Skip to main content

“Këto janë anët e errëta të disa prej yjeve botërore (Video)” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Këto janë anët e errëta të disa prej yjeve botërore (Video)” plus 9 more Telegrafi Futboll


Këto janë anët e errëta të disa prej yjeve botërore (Video)

Posted: 05 Nov 2016 03:40 PM PDT

Yje të mëdha të futbollit si Diego Maradona, Ryan Giggs, Luis Suarez dhe John Terry janë përfshirë në gjëra jo të këndshme gjatë jetës së tyre.

Mbrojtësi i Chelseat, John Terry është përfshirë në një skandal me shokun e skuadrës, Wayne Bridge, të cilit ia kishte ngacmuar gruan.

Rast të njëjtë të errët, por edhe më të tmerrshëm pati legjenda e Manchester United, Ryan Giggs, i cili kishte një aferë tetë vjeçare me gruan e vëllait të tij.

Dikur shokë e bashkëlojtarë, tani rival të 'urryer' (Video) Dikur shokë e bashkëlojtarë, tani rival të 'urryer' (Video)

Legjenda e futbollit botëror, Diego Maradona refuzoi të bëjë një test të ADN-së për plot 30 vjet për birin e tij.

As sulmuesi uruguaian i Barcelonës, Luis Suarez nuk i shpëton kësaj liste, pasi ka qenë i përfshirë në tre kafshime të futbollistëve gjatë ndeshjeve.

Futbollistët që fituan ndaj të pamundurës, mposhtën edhe vdekjen! (Video) Futbollistët që fituan ndaj të pamundurës, mposhtën edhe vdekjen! (Video)

Në listë përshihen edhe futbollistët anglez, Adam Johnson, që ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur dhe sulmuesi Andy Caroll, i cili ka dënime të shumta me agresivitet ndaj femrave dhe njerëzve./ /Telegrafi/

The post Këto janë anët e errëta të disa prej yjeve botërore (Video) appeared first on Telegrafi.

Në evenimentin e Audi, lojtarët e Realit bënë edhe një garë në karting, këta tre lojtarë ishin më të shpejtit (Foto/Video)

Posted: 05 Nov 2016 03:19 PM PDT

Dje (e premte) Audi kishte organizuar një eveniment për Real Madridin, ku kompania gjermani ndau nga një veturë për lojtarët.

Pasi lojtarët pozuan para veturave të tyre, ishte koha për një garë në karting (formula të vogla).

Modelet dhe çmimet e Audive të lojtarëve të Realit, mësoni kush zgjodhi veturën më të shtrenjtë (Foto) Modelet dhe çmimet e Audive të lojtarëve të Realit, mësoni kush zgjodhi veturën më të shtrenjtë (Foto)

3a11a3a300000578-0-image-a-40_1478346057409

I pari me kohën më të mirë ishte Sergio Ramos, i cili la pas Nachon dhe sulmuesin e ri, Mariano.

cwcfpdjwgaaexw1

Podiumi i fituesve

Më poshtë keni disa fotografi dhe videon e garës dhe disa nga shakatë që lojtarët bënë gjatë saj. /Telegrafi/

Morata i dehur 'kafshon' Iscon dhe Asension, ndërsa Ronaldo harroi se vetura nuk hapet pa çelës (Video) Morata i dehur 'kafshon' Iscon dhe Asension, ndërsa Ronaldo harroi se vetura nuk hapet pa çelës (Video)

3a14ea9d00000578-0-image-a-47_1478346093601

3a11724800000578-0-image-m-95_1478353161218

3a14eda700000578-0-image-m-97_1478353177958

3a14ed0600000578-0-image-a-48_1478346096627

The post Në evenimentin e Audi, lojtarët e Realit bënë edhe një garë në karting, këta tre lojtarë ishin më të shpejtit (Foto/Video) appeared first on Telegrafi.

Pesë golat e shënuara për një ndeshje ftojnë Adurizin te Spanja

Posted: 05 Nov 2016 03:17 PM PDT

Julen Lopetegui ka këmbëngulur se Aritz Aduriz do të ishte thirrur nga Spanja, edhe në qoftë se ai nuk do të kishte shënuar pesë gola kundër Genk në Ligën e Evropës.

Sulmuesi 35-vjeçar i Atletico Bilbaos ka shënuar pesë gola në fitoren 5-3 të skuadrës së tij nga belgëve, duke befasuar të gjithë me formën e tij brilante, formë kjo që e ktheu te kombëtarja spanjolle për ndeshjet e ardhshme kundër Maqedonisë dhe Angli.

Aduriz, 'plaku' që shënoi pesë gola në një ndeshje të Ligës së Evropës – theu disa rekorde (Foto/Video) Aduriz, 'plaku' që shënoi pesë gola në një ndeshje të Ligës së Evropës – theu disa rekorde (Foto/Video)

Megjithatë, kështu nuk mendon edhe trajneri Lopetegui, i cili ka thënë se Aduriz ishte i ndjekur që një kohë dhe nuk është thirrur vetëm shkaku i pesë golave të shënuara.

"Aduriz? Unë e kam ndjekur atë që disa kohë dhe ne e kuptojmë se ai është duke bërë mirë. Mund të na ndihmojë shumë", ka thënë Lopetegui për mediat spanjolle.

Spanja zbulon listën, Barcelona ka vetëm dy lojtarë në listë Spanja zbulon listën, Barcelona ka vetëm dy lojtarë në listë

"Pesë golat që ai shënoi në Ligën e Evropës nuk kanë pasur ndikim në ftestën e tij. Aduriz na jep alternativa dhe opsionet. Aritz ka diçka shumë të mirë për të ofruar dhe është duke e mbajtur cilësitë e tij të paprekur. /Telegrafi/

The post Pesë golat e shënuara për një ndeshje ftojnë Adurizin te Spanja appeared first on Telegrafi.

Enrique mbron Busquetsin dhe futbollistët tjerë nga kritikët

Posted: 05 Nov 2016 03:07 PM PDT

Luis Enrique ka mbrojtur shfaqjet e Sergio Busquets këtë sezon dhe insiston se  lojtarët e tij te Barcelona janë njerëz dhe nuk janë makina.

Mesfushori spanjoll është përballur me kritika të shumta mbi shfaqjet e tij, por Enrique i ka dalë në mbrojtje atij dhe futbollistëve të tjerë.

"E përgëzoj publikisht Sergio Busquets për qëndrimin dhe sjelljen e tij", ka thënë Enrique në konferencën e shtypit përpara udhëtimit të së dielës në Sevilla, përcjell Telegrafi.

Barcelona me dy mungesa të rëndësishme ndaj Sevillës Barcelona me dy mungesa të rëndësishme ndaj Sevillës

"Ai është një lojtar kyç dhe jam shumë i lumtur me të".

"Lojtarët e mi nuk janë makina, ata mund të kenë ulje dhe ngritje. Ne nuk duhet të kritikojmë tepër atë", përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/

The post Enrique mbron Busquetsin dhe futbollistët tjerë nga kritikët appeared first on Telegrafi.

Napoli 1-1 Lazio, notat e lojtarëve – Hysaj vlerësohet lartë (Foto)

Posted: 05 Nov 2016 03:01 PM PDT

Dy skuadrat e mëdha italiane kanë ndarë pikët në ndeshjen e javës së 12-të të Serie A.

Napoli nuk ka arritur të fitoj në shtëpi pasi ka barazuar 1-1 me Lazios, që luajtën mirë në mesfushë dhe kundërsulme.

Dy gola të bukur për dy minuta në ndeshjen Napoli-Lazio (Video) Dy gola të bukur për dy minuta në ndeshjen Napoli-Lazio (Video)

Në këtë takim për 90-të minuta luajti edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, i cili pati një paraqitje të mirë.

Sipas faqes Whoscored, Hysaj ishte futbollisti i dytë me notën më të madhe te Napoli, pasi u notua me 7.3, ndërsa Kalidou Kulibaly me 7.5. /Telegrafi/

Napoli:

notat-napoli

Lazio: 

notat-napoli

The post Napoli 1-1 Lazio, notat e lojtarëve – Hysaj vlerësohet lartë (Foto) appeared first on Telegrafi.

Mustafi tregon njëherë e mirë pse zgjodhi Gjermaninë para Shqipërisë

Posted: 05 Nov 2016 02:54 PM PDT

Mbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi, në një intervistë për Goal.com ka zbuluar pse zgjodhi Përfaqësuesen e Gjermanisë para Kombëtares së Shqipërisë.

Ylli shqiptar ka thënë se nuk mund t'ia kthente shpinën Gjermanisë pas gjithë atyre të mirave që i kishte ofruar.

Mustafi i entuziazmuar për takimin ndaj Spurs Mustafi i entuziazmuar për takimin ndaj Spurs

"Vendosa të luaj me Gjermaninë, sepse ky vend me dha diçka dhe me ndihmoi gjatë rinisë time".

"Duhet të jesh mirënjohës teksa jeton në një vend që ka shkolla dhe spitale të mira dhe të ofron mundësitë më të mira për të jetuar".

“Kur morra ftesë nga Shqipëria, kam folur me trajnerin, por tashmë unë kisha vendosur. Në atë moment jam ndjerë i veçantë, sepse prindërit e mijë janë rritur atje dhe unë gjithashtu e identifikoj vetën me atë vend. Gjithmonë e vizitoj familjen atje, nuk kishte kuptim të ndryshoja mendjen”, ka thënë Mustafi.

Vlen të theksohet se Mustafi është me prejardhje nga Gostivari i Maqedonisë. /Telegrafi/

The post Mustafi tregon njëherë e mirë pse zgjodhi Gjermaninë para Shqipërisë appeared first on Telegrafi.

Këta janë futbollistët që u transferuan te rivali i urryer, nuk shihen më me sy nga tifozët (Video)

Posted: 05 Nov 2016 02:35 PM PDT

Yje të mëdha si Luis Figo, Zlatan Ibrahimovic, Carlos Tevez, Robin Van Persie, Luis Enrique dhe Ashley Cole i kanë bërë me nerva e lot tifozët e tyre duke u transferuar te një rival i urryer.  

Njëri nga transferimet e përfolura padyshim që është edhe ai i sulmuesit argjentinas, Carlos Tevez, i cili u transferua nga Manchester United te City.

Transferimet e 'çmendura' që ishin gati të ndodhin, do befasoheni të gjithë (Video) Transferimet e 'çmendura' që ishin gati të ndodhin, do befasoheni të gjithë (Video)

Transferimi te një rival i urryer i ka ndodhur edhe mesfushorit fantastik portugez, Luis Figo, i cili bëri bujë duke lënë Barcelonën për Real Madridin, shkruan Telegrafi.

Edhe Ashley Cole u bë një i urryer nga tifozët e Arsenalit pas kalimit te rivali lokal, Chelsea, ashtu sikurse edhe Zlatan Ibrahimovic që la Juventusin për Interin dhe më vonë shkoi te Milani.

Dikur shokë e bashkëlojtarë, tani rival të 'urryer' (Video) Dikur shokë e bashkëlojtarë, tani rival të 'urryer' (Video)

Kalime tjera te rivalët e urryer janë edhe ai i Robin van Persie nga Arsenal tek 'Djajtë e Kuq' dhe Luis Enrique nga Real Madrid te gjiganti katalunas. /Telegrafi/

The post Këta janë futbollistët që u transferuan te rivali i urryer, nuk shihen më me sy nga tifozët (Video) appeared first on Telegrafi.

Morata i dehur ‘kafshon’ Iscon dhe Asension, ndërsa Ronaldo harroi se vetura nuk hapet pa çelës (Video)

Posted: 05 Nov 2016 02:25 PM PDT

Lojtarët e Real Madridit kanë marrë dhuratë nga një veturë Audi, pasi kjo markë është sponsor i Los Blancos.

Në këtë ngjarje të organizuar nga kompania gjermane lojtarët e klubit spanjoll e shfrytëzuan paksa edhe të bëjnë shaka me njëri tjetrin.

Modelet dhe çmimet e Audive të lojtarëve të Realit, mësoni kush zgjodhi veturën më të shtrenjtë (Foto) Modelet dhe çmimet e Audive të lojtarëve të Realit, mësoni kush zgjodhi veturën më të shtrenjtë (Foto)

Alvaro Morata u deh paksa dhe në shaka kafshoi Marco Asension dhe Iscon, kurse Cristiano Ronaldo harroi të përdori çelësin teksa hapi veturën.

Më poshtë keni videon e dy momenteve të lartpërmendura. /Telegrafi/

The post Morata i dehur 'kafshon' Iscon dhe Asension, ndërsa Ronaldo harroi se vetura nuk hapet pa çelës (Video) appeared first on Telegrafi.

Dy gola të bukur për dy minuta në ndeshjen Napoli-Lazio (Video)

Posted: 05 Nov 2016 02:11 PM PDT

Janë shënuar dy gola të shpejt në sfidën e San Paolos mes Napolit dhe Lazios.

Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit napolitan me anë të mesfushorit sllovak, Marek Hamsik.

hamsik

Festa e Hamsik pas golit të shënuar

Kapiteni i Napolit shënoi një gol të bukur në minutën e 52-të pasi mori një top nga Fhazi Ghoulam.

Ndërsa, vetëm dy minuta më vonë erdhi goli i barazimit i cili u shënua nga Keita Balde.

balde

Momenti duke hyrë topi në portën e Reinas pas goditjes së Keitas

Sulmuesi senegalez shënoi në minutën e 54-të pas asistimit të Marco Parolos. /Telegrafi/

The post Dy gola të bukur për dy minuta në ndeshjen Napoli-Lazio (Video) appeared first on Telegrafi.

Modelet dhe çmimet e Audive të lojtarëve të Realit, mësoni kush zgjodhi veturën më të shtrenjtë (Foto)

Posted: 05 Nov 2016 02:01 PM PDT

Ashtu si Barcelona edhe Real Madridi ka sponsor Audin dhe lojtarët morën dhuratë nga në veturë për qefin e tyre.

Modeli më i zgjedhur ishte Q7, i cili u zgjodh nga 14 lojtarë, por Fabio Coentrao, Marco Asensio dhe Mariano zgjodhën nga një Q7 e-tron i cili pak më i shtrenjtë, por opsionin hibrid, i cili harxhon dhe ndotë mjedisin më pak.

Real Madridi mposht Barcelonën për veturat Audi, shikoni super veturat e shtrenjta të madrilenëve Real Madridi mposht Barcelonën për veturat Audi, shikoni super veturat e shtrenjta të madrilenëve

James Rodriguez dhe Keylor Navas imituan Neymar dhe zgjodhën nga një RS 7 Sportback, kurse Cristiano Ronaldo and Karim Benzema nga një Audi RS 6.

Sergio Ramos - Audi S8 plus 4.0 TFSi 605 CV - Çmimi: 160,570 euro.

Sergio Ramos – Audi S8 plus 4.0 TFSi 605 CV – Çmimi: 160,570 euro.

Vetura më e shtrenjtë ishte ajo e Sergio Ramos, pasi spanjolli zgjodhi një Audi S8 plus.

Morata i dehur 'kafshon' Iscon dhe Asension, ndërsa Ronaldo harroi se vetura nuk hapet pa çelës (Video) Morata i dehur 'kafshon' Iscon dhe Asension, ndërsa Ronaldo harroi se vetura nuk hapet pa çelës (Video)

Më poshtë keni lojtarët dhe modelet e veturave:

Mariano – Audi Q7 e-tron 3.0 TDI 373 CV

Danilo – Audi RS 6 performance 4.0 TFSi 605 CV

Rubén Yáñez – Audi Q7 3.0 TDI Sport 272 CV

Fabio Coentrao – Audi Q7 e-tron 3.0 TDi 373 CV

Kiko Casilla – Audi Q7 3.0 TDI Sport 272 CV

Raphael Varane – Audi Q7 3.0 TDI Sport 272 CV

Marco Asensio – Audi Q7 e-tron 3.0 TDI Design 373 CV

Casemiro – Audi A7 Sportback competition 3.0 BiTDi 326 CV

Nacho Fernández – Audi SQ7 4.0 TDI 435 CV

James Rodríguez – Audi RS 7 performance 4.0 TFSI 605 CV

Çmimi i veturës së James: 304,770 euro.

Çmimi i veturës së James: 152.385 euro.

Isco Alarcón – Audi Q7 3.0 TDI Sport 272 CV

Daniel Carvajal – Audi SQ7 4.0 TDI 435 CV

Keylor Navas – Audi RS 7 performance 4.0 TFSI 605 CV

Marcelo – Audi Q7 3.0 TDI Design 272 CV

Çmimi i veturës së Marcelos: 73,950 euros

Çmimi i veturës së Marcelos: 73,950 euro

Luka Modric – Audi Q7 3.0 TDI Sport 272 CV

Karim Benzema – Audi RS 6 performance 4.0 TFSI 605 CV

Toni Kroos – Audi Q7 3.0 TDI Sport 272 CV

Çmimi i veturës nga Kross: 73.950 euro

Çmimi i veturës nga Kroos: 73.950 euro

Mateo Kovacic – Audi Q7 3.0 TDI Sport 272 CV

Álvaro Morata – Audi Q7 3.0 TDI Sport 272 CV

Gareth Bale – Audi Q7 3.0 TDI Sport 272 CV

Cm imi i veturës nga Bale: 73.950

Çmimi i veturës të Bale: 73.950 euro

Pepe – Audi SQ7 4.0 TDI 435 CV

Çmimi i veturës së Pepes: 112.215

Çmimi i veturës së Pepes: 112.215 euro

Lucas Vázquez – Audi Q7 3.0 TDI Sport 272 CV

Cristiano Ronaldo – Audi RS 6 performance 4.0 TFSI 605 CV

Çmimi i veturës së CR7: 143.660

Çmimi i veturës së CR7: 143.660 euro

Sergio Ramos – Audi S8 plus 4.0 TFSi 605 CV

Zinedine Zidane Audi RS 6 4.0 TFSI 560 CV

3a1134be00000578-0-image-a-36_1478346041862

Çmimi i veturës së Zidanes: 134.185 euro

 

Të buzëqeshur dhe gati për garë.

Të buzëqeshur dhe gati për garë.

Çmimet e veturave: Çmimet e veturave të marra nga Real Madrid

Audis Audi Q7 3.0 TDI 272 CV Sport – 73.950 € x 10 – 739,500 euro.

Audi Q7 3.0 TDI 272 CV Design – 73.950 € x 1 – 73,950 euros

Audi Q7 e-tron 3.0 TDI 373 CV Design – 88.720 € x 3 – 266,160 euro.

Audi RS 6 performance – 143.660 € x 3 – 430,980 euro.

Audi A7 sportback competition – 88.655 € x 1 – 88,655 euro.

Audi SQ7 4.0 TDI – 112.215 € x 3 – 336,645 euro.

Audi RS 7 performance – 152.385 € x 2 – 304,770 euro.

3a111ffe00000578-0-image-a-31_1478345479918

Audi S8 Plus – 160.570 € x 1 – 160,570 euro.

Audi RS 6 – 134.185 € x 1 – 134,185 euro.

Totali: 2,535,415 euro

The post Modelet dhe çmimet e Audive të lojtarëve të Realit, mësoni kush zgjodhi veturën më të shtrenjtë (Foto) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more