Skip to main content

“I arratisuri nga burgu, bëri “transformim total”: U fsheh nën shtatin e motrës, me flokë të lyera! (Foto)” plus 2 more Telegrafi Dështime

“I arratisuri nga burgu, bëri “transformim total”: U fsheh nën shtatin e motrës, me flokë të lyera! (Foto)” plus 2 more Telegrafi Dështime


I arratisuri nga burgu, bëri “transformim total”: U fsheh nën shtatin e motrës, me flokë të lyera! (Foto)

Posted: 13 Nov 2016 09:29 AM PST

Matthew Baker që po mbahej në një burg në Londër, nën dyshimin për tentimvrasje, ia ka dalë të arratiset dhe të ikën në drejtim të panjohur.

Por, pas disa ditësh kërkimi, Policia e ka gjetur nën shtatin e motrës së tij, që banon në një shtëpi në periferi, transmeton Telegrafi. 28-vjeçari i kishte lyer flokët, në përpjekje që të ndryshojë dukjen.

Për fat të keq, Baker e ka thyer këmbën dhe për disa ditë ka qëndruar me dhimbje të mëdha, ngase nuk mundte të shkonte në spital nga frika se mund të zbulohej.

Burri që do duhej të dilte para drejtësisë javën që vjen, tani do të dënohet edhe për arratisje dhe përpjekje për ndryshim identiteti. Në anën tjetër, edhe motra tij do të gjykohet, për shkak të fshehjes dhe bashkëpunimit me një të ikur. /Telegrafi/

Mathew Baker pas arratisjes

Mathew Baker, pas arratisjes

The post I arratisuri nga burgu, bëri "transformim total": U fsheh nën shtatin e motrës, me flokë të lyera! (Foto) appeared first on Telegrafi.

Del në shitje pluhuri me aromë supe, që shfrytëzohet për tu larë në vaskë (Foto)

Posted: 13 Nov 2016 08:01 AM PST

Një kompani në Japoni, e ka krijuar një pluhur që mban aromë supe, e i cili hidhet në vaskë për të bërë banjë. Personat që i duan qëndrimet e gjata në ujë të ngrohtë dhe e pëlqejnë shumë këtë paragjellë të lëngët, tani mund t'i kombinojnë të dyja, transmeton Telegrafi.

Ky pluhur që bën shumë shkumë, e pastron lëkurën e trupit njëjtë sikur sapuni.

Sipas dëshirës, blerësi mund të kërkojë supë me keri, pjatë koreane, si dhe specialitetetin e njohur si jakisoba.

"Pse të mos lahesh në një supë të madhe, por mos tentoni ta pini", është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/

del-ne-shitje-pluhuri-me-arome-supe-qe-shfrytezohet-per-tu-lare-ne-vaske-foto-2

del-ne-shitje-pluhuri-me-arome-supe-qe-shfrytezohet-per-tu-lare-ne-vaske-foto-3

The post Del në shitje pluhuri me aromë supe, që shfrytëzohet për tu larë në vaskë (Foto) appeared first on Telegrafi.

Sekreti i flokëve të Donald Trump

Posted: 13 Nov 2016 12:02 AM PST

Jo pak herë është diskutuar në publik dhe në media për flokët e Donald Trump, tashmë Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një parukier, Amy Lasch 52 vjeç, i cili ka punuar dikur për miliarderin amerikan, ka treguar sekretet sa i përket formës së flokëve të Trump.
"Kur pashë flokët e tij në pjesën e pasme, mendova menjëherë se nuk ishte prerje e një parukieri. Ishte e frikshme. Boja e flokëve nuk ishte në rregull. Ngjyra ishte përhapur në pjesën e sipërme dhe jo në anësore, siç duhet të jetë në fakt.

Ishte dikush në rrethin e ngushtë të Trump që kujdesej për flokët e tij, pra ja priste dhe lyente. Ndoshta gruaja apo vajza e tij", thotë ish-parukieri i Trump.

52-vjeçari hodhi poshtë zërat se presidenti i zgjedhur i SHBA përdorte paruke apo se kishte bërë transplant flokësh.

The post Sekreti i flokëve të Donald Trump appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more