Skip to main content

“Janë mysliman të devotshëm, por Xhaka, Ozil e Mustafi nuk ia prishin klubit për krishtlindje (Foto)” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Janë mysliman të devotshëm, por Xhaka, Ozil e Mustafi nuk ia prishin klubit për krishtlindje (Foto)” plus 9 more Telegrafi Futboll


Janë mysliman të devotshëm, por Xhaka, Ozil e Mustafi nuk ia prishin klubit për krishtlindje (Foto)

Posted: 03 Nov 2016 04:02 PM PDT

Shkodran Mustafi, Mesut Ozil dhe Granit Xhaka njihen si tre futbollistë tejet të shkëlqyeshëm.

Treshja e Arsenalit janë edhe mysliman të devotshëm, mirëpo ata nuk i kanë nxjerrë problem klubit për një foto krishtlindjesh.

Skuadra e Arsenalit ka bërë një foto me një xhemper ku në të ishte një drerë për krishtlindje.

Edhe pse fillimisht u mendua se tre futbollistët do ta refuzonin një gjest të tillë, ata janë treguar profesionistë të vërtetë duke bërë foton me pjesën tjetër të skuadrës. /Telegrafi/

arsenali

The post Janë mysliman të devotshëm, por Xhaka, Ozil e Mustafi nuk ia prishin klubit për krishtlindje (Foto) appeared first on Telegrafi.

Aduriz, ‘plaku’ që shënoi pesë gola në një ndeshje të Ligës së Evropës – theu disa rekorde (Foto/Video)

Posted: 03 Nov 2016 03:57 PM PDT

Aritz Aduriz është duke përjetuar një rini të dytë në karrierën e tij.

Sulmuesi spanjoll po vazhdon me shkëlqimin e tij, duke shënuar shumë gola me skuadrën e tij, Atheltic Bilbao.

aduriz2

Sulmuesi spanjoll duke festuar njëri nga golat e shënuar

35-vjeçari arriti edhe sot në ndeshjen e Ligës së Evropës të shënoj plot pesë gola në takimin ndaj skuadrës belge, Genk, shkruan Telegrafi.

aduriz1

Bashkëlojtarë duke festuar së bashku me Aduriz

Aduriz shënoi dy gola nga loja dhe tri tjera nga penalltinë, por kjo ndodhi për herë të parë nga viti i largët 1994, kur sulmuesi i Juventusit, Fabrizio Ravanelli shënoi pesë gola ndaj CSKA Moskës.

aduriz

Aduriz duke mbajtur topin e ndeshjes, i firmosur nga shumë lojtarë

Sulmuesi i Athletic gjithashtu theu edhe një rekord të klubit, duke arritur në shifrën e 16 golave në garat evropiane apo dy më shumë se Fernando Llorente, teksa është edhe spanjolli i pari që shënon pesë gola që nga viti i largët 1971. /Telegrafi/

The post Aduriz, 'plaku' që shënoi pesë gola në një ndeshje të Ligës së Evropës – theu disa rekorde (Foto/Video) appeared first on Telegrafi.

Këta janë 30 golat më të bukur në botë për muajin tetor (Video)

Posted: 03 Nov 2016 03:46 PM PDT

Muaji tetor ka përfunduar dhe në botën e futbollit kishte shumë ndeshje interesante.

Në këtë muaj janë shënuar shumë gola të bukur, ndërsa u sjellim 30 më të mirët.

Pozita e parë i takon mesfushorit ganez Kevin Prince Boateng, ndërsa pas tij është Dimitri Payet me solo aksionin e tij.

Në vendin e tretë është radhitur magjia e mbrojtësit të Real Madridit, Nacho Fernandez i cili shënoi me gërshërë.

Më poshtë i keni 30 golat më të bukur të muajit tetor. /Telegrafi/

The post Këta janë 30 golat më të bukur në botë për muajin tetor (Video) appeared first on Telegrafi.

Icardi i dëshpëruar: Nuk kemi mentalitet

Posted: 03 Nov 2016 03:35 PM PDT

Mauro Icardi ka fajësuar mentalitetin e Interit për humbjen e tyre 2-1 nga Southampton, duke thënë se: Sa herë që e pranojnë një gol, është sikur bota të bie mbi ne.

Kapiteni i Interi është ndarë i dëshpëruar nga humbje e sotme në Ligën e Evropës nga Southamptoni, por premton që do të luftojnë për kualifikim deri sa matematikat të jenë në lojë.

"Nuk kam shumë për të thënë. Është një moment i pafat, çdo gjë po shkon keq", ka thënë Icardi për Sky Sport Italia, transmeton Telegrafi.

Southampton e përmbyt Interin edhe më thellë në krizë (Video) Southampton e përmbyt Interin edhe më thellë në krizë (Video)

"Ne bëmë mirë në pjesën e parë, më pas kaluam në epërsi, por unë nuk e di pse çdo herë që pranojmë një gol, është sikur bota të bie mbi ne.

"Ne do të duhet të luftojmë për aq kohë sa ne mund të kemi gjasa për kualifikim", përfundoi sulmuesi argjentinas. /Telegrafi/

The post Icardi i dëshpëruar: Nuk kemi mentalitet appeared first on Telegrafi.

Këto janë notat e 10 mesfushorëve më të mirë në Ligën Premier këtë edicion (Foto)

Posted: 03 Nov 2016 03:23 PM PDT

Janë zhvilluar 10 xhiro në ligën më të fortë në botë atë angleze këtë edicion.

Pozita e parë ndahet nga tri skuadra me pikë të barabarta që janë Manchester City, Liverpool dhe Arsenali.

Por me vetëm një pikë pas tyre ndodhet Chelsea që po tregon një formë të lartë.

'WhoScored', ka zbuluar 10 mesfushorët më të mirë këtë edicion duke u notuar ata.

Më poshtë keni 10 mesfushorët më të mirë deri më tani në Ligën Premier: /Telegrafi/

 

10. Ross Barkley - Everton ( 6.98)

10. Ross Barkley – Everton ( 6.98)

9. Dusan Tadic - Southampton (7.00)

9. Dusan Tadic – Southampton (7.00)

8. Christian Eriksen - Tottenham (7.10)

8. Christian Eriksen – Tottenham (7.10)

7. Mesut Ozil - Arsenal (7.38)

7. Mesut Ozil – Arsenal (7.38)

6. David Silva – Manchester City (7.41)

5. Joe Allen - Stoke City (7.58)

5. Joe Allen – Stoke City (7.58)

4. Kevin De Bruyne - Manchester City (7.63)

4. Kevin De Bruyne – Manchester City (7.63)

3. Dimitri Payet - West Ham (7.65)

3. Dimitri Payet – West Ham (7.65)

2. Eden Hazard - Chelsea (7.85)

2. Eden Hazard – Chelsea (7.85)

1. Philippe Coutinho - Liverpool (7.97)

1. Philippe Coutinho – Liverpool (7.97)

 

 

The post Këto janë notat e 10 mesfushorëve më të mirë në Ligën Premier këtë edicion (Foto) appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve: Southampton 2-1 Inter

Posted: 03 Nov 2016 03:23 PM PDT

Interi ka pësuar humbjen e radhës. Tash Nerazzurët ishin viktimë e Southamptonit.

Një gol i Icardit u zhvleftësua nga një realizim i Van Dijk dhe autogoli i Nagatomos.

Notat e Southamptonit:

south-1

Notat e Interit:

south-2

The post Notat e lojtarëve: Southampton 2-1 Inter appeared first on Telegrafi.

Dikur shokë e bashkëlojtarë, tani rival të ‘urryer’ (Video)

Posted: 03 Nov 2016 03:13 PM PDT

Loja e futbollit është e bukur, pasi mund të krijosh raporte shoqërore me njerëz të nacionaliteteve dhe kulturave të ndryshme.

Kështu ka ndodhur edhe me disa nga futbollistët më të njohur në botë, që në skuadrat e tyre janë shoqëruar me disa bashkëlojtarë duke krijuar miqësi të mirë.

Por, këto miqësi shpesh janë ndërpre për shkak të transferimeve të njëri-tjetrit në skuadra tjera, duke bërë takimet e tyre më të rralla, shkruan Telegrafi.

Futbollistët që u 'urryen' nga trajnerët e tyre (Video) Futbollistët që u 'urryen' nga trajnerët e tyre (Video)

Kjo nuk është e tëra, pasi disa shokë e bashkëlojtarë janë transferuar edhe në skuadra që kanë rivalitete të mëdha, duke bërë që më vonë të 'urrehen'.

Në botën e futbollit ka shumë raste, por disa nga këto janë ai i Cristiano Ronaldos me Gerard Pique, që ishin shokë tek Manchester United dhe më vonë rival të urryer tek Real Madrid dhe Barcelona, ashtu siç ishin Juan Mata e David Silva te Valencia, ndërsa më vonë rival tek Chelsea, United dhe Manchester City.

Futbollistët që fituan ndaj të pamundurës, mposhtën edhe vdekjen! (Video) Futbollistët që fituan ndaj të pamundurës, mposhtën edhe vdekjen! (Video)

Ka edhe raste tjera si ai i Francesco Tottit me Antonio Cassanon, i Marco Reus me Robert Lewandowski dhe Alexis Sanchez me Cesc Fabregas. /Telegrafi/

The post Dikur shokë e bashkëlojtarë, tani rival të 'urryer' (Video) appeared first on Telegrafi.

Southampton e përmbyt Interin edhe më thellë në krizë (Video)

Posted: 03 Nov 2016 03:03 PM PDT

Southamptoni e ka përmbysur Interin në shtëpi pas avantazhit, duke fituar ndeshjen me rezultat 2-1.

Nerazzurët e nisën ndeshjen pa trajnerin De Boer dhe nën urdhërat të trajnerit të të rinjve.

Southampton kishte dominimin e fuqishëm, por goli i parë erdhi nga Interi.

Pas një tollovie në zonë dhe një rasti nga Perisic, ishte Icardi që u gjend më së miri për të shënuar nga topi i kthyer për 1-0.

Në fund të pjesës së parë u akordua një penalti për vendasit, të cilën e ndali për mrekulli Handanovic, pas goditjes së fortë të Dusan Tadic.

I magjishëm Handa! U mundua t'ia sigurojë fitoren ekipit të tij me mish e shpirt! Foto: Guardian

I magjishëm Handa! U mundua t’ia sigurojë fitoren ekipit të tij me mish e shpirt! Foto: Guardian

Super Handanovic vazhdoi me paraqitje të mirë edhe në fillim të pjesës së dytë, derisa Van Dijk shënoi për 1-1 (64')

Vetëm gjashtë minuta më vonë, Nagatomo ndihmoi vendasit që të kalojnë në epërsi me rezultat 2-1, një gabim i japonezit ky, që ishte fundamental në rrjedhën e lojës.

Ndeshje e tensionuar, e domiunar nga Southampton. Foto: Guardian

Ndeshje e tensionuar, e domiunar nga Southampton. Foto: Guardian

Deri në fund të ndeshjes Interi tentoi që me zëvëndësuesit të gjejë golin e barazimit, por këtë nuk arriti ta realizonte dot.

Grupin K të Europa League e udhëheq Sparta Praga me nëntë pikë, pasuar nga Southampton me shtatë pikë dhe Beer Sheva me katër pikë. Inter është në fund me tri pikë, dhe e ka shumë të vështirë kualifikimin tutje në garën e dytë më prestigjioze të futbollit evropian. /Telegrafi/

The post Southampton e përmbyt Interin edhe më thellë në krizë (Video) appeared first on Telegrafi.

Ausilio: U detyruam të shkarkojmë de Boerin

Posted: 03 Nov 2016 02:46 PM PDT

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio ka thënë se ishin të detyruar të shkarkojnë Frank de Boer.

Sipas drejtorit sportiv të klubit shkarkimi i trajnerit holandez erdhi për shkak të rezultateve të dobëta, pasi një klub si Interi nuk mund të humbet kaq shumë ndeshje, teksa e ka vlerësuar de Boerin për punën e tij të palodhshme.

"Kur një trajner ndryshon, nuk ka përgjegjësi për të gjithë. Ne jemi të gjithë së bashku, në të mirë dhe të keq, drejtorët dhe lojtarët janë të gjithë një", ka thënë Ausilio për Sky Sport Italia, përcjell Telegrafi.

Ish menaxheri i Ajaxit: Interi nuk është gjë tjerët veçse një prostitutë Ish menaxheri i Ajaxit: Interi nuk është gjë tjerët veçse një prostitutë

"Ne ishim të detyruar që të bëjmë këtë ndryshim të papritur në stol. Ka një drejtim të ri dhe kështu më shumë se kurrë kemi nevojë për unitet dhe përpjekje për të dal nga kjo situatë e madhe".

"De Boer ardhur shumë herët në këtë situatë. Projekti ishte ambicioz, ai është një profesionist i madh dhe ka punuar 24 orë në ditë për Interin: ne pamë disa ndeshje të mira dhe të tjera më pak mbresëlënëse, por mbi të gjitha rezultatet thjesht nuk arritën".

Interi sulmohet edhe nga Overmarsi Interi sulmohet edhe nga Overmarsi

"Një Inter që humbet në shumë ndeshje nuk mund të pranohet", përfundoi drejtori sportiv i Interit. /Telegrafi/

The post Ausilio: U detyruam të shkarkojmë de Boerin appeared first on Telegrafi.

Gjunjëzohet super Handa, Interi pranon dy gola të shpejtë (Video)

Posted: 03 Nov 2016 02:36 PM PDT

Interi ka pranuar gol për 1-1 ndaj Southamptonit në duelin që po zhvillohet në Angli.

Pas një ofanzive të madhe të vendasve, dhe disa intervenimeve të Handanovicit, vendasit shënuan golin e barazimit me anë të Van Dijk.

Pak minuta më vonë u realizua edhe një autogol nga Nagatomo për 2-1.

The post Gjunjëzohet super Handa, Interi pranon dy gola të shpejtë (Video) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more