Skip to main content

INSAJDERI: “Shtatë vizitat që Dehari i kishte në burg” plus 19 more

INSAJDERI: “Shtatë vizitat që Dehari i kishte në burg” plus 19 more


Shtatë vizitat që Dehari i kishte në burg

Posted: 10 Nov 2016 09:55 AM PST

Në bazë të lejeve të lëshuara nga gjyqtari Vehbi Kashtanjeva, në gjashtë nga shtatë vizitat që Astrit Deharit iu bënë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren familjarët u shoqëruan nga zyrtarë të "Vetëvendosjes".

Aktivisti tash i ndjerë i Lëvizjes "Vetëvendosje" Astrit Dehari gjatë 68 ditëve në Qendrën e Paraburgimit në Prizren ka pasur gjithsej 7 vizita.

Në të gjitha vizitat të pranishëm ishin prindërit dhe gruaja e tij, e në gjashtë prej tyre familjarët shoqëroheshin nga zyrtarë të "Vetëvendosjes".

Për shtatë javë, çdo të enjte, të ndjerit Dehari i kanë shkuar në vizitë familjarë, të shoqëruar nga aktivist të subjektit që ai i takonte dhe secila vizitë ka zgjatur 60 minuta.

KALLXO.com ka siguruar të gjitha lejet e lëshuara për vizitë Deharit nga gjyqtari i procedurës paraprake Vehbi Kashtanjeva, në të cilat shihet se u është lejuar vizita përveç familjarëve edhe aktivistëve të VV-së.

Vizita e fundit kishte ndodhur dy ditë para se Dehari të vdiste në rrethana të pasqaruara. Atë sipas dokumentacionit të siguruar e kishin vizituar prindërit Avni e Xhemile Dehari, gruaja Arta Boshtraj dhe anëtari i Kryesisë së Lëvizjes "Vetëvendosje", Sami Kurteshi.

Kjo vizitë, referuar lejes së lëshuar nga gjyqtari Kashtanjeva, është bërë më 3 nëntor dhe ka zgjatur një orë.

Në vizitën e parafundit-atë të datës 27 tetor, veç tre familjarëve të lartpërmendur (prindërve dhe gruas), sipas lejes së lëshuar nga gjyqtari Kashtanjeva, i pranishëm ka qenë edhe sekretari organizativ i "Vetëvendosjes" Dardan Molliqaj.

Dje gjyqtari Kashtanjeva mohoi se u dha leje zyrtarëve të "Vetëvendosjes" ta vizitojnë Deharin në burg, por sot zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Mirlinda Gashi tha se ky gjyqtar mund të ketë lëshuar leje edhe për vizitat e Kurteshit dhe Molliqajt, por mund të mos i kujtohet kjo gjë pasi lëshon shumë leje për vizita te të paraburgosurit.

Sot në një konferencë për medie sekretari organizativ i "Vetëvendosjes" Dardan Molliqaj tha se ai dhe Kurteshi vizituan Deharin në burg.

Molliqaj në konferencë shpjegoi procedurat e ndjekura gjatë vizitave të tilla.

"Procedurat janë kështu: kërkesë bën familja për personat të cilët duan ta vizitojnë dikë, në këtë rast të ndjerin," shpjegoi Molliqaj.

KALLXO.com ka kërkuar nga Zyra për Informim e VV-së emrat e aktivistëve që e kanë vizituar Deharin, por nuk ka marrë përgjigje prej saj.

Më 20 tetor, sipas lejes së gjyqtarit të siguruar nga KALLXO.com, Astrit Deharin në burg e kishte vizituar Brym Maximilian. I njohur si Brym Max, një profesor i filozofisë që ka ligjëruar disa herë edhe në VV e Lëvizjen Studentore SKV. Brym në letrën e shkruar pas vdekjes së Deharit, kishte thënë se e njeh atë që nga viti 2008 dhe se shpesh i ndjeri kishte përkthyer shkrimet e tij nga gjermanishtja në shqip.

Raporti final i autopsisë pritet të publikohet së shpejti e hetimet për rastin është duke i vazhduar prokuroria.

Sot "Vetëvendosje" kërkoi ndërprerjen e hetimeve nga grupi aktual hetues.

Në vizitën e katërt të 13 tetorit, gjykatësi u dha leje ta vizitojnë  Deharin prindërit Xhemilja e Avniu, bashkëshortja Arta dhe Hekuran Myrtaj.

Myrtaj konfirmoi për KALLXO.com se është anëtar i "Vetëvendosjes".

"Po jam edhe anëtar i 'Vetëvendosjes'," tha ai.

Një javë para kësaj, gjithnjë sipas lejeve të gjyqtarit në kombinimin e njëjtë të familjes, Deharit i kishte shkuar në vizitë edhe koordinatori i Qendrës së Lëvizjes "Vetëvendosje" në Ferizaj, Emrush Xhemajli. Xhemajli ishte kandidat i VV-së për deputet të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e fundit.

Sipas lejes, në fund të shtatorit  Deharin e kishte vizituar aktivisti tjetër i "Vetëvendosjes" Egzon Balaj. Në këtë takim ishin edhe familjarët e të ndjerit, prindërit dhe gruaja.

Vizita e parë në paraburgim e Astrit Deharit është e vetmja ku atë e vizituan vetëm familjarët, pa praninë e zyrtarëve të Vetëvendosjes. Në këtë vizitë, ishin prindërit dhe gruaja, si dhe dy nipërit e të ndjerit. Kjo ishte vizita e vetme të cilën gjykatësi Kashtanjeva Deharin e cilësonte si "të akuzuar", ndërsa në lejet tjera i referohej si "i pandehuri".

Astrit Dehari dhe pesë aktivistë të "Vetëvendosjes" u arrestuan më 30 gusht nën dyshimin për sulm me raketahedhës ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës. Ai dhe dy  aktivistë të tjerë Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti ndodheshin në paraburgim, ndërsa tre të tjerët nën masën e arrestit shtëpiak.

Dehari vdiq më 5 nëntor në rrethana të pasqaruara deri më tani. Autopsia e trupit të të ndjerit u bë të hënën, ku veç ekspertëve të institutit të mjekësisë ligjore, prezentë ishin edhe ekspertë të caktuar nga familja./Kallxo.com

The post Shtatë vizitat që Dehari i kishte në burg appeared first on INSAJDERI.

“Stand up comedy” nuk është veç me qeshë

Posted: 10 Nov 2016 09:22 AM PST

Komediani dhe autori i emisionit satirik televiziv "Me Shukin" i është rikthyer një prej formave më të hershme të prezencës së tij në skenën e komedisë, me një paraqitje live në një nga baret e kryeqytetit kosovar.

Mentor Shuki i njohur për emisionin e tij në radio Urban FM, "Drive me Shukin", atë televiziv "Me Shukin" është rikthyer me një "stand up comedy" pas një pauze goxha të gjatë për të paralajmëruar një seri të "stand up-ve" gjatë muajve në vazhdim.

Ai solli një tregim plot humor por edhe pak të sikletshëm.

"Stand up comedy nuk është vetëm për me qeshë, është shpeshherë edhe një siklet i llojit të vet edhe për autorin edhe për publikun", ka thënë Shuki, pas shfaqjes.

Dhjetori do të jetë muaji kur ai do të vazhdojë me spektakle të tjera të këtij formati krahas atij televiziv dhe në radio.

Ky "pre special show" ka sjellë një thumbim të fortë të shumë ngjarjeve që kanë ndodhur periudhën e fundit.

Ka nisur me thumbimin e "Thaçëve" si mbiemër që po humb fuqinë, për të vazhduar me elaborimin e "sistemit të budallëve".

Është ndalur sidomos në zgjedhjet në Amerikë duke krahasuar personazhet kryesore të zgjedhjeve atje me personazhet politike në Kosovë.

Hillary është "teze" ndërsa Donald Trump "baci" dy prej emërtimeve më të zakonshme të shumë personazheve politike në skenën lokale politike.

E kjo lidhje dhe shumë të tjera që Shuki ka krijuar gjatë performancës së tij më shumë se 30 minuta në Hamam Jazz Bar, përpos shumë batutave ka krijuar edhe shumë siklet tek publiku.

The post “Stand up comedy” nuk është veç me qeshë appeared first on INSAJDERI.

Kompania e këshilluar nga Wisner fiton edhe 450 mijë euro nga Qeveria e Kosovës

Posted: 10 Nov 2016 08:35 AM PST

Një kontratë në vlerë prej mbi 450 mijë eurosh parashihet të nënshkruhet mes Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë "Patton Boggs", të këshilluar nga ish-diplomati amerikan Frank Wisner.

Kompania ka kërkuar këtë shumë parash në këmbim të shërbimeve për ofrimin e mbrojtjes juridike në Gjykatën Arbitrazhit në Washington, ku Qeveria e Kosovës është paditur nga kompania gjermane ACP "Axos".

Qeveria e Kosovës ka publikuar dje, më 8 nëntor, njoftimin për shpalljen e fituesit të tenderit të emërtuar "Përzgjedhja e kompanisë për mbrojtjen e Republikës se Kosovës  pranë Gjykatës së Arbitrazhit".

Njoftimi është publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik. Procedurat e prokurimit i ka udhëhequr Ministria e Zhvillimit Ekonomik.

Aty tregohet se në garë ishin katër kompani dhe se "Patton Boggs", ishte përzgjedhur për shkak të ofrimit të çmimit më të ulët.

Sipas njoftimit, oferta më e lartë në garën tenderuese ishte në vlerë prej mbi 630 mijë eurosh, ndërsa më e ulëta, ajo e "Patton Boggs", ishte në vlerë prej 452 mijë e 286 eurosh.

Kontrata parashihet të nënshkruhet më 17 nëntor të këtij viti.

Oferta e kompanisë amerikanë, e cila figuron në njoftimin e djeshëm të Qeverisë, është shumë më e ulët krahasuar me ofertën që e kishte bërë në fillim të këtij viti.

E njëjta kompani kishte kërkuar 1 milionë e 800 mijë dollarë nga Qeveria e Kosovës për të ofruar mbrojtje juridike në Gjykatën e Arbitrazhit në Washington.

Kosova është paditur më 4 qershor të vitit të kaluar nga "ACP Axos Capital Gmbh", kompania gjermane që u shpall fitues në procesin e shitjes së 75 për qind të aksioneve në Vala e Telekom. Vendimi i Qeverisë që shpallte fitues këtë kompani ishte zhvleftësuar nga mos miratimi në parlamentin e Kosovës.

Kompania "Axos" pretendon se është dëmtuar financiarisht dhe kërkon si dëmshpërblim një shumë që varion nga 100 deri në 500 milionë euro, varësisht prej vlerësimit të gjyqit në Ëashington.

Insajderi ka raportuar në muajin shkurt të këtij viti lidhur me ofertën 1.8 milionë dollarëshe të kompanisë amerikane.

Insajderi pati siguruar raportin e komisionit tetë anëtarësh, i cili përbehej nga dy përfaqësues të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, dy të Ministrisë së Punëve të Jashtme, dy të Ministrisë së Drejtësisë dhe dy përfaqësues të Zyrës së Kryeministrit.

Kompania e këshilluar nga Wisner fiton edhe 450 mijë euro nga Qeveria e Kosovës

Kompania e këshilluar nga Wisner fiton edhe 450 mijë euro nga Qeveria e Kosovës

Komisioni kishte kërkuar nga firma amerikane që të përgjysmonte çmimin e ofertës që peshon 1 milionë e 800 mijë dollarë. Kjo nuk ishte pranuar nga avokatët amerikanë.  "Patton Boggs", më 2 dhjetor të vitit të kaluar, i kishte kthyer përgjigje komisionit duke i njoftuar se nuk mund ta zvogëloi çmimin.

Avokatët amerikanë kishin njoftuar komisionin për detajet e ofertës së tyre. Kishin lloogaritur se rasti i Arbitrazhit në Washingon ka gjithsejtë 4 mijë e 500 orë pune. Një orë pune e avokatëve të "Patton Boggs" duhet të paguhet në shumë prej 400 dollarëve.

Komisioni kishte shënuar në raport se në garë kishte kompani tjera që kërkonin më pak se sa "Patton Boggs", për të ofruar mbrojtje ligjore në Arbitrazh.

Megjithatë, Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim që të niste proces të ri prokurimi nga fillimi.

Tash herën e dytë, sipas njoftimit të MZHE-së, doli fitues kompania "Patton Boggs".  Por, tash, sipas MZHE-së, ka ofertën më të ulët se sa konkurrentët.

Ndërkohë, oferta shumë e ulët krahasuar me atë të fillimvitit vjen në të njëjtën javë kur Qeveria e Kosovës morri një vendim për t'i dhënë kompanisë amerikane një shumë prej 270 mijë eurosh.

Në vendimin e  Qeverisë, të marrë pardje, thuhet se "Aprovohet kërkesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme për ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej 270 mijë euro, për shlyerjen e obligimeve ndaj kompanisë "Patton Boggs", sipas kontratës Shërbime Lobimi dhe Konsulencë… të datës 28.02.2014 të nënshkruar mes MPJ dhe "Patton Boggs"'.

Nuk tregohet qartësisht se si është krijuar ky borxh dhe se çfarë janë kryer nga viti 2014 e tutje nga kompania amerikane.

Kompania "Patton Boggs", po ashtu ishte kontraktuar përkohësisht që ta përfaqësoj Kosovën në këtë rast Arbitrazhi.

Qeveria e Kosovës, në maj të 2015-ës, ishte njoftuar nga Arbitrazhi në Washington për padinë e ngritur nga "Axos".

Autoritetet kishin lëvizur shpejtë drejt gjetjës së një avokati të përkohshëm derisa të kryhen procedurat e prokurimit.

Qeveria kishte arsyetuar angazhimin e përkohshëm të kompanisë amerikane, pasi që e njëjta ishte e kontraktuar nga Ministria e Punëve të Jashtme për shërbime të lobimit në SHBA.

Për angazhimin e përkohshëm, kompania amerikane ishte paguar në shumë prej mbi 17 mijë eurosh. /Insajderi.com

 

 

The post Kompania e këshilluar nga Wisner fiton edhe 450 mijë euro nga Qeveria e Kosovës appeared first on INSAJDERI.

Lunacek: Fitorja e Trumpit lajm i keq për Kosovën

Posted: 10 Nov 2016 08:09 AM PST

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunacek, ka folur për publikimin e Raportit të Progresit për Kosovën nga Komisioni Evropian  gjatë një vizite në Kosovë.

Ka dhënë mesazh për demarkacionin me Malin e Zi, ratifikimi i të cilit në Kuvendin e Kosovës sipas saj, s'garanton vizat, por mosratifikimi sigurt i humb ato.

"Nënshkrimi i marrëveshjes së demarkacionit nuk do të thotë 100 për qind se do të liberalizohen vizat, por nëse marrëveshja nuk ratifikohet do të thotë 100 për qind se ato nuk do të liberalizohen", ka thënë Lunacek, teksa ka shtuar se Kosova duhet bërë shumë punë në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ka folur edhe për zgjedhjet në shtetet e BE-së, derisa ka thënë se zgjedhja e Donald Trumpit president i SHBA-ve gjithashtu nuk është lajm i mirë për Kosovën.

"Mesazhi im është se duhet lëvizur drejt plotësimit të kushteve. Ju lutëm bëni çfarë duhet të bëni për të kryer këtë proces, për të përmbushur zotimet që keni dhënë, dhe në marrëveshjet që keni nënshkruar", ka thënë Lunacek.

Sipas saj, BE-ja nuk do që të përsëritet problemi si i Kroacisë dhe Sllovenisë për vijën kufitare.

 

The post Lunacek: Fitorja e Trumpit lajm i keq për Kosovën appeared first on INSAJDERI.

Thaçi: Jemi të kërcënuar nga vonesa e BE-së

Posted: 10 Nov 2016 07:41 AM PST

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi,  gjatë takimit që sot ka zhvilluar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Britanisë, Boris Johnson, ka thënë se Kosova është e kërcënuar nga vonesa e BE-së.

"Rajoni nuk ka destinacion tjetër përveç BE-së. Ne jemi të inkurajuar që të vazhdojmë rrugën e integrimit në NATO dhe BE. Por, jemi të kërcënuar nga vonesa e BE-së, që po i krijon hapësirë të tjerëve të shtrijnë ndikimin në rajon", ka thënë Thaçi, njofton zyra për media e presidentit.

Ndërkaq kryediplomati britanik, Boris Johnson, ka shprehur përkrahje për anëtarësim në BE.

"Mbështesim angazhimin për bashkëpunim të mirë ndër fqinjësor në rajon", ka thënë ai. /Insajderi.com

The post Thaçi: Jemi të kërcënuar nga vonesa e BE-së appeared first on INSAJDERI.

Biseda e Christopher Hill me Millosheviçin pas takimit me UÇK-në

Posted: 10 Nov 2016 07:13 AM PST

Në kujtimet e fëmijërisë së Christopher R. Hill, Serbia kishte lënë gjurmë të hidhura. Kur jetonte me familjen ne Beograd, ish-Jugosllavinë e Titos, shtëpinë e tij e sulmuan një grup anti-amerikanësh që kërkonin që babai i tij, oficer politik në ambasadën amerikane, të largohej nga vendi. Por, kur Hill ishte një diplomat në kulmin e karrierës, do të kishte të bënte sërish me serbët dhe madje me më të keqin e tyre, Slobodan Millosheviç, kur u caktua si i dërguar special i SHBA-ve në zgjidhjen e krizës së Kosovës. Kujtimet e tij për takimet me Millosheviç dhe tentativat për ta bindur që të largohej nga Kosova para se NATO të niste bombardimet vijnë në shqip në librin e botuar nga UET-Press "Pararojë". Hill ishte në Tiranë gjatë promovimit të librit, ku u nderua dhe me titullin "Doctor Honoris Causa" nga Universiteti Europian i Tiranës.

"…U takuam me Rugovën atë pasdite në shtëpinë e tij. Ai e mbante gjithmonë ndezur televizorin ndërkohë që priste njerëz. Në fillim mendova e bënte për shkak të përgjimeve Serbe, por më pas, arrita në përfundimin se thjesht kishte qejf ta mbante TV-në ndezur.

Holbrooke propozoi një ide që e ndoqëm me Milosheviç-in ditët e mëparshme. "A do të vinit në Beograd dhe të takoheshit me Presidentin Milosheviç?" Rugova nuk ishte i interesuar dhe filloi të shprehë ngurrim, por para se të caktoja takimin e radhës, Holbrooke hodhi një ide tjetër: Pas vizitës në Beograd, a e dini se Presidenti Clinton do të ishte i interesuar t'ju takonte në Shtëpinë e Bardhë." Ky ishte truk i vjetër diplomati, ku bashkë me elementët e vështirë përfshije edhe elementë që sillnin një kënaqësi të veçantë. Por sigurisht, askush në Washington nuk dinte gjë mbi një takim të tillë. Ato nuk ofroheshin aq lehtë, ishin "qershia mbi tortë". Ata që përcaktonin axhendën presidenciale, janë njerëz të cilët të thonë "jo" u vjen natyrshëm, janë pothuajse po aq të fuqishëm sa personi, axhendën e të cilit ata kontrollojnë. Por, Holbrooke po ngjitej lart në vitet që pasuan Dayton dhe me shumë gjasa ai mund ta realizonte.

Në 15 maj, shkova në Beogad për të qenë afër, kur Rugova të takonte Milosheviç-in për një takim jo-përfundimtar. Në 28 maj, Rugova u takua me Presidentin Klinton në një Zyrë Ovale (për një mbledhje tjetër jopërfundimtare).

Çështja këtu, nuk ishte, të takoje njerëz, siç u mundova t'ia shpjegoj Holbrooke-ut. Problemi qëndronte tek fakti se, Rugova po humbiste influencën ndaj UÇK-së. Takimi i tij me Presidentin Clinton dhe me Milosheviç, nuk do të ndryshonte situatën.

Në qershor, nisa të shkoja sa në Kosovë, ashtu edhe në Beograd, në një përpjekje për të gjetur një terren të përbashkët midis Shqiptarëve dhe Serbëve, në formën e një statuti të përbashkët, që mund të ruante autonominë e Kosovës dhe të caktonte një bazë për negociata. Departamenti i Shtetit më dërgoi Tina Kaidanow, një zyrtare jashtëzakonisht profesionale, fluente në Serbisht nga detyra e saj e mëparshme në Beograd. Përfshiva në skuadër gazetarin e atashuar në Ambasadën e Shkupit, Phil Reeker. Tina dhe Phil erdhën me mua në të gjitha udhëtimet, ndërkohë Zëvendës Shefi i Misionit Paul Jones drejtoi Ambasadën në Shkup.

Bashkimi Europian caktoi gjithashtu një negociator, një diplomat inteligjent dhe të mirënjohur, Ambasadorin Austriak në Belgjikë, Wolfgang Petritsch. Ai ishte nga një vend fqinj si Austria dhe njëkohësisht, kishte origjinë nga Sllovenia. Wolfgang e njihte Ballkanin shumë mirë. Ishte kënaqësi të punoje me të. Ai kuptonte komplikacionet e historisë, pasojat e Perandorisë Osmane dhe ndikimin e kishës kombëtare në identitetin e vendit, mitizimin e Serbëve mbi Kosovën, por njëkohësisht, rëndësinë e Kosovës për Serbët. Ai ishte i zgjuar, i përkushtuar, i rafinuar dhe punonte mirë me këdo. Isha i lumtur që e kisha pjesë të ekipit dhe që kisha Europianët, si partnerë, në të gjithë procesin. Në fund, qëllimi ishte të bashkoja Ballkanin me Europën, një projekt që kishte qenë disi i dukshëm, se Bashkimi Europian, kishte nevojë të ishte pjesë e projektit.

Negociatat që po mbyllnim, unë dhe Wolfgang (gjatë itinerareve ditore të ndryshme, gjithmonë të koordinuara me telefonata dhe takime të vazhdueshme) u zhvillua në një kontekst shumë të vështirë në terren. Brenda pak ditësh, nga takimi me Clinton, rreth njëzet shqiptarë të Kosovës u vranë, si një shpagim ose hakmarrje për vrasjen e një polici Serb në Glogovac. Procesi i paqes së Dayton-it i dha fund luftës në Bosnjë, megjithatë shumë njerëz besonin se në realitet ishin sulmet e NATO-s, dhe nuk kuptohej çfarë diplomacie po ndiqnim dhe pse trupat e NATO-s nuk ndërhynin.

Diplomacia jonë shihej thjesht si një zgjatim i fuqisë sonë. Në Washington aleancat jo të zakonshme midis liberalëve dhe neo-konservatorëve kërkonin të veprohej. Në një prej mbledhjeve, e gjeta veten përballë Paul Wolfowitz, i cili vështirë se gjente ndonjë problem që nuk e zgjidhte me ndonjë bombë, apo Mort Abramowitz, ish Drejtor i Fondacionit Carnegie, që vështirë se kishte ndonjë shtet në Ballkan që s'donte ta shihte të pavarur. Ata po bashkonin forcat, për t'i bërë presion qeverisë Amerikane, megjithëse vinin nga perspektiva të ndryshme.

Ndjesia triumfale e SHBA-së në vitet 1990 ishte e dukshme. Pavarësisht, sa guximtarë dhe të vendosur, ishte kapaciteti ynë për të zgjidhur zakonisht me forcë, ndër dekada apo shekuj historie të vështirë. Ata që nuk ishin pjesë e këtij botëkuptimi, kishin ngelur në të shkuarën, të pazotët për të kuptuar paradigmën e re të "Shekullit të Ri Amerikan".

Kështu, Ballkani me trashëgimin e tij historike, do të ishte vendimtar në këto instrumente të së duhurës dhe të së drejtës. Rwanda do të ishte, sipas këtij këndvështrimi, kapitulli i fundit i kësaj periudhe, ku konceptet e vjetra të pavarësisë dhe interesave kombëtare kishin prodhuar pasoja shkatërrimtare. Rwanda do të vazhdonte të jetonte si një pikë memorieje e fortë për ata që nuk mund të pajtoheshin me të ardhmen.

Problemi ishte se jo kushdo e përqafonte këtë Paqe Amerikane (Pax Americana). Si fillim, francezet, kishin shqetësime rreth një vendi ( një "superfuqi", siç e quante ShBA-në, ministri i jashtëm Hubert Vedrine), i cili evitoi miratimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, mbi ndërhyrjet e armatosura.

Kursit të lirë që ndoqëm, vitet e para të 1990-ës i kishte ardhur fundi, sidomos kur rusët kuptuan se, respekti ynë për interesin e tyre, nuk përfshinte edhe mbajtjen e ish vendeve të Paktit të Varshavës në NATO.

Amerikanët në të majtë e të djathë, garantuan një status aq të veçantë për Amerikën sa shumë vende në botë na vendosnin ne, mbi ligjin. Tendenca jonë për të zvogëluar probleme mjaft komplekse historike në dramat morale Manikeiste nuk i joshte Europianët. S'kishte diskutime mbi suksesin e Marrëveshjes së Dayton-it, falë pjesëmarrjes Amerikane.

Por megjithëse, ne u përpoqwm për të ndarë suksesin me të gjithë anëtarët e Grupit të Kontaktit nga Evropa, paguam një çmim atje, për zgjidhjen e rindërtimit, faturë që i takonte Evropës, ndërsa ne prisnim një tjetër luftë.

Nuk do të ishim të suksesshëm në përfundimin e dhunës në Kosovë, nëse nuk do të kishim punuar me Europianët. Nëse do të kishte një luftë tjetër, na duhej Europa, në anën tonë.

Ndërkohë që vera e pluhurosur e Ballkanit të vitit 1998-ës kalonte, po kuptoja se të vendoseshin bashkë në një tryezë, Serbët dhe Shqiptarët, dukej më i largët. Shqiptarët kishin vetëm një gjë në mendje: NATO, pra ShBA-ja të ndërhynte, ushtarakisht. Ai që ishte një konflikt me intensitet të ulët, u shndërrua në një luftë me nivel të ulët inteligjence, sepse Serbët, herë pas here, kundërpërgjigjeshin me provokime të dhunshme dhe brutale, çka dokumentohej dhe rriste, nga ana tjetër, simpatinë për rastin e Kosovës.

Për të mbrojtur popullsinë civile nga sulmet Serbe, nisa një përpjekje me Milosheviç-in, për ta bindur të pranonte një mision ndërkombëtar vëzhgimi. Ai refuzoi. "Por ju lejoni diplomatë të akredituar në vendin tuaj, për të vizituar Kosovën."- theksova.

"Po, por ata janë diplomat të akredituar në vendin tonë. Ata nuk janë monitorues ndërkombëtarë."

"Por, a nuk janë ata të lejuar të raportojnë çfarë shohin në Kosovë?"

"Patjetër".

"A mund të shkojnë si grup?"

"Po, patjetër, varet prej tyre."

"Atëherë, a mund t'i quajmë "Misioni Vëzhgues Diplomatik i Kosovës"?

"Është puna juaj si i quani".

Më tej, u krijua misioni vëzhgues, që do të përfshinte rreth dy mijë diplomatë. Unë isha ndër të parët që e vizitoi Kosovën, me këtë status. Teksa shkoja në një rrugë në jug të Pejës, një qytet i madh në perëndim të Kosovës, kuptova arritjen e madhe të krijimit të këtij misioni. Teksa kalova një rresht me shtëpi Shqiptare të braktisura, banorët e të cilëve ishin nisur maleve, dëgjova një shpërthim të vogël pas një shtëpie, disa metra më tutje. U tërhoqa mbrapsht dhe pashë shtëpinë nën flakë. Ishte sikur Serbët po na thoshin "Përshëndetje anëtarë të misionit, vëzhgojeni këtë!"

Rugova kish qenë lideri de facto i Shqiptarëve të Kosovës për më shumë se një dekadë dhe sigurisht, nën këndvështrimin tim, meritonte të trajtohej me respekt. Por, ai po etiketohej në Washington si i paefektshëm dhe më së shumti, si një person që s'kishte lidhje me armët.

Në majin e vonë, Gelbard mori një hov, duke takuar një anëtar të UÇK-së në Gjenevë, në atë kohë, kur unë dhe Holbrooke kishim një takim me Rugovën. Çështja ishte se, ne ishim lajmi i së djeshmes, ndërkohë Gelbard ishte me njerëzit e duhur. Por ndërkohë, që unë dhe Dick u drejtuam për në tokën Kosovare, para se të kthehej në SHBA, shkuam në një qytezë në jugperëndim të provincës së quajtur Junik, që kish qenë qendra e dhunës. Fshatarët na ftuan në një fermë, ku u ulëm në tokë me gota çaji Turke me sheqer të fortë, të dëgjonim atë që kishin për të na thënë njëzet fshatarët. Disa minuta më vonë, një ushtar i UÇK-së, që i ngjante Che Guevara-s u bashkua me ne, me një uniformë ushtarake kamuflazhi dhe u ul pranë Holbrooke.

Kishte shumë pak hapësirë në dhomë dhe botës që e shihnin në internet, ai dukej se ishte ulur pranë këmbëve të Holbrooke.

Ai kuptoi se megjithëse, kjo shënonte një pikë plus ndaj Gelbardit, mund t'i shkaktonte probleme me Milosheviç-in, të ngjashme me ato të Gelbardit, para disa kohësh. Holbrooke më kërkoi, të kthehesha në Beograd ditën tjetër, për të takuar Milosheviç-in dhe ta siguroja se hyrja e "Che"-s në atë dhomë ishte tërësisht e papritur.

Ditën tjetër, Milosheviç u ngrit pa dëshirë për të më përshëndetur, ndërkohë që u ulëm, më hodhi tek gjunjët gazetën dhe tha: "A e di se sa e ndërlikuar është tashmë kjo situatë për mua? Unë dëshiroj të punoj me ty dhe Deek" Siç e quajti Dick, "por njerëzit në Serbi janë të inatosur tanimë. Shumë të inatosur".

I shpjegova se, pavarësisht asaj fotoje me ushtarin e UÇK-së, ulur pranë Holbrooke, ne nuk kishim gisht. Theksova se ndërmjetësit duhet të flasin me të gjithë palët. Ai më ndërpreu, duke thënë diçka që e dinim tashmë, se kjo nuk do të na ndihmonte as me Rugovën.

Por, më në fund dukej sikur do të lëshonte pe. Ai kishte parë edhe raportin për takimin e Gelbardit dhe arrinte të perceptonte (saktësisht) se kishte një nivel konkurrence midis Gelbard dhe Holbrooke. Komenti i tij për këtë rast ishte: "më pëlqen Deek, por për hir të karrierës, ai do të hante fëmijë të vegjël për mëngjes."

E binda Rugovën të vinte me mua për një shëtitje nëpër Malishevo, Ostrozub, Rahovec dhe Suharek, të takonte njerëz që po ktheheshin në shtëpitë e tyre. Rugova ishte mbyllur në vetvete, ose për arsye sigurie (ato ishin gjithmonë të pranishme) ose për arsye psikologjike, për të cilat shqetësohesha më shumë. Rugova, më shumë se sa ndonjë lider i besueshëm që shfaqej nga strukturat ende të paqarta të UÇK-së, gëzonte admirimin e popullit të tij, ndaj kisha frikë për ditën që ata do ta "shkarkonin", sikurse kishte bërë Bianca Jagger dhe ekspertë të tjerë që gjendeshin në Kosovë. Mund të shihja se, nëse Kosova do të fitonte pavarësinë nëpërmjet planeve të zgjerimit gradual të autonomisë, kjo do të garantonte forcimin e institucioneve demokratike, ose nëpërmjet një lufte të përgjithshme që po vinte, dhe një person si Rugova me staturën dhe angazhimin ndaj moderimit duhej të ishte pjesë.

E mora në makinë në 3 Nëntor, si fillim në një fshat të vogël piktoresk, Banja Malishevo. Minarja e xhamisë ishte rrëzuar nga një fushatë e tankeve dhe kufomat blegtorale që i përkisnin fshatarëve, ishin ende të kalbëta në fushë, nga një muaj më parë, kur serbët i kishin përdorur ato si objektiv për sulm. Vazhduam në një fshat të vogël në Ostrozub, ku dolëm nga rruga kryesore, e mbushur me banorë që ktheheshin duke mbajtur dhe tërhequr çantat, nga malet me pyje, ku ishin fshehur për javë të tëra. Reagimi ndaj pamjes nga ana e Rugovës ishte i jashtëzakonshëm. Njerëzit, si fillim hezituan ndaj shikimit të udhëheqësit të tyre për më shumë se një dekadë, u afruan dhe i hodhën krahët rreth qafës, duke e puthur në faqe. Disa e përqafuan dhe ranë në gjunjët e tij, duke e puthur në dorë sikur të ishte Papa.

Takova Milosheviç-in në zyrën e tij në Beograd. Ai ishte i inatosur, aq shumë sa nuk e përmbante dot veten. Pas dy orësh, e binda të pranonte një shkëmbim, por kishte një kleçkë. Duke këmbëngulur për shkëmbimin, ishte si të pranoje, të tjera "rrëmbime", siç i quante ai, e ra dakord për çlirimin e Serbëve dhjetë ditë para ushtarëve të UÇK-së. Duke punuar mbi këtë çështje për orë të tëra, e di që ishte më e mira që mund të arrija, kështu që, u sigurova që ushtarët e UÇK-së do të çliroheshin.

"Kjo është marrëveshja jonë. Jemi të qartë?"

"Patjetër", u përgjigj Milosheviç. "Keni fjalën time".

Ky është mendim ngushëllues, mërmërita me vete. Megjithatë vendosa: Në qoftë se, do t'i çlirojë pas dhjetë ditësh, siç premtoi, do të ishte marrëveshja e parë gjatë luftës dhe do të ofronte një moment paqeje në proces. Në qoftë se jo, do të jepja dorëheqjen menjëherë. E gjeta veten duke kërkuar për rezultatet e mëvonshme.

Kishim vendosur kreun e "misionit diplomatik vëzhgues" në Tetor dhe tashmë kishim një mision të përshtatshëm të titulluar "misioni vlerësues për Kosovën". (Verifikimi ose vlerësimi shihej shpesh si më i fortë, si një koncept më pak pasiv se sa thjesht monitorimi, megjithëse këto ndryshime tingëllonin më të rëndësishme në Washington se sa në terrenin Kosovar.) Misioni ynë ishte nën mandatin e Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë (OSCE). Bill ishte ambasador i lartë i SHBA-së, me një eksperiencë të gjatë në Amerikën Qendrore. Gjithsesi, kjo nuk do të thoshte, se ai kishte njohuritë më të mira për historinë e Ballkanit, por ishte një karakter i trashë dhe i ashpër, që mund të ishte i besueshëm për të gjitha palët, në këtë armëpushim delikat.

Serbët u liruan ditën e nesërme, ndërsa Shqiptarët nëntë ditë pas asaj. Ky ishte momenti i fundit me lajme të mira. Disa ditë më vonë, dyzet e pesë banorë të fshatit të vogël Racak, u masakruan dhe trupat e tyre u hodhën në kanalet e kullimit. Masakra, më e tmerrshmja në ato muaj, u krahasua me masakrën e Srebrenicës, në Bosnjë, që kish qenë edhe shkaku i ndërhyrjes së NATO-s. Vrasësit e Racakut u denoncuan nëpër botë dhe vendosën ndërhyrjet ushtarake në një udhë pa kthim

Shqetësues ishte fakti që Serbët ishin të gatshëm për autonominë, ndërsa Shqiptarët e Kosovës nuk donin të dëgjonin ndonjë fjalë që fillonte me "A". Kjo ishte arsyeja pse kisha shtuar fjalën interim në planin që kisha përgatitur. Milosheviç nuk kishte reaguar mirë ndaj idesë se marrëveshja do të ishte një plan pesë vjeçar, por ushtrova presion, si të ishte zgjidhja e vetme, pasi Shqiptarët nuk ishin të gatshëm të hiqnin dorë nga misioni i marrjes në dorë të territorit të tyre.

Ndërkohë, Serbët bënë të qartë se ata mund të negocionin për aspekte të një autonomie të re për Kosovën, por nuk do të binin dakord për një status "republikë", që do ta nxirrte jashtë Serbisë. Po aq nuk ishin të gatshëm për të pranuar "trupa të huaj" në ndonjë formë implementuese.

Paqja e papërfunduar…

"Delegacioni Shqiptaro-Kosovar u kthye në Kosovë, për të përgatitur paqen dhe të bënte që edhe të tjerët në vend, të bënin të njëjtën gjë. Serbët u kthyen në shtëpi të përgatiteshin për luftë. Sikurse pritej, dhuna u rikthye në stinën e pranverës atë vit, nën vëzhgimin e Sekretares Albright. Shkova në Kosovë të takoja komandantë të UÇK-së në perëndim të Prishtinës, duke kaluar me kujdes pikat e kontrollit. Në 8 mars, isha I aftë të raportoja se UÇK-ja e kishte pranuar përfundimisht Rambujenë. Të dërguar të Presidentit Milosheviç u kthyen duke raportuar se kishte refuzuar përfundimisht Marrëveshjen e Rambujesë. Në 19 mars, në Paris, e gjithë udhëheqja e Shqiptarëve të Kosovës nënshkruan marrëveshjet, ndërkohë që Wolfgang Petritsch, unë dhe të tjerët qëndronim prapa tyre. Ishte një moment i ëmbël dhe i hidhur njëkohësisht, sepse të gjithë e dinim, sidomos unë dhe Wolfgang, se në mungesë të firmës Serbe dhe me gjendjen e dhunshme që ekzistonte, do të kishte luftë. Por kishte diçka inkurajuese. Pas muajsh të tërë përpjekjesh, kishim arritur të bindnim udhëheqjen Shqiptare të bashkëpunonte, dhe kjo ishte një arritje. Mendova që ky ishte një ogur i mirë për të ardhmen, por takimi ishte një divorc nga propaganda Serbe- pasi kisha dëgjuar disa here nga vetë Milosheviç-i, se të bashkoje liderët Kosovarë ishte e pamundur. Hodha sytë nga Tina dhe Phil, dy zyrtarë të rinj të Shërbimit të Jashtëm, që në të ardhmen do të bëheshin të dy ambasadorë, dhe u buzëqesha. Ata kishin dhënë gjithçka, që marrëveshja të arrihej. Isha krenar për të dy. Washington, në gjykimin e tij kolektiv, vendosi se ne duhej të bënim një përpjekje më shumë, dhe i kërkoi Holbrooke-ut të kthehej në Beograd, të takonte Milosheviçin. Marrëdhëniet e mija me këtë të fundit, ishin përkeqësuar, nën dritën e Rambujesë. Vizita në Beograd, pas sugjerimit të Sekretares Albright dhe Jamie Rubin, kishte shkuar keq. Më pas, më dërguan sërish në Beograd, duke parashikuar për këtë propagandë refuzimin e Milosheviç-it për të më parë, sikurse bëri, e duke më dërguar ministrin e tij të jashtëm fshatar. Holbrooke, unë, bashkë me një delegacion nga Washington-i u takuam me Milosheviç-in në mbrëmjen e 22 Marsit. Ai ishte me një humor të zi, më e pakta që mund të thuhet.

"Ju jeni superfuqi. Nëse doni të thoni se e Marta është e Mërkurë, ju mund ta bëni këtë. Nuk ka rëndësi se çfarë mendojnë të tjerët".

Kaluam orë të tëra në përpjekje për një zgjidhje mbi përfshirjen e NATO-s, sipas Marrëveshjes së Rambujesë, por ishte e pamundur. Milosheviç-i dhe Serbët e tjerë nuk ishin të gatshëm të pranonin trupa të huaj. Milosheviç-i na kish thënë se, përfshirja e trupave të NATO-s në strukturat e Kosovës i takonte parlamentit Serb, Skupstina, që do të mblidhej mëngjesin e 23-it. Atë natë, unë dhe Holbrooke diskutuam mbi zgjidhjet e mundshme, por të dy, ishim të mendimit se asgjë s'do ndodhte. Megjithatë, menduam të qëndronim atë mëngjes. Pas një sërë fjalimesh të frikshme kundër NATO-s nga deputetët, Skupstina iu përgjigj negativisht pyetjes mbi ftesën e trupave të NATO-s. Shkuam në aeroport pasditen e vonë të 23 Marsit. Tina, Phil dhe unë përgatitëm një avion të vogël, për në Shkup, ku do të përmblidhja detyrat e mija si Ambasador. Holbrooke dhe të tjerët morën një avion për në Budapest, nga ku do të niseshin për në Shtetet e Bashkuara. Ambasada jonë në Beograd, u evakuua po atë ditë. Tina, që kishte punuar më parë në Beograd dhe njihte disa prej punonjësve të aeroportit, u dha lamtumira të përlotura. Nëntëdhjetë minuta më vonë,arritëm në kryeqytetin e Maqedonisë, ku fytyrat miqësore të punonjësve të aeroportit ishin të trishtuara, nga mundësia e një lufte në kufijtë e tyre. Mëngjesin tjetër, mbyllëm ambasadën, duke riparë procedurat dhe duke kërkuar më shumë ndihmë nga policia lokale. U ula në tryezën time, për të bërë një telefonatë të fundit ndihmësit të ministrit të jashtëm të Milosheviç-it, Bojan Bugarcic, si një mundësi e fundit. Ai më tha, "Ne nuk do të jemi më në kontakt për një kohë shumë të gjatë. Ju urojmë të mirat."

Në 24 Mars bombardimet filluan."

Pjesë e shkëputur nga libri "Pararojë –në vijën e frontit të diplomacisë amerikane", me autor Christopher R. Hill, i Dërguari Special i Departamentit Amerikan të Shtetit në Kosovë gjatë viteve të krizës, botim i Shtëpisë Botuese UET-Press

Publikuar në revistën Mapo.al

The post Biseda e Christopher Hill me Millosheviçin pas takimit me UÇK-në appeared first on INSAJDERI.

Rekord në Twitter, 75 milionë postime #Election2016

Posted: 10 Nov 2016 07:03 AM PST

Zgjedhjet në Amerikë ishin kryefjalë e ditës në Twitter, duke shënuar dhe një numër rekord. Plot 75 milionë postime janë lidhur me hashtagun #Election2016 që nga dita e votimit e deri në momentin e shpalljes së fitores së Donald Trump.

Ky përditësim vjen në rrjetin social që thekson se në 2012 ditën e zgjedhjes janë shënuar 31 milionë postime.

Ndërkaq, vetë Trump ka modifikuar biografinë e tij në Twitter dhe ka bërë postimin e parë si president i zgjedhur, ku u shpreh se "askush nuk do të jetë më i harruar". Ndërsa postimi i fundit i Hillary Clinton ka qënë falenderimi për mbështetësit dhe është postimi i saj i dytë më i shpërndarë, shkruan Tch.

Që nga fillimi i vitit, temat më të debatuara në Twitter kanë qënë për zgjedhjet në SHBA, ndjekur nga politika e jashtme me 50 milionë postime, terrorizmi me 29 milionë, ekonomia e SHBA me 25 milionë, armët me 19 milionë dhe siguria informatike 18 milionë.

The post Rekord në Twitter, 75 milionë postime #Election2016 appeared first on INSAJDERI.

Kumanova kërkon drejtësi për Astrit Deharin

Posted: 10 Nov 2016 06:58 AM PST

Në Kumanovë të Maqedonisë është mbajtur marsh protestues për Astrit Deharin, duke kërkuar drejtësi për rastin e tij.

"Sot me anë të këtij marshi solidarizues ne shprehim ngushëllime dhe solidarizohemi me familjen Dehari. Ne nga Kumanova ndamë për Astritin me shpresën se është i kënaqur me aromën e luleve të parajsës", ka thënë njëri nga organizatorët e protestës.

Astrit Dehari me familje kanë prejardhje nga Sllupçani i Kumanovës. Astrit Dehari u varrosë të martën në Zllatar të Prishtinës.

Ai kishte vdekur më 5 nëntor në  Qendrën e Paraburgimit në Prizren./Insajderi.com

Kumanova kërkon drejtësi për Astrit Deharin

The post Kumanova kërkon drejtësi për Astrit Deharin appeared first on INSAJDERI.

Dy parti politike dhe tre kandidatë të pavarur në garë për Drenasin

Posted: 10 Nov 2016 06:41 AM PST

Drejtoresha Ekzekutive e Zyrës për Regjistrim të Partive Politike, Miradije Mavriqi, ka thënë se deri më tani 5 subjekte kanë aplikuar për zgjedhjet në Drenas, që i ka shpallur presidenti.

Ajo ka thënë për lajmi.net se afati është sot deri në mesnatë për të aplikuar.

"Janë 5 subjekte që kanë aplikuar, dy parti politike dhe 3 kandidatë të pavarur. Ne po presim akoma. Sot është data e fundit e afatit për certifikim deri në mesnatë", ka thënë Mavriqi.
Numri i votuesve sipas listës preliminare të regjistrit civilin në Komunën e Drenasit është 52 mijë e 963 votues.

Zgjedhjet në komunën e Drenasit do të mbahen më 4 dhjetor.

Këto zgjedhje mbahen pasi kryetari i deritashëm i kësaj komune, Nexhat Demaku, dha dorëheqje për shkak të konfirmimit të dënimit prej tri vjetëve në rastin "Drenica II".

The post Dy parti politike dhe tre kandidatë të pavarur në garë për Drenasin appeared first on INSAJDERI.

Tërmet i fuqishëm godet Shkupin

Posted: 10 Nov 2016 06:27 AM PST

Një tërmet prej katër deri në 5 ballë ka goditur Shkupin

Lajmin e ka bërë të ditur Observatoriumi pranë Fakultetit Mateatiko-Natyror në Shkup.

Sipas të dhënave, tërmeti ka goditur juglindjen e Maqedonisë, në orën 13 e 12 minuta.

Në disa zona lëkundjet e tokës kanë arritur në tre deri në katër ballë.

deri më tani nuk ka të dhëna nëse ka të lënduar, apo dëme materiale.

Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në Greqi, me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter.

The post Tërmet i fuqishëm godet Shkupin appeared first on INSAJDERI.

OKB paralajmëron për mungesë ushqimi në Aleppo

Posted: 10 Nov 2016 06:20 AM PST

OKB-ja thotë se racionet e fundit ushqimore në dispozicion janë dorëzuar në qytetin e Aleppo, ku një çerek milion njerëz janë rrethuar nga forcat qeveritare siriane, të mbështetura nga sulmet ajrore të Rusisë.

Kreu i task forcës humanitare të OKB-së për Sirinë, Jan Egeland, u tha gazetarëve se nuk do të ketë ushqim për të shpërndarë në pjesën lindore të qytetit që kontrollohet nga rebelët, javën e ardhshme, nëse nuk do të ketë rifurnizim.

Konvojet e OKB-së nuk kanë arritur deri në lindje të Aleppos që nga korriku, kur forcat qeveritare ndërprenë rrugën e fundit të furnizimit, shkruan rel.

"Njoftimet që I kemi tani nga brenda Aleppos Lindore janë se racionet e fundit të ushqimit janë shpërndarë", tha Egeland në Gjenevë. "Është një situatë e tmerrshme".

Egeland tha se shpreson se do të arrihet një marrëveshje me qeverinë e Sirisë dhe me grupet rebele për të lejuar shpërndarjen e ushqimit dhe të barnave si dhe do të mundësojnë evakukimet mjekësore dhe qasjen për punonjësit shëndetësorë.

"Besoj se do të arrijmë që të ndalim urinë masive këtë dimër".

The post OKB paralajmëron për mungesë ushqimi në Aleppo appeared first on INSAJDERI.

Presidenti i Meksikës bisedë “të ngrohtë” telefonike me Trump

Posted: 10 Nov 2016 06:19 AM PST

Presidenti i Meksikës, vendin e të cilit Donald Trump kërcënon ta ndajë nga Amerika me mur, i përcolli republikanit urimet e tij për zgjedhjen në krye të Shtëpisë së Bardhë dhe tha se do të kërkojë bashkëpunimin me të në të mirë të dy vendeve.

Fitorja befasuese e Trump bëri që peso-ja meksikane të rrëshqiste në pikiatë, ndikimi i parë ky i drejtëpërdrejtë i zotimeve të presidentit të ri amerikan për ngritjen e murit dhe dëbimin e emigranteve të paligjshëm. Por Enrique Pena Nieto tha se biseda telefonike që pati me Trump pas fitores ishte e përzemërt.

"Fola me presidentin e zgjedhur Donald Trump për t'i përcjellë urimet e mia për fitoren e tij. Në urime përfshiva edhe pjesëtarët e familjes së tij, të cilët e kanë shoqëruar përgjatë gjithë fushatës. Mund të them se ishte një bisedë e ngrohtë dhe me respekt reciprok", deklaroi Nieto.

Nieto tha gjithashtu se, kishte diskutuar me Trump një axhendë të re pune, në të cilën përfshihet çështja e sigurisë dhe shtoi se, nga ana e tij do të përpiqet të mbrojë të drejtat e shtetasve meksikanë në të gjithë botën.

"Ne ramë dakord që dy administratat të qëndrojnë në kontakt për të përcaktuar një axhendë të re pune ku përfshihen interesat e përbashkëta, si siguria dhe zhvillimi e prosperiteti i popujve tanë", vijoi Nieto, shkruan Tch.

Presidenti meksikan shtoi se ra dakord me presidentin e zgjedhur që të takohen gjatë periudhës së kalimit të pushteteve për të përcaktuar me saktësi drejtimin që duhet të marrin dy vendet.

Nieto ka qenë i kritikuar në shtypin lokal për mbajtjen e një takimi parazgjedhor me Trump, që bëri që miliarderi të fshinte nga fjalori i tij kritikat për meksikanët.

The post Presidenti i Meksikës bisedë "të ngrohtë" telefonike me Trump appeared first on INSAJDERI.

OnePlus me 15 Nëntor prezanton paisjen e re

Posted: 10 Nov 2016 05:53 AM PST

OnePlus është një kompani Android që ende merr shumë vëmendje në lidhje me pajisjet e tij 'high-end' të cilat janë shitur në mbarë botën. OnePlus 3 tashmë është një nga pajisjet më të mira Android të këtij viti, duke marrë parasysh atë që ju merrni për shumë pak dollarë.

Por OnePlus nuk do të presë deri në vitin 2017 për prezentimin e një smartphone të ri. Kompania kineze ka qenë duke punuar në diçka tjetër, dhe ne do e shohim atë javën e ardhshme. Kompania me anë të llogarisë në Twitter, ka njoftuar se pajisja do të prezantohet zyrtarisht javën që vjen.

Një video jashtëzakonisht e shkurtër ka konfirmuar se pajisja do të ketë një Snapdragon 821 (2.35GHz), të njëjtin procesor i cili aktualisht gjendet në Google Pixel, shkruan Techsot.

Rrjedhjet e mëparshme tregojnë deri tani për një pajisje të quajtur OnePlus 3T, e cila do sjell një ekran LCD 5.5 inç FullHD, kamer 16 megapixel dhe Android 7.0 Nougat.

The post OnePlus me 15 Nëntor prezanton paisjen e re appeared first on INSAJDERI.

Arrestohet për deklarim të rrejshëm në Gjykatë

Posted: 10 Nov 2016 05:48 AM PST

Policia e Kosovës ka arrestuar në Klinë një person të dyshuar për dhënie të deklaratës së rrejshme në gjykatë.

Sipas raportit të policisë i dyshuari gjatë mbajtjes së seancës gjyqësore, nën betim ka deklaruar rrejshëm duke mohuar deklaratën dhe nënshkrimin e tij.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Insajderi.com

The post Arrestohet për deklarim të rrejshëm në Gjykatë appeared first on INSAJDERI.

INTERPOL për herë të parë zgjedhë një kinez shef të ri

Posted: 10 Nov 2016 05:38 AM PST

Për herë të parë një zyrtar i lartë kinez është zgjedhur në krye të INTERPOL-it.

Zëvendësministri i sigurisë publike, Meng Hongëei, u zgjodh më 10 nëntor, shef i ri i organizatës globale të policisë në asamblenë e përgjithshme në ishullin Bali të Indonezisë.

Emërimi i Mengut ka shkaktuar kritika nga aktivistë që thonë se Pekini e ka shfrytëzuar agjencinë për të goditur disidentët jashtë vendit.

"Është shqetësuese në kuptimin se për një kohë të gjatë, Kina e ka përdorur… Interpol-in për të arrestuar disidentët dhe refugjatët jashtë vendit", i tha AFP, hulmtuesi i Amnesty International për Kinën, William Nee.

Ai tha se Kina ka abuzuar me sistemin e Interpol-it në të kaluarën për të goditur disidentët, posaçërisht ata të pakicës myslimane Uyghur, shkruan rel.

Meng e merr detyrën nga paraardhësi francez Mireille Ballestrazzi.

Kina iu bashkua Interpol-it në vitin 1984.

The post INTERPOL për herë të parë zgjedhë një kinez shef të ri appeared first on INSAJDERI.

Rusia thotë ta ketë larguar nga Mesdheu nëndetësen e afërt me NATO

Posted: 10 Nov 2016 05:15 AM PST

Anijet luftarake ruse në pjesën lindore të Detit Mesdhe kanë larguar një nëndetëse për të cilën Moska tha se po vëzhgonte skuadrën e saj në një mënyrë të "rrezikshme".

Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, gjeneral majori Igor Konashenkov, tha se anijet e Marinës Ruse kanë hetuar një nëndetëse më 9 nëntor që ndodhej 20 kilometra larg aeroplanmbajtësit Admiral Kuznetsov.

Anijet ruse e kanë ndjekur nëndetësen për më shumë se një orë përpara se ta detyronin të largohej nga rajoni, tha Konashenkov pa hyrë në hollësi se si e larguan nëndetësen.

“Përpjekje të tilla të ngathta për të manovruar në mënyrë të rrezikshme brenda një rreze të ngushtë të grupit të anijeve ruse mund të çonin drejt aksidenteve të mëdha naviguese", tha Konashenkov.

Një zyrtar i NATO-s tha se aleanca po monitoronte flotën ruse "në një mënyrë të përgjegjshme dhe të matur" me shqetësimin se grumbullimi i marinës mund të intensifikonte aktivitetet ushtarake ruse në Siri, ku Moska po mbështet regjimin me sulme ajrore kundër rebelëve të armatosur.

Në rrjetin sociale twitter, Ministria e Mbrojtjes e Holandës tha se nuk i komenton operacionet e kryera nga nëndetëset e saj.

Aeroplanmbajtësi i vetëm rus është shoqëruar nga anijet e tjera dhe raketa mbajtës në atë që shihet si vendosja më e madhe e marinës ruse që prej rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991. (REL)

The post Rusia thotë ta ketë larguar nga Mesdheu nëndetësen e afërt me NATO appeared first on INSAJDERI.

Zyrtarë të FBI-së vizitojnë MPB-në

Posted: 10 Nov 2016 05:06 AM PST

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, në cilësi të Koordinatorit Nacional Kundër Terrorizmit, priti në takim atashetë për çështje ligjore në zyrën e FBI-së, Jack H. Liao, Daniel J. Yocca, dhe Andreë de la Rocha.

Ky takim u mbajt në kohën kur pritet të nënshkruhet Marrëveshja për Shkëmbimin e Informacionit për Verifikimin e Terrorizmit, në mes të Republikës së Kosovës dhe ShBA-së dhe në kohën kur ky ekip i FBI-së, i cili mbulon Republikën e Kosovës, po e ndryshon selinë, ku nga Sarajeva do të vendosen në Sofje të Bullgarisë.

Gjatë këtij takimi zëvendësministri Hoxha i informoi zyrtarët e FBI-së lidhur me mekanizmat e ndërtuar në funksion të parandalimit të aktiviteteve të kundërligjshme, ndërtimin e legjislacionit primar, sekondar, Strategjitë Kombëtare dhe bashkëpunimin rajonal, thuhet në komunikatën e Ministrisë.

Hoxha i njoftoi zyrtarët e FBI-së lidhur me  rolin dhe mandatin e MPB-së, autoritetet e përfshira në kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit, detyrat dhe aktivitetet që kryhen, bashkëpunimin me autoritetet e zbatimit të ligjit, si vendore dhe ndërkombëtare, sistemet e vendosura, zbatimin e masave në kufi lidhur me kontrabandimin me migrantë, masave anti-terror, masave anti-korrupsion, shkëmbimin në kohë reale të informatave, inteligjencën dhe hetimet e përbashkëta, shfrytëzimin e bazave të të dhënave ndërmjet autoriteteve dhe mekanizmin që bashkërendon këto aktivitete 24/7 që është QKMK, e cila është e vendosur në objektin e MPB-së.

Sipas Ministrisë, gjatë kësaj vizite, zyrtarët e FBI-së u ndanë të kënaqur me progresin e arritur nga mekanizmat e Sigurisë të Republikës së Kosovës, duke potencuar rëndësinë e bashkëpunimit që është kusht për bashkërendim efikas dhe efektiv në parandalimin e aktiviteteve të kundërligjshme që ndodhin si në kufi dhe brendi të territorit.

Ata konfirmuan përkrahjen e tyre dhe projekteve që mbështeten nga Ambasada Amerikane, në zhvillimin e mëtejshëm të mekanizmave të sigurisë në Kosovë./Insajderi.com

The post Zyrtarë të FBI-së vizitojnë MPB-në appeared first on INSAJDERI.

Molliqaj: Sistemi i korruptuar i drejtësisë të mos e hetojë rastin e Astrit Deharit

Posted: 10 Nov 2016 04:44 AM PST

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka thënë se deklaratat e drejtorit të policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi, se Astrit Dehari kishte rënë në komë për shkak të përdorimit të medikamenteve, nuk janë të rastësishme.

"Mjekët e familjes kanë bërë obduksion të trupit, por jo të vendit të ngjarjes. Ne nuk besojmë në këtë polici se do të hetojnë", ka thënë Molliqaj.

Molliqaj ka thënë se "kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha, është i emëruar nga shefi i shefave nga grupi pronto".

"Qysh me besu na që një kryeprokurori i vendosur nga shefi i shefave të vendosë drejtësi për rastin e aktivistit tonë. Është i papranueshëm për neve dhe familjen Dehari, pasi që nuk është garanci për një proces të drejtë", ka shtuar ai.

Molliqaj përmes një video-prezantimi ka treguar për lidhjet e dyshimta të njerëzve të drejtësisë me ata të pushtetit.

Prandaj, marrë për bazë këtë, Molliqaj ka thënë se "nuk pranojmë që hetimet m'i zhvillu sistemi i korruptuar i Kosovës./Insajderi.com

The post Molliqaj: Sistemi i korruptuar i drejtësisë të mos e hetojë rastin e Astrit Deharit appeared first on INSAJDERI.

Faktet që e bëjnë të dyshimtë çmimin e Shefilld-it për Kadri Veselin

Posted: 10 Nov 2016 04:06 AM PST

Mban datën 9 nëntor të këtij viti një njoftim në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës.  Është emërtuar "Kryetarit Veseli i ndahet çmimi për meritat në lidership dhe shërbim ndaj komunitetit".

Ky çmim i është ndarë nga Universiteti i Shefilldit, dega në Selanik. Me çmimin "student i dalluar" u shpërblyen edhe tre ish-koleg të Veselit, të cilët kanë studiuar në këtë universitet.

Por, njoftimi zyrtar i publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit është i mangët për kah informacionet.  Nuk tregohet shumë për dhënësin e shpërblimit për Veselin.

Në fakt, nuk tregohet ana e errët e kësaj historie.

City College/Universiteti i Shefilldit në Selanik nuk është thjeshtë një vend, ku Veseli ka studiuar dhe që pas disa vitesh, në baza parimore, ka vendosur ta shpërblej ish-studentin e tij.

Ky universitet është një kontraktor i Qeverisë së Kosovës. Nuk është prej kontraktorëve të vegjël, është prej atyre që kanë përfituar shuma deri në 1 milionë euro nga Qeveria e Kosovës.

Publikut është dashur që t'i tregohet ky detaj.

Promovimi i marrjes së një shpërblimi pa treguar informatat bazike për dhënësin, ngre shumë dyshime.

Pikë së pari tregon për një përpjekje të Veselit për të përfituar politikisht, duke shfrytëzuar kontraktorët e Qeverisë në dhënien e shpërblimeve për të. Shumë të tjerë para tij kanë vepruar ngjashëm. Kanë tentuar që të shpërfaqen si figura të respektuara nga institucionet arsimore, duke i shtyrë ato që të ju japin çmime "Honoris Causa", apo "Çmime për merita në lidership dhe shërbim ndaj komunitetit".

Po ashtu lind dyshimi nëse kontraktori i Qeverisë obligohet që të shpërblejë politikanët e fuqishëm, në këmbim të vazhdimit të marrëdhënies kontraktuale.

Dyshimet shtohen kur dihet fakti se ishte përshkuar me parregullsi partneriteti mes Qeverisë së Kosovës dhe degës në Greqi të Universitetit të Shefilldit.

Nga viti 2009 e deri më 2014 mbi 1 milionë euro janë dhënë nga Qeveria e Kosovës për bursa të kosovarëve për të studiuar në Selanik. 250 mijë prej tyre janë dhënë për të shkolluar zyrtarët e administratës publike.

Si në çdo kontratë publike, terreni për qeveritarët ishte i pëlleshëm për të abuzuar.

Dhe ata e bënë këtë. Ndonëse bursat ishin të parapara për stafin e administratës publike, kontratat e ripërtërira përvitshëm me City College u shfrytëzuan për tu shkolluar këshilltarët politik, të afërmit e politikanëve dhe vetë politikanët.

Arsyeja që Qeveria kishte vendosur të shpenzonte para për bursa për tu shkolluar në këtë universitetit, ishte rritja e kapaciteteve për stafin e administratës publike. Kishte arsyetuar shpenzimet me faktin se të shkolluarit do të jepnin më shumë rezultate pas kthimit nga Selaniku.

Por kush kishte përfituar nga kjo mundësi?

Administrata publike, Jo.

Ishte ish-deputeti Fadil Demaku njëri prej tyre. Atëkohë, nuk e njihte gjuhën angleze që ishte kriter për të përfituar bursë. Nuk ishte as i punësuar në administratë publike më 2009. Megjithatë, shteti vendosi të shpenzojë afër 10 mijë euro për të.

Kur në mars të vitit 2014, bashkë me gazetarët Merita Krasniqi dhe Njomza Salihi, raportuam në Gazetën Jeta në Kosovë lidhur me bursën e tij, patëm biseduar me Demakun.

E pyetëm lidhur me mos plotësimin e kritereve.

"Ndoshta Ministria e Arsimit e ka marrë parasysh që unë kam qenë edhe veteran i luftës dhe jam nga një familje e dëshmorëve", pati thënë Demaku, në një përpjekje të zbehtë të tij për të arsyetuar mos plotësimin e kritereve.

Të tjerë përfitues ishin Skënder Xhakaliu, ambasador i Kosovës në Gjermani bashkë me djalin e tij  si dhe djali i ish-rektorit Ibrahim Gashi, një i dorëhequr pas protestave të studentëve që e akuzonin për mashtrime.

Bursat e fituara nga këta njerëz nuk do të shiheshin me dyshim nëse zbatimi i marrëveshjes Qeveri e Kosovës – City College do të bëhej në mënyrë transparente dhe do t'i plotësonin kriteret e përcaktuara.

Por, ka ndodhur e kundërta.

Ka pasur kritika edhe nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm. Megjithatë, nuk janë marrë masa ndaj askujt në Ministrinë e Arsimit, e cila ka lidhur këto marrëveshje dhe nuk është kujdesur për zbatimin e saj.

Raporti i auditimit i publikuar në qershor të vitit të kaluar konkludon se Ministria e Arsimit  nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim për të kryer vlerësimin e kërkuar të nevojave për shkollim të stafit të administratës publike. Madje, as nuk ka komunikuar me Ministrinë e Administratës Publike.

"Në kuadër të programit studimor janë ofruar pesë fusha studimi. Ne arrijmë në përfundimin se këto pesë fusha studimore mund të mos korrespondojnë me nevojat e përgjithshme të Administratë Publike duke qenë se nuk është kryer asnjë vlerësim i nevojave. Të gjitha fushat e studimit janë ashtu siç janë ofruar nga Universiteti i Sheffield dhe në të cilat përfituesit bëjnë zgjedhjen sipas interesit të tyre", thuhet në raportin e auditimit.

Përveç këtij fakti, auditorët kanë konkluduar se Ministria e Arsimit nuk ka krijuar mekanizëm monitorimi të përfituesve.

Sipas auditorëve, MASHT nuk ka informacione lidhur me statusin e punësimit të përfituesve të bursave, para dhe pas fillimit të studimeve.

Auditorët kishin kërkuar dëshmi nga Ministria e Arsimit për të kuptuar nëse përfituesit e bursave vazhdojnë të punojnë në Administratës Publike, pas përfundimit të studimeve.

Kishte zbuluar se Ministria e Arsimit nuk kishte nënshkruar kontrata me përfituesit e bursave, të cilat do të përcaktonin kushtet dhe afatin kohor të kthimit të shërbimit në Administratë Publike.

Po ashtu, Ministria e Arsimit sipas auditorëve nuk ka as informata lidhur me vijueshmërinë e studimeve nga bursistët që paguhen me para të buxhetit, dhe po ashtu nuk ka informata nëse bursistët pas studimeve janë kthyer për të shërbyer në Administratë Publike.

Këto fakte e mohojnë deklarimin e djeshëm të kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit. Ai pasi morri çmimin falënderoi degën në Selanik të Universitetit të Shefilldit për mundësinë që po iu jep kosovarëve për të studiuar.

Në fakt, marrëveshjet e Qeverisë me këtë universitet më shumë se sa studentëve kosovarë, i kanë dhënë mundësi zyrtarëve qeveritarë për të abuzuar me taksat tona, duke futur në lista veten dhe familjarët e tyre.

 

The post Faktet që e bëjnë të dyshimtë çmimin e Shefilld-it për Kadri Veselin appeared first on INSAJDERI.

Dështimi ynë

Posted: 10 Nov 2016 03:56 AM PST

  • Asnjë prej të "mençurve" nuk iu afrua të vërtetës – e cila është se, ata realisht nuk e kanë idenë se çfarë mendon elektorati, dhe nuk e ka idenë se çfarë do të thotë të votosh
  • A më thotë ndokush çfarë përfaqësonte fushata e Hillary Clintonit? E di, e di "Vizitoni faqen time të internetit", siç përsëriste ajo shpesh gjatë debateve. Po deklaratat e saj? Shumë shpesh, ato katandiseshin në një mesazh shumë negativ: Trump është racist, psikopat seksist. Votoni për mua, sepse unë nuk jam ai! Domethënë, nëse nuk jeni një prej mjeranëve të tij. Në atë rast, thjeshtë ikni nga Amerika!

Poshtërimi është i vështirë të gëlltitet. Ashtu sikurse pendesa. Apo edhe marrja e përgjegjësisë për arrogancën e pajustifikuar dhe gabimet e pamohueshëm.

Por të gjithë këto, establishmenti amerikan i politikës dhe medias ia ka borxh vendit. Ata dështuan – ne dështuam, unë dështova – për të kuptuar madhësinë e ndryshimeve sizmike që lajmëroi ngjitja e Donald Trumpit. Fushata dhe sjellja personale e Trumpit janë kaq fyese për kaq shumë gjëra, saqë pjesëtarët e këtyre establishmenteve e morën të mirëqenë, besuan, në idenë që një fitore elektorale e Trumpit ishte e pamendueshme për shumicën.

Nuk mund të fajësojmë James Comeyn. Rënia e Hillary Clintonit në sondazhe filloi përpara se ai të rindizte përkohësisht hetimin e tij mbi emailet e saj në kohën e Departamentit të Shtetit, dhe ajo e rimori veten nga kjo rënie gjatë javës së fundit.

Sondazhet ishin thjeshtë të gabuar. Sondazh pas sondazhi, ditë pas dite, muaj pas muaji. Dhjetëra, qindra prej tyre. Dhe pothuaj asnjëri nuk e parashikoi këtë rezultat. (Përjashtimi i vetëm ishte sondazhi i Los Angeles Times, me të cilin u tallën aq shumë).

Kthehuni pas në kohë dhe shihni grafikët e zbukuruar e të përditësuar vazhdimisht, nga "të mençurit" si Nate Silver dhe Nate Cohn, që tregonin gjasat për fitoren e secilit kandidat. Përveç ndonjë pasditeje të rrallë aty-këtu, ku Trumpi iu afrua shumë Clintonit, ajo ishte gjithmonë në krye. Gjithmonë fituese. Imagjinoni, javën e fundit, debati ishte përqëndruar tek ajo, nëse Clintoni kishte 65% shanse të fitonte, 80 % shanse, apo 99% shanse.

Asnjë prej të "mençurve" nuk iu afrua të vërtetës – e cila është se, ata realisht nuk e kanë idenë se çfarë mendon elektorati, dhe nuk e ka idenë se çfarë do të thotë të votosh.

Por kjo nuk ka të bëjë vetëm me sondazhet. Ka të bëjë edhe me establishmentet politike dhe mediatike të vendit dhe pikëpamjen që ata kanë për vendin, në kuptim më sasior. Po, amerikanët kanë zgjedhur Donald J. Trumpin president. Por ata kanë zgjedhur edhe një Kongres republikan, edhe një Senat republikan. Gjykata e Lartë tashmë do të shkojë drejt një shumice që anon djathtas. Plus guvernatorët e Partisë Republikane. Dhe kongreset e shteteve. Partia Republikane nuk është e vdekur apo e mundur, si e kanë parashikuar gjatë vitit shumë analistë (edhe unë vetë). Ajo po lulëzon – dhe me siguri, shumë më tepër se sa Partia Demokratike.

Nëse establihmenti politik dhe mediatik do të ishte thjeshtë pa kontakt me pjesën më të madhe të vendit, kjo do të ishte një gjë. Por është më keq se kaq. Ata supozojnë që dijnë, supozojnë që mund të gjykojnë, dhe më tronditësja, supozojnë se ajo që ata parashikojnë, do të ndodhë në kutitë e votimit.

A më thotë ndokush çfarë përfaqësonte fushata e Hillary Clintonit? E di, e di "Vizitoni faqen time të internetit", siç përsëriste ajo shpesh gjatë debateve. Po deklaratat e saj? Shumë shpesh, ato katandiseshin në një mesazh shumë negativ: Trump është racist, psikopat seksist. Votoni për mua, sepse unë nuk jam ai! Domethënë, nëse nuk jeni një prej mjeranëve të tij. Në atë rast, thjeshtë ikni nga Amerika!

E kuptoj. E përbuz Trumpin. Jam i befasuar nga fitorja e tij dhe thellësisht i shqetësuar për të ardhmen e vendit tonë. Por, ashtu si kam shkruar në shumë raste duke imagjinuar humbjen e Trumpit, për të cilën isha i sigurt, miliona e miliona amerikanë që votuan për të, nuk do të shkojnë askund. Ata janë bashkatdhetarët tanë. Në një farë mënyre, duhet të mësojmë të jetojmë me ta.

Dhe të qeverisemi prej tyre.

Hapi i parë drejt këtij objektivi është që të marrim përsipër fajin, se kemi bindur veten tonë, që mund ta injoronim pjesën ku përpiqemi të kuptojmë vendin në të cilin jetojmë, si dhe largimin nga mendja të atyre pjesëve të tij, që nuk është se na pëlqejnë. 

Mea culpa.

The Week/Bota.al

The post Dështimi ynë appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more