Skip to main content

INSAJDERI: “Turqia shënon dy gola brenda pesë minutave [video]” plus 19 more

INSAJDERI: “Turqia shënon dy gola brenda pesë minutave [video]” plus 19 more


Turqia shënon dy gola brenda pesë minutave [video]

Posted: 12 Nov 2016 10:14 AM PST

Burak Yilmaz ishte ai që zhbllokoi rezultatin e ndeshjes Turqi-Kosovë, me një gol të shënuar nga brenda zonës së rreptësisë. Ai shënoi në minutën e 50′ pas një asistimi të mefsuhorit të Mainzit, Yunus Malli.

Golin e dytë e shënoi sulmuesi anësor i Fenerbahces, Volkan Sen, në minutën e 55′ të ndeshjes, raporton Insajderi.

Kosova nuk pati asnjë rast në pjesën e dytë, ndërsa në pjesën e parë kishte mundësi të kalonte në epërsi në fundin e saj. Valon Berisha goditi shtyllën në minutën e 45′. /Insajderi.com

Turqia shënon dy gola brenda pesë minutave

ARVE Error: Element ID could not be build, please report this bug.

Turqia shënon dy gola brenda pesë minutave

ARVE Error: Element ID could not be build, please report this bug.

 

The post Turqia shënon dy gola brenda pesë minutave [video] appeared first on INSAJDERI.

Kurti: Mbi Astritin është kryer krimi që prej ditës që është arrestuar

Posted: 12 Nov 2016 10:13 AM PST

Para ndërtesës së Burgut të Prizrenit, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe qytetarë të shumtë kanë kërkuar drejtësi për Astrit Deharin.

Rreth orës 15:00 kur edhe kishte vdekur aktivisti Astrit Dehari, aktivistët e vizatuan fytyrën e Astritit në muret e kësaj ndërtese famëkeqe ku vdiq  një i pafajshëm që po mbahej në paraburgim.

Deputeti dhe aktivisti i Vetëvendosjes, Albin Kurti para protestuesve foli për punën dhe përkushtimin e madh të Astritit.

"Mbi Astrit Deharin është kryer krimi prej ditës që është arrestuar dhe deri atëherë kur e humbi jetën. Në kohën kur po dështonte përfundimisht procesi i montuar politik, kundër tij, në kohën kur u pa që është e pamundur të ngrihej aktakuza, përkundër shpifjeve e fabrikimeve, ndodhi kjo tragjedi, jo vetëm për familjen Dehari e Lëvizjen VETËVENDOSJE! por për mbarë Kosovën", tha Kurti.

Astriti nuk ishte thjesht në burg. Astriti ishte i paraburgosur, pra nuk kishte as dënim, e as aktakuzë, njofton lajmi.net.

"Është situatë tjetër atëherë kur vdes një person në vuajtje të dënimit, por është diçka krejtësisht ndryshe kur dikush vdes në paraburgim, sepse Astriti, jo vetëm moralisht e politikisht, por edhe ligjërisht e nominalisht ishte i pafajshëm", shtoi Kurti.

Ai nuk kishte vdekur nga medikamente të tepruara siç tha komandanti i policisë për rajonin e Prizrenit Nexhmi Krasniqi.

"Ne sot nuk duhet të mërzitemi për Astritin. Ne sot duhet të mërzitemi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se në çfarë vendi të pa sigurt e kaq shumë të rrezikuar individualisht dhe kolektivisht jetojmë ne për shkak të kësaj qeverie e të këtyre institucioneve të kapura", tha më tej Kurti.

Astriti tërë kohën, kudo, është angazhuar për drejtësi për popullin e tash jemi ne, janë qytetarët, është populli ai që duhet të angazhohet për drejtësi për Astritin.

Në fund të fjalës së tij, Kurti tha: "Lavdi Astrit Deharit dhe të gjithë dëshmorëve, martirëve e veprimtarëve të çështjeve shoqërore e kombëtare".

The post Kurti: Mbi Astritin është kryer krimi që prej ditës që është arrestuar appeared first on INSAJDERI.

Shtylla që ia mohoi golin Valon Berishës

Posted: 12 Nov 2016 10:02 AM PST

Kosova ishte afër golit të epërsisë ndaj Turqisë, me një rast që iu paraqit skuadrës së Albert Bunjakit në fundin e pjesës së parë.

Valon Berisha ka lëshuar një mundësi të artë për ta kaluar Kosovën në epërsi, në minutën e 45′ të pjesës së parë.

Mesfushori i "Dardanëve", pati një rast të mirë në fund të ndeshjes, por goditjen e tij e ndali shtylla.

Kosova dhe Turqia po barazojnë me rezultat 1-1 në ndeshjen e kualifikueseve për Botërorin “Rusia 2018”. /Insajderi.com

Shtylla që ia mohoi golin Valon Berishës

The post Shtylla që ia mohoi golin Valon Berishës appeared first on INSAJDERI.

Erdoğan: Perëndimi nuk mund të marrë vendim për dënimin me vdekje në Turqi

Posted: 12 Nov 2016 10:01 AM PST

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan të shtunën deklaroi se çështja e dënimit me vdekje është në axhendën e Qeverisë së Turqisë..

“Çështja e dënimit me vdekje është në axhendën e Qeverisë së Turqisë. Pas vendimit të parlamentit rreth kësaj, siç kam deklaruar edhe më parë, unë si president do të konfirmoj këtë vendim. Perëndimi nuk mund të marrë vendim në lidhje me të”, tha Erdogan, shkruan Agjencia e lajmeve Anadolu.

Erdogan ka thënë se vendimin për këtë çështje do ta marr Parlamenti i Turqisë, si organi më i lartë i shtetit. /Insajderi.com

The post Erdoğan: Perëndimi nuk mund të marrë vendim për dënimin me vdekje në Turqi appeared first on INSAJDERI.

Mbyllet pjesa e parë, Kosova po barazon me Turqinë

Posted: 12 Nov 2016 09:49 AM PST

Kosova ka arritur të mbajë të paprekur portën e saj në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Turqisë, që po zhvillohet në Antalya.

Skuadra turke dominoi pjesën e parë me dominim topi dhe raste të shumta të krijuara. Volkan Sen, Calhanoglu dhe Burak Yilmaz rrezikuan disa herë portën e Kosovës, mirëpo Ujkani u përgjigj mirë në të gjitha rastet.

Kosova në anën tjetër, goditi shtyllën në minutën e fundit të pjesës së parë, me anë të Valon Berishës. /Insajderi.com

The post Mbyllet pjesa e parë, Kosova po barazon me Turqinë appeared first on INSAJDERI.

Emergjencë e vetëvrasjeve në 24 orët e para të fitores së Trump

Posted: 12 Nov 2016 09:43 AM PST

Drejtori i Qendrës Kombëtare të Parandalimit të Vetëvrasjeve në Amerikë, John Darper, tha se ai nuk kishte parë asnjëherë impakt më të madh sesa fitorja e Trump në rritjen e numrit të thirrjeve emergjente në organizatën e tij.

Siç citon CNN fjalët e John Darper, Qendra Nacionale e Parandalimit të Vetëvrasjeve kishte pranuar numër të dyfishuar apo të trefishuar të thirrjeve pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale. Në vetëm një orë, mes orës 1 dhe 2 të mesnatës së 9 nëntorit, 650 persona në Amerikë kishin thirrur në Qendrën Nacionale të Parandalimit të Vetëvrasjeve me qëllim ndihmën në parandalim të vetëvrasjes.

Hera e fundit kur kishte thirrje relativisht po kaq të dendura në Qendrën e Parandalimit të Vetëvrasjeve në Amerikë, ishte 11 shtatori i vitit 2001 kur Kullat Binjake në New York u sulmuan nga terroristët, raporton Insajderi.

Sipas John Darper, numri më i madh i personave që kërkon ndihmë për parandalimin e vetëvrasjes, ishin ata të komunitetit LGBTI, të cilët nuk ndihen të mbështetur nga Trump. /Insajderi.com

 

The post Emergjencë e vetëvrasjeve në 24 orët e para të fitores së Trump appeared first on INSAJDERI.

Ujkani shpëton Kosovën [video]

Posted: 12 Nov 2016 09:37 AM PST

Turqia ishte afër golit të epërsisë ndaj Kosovës, por portieri dhe kapiteni i "Dardanëve", bëri një pritje spektakolare.

Rezultati momental i ndeshjes është 0-0. /Insajderi.com

Ujkani shpëton Kosovën

ARVE Error: Element ID could not be build, please report this bug.

The post Ujkani shpëton Kosovën [video] appeared first on INSAJDERI.

Vriten 4 amerikanë në Afganistan, sulmohet baza ajrore

Posted: 12 Nov 2016 09:29 AM PST

Një kamikaz vrau katër amerikanë brenda bazës ajrore Bagram, baza më e madhe amerikane në Afganistan. Sekretari amerikan i Mbrojtjes Ashton Carter tha se dy ushtarakë dhe dy kontraktorë humbën jetën si pasojë e këtij sulmi.

16 ushtarë të tjerë amerikanë dhe 1 polak mbetën të plagosur. Talebanët morën përsipër sulmin që përtej numrit të viktimave, është një dështim i madh sigurie në mbase vendin më të mbrojtur në Afganistan, shkruan Tch.

Baza Bagram është sulmuar nga militantët edhe në të shkuarën, por brenda saj nuk kishte shpërthyer kurrë një bombë. Bagrami gjendet në veri të kryeqytetit Kabul dhe është përdorur si bazë ushtarake dhe ajrore nga forca amerikane e ato të NATO-s që prej 14 vjetësh.

Zyrtarë lokalë afganë thanë se kamikazi mundi që të hyjë në bazë bashkë me punëtorët afganë që punojnë aty.

Kjo nuk është konfirmuar nga ushtria amerikane, ndërsa ekspertët thonë se nëse është vërtetë kështu, tregon një dështim serioz të sigurisë. Bagrami ruhet shumë mirë dhe ka disa kordone sigurie, pa llogaritur kamerat e pajisjet e teknologjisë së lartë. Jo më kot është vendi ku ulen avionët presidencialë, pikërisht për sigurinë që ofron.

Por nëse një kamikaz mund t'i kalojë ato kaq lehtë, madje duke pasur edhe eksplozivë me vete, do të thotë se ka ardhur koha për një rishikim të protokolleve të sigurisë.

The post Vriten 4 amerikanë në Afganistan, sulmohet baza ajrore appeared first on INSAJDERI.

Kaosi urbanistik që erdhi si pasojë e mungesës së planifikimit

Posted: 12 Nov 2016 09:16 AM PST

Shumica e ndërtimeve në Kosovë, duke përfshirë këtu ndërtesa banimi, qendra tregtare, por edhe ndërtesa qeveritare, u bënë pa plane urbanistike në 17 vjetët e fundit. Një trend i tillë, i ka shndërruar qytetet në kaos urbanistik, vlerësojnë ekspertë të fushës.

Të ndërtuar pa ndonjë planifikim dhe të ngritura edhe në zona ku kanë krijuar probleme, këto ndërtime, sipas ekspertëve, krijuan kaos duke mbyllur edhe perspektivën e zhvillimit të qyteteve.

Valdet Osmani nga Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se ndërtimet pa plane urbanistike ngufatën qytetet e Kosovës.

"Në Kosovë nuk mund të themi se ka planifikim urban, pasi që më shumë është planifikim de-rregullues dhe çrregullues, që ka dëmtuar qytetet tona dhe të ardhmen e shtetit dhe pothuajse fare nuk ka pasur as angazhim, as planifikim të mirëfilltë të qyteteve për planifikim hapësinor të Kosovës", vlerëson Osmani.

Duke mos respektuar planet urbanistike, shton Osmani, u shkelën standardet e ndërtimit dhe kriteret e përcaktuara me ligj.

Në bazë të Ligjit, një objekt ndërtimi duhet t'i plotësojë kriteret minimale për mbrojtjen e shëndetit publik, sigurisë dhe mirëqenies së përgjithshme përmes rezistencës së nevojshme të strukturës së hapësirave të emergjencës, ekuilibrit dhe stabilitetit, e të tjera.

Kriteret tjera të një objekti që duhet të zbatohen, sipas arkitektit Valdet Osmani, janë edhe ndriçimi, standardet teknike të sigurisë, struktura mbrojtëse nga zhurma, siguria e jetës dhe pronës nga zjarri dhe rreziqet tjera.

"Të gjitha këto kritere hyjnë në pjesët teknike, të cilat pothuajse në shumë pak objekte janë zbatuar. Në mbi 90 për qind të objekteve të ndërtuara pas luftës, këto kritere nuk janë zbatuar", thotë ai.

E, të gjitha këto dëme që u janë bërë qyteteve, në veçanti kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, në të shumtën e rasteve, sipas ekspertëve të fushës nuk mund të riparohen. Por, ata theksojnë se mund të bëhen disa hapa që të mos degradohen këto qytete edhe më shumë.

prja

Dukagjin Hasimja, ligjërues në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës thotë për Radion Evropa e Lirë se kohëve të fundit, komunat kanë vënë kriteret nga standardet e euro-kodeve, por këto kritere, siç thekson Hasimja, duhet të zbatohen nga kompanitë.

"Për të bërë një gjë të mirë, duhet të shkohet hap pas hapi, në pjesë të vogla me kompani të fuqishme të ndërtohet, jo një objekt, por disa objekte në sipërfaqe më të mëdha, dhe jo një objekt me qenë ndryshe e tjetri ndryshe. Një objekt të marrë leje ndryshe, e tjetri ndryshe. Pra, ka mundësi, por nevojiten investime të mëdha",konsideron Hasimja.

Dëmi nga ndërtimi i këtyre objekteve pa plane urbanistike, thotë Valdet Osmani nga Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës, është i madh dhe i pariparueshëm në shumë raste.

Për këtë, shton Osmani, Kosovës i duhet një master-plan për të riparuar dëmet e shkaktuara gjatë këtyre 17 vjetëve.

"Është koha e rigjenerimit në njëfarë lloj moratoriumi, në shumicën e vendbanimeve të ndalohen zonat e ndërtimeve dhe të fillohet me riparimin e gabimeve, rimodelimi i qyteteve, në veçanti në Prishtinë, pasi që është e tejngarkuar dhe të fillohet rimodelimi i qyteteve ku të lejohet zona e ndërtimit në zona periferike, ku ka hapësirë ose tokë ndërtimore dhe të ndalohen objektet shumë të larta", thekson Osmani.

Ndryshe, ndërtimet në qytete kishin marrë hov të madh pas luftës për të akomoduar banorët e shumtë, të cilët, në mungesë të punës dhe infrastrukturës elementare për jetë, kishin braktisur zonat rurale për t'u vendosur në qytete.

Aktualisht, kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, prin me ndërtimet, qoftë pa leje dhe mbi të gjitha me ndërtime të reja, në pothuajse secilën pjesë të saj. /rel

The post Kaosi urbanistik që erdhi si pasojë e mungesës së planifikimit appeared first on INSAJDERI.

Lladrovci: E kam të sigurt fitoren në Drenas

Posted: 12 Nov 2016 09:03 AM PST

Ish-ambasador i Kosovës në Shqipëri, Ramiz Lladrovci, ka thënë se është rikthyer në vendlindje për shkak se është i bindur se të dalë fitues për kreun e Komunës së Drenasit.

"Unë do të fitoj. Kjo nuk bëhet fjalë", ka thënë Lladrovci për Express.

Ky ish-deputet i PDK-së ka thënë se në qytetin e tij i ka përkrahës simpatizantët e PDK-së, shoqërinë civile, intelektualet dhe anëtarët e partive tjera.

Lladrovci ka  thënë se pretendentët për të udhëhequr Drenasin "nuk janë as kandidatë", pasi e kanë të sigurt humbjen.

Lladrovci ka premtuar se do të punojë deri në vjeshtën e vitit të ardhshëm me projektet e nisura nga ish-Kryetari, Nexhat Demaku. Ka thënë se edhe buxheti është i miratuar dhe do të punojë në zbatimin e projekteve të mbetura.

Lladrovci është caktuar kandidat për Shef të Drenasit pasi Kryetari i deritashëm është dënuar për krime lufte bashkë me disa zyrtarë të tjerë të PDK-së.

Lladrovci thotë se zgjedhjet janë të imponuara pas vendimeve "politike të EULEX-it".

"Unë do të punoj më mirë se çdokush që do të mund ta udhëheqte me Drenasin", ka shtuar ai.

Drenasi është njëri prej qyteteve që prej pasluftës udhëhiqet prej Partisë Demokratike të Kosovës. /Insajderi.com

The post Lladrovci: E kam të sigurt fitoren në Drenas appeared first on INSAJDERI.

Zgjaten edhe për tre muaj kontrollet kufitare në BE

Posted: 12 Nov 2016 08:42 AM PST

BE-ja e ka hapur rrugën për shtyrjen e afatit të kontrolleve kufitare në hapësirën Shengen. Në emër të shteteve të BE-së ministrat e tregtisë të vendeve anëtare vendosën në Bruksel, që kontrollet në kufi të zgjaten edhe për tre muaj duke nisur nga 15 nëntori.

Gjermania, Austria, Danimarka, Suedia dhe vendi jo anëtar i BE-së Norvegjia aplikuan kontrollet në kufi në sfondin e valës së refugjatëve vitin e kaluar. Me këtë synohet të pengohet kalimi i pakontrolluar i migrantëve përmes Europës.

Në fakt liria e lëvizjes është në fuqi

Midis 26 vendeve anëtare në zonën Shengen, ku bëjnë pjesë shumica e vendeve të BE-së, është në fuqi liria e lëvizjes. Kontrollet janë të mundura vëtem në raste përjashtimi.

Ministri suedez i Punëve të Brendëshme Anders Ygeman tha, se “rreziqet për sigurinë tonë, që ekzistonin në kohën kur ne e morëm për herë të parë këtë vendim, ende ekzistojnë.” Suedia pas dekadash të një politike liberale emigracioni vitin e kaluar bëri një kthesë, duke i mbyllur kufijtë e saj dhe duke i hapur rrugën ashpërsimit të ligjit të azilit.

Kufijtë e jashtëm duhet të sigurohen

Gjermania në shtator 2015 vendosi kontrollet në kufirin gjermano-austriak dhe e ka shtyrë disa herë afatin e mbajtjes në fuqi të kësaj rregulloreje. Kjo argumentohet në Berlin, se kufijtë e jashtëm pa kontrolle kufitare në hapësirën Shengen në fakt nuk kontrollohen ashtu siç do të dëshirohej.

Ministri i Brendshëm Thomas de Maizière e përshëndeti lejen e BE-së, për shtyrjen e afatit të kontrolleve në kufi për shkak të krizës së refugjatëve. Ky është “një hap i drejtë dhe i rëndësishëm për sigurinë në Europë” dhe për qytetarët në Gjermani, deklaroi de Maizière në Berlin.

Hungaria paralajmëron për kolaps të sistemit

Nga disa vende ka rezistencë në këtë drejtim. Meqënëse numri i migrantëve është ulur ndjeshëm, disa vende mendojnë se janë të tepërta kontrollet e mëtejshme kufitare. Greqia votoi kundër këtij vendimi në Bruksel, ndërsa Hungaria, Bullgaria dhe Qiproja abstenuan.

Greqia deklaroi me shkrim, se ndërkohë kufijtë e saj janë kaq mirë të siguruar, sa nuk ka më asnjë rrezik, që migrantët të vazhdojnë rrugën nga Greqia drejt vendeve të tjera të BE-së. Ndërsa Hungaria paralajmëroi, se shtyrja e kontrolleve mund të çojë “në kolaps të sistemit Shengen”. Në vend të kontrollit të kufijve në Europë duhet të ketë prioritet sigurimi i kufijve të jashtëm të BE-së.

The post Zgjaten edhe për tre muaj kontrollet kufitare në BE appeared first on INSAJDERI.

Njihuni me vajzat Sylvester Stallone

Posted: 12 Nov 2016 08:32 AM PST

Vitet kalojnë shpejt edhe për Sylvester Stallone, i cili vetëm kur mori vesh që tre vajzat e tij (po po të trija) do të marrin pjesë në Miss Golden Globe 2017.

Në një intervistë dhënë për "Entertainment Tonight", ylli hollivudian i filmave aksion tha se nuk e beson ende se vajzat e tij janë rritur, ndërsa meritën për rritjen dhe edukimin e tyre ja dha tërësisht bashkëshortes, ish-modeles Jannifer Flavin, shkruan Top-channel.

"Është gjithçka meritë e Jennifer. Jam i tronditur sesi jeta ecën me kaq shpejtësi kur shoh sesa janë rritur vajzat e mia të mrekullueshme", thotë 70-vjeçari.

Sylvester Stallone dhe Jennifer, 22 vite më e re se ai, janë prindër të Sophias, 20 vjeç, Sistine, 18 vjeç dhe 14-vjeçares Scarlet. Sophia ndjek studimet universitare, Sistine është në gjurmët e së emës si modele, ndërsa Scarlet është një atlete e talentuar.

The post Njihuni me vajzat Sylvester Stallone appeared first on INSAJDERI.

Nuk zgjodhi Kosovën, Xhaka: Do ta shoh ndeshjen ndaj Turqisë

Posted: 12 Nov 2016 08:23 AM PST

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, i cili nuk zgjodhi të luajë për përfaqësuesen e Kosovës në futboll, ka bërë të ditur se do t'i shikojë sot dy takimet, atë Turqi – Kosovë, dhe Shqipëri – Izrael.

Përmes një postimi në Facebook, përfaqësuesi i Zvicrës ka thënë gjithashtu se pret gol nga vëllai i tij Taulanti, në përballjen e sotme kundër Izraelit.

"Edhe stërvitja e fundit për ndeshjen nesër kundër Faroe Islands mbaroi. Nesër në fushë vetëm për fitore. Tani po relaksohem duke shikuar ndeshjet Turqi – Kosovë dhe më pas atë Shqipëri – Israel. Ishalla me fitore. Vëllai im i dashur, pres një gol prej teje", ka shkruar Graniti.

Xhaka ka zgjedhur të përfaqësojë Zvicrën pavarësisht ftesës që kishte marrë nga Federata e Futbollit të Kosovës, pas pranimit të Kosovës në FIFA. /Insajderi.com

The post Nuk zgjodhi Kosovën, Xhaka: Do ta shoh ndeshjen ndaj Turqisë appeared first on INSAJDERI.

Formacionet zyrtare të ndeshjes Turqi-Kosovë

Posted: 12 Nov 2016 08:16 AM PST

Përfaqësuesja e Kosovës ndodhet para një testi të vështirë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, i cili do të zhvillohet në Rusi në vitin 2018.

Skuadra që drejtohet nga Albert Bunjaki, me fillim nga ora 18:00, zhvillon ndeshjen e radhës kualifikuese ndaj Turqisë, në Antalya Stadium. /Insajderi.com

kosi

The post Formacionet zyrtare të ndeshjes Turqi-Kosovë appeared first on INSAJDERI.

Donald Trump heq dorë nga paga e presidentit

Posted: 12 Nov 2016 08:11 AM PST

Në shtator të 2015, në New Hampshire ai tha: "Gjëja e parë që do tu them është se nëse zgjidhem President, nuk do të pranojë pagën, në rregull?.

Në pyetje-përgjigjet online në Twitter dikush e pyeti Trump duke postuar videon e atij takimi elektoral: "A do hiqni dorë nga paga presidenciale nëse zgjidheni?".

Përgjigja ishte kjo: "Meqë paga qënka shqetësimi, nuk do të marr as edhe një dollar. Do heq dorë totalisht nga paga ime nëse bëhem president".

Në të njëjtën video Trump tha se fushatën e tij e financon totalisht vetë, dhe se nuk dëshironte para nga të tjerët. Paga vjetore e presidentit në SHBA është 400 mijë dollarë. /Insajderi.com

The post Donald Trump heq dorë nga paga e presidentit appeared first on INSAJDERI.

IKD kërkon të ftohen ekspertë të huaj për zbardhjen e vdekjes së Deharit

Posted: 12 Nov 2016 07:56 AM PST

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka reaguar rreth papërgjegjësisë institucionale në trajtimin e rastit të vdekjes së dyshimtë të Astrit Deharit, derisa ka bërë thirrje për hetim të pavarur, profesional dhe të drejtë.

Përmes një komunikate për medie, IKD ka lënë përgjegjës institucionet e shtetit të Kosovës për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje të shtunën e kaluar në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

“Papërgjegjësia dhe koordinimi jo profesional në mes të  institucioneve në një rast të tillë të ndjeshëm,  ka dhe është duke kontribuar në krijimin e situatave absolutisht të papranueshme që do të siguronin opinion publik për  të zhvilluar një proces të pavarur, paanshëm dhe të drejtë”, thuhet në kumtesën e IKD-së.

IKD ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë që të ftojnë edhe ekspertë të huaj, me qëllim kontribuimin në zbardhjen e vdekjes së Astrit Deharit.

“Instituti kërkon të ftohen edhe agjencione të specializuara dhe ekspertë të pavarur të huaj, të cilët do të kontribuonin në zbardhjen e të vërtetës rreth kësaj vdekje të dyshimtë”, thuhet në njoftimin e IKD-së.

Ata po ashtu kanë kërkuar të mbahen përgjegjës penalisht zyrtarët që kanë nxjerrë informacione konfidenciale lidhur me rastin e vdekjës së Deharit.

Instituti në fjalë ka kërkuar nga Ministria e Drejtësisë, të bëjë hapa urgjent në drejtim të suspendimit të përgjegjësve të Shërbimit Korrektues të Kosovës në të gjithë hallkat e tij që kanë përgjegjësi për sigurinë, përfshi nivelin lokal dhe qendror.

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka bërë thirrje që institucionet përgjegjëse të zhvillojnë hetime të pavarura në rastin e Deharit, dhe kanë kërkuar që rasti të trajtohet me urgjencë.

 

The post IKD kërkon të ftohen ekspertë të huaj për zbardhjen e vdekjes së Deharit appeared first on INSAJDERI.

Izraeli stërvitet në katin e 23-të të hotelit në Shqipëri

Posted: 12 Nov 2016 07:53 AM PST

Edhe pak orë kanë mbetur nga starti i ndeshjes kualifikuese të Grupit G – "Rusia 2018", Shqipëri-Izrael. Në 20:45, në "Elbasan Arena", do të përplasen kuqezinjtë e De Biazit me bardhë e blutë e Elisha Levy, që aktualisht kanë pikë të barabarta, nga 6 të tilla.

Më shumë se për futbollin, në fakt, para këtij dueli është folur për sigurinë. Si erdhi e kamufluar kombëtarja izraelite nga Rinasi në qendër të Tiranës, te një hotel shumëkatësh aty, si ka qëndruar vetëm brenda, në katin përkatës, pa zbritur fare në holl për asnjë minutë, si ka qenë e rrethuar me policë, si është blinduar stadiumi dhe rruga drejt Elbasanit, e të tjera si këto.

Lojtarët miq kanë deklaruar se, pavarësisht shtetrrethimit, që po i shoqëron në Shqipëri, ata nuk kanë frikë, por e kanë mendjen vetëm te ndeshja. Mbrëmë zhvilluan seancën ambientuese stërvitore në "Elbasan Arena", ndërsa sot kanë kryer një seancë shkrythëse.

holl

Lojtarët izraelitë kanë dalë në korridorin e katit të fundit të hotelit “Plaza” dhe kanë bërë ushtrime me topin, ndonjë vrapim e ushtrim për trupin.

Diçka e tillë është konfirmuar në faqen zyrtare të Federatës Izraelite të Futbollit, edhe përmes një fotoje, e cila shoqërohet me diçiturën: "Ekipi kombëtar i Izraelit. Kjo është stërvitja e mbajtur më lart se asnjëherë tjetër. Kati i 23-të, Tiranë, në një pamje mahnitëse dhe shi."

 

The post Izraeli stërvitet në katin e 23-të të hotelit në Shqipëri appeared first on INSAJDERI.

Kërkohet Drejtësi për Astritin para qendrës së paraburgimit në Prizren

Posted: 12 Nov 2016 07:41 AM PST

Një javë pas vdekjes aktivistit të Vetëvendosjes Astrit Dehari në rrethana ende të pasqaruar në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, qindra qytetarë dhe aktivistë të këtij subjekti janë mbledhur para kësaj qendre për të kërkuar drejtësi për të.

Aktivistët mbanin në duar pankarëtn më mbishkrimin "Drejtësi", derisa në muret e objektit kanë shkruar grafitin "Drejtësi për Astritin" të shoqëruar me fytyrën e tij, .

Në fjalimin e tij, ish-lideri i "Vetëvendosjes" Albin Kurti tha se në paraburgim vdiq një njeri i pafajshëm. Ai u ka bërë thirrje popullit të angazhohet për drejtësi për Astritin.

"Ndaj  Astritit është kryer krimi prej ditës kur është arrestuar deri në vdekjen e tij", ka deklaruar Kurti.

Tubimi përfundoi i qetë, ndërkohë që organizatorët paralajmëruan edhe tubime tjera.

Astrit Dehari ka vdekur të shtunën e kaluar në paraburgim, pasi që ishte duke qëndruar aty që nga 30 gushti nën dyshimin për sulm me zollë ndaj objektit të Kuvendit. Ndërsa ende nuk kanë dalur rezultatet përfundimtare të autopsisë, deklarimet e para janë se ai ka vdekur nga ngulfatja pasi që në gojën e tij është gjetur një shishe.   /Insajderi.com

 

The post Kërkohet Drejtësi për Astritin para qendrës së paraburgimit në Prizren appeared first on INSAJDERI.

De Biasi me sytë nga dyshja më produktive në botë

Posted: 12 Nov 2016 07:08 AM PST

Shqipëria nuk do kalojë në aventurë në ndeshjen më të rëndësishme të kualifikueseve, për shkak se përballen me një rival direkt. Giani de Biasi ka vendosur të hedhë në fushë një skuadër me modulin 4-1-4-1, ku i zakonshmi Kukeli do bëjë katalizatorin midis reparteve.

Xhaka dhe Abrashi pritet t'i bashkëngjiten treshes që do ketë si synim të parandalojë aksionet e kundërshtarit, të bëjë presing te çdo futbollist që ka topin në zotërim dhe mbi të gjitha të organizojë aksione të rrezikshme për të shënuar.

Një trinom që deri tani ka treguar se është i aftë të përballojë me sukses këto detyra.

Siç shkruan Panorama-sport, Ledian Memushaj, që shpeshherë ka qenë pjesë e qendrës së mesfushës, këtë herë do ketë një detyrë më sulmuese, duke luajtur si mesfushor i djathtë.

Ai do shfrytëzojë formën e mirë fizike dhe mbi të gjitha cilësinë që ka në krosime, që duhet të kenë se destinacion Bekim Balajn. Ky i fundit pritet që të ketë si mbështetës më të afërt Azdren Llullakun.

Lojtari që luan me Gaz Metanin është golashënuesi më i mirë në Rumani, me 12 gola dhe duke i bashkangjitur tetë të shkodranit që luan me Terek Groznin, formojnë dyshen më produktive në botë, sa u përket ekipeve përfaqësuese.

Një tregues i formës së mirë që po kalojnë lojtarët, edhe pse është e vështirë që t'i paralelizosh me sulmues që aktivizohen në kampionate më të vështira. Me këtë modul, bie në sy që misioni i kuqezinjve të De Biasit do jetë i njëjtë: mbrojtje hermetike dhe synim për të pasur një efikasitet "vrastar" në ato raste që mund të krijojnë. /Insajderi.com

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Izraelit:

xhani

The post De Biasi me sytë nga dyshja më produktive në botë appeared first on INSAJDERI.

Në Rusi arrestohen 10 terroristë të dyshuar

Posted: 12 Nov 2016 07:04 AM PST

Zyrtarët e sigurisë në Rusi thonë se sot i kanë arrestuar 10 terroristë të dyshuar, gjatë një operacioni special në Moskë dhe Shën Petersburg.

Të arrestuarit janë përshkruar si persona nga Azia Qendrore, ndërsa në njoftimin e Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB) theksohet bashkëpunimi me agjencitë e sigurimit në Kazakistan dhe Taxhikistan.

FSB tha se gjatë bastistjeve janë gjetur "katër pajisje të fuqishme eksploduese të improvizuara" dhe "armë zjarri, municion dhe pajisje të komunikimit".

Zyrtarët i akuzojnë të arrestuarit se kanë kontakte me organizatën terroriste, Shteti Islamik.

The post Në Rusi arrestohen 10 terroristë të dyshuar appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more