Skip to main content

“Hoxha: Astrit Dehari vdiq nga asfiksimi - mbyllja e organeve të frymëmarrjes” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“Hoxha: Astrit Dehari vdiq nga asfiksimi - mbyllja e organeve të frymëmarrjes” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Hoxha: Astrit Dehari vdiq nga asfiksimi - mbyllja e organeve të frymëmarrjes

Posted: 07 Nov 2016 09:52 AM PST

Rezultatet e para, preliminare të autopsisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, në lidhje me vdekjen e Astrit Deharit në burgun e Prizrenit flasin për mundësinë që ai të ketë vdekur nga pengesat në organet e frymëmarrjes. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore, Sylë Hoxha, tha pas përfundimit të autopsisë se vdekja e Astrit Deharit është shkaktuar si pasojë e pengesës, mbylljes së organeve të frymëmarrjes. "Vdekja është shkaktuar nga asfiksia, zënia e rrugëve të frymëmarrjes", ka thënë Sylë Hoxha, duke u bazuar në rezultatet preliminare dhe jo përfundimtare. Sipas tij Prokuroria në Prizren tashmë ka nisur hetimet rreth kësaj vdekjeje, por deri në këto momente nuk ka të dyshuar. "Hetimet janë duke u zhvilluar prej momentit kur e kemi marrë informacionin për këtë akt. Nuk kemi të dyshuar e të arrestuar, por hetimet janë duke u zhvilluar", ka deklaruar ai.  Hoxha e ka përgënjeshtruar një versioni që ishte dhënë në ditën e vdekjes së Deharit, sipas të cilit ai kishte përdorur barna. "Nuk kemi informacione se ka konsumuar barna, nuk dimë nga ka dalë ky informacion. Në vend të ngjarjes nuk ka pasur barna",ka thënë Hoxha. I gjithë procesi i Autopsisë është zhvilluar nga një ekip i përzier, ku ishin të pranishëm dhe mjekë ligjor të angazhuar nga familja e të ndjerit. Avokati i kësaj familje, Tomë Gashi, tha se është mirë që të priten rezultatet finale.  "Janë marrë të gjitha mostrat e nevojshme dhe presim rezultatet preliminare të Institutit të Mjekësisë Ligjore", ka thënë Gashi. Aktivistii Lëvizjes vetëvendosje, Astrit Dehari, vdiq të shtunën në rrethana ende të pasqaruara në qendrën e paraburgimit në Prizren. Ai gjendej në këtë qendër si i dyshuar për sulm me granatë ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës që ndodhi në korrik të këtij viti. Pas konfirmimit të vdekjes, familja e Dehari ka ngritur dyshime rreth vdekjes së Astritit, dhe ka kërkuar ekspertizë gjithëpërfshirëse.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ushtria irakiane zbulon një varrezë masive në afërsi të Mosulit

Posted: 07 Nov 2016 09:44 AM PST

Ushtria irakiane thotë se ka gjetur rreth 100 trupa me koka të prera, në një varrezë massive në qytetin që mbahet nga militantët Shteti Islamik, Mosul. Një zëdhënës i komandës së përbashkët ushtarake, gjeneral brigade, Yahya Rasool, tha se trupat janë gjetur të hënën në afërsi të kolegjit bujqësor në qytetin Hammam al-Alil. Shumica ishin skelete. Ekipet e mjekësisë ligjore nga Bagdadi do të hetojnë vendin ditën e martë. Rasool tha se gjendja e trupave e vështirësoi përcaktimin nëse ishin ushtarë ose civilë. IS-i ka kryer një numër të masakrave që prej hyrjes në pjesën veriore dhe qendrore të Irakut në verën e vitit 2014, shumicën e rasteve duke i dokumentuar ato me forografi ose edhe video xhirime që qarkulluan në faqet e internetit. Trupat irakiane nisën një operacion masiv muajin e kaluar për të larguar ekstremistët nga Mosuli dhe rajonet përreth. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rasmussen pret që sjelljet e ashpra të Rusisë ndaj NATO-s të vazhdojnë me dekada

Posted: 07 Nov 2016 09:22 AM PST

Ish sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, tha se sjellja e fortë e Rusisë ndaj NATO-s do të mund të zgjasë me dekada. Në një intervistë me Radion Evropa e Lirë, Rasmussen tha se Rusët janë 'ndjerë të përulur dhe të tradhëtuar gjatë viteve 1990 dhe kjo ëhstë arsyeja pse ka një dëshirë të fuqishme ruse për të rikthyer madhështinë ruse në territorin e ish Bashimit Sovjetik" Rasmussen tha se është i "shqetësuar me mundësinë që kjo të zgjasë aq sa ka zgjatur edhe Lufta e Ftoftë". Marrëdhëniet ndërmjet NATO-s dhe Moskës janë përshkallëzuar që kur Rusia aneksoi në mënyrë të paligjshme Krimenë më 2014. NATO-ja pezulloi bashkëpunimin ushtarak dhe atë politik me Kremlinin, megjtihëse kanalet politike dhe ushtarake të komunikimit mbeten të hapura. Në përgjigje të aktiviteteve të Rusisë në Ukrainë, NATO-ja u pajtua më heret gjatë vitit 2016 që të krijojë grupet e betejave në Shtetet Baltike dhe në Poloni me një numër të përgjithshëm prej 4 mijë trupash që do të jenë gati më 2017. Rasmussen, që përfundoi mandatin e sekretarit të përgjtihshëm të NATO-s më 2014, mendon se vendosja e trupave "mund të ngrisë tensionet" Por, tha ai, në një afat të gjatë "një parandalim i fortë i NATO-s do të kontribuojë gjithashtu për qetësimin e situatës".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Opozita ruse kërkon leje për protestë në Moskë kundër sulmeve ajrore në Alepo

Posted: 07 Nov 2016 08:55 AM PST

Grupet opozitare në Rusi kanë kërkuar nga zyra e kryetarit të Moskës leje për mbajtur një protestë kundër asaj që e quajnë "shkatërrimit masiv të popullatës" në Aleppo të Sirisë. Sergei Davidis, një udhëheqës i Partisë opozitare 5 Dhjetori, tha se ngjarja e 20 nëntorit do të synojë të tërheqë vëmendjen për aktivitetet ushtarake ruse në Siri. Davidis tha, në Facebook, se më 7 dhjetor organizatorët e demonstratës së paraparë përfshijnë partinë e tij, si dhe grupet opozitare siç janë partia PARNAS, partia liberale e Rusisë, Lëvizja për të Drejtat e Njeriut dhe Lëvizja Solidariteti. Davidis tha se opozita kërkon që Rusia të zhvillojë operacione ushtarake në Rusi vetëm kundër grupeve që OKB-ja i ka cilësuar si terroriste. Ai tha se demonstrate e paralajëmruar do të ndryshojë "politikën e jashtme agresive" të Rusisë dhe "represionet politike brenda Rusisë". Sulmet ajrore të Rusisë po mbështesin forcat e presidentit të Sirisë Bashar al Assad që kanë rrethuar paralagjet e Aleppos, të kontolluara nga rebelët. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pakistani shtynë deportimin e ‘vajzës afgane'

Posted: 07 Nov 2016 08:34 AM PST

Pakistani ka shtyrë deportimin e planifikuar të një gruaje afgane, fotografia e së cilës në vitin 1985 në ballinën e revistës National Geographic u shndërrua në simbol të shtetit të saj gjatë luftës së viteve 1980. Sharbat Gula, e njohur si "vajza afgane" me sy të gjelbër, përballej me deportim nga Pakistani më 7 nëntor pasi u arrestua për qëndrim me dokumente false të identifikimit brenda vendit. Në moshën e saj 40 vjeçare dhe me 4 fëmijë, Gula është hospitalizuar për shumicën e kohës pqë prej arrestimit në Peshawar në muajin tetor. Konsulata afgane në Peshawar tha më 7 nëntor se diplomatët afganë i kanë bindur autoritetet pakistaneze që t'i mundësojnë qëndrimin në spital deri më 9 nëntor. Ajo pastaj do të transferohet tek autoritetet kufitare afgane në Tokham dhe do të udhëtojë për në Kabul ku presidenti i Afganistanit Ashraf Ghani, planifikon ta nderojë. Zyra e Ghanit ka njoftuar se një shtëpi është rregulluar në Kabul për Gulan dhe fëmijët e saj. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjenerali pro-rus fiton rrethin e parë të zgjedhjeve në Bullgari

Posted: 07 Nov 2016 08:23 AM PST

Rezultatat e pjesshme nga zgjedhjet presidenciale në Bullgari tregojnë se kandidati pro-rus që mbështetet nga Partia Socialiste ka fituar rrethin e parë të votimeve, që u mbajt më 6 Nëntor. Por mbështetja për Rumen Radev, një gjeneral ushtrie në rezervë dhe ish komandant i Forcave Ajrore të Bullgarisë, nuk arriti 50 për qind të votave të nevojshme për të fituar presidencën që në rrethin e parë. Me 95 për qind të votave të numëruara të rrethit të parë, rezultatet tregojnë se 53 vjeçari Radev, ka marrë 25.7 për qind të votave Kandidatja e qendrës së djathtë, Tsetska Tsacheva, që pritej të fitonte me rezultat të ngushtë në rrethin e parë, kishte mbështetjen e vetëm 22 për qind të votuesve. Radev garoi si një kandidate e pavarur por konsiderohej si një candidate e Partisë Socialiste Bullgare – pasardhëse e Partisë Komuniste Bullgare. Radev ka bërë thirrje për t'i dhënë fund sanksioneve të të BE-së ndaj Rusisë dhe që Bullgaria t'i rinisë lidhjet e saj ekonomike dhe politike me Moskën, aleate e saj e dikurshme, shkruan AP. Bullgaria është anëtare e BE-së dhe e NATO_s. Presidenca bullgare është më shumë një post ceremonial por ka edhe ndikime në vendimet politike. Rrethi i dytë I votimeve, ndërmjet Radev dhe Tsatseva do të zhvillohet më 13 nëntor. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hoxha dhe Schwendiman koordinohen për fillimin e punës së Gjykatës Speciale

Posted: 07 Nov 2016 08:05 AM PST

Ministrja e Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Dhurata Hoxha zhvilloi takimin e parë me Kryeprokurorin special, David Schwendiman me të cilin bisedoi për aktivitetet e Ministrisë dhe angazhimin në fuqizimin e sundimit të ligjit.  Në një komunikatë për media të lëshuar Ministria e Drejtësisë thuhet se në takim me Prokurorin Schwendiman, ministrja Hoxha theksoi rëndësinë e koordinimit ndërinstitucional për çështjet e ngritura.  "Jam zotuar dhe e përkushtuar që të respektoj pavarësinë e Prokurorit special në punën e tij dhe brenda kompetencave, do të ofrojë mbështetje në pajtim me ligjin dhe mandatin tim", theksoi ministrja Dhurata Hoxha.  Kurse Schwendiman , citohet të ketë deklaruar se "veprimet procedurale do të ndërmerren në kohën e duhur, sa më shpejt që është e mundur por edhe aq sa e lejojnë kushtet dhe procedurat". Sipas komunikatës, në takim të dy bashkëbiseduesit janë pajtuar që procesi të jetë objektiv dhe se nuk do të ketë drejtësi selektive, duke respektuar parimin e barabarësisë para ligjit.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjykatësit të flasin hapur për presionin nga politika

Posted: 07 Nov 2016 07:48 AM PST

Njohësit e çështjeve juridike thonë se gjykatësit në Maqedoni ndihen të lodhur nga presioni i politikës. Kjo ka ndikuar që ata, edhe përkundër presionit për të funksionuar sipas direktivave të pushtetit, kërkojnë të funksionojnë në përputhje me ligjin.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lugina e Preshevës kërkon ndihmën e Prishtinës

Posted: 07 Nov 2016 07:34 AM PST

Përfaqësuesit e komunave me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, që nga shqiptarët njihet si Lugina e Preshevës, ditë më parë janë takuar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.  Ata thonë se është biseduar lidhur me mundësitë e realizimit të të drejtave të tyre në shtetin serb.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Arrestohen edhe dy persona nën dyshime për terrorizëm

Posted: 07 Nov 2016 06:37 AM PST

Në kuadër të një operacioni të mëhershëm, të realizuar të shtunën, ku janë arrestuar 7 persona, Policia e Kosovës ka ndërmarrë edhe një operacion të ri në tri lokacione të ndryshme të Kosovës, përfshi Kaçanikun, Vitinë dhe Mitrovicën,dhe si rezultat ka arrestuar edhe dy persona të tjerë. Policia me anë të një komunikatë ka njoftuar se (L. G. dhe A. M),janë arrestuar nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë vepruar në kundërshtim me Kodin Penal (Kapitulli XIV), përkatësisht Veprat Penale Kundër Rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës. Me urdhër të prokurorit të rastit nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ndaj të dyshuarve është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve. Policia e Kosovës kishte arrestuar, të shtunën, shtatë persona në rajone të ndryshme të Kosovës, përfshirë Prishtinën, Mitrovicën dhe Ferizajin, me dyshimin se kanë kryer vepra, siç thuhet, "të terrorizmit dhe kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës". Sipas shifrave të deritashme, të paktën 35 veta janë dënuar nga gjykatat në Kosovë dhe një numër prej mbi 120 vetash janë arrestuar me dyshimet për rekrutim, nxitje dhe pjesëmarrje në luftërat e huaja.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Burgjet e Kosovës larg standardeve evropiane

Posted: 07 Nov 2016 06:28 AM PST

Gjendja në burgjet e Kosovës vlerësohet të jetë larg standardeve evropiane, por nëse krahasohet me vendet e rajonit, Kosova qëndron më mirë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Qeveria kërkon ekspertizë për sqarimin e vdekjes së Astrit Deharit

Posted: 07 Nov 2016 06:06 AM PST

Kryeministri dhe Qeveria e Kosovës kanë kërkuar që të zhvillohet ekspertizë e pavarur për sqarimin e rrethanave që quan në vdekjen e Astrit Deharit, i cili ndërroi jetë të shtunën, me 05 nëntor, në rrethana të pasqaruara në burgun e Prizrenit. Ekspertiza do ta qartësoj vdekjen e dyshimtë të Astrit Deharit, ka thënë ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha. Ajo ka konfirmuar se në ekspertizë po marrin pjesë ekspertët që ka propozuar familja e të ndjerit dhe ekspertë nga misioni i EULEX-it. Po ashtu, ministrja Hoxha ka theksuar se me qëllim të rishikimit dhe sqarimit sa më transparent të rastit, kanë angazhuar edhe Inspektoratin e Shërbimit Korrektues, në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë dhe posa të dalin me të gjeturat e tyre, këtë raport do ta bëjmë publik. Në pajtim me të gjeturat e dala, do të ndërmerren hapat dhe veprimet tjera, ka thënë Hoxha. Në Institutin për Mjekësi Ligjore në Prishtinë janë të pranishëm edhe avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, si dhe përfaqësuesi i familjes, Sami Kurteshi. Aktivistii Lëvizjes vetëvendosje, vdiq të shtunën në rrethana ende të pasqaruara në qendrën e paraburgimit në Prizren. Ai gjendej në këtë qendër si i dyshuar për sulm me granatë ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës që ndodhi në korrik të këtij viti. Pas konfirmimit të vdekjes, familja e Dehari ka ngritur dyshime rreth vdekjes së Astritit, dhe ka kërkuar ekspertizë gjithëpërfshirëse.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kurdët e Sirisë përleshen me militantët e IS në afërsi të Raqqas

Posted: 07 Nov 2016 06:00 AM PST

Forcat kurde të Sirisë, të mbështetura nga SHBA-ja, kanë zhvilluar luftime me militantët Shteti Islamik në veri të Raqqas, kryeqyteti faktik i grupik ekstremist në Siri. Përleshja u zhvillua një ditë pasi Focat Demokratike të Sirisë, një aleancë opozitare shumëetnike, e udhëhequr nga Njësitë e Mbrojtjes së Popullit Kurd, njoftuan fillimin e fushatës për rikthimin e Raqqas. Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, me seli në Londër, njoftoi për luftime të ashpra në very të Raqqas. Komanda Qendrore e SHBA-së tha se avionët luftarakë të koalicionit kryen 16 sulme ajrore në Sirinë verioe, kryesisht në afërsi të rajonit të Ain Issa, ku janë përqëdnruar luftimet. SHBA-ja e konsideron milicinë YPG si forcën më efektive kundër militantëve të OS-it në Siri. Por Turqia ka kudnërshtuar rolin udhëheqës që në Forcat Demokratike po e luan milicia e YPG-së, të cilën e akuzon për lidhje me Partinë Popullore të Kurdistanit të jashtligjshme në Turqi. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Të paktën 10 të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm në Haiti

Posted: 07 Nov 2016 05:35 AM PST

Autoritetet në Haiti thonë se nga vërshimat të paktën 10 persona kanë humbur jetën në tri provincat në veri ndërkohë që shira të rrëmbyeshëm kanë përfshirë gjithë rajonin. Ministria e brendshme dhe Agjencia e Mbrojtjes Civile njoftojnë gjithashtu se vërshimet kanë përfshirë edhe pjesën jugperëndimore të gadishullit që u godit nga stuhia Mattheë muajin e kaluar, njofton AP. Zyrtari i Mbrojtjes Civile Jean Henry Petit tha se një sasi e madhe e ujit nga shiu i rrëmbyeshëm përfshiu qytetin verior Cap-Haitien gjatë 48 orëve të fundit. Ai tha se shtatë persona vdiqën brenda qytetit dhe katër të tjerë janë zhdukur. Në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme thuhet se në mesin e të viktimave janë edhe një nënë me tre fëmijë, shtëpia e të cilëve u shemb jashtë qytetit Cap Haitien. Vërshimet u njoftuan edhe në jugperëndim të vendit, një zonë kjo që po rimerr veten pas stuhisë e cila la pas vetes, siç njofton qeveria, 546 të vdekur. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Arrestohet në BeH një i dyshuar në lidhje me hetimet në afërsi të shtëpisë së Vuçiqit

Posted: 07 Nov 2016 05:19 AM PST

Policia e Republikës Serbe ka bërë të ditur se ka arrestuar një të dyshuar në lidhje me armatimin që së voni u gjet në Jajince, në afërsi të shtëpisë familjare të prindërve të kryeministrit Aleksandar Vuçiq, njofton AP. Policia tha, të hënën, se të dyshuarin e ka arrestuar në Banjallukë me kërkesë të policisë së Serbisë. Ai dyshohet për posedim dhe shitje të paligjshme të armëve dhe mjeteve shpërthyese. I dyshuari iu dorëzua prokurorisë në për procedurë të mëtejme për ekstradim. Policia e Serbisë, muajin e klauar, gjeti një sasi armësh, përfshirë raketë kundër tank, pushke snajper dhe bomba dore, në afërsi të shtëpisë familjare të kryeministrit Vuçiq,, në afëri të Beogradit. Autoritetet në Serbi, thotë AP, kanë filluar hetimet për të përcaktuar nëse armët kanë ndonjë lidhje me planin për sulm ndaj Vuçiqit. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dialogu dhe Demarkacioni, pengesa në rrugën e Kosovës drejt BE-së 

Posted: 07 Nov 2016 04:34 AM PST

Kosova ka ngecur në rrugën e saj drejt procesit të integrimit në Bashkimin Evropian. Ky ishte një konkluzion i dalë nga një konferencë e titulluar "Ecje nëpër akull: Kushtëzime, sfida dhe reforma drejt BE-së", të organizuar nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Në Kosovë, simpati për Klintonët

Posted: 07 Nov 2016 04:22 AM PST

Qytetarët e Kosovës njihen për simpatinë e tyre ndaj SHBA-ve dhe Klintonëve. Kjo dëshmohet edhe përmes përmendores së ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, e po ashtu edhe një dyqani veshjesh me emrin e kandidates për presidente të SHBA-ve, Hillary Clinton. Të anketuarit shpresojnë që Hillary Clinton do ta mposhtë rivalin e saj, Donald Trump, në zgjedhjet presidenciale të 8 nëntorit në SHBA.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusia mohon të ketë pasur rol në komplotin për vrasjen e Gjukanoviqit

Posted: 07 Nov 2016 04:00 AM PST

Rusia mohoi të ketë pasur rol në një përpjekje të dyshuar për grushtshtet në Mal të Zi, e cila ka përfshirë edhe një komplot për vrasjen e ish-kryeministrit pro-evropian, Millo Gjukanoviq. "Ne, kategorikisht, e mohojmë mundësinë e përfshirjes zyrtare në organizimin e ndonjë veprimi joligjor", tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Autoritetet malazeze kanë thënë se hetimet kanë treguar se nacionalistët rusë qëndrojnë prapa komplotit të dyshuar për vrasjen e Gjukanoviqit. Kryeprokurori special i Malit të Zi, Millivoje Katniq, ka thënë të dielën se hetuesit kanë konstatuar se "nacionalistët nga Rusia" kanë organizuar një grup kriminal, që ka planifikuar të hyjë në Parlament dhe të vrasë Gjukanoviqin më 16 tetor – në ditën e zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi. Katniq ka thënë se hetuesit nuk kanë gjetur prova për përfshirjen direkte të shtetit rus në grushtshtetin e planifikuar dhe në përpjekjen për të vrarë Gjukanoviqin, me qëllim sjelljen e opozitës pro-ruse në pushtet.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kryeprokurori i Speciales, Schwendiman fillon takimet në Prishtinë

Posted: 07 Nov 2016 03:33 AM PST

Kryeprokurori i Shtetit të Kosovës, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në një takim pune kryeprokurorin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, David Schwendiman. "Në këtë takim dy kryeprokurorët diskutuan për organizimin, funksionet, kompetencat dhe juridiksionin e Dhomave të specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar", thuhet në njoftimin për media. Gjithashtu, gjatë këtij takimi u diskutua edhe për bashkëpunimin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar me Prokurorin e Shtetit, konkretisht me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës. Kryeprokurori Lumezi, sipas të njëjtit njoftim, ka theksuar gatishmërinë e tij për të kontribuar në funksion të fuqizimit të sundimit të ligjit në Kosovë duke i ofruar kryeprokurorit Schëendiman bashkëpunim të plotë nga ana e tij. "Do t'i ofrohet bashkëpunim Zyrës së Prokurorit të Specializuar, sa herë që do të jetë e nevojshme për zhvillimin e hetimeve dhe ndjekjen penale të personave që dyshohen për kryerjen e krimeve brenda juridiksionit lëndor të Dhomave të Specializuara, si dhe për përmbushjen e përgjegjësive të tjera, të dala nga ligji", thuhet në njoftim. Prokurori i Specializuar, David Schwendiman (nga Gjykata Speciale për krime lufte) do të qëndroj në Prishtinë dhe në Beograd më datat 7 deri më 11 nëntor. Në Prishtinë, Schwendiman do të takohet me përfaqësues të qeverisë, kryeprokurorin e shtetit, dhe zyrtarë të EULEX-it dhe të bashkësisë ndërkombëtare. Kurse në Beograd, ai do të takohet me përfaqësues të qeverisë, të Prokurorisë për Krime Lufte, dhe të bashkësisë ndërkombëtare. Dhomat e specializuara do të trajtojnë çështjet që dalin nga raporti i Dick Martit, që u shndërrua në raport të Këshillit të Evropës, e që "fajëson ish-pjesëtarë të UCK-së, për krime lufte përfshirë edhe trafikim të organeve njerëzore". Gjykata Speciale do të merret me akuzat për krime gjatë viteve 1999-2000, të ngritura ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ajo financohet nga Bashkimi Evropian dhe vepron në përputhje me ligjet e Kosovës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Marrëveshja për ribashkimin e Qipros “afër arritjes”

Posted: 07 Nov 2016 03:33 AM PST

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, tha se marrrëveshja për ribashkimin e Qipros është "afër arritjes". Ban hapi negociatat pesëditëshe në Zvicër midis presidentit të Qipros greke, Nicos Anastasiades, dhe liderit të Qipros turke, Mustafa Akinci. Ban tha se bisedimet do të fokusohen në çështjet e territorit dhe "çështje të tjera të pazgjidhura". Nikozia është në mosmarrëveshje me Turqinë që nga pushtimi turk, më 1974, i cili ka ndarë ishullin në dy pjesë: Qipron greke, e cila njihet ndërkombëtarisht si Qipro, dhe rajonin separatist të Qipros turke. Qiproja turke njihet vetëm nga Turqia dhe është subjekt i sanksioneve ndërkombëtare. Zbulimet e fundit të rezervave të gazit në brigjet e ishullit kanë rritur aksionet në çdo marrëveshje për paqe.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more