Skip to main content

“Itali, 2 të vdekur nga moti i keq” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Itali, 2 të vdekur nga moti i keq” plus 9 more Gazeta SHQIP


Itali, 2 të vdekur nga moti i keq

Posted: 07 Nov 2016 02:11 AM PST

Tornado-Roma-640x640Moti i keq ka përfshirë Italinë. Reshjet e shiut, tornadot, bora në veri kanë prekur vendin. Si pasojë dy persona raportohet se kanë humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Një tornado në Ladispoli shkatërroi muret e dy kateve të fundit të një pallati në rrugën ‘Ancona’. Një 47-vjeçar indian, i identifikuar si Singh Surinder humbi jetën pasi i ra në kokë një kornizë e madhe, e shkëputur nga një kishë. Një tjetër kalimtar u lëndua rëndë, pasi u shty nga era e fortë dhe u përplas me një vetratë xhami.

Në Cesano është regjistruar një tjetër viktimë si pasojë e motit të keq. 74-vjeçari Fernando Fiosere humbi jetën pasi u zu poshtë nga një pemë. Moti i keq ka shkaktuar edhe shumë dëme materiale.

ladispoli-2 maltempo-toscana-47 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

10 gjëra që nuk i dini për konsumin e frutave të detit

Posted: 07 Nov 2016 02:00 AM PST

Të gjithë e dimë se peshku dhe ushqimi i detit në përgjithësi, janë të mira për shëndetin dhe se duhet të konsumohen shpesh. Peshku është një nga ushqimet bazë për një dietë të ekuilibruar dhe që shumë prej nesh e konsumojnë. Por jo të gjithë kanë njohuritë e thella rreth frutave të detit. Në këtë listë ne do të ju paraqesim 10 kuriozitete për frutat e detit.

  1. Karavidhet ndjejnë dhimbje

Enoplometopus_antillensis01E nisim me një kuriozitet shumë të shëmtuar, por që jep pak shpresë. Një studim shkencor ka treguar se karavidhet ndjejnë dhimbje nëse i vendosim në ujë të nxehtë. Duket e pabesueshme që dikush e vuri në dyshim një gjë të tillë, por t'i ziesh të gjalla është një praktikë normale në kuzhinë dhe kjo duhet kujtuar. Shpresojmë që një gjë e tillë të hiqet me ligj sepse nuk është e drejtë që ato të ngordhin në një mënyrë kaq të tmerrshme.

  1. Disa peshq janë të rrezikshëm për shkak të krimbave

anisakis-770x578Ky kuriozitet është shumë i famshëm, por shumë peshq kanë brenda tyre atë që quhet anisakis. Edhe nëse parazitët e njerëzve janë të rralla tani, kjo është ndoshta gjëja më e zakonshme në vendet e qytetëruar si i yni. Nëse peshku nuk është i gatuar dhe paraziti është i pranishëm në të, kur anisakis arrin në zorrët tona,  mund të rrezikojë jetën. Është mirë që peshku të gatuhet përpara se të hahet ose ta fusni në ngrirje për të paktën 3 ditë.

  1. Peshkun e papërpunuar ju e hani të shkrirë

Sushi_Deluxe_at_Sushi_Ten-770x578Nëse mendoni se kur shkoni në një restorant për të ngrënë peshk të papërpunuar, gaboheni. Në fakt për shkak të një ligji, që shërben për të evituar problemin anisakis, peshku duhet të ngrihet në frigorifer përpara se të serviret. Pavarësisht kësaj, ju keni mundësinë që ta konsumoni të freskët.

  1. Linja e zezë e karkalecave

NCI_steamed_shrimp-754x640Shumë prej tyre nuk kanë vënë re ndonjëherë, por kur ju hani karkaleca, shihet një vijë e zezë në shpinë e tyre, që shumë prej jush e hani. Në fakt, kjo linja e zezë janë zorrët e tyre dhe që brenda ka jashtëqitje. T'i hash nuk të bën keq, por do të ishte mirë që të hiqeshin, qoftë edhe për të larguar merakun.

  1. Tregtia e delfinëve të ngrënshëm

A_pod_of_spinner_dolphins_in_the_Red_Sea-770x577Konsumi i delfinëve duket një gjë absurde dhe në fakt kjo është një gjë e jashtëligjshme. Ndonëse delfini, nuk mund të hahet, dikush po përpiqet të thotë të kundërtën. Por ky është një problem me vete sepse në det kanë mbetur shumë pak delfinë.  Gjëja më absurde është se pjesa më e madhe e tyre nuk konsumohen sepse mishi është shumë i fortë. Delfinëve u hahet vetëm një pjesë e vogël dhe mbetja tjetër shkon dëm.

 

  1. Peshkaqenët konsumohen

bull-shark-770x497Nëse mendoni se ngrënia e peshkaqenëve është e tmerrshme, por duhet theksuar konsumimi i tyre nuk është as i mirë. Në fakt ka vende që e konsumojnë peshkaqenin dhe kjo është një traditë e konsoliduar: në një mënyrë të ngjashme me delfinët Peshkaqenit i hahet vetëm  pendët dhe pjesa tjetër hidhet.  Kjo është një praktikë e tmerrshme që edhe në këtë rast i duhet dhënë fund këtij fenomeni. Nuk është e thjeshtë, duke parë edhe interesat ekonomike.

  1. Mendoni se disa peshq janë të ndryshëm, por në fakt janë të njëjtët

Alici_scottateKjo mund të duket e pamundur, por disa peshq që mendohet se janë dy peshq të ndryshëm, në të vërtetë janë të njëjtët, por me emra të shumtë. Kjo sepse peshkatarë të ndryshëm, i thërrasin me emra të shumëllojshëm.

  1. Peshku top

Sphoeroides_pachygasterPeshku top është një peshk konsumi i të cilit është i ndaluar në vendin tonë, për shkak se disa gram do të ishte e mjaftueshme për të vrarë një person. Helmi që emeton, gjendet në lëkurën e tij por mishi është i ngrënshëm. Për këtë arsye  në Japoni, disa shefa kuzhine që bëjnë teste shumë të vështira, mund t'i përgatisin duke iu hequr lëkurën në mënyrë precize nga mishi,  me anë të kirurgjisë. Në fakt kjo është një shije që i përngjan ruletës ruse.

  1. Çfarë janë në të vërtetë Surimit?

Kanikama-770x578Surimi është një preparat që shumë e ngatërrojnë me mishin gaforres, edhe pse ajo ka shumë pak të bëjë me të. Në fakt surimi, në fakt është një merluc, që përpunohet dhe bëhet një fletë që mbështillet.  Më pas ngjyroset me të kuqe në sipërfaqe, për të kujtuar ngjyrën e gaforres, që shpesh nuk ka të bëjë fare me atë, por mund të përdoret pak salcë gaforreje.

  1. Baccalà dhe Stockfish janë i njëjti peshk

1024px-Drying_Stockfish_Lofoten_2009_1-770x512Edhe pse ato duken si dy lloje krejtësisht të ndryshëm, Baccala dhe  Stockfish janë absolutisht i njëjti peshk. Në fakt bëhet fjalë për merlucin nordik, dhe që vjen gjithmonë nga vendet nordike, edhe pse disa vende të ndryshme mund të pretendojnë të kundërtën. Diferenca ka të bëjë me të kundërtën. Nëse merluci thahet në diellë, kemi të bëjmë me Stockfish, ndërsa nëse lihet në kripë, kemi të bëjmë me baccala. Në të dyja rastet koha e konservimit është shumë e lartë.

7 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Nishani do të dekorojë 38 martirët që u lumnuan nga Papa

Posted: 07 Nov 2016 01:57 AM PST

Capture-32Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka njoftuar se do të dekorojë 38 martirët që u lumnuan dy ditë më pare. Ceremonia e dekorimit do të zhvillohet ditën e mërkurë në Pallatin e Brigadave.

Në njoftimin e zyrës së shtypit të Presidencës thuhet se në shenjë respekti e përuljeje të thellë si dhe homazhi të merituar, do të nderojë me dekoratën më të lartë të Shtetit Shqiptar të 38 Martirët e Kishës Katolike, të cilët u lumnuan nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku.

Ceremonia solemne e dekorimeve do të zhvillohet ditën e mërkurë, më 9 nëntor 2016 në Pallatin e Brigadave me pjesëmarrjen e familjarëve të Martirëve, autoriteteteve më të larta shtetërore, drejtuesve të Kishës Katolike në Shqipëri dhe përfaqësues nga Selia e Shenjtë, nga bashkësitë fetare shqiptare dhe akademikë, historianë dhe intelektualë.

7 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Beqaj: Sistemi i ri i urgjencës në funksion të qytetarëve, jo më transport të rasteve nga familjarët

Posted: 07 Nov 2016 01:50 AM PST

Ilir BeqajRiorganizimi i Shërbimit të Urgjencës pritet të sjellë një rritje të shpejtësisë të shërbimit dhe për pasojë familjarëve nuk do tu duhet më të kryejnë transportin e pacientit drejt spitalit, por do të jetë ekipi mjekësor i specializuar në këtë fushë ai që do të japë ndihmën e parë dhe do të kryejë edhe transportin e të sëmurit.

Ndërsa ka prezantuar riorganizimin e Shërbimit të Urgjencës në Qarkun e Korçës, Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka bërë me dije se kjo zonë do të ketë shtim të automjeteve, pasi ka një shtrire të madhe dhe zona malore.

"Është i vetmi qark ku na duhet të shtojmë autoambulanca edhe nga ato që kemi sot. Sepse, në qoftë se do të duam që ti dalim për zot, të paktën një autoambulancë për më pak se 25 mijë banorë, ndryshimi nuk është i vogël këtu. Se sot, me mënyrën, jo me sa flotë kemi në inventar, por mesa i shërbejmë njëherazi, sot 1 autoambulancë i shërben 58 mijë banorëve. Edhe në qytet po të ishin këto, janë pak, plus pastaj shtrirjen e madhe që ka qarku juaj. Me këtë riorganizim, shkojmë në 32 (1 autoambulancë për 32 mijë banorë). Por, që të arrijmë në të paktën 25 mijë, na duhet të kemi edhe tre të tjera. Pra, të arrijmë në 14. Në mënyrë që 350 mijëshit t’i përgjigjemi me 25. Po fillimisht, edhe kjo nga 58 në 32 është një përmirësim të paktën me rreth 70 për qind", ka bërë me dije kreu i shëndetësisë.

Por, pranverën e ardhshme me hapjen e Qendrës Kombëtare të Koordinimit çdo ekip mjekësor, infermieror, por edhe shoferët do të trajnohen.

"Në qoftë se sot i bihet numrit të urgjencës dhe përgjigjet dikush në Korçë apo në Pogradec, në prill do të përgjigjet vetëm një njeri në Tiranë, i cili do të ketë panoramën e të gjithë flotës. Dhe kjo, na jep dy avantazhe: Sepse kini parasysh që edhe në qarqet fqinj po ndodh e njëjta gjë, dhe kur një moment në kufijtë ku fillon Pogradeci mund të jetë më afër apo më e lirshme autoambulanca e Përrenjasit, nuk mund të thotë ajo se kam të territorit tim. Është Qendra e Komandës (Qendra e Komandës dhe e Kontrollit të shërbimit kombëtar të urgjencës mjekësore) që do të thotë se cila ambulancë do të shkojë, dhe është po Qendra e Komandës që pastaj do të fillojë të ketë më shumë informacion edhe se ku duhet ta çojë. Sepse triazhimi i parë, do të fillojë të bëhet që në telefon", shpjegoi ministri Beqaj.

Procesi i riorganizimit të Shërbimit të Urgjencës pritet të shoqërohet edhe me rritje të numrit të shoferëve dhe ekipeve mjekësore, pasi flota e autoambulancave sot nuk ka qenë në funksionim të plotë.

"Ne kemi në të gjithë spitalet e Shqipërisë një flotë që, të paktën si mjete motorike, janë të afta për punë rreth 180 automjete. Por njëherësh, edhe sot po të pyesim se sa janë në shërbim në të gjithë Republikën, janë vetëm 70. Pse? Arsyeja e parë është shumë e thjeshtë: 180 autoambulanca, 220 drejtues automjetesh. Domethënë, 1 shofer, autoambulancën e vet. Kështu ishte. Ndërkohë që një autoambulancë të punojë siç duhet 24 orë në 7 ditë të javës, duhet të ketë 5 shoferë. 40 orë është java e punës", ka pohuar kreu i shëndetësisë.

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, e cila pritet të vendoset në funksion të plotë këtë pranverën, do të jetë ajo që do të bashkërendojë dhe menaxhojë të gjitha rastet e urgjencave në të gjithë vendin.

7 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Zëvendësministri i Bujqësisë: Tregu kinez, kërkesë për verën dhe vajin e ullirit

Posted: 07 Nov 2016 01:42 AM PST

IMG-20161106-WA0008Me ftesë të Ministrit të Bujqësisë së Republikës Popullore të Kinës, Han Changfu, u mbajt në Kunming, në datat 5-6 nëntor 2016, Forumi i 11-të i Tregtisë Bujqësore dhe Bashkëpunimit Ekonomik midis Kinës dhe vendeve të Evropës qendrore e lindore.

Në forum, 16 vendet pjesëmarrëse paraqitën një informacion të përgjithshëm rreth marrëdhënieve tregtare bujqësore me Kinën dhe perspektivën e mëtejshme në inovacion dhe tregti.

Ne fjalën e tij, zv.ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Roni Telegrafi, theksoi potencialet e bujqësisë shqiptare në përmbushjen e kërkesave specifike të tregut kinez. Vëmendje iu kushtua kushteve të favorshme klimaterike, të cilat mundësojnë daljen e hershme në treg të produkteve shqiptare.

Gjatë vizitës së tij, Telegrafi u prit në takim nga zv.ministri i Bujqësisë së Kinës, Qu Dongyu, të cilit i shprehu vullnetin për të intensifikuar marrëdhëniet e bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën e bujqësisë, si dhe interesin për rritje të mëtejshme të pranisë së produkteve bujqësore shqiptare në tregun kinez. Dongyu u shpreh se, ne tregun kinez ka interes për produktet shqiptare dhe se, ai është në gjendje t'i përshtatet çdo lloj oferte, pavarësisht nëse ajo vjen nga një prodhues i madh apo i vogël.

7 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Tentoi t’i japë ryshfet gjyqtares, arrestohet 41-vjeçari

Posted: 07 Nov 2016 01:26 AM PST

Unioni i GjyqtareveSpecialistët e Seksionit të hetimit të Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, kanë kapur shtetasin e shpallur në kërkim Ervin Braho, 41 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pas kallëzimit të shtetases S. Gj., me detyrë gjyqtare në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë, se shtetasi Ervin Braho përfaqësues ligjor i një shoqërie, ka tentuar ti japë në formë ryshfeti në zyrën e saj shumën prej 5 milion lekësh të vjetra me qëllim favorizimin në një çështje gjyqësore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Tiranë, për veprën penale “Korrupsion Aktiv të Gjyqtarit Prokurorit, dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”,.

7 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Gjirokastër, bllokohet qarkullimi në disa akse për shkak të reshjeve

Posted: 07 Nov 2016 01:01 AM PST

reshje-shiu-1-350x192Pritet që mesditën e sotme ketë një përkeqësim të motit në të gjithë vendin. Raportohet se në qytetin e Gjirokastrës reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme në rrugë, duke penguar qarkullimin e automjeteve.

Situatë e rënduar paraqitet në vendin e njohur si ura e lumit në Gjirokastër, ku është bërë thuajse i pamundur kalimi i automjeteve të vogla.

Ndërkohë, i pakalueshëm është edhe aksi Gjirokastër-Antigone, duke lënë të bllokuara 5 fshatrat përreth tij. Nga moti i keq është vështirësuar qarkullimi edhe në aksin Lazarat-Gjirokastër.

7 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Moti i keq paralizon punën në disa sektorë në Portin e Durrësit

Posted: 07 Nov 2016 12:53 AM PST

porti-durres1-c1200x600Paralizohet puna në disa sektorë të Portit të Durrësit për shkak të motit të keq. Sipas të dhënave, puna është është ndërprerë në sektorin e peshkimit më pas dispeçeria ka ndaluar daljen në det të peshkarexhave për arsye sigurie.

Po ashtu është ndaluar në det edhe lundrimi i anijeve tregtare  të tonazhit të ulët dhe të mesëm. Dallgët e detit kanë shkuar disa ballë dhe kjo do të rrezikonte jetën e punonjësve.

7 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Moti i keq, Kukësi pa energji elektrike

Posted: 07 Nov 2016 12:52 AM PST

defekt ne transforrmatorQarku i Kukësit ka mbetur pa energji elektrike që prej mesnatës për shkak të motit të keq. Raportohet se shkak i ndërprerjes së energjisë është bërë dëmtimi i linjës së tensionit të lartë në zonën e Qafë Malit.

Mësohet se grupe të OST-së po punojnë për riparimin e defektit.

7 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 7 nëntor 2016

Posted: 07 Nov 2016 12:44 AM PST

horoskopi1-212DASHI

Jo te gjitha objektivat tuaja do te realizohen sot. Shume dyshime lidhur me nje marreveshje bere ne momentet e fundit.

DEMI

Sot mund ti mbroni shume mire idete tuaja edhe pa e ngritur tonin e zerit. Ne shume raste kjo gje vetem do tju demtonte duke krijuar mosbesim.

BINJAKET

Do te kete nje harmoni midis gjithe personave tuaj te afert sot. Kjo fale inteligjences tuaj qe keni ditur se si te sheshoni mosmarreveshjet.

GAFORRJA

Sot do te keni debate me kedo del perpara ne rrugen tuaj. Jo gjithmone ata qe mendojne ndryshe nga ju e kane gabim, mbase po gaboni ju.

LUANI

Nje udhetim I papritur do te ndryshoje te gjitha planet e dites tuaj. Duhet te shtyni per me vone cdo gje qe kishit menduar te benit.

VIRGJERESHA

Sot ju duhet te merreni me financat qe po fillojne po zvogelohen shume kohet e fundit. Filloni te kurseni pak qe te ndiheni me te qete.

PESHORJA

Vazhdoni te jeni te pavendosur ne qendrimet qe merrni. Kjo do te sjelle konfuzion jo vetem tek ju por edhe te personat qe varen nga ju.

AKREPI

Sot do te merrni nje dhurate qe nuk e prisnit. Cdo gje e mire qe po ju ndodh eshte fale sjelljes suaj korrekte me kedo qe ju ka lidhur puna.

SHIGJETARI

Keni nje takim qe mezi po e prisni dhe po I kushtoni te gjithe vemendjen tuaj. Ne saje te tij varen shume gjera ne te ardhmen tuaj.

BRICJAPI

Jeni duke ecur ne rruge te ndryshme me partnerin dhe kjo gje do tju nervozoje shume sot. Do te shkoni drejt nje ftohje qe sa vjen po behet me e thelle.

UJORI

Do te degjoni lajme te bukura nga miqte tuaj sot dhe kjo gje do tju kenaqe pa mase. Mbase dhe ju mund te beheni protagoniste duke anoncuar nje lajm tuajin.

PESHQIT

Nese ndryshoni ambjent sot do tju beje mire. Vjeshta I ka ditet shume te shkurtra dhe netet ju ftojne te jeni ngrohte dhe ne shoqeri te mire.

7 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com) T.CH

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more