Klan Kosova : “Eksperti i sondazheve gëlltit mizën pasi gaboi ndaj Trump (VIDEO)” plus 24 more |
- Eksperti i sondazheve gëlltit mizën pasi gaboi ndaj Trump (VIDEO)
- Babai i Angelina Jolie’s flet për divorcin e së bijës
- Humbje për Kosovën, turpërim për Shqipërinë (VIDEO)
- Hillary Clinton fajëson FBI-në për humbjen e saj
- Izraeli turpëron Shqipërinë, avancon 3-0 (VIDEO)
- Çfarë po ndodh me Val Kilmer?
- Kërcënimi i shëndetit nga sheqeri nënvlerësohet në masë nga njerëzit
- Shenja e horoskopit ju tregon çfarë tatuazhi duhet të bëni
- Kështu vallëzon kryeministri në dasmën e djalit (VIDEO)
- Izraeli dyfishon epërsinë (VIDEO)
- Alban Hoxha pret penaltinë për Shqipërinë (VIDEO)
- Edhe Etrit Berisha ndëshkohet me të kuq, Shqipëria me 9-të lojtarë
- Basha: Qeveria e ka mendjen tek hashashi dhe pikturat
- Shqipëria shkon në pushim në disavantazh (VIDEO)
- Zayn vazhdon të jap detaje për largimin nga One Direction
- Befasohet Shqipëria, Izraeli shënon nga penaltia (VIDEO)
- Fillon ndeshja Shqipëri-Izrael
- Arrestohen grabitësit e femrave në Prishtinë
- Vitamina D rrit shanset që një grua t’i mbijetojë kancerit të gjirit
- Si të visheni kur bie shi? Aksesorët thelbësor për këtë sezonë
- Borowitz Report – Trump: Për herë të parë kërkova në Google për Meksikën pas zgjedhjeve
- Familja Dobruna nga Malisheva në kushte të rënda jetese (VIDEO)
- Gjahtarët në Podujevë probleme me leje (VIDEO)
- Ish-deminuesi danez shkruan libër për Kosovën (VIDEO)
- Arrestohet përndjekësi i Taylor Swift
Eksperti i sondazheve gëlltit mizën pasi gaboi ndaj Trump (VIDEO) Posted: 12 Nov 2016 05:04 PM PST Eksperti i sondazheve nga Universiteti Princeton, Sam Wang, javën e kaluar ishte aq i sigurt që Hillary Clinton do t'i fitonte zgjedhjet saqë deklaroi në CNN se "do ta hante një mizë nëse Donald Trump do të merrte më shumë se 240 vota elektorale", njofton Klan Kosova. Trump i fitoi 290 vota elektorale dhe tash do të jetë President i Amerikës. Dhe i Wang. Ai e mbajti fjalën pasi dje në një lidhje të drejtpërdrejtë në CNN e pranoi gabimin dhe – e hëngri mizën. Videon mund ta shikoni më poshtë.
|
Babai i Angelina Jolie’s flet për divorcin e së bijës Posted: 12 Nov 2016 02:30 PM PST Jon Voight ka thënë se çdo gjë do të shkojë mirë për vajzën e tij Angelina Jolie në lidhje me divorcin nga Brad Pitt, transmeton Klan Kosova. Në premierën botërore të Fantastic Beasts and Where to Find Them, ai tha për E! News: "Unë e vlerësoj shqetësimin e të gjithëve dhe lutjet e tyre. Shpresojmë që gjërat do të ecin mirë". Brad kohët e fundit u paraqit për herë të parë në tapetin e kuq, që nga ndarja me Angelinën, duke promovuar filmin e tij të ri "Allied", duke nënshkruar autografe dhe duke u fotografuar me bashkëpunëtorët e tij. Një hetim nëse Brad ishte abuziv ndaj djalit të tij në një fluturim privat në shtator, është mbyllur pa gjetjen e provës që çojnë deri tek ky lajm, nga ana e aktorit. Kujdestaria e gjashtë fëmijëve të aktorëve ka qenë çështja kryesore në divorcin e tyre, dhe burimet pranë Angelinës kanë thënë se një marrëveshje është arritur. Çifti ishin martuar për dy vjet dhe së bashku kanë qenë për 12 vjet pasi u bën të afërt në filmin Mr & Mrs. Smith. |
Humbje për Kosovën, turpërim për Shqipërinë (VIDEO) Posted: 12 Nov 2016 01:54 PM PST Përfaqësueset e Kosovës e Shqipërisë kanë humbur që të dyja në ndeshjet e sotme të vlefshme për kampionatin botëror Rusia2016, njofton Klan Kosova. Kosova ka pësuar humbje 2:0 nga Turqia. Ishte kjo e treta humbje për Kosovën në katër ndeshje që nga pranimi në FIFA dhe UEFA. Të përzgjedhurit e Albert Bunjakut u mbajtën mirë në 45 minutat e para të takimit, ndërsa kanë pasur një mundësi të mirë në fund të tyre. Goditja e Valon Berishës u ndal në shtyllën e gardianit turk. Por qysh në fillim të pjesës së dytë Kosova pësoi dy gola të shpejtë. Burak Yilmaz shënoi në minutën e 51-të të takimit, për të hapur llogarinë e turqve. Vetëm katër minuta më pas ishte gjindshmëria e Volkan Sen, pas një traverse, që u dha turqve epërsinë e dyfishtë në përballje. Deri në fund të takimit Kosova u mundua që të rrezikojë përmes kundërsulmeve, por pa sukses. Ndeshjen e radhës përfaqësuesja jonë e zhvillon më 24 mars të vitit tjetër ndaj Islandës, ndërsa Turqia ndaj Finlandës në po të njëjtën datë. Ndërsa Shqipëria që në letër konsiderohej favorite është turpëruar nga Izraeli, ku si vendëse pësoi humbje 3:0, njofton Klan Kosova. Shqipërisë nuk i shkoi mirë qysh në minutat e para të ndeshjes, kur me karton të kuq në minutën e 18 u përjashtua Berat Gjimshiti. Nga pika e bardhë i pagabueshëm ishte sulmuesi izraelit, Eran Zahavi. Kështu përfundoi pjesa e parë, ndërsa e dyta solli edhe dy gola, të dy për mysafirët. Për fatin e keq të shqiptarëve, një reagim euforik i Etrit Berishës, e bindi arbitrin kryesor të ndeshjes të kapej për gjepi edhe njëherë, duke skuqur gardianin e kuqezinjve. Në vend të tij në ndeshje u fut Alban Hoxha, që pati një moment shkëlqimi, kur priti një penalti, për të mos lënë rezultatin të rrëshqas edhe më. Gjithsesi, një Shqipëri, me nëntë lojtarë e kishte të vështirë të mbante ritmin, dhe në minutën e 66 u dorëzua edhe njëherë kur nga një moment cinik Daniel Einbinder shënoi aksidentalisht për 2:0. Izraelitet nuk u ndalën me kaq, derisa shqiptarët lodheshin për të mbuluar zbrazëtirat, ata pritnin rastin për kundërsulme. Ai u erdhi. Ishte minuta e 84 kur Eliran Atar ndëshkoi përfundimisht Shqipërinë, për t'i shënuar një fitore të thellë e të papritur, njofton Klan Kosova. klankosova.tv
|
Hillary Clinton fajëson FBI-në për humbjen e saj Posted: 12 Nov 2016 01:52 PM PST Hillary Clinton ka fajësuar ndërhyrjen e FBI-së përmes hetimeve për të gjatë kampanjës, për humbjen e saj në garën për president e SHBA-ve, transmeton Klan Kosova. Njoftimi i James Comey për rihapjen e hetimeve për përdorimin e e-mail privat përderisa ishte sekretare e shtetit amerikan, disa ditë para zgjedhjeve, ka ndaluar momentumin e kampanjës, ka deklaruar Clinton. Kandidatja nga radhët e demokratëve ishte duke biseduar përmes telefonit me disa nga donatorët e partisë, incizim ky i cili ka rrjedhur në media. Ndërsa protestat për kundërshtimin e fitores së Donald Trump janë duke vazhduar. Rreth 2,000 persona kanë marshuar nëpër Manhattan, New York, duke thirrur "nuk është presidenti im" përderisa ishin drejtuar tek rrokaqielli ku edhe jeton Trump. |
Izraeli turpëron Shqipërinë, avancon 3-0 (VIDEO) Posted: 12 Nov 2016 01:37 PM PST Izraeli i ka shënuar Shqipërisë tre gola si mysafirë dhe për befasinë e të gjithëve ka arritur fitore të thellë në një ndeshje që do t'i kënaqet edhe barazimi. Golin e tretë për Izraelin e ka shënuar Shqipëria këtë ndeshje po luan me vetëm nëntë lojtarë, pasi janë përjashtuar me karton të kuq, Berat Gjimshti e Etrit Berisha.
|
Posted: 12 Nov 2016 01:30 PM PST Val Kilmer dukej se po luftonte për të folur në paraqitjen e tij të parë publike që prej se ka mohuar raportimet se ai ka kancer. Miku i tij Michael Douglas ka pohuar se Val ka kancer, diçka që Val e kishte mohuar, transmeton Klan Kosova. Val ka thënë më parë për fansat se Michael ishte i keqinformuar në lidhje me gjendjen e tij dhe ka shtuar se ai nuk ka folur me aktorin për gati dy vjet. Michael, i cili u diagnostikua me kancer në gjuhë në vitin 2010, tha se shoku i tij ka pikërisht atë që ka pasur vetë, duke shtuar: "gjërat nuk janë duke shkuar mirë tek ai". Ai tha: "Lutjet e mia janë me të". Por 56 vjeçari, Val, i cili ka punuar me Michael, siguroi fansat në një post të gjatë në Facebook, se ai nuk vuan nga kanceri. |
Kërcënimi i shëndetit nga sheqeri nënvlerësohet në masë nga njerëzit Posted: 12 Nov 2016 01:30 PM PST Një studim i ri ka treguar se sheqeri rrit presionin e gjakut, ka efekt të drejtpërdrejtë te sëmundjet e zemrës dhe ju bën të shtoni në peshë. Megjithatë, edhe pse këto janë të testuara dhe provuara nga mjekët përkatës, sërish ka një dyshim te njerëzit lidhur me këto pasoja negative që ka konsumimi i sheqerit. Sheqeri është kërcënim më i madh nga ç'mund të mendojnë disa, sepse nuk ka rëndësi nëse metabolizmi ynë bën që të shtojmë apo jo peshë kur përdorim sheqer, të gjithë jemi më tepër të ekspozuar ndaj sëmundjeve të zemrës kur e përdorim sheqerin. Ky studim u krye nga Dr. Robert Lustig, i cili është edhe përgjegjës në një klinikë pediatrie. Ai tha se 43 fëmijë obezë patën një ndryshim drastik vetëm duke hequr sheqerin nga dieta e tyre, shkruan blitz.al. Edhe pse doktorët i kanë dhënë të njëjtën masë kalorish, sërish metabolizmi i tyre dhe prirja drejt diabetit ndryshoi për 10 ditë vetëm nga mungesa e sheqerit. |
Shenja e horoskopit ju tregon çfarë tatuazhi duhet të bëni Posted: 12 Nov 2016 01:30 PM PST Tatuazhet duket se i ndajnë njerëzit në dy grupe. Nëse jeni në rradhët e atyreve që i pëlqejnë, tatuazhet e mëposhtme do t'ju bëjnë për vete e për ata që duan të udhëhiqen nga astrologjia. Fotografitë e mëposhtme përmbledhin tatuazhet sipas shenjave të horoskopit. Demi Binjakët Gaforre Luani Virgjëresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit |
Kështu vallëzon kryeministri në dasmën e djalit (VIDEO) Posted: 12 Nov 2016 01:22 PM PST Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa sonte po e marton djalin e tij, Besnikun. Klan Kosova ka siguruar një video në të cilën Mustafa shihet duke vallëzuar me djalin dhe nusen. Janë të rralla rastet kur Mustafa është parë tek kërcen, madje ai cilësohet edhe si njëri nga politikanët më serioz. Mustafën sot më herët e kishte vizituar edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për t'i uruar martesën e djalit. |
Izraeli dyfishon epërsinë (VIDEO) Posted: 12 Nov 2016 01:21 PM PST Ka qenë Daniel Einbinder, futbollisti që në minutën e 66 ka dyfishuar epërsinë për Izraelin në ndeshjen kundër Shqipërisë, njofton Klan Kosova. Izraeli kaloi në epërsi fillimisht në minutën e 19, kur nga penaltia shënoi Eran Zahavi. Shqipëria po luan me dy lojtarë më pak, pasi që fillimisht u dënua me karton të kuq Berat Gjimshti, e më pas edhe portieri Etrit Berisha. Izraeli ka pasur rast të shënoi edhe të paktën një gol tjetër, por goditjen nga pika e bardhë të Eran Zahavi, e ndali portier i dytë i Shqipërisë, Alban Hoxha, njofton Klan Kosova. Shqipëria pati humbur edhe lojën e kaluar kundër Spanjës, në këto gara kualifikuese për Rusia 2018. klankosova.tv |
Alban Hoxha pret penaltinë për Shqipërinë (VIDEO) Posted: 12 Nov 2016 01:12 PM PST Alban Hoxha, portier i dytë i Shqipërisë, ka hyrë në ndeshje në minutën e 55-të, pasi Etrit Hoxha u ndëshkua me karton të kuq, dhe menjëherë ka pritur penalti, njofton Klan Kosova. Hoxha ka hetuar këndin se nga do të gjuante sulmuesi izraelit Eran Zahavi, dhe kështu nuk ka lejuar që epërsia e Izraelit të shtohet edhe për një gol. Shqipëria ka mbetur me nëntë lojtarë nga minuta e 55, pasi para Berishës nga loja me karton të kuq kishte dalë edhe Berat Gjimshit në minutën e 18. Izraeli është në avantazh nga minuta e 19, kur nga penaltia shënoi Eran Zahavi. Goli i parë nga Eran Zahavi klankosova.tv |
Edhe Etrit Berisha ndëshkohet me të kuq, Shqipëria me 9-të lojtarë Posted: 12 Nov 2016 01:06 PM PST Portieri i kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha, është lojtari i dytë që ka marrë karton të kuq dhe kështu, Shqipëria ka mbetur me dy lojtarë më pak, njofton Klan Kosova. Fillimisht me të kuq u ndëshkua Berat Gjimshiti në minutën e 18, njofton Klan Kosova. |
Basha: Qeveria e ka mendjen tek hashashi dhe pikturat Posted: 12 Nov 2016 12:46 PM PST Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në vijim të vizitave në zonat e përmbytura, këtë të shtunë wshtw ndalur në Fushë-Krujë. Ai bashkëbisedoi me banorët, të cilët i thanë se askush nuk u ka ardhur në ndihmë, ndërkohë që çarja e argjinaturës së lumit Zezë rrezikon jetën e mijërave prej tyre, njofton Top Channel. Banorët shprehën kryesisht shqetësimin për fëmijët e tyre, por edhe për dëmet materiale që u janë shkaktuar, që, siç thanë ata, janë të parikuperueshme. Në fjalën e tij, Basha vlerësoi se në këtë situatë jeta e banorëve është kryesorja, ndërsa kritikoi pushtetarët vendorë e qëndrorë për indiferencën e tyre. "Jemi këtu për t'u bërë thirrje banorëve të mbrojnë jetët e tyre në radhë të parë dhe për të parë sesi mund t'i ndihmojmë. Asnjë nga bashkia dhe qeveria nuk është i pranishëm. Sigurisht, Tur Bushi ka hallin e hashashit, Ed Rama ka hallin e pikturave. Hallin e njerëzve këtu nuk e qan askush. Megjithatë, ne jemi këtu bashkë me deputetin për të parë gjendjen nga afër, për të parë se çfarë mund të bëjmë me mundësitë tona të kufizuara dhe për t'i bërë thirrje autoriteteve të lënë propagandën, të vijnë këtu, të ndihmojnë njerëzit, t'u vijnë në ndihmë sepse nuk kanë ku të fusin kokën", tha Basha. Kreu i opozitës vizitoi dhe disa biznese në këtë zonë, ku përmbytjet kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme. klankosova.tv |
Shqipëria shkon në pushim në disavantazh (VIDEO) Posted: 12 Nov 2016 12:42 PM PST Kombëtarja e Shqipërisë ka shkuar në pushimin e pjesës së parë në disavantazh prej 1-0, në ndeshjen kundër Izraelit, njofton Klan Kosova. Shqipëria pësoi nga penaltia me golin e Eran Zahavi në minutën e 18-të. Shqipëria ka mbetur edhe një lojtar më pak, pasi Berat Gjimshiti shkaktoi ndërhyrje të palejueshme në zonë të rrezikshmërisë dhe u ndëshkua me karton të kuq. klankosova.tv
|
Zayn vazhdon të jap detaje për largimin nga One Direction Posted: 12 Nov 2016 12:30 PM PST Zayn Malik ka dhënë më shumë detaje rreth pse ai vendosi të largohet nga grupi One Direction në kulmin e suksesit të tyre. Këngëtari 23 vjeçar foli rreth kësaj në autobiografinë e tij Zayn, transmeton Klan Kosova. "Deri në kohën që unë kam vendosur për t'u larguar nga One Direction, nuk u ndjeva se kisha marrë një vendim të ndërgjegjshëm. Unë vetëm erdha në një përfundim se nuk mund të rrija më. Isha aq i lodhur. Unë kërkoja vetëm të shkoja në shtëpi", shkuan Zayn. "Çdo gjë që kisha njohur më parë, u zëvendësuar me diçka të huaj", vazhdoi Zayn. "Jam rritur në një familje vërtetë të shtrënguar e të ngushtë dhe në krye të çdo gjë tjetër, ishte e vështirë për mua të jem aq larg prej tyre". "Pengesa më e madhe për mua, pasi u largova ishte se nuk kisha motive të vërteta". "Kam pasur disa blloqe të ngurta të ndërtimit muzikor dhe ide lirike, por asgjë më shumë. Unë mendoj se ka kuptim. Unë nuk kisha pasur saktësisht përvojë të madhe të jetës, kur unë fillova në One Direction". Ky vendim duket se ka qenë i mirë për Zayn – ai është nominuar për "Artisti i ri i vitit" në American Music Aëards 2016. E dashura e tij Gigi Hadid e do muzikën e tij solo dhe ka treguar mbështetjen e saj për të, shpesh herë përmes rrjeteve sociale. |
Befasohet Shqipëria, Izraeli shënon nga penaltia (VIDEO) Posted: 12 Nov 2016 12:13 PM PST Shqipëria është befasuar në minutat e para të ndeshjes, pasi Izraeli ka arritur të shënojë gol në minutat e parë të ndeshjes. Ka qenë Eran Zahavi që ka shënuar gol nga penaltia në minutën e 18-të. Ndërsa Berat Gjimshiti u ndëshkua me karton të kuq, njofton Klan Kosova. klankosova.tv |
Fillon ndeshja Shqipëri-Izrael Posted: 12 Nov 2016 12:05 PM PST Shqipëria si vendëse ka filluar ndeshjen kundër Izraelit, në kuadër të kualifikimeve për Rusia2018, njofton Klan Kosova. Kombëtarja shqiptare mëton fitore në këtë ndeshje dhe cilësohet favorit edhe në letër. Ndeshjen e fundit Shqipëria humbi nga Spanja si. Ndërkohë më herët Kosova humbi nga Turqia. Kjo ishte humbja e tretë rresht nga katër ndeshje gjithsejtë për përfaqësuesen e Kosovës në këto kualifikime. klankosova.tv |
Arrestohen grabitësit e femrave në Prishtinë Posted: 12 Nov 2016 12:05 PM PST Pas një pune operative, ditën e premte njësitet nga stacioni policor "Jugu" në Prishtinë kanë arrestuar dy persona të cilët kanë kryer disa grabitje. Personat në fjale, K.R 17 vjeçar dhe V.V 18 vjeçar, janë banorë të Vushtrrisë, njofton Klan Kosova. Sipas drejtorit të stacionit të policisë “Jug” në Prishtinë, Binak Berisha, në të shumtën e rasteve viktimat kanë qenë femra. Të dyshuarit me vendim të prokurorit kompetent janë në arrest policor për 48 orë. |
Vitamina D rrit shanset që një grua t’i mbijetojë kancerit të gjirit Posted: 12 Nov 2016 12:00 PM PST Nivelet e larta të vitaminës D mund të ndihmojnë një grua t'i mbijetojë kancerit të gjirit, ka zbuluar një studim i ri. Gratë që marrin sasinë më të lartë të kësaj vitamine me anë të rrezeve të diellit kanë thuajse 1/3 e shanseve që t'i mbijetojnë kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse. Sipas ekspertëve, vitamina D pengon riprodhimin e qelizave kancerogjene, duke i vrarë ato. Vitamina D, e siguruar nga rrezet e diellit, ndihmon gjithashtu në forcimin e kockave dhe mungesa e saj është një faktor rreziku për shumë lloje kanceri. Vitamina D mund të gjendet gjithashtu tek peshku, qumështi dhe drithërat, dhe mund të konsumohet edhe si suplement. Studime të mëparshme kanë treguar se nivelet e ulëta të vitaminës D tek gratë që janë duke arritur fazën e menopauzës rrisin rrezikun e zhvillimit të tumoreve në gji. Mungesa e saj lidhet gjithashtu me një tumor trefish negativ, një formë e rrallë por agresive që gjendet në 1 në 5 raste. Në studimin e kryer nga "Kaiser Permanente Northern California Division of Research" u përfshinë më shumë se 1600 femra. Ata u monitoruan brenda dy muajve të diagnozës, pastaj pas 6 muajve, 2, 4, 6 dhe 8 viteve. "Ne zbuluam se gratë që kishin marrë nivele më të larta të vitaminës D kishin 30% më shumë shanse të mbijetonin se ato me nivele të ulëta", tregon drejtuesi i studimit, dr. Lawrence Kushi. Studimi është publikuar tek revista "JAMA Oncology"/shendeti/. |
Si të visheni kur bie shi? Aksesorët thelbësor për këtë sezonë Posted: 12 Nov 2016 12:00 PM PST Çizme gome, çadër, shall… Sezoni i shirave në rradhë të parë kërkon rroba praktike e funksionale e më pas mund t'i kushtoni vëmendje anës estetike. Mjafton që pamja juaj të gjallërohet përmes ngjyrave dhe dimri do t'ju duket më i bukur. Më poshtb ju sjellim disa ide se çfarë aksesorë do t’ju nevojiten gjatë kohës me shi.
|
Borowitz Report – Trump: Për herë të parë kërkova në Google për Meksikën pas zgjedhjeve Posted: 12 Nov 2016 11:58 AM PST Duke folur të premten mbrëma për mediat, presidenti i sapozgjedhur, Donald Trump, ka treguar se ai për herë të parë ka kërkuar në Google për sistemin shëndetësore "Obamacare", të premten në mëngjes, shkruan Andy Borowitz në New Yorker, njofton Klan Kosova. "E kërkova në Google, dhe, më duhet të them, u surprizova", tha ai. "Kishte shumë gjëra aty që më të vërtetë mu duken me shumë sens, të jem i sinqertë". Ai tha se i bie pishman që nuk e ka kërkuar më herët, por ritmi shumë i shpejt i kampanjës nuk i kishte lënë shumë kohë për ta bërë. "Në kampanjë je gjithmonë duke vrapuar e vrapuar". "Ka pasur shumë raste kur i thosha vetës se duhet ta shikoj, por ja që s'më doli kohë asnjëherë". Trump u ka thënë reporterëve po ashtu se tani që kampanja ka përfunduar, i ka dalë kohë që të kërkojë në Google edhe për Meksikën. I pyetur se kërkimi për Meksikën a ia ka luhatur qëndrimin rigoroz deri më tani se do të ndërtojë mur, Trump tha; "Thënë të drejtën, më ka bërë pak të mendohem. Shumë prej këtyre meksikanëve mund të vinë dhe të japin kontribut në vendin tonë, në shkëmbim, mendoj se do të përfitonin shumë nga Obamacare". Shënim: Ky artikull është artikull satirik i shkruar nga shkrimtari dhe komediani, Andy Borowitz për The New Yorker, në kuadër të rubrikës Borowitz Report. Në Borowitz Report shkruhen lajme me satirë dhe jo të vërteta. Borowitz shkruan për The New Yorker që nga viti 1998, ndërsa faqja e tij në Twitter ka më shumë se gjysmë milioni përcjellës. Ai ka marrë edhe shumë çmime për humorin e tij me stil dhe shpotitës, njofton Klan Kosova. klankosova.tv |
Familja Dobruna nga Malisheva në kushte të rënda jetese (VIDEO) Posted: 12 Nov 2016 11:40 AM PST Familja Dobruna nga komuna e Malishevës jeton në kushte të rënda. Më shumë se për ushqimin, ata tani që po afron dimri, kanë nevojë për një shtëpi që ofron kushte me të mira se ajo në të cilën jetojnë aktualisht, dhe e cila nuk është as pronë e tyre. Kronikë nga Mejreme Gashi: |
Gjahtarët në Podujevë probleme me leje (VIDEO) Posted: 12 Nov 2016 11:32 AM PST Në komunën e Podujevës me vendim të drejtorisë komunale të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, është ndaluar gjahu i kafshëve të egra në malet e kësaj ane. E kjo ka ngjallur reagim tek dashamirët e këtij rekreacioni anës së Podujevës. Gjahtarët nuk e dinë për çfarë arsye u bë kjo ndalesë dhe sipas tyre, të gjitha obligimet karshi institucioneve përgjegjëse i kanë kryer me kohë. Për më shumë ndiqni kronikën e përgatitur nga Vullnet Krasniqi |
Ish-deminuesi danez shkruan libër për Kosovën (VIDEO) Posted: 12 Nov 2016 11:30 AM PST Danezi, Niels Henrik Hooge, që menjëherë pas luftës erdhi në Kosovë të largojë mina është kthyer përsëri, por tash me një mision tjetër. Ai ka shkruar një përmbledhje të kujtimeve të tij nga ditët e para të çlirimit të Kosovës. Henrik Hooge që me profesion është jurist, të gjitha lëvizjet e tij në Kosovë por edhe në Shqipëri, i ndau në dy pjesë. Danezi ishte pjesëmarrës vullnetar edhe në çarmatimin e UÇK-së edhe iniciatorë së bashku me aktivistë të tjerë për mbylljen e Shkritores në Zveçan, pasi që ajo po e dëmtonte shumë ambientin. Libri që ka gjithsej 564 faqe. Henrik Hooge, që qëndron në Kosovë deri të enjten, shpreson që dikush nga ministritë përkatëse ta ftojë në një takim dhe t'ia mundësojë përkthimin e librit edhe në shumë gjuhë të tjera, pasi që momentalisht është vetëm në gjuhën daneze. Kronikë nga Rejhane Selimi. klankosova.tv
|
Arrestohet përndjekësi i Taylor Swift Posted: 12 Nov 2016 11:30 AM PST Përndjekësi i dyshuar i Taylor Swift është arrestuar në Texas, raporton TMZ, transmeton Klan Kosova. Këngëtarja 26 vjeçare ka qenë në Lone Star për koncertin e saj në garën e Formula 1 më 22 tetor kur një i dyshuar thuhet se u përpoq t'i afrohej asaj. Më pas thuhet se Taylor iu tha truprojave të saj se atë e kishte përndjekur dikush në përpjekje për të bërë një fotografi dhe ndoshta t'i shkonte prapa kudo që Taylor shkon. I dyshuar aktualisht është duke u mbajtur në burg. |
You are subscribed to email updates from Klan Kosova. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: