithë personazhet e filmit më të ri të tij, Trolls.

Ai është shprehur se djali i tij vallëzon nëpër shtëpi dhe këndon këngën e tij "Can't Stop The Feeling", transmeton Klan Kosova.

Pasi e quajti djalin e tij 'si të mençur' bëri shaka me veten duke thënë se "Mençurinë nuk e ka trashëguar nga ai".

'We be Trollin'': The 35-year-old, his wife Jessica Biel and their son had dressed up as characters from the former's new film Trolls for Halloween, as discussed on the daytime programme

Kalori mund të harxhoni edhe pa ushtrime

Posted: 04 Nov 2016 03:00 PM PDT

Kjo nuk do të thotë të lëni anash palestrën por ju tregon se ushtrimet e vogla janë një përmirësues i shëndetit tuaj, të cilin pasi e bëni përditshmëri nuk e vëreni fare.

Bëni fitnes nga vetëdijesimi
E lëmë këtë të parën sepse motoja e këtij prioriteti ka si qëllim ushtrimet. Nëse jeni të vetëdijshëm për beneficionet e ushtrimeve fizike, sigurisht që do arrini të kontrolloni kaloritë.

Ngjitni shkallët
Pranojeni se nga fillimi e keni ditur se kjo do të jetë njëra nga mënyrat, posaçërisht nëse punoni në ambient të mbyllur. Një person që peshon rreth 70 kg, do të humb 150 kalori nëse zgjedh shkallët.

Përdorni shkallët lëvizëse për mirë
Derisa jeni në shkallë lëvizëse, mund të ngjiteni në ndërkohë. Ashtu edhe arrini më shpejtë, edhe keni humbur ca kalori.

Ngrihuni , rrini në këmbë dhe filloni të ecni
Këto ditë kalojmë shumë kohë të ulur mbi prapanicë: në zyrë, para TV-së ose para kompjuterit. Në këtë rast një ushtrim i vetëm nuk ka aspak efekt në ditën tuaj 24 orëshe. Ngritja në këmbë ju ndihmon në qarkullimin e gjakut, mirëpo lëvizja brenda zyrës harxhon 3- 5 herë, kalori tepër.

Loja me ngacmime mes shokëve
Nëse ngacmoheni në punë me kolegët keni mundësi të humbisni 350 kalori dhe do të rrini 150 minuta ulur më pak.

Ecni apo shkoni me biçikletë deri në punë
Do të mund të mbani kaloritë nën kontroll në të njëjtën kohë që kontribuoni për një botë më të pastër. Nëse jeni shfrytëzues i transportit publik, mund të zgjoheni më herët dhe të ecni pjesën tjetër të rrugës.

Bëni fshehurazi ca ushtrime
Bëhuni gati të dukeni qesharak, dhe tentoni që të bëni pompa, ushtrime barku apo ngritje me karrige etj.

Kaloni më shumë kohë me fëmijët tuaj
Apo edhe me kafshët shtëpiake në vend të tyre, nëse i keni të dyja atëherë harxhoni dyfishin e kalorive.

Bëhuni aktiv gjatë drekës
Shumica e njerëzve që janë në orar të punës 8 orësh mund t`ia lejojnë vetes një ushtrim prej 30-45 minutash.

Aktivizohuni në punët shtëpiake
Bëhuni entuziaste sepse lëvizjet përgjatë punëve të amvisërisë mund të ju djegin kaloritë. Shikoni ato si një gjë të hareshme sepse jeni më në formë ashtu…

Ushtroni këmbët përderisa lani dhëmbët
Ushtroni këmbët gjatë fërkimit të dhëmbëve me fur­çë, duke bërë ulje të rregullta deri në gjunjë.

Përdorni kohën e reklamave
Së pari, në qoftë se duhet të shikoni TV atëherë nuk është patjetër të rrini shtrirë mbi divan. Të paktën kur janë reklamat, përdorni pauzën të bëni ca lëvizje.

Vatikani dënon komentet se tërmetet në Itali janë “ndëshkimi i Zotit” për mëkatet e homoseksualëve

Posted: 04 Nov 2016 02:59 PM PDT

Vatikani ka dënuar një radio – stacion të krahut të djathtë katolike pas një deklarate se tërmetet e fundit në Itali janë "ndëshkimi i Zotit" për të drejtat e homoseksualëve në këtë vend.

Vatikani këto deklarata i ka quajtur shumë fyese dhe skandaloze, transmeton Klan Kosova.

Një murg ka thënë se tërmetet në Itali, përfshirë edhe atë të gushtit ku vdiqën 300 persona u shkaktuan nga mëkatet e njerëzve.

Sipas tij, arsye kryesore për tërmetet është aprovimi i martesës mes së njëjtit seks.

Por Vatikani i ka hedhur poshtë këto deklarata duke thënë se ato nuk kanë të bëjnë fare me fenë katolike.

Trump në Ohio: Clinton duhej diskualifikuar nga kandidatura që në fillim

Posted: 04 Nov 2016 02:54 PM PDT

Kandidati republikan për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka tubuar një numër të madh njerëzish në kampanjën e tij elektorale në Wilmington në Ohio në pasditen e së premtes.

Trump ka mbajtur fjalim para përkrahësve të tij të shumtë në numër, pasi që ai edhe kryeson dhe është në avantazh në këtë shtet kundrejt kundërkandidates së tij Hillar Clinton, raporton Klan Kosova.

Ai nuk ka ndaluar së përmenduri skandalin me e-maile të Hillary Clinton, në të cilin ajo u përfshi pasi përdori një server privat për të shkëmbyer letra zyrtare.

Trump gjatë këtij fjalimi në Ohio ka thënë se FBI ka rinisur hetimin për skandalin kriminal të Clinton, e cila shpërndau dokumente të klasifikuara.

Më poshtë janë videot ekskluzive të xhiruara nga drejtori i informacionit në Klan Kosova, Gazmend Syla.

klankosova.tv

Shaqiri jashtë Zvicrës

Posted: 04 Nov 2016 02:51 PM PDT

Xherdan Shaqiri është mungesa e madhe dhe më e rëndësishme e kombëtares zvicerane të futbollit për ndeshjet e programuara në datat e lira të FIFA-s në muajin nëntor.

Mesfushori ofensiv i Stoke  që është një prej shtyllave të përfaqësueses së trajnerit Petkovic, u duk se do të rikuperohej nga dëmtimi në muskuj, por situata e tij u rëndua më pas edhe nga një grip që ka detyruar stafin mjekësor të mos japë "OK" për aktivizimin.

Kështu "xhuxhi magjik" siç është pagëzuar nga mediat helvetike, nuk do të luajë në ndeshjen e programuar ndaj Ishujve Faroe, në kualifikueset për Botërorin 2018, shkruan Top Channel.

"Loja jonë nuk bazohet në vetëm një apo dy lojtarë. Ne na u desh të luanim ndaj Portugalisë pa Shaqirin, në Hungari pa Granit Xhakën dhe ndaj Andorrës Behrami braktisi fushën. Skuadra jonë duhet gjithmonë të plotësojë këto hapësira boshe dhe të jetë gati", tha trajneri i Zvicrës.

Në krahasim me sfidat e kaluara, është rikthyer në kampin helvetik mbrojtësi Johan Djourou, ndërsa ka vend në listë edhe për kosovarin Shani Tarashaj. Ky i fundit është thirrur në çastet e fundit pas dëmtimit të Embolo.

Zvicra kryeson Grupin B të kualifikueseve të Botërorit me 3 fitore në po kaq ndeshje, ndërsa në vendin e dytë është kampionia e Europës, Portugalia.

Pamje mahnitëse të Koresë së Jugut

Posted: 04 Nov 2016 02:49 PM PDT

Fotografi Jaewoon U, ka një sy magjik për gjetjen e peisazheve mahnitëse.

Këtë herë ai ka zgjedhur Korenë e Jugut, ku ka pasqyruar bukuritë në liqene e lumenj, transmeton Klan Kosova.

Më poshtë mund të shihini fotografitë mahnitëse të realizuara nga ai.

pamje1

pamje2

pamje3

pamje4

pamje5

pamje7

Si abuzoi babai”, rrëfimi i dy motrave që paditën abuzimin seksual

Posted: 04 Nov 2016 02:36 PM PDT

Ranë pre e abuzimit seksual nga njeriu që duhej t'i mbështeste në jetë, babai i tyre. Nën një presion fizik dhe psikologjik dhe me gjithë familjen kundër, dy motrat minorene gjetën kurajon të vërtetonin në sytë e të afërmve të tjerë abuzimin e të atit dhe ta denonconin atë.

Historia e tyre, e cila nis në Greqi dhe përfundon në Tiranë, vjen në Top Channel e rrëfyer nga motra më e madhe, ndonëse edhe ajo minorene.

"Ai vazhdoi të ushtronte dhunë, këto ishin dyshimet e para, ndaj meje dhe motrës. Pastaj nisi edhe fjalë banale e intime dhe u bë shumë e kuptueshme. Biseduam me xhaxhallarët që ishin në Greqi, por edhe ata nuk na besuan. Përmes kamerës së tabletit bëmë videon dhe ua treguam xhaxhallarëve", thotë motra e madhe.

Por, edhe pas kësaj prove të guximshme të realizuar nga motrat, familja sërish nuk i përkrahu. Në këto kushte, dy vajzat u detyruan të arratiseshin nga banesa ku qëndronin me të atin, në Greqi dhe të ktheheshin në Shqipëri me shpresën se do të bindnin familjarët për abuzimin që u bëhej. Dhe kur sërish nuk gjetën përkrahje, ato vendosën t'i drejtoheshin policisë, shkruan Top Channel.

"Në Greqi nuk na lejoi xhaxhai, sepse atje kishte gjyqin hapur dhe na tha se do ikni në Shqipëri dhe do t'i rregullonim gjërat në familje, jo në polici. Por, pasi mora vesh që babai kishte ardhur nga Greqia isha në rrezik. E dija që do vazhdonte të na dhunonte, ose të na zhdukte edhe kufomat, sepse na i kishte thënë, ndaj, të ndjera në rrezik bëmë denoncimin. E kemi biseduar këtë edhe me nënën, por nuk na ka besuar", vijon rrëfeimin e saj vajza.

Të vendosura që këtë betejë ta vazhdojnë deri në dënimin e babait, dy motrat nuk kanë tashmë asnjë apel për familjarët e tyre, por vetëm mall për vëllain dhe motrën më të vogël. "Për familjen jo. Thjesht ngaqë kam një vëlla e një motër të vogël, për ata më vjen keq", thotë vajza.

Megjithatë, ato kanë një apel për vajzat e tjera që mund të ndodhen në situata të tilla. "Nuk mund të kenë frikë. Çdo vajzë që e ka përjetuar dhe po e përjeton duhet të bëjë denoncimin në polici pasi do të jetë më e mbrojtur dhe më e sigurt, ashtu siç jam unë", shton vajza.

Ndërkohë, babai i vajzave, i arrestuar, së shpejti pritet të dalë në gjykatë, ku prova më e fortë janë vajzat e tij dhe videoja e realizuar.

Peres paralajmëron Juventusin

Posted: 04 Nov 2016 02:34 PM PDT

Mbrojtësi i Romës, Bruno Peres është i bindur se pjesa e fundit e sezonit do të jetë vendimtare për fitimin e titullit të Serie A. Giallorossët aktualisht janë katër pikë prapa kampionëve aktualë, Juventusit, por mbrojtësi brazilian beson se ata mund të luftojnë deri në fund për titullin.

"Ne jemi ende në fillim. Nuk kanë shkuar shumë ndeshje, tani ne duhet të përpiqemi dhe të gabojmë sa më pak që të jetë e mundur në mënyrë që të mund të qëndrojmë në afërsi të juventusit", ka thënë Peres për faqen zyrtare të Romës, shkruan albeu.com

"Mendoj se këtë sezon do të jetë pjesa e fundit e kampionatit që do të jetë vendimtare në kuptimin që kush do të fitojë 'Scudetton'".

Reese Witherspoon flet për jetën e saj si aktore dhe si nënë

Posted: 04 Nov 2016 02:10 PM PDT

Ajo ka një karrierë të suksesshme në aktrim, udhëheq një brend të modës dhe është një nënë.

Reese Witherspoon, i bënë të gjitha këto me stil dhe hijeshi, transmeton Klan Kosova.

40 vjeçarja do të jetë pjesë e revistës InStyle në edicionin e dhjetorit.

Jo vetëm që duket e mahnitshme, por në intervistë ajo ka folur edhe për shumë çështje.

Ajo ka treguar se si është të jesh një nënë karrieriste.

"Nëna ime ka punuar, e mendoj që është shumë mirë që fëmijët ta shohin nënën e tyre duke punuar dhe të suksesshme. Natyrisht që është e vështirë, pasi shpeshherë nuk mund të flesh sa duhet. Por e dua shumë atë që bëjë".

"Dua që ata ta rriten me pasion. Ke vetëm një jetë, dhe atë duhet ta jetosh në maksimum".

Timeless beauty: Reese Witherspoon looks fantastic as she is featured in the December issue of InStyle

Casual cool: The 40-year-old actress could be seen looking stylish sitting on a bench next to an adorable golden retriever

Cover girl: She is featured on the front of the monthly as she talked about being a working mother in its pages

Shpenzoi para për t’i ngjasuar Kim Kardashiant, u pendua shumë

Posted: 04 Nov 2016 02:10 PM PDT

Clarie Leeson, ka shpenzuar 18 mijë dollarë që të duket si ylli i reality show, Kim Kardashian.

Por, ajo nuk është fare e lumtur më me dukjen e saj, transmeton Klan Kosova.

27 vjeçarja, është e lodhur kur njerëzit po e krahasojnë me Kim.

"Jam e lodhur duke më krahasuar me Kim Kardashian. Unë kam personalitetin tim".

"Gjithmonë më ka pëlqyer Kim dhe mendova që ta kopjoj pamjen e saj, por tani e urrej që dukem kështu".

"Është duke më shkatërruar jetën. Njerëzit nuk më kuptojnë që nuk është kompliment që të më krahasojnë me Kim".

"Ndihem si idiote  dhe pendohem shumë që doja të dukesha si ajo".

"Unë kam personalitetin tim", ka shkruar Leeson.

Por në fillim ajo ka treguar se i pëlqente shumë kur njerëzit i thonin që i ngjason Kim.

"E kam shikuar reality show e Kim Kardashiant për disa sezona dhe më pëlqente si bënte grim dhe si vishej. Ajo është shumë e bukur dhe çdo kush po tentonte të dukej si ajo".

Claire Leeson is tired of looking like Kim Kardashian

 

Claire Leeson is tired of looking like Kim Kardashian

 

Madrid e deshi Wenger’in në vend të Zidane

Posted: 04 Nov 2016 01:57 PM PDT

Real Madrid, para disa kohësh po e konsideronte që ta ndërronte Zinedine Zidane me Arsene Wenger të Arsenalit, raporton Goal, transmeton Klan Kosova.

Bosi i Arsenalit ishte opsioni rezervë i Presidentit të Realit, Florentino Perez, nëse Zidane do të dështone të kishte sukses në Madrid.

Megjithatë, forma e mirë e madrilenëve nën urdhrat e Zidane dhe titulli i fituar në Ligën e Kampionëve bën që të mos lëvizin gjërat në Santiago Bernabeu.

Zidane kishte ardhur në krye të Realit, duke zëvendësuar Rafa Benitezin, i cili nuk arriti të kishte suksesin që pritej me Los Blancos.

 

Ibrahimovic do të largohet nga United

Posted: 04 Nov 2016 01:49 PM PDT

Sulmuesi i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic, është vënë në radarin e La Galaxy, klubit nga Major League Soccer, shkruan 'The Mirror'.

Suedezi ishte i lidhur me një transferim në Amerikë edhe gjatë verës, por në fund u transferua në 'Old Trafford' te Manchester United, shkruan albeu.com

35 vjeçari është larg formës që kishte te PSG'ja dhe edhe përkundër se flitej se atij do të vazhdohet kontrata deri në vitin 2018, duket se do të largohet menjëherë gjatë verës.

Ibra e nisi mirë sezonin me 'Djajtë e Kuq', por tani ka ngurruar dhe nuk po arrij të gjejë rrugën drejt golave, andaj edhe pritet ta shqyrtojë ofertën e La Galaxy.

Forcat irakiane rimarrin edhe një zonë të Mosulit

Posted: 04 Nov 2016 01:40 PM PDT

Forcat e Qeverisë Irakiane, kanë arritur që të hyjnë edhe  në një zonë periferike të Mosulit, në qytetin verior të Irakut që për dy vjet është mbajtur i pushtuar nga Shteti islamik, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Trupat qeveritare irakiane, kanë arritur ta thyejnë mbrojtjen e ISIS-it dhe të futen në distriktin lindor të al-Zahras, për të cilën është thënë se është 90% nën kontrollin e forcave qeveritare.

Pothuajse që dy javë, forcat speciale të Irakut kanë luftuar kundër xhihadistëve islamikë.

 

 

Thaçi nis debatin për reformën zgjedhore, këto janë idetë e tij – 04.11.2016 – Klan Kosova

Posted: 04 Nov 2016 01:27 PM PDT

AAK e NISMA, te Thaçi shkojnë vetëm për një arsye – 04.11.2016 – Klan Kosova

Posted: 04 Nov 2016 01:26 PM PDT

Policia me aksion për identifikimin e viktimave të trafikimit – 04.11.2016 – Klan Kosova

Posted: 04 Nov 2016 01:26 PM PDT

Vetëvendosje kërkon lirimin e Astrit Deharit – 04.11.2016 – Klan Kosova

Posted: 04 Nov 2016 01:25 PM PDT

Shala i dhuron 800 libra Bibliotekës së Ulqinit

Posted: 04 Nov 2016 01:24 PM PDT

Ministri i Kulturës, Kujtim Shala, ka vizituar qytetin e Ulqinit, ku është takuar me kryetarin e kësaj komune, Nazif Cungun me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të kulturës së Kosovës dhe atyre të shqiptarëve në Mal të Zi, me theks të veçantë në Ulqin.

Në kuadër të kësaj vizite në Ulqin, ministri Shala dhe drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës "Pjetër Bogdani",  Fazli Gajraku, i dhuruan Bibliotekës së Ulqinit afro 800 libra, të cilat kapin një vlerë prej rreth 6 mijë eurosh.

Siç njofton Ministria, në këtë takim, Shala dhe kryetari Cungu u shprehën se intensifikim i këtij bashkëpunimi është në dobi të kulturës shqiptare dhe veçmas në funksion të ndihmës për shqiptarët në këtë vend.

Ministri Shala drejtuesve të Komunës së Ulqinit iu premtoi përkrahje konkrete në fushën e kulturës, duke u shprehur se komunikimi kulturor është tejet i rëndësishëm për shqiptarët e Malit të Zi.

 

 

Gwen Stefani e Blake Shelton po martohen?

Posted: 04 Nov 2016 01:20 PM PDT

Këngëtarja Gwen Stefani e këngëtari Blake Shelton, nuk janë fejuar ende mirëpo një burim i Us Ëeekly ka thënë se ata po planifikojnë të martohen.

"Ata kanë filluar të planifikojnë për martesë. Ata veçse janë takuar me planifikuesit e dasmës", ka thënë ky burim.

Ky burim gjithashtu është shprehur se këngëtarët po shpresojnë të martohen brenda këtij viti. Meqë jemi në nëntor atyre iu kanë mbetur shumë pak ditë deri tek dasma, transmeton Klan Kosova.

Ata kishin konfirmuar lidhjen e tyre gjatë vitit 2015, pak kohë pasi Stefani ishte ndarë nga bashkëshorti.

Mot me diell në vikend

Posted: 04 Nov 2016 01:19 PM PDT

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka paralajmëruar mot me diell dhe vranësira të shpërndara në vend gjatë dy ditëve të vikendit.

IHMK, thotë se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-6 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius.

Kurse java e ardhshme parashihet të jetë kryesisht e vranët dhe me reshje të cilat vende-vende do të jenë të intensitetit të lartë deri mesatar.

 

Kjo është kërkesa e Anjeza Hushës që rrahu 3 vjeçarin në çerdhe

Posted: 04 Nov 2016 01:15 PM PDT

Anjeza Husha, administratorja e kopshtit privat "Diren" në Tiranë, ka kërkuar gjykim të shkurtuar në seancë.

Ajo akuzohet për keqtrajtim të të miturit dhe shpërdorim detyre. Bëhet e ditur se gjykata e ka pranuar kërkesën e Hushës dhe në seancën e radhës priten konkluzionet e prokurorisë.

Ngjarja ka ndodhur në qershor të këtij viti, ku nëpërmjet pamjeve filmike shihej Husha që dhunonte një fëmijë 3­vjeçar.

Pas publikimit të rastit, edhe dy prindër të tjerë që kishin fëmijët në këtë kopsht, kanë bërë denoncim për dhunë fizike dhe psikologjike të vogëlushëve të tyre.

Lidhur me denoncimet, vetë Husha është shprehur më herët se është penduar dhe se situata i kishte dalë jashtë kontrollit. /Shekulli

Revista e famshme amerikane, shpallet gënjeshtare

Posted: 04 Nov 2016 01:04 PM PDT

Revista Rolling Stone dhe një gazetare janë shpallur fajtor për shpifje në lidhje me një artikull për përdhunim në grup në Universitetin e Virxhinias.

Padia 7.5 milionë dollarëshe është ngritur nga Nicole Eramo, një dekan i Universitetit që ka thënë se artikulli e kishte cilësuar atë si një "horr".

Revista e kishte tërhequr artikullin në prill të vitit 2015, duke thënë se kishte mospërputhje, transmeton Klan Kosova.

Artikulli me 9 mijë fjalë, quhej "Përdhunimi në Kampus", dhe në qendër kishte dhëshminë e një studenteje të cilët iu referoheshin si "Jackie".

Ajo pretendonte që ishte përdhunuar nga disa persona gjatë një feste që ishte mbajtur në Phi Kappa Psi, në vitin 2012.

Sabrina Rubin Erdely walks to the federal courthouse in Charlottesville

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more